Meditime 1-minutėshe pėr tė tė qetėsuar mendjen dhe ditėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Meditime 1-minutėshe pėr tė tė qetėsuar mendjen dhe ditėn

Mesazh  gjilanasi prej 22.03.15 19:43



Pėr shumicėn prej nesh, jeta dhe lidershipi mund tė jenė stresues, dhe suksesi vjen me njė cmim tė lartė. Nė gjuhėn kineze, fjala “i zėnė” pėrbėhet nga dy gėrmat qė pėrfaqėsojnė “zemėr” dhe “vrasės”. Dhe tė jesh shumė i zėnė me punė mund tė shndėrrohet vėrtetė nė njė zemėrvrasės. Pėr tė gjetur njė ekuilibėr mes punės qė bėjmė dhe jetės qė duam, duhet qė herė pas here tė ngadalėsojmė, tė “fikim” zhurmat nė kokėn tonė dhe tė kalojmė disa momente duke medituar.

Ja shtatė meditime shumė tė dobishėm qė ndihmojnė zemrėn tė gjejė momente paqeje.


Kur po lufton me pengesa

Pyet veten nėse ėshtė e mundur qė pengesat dhe vėshtirėsitė nuk kanė fare tė bėjnė me faktorė tė jashtėm. Ndoshta burojnė nga demonėt e tu tė brendshėm. Si mund t’i pastrosh mendimet qė tė bėjnė tė vazhdosh tė ndeshėsh vėshtirėsi, historitė qė ia pėrsėrit vetes dhe qė janė tė dėmshme pėr ty?


2. Kur ndihesh pa kurajė

Mbani mend qė shumė tė tjerė kanė patur frikė – edhe mė shumė frikė nga sa ke ti tani – dhe ia kanė dalė tė kapėrcejnė frikėrat e tyre. Mund tė bėhet. Mendo nė qetėsi me veten tėnde nė lidhje me shembullin e tyre dhe mėso prej tyre se si tė ecėsh me kurajė pėrpara.


3. Kur ndihesh sikur ke ngecur

Mbyll sytė dhe imagjino sikur je nė qendėr tė njė dhome tė madhe, njė hapėsirė e madhe e rrethuar prej objekteve tė mėdhenj. Nė anėn tjetėr tė dhomės ėshtė projekti qė duhet tė realizosh. Eshtė shumė i madh. Tani imagjino veten sikur po ecėn drejt projektit. Teksa i afrohesh, pikėvėshtrimi yt ndryshon dhe ti e sheh tė bėhet mė i vogėl. Tani imagjino sikur e ndan nė copa tė vogla, si nė njė gjėzė. Vlerėsi secilėn copė sipas vlerės reale qė ka dhe merre me vete copėn mė tė madhe mbrapsht, nė qendėr tė dhomės. Bėje kėtė me secilėn copė tė mbetur deri kur kėto tė jenė tė gjitha tė ndėrlidhura, dhe projekti tė ketė pėrfunduar.


4. Kur pėrgjigja tė rrėshqet

Vetėm duke bėrė pyetje tė fuqishme mund tė gjejmė pėrgjigje, vendime dhe zgjidhje. Nėse pėrgjigjet vijnė ngadalė, pyet veten nėse ke bėrė pyetjet e duhura. Medito pėr zgjedhjet qė po bėn sot dhe konsidero se si zėnė vend ato nė planet e tu pėr tė ardhmen.


5. Kur ndien sikur po dėshton

Ka njė thėnie tė vjetėr: Njė njeri qė nuk ka bėrė asnjėherė gabim, nė fakt nuk ka bėrė asnjėherė asgjė. Dėshtimi nuk tė bėn asnjėherė tė ndihesh mirė, por ai shpesh ka mė shumė vlerė nė rritjen personale dhe suksesin. Mendo pėr gabimet e tu nė tė kaluarėn, hapat e gabuar, dėshtimet. Cfarė mėsimesh ke nxjerrė? Si tė kanė ndihmuar pėr t’i dhėnė formė jetės tėnde?


6. Kur ndihesh i tėrhequr nė negativitet

Kur ndihesh “i nxirė” pasi ke takuar njerėz negativė dhe je gjendur nė rrethana negative, puno pėr tė zbrazur mendjen tėnde, pėr tė heshtur rrėmujėn dhe poteren, dhe tė vėzhgosh mendimet e tu nga njė pozicion neutral. Mund tė fillosh tė pikasėsh cdo lloj negativiteti prej aty dhe tė fillosh ta zėvendėsosh me mendime pozitivė.
Nėse kalon pak momente cdo ditė pėr t’u “rikarikuar” dhe “rilindur”, atėherė do tė kesh njė mjet tė rėndėsishėm pėr tė qartėsuar mendjen dhe pėr tė patur njė ditė tė qetė.
avatar
gjilanasi

399


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi