EXPLORER UNIVERS
Paralajmėrim !
Nėse jeni plotėsisht tė qetė dhe tė kėnaqur me kėndvėshtrimin e veēantė qė keni pėr njerėzimin, historinė, fenė dhe botėn nė tėrėsi, mos lexoni mė tej.
Ndryshe nga ju kėrkohet qė tė jeni mendjehapur, tė mos izoloheni pas njė doktrine tė vetme, tė merrni gjithēka me dyshim dhe nė fund do ta gjeni vetė tė vėrtetėn.
Kjo faqe ėshtė alternative dhe nuk ka pėrkatėsi fetare, komuniteti apo sekti.Ēdo njeri ėshtė i lirė tė mendojė, besojė dhe tė jetojė ashtu si dėshiron.
Nuk preferohet hyrja nėn moshen 18-vjeēare !

Letėrsia Okulte

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Letėrsia Okulte

Mesazh  Explorer prej 16.01.09 16:57

Letėrsia Okulte (Pikepamje evangjeliste)

Ėshtė e pamundur tė rendisėsh tė gjitha librat okulte qė ekzistojnė. Kėto libra qarkullojnė midis njerėzve si gaze helmuese qė helmojnė mendjet dhe shpirtrat e tyre. Disa qė mund tė pėrmendim nga librat qė qarkullojnė nė Evropė janė: Broshura Romanus, Sekretet e Nekromancisė,Dragoni i zjarrtė,Libri i Venusit etj.

Pėrveē kėtyre, kėtu mund tė pėrfshihen edhe shumė libra e literaturė spiritiste, po librat kryesore mbi magjinė nė Europė, janė tė ashtuquajturat libri i gjashtė dhe i shtatė i Moisiut.

Tragjedia ėshtė se, ky libėr vazhdon tė shtypet edhe sot.

Janė bėrė shumė seanca gjyqėsore pėr ta ndaluar qarkullimin e librit, po pa sukses. Detajet qė pėrshkruhen nė kėtė kapitull, janė pėrdorur nė njė proces tė tillė gjyqėsor kundėr botuesve tė librit. Edhe nė rast se dikush nuk interesohet pėr historinė e kėtij libri, shėmbujt qė vijojnė ėshtė mirė tė lexohen, se shėrbejnė si paralajmėrim pėr tė gjithė ata qė duan tė merren me kėtė literaturė.

Duke u kthyer pra tek libri i gjashtė dhe i shtatė i Moisiut, cila ėshtė historia e tyre?

Gjatė njėzet, tridhjet vjetėve tė fundit mė janė dhėnė kopje tė ndryshme tė kėtyre librave nga persona tė ndryshėm gjatė seancave kėshilluese. Botimi mė i vjetėr qė mė ka rėnė nė duar, ėshtė i vitit 1503.

Nė parathėnien e librit thuhet se libri ėshtė botuar nėn protektoratin e papės dhe se origjinali ndodhet nė Vatikan.

Po deklarata tė tilla duhen verifikuar pėrpara se tė pranohen si tė vėrteta. Nė njė parathėnie tjetėr thuhet se libri pėrbėhet prej formulash magjike tė mbledhura nga njė magjistar nga Erfurti nė Gjermani. Po tė studiosh botimet e ndryshme gjatė katėr shekujve tė fundit, do tė vėresh se pėrmbajtja e tyre ndryshon shumė.

Nė shekullin e 19-tė, libri i gjashtė dhe i shtatė i Moisiut pėrfshiheshin nė librin Dragoi i zjarrtė. Ky i fundit e ka origjinėn nė Francė dhe mendohet se ėshtė shtypur nga fundi i shekullit tė 17-tė prej dorėshkrimeve tė vitit 1552.

Pas revolucionit Francez mė 1789, njė revolucion qė kishte pėr synim tė rrėzonte mbretin dhe tė vinte nė fron nė vend tė tij perėndeshėn e arsyes, ky libėr, Dragoi i zjarrtė, u bė njė zėvėndėsues i Biblės nė rrethet franceze qė merreshin me magji. Kjo ndodh shpesh nė historinė e fesė.

Ata qė hedhin poshtė Perėndinė, sė fundi bien viktimė e djallit.Pas shkrirjes, tė dy librat u botuan me titullin "Thesaret magjike tė shtėpisė", po edhe me titujt e tyre tė mėparshėm.

Emri i Moisiut nė titullin origjinal, ėshtė vetėm njė mashtrim. Vetė Moisiu nuk kishte aspak tė bėnte me magjinė. Vetė magjistarėt janė pėrpjekur ta paraqisin si patriarkun e tyre dhe pėr kėtė pėrdorin si argument mbrojtės faktin e pėrmendur tek Eksodi 7:8, se ai i mundi magjistarėt egjyptianė.

Po ky ėshtė njė keqinterpretim djallėzor i dhuntive profetike tė kėtij njeriu tė Perėndisė nė Dhjatėn e Re. Diēka tjetėr qė mund tė thuhet ėshtė se,disa kopje tė librit kanė njė pamje tė ngjashme me atė tė njė Bible tė vogėl ose njė Dhjate tė re.

Vitet e fundit kam mbajtur leksione mbi rreziqet e okultizmit nė Angli, Gjermani, Francė, Spanjė, Itali, Zvicėr, Austri dhe nė vendet Skandinave dhe kudo ku kam shkuar, kam parė se ekziston njė letėrsi e gjėrė okulte. Libri i gjashtė dhe i shtatė i Moisiut nxjerr krye sidomos kur kemi tė bėjmė me komunitete gjermanofone, po rallė nė zonat e reja industriale.

Nuk ėshtė as e nevojshme, as e kėshillueshme tė pėrmbledhim pėrmbajtjen e kėtyre librave magjike.Kryesisht ata pėrpiqen tė tė vėnė nė lidhje me djallin. Pėrfshijnė gjithashtu edhe formula tė ndryshme magjike tė magjisė sė persekutimit, mbrojtėse, hakmarrėse, magjisė sė vdekjes, pjellorisė, dashurisė etj.

Shumė nga formulat magjike kamuflohen me petk fetar. Kushdo qė dėshiron ta lexojė apo ta mbajė njė libėr tė tillė nė shtėpi, qoftė edhe pėr qėllime studimi, duhet tė ketė parasysh se vihet pėrpara rrezikut, se libri vetė premton mbrojtjen e veēantė tė Satanait pėr tė gjithė ata qė e mbajnė, ose e lexojnė.

Ja disa shembuj nga dosjet e mia. I kam marrė rastėsisht dhe mund tė plotėsohen me shėmbuj tė ngjashėm.

Shemb.153 NJė burrė u pėrpoq pėr njė kohė tė gjatė tė praktikojė ato qė pėrmbahen nė librin e gjashtė dhe tė shtatė tė Moisiut. Edhe e shoqja merrte pjesė nė praktikat okulte. Ē'ndodhi? Edhe fėmijėt, edhe nipėrit vuajnė nga shqetėsime nervore e psiqike. Njėrės vajzė i dukej se kishte njė barrierė midis saj dhe Perėndisė dhe, edhe mė vonė kur besoi Krishtin, nuk u ēlirua plotėsisht nga shqetėsimet psiqike.

Edhe njė mbesė donte tė punonte nė njė vepėr sociale kristiane, po edhe ajo ndjente njė mur qė e ndante nga Zoti. Nė klinikėn psikiatrike ku u vizitua, i thanė se sėmundja e saj nuk kishte simptomat e zakonshme tė shqetėsimeve psiqike.

Shemb.154 Njė nėnė dinte ca formula magjike pėr tė pastruar lėkurėn nga lythet dhe i pėrdorte ato pėr fėmijėt e saj. Tani fėmijėt e saj kanė rėnė nėn sundimin e forcave okulte. Njė vajzė ėshtė skizofrene dhe nėna vetė vuajti gjatė nga depresione e mendime blasfemuese.

Kur e pyetėn, tregoi se i kishte mėsuar formulat nga libri i gjashtė dhe i shtatė i Moisiut, tė cilėt i kishte sjellė i shoqi me vete kur ishin martuar. Kur kaloi koha, kjo grua gjeti rrugėn e besimit tek Krishti dhe u ēlirua nga pasojat e magjive tė saj.

Nė ditėn kur u konvertua nė besim, nė shtėpinė e saj u dėgjuan zhurma tė tmerrshme si kėrcitje e tė rėna derės, sikur e gjithė shtėpia tė qe mbushur me frymė tė liga. Nėna u ēlirua, po fėmijėt vuajnė akoma nėn peshėn e forcave okulte.

Shemb.155 Njė burrė mėsoi mbi magjinė e zezė duke lexuar librin e gjashtė dhe tė shtatė tė Moisiut. Ai merrej me magji mbrojtėse e persekutuese dhe pėrdorte edhe veprime simbolike gjatė pėrdorimit tė formulave magjike.

Pėr shembull, ai ngulte njė thikė nė tavolinė si magji mbrojtėse, ose pėr tė munduar armiqtė e tij, bėnte urinėn nė njė shishe, e vuloste dhe pastaj thoshte mbi tė njė formulė. Me kėtė donte t'i bėnte armiqtė e tij qė tė mos urinonin.

Shėmb.156 Pėr shumė vjet njė burrė bėnte magjira duke pėrdorur tė njėjtin libėr. Pak para se tė vdiste, ia la djalit tė madh librin dhe i tregoi se, si ta pėrdorte. Edhe djali ndoqi rrugėn e babait dhe si pasojė, fėmijėt dhe nipėrit e tij vuajnė tė gjithė nga depresione dhe melankoli.

Shemb.157 Njė burrė ndiqte pėr vite me radhė instruksionet qė jepen nė librin e gjashtė dhe tė shtatė tė Moisiut, duke bėrė eksperimente nė fushėn e magjisė sė zezė. Pasojat e eksperimenteve tė tij ishin tė dukshme nė pasardhėsit e tij.

Pėrveē kėsaj, kush vinte nė shtėpi, dėgjonte tė goditura nė derė e tė kėrcitura, kaq shumė, saqė disa ishin frikėsuar. Njėri nga djemtė e tij ishte shumė brutal dhe nevrik dhe u bė shkak pėr vdekjen e gruas sė tij tė parė.

Ky djalė i trajtonte edhe fėmijėt e tij kaq keq, saqė sapo arritėn nė moshė madhore, asnjėri nuk donte tė rrinte mė me tė jatin.Edhe sot e trajton kaq keq gruan e dytė, saqė ia ka bėrė jetėn tė paduruar.

Shemb.158 Njė burrė merrej me magji tė zezė duke pėrdorur librin e gjashtė e tė shtatė tė Moisiut. Shtėpia e tij s'kishte qetėsi. Ai vetė mezi dha shpirt dhe la njė erė tė tmerrshme qė vazhdoi gjatė. E shoqja bėri vetėvrasje dhe vuajti shumė nga doza e helmit qė kishte marrė. Njė djalė u vdiq i ri dhe e bija vuante nga nervat.

Edhe e ritur, urinonte nė krevat dhe kishte shumė shqetėsime nė jetėn seksuale emocionale. Shtėpia ku jetonin ėshtė e magjepsur dhe dėgjohen zhurma e tė goditura. Po ashtu edhe fantazma janė shfaqur atje vazhdimisht.

Shemb.159 Njė grua, pėrpara vdekjes, donte t'ia linte tė birit librin e gjashtė e tė shtatė tė Moisiut. I biri refuzoi t'i merrte. Pasardhės tė gruas qė u morrėn edhe ata me magji tė zezė, shfaqėn shumė anomalira psiqike. Disa vuajtėn nga melankolia, disa nga kriza inati ose forma agresiviteti.

Shemb.160 Njė burrė pėrdorte librin e gjashtė dhe tė shtatė tė Moisiut. Tė gjithė pasardhėsit e tij janė anormalė. Dy nga vajzat merren vazhdimisht me parashikimin e fatit dhe vuajnė tė dyja nga shqetėsime emocionale. Kur burri vdiq, shtėpija pėrndiqej nga njė fantazmė pa kokė.

Edhe nipėrit e tij kanė shumė shqetėsime dhe njėri nga ata, kur ishte i vogėl, binte nga krevati. Pėr ta shėruar, i bėnė magji. Nipėrit e tjerė janė edhe ata kleptomanė e keqbėrės. Njė stėrnip, nė moshėn 14 vjeē, filloi tė shfaqė edhe ai shqetėsime nervore.

Shemb.161 Njė familje pėrdorte librin e gjashtė dhe tė shtatė tė Moisiut pėr vite me radhė pėr tė bėrė magji tė zezė dhe tani tė gjithė fėmijėt e familjes janė anormalė. Njėra vajzė vuan nga depresione, ndėrsa njė nga djemtė ėshtė alkoolik dhe maniak seksual.

Shemb.162 Njoh katėr pastorė qė mbajnė librin e gjashtė dhe tė shtatė tė Moisiut nė shtėpi me justifikimin se, u duhet pėr ta studiuar pėr veten e tyre. Vihet re se, kishat ku ata shėrbejnė, janė spiritualisht tė vdekura dhe kėshtu ndodh gjithnjė nė kėto raste.

Shemb.163 Njė tjetėr pastor e kryen detyrėn e tij me shumė mundim. Kisha ku ai shėrben, njihet si njė kishė pa impulse spirituale. Ky pastor, si dėgjoi njė herė njė leksion mbi rreziqet e okultizmit, pranoi se ishte marė pėr vite me radhė me letėrsi okulte dhe se kishte nė shtėpi shumė libra okulte duke pėrfshirė librin e gjashtė dhe tė shtatė tė Moisiut.

Shemb.164 Njė mėsuese e Biblės nė shkollėn e sė djelės merrej me praktikat magjike tė ngritjes sė tavolinės.Ajo pėrdorte edhe librin e gjashtė e tė shtatė tė Moisiut pėr tė shėruar sėmundje. Gjatė seancave kėshilluese me kėtė grua, mora vesh se, shumė njerėz qė kishin pasur lidhje me tė, kishin shfaqur simptoma shqetėsimesh tė ndryshme.

Explorer

Shkrime: 984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Letėrsia Okulte

Mesazh  Explorer prej 16.01.09 16:58

Shemb.165 Mė 1946 njė burrė i ri mori nė dorėzim fermėn e tė atit. Nė vjeshtė ngrodhėn tė gjithė derrat. Shkakun nuk e gjetėn dot, edhe pse dėrguan karkasėn e njė kafshe deri nė Zyrih, nė Institutin Biologjik tė kėtij qyteti. Bėnė gjithēka ishte e mundur, po pa dobi.

Vitin e ardhshėm ndodhi e njėjta gjė.Kėtė herė fermeri s'la gjė pa bėrė pėr tė gjetur shkakun e ngordhjes sė derrave. Stallat u kontrolluan, ushqimi u analizua, po tė gjitha pa dobi. Sė fundi vendosi ta rėzonte stallėn ku i kishte derrat dhe tė ndėrtonte diku gjetkė duke pėrdorur tjetėr material. Po vitin e ardhshėm prapė derrat ngordhėn. Hungėrinin njė herė me tė madhe, pastaj jepnin shpirt. Pėrsėri nga fillimi u bėnė tė gjitha analizat pėr tė gjetur shkakun.

Nė kėtė kohė dikush filloi tė thotė se, ndoshta shkaku ishte ndonjė qė pėrdorte magjinė pėr tė vrarė derrat. Nė fillim fermeri nuk iua vuri veshin kėtyre fjalėve dhe kėrkonte ndihmėn e veterinerit dhe specialistėve tė tjerė. Po ata nuk e ndihmonin dot, kėshtu, sė fundi, vajti tek prifti dhe e pyeti se, si ishte kjo puna e magjisė. Prifti qeshi dhe i tha se kjo ishte absurde.

Megjithatė, fqinjėt vazhdonin tė thoshin se kishte njerėz nė pjesė tė ndryshme tė Zvicerės qė vrisnin derrat, lopėt dhe kuajt duke pėrdorur magji. Fermeri nuk dinte se ē'tė bėnte dhe, megjithėse i kishte siguruar stallat me dopio dryna dhe shpesh i kishte rrethuar edhe me pe e kishte ruajtur gjithė natėn se mos vinte njeri qė t'i trazonte, prapė derrat i vdisnin ēdo vit.

Po njė herė, rrethanat ndryshuan. Prifti i erdhi pėr vizitė dhe i tha tė venin bashkė nė shtėpi tė tij. Atje i priste njė fqinj i femerit, njė njeri me emėr jo shumė tė mirė nė fshat, i cili rrėfeu se ai kishte qėnė shkaku i kėsaj pune. I kishte vrarė derrat duke bėrė magji tė zezė.

Fermeri u nxe shumė se, ndėrkaq, i kishin ngordhur 32 derra. Kur e pyeti, pse e kishte bėrė kėtė, pėrgjigjja ishte se, fėmijėt e fermerit kishin bėrė shumė zhurmė pėrpara shtėpisė sė tij dhe e kishin shqetėsuar.

Ishte nxehur kaq shumė, sa kishte dashur tė hakmerrej. Kur e pyetėn se, si e kishte bėrė kėtė, ai u tregoi se, qė nė rini tė tij, i kishin rėnė nė dorė libri i gjashtė e i shtatė i Moisiut dhe libra tė tjerė tė magjisė. I kishte studiuar kėto libra dhe pastaj i ishte pėrbetuar djallit duke nėnshkruar me gjakun e tij.

Kishte dalė natėn njė tė premte nė njė udhėkryq dhe atje i ishte pėrbetuar djallit. Ai tregoi se djalli nuk i ishte shfaqur nė formėn me tė cilėn zakonisht paraqitet nė piktura, me brirė e bisht, po nė figurėn e njė personi me flokė kaēurela, me sy tė kuqe gjak dhe me njė turi tė vogėl si turi derri.Ishte veshur elegant nė tė zeza, nė njė stil mode tė kaluar.Qė nga ajo ditė, ndėr tė tjera, ai kishte fituar aftėsinė tė vriste derrat e miqve dhe tė njohurve tė tij.

Prifti e pyeti se ē'e kishte shtyrė tė shfaqej hapur. Ai u pėrgjigj se fermeri ishte sjellė gjithmonė shumė mirė me tė dhe se atij i kishte ardhur turp pėr atė qė kishte bėrė e donte t'i kėrkonte tė falur duke premtuar se nuk do ta shqetėsonte mė.Fermeri nuk ndėrmori ndonjė veprim legal pėr ta ndėshkuar magjistarin dhe kėshtu ēėshtja u mbyll.

Pas kėsaj, magjistari vajti ndonja 6 muaj nė kishė dhe fermerit nuk i ngordhnin mė derrat, po pastaj magjistari ra prapė nė veset e tij, filloi tė pijė dhe nuk vente mė nė kishė dhe, nė kėtė periudhė, fermerit i ngordhėn prapė dy derra nė po atė formė si mė parė. Nė fshat thuhet se,ky person,jo vetėm pėrndjek njerėzit duke bėrė magji tė zezė, po fiton para edhe me praktika spiritiste.

Kjo histori mund tė verifikohet si fjala vjen me ēertifikatėn e institutit nė Zyrih. Po ashtu, dy priftėrinj tė zonės, nė prani tė tė cilėve u bė rrėfimi, e konfirmojnė faktin. Edhe veterineri pranoi se ka ekzaminuar disa herė kafshėt pa mundur tė konstatojė shkakun e ngordhjes. Edhe ai kishte dyshuar pėr praktika magjike. Unė vetė kam njė raport tė fermerit vetė, i cili erdhi tek unė pėr kėshillim.

Ndėrkaq kam kaluar edhe njė herė nga shtėpia e fermerit. Nė prani tė priftit, ai tha se e kishte ndjekur kėshillėn qė i kisha dhėnė para dy vjetėsh. Ai vetė dhe e gjithė familja vendosėn tė ndjekin Jezu Krishtin. Nė shtėpi u formua njė rreth lutjeje qė mblidhet rregullisht. Qė prej kėsaj kohe, nuk u ngordhin mė derrat. Edhe kėtu Krishti ka fituar mbi forcat e errėta.

Tė shohim tani se ē'farė fshihet pas kėtyre shembujve, shkurtimisht, ndonėse shembujt tė cilat pėrmendėm na japin shumė elemente.

Nga pikėpamja psikologjike, na thuhet se, njė person qė merret me magji dhe beson nė praktikat okulte, vuan nga njė mani pėrmbarimi. Nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme, ai pėrmbaron nėpėrmjet magjisė atė qė synon tė arrijė. Ai ėshtė viktimė e autosugjestionimit.Po edhe sikur ky tė ishte i gjithė shpjegimi, siē thonė disa, mbetet fakti se, praktikat okulte kanė pasoja korruptuese mbi gjithė ata qė pėrzihen e ngatėrrohen nė to.

Nga pikėpamja e parapsikologjisė, shembujt tregojnė se, pavarėsisht nėse ėshtė magji e zezė, ose e bardhė qė praktikohet me librin e gjashtė e tė shtatė tė Moisiut, njerėz tė ndryshėm vihen nėn influenca tė tilla qė nuk mund tė shpjegohen vetėm me idenė e sugjestionimit. Tė thuash si racionalistėt se magjia ėshtė njė hiē, nuk mjafton. Problemi nuk ėshtė kaq i thjeshtė dhe evidenca tregon tė kundėrtėn.

Po t'i kthehemi psikiatrisė, ajo vė nė dukje se, nė familjet qė mbajnė librin e gjashtė e tė shtatė tė Moisiut, ka shumė raste sėmundjesh nervore, ē'ekuilibre emocionale dhe shqetėsime tė tjera psiqike nervore. Psikiatrėt besojnė se, nė kėto raste, shkaku dhe pasojat janė bėrė njė. Po prapė, kam parė kaq shumė raste, saqė mund tė them se nuk ėshtė gjithmonė kėshtu. Shpesh shikojmė se magjia ėshtė bėrė shkak pėr shqetėsimet psiqike dhe shumė psikiatėr tė njohur e pranojnė kėtė fakt.

Nė sferėn e fesė dhe besimit vėmė re se, kur njė person merret me gjėra okulte, tek ai krijohet njė rezistencė ndaj Perėndisė. Kjo vlen si pėr magjinė e zezė, ashtu edhe pėr magjinė e bardhė, pavarėsisht nėse magjia vishet me njė petk fetar. Shikojmė se, kur njė person bėhet pre e forcave okulte si pasojė e marrjes me letėrsi okulte, ky ėshtė nė vetvete njė fenomen qė ka tė bėjė me fenė.

Ashtu si thotė edhe Bibla, magjia ka karakter demoniak, pavarėsisht se me ēfarė emri paraqitet. Dihet se pėr kėtė nuk ka provė matematike, ashtu si nuk ka provė matematike pėr ekzistencėn e Perėndisė e tė djallit. Megjithatė, ka shumė gjėra qė dėshmojnė pėr kėtė natyrė demoniake.

Njė tjetėr aspekt i magjisė dhe letėrsisė magjike ėshtė aspekti legal. Kam dėgjuar gjėra shumė tronditėse nė seancat e mia kėshilluese lidhur me pasojat qė rrjedhin prej tyre. Po ashtu si nė rastin e derrave, ėshtė e vėshtirė tė japėsh prova shkencore.Nė shumicėn e rasteve mbėshtetemi mbi metoda statistikore dhe rastet mė tronditėse.

Parimi i shkakut dhe pasojės gjėndet tepėr rallė nė njė formė tė qartė nė rastet e magjisė qė tė mund tė provohet me ligjishmėri se magjia ėshtė rrėnja e njė krimi tė caktuar.

Sė fundi pėr shėndetin shpirtėror tė njė kombi a populli, do tė ishte mirė qė letėrsia mbi magjinė tė mos qarkullonte fare e tė ndalohej krejtėsisht. Po kjo ėshtė e pamundur, se shumė familje nė Europė kanė libra mbi okultizmin, tė cilat i kanė kopiuar vetė edhe me dorė dhe i kanė ruajtur nė vite.

Formulat magjike janė pasuar edhe ato shpesh gojarisht nga brezi nė brez. Do tė ishte mirė tė bėhen hetime tė specializuara se, kush janė ata qė merren me magji nė njė vend tė caktuar. Ėshtė llogaritur se, rreth 90% e gjithė atyre qė merren me klervuajancė, parashikime tė fatit etj, i mbėshtesin praktikat e tyre mbi forcat okulte. Dėmet e shkaktuara nė mendjen dhe psiqikėn e njerėzve si pasojė e okultizmit janė tė pallogaritura.

Duke pasur parasysh se sa e infektuar ėshtė Europa nga librat e gjashtė dhe tė shtatė tė Moisiut, themi se besimtarėt dhe punėtorėt kristianė kanė njė detyrė tė dyfishtė. Njėra anė ėshtė tė sqarojnė dhe tė paralajmėrojnė, ana tjetėr ėshtė tė kėshillojnė e tė ndihmojnė ata qė janė nė nevojė. Ka kaluar koha kur magjistarėt i digjnin ose i godisnin me gurė, derisa tė vdisnin.

Ligji, siē e pėrcakton Dhjata e Re, nuk ėshtė mė principi drejtues nė kėto punė. Detyra jonė nuk ėshtė tė pėrdorim forcėn, po tė ndriēojmė mėndjen dhe lufta qė bėjmė ėshtė luftė me armė spirituale. Duhet ta krahasojmė detyrėn tonė me atė tė njė rojeje vigjilente dhe nuk duhet tė lejojmė qė detyra jonė tė bėhet e pavlefshme si pasojė e padijes.

Duhet tė mos harrojmė se, magjia, nuk mund tė kapet me pesė shqisat tona, se ėshtė njė fenomen i njė natyre metafizike e pėrtejshqisore. Pėrveē kėshillimit e sqarimit,besimtari kristian duhet tė ndihmojė dhe tė kujdeset pėr ata qė kanė rėnė nėn pushtetin e magjisė.

Duke qėnė se rėnia nėn pushtetin e okultizmit ėshtė e njė natyre fetare, terapia nuk mund tė gjendet nė psikiatri, ose psikoterapi. Personi qė ka rėnė nėn pushtetin e okultizmit, ėshtė bėrė njėkohėsisht objekt i forcave demoniake. Ndihmėn nuk e jep dot as mjeku, as teologu. Vetėm Krishti mund tė ndihmojė e tė ēlirojė. I vetmi vend, ku mund tė gjendet paqja, ėshtė kryqi nė Golgotha.

Atje u pagua ēlirimi dhe shpėtimi pėr gjithė njerėzimin. Po pėr mendjen njerėzore, kryqi ėshtė njė ofezė e njė skandal. Po ēlirmi ėshtė njė punė e besimit, mė shumė se e mėndjes, siē na e tregon Dhjata e Re. Besimi tek Krishti kapėrcen forcėn e Satanait. Krishti erdhi si drita e botės dhe errėsira nuk e mbyt dot dritėn.

Pėr kėtė qėllim u shfaq Biri i Perėndisė, qė tė shkatėrrojė punėt e djallit.Mbi kryq, Krishti mposhti e mundi gjithė fuqitė e errėsirės.

Explorer

Shkrime: 984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi