Zana e Ēermenikės dhe Dita e Verės

Shko poshtė

Zana e Ēermenikės dhe Dita e Verės

Mesazh  gjilanasi prej 23.03.15 11:46

Mitet dhe figurat mitologjike tė krahinės sė Ēermenikės



Zana shqiptare

Mitet dhe figurat mitologjike u krijuan gjatė periudhave tė hershme parahistorike, kur njerėzit jetonin ende nė kushte primitive dhe kishin njė nivel tė ulėt inteligjence. Ata nuk ishin nė gjendje tė shpjegonin fenomenet apo dukuritė e ndryshme natyrore; se si, p.sh., si ishin krijuar dielli, hėna, yjet etj.; nga se shkaktoheshin fenomenet natyrore, si stinėt (pranvera, vera, vjeshta dhe dimri), rrufetė, vetėtimat, zjarret, shirat, tėrmetet, pėrmbytjet etj. Njerėzit ishin tė frikėsuar, por edhe tė pafuqishėm pėr tė vepruar kundėr kėtyre dukurive. Ata mendonin dhe besonin se ato krijoheshin dhe drejtoheshin nga qenie apo shpirtėra tė mbinatyrshme, tė ngjashme ose jo, me qeniet njerėzore, por me fuqi dhe veti tė jashtėzakonshme. Nga ky hyjnijėzim i dukurive natyrore lindėn edhe besimet pėr mitet dhe figurat mitologjike. Ēdo popull krijoi mitet e veta, tė cilat i veshi me tregime fantastike dhe legjenda tė thurura rreth tyre. Mitet lanė gjurmė tė thella nė memorien e njė pjese tė popullsisė fshatare qė jetonte nė male, qė imazhet e tyre i kanė ruajtur dhe i kanė trashėguar si relike tė lashtėsisė deri nė ditėt tona.

Nė shekujt e parė pas lindjes sė Krishtit, kur nė territorin e Perandorisė sė Romės u vendos besimi monoteist, d.m.th., besimin te njė perėndi e vetme, dhe feja zyrtare u bė kristianizmi, besimi te shumė perėndi u zhduk pothuajse fare. Ndonėse besimi te perėnditė pagane e humbi kuptimin dhe rėndėsinė e tij, te disa popuj, ndėr ta edhe ai shqiptar, u ruajtėn shumė elemente tė besimit pagan, siē ishin, p.sh., figurat mitologjike dhe legjendat e thurura rreth tyre, si dhe disa festa me origjinė pagane, Siē ishte Dita e Verės, qė s’kishin asnjė lidhje me ritet apo festat fetare.

Njė nga figurat mė tė spikatura tė mitologjisė shqiptare, qė ende “jeton” nė pėrfytyrimet e njerėzve, ka qenė Zana, e cila banon nėpėr male, pyje, lėndina dhe nė vende tė tjera tė peisazhit natyror. Studiues tė mirėnjohur tė mitologjisė shqiptare, duke u mbėshtetur edhe nė mendimin e disa prej gjuhėtarėve albanologė tė njohur, si N. Jokli, M. Lamberc, E. Ēabej, I. Ajeti etj., kanė nėnvizuar se disa nga kėto figura, duke pėrfshirė edhe Zanėn, janė me origjinė nga antikiteti i lashtė greko-latin. Figura e Zanės ėshtė krahasuar me dy prej hyjneshave mė tė njohura tė mitologjisė greko-romake, pėrkatėsisht e Artemisės dhe Dianės, tė cilat, ashtu si dhe Zana e shqiptarėve, jetonin nėpėr pyje, nė faqe malesh tė pashkelura, nė shpella, lėndina etj.

* * *
Hyjni Ceka, studiuesi elbasanas qė ėshtė marrė gjerėsisht me festimet e Ditės sė Verės nė qytetin e Elbasanit dhe ka hulumtuar origjinėn e lashtė tė saj, nė librin e tij “Dita e Verės”, Monografi (“Onufri” 2001), shkruan se kjo festė i kushtohej Dianės sė Kandavėve, e cila, sipas tij, “tempullin e vet, gjithė motit, e ka pasur nė rrethinat e Elbasanit, sepse, qysh hejrit, nė kėto anė ndodhej ajo faltore e dėgjuar e Zanės sė Ēermenikės (Djana Kandaviensis). Dhe tė gjithė e dinė se Perėndesha Djanė mbahej nė kohė tė lashta, si hyjneshė e gjuetisė… e pyjeve dhe e gjithė natyrės…”. Ky konkluzion, shkruan Hyjni Ceka, pėrmbledh mendimet e arkeologut tė mirėnjohur shqiptar, Hasan Ceka (1900-1998), i cila ka qenė njė nga themeluesit dhe dekan i arkeologjisė shqiptare. “Shkencėtarėt tanė, shkruan nė studimin e tij Hy. Ceka, shpjegojnė se te Mansi i sotėm kemi Manthion antik, stacionin e famshėm tė Egnatias, qė priste e pėrcillte udhėtarė e pelegrinė qė vinin nė Skampin pėr t’iu falur Dianės sė Kandavėve, si vend ku gjendej edhe tempulli i saj. Ai Rrapi i Mansit, me kroin e pozicionin karakteristik, ma do mendja tė ketė shėrbyer nėpėr vite pėr tė mbledhur fiset e arbėrve rreth Hyjneshės Dianė (apo Zanė) tė Kandavėve, sikur u kanė pas thėnė sė lashti ēermenikasve”.

Edhe studiues tė tjerė, tė cilėt janė marrė me besimet e ilirėve dhe me figurat e tyre mitologjike, kanė shkruar se figura e Zanės sė Ēermenikės ėshtė pasuese e hyjneshės Diana tė kandavėve (Diana candaviensis). “Dita e Verės e Elbasanit, vijon nė shkrimin e tij Hy. Ceka, ēuditėrisht sjell nė ditė tė sotme traditėn e saj tė Kandavės Ilire. Ngjyra panairike, pelegrinazhi dhe Rrapi i Mansit, trevė ku zhvillohej kjo festė, tregojnė mė sė miri pėr njė ceremonial tė hershėm, pėr njė religjion, qė si kult tė vetėn pat Zanėn e Kandavėve: Diana Candaviensis”. Kandavėt, tė cilėt kishin Dianėn si perėndeshėn e tyre, ishin banorėt e lashtė tė krahinės ilire tė Kandavisė, nė territorin e sė cilės ndodhet sot krahina e Ēermenikės nė rrethin e Librazhdit.

* * *

Guri i Muzhaqit



Guri i Muzhaqit

Krahina malore e Ēermenikės shtrihet nė veri tė qytetit tė Librazhdit. Ajo rrethohet nga njė kurorė malesh tė lartė, si masivi i Malit Ulok, Guri i Muzhaqit, kurrizi i Malit tė Gurit, Mali i Kaptinės mbi Kostenjė, Guri i Prevallit, Malet e Kuqe (Shebeniku) dhe Mali i Polisit, tė cilat kanė njė pamje madhėshtore dhe mjaft imresionuese. Duke i kėqyrur kėto male nga lugina e lumit tė Rrapunit, duket sikur ndodhesh nė brendėsinė e njė arene tė njė amfiteatri gjigand.

Nė kėtė amfiteatėr, sipas legjendave vendore, janė “luajtur” drama nga mė tė ēuditshme njerėzore dhe jonjerėzore, janė zhvilluar ngjarje reale dhe joreale, janė ndeshur qenie njerėzore me ato mbinjerėzore, ku protagonistėt kanė qenė gjithnjė banorėt e kėsaj krahine dhe qeniet mitologjike mbinatyrore, pasi, gjithnjė sipas legjendave, fatet e tyre kanė qenė tė ndėrthurura edhe pėr shkak tė “marrėdhėnieve” herė tė mira e herė-herė tė acaruar qė ato kanė pasur me njėra-tjetrėn.

Banorėt e krahinės sė Ēermenikės besonin se nėpėr kėto male, nė lėndina, burime, pėrrenj, ujėvara, vende tė veēuara etj. jetonin qenie mitologjike tė ēuditshme, si kuēedra dragonj, xhindė, zana, shtojzovalle, perri etj. Ēermenikasit ishin tė lidhur shpirtėrisht me kėto qenie, tė cilat, siē ata besonin, ishin tė pajisura me fuqi tė jashtėzakonshme dhe mbinjerėzore, qė ndikonin pėr mirė, apo pėr keq, nė jetėn dhe fatet e tyre.

Disa nga qeniet mitologjike, siē ishin zanat, shtojzovallet dhe perritė, ēermenikasit besonin se ishin femra tė reja me pamje shumė tė bukura. Zana ishte qenia mė e dashur dhe mė e adhuruar e banorėve ēermenikas. Ajo, veēse me emrin e saj “Zana”, thirrej nga banorėt vendas edhe me emrat pėrkėdhelės “Zanushe”, apo dhe thjesht “Nuse”, pasi, sipas tyre, ajo ngjasonte me njė nuse tė bukur qė jetonte nė mes malesh dhe pyjesh tė lashtė. Fshatari ēermenikas ishte shumė i lidhur me kėtė figurė mitologjike dhe kishte krijuar imazhin e saj nė pėrfytyrimin e tij, qė, siē thamė, ishte figura e njė femre me pamje shumė e bukur. Figura e Zanės sė Ēermenikės ėshtė si e tė gjitha zanave qė pėrmenden nė mitologjinė shqiptare, e cila kishte pamjen e njė hyjneshe, por me fytyrėn dhe trupin e njė gruaje, vajze, apo nusje tė bukur.

Sipas banorėve tė krahinės sė Ēermenikės, Zana jetonte nė mes tė njerėzve. Ata nuk mund ta shikonin, por mund ta ndjenin praninė e saj. Kulti i figurės sė Zanės, i bukurisė dhe i fuqisė sė saj, shėrbente si shembull i bukurisė dhe trimėrisė qė duhej ndjekur nga fėmijėt e vegjėl. Zana e Ēermenikės ishte simboli i bukurisė femėrore, qė u sillnin fat djemve dhe vajzave tė reja, si dhe ēifteve tė sapomartuar.

Por ēermenikasit shpesh herė ishin edhe tė frikėsuar nga prania, ose edhe nga mosprania e Zanave, pasi, sipas besimit tė tyre, ato, ngaqė nuk mund tė shiheshin me sy, mund tė ndodhte qė udhėtari ta shkelte, apo ta dėmtonte pa dashje. Ēermenikasit gjithashtu besonin se, ashtu siē i bėnin edhe gratė ēermenikase nė jetėn e pėrditshme, edhe Zana e kalonte kohėn me punė tė ndryshme shtėpiake, me pėrkujdesjen dhe rritjen e fėmijėve tė tyre. Zanat kujdeseshin pėr higjienėn e tyre. Ato pastronin (lanin) fytyrėn dhe trupin e tyre, krihnin flokėt, lanin rroba etj. Vendi mė i pėrshtatshėm pėr larjen e trupit e tė rrobave ishin ujėvarat, kurse pėr t’i “terur” (tharė) ato i ndernin nė faqe apo qafa malesh.


Gazmend Leka: “Zanat”

Imazhi i figurės sė Zanės nė krahinėn e Ēermenikės ėshtė e pasqyruar gati nė tė gjitha zhanret e krijimtarisė popullore ēermenikase, si nė legjenda popullore, pėrralla, tregime, kėngė, ninulla, urime, mallkime etj. Disa nga vargjet popullore kushtuar figurės sė Zanės sė Ēermenikės, tė kėnduara nė fshatra tė krahinės, janė: “Haj, na merr Zanėn mė parė”, “Thirri Zana, Zanėn-o”, “Mirė se erdhe, moj Zana jonė!” etj. Imazhi i bukurisė sė Zanės sė Ēermenikės ishte e pranishme edhe brenda nė familjet e fshatarit ēermenikas. Vajzat e reja krahasoheshin pėr nga bukuria me njė Zanė mali. Pėr t‘i pėrkėdhelur dhe ledhatuar fėmijėt e vegjėl, kryesisht ato tė seksit femėr dhe pėr t‘iu vėnė nė dukje bukurinė e tyre, nėnat e gjyshet u drejtoheshin: “M‘je ba si Zan‘ mali!”. Edhe pėr djemtė bėheshin krahasime me Zanėn, me fuqinė dhe trimėrinė e Zanės.

Djemve tė vegjėl u thonin: “Je trim si Zana!”. Pėr tė vėnė fėmijėn nė gjumė, nėna, pasi i kėndonte njė ninullė, i drejtohej foshnjės sė saj: “Fli, o Zan‘ e nanės, fli!” Ndėrsa, kur fėmijėt loznin dhe gjatė lojės bėnin shumė e potere, nėnat, pėr t’i qetėsuar, u drejtoheshin: “Mos bėni zhurmė se u dėgjon Zana dhe mėrzitet!”. Kur njė fėmije i bie dhembi i qumėshtit, nėnat e merrnin dhėmbin e shkulur dhe e hidhnin nė ēatinė e shtėpisė, duke uruar: “Do ta hedhim dhėmbin nė ēati, qė ta shohė Zana e tė bjerė njė tė ri!”. Gjatė festės sė Ditės sė Verės fėmijėve u bėheshin dhurata tė ndryshme nga prindėrit e tyre dhe u thonin se dhuratat ua kishin sjellė Zanat e malit, ndaj fėmijėt e vegjėl prisnin me padurim ardhjen e festės sė Ditės sė Verės, pasi Zana e Ēermenikės do t’u sillte pėrsėri dhurata.

Figura mitologjike e Zanės sė Ēermenikės ėshtė si e tė gjitha zanave qė pėrmend mitologjia shqiptare. Edhe sot e kėsaj dite, parė nė kuadrin e fushės onomastike, nė Ēermenikė gjejmė emra vendesh, familjesh apo personash qė lidhen me emrin e Zanės. Nė fshatra tė Ēermenikės sė Bardhė, si nė Dorėz, Gizavesh, Librazd-Katund etj., emri mė i pėrhapur te vajzat ėshtė “Zanushe”. Nė fshatin Zgosht emri i fisit “Zani” ne mendojmė se vjen nga emri “Zana”, por, qė, duke u pėrdorur si mbiemėr edhe pėr pjesėtarėt meshkuj tė fisit, ka kaluar nė trajtė tė gjinisė mashkullore.

Mbi faqen lindore tė Malit tė Lunikut ka qenė njė majė shkėmbore, qė kishte formėn e njė “statuje” njerėzore, tė cilėn banorėt vendas e quanin “Guri si nuse”. Ajo kishte njė bukuri tė pazakonshme dhe nė pėrfytyrimin e lunikasve ajo ishte njė “Zanė-nuse” e veshur me rroba prej guri. “Guri si nuse” ishte simboli i bukurisė dhe i dashurisė njerėzore, qė, me bukurinė dhe madhėshtinė e saj, u jepte banorėve tė Lunikut dhe gjithė ēermenikasve shpresė dhe gėzim pėr tė ardhmen e jetės sė tyre. Pėr miliona e miliona vjet “Guri si nuse” i pati qėndruar kohės deri kur, mė 30 nėntor tė vitit 1967, njė tėrmet i fuqishėm, qė preku krahinat e Dibrės dhe Librazhdit, e rrėnoi dhe copėtoi atė plotėsisht. “Guri si nuse” ra dhe u shemb poshtė nėn njė humnerė, rreth 1000 metra poshtė tij.

Rrėnimi i “Gurit si nuse” nuk kaloi pa u vėnė re nga banorėt e Lunikut dhe tė fshatrave tė tjerė tė krahinės sė Ēermenikės, tė cilėt shembjen e monumentit e pėrjetuan si njė katastrofė dhe fatkeqėsi tė madhe. “Rrėzimi i “Gurit si nuse”, shkruan studiuesi Daut Doda, ishte njė shenjė jo e mirė, qė mund tė paralajmėronte njė katastrofė, njė fatkeqėsi dhe mjerim. Mė tė tremburit ishin tė rinjtė e tė rejat, pasi, pėr ta, “Gurit si nuse” kishte qenė simboli i bukurisė… Ata nuk e kishin mė simbolin e tyre…”, (Gazeta “Ēermenika”, Nr. 15, 2004).

Prania e figurės sė Zanės ėshtė e fiksuar edhe nė njė toponim nė malet e Ēermenikės dhe pikėrisht nė Malin e Zgarės, pranė fshatit Kuturman, qė quhet “Linjat e Zanės”. Toponimi “Linjat e Zanės” ėshtė shumė i njohur te banorėt e fshatrave Kuturman, Togėz, Dorėz, Gizavesh, Librazhd-Katund etj. dhe tė gjithė e thėrrasin me kėtė emėr. Av. Nazmi Koka (1949-2012), intelektual dhe studiues librazhdas, i ka kushtuar njė shkrim kėsaj figure mitologjike tė Ēermenikės (datė 14 mars 2011), ai shkruan: “Nė faqen e Malit tė Zgarės ndodhet njė shkėmb i zi dhe mbi tė njė pyll i virgjėr, prej tė cilit rrjedh njė ujvarė… (Ky vend) nė traditėn popullore njihet me emrin “Linja e Zanės”. Sipas gojėdhėnės, shkruan av. Koka, Zana e Ēermenikės kishte nderur nė faqen e shkėmbit rrobat e saj tė bardha, qė i kishte larė nė ujvarėn qė rridhte nga Mali i Zgarės. Toponimi “Linjat e Zanės” dhe legjenda, shkruan mė tej av. Koka, kanė ardhur nga lashtėsitė e shekujve nėpėrmjet transmetimit gojor. Zana e Ēermenikės jetonte larg njerėzve dhe qendrave tė banuara prej tyre, ndaj “nė kėtė vend ku ėshtė ky emėrtim, shkruan avokati, nuk ka banesa dhe qendėr tė banuar, pasi, zanat nuk mund tė jetonin sė bashku me njerėzit. Ato ishin perri, qė rrinin nė pyje e male dhe gjithmonė i linin imazhet nga larg” .

Nė Malin e Zgarės (Kutėrman) ndodhet edhe njė tjetėr toponim qė lidhet me emrin e Zanės sė Ēermenikės. Pranė njė ujėvare ėshtė njė vend qė quhet “Vėndi ku lahen Zanat”. Banorėt e fshatrave pėrreth Malit tė Zgarės besojnė se pranė burimeve tė malit tė Zgarės, nėn ujėvarė, nė anė tė pėrroit tė Zgarės dhe nė zallishtet buzė tė lumit tė Rrapunit, lahej Zana e Ēermenikės. Kėtė emėr e ka marrė i gjithė territori nga ujėvara e deri nė bashkimin e tij me lumin Shkumbin, pasi mendohej se Zanat laheshin pėrgjatė gjithė rrjedhės sė pėrroit tė ujėvarės, pėrgjatė lumit tė Rrapunit dhe deri nė bashkimin e tij me Shkumbinin.

Figura mitologjike e hyjneshės sė Ēermenikės ka qenė frymėzim si pėr autorė anonimė, apo rrėfimtarė popullorė, ashtu edhe pėr poetė dhe krijues tė ndryshėm letrarė. Figura e saj ka gjetur pasqyrim nė krijimtarinė folklorike, nė pėrralla, legjenda, kėngė, ninulla etj., si dhe nė krijime tė ndryshme letraro-artistike (H. Kopaēi: “Zanushja”, F. Fixha: “Plazhi i Zanave” ) etj.

* * *
Veē figurės sė Zanės, nė krahinėn e Ēermenikės besohej se ekzistonin edhe figura tė tjera mitologjike, siē ishin kuēedra, dragoi, lugati, perritė, shtojzovallet, xhindėt etj.
Kuēedra ishte figura mitologjike mė e njohur, pasi ishte personazhi kryesor nė pėrrallat e shumta qė tregoheshin pėr tė. Ajo ishte shumė e frikshme dhe besohej se ishte e pajisur me fuqi tė jashtėzakonshme. Kuēedra nxirrte flakė nga goja, duke sjellė fatkeqėsi tė mėdha nė krahinė, si djegie tė pyjeve, vrasje masive, pėrmbytje, shkatėrrime etj. Nė pėrfytyrimet popullore kuēedra kishte formėn e njė gjarpri dhe ishte nė luftė tė pėrhershme me dragoin. Gjatė stuhive, kur netėt ndriēoheshin nga vetėtimat e shkreptimat e zhurmshme dhe gjėmimet e rrufeve, banorėt ēermenikas ishin tė frikėsuar se besonin se ishin duke luftuar dragonjtė kundėr kuēedrave. Kuēedra-gjarpėr ngjitej nė majė tė njė peme prej nga sulmonte dragoin, kurse ky i fundit e gjuante kuēedrėn me rrufe, duke e djegur tė gjallė.

Dragoi ishte qenia mitologjike po aq e fuqishme sa kuēedra, por qė ishte pėrherė nė luftė me kėtė tė fundit dhe nė mbrojtje tė jetės sė njerėzve. Dragonjtė ishin njerėz qė kishin lindur nga dy prindėr tė zakonshėm, por qė kishin njė ndryshim tė rėndėsishėm nė trupin e tyre: ata ishin tė pajisur me krahė nėn sqetulla. Kėtė fakt e dinin vetėm nėna qė e kishte lindur, pasi kishte qenė ajo qė e kishte lindur dhe e kishte larė fėmijėn-dragua, si dhe bashkėshortja qė flinte nė shtrat me tė. Askush nuk mund t’ia shihte krahėt dragoit. Ata i fshihnin krahėt e tyre dhe, po tė ndodhte qė t’ia shikonte dikush fletėt, atėherė, ai qė ia kishte parė, e priste njė fatkeqėsi e madhe. Dragonjtė kishin fuqi tė mbinatyrshme. Atje ku ishte vrarė, apo “binte” (vdiste) dragoi, njerėzit mblidhnin dhč nga toka dhe bėnin me tė njė hajmali, pasi besohej se gjaku i dragoit i mbronte njerėzit nga fatkeqėsitė.

Perria ishte njė tjetėr qenie mitologjike mjaft e njohur, e cila kishte pamjen e njė gruaje, apo nuse e re. Perria ishte njė nga bashkėfshataret ēermenikase dhe e bėnte jetėn e saj si tė gjithė njerėzit e tjerė. Ajo ishte e ngjashme me dragoin, pasi, ashtu si dhe ai, kishte lindur nga dy prindėr qė ishin njerėz tė zakonshėm. Perria kishte tipare shumė tė bukura dhe ishte e pajisur me veti tė veēanta mbinjerėzore. Ajo kishte fuqi tė mbinatyrshme mbi njerėzit, i hipnotizonte dhe pastaj i komandonte ata. Gruaja-perri njihej si e tillė nga bashkėfshatarėt, por ata i druheshin, i frikėsoheshin dhe i qėndronin larg asaj, pasi, besohej se ajo mund t’i marroste. Shtojzovallet, ashtu si dhe Zanat, ishin qenie jonjerėzore. Ato jetonin zakonisht nėpėr pėrrenj, ujėvara, gurra me ujė, pyje etj., por edhe nė banesa tė vjetra e tė braktisura.

Shtojzovallet ishin gra tė bukura, tė cilat e kalonin kohėn e tyre duke bėrė “aheng”, d.m.th., duke bėrė muzikė dhe duke kėnduar e vallėzuar. Shtojzovallet u shfaqeshin njerėzve si vegim me pamje nusesh tė reja, bile ato edhe mund tė zhvillonin biseda me ta. Ato hynin nė kontakt me njerėzit e zakonshėm, dashuroheshin me ta, por, kur zemėroheshin, edhe mund t’i “shkelnin” njerėzit e tė hakmerreshin kundėr tyre. Xhindėt, ashtu si shtojzavallet, ishin qenie jonjerėzore dhe nė disa raste i identifikoin me shtojzavallet. Xhindėt merrnin forma tė ndryshme dhe nė ndonjė rast xhindi ēfaqej nė formė gjarpėri, prandaj tė moshuarit kėshillonin mė tė rinjtė qė, kur hasnin nė rrugė njė gjarpėr, tė mos e vrisnin, por t’i thonin: “Kushdo qofsh, shif rrugėn tone!”.

Ashtu si shtojzavallet, edhe xhindėt i shkelnin njerėzit. Njeriu i “shkelur”, apo i “zaptuar” nga xhindi, ishte zakonisht njė njeri i sėmurė nga epilepsia (sėmundja e tokės), apo me sėmundje mendore. Xhindi, ashtu si njerėsit, ishte qenie qė kishte lindur dhe do tė vdiste. Njė njeri, qė ishte i“zaptuar” prej xhindit, qė tė mund tė shpėtonte prej tij dhe tė shėrohej, duhej tė priste deri sa tė vdiste xhindi. Xhindėt rrėmbenin fėmijė tė vegjėl qė nė djepe dhe i zėvendėsonin ata me fėmijė tė sėmurė, d.m.th., tė “shkelur” prej tyre. Fėmija i rrėmbyer bėhej xhind.

Lugati, qė nė disa fshatra tė krahinės quhet “pėlhurza”, ishte njė njeri i vdekur qė ringjallej pėrsėri, duke marrė pamjen e njė hije, pėlhure qė tė ndjek, ose si njė plėnc (stomak) qė tė pret rrugėn. Besohej se si lugat bėheshin ata njerėz qė ishin konsideruar si tė ligj nė jetėn e tyre tė mėparshme dhe qė u kishin bėrė vetėm keq bashkėfshatarėve tė tyre. Por si lugat mund tė dilte edhe njė njeri i mirė, qė ndryshe quhej “shehit” (dėshmor). Lugati merrte forma tė ndryshme e tė papėrcaktuara. Disa lugatė ndriēonin nė varret e tyre, disa ishin tė veshur me pėlhurė tė bardhė, disa dilnin si hije etj. Lugatėt e mirė nxirrnin edhe figurėn (fytyrėn) e tyre nė pllakėn e varrit. Lugati i keq merrte formėn e njė plėnsi dhe shqetėsonte njerėzit, duke u dalė pėrpara pėr t’i trembur, duke u ndėrprerė rrugėn pėr t’i penguar etj.

Mitet dhe legjendat qė lidhen me to janė njė pasuri e madhe e folklorit ēermenikas, e cila ėshtė ende e pa eksploruar dhe e pa studiuar sa duhet. Ėshtė detyrė e ēdo studiuesi, mėsuesi, apo intelektuali ēermenikas qė ta mbledhė kėtė thesar tė paēmuar, pasi koha shkon e ato treten dhe humbasin.


Nga Avni Alcani & Ferit Fixha
Marrė nga libri “Zana e Ēermenikės dhe Dita e Verės nė trojet shqiptare”
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi