Gazetarėt flasin pėr gjithēka, por pėr gazetarėt kush flet?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gazetarėt flasin pėr gjithēka, por pėr gazetarėt kush flet?

Mesazh  Anon prej 14.03.15 10:37

Ngaqė pėr vite ma radhė kam qenė njė prej tyre, mė bie barra tė vė kėsisoj nė dukje disa prej tipareve tė sotme tė atyre qė merren me kėtė profesion tė nderuar, nderi i tė cilit ėshtė nėpėrkėmbur dhe pėrbaltur shpesh prej vetė gazetarėve.

E di, tanimė edhe kritika ėshtė e pamjaftueshme.

Por nėse ėshtė ende e vėrtetė se autokritika, qoftė dhe forma mė ironike e saj, mbetet njė nga elementet e rėndėsishėm tė unit shoqėror tė njė individi, mendoj se mė shumė arsye pėr ta bėrė kėtė duhet tė ketė autokritikė nė kohėn tonė ėshtė vetė gazetari.

Pavarėsisht se unė vetė, siē edhe u shpreha, kam bėrė pjesė nė kėtė kategori pėr shumė e shumė vjet, madje dhe nė pozicione tė ndryshme (si korrespondent, zyra e shtypit dhe botues), e ndjej si detyrė tė them sot dy fjalė “jo tė mira” mbi sektorin aktual tė informacionit.

Sė pari po rendis tė metat e kėtij profesioni sot:

- aprovimi i gjithēkaje (thėnė ndryshe kompromisi);
- keqinformimi i publikut dhe manipulimi me vetėdije i opinionit;
- frika.

Rreth tė parės mjafton tė kujtojmė se tė gjithė gazetarėt, nė mėnyrė stereotipike dhe me njė gjė tė automatizuar thonė, shkruajnė dhe pyesin gjithnjė tė njėjtat gjėra. Madje shpesh here kėtė shprehin nė tė njėjtin rend kronologjik, duke treguar njė shterpėsi dhe mungesė tmerruese kreativiteti.

Dikur ishte ndryshe. Gazetari ishte elokuent, pėrdorte me zhdėrvjelltėsi disa stile ligjėrimesh, tė cilėt i zotėronte mirė, ishte spontan, improvizues dhe tė kujtonte se ky zanat kishte ruajtur diēka nga stili i Demostenit apo i Ciceronit.

Pėrveēse pak edicionesh tė rrallė, gazetarėt e ditėve tė sotme janė thuajse tė gjithė njėlloj.

Ata madje arrijnė deri aty sa pėrsėrisin tė njėjtat fraza, nė tė njėjtat vende dhe me sloganėt mė nė modė tė konformizmit tė shkėrmoqur informativ. Perspektiva ėshtė njė dhe e vetme, dhe po kėshtu, edhe opsioni semantik, sikur ka vetėm njė pikė vėshtrimi dhe vetėm njė mėnyrė pėr tė rrėfyer faktin.

Pėr t’u bindur pėr shterpėsinė dhe mungesėn e imagjinatės sė gazetarėve sot mjafton tė shfletosh njė gazetė apo tė dėgjosh njė edicion informativ.

E kupton mjaft mirė se njė profesion i tillė ėshtė katandisur nė ēėshtje stampash, stampa fjalish dhe personash qė flasin njėlloj, modelohen njėlloj dhe qė nė mėnyrėn mė qeshakake edhe ngjajnė si tė qenkėshin vėllazėri e njė barku.

Pėrsa i pėrket bjerrjes sė dytė duhet thėnė qė gazetari i sotėm ėshtė i paditur (me pėrjashtime mjaft tė rralla).
Kjo nė kuptimin qė kur e dėgjon teksa ai/ajo hap gojėn, e kupton qartė qė ky individ lexon pak ose aspak.

Dhe kėtu unė e kam fjalėn pėr librat. Pas kėsaj kupton se ky njeri nuk udhėton nė vende tė panjohura dhe se larmia e burimeve tė tij tė informacionit ėshtė tepėr e varfėr. Kėto tipare janė ndoshta mė thumbueset, mė dekurajueset ndėr tė gjithė tiparet dhe cilėsitė qė duhet tė ketė gazetari.

Duket se atij i mungon bota dhe njerėzit e saj. Itinerari i tij ėshtė i thjeshtėzuar: redaksi, internet, zyrė, studio, kafene. Ky me gjasė duhet tė jetė dhe shkaku kryesor i paditurisė gjer nė injorancė tė thellė dhe i aprovimit tė gjithēkaje qė ndodh, pa guxuar ta kundėrshtojnė a t’i kundėrvihen.
Kjo gjė, pėrveē varfėrisė tematike sjell dhe shterpėsi fjalori. Dhe kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė tė folur mė pak elokuent.

Problemi kryesor kėtu ėshtė paaftėsia e gazetarėve pėr tė diskutuar si profesionistė, si tė barabartė me tė ftuarin, tė folurit nė mėnyrėn e duhur dhe tė qėnit i mirėinformuar, me tė intervistuarin.

Vėrejeni njė gazetar tė sotėm kur interviston, kur citon, kur dialogon dhe kur ndėrton njė monolog. Tė gjitha kėto ai i bėn nė mėnyrėn mė vulgare, me njė mungesė parapėrgatitjeje tė dukshme dhe me shprehje nga mė banalitet dhe mė tė rėndomtat tė tė shprehurit.

Mė qesharak ai bėhet sidomos kur kėmbėngul nė argumentet e tij tė pabazė. Nė kėtė pikė ai bėhet fyes, nervangritės dhe njė polemizues i dėshtuar i ēdo teme qė ka marrė gjoja pėrsipėr.

Por edhe kur ndryshon argument – duke i lėnė tė paprekura ēėshtje qė duhet tė thelloheshin – gazetari tregon se as nuk e ka kuptuar rėndėsinė e temės pėr tė cilėn ėshtė zotuar se do tė flasė dhe do e trajtojė me zotėsi.

Po a keni parė ndonjėherė qė ndonjė gazetar tė qortojė, tė kritikojė a tė kundėrshtojė shoku-shokun? Jo.
Ata vetėm shajnė, pėrqeshin dhe skėrmiten fshehurazi.

E megjithatė, gjithēka shkon bukur, jeta e qetė ėshtė mė e mirė…

Adriano Amati
Pėrktheu ; S.L
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

369


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi