Masoneria; Problemi i origjinės dhe origjinat e problemit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Masoneria; Problemi i origjinės dhe origjinat e problemit

Mesazh  Big Bang prej 16.01.09 15:22

Masoneria; Problemi i origjinės dhe origjinat e problemit

“Origjina e masonerisė, sipas historianes angleze Frances Yates, ėshtė njė ndėr problemet mė tė diskutuara e tė diskutueshme nė tė gjithė fushėn e kėrkimit historik”. Megjithatė, nėse vėrtet duhet kuptuar se ē’ėshtė masoneria e nga ana tjetėr, pėrse masoneria “pėrbėn problem” pėr kishat e komunitetin kristian, ēėshtja e origjinės nuk mund tė mos pėrballet.

Problemi i origjinave


Duhet bėrė dallim mes origjinės sociologjike dhe asaj historike tė masonerisė, meqenėse bėhet fjalė pėr dy probleme, pėr dy origjina, qė tėrhiqen me njėra-tjetrėn.

Origjina sociologjike

Problemi i masonerisė nuk mund tė trajtohet ndryshe, veē tė pėrfshihet nė fushėn e njė hetimi tė ēėshtjes sė modernizmit. Karakteristika mė thelbėsore e modernizmit ėshtė pluralizmi jo vetėm social, por doktrinal; prezenca e konsideruar normale, e deri edhe promovuar prej grupesh shoqėrisht domethėnėse, mbajtės tė ideve tė ndryshme e tė papajtueshme mbi origjinėn e mbi fatin e botės e tė njeriut, mbajtės pra tė vizioneve tė ndryshme mbi botėn, mbi filozofi tė ndryshme, mbi besime tė ndryshme.

Mesjeta, nga kjo pikė vėshtrimi, nuk ishte njė shoqėri pluraliste nė kuptimin modern tė termit. Komunitetet hebraike dhe myslimane, megjithėse prezente, nuk konsideroheshin pjesė tė plota tė shoqėrisė; por grupe tė ndryshme heretike, rrallėherė shoqėri domethėnėse; uniteti e integriteti i besimit konsideroheshin njė rast i mirė pėr t’u ndjekur dhe prania e vizioneve tė botės kontradiktore nė brendėsi tė popullit kristian, njė e keqe pėr t’u luftuar.

Shoqėria moderne pluraliste ka lindur pas Reformės e luftėrave fetare, si pėrfundim i tė cilave ka ardhur prania (e kėsaj shoqėrie moderne pra) nė shumė kombe evropiane, nė ēdo rast nė Evropė, pasi kėtu konsiderohesh si pjesė e tė tėrės, pėrfshi edhe grupe fetare, mbajtės idesh mes tė cilave edhe ato tė pakonceptueshmet.

Kjo situatė pluralizmi do tė vijė duke u rritur qė nga vitet pesėqind. Nėse nė fillim bashkėjetojnė katolikė e protestantė, shumė shpejt protestantėt do tė fragmentarizohen nė dhjetėra emėrtesa rivale (ndėrsa zbulimet gjeografike bėjnė evidente pėrpara tė gjithė publikut pėrfshirjen nė ekzistencėn botėrore tė qindra besimeve tė ndryshme).

Mė vonė, me iluminizmin, bėhen shoqėrisht domethėnės edhe racionalizmi dhe ateizmi. Duke u nisur nga tetėqindta, merr hapėsirė gjithnjė e mė tė madhe prania nė Perėndim, e besimeve jokristiane, si dhe lėvizje tė reja fetare.

Pėrballė pluralizmit doktrinal lind, gjithsesi mė shumė nė vendet

ku ky u importua me vonesė e nė mėnyrė tė papritur, njė shqetėsim social i pėrhapur, qė manifestohet nė dy mėnyra tė ndryshme. Nga njėra anė, qėndrojnė ata qė tentojnė shkėputjen nga pluralizmi, i cili u shfaqet intelektualisht i pakuptueshėm, duke gjetur strehim nė njė “botė tė vogėl” ku pluralizmi mohohet e ku pluraliteti i mesazheve kontradiktore reduktohet nė dėgjimin selektiv tė vetėm njė mesazhi.

Ėshtė rasti i “shtatave”, qė fizikisht apo tė paktėn psikologjikisht, ndahen nga shoqėria pluraliste pėr tė ndėrtuar mikroshoqėritė jo mė pluraliste ku dėgjohet njėshi, “e vėrteta” e reduktohen kontaktet ( minimalisht ato intelektuale) me botėn e jashtme.

Nga ana tjetėr, janė edhe ata qė, jo vetėm qė nuk ikin nga pluralizmi, por kėrkojnė njė ēelės leximi qė i bėn tė arsyeshėm e qė i lejon psikologjikisht tė pėrshtaten.

Nė ekstremin tjetėr tė “shtatave”, si rrjedhim nė anėn mė tė ashpėr, ka njė tė vėrtetė tė vetme, ajo e “sektit” dhe e krerėve tė tij, lindin kėshtu grupe tė karakterizuara nga sinkretizmi (mund tė konsiderohet ēdo lloj tendence pėr t’u pajtuar me elementė kulturalė, filozofikė apo fetarė heterogjenė, tė cilėt i pėrkasin dy apo mė shumė doktrinave tė ndryshme.

Termi aplikohet nė shkencėn e besimeve fetare, nė tė cilėn tregon atė kompleks fenomenesh e botėkuptimesh tė ndėrtuara nga takimet e shpėrndarjet me forma tė ndryshme fetare) e nga relativizmi. (Relativizmi ėshtė njė pozicion filozofik, i cili mohon ekzistencėn e tė vėrtetės absolute).

Pėr kėtė arsye, tė gjitha mesazhet kontradiktore qė vijnė nė kohėt pluraliste janė nė tė njėjtėn kohė tė vėrteta dhe ėshtė e mundur tė jetosh mes palosjeve tė kontradiktave tė tyre, mjafton tė gjesh ēelėsin qė tė lejon tė shfaqėsh e rregullosh vizionet e ndryshme tė botės nė njė ndėrtim tė logjikshėm, nė njėfarė mėnyre.

Megjithėse relativizmat e sinkretizmat janė shumėfishuar, njė pjesė e mirė e tyre mbartin njė element ekzoterik. Duhet pohuar, qė nė nivel sipėrfaqėsor ekzistojnė besimet diferente me njėra-tjetrėn, vizionet pėr botėn, dhe filozofitė qė ndryshojnė, por duhet thėnė gjithashtu qė secila sjell me vete edhe njė pjesė thellėsisht sekrete, e qė bėrthamat sekrete tė kėtyre besimeve e filozofive, por jo vetėm, nuk kundėrshtohen gjithnjė, por pėrkundrazi edhe koinēidojnė mes tyre.

Ky itinerar sociologjik tregon, paradoksalisht, nevojėn pėr vėrtetėsi tė njerėzve e dėshirėn pėr tė jetuar nė njė botė kontradiktash. Kur nė shoqėritė pluraliste moderne kontradiktat manifestohen, njerėzit ndiejnė nevojėn pėr t’i zgjidhur, duke ikur drejt “sektarizmave” ose duke nxjerrė njė arsye pėr kėto kontradikta pėrmes relativizmit apo sinkretizmit.

Origjina historike e masonėve

Pėrgjigja sinkretike dhe ekzoterike pėrballė dėshirės pėr tė zgjidhur kontradiktat e shoqėrisė pluraliste, nė lindje e sipėr, shtjellon nė mėnyrėn mė karakteristike lindjen e legjendės sė Rosenkruetz ose Rosacroce, sipas sė cilės, “bėrthama sekrete”, qė rri mbrapa besimeve tė ndryshme (e qė edhe i bashkon) ėshtė vėnė re qė nė fund tė Mesjetės nė njė bashkėsi vėllezėrish tė fshehtė themeluar nga njėfarė Christian Rozenkreutz, varri i tė cilit, i fshehur nė njė pyll gjerman, do tė kishte pikėrisht ēelėsin pėr tė arritur sekretin.

Legjenda hyri nė qarkullim qė prej pesėqindės, por mori shpėrndarje tė madhe nė vitet gjashtėqind falė publikimeve tė tre teksteve: “Jehona vėllazėrore” 1614, “Rrėfimi “1615, “Martesa kimike e Christian Rosenkreutz” 1616. Kėto tekste u morėn seriozisht, derisa njė personazh si Cartesio i dedikoi mė shumė se njė vit tė jetės sė tij duke kėrkuar misteriozėt Rosakroēe nė Gjermani.

Sot historianėt e dinė me qartėsi qė ishte e pamundur tė gjeje Rosacroēe-t pėr njė arsye tė vetme, nuk ekzistonin. Nuk kishte ekzistuar nė Mesjetė asnjė vėllazėri e Rozakroēes. Legjenda ishte pikėrisht legjendė, e krijuar, mes tė tjerėsh, edhe nga prifti protestant luterian gjermani Johann Valentin Andreae (1586-1614), i cili pas historisė sė Rosacroce-ve fshihte temėn relativiste tė unitetit, mes bėrthamave sekrete tė besimeve (nė versionin ekzoterik) e sė bashku edhe njė program politik koalicionesh mes tė gjitha forcave protestante e “iluminante” tė Evropės kundėr kishės katolike, Papatit e Asburgut.

Tema filozofike e ajo politike nuk ishin, nė fund tė fundit, heterogjene. Johann Valentin Andrea dhe miqtė e tij e dinin shumė mirė qė kisha katolike ishte e paepur pėrballė cilėsdo skeme uniteti, pak a shumė ekzoterike, por edhe mes besimeve e kishave tė themeluara mbi premtimet e llojit relativist e sinkretistik.

Pra, Rosacroēe-t nuk gjendeshin, por pėr gjatė gjithė gjashtėqindės deri nė vitet shtatėqind, rritej numri i atyre qė i kėrkonin. Mes vendeve tė shumta ku kėrkoheshin ishin edhe Anglia e Skocia, ku ndodheshin korporatat e vjetra tė artit e mjeshtėrive, qė po humbnin vlerėn e tyre ekonomike, por ruanin njė korpus tė pasur simbolesh e legjendash.

Korporata e muratorėve tė lirė (free masons nė anglisht apo franc maēons nė frėngjisht, prej tyre fra massonė e massonė italianė), qė pėrfshinte punėtorėt e ndėrtimit nga muratorėt te arkitektėt, kishte njė legjendė goxha tė zhvilluar tė frymėzuar nga ndėrtime tė famshme tė antikitetit, nga arka e Noes nė kohėn e Solomonit. Nuk mund tė gjendeshin nė kėtė korporatė, pyeste ndokush, edhe sekretet e Rosakroēes?

Pėrgjigja natyrisht ishte negative (thjesht pėr motivin se Rosakroēet nuk kishin ekzistuar asnjėherė); por kjo nuk frenoi fisnikėt dhe borgjezėt tė apasionuar pas ekzoterizmit dhe mistereve tė rozikruēianėve tė pranohen, duke paguar aq sa duhej “lozhave” (por ky term ėshtė i vonė) tė korporatave tė “muratorėve tė lirė”, megjithėse nuk ishin as arkitektė e as muratorė.

Fenomeni, qė sipas studimeve tė Davis Stevensonit kishte filluar nė Skoci nė vitet e fundit tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, nė fund tė 15-ės, ishte kaq i shpėrndarė sa tashmė nė Britaninė e Madhe nuk ishte mė e mjaftueshme tė flisje pėr free masons apo masons.

Duhej specifikuar qė bėhej fjalė pėr masonė “aktivėt” (pra punėtorė tė kooperimit tė vjetėr ) ose “tė pranuar” ( pra ekzoteristė qė kishin hyrė nė lozha nė kėrkim tė sekretit rozikruēian ose kuriozė qė kėrkonin tė “pranoheshin” pėr arsye sociale apo pasione antikuariate pėr tė traditėn e korporatave).

Shprehja “spekulativėt” u bė e njohur nė dhjetėvjeēarin e parė tė shtatėqindės pėr tė treguar se jo “aktivėt” qė kishin aderuar nė lozha pėr arsye ekzoterike apo filozofike kulturalisht impenjative, duhen dalluar nga “tė pranuarit” qė ishin vėnė nė lėvizje nga motive tė thjeshta kurioziteti apo sociale.

Ēfarė gjenin nė lozhat e korporatave tė muratorėve “tė pranuarit” e “spekulativėt? Ndoshta gjenin shumė mė pak nga ē’prisnin. Nė Angli organizatat lokale “aktivistė”, nė Mesjetė quheshin “misters”, fjalė qė mė vonė u transkriptua nė mystery, mister me sa duket emociononte ekzoteristėt.

Nė fakt, filologėt modernė kanė pranuar qė fjala angleze e vjetėr “mistere” ishte thjesht njė devijim i fjalės italiane tė ardhur nga latinishtja “mestiere”, “zanat”, e qė pra nuk aludonte pėr asnjė “mister” okult. Elementėt vendimtarė pėr formacionin e ritualit tė mėtejmė “spekulativ” qė u gjendėn nė masonerinė “vepruese” britanike ishin pėrmbajtėsisht dy.
avatar
Big Bang

210


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Masoneria; Problemi i origjinės dhe origjinat e problemit

Mesazh  Big Bang prej 16.01.09 15:23

Nga njėra anė, ishte njė trup legjendash qė pėrmbaheshin nė tė ashtuquajturėn “Kushtetuta tė dorėshkruara tė mosonerisė”, tekstet e tė cilėve kryesisht janė dy dorėshkrime, “Regius” e “Cooke”, qė shfaqen nė vitet 1390-1341.

Kėto dorėshkrime mbajnė dy legjenda tė ndryshme mbi origjinėn e muratorisė: njėra mė e vjetra, e cila quhet “Historia antike e shkurtėr”, dhe njėra mė e vonshme, “Historia e re e gjatė”. “Historia e vjetėr e shkurtėr” niset nga njė udhėtim mitik nė Egjipt i Euclide-s, ku themeloi njė shkollė tė artit tė gjeometrisė e tė ndėrtimit, transmetuar pastaj popujve tė ndryshėm e nė veēanti anglezėve nė epokėn e mbretit Athestlan, i cili u kishte dhėnė muratorėve tė lirė rregulla e kushtetuta.

“Historia e re e gjatė” nis nė fakt nga pjesa e parė e Diluvio-s dhe manipulon personazhe tė ndryshėm biblikė, mes tė cilėve Jabal, qė do kishte qenė njė mjeshtėr ndėrtimi i punėsuar nga Kaini, dhe Enoch-u, i cili do i kishte transmetuar sekretet e artit tė muratorisė nė fletė floriri e kolona tė fshehura (mė vonė tė ngatėrruara kėto me kolonat Jachin e Boaz tė tempullit tė Solomonit, me tė cilėt nė origjinė nuk identifikoheshin).

Mė tej kėto sekrete do t’i kalonin prezente Abramos, prej tė cilit do kishte mėsuar Euklidi, i cili nga ana e tij do ia kishte mėsuar artin egjiptianėve. Nga egjiptianėt arti do t’u ishte transmetuar hebrenjve e do kishte gjetur kulmin me Solomonin dhe tempullin e tij. Pas shkatėrrimit tė tempullit tė tij, arti do u kishte kaluar kristianėve, mes tė cilėve katėr martirėve evropianė, ndėrtues nė profesion, Katėr Shenjtėt e Kurorėzuar.

Arti do ishte mbrojtur nė Angli nga Sant’ Albano dhe i kodifikuar nga Athelstan-i. Materiali, pjesė e dorėshkrimeve tė “Regius” e “Cook”, qė burojnė para Reformės, dhe qė ėshtė pra korpusi i legjendave tė njė korporate katolike, do t’i nėnshtrohet mė tej njė ripėrpunimi nė dhjetėra dorėshkrime, qė do tė shtojnė temėn e Arkės sė Noes e do tė shpėrhapen nė tempullin e Solomonit e tė arkitektit tė tij Hiram Abiff.

Douglas Knoop e G.P. Jones vėnė re se legjenda e Hiram Abiff-it, siē masonėt e sotėm e njohin, e cila pėrfshin vrasjen nga ana e tre tradhtarėve, tė cilėve nuk u duhej treguar “fjala e mjeshtrit”, shfaqet vetėm nė dorėshkrimet e shtatėqindės.

Alexander Horne nė njė studim shumė tė detajuar mbi temėn, tė publikuar nė vitin 1972 zbulon precedentė mė tė vjetėr pėr ciklin e tempullit tė Solomonit e pėr Hiram Abiffin, duke pretenduar qė dyshime tė vjetra relative rreth Arkės sė Noes mund tė kishin qenė zhvendosur e referuar tempullit tė Solomonit, por shumė pak nga kėta precedentė kanė tė bėjnė me korporatat e muratorėve. Ėshtė e mundur qė nė pjesėn mė tė madhe legjenda e Hiram-it nuk do jetė gjendur, por e sjellė nga “tė pranuarit” e nga “spekulativėt” nė brendėsi tė masonerisė “vepruese”, pra “aktiviste”.

Elementi i dytė u referohet zhvillimeve tė mėtejshme “spekulative” qė “tė pranuarit” gjenin nė lozhat e muratorėve ėshtė “fjala masonike”, njė fjalė apo shenjė rinjohjeje tė sekretit nė tė cilin lexohen shpesh pasaktėsi tė dukshme. Qėllimi i “fjalės masonike”, lindur nė Skoci nė 500-ėn, e panjohur nė Mesjetė dhe e panjohur edhe mes “aktivistėve” nė Angli, ishte me karakter praktik: “u shpik sepse ishte e dobishme”.

Por “ėshtė e mjaftueshme njė reflektim i shpejtė pėr tė kuptuar qė fjala masonike do kishte shėrbyer pak a shumė thjesht pėr tė dalluar mjeshtėrit ndėrtues tė aftė e tė zotė nga tė tjerėt”. Pėr kėtė qėllim, kishte ekzistuar njė metodė mė e sigurt: “njė provė praktike”. Nė realitet “fjala masonike” i pėrgjigjej njė problemi tė ri, pranisė nė Skoci tė punėtorėve tė industrisė sė ndėrtimit, tė quajtur cowan, tė cilėt ishin teknikisht tė aftė tė kryenin detyrėn e tyre (e tė kalonin njė lloj prove).

Por kėta nuk kishin kaluar pėrmes rregullatorit mėsimor tė korporatės ose ndryshe, punonin jashtė kėtyre korporatave, ndonjėherė duke pranuar edhe paga tė vogla nga korporatat. “Fjala masonike” i lejonte krerėt e skuadrave dhe sipėrmarrėsit tė lidhur me korporatat, tė njihnin punėtorėt qė nga ana e tyre u pėrkisnin korporatave masonike e tė mbronin sistemin e korporatės, qė tashmė kishte filluar tė njihej nė tė gjithė Evropėn. Kjo arrihej duke u pėrpjekur tė merrnin nė punė veēse “muratorė tė lirė” e jo cowan abuzivė.

Gjithsesi, “fjala masonike” ėshtė njė risi e viteve pesėqind, e nė fund tė kėtyre viteve filluan tė shfaqen nė lozha “tė pranuarit” dhe ekzoteristėt. Pėrreth “fjalės masonike” fillojnė kėshtu, pothuaj nga fundi i origjinės sė saj, tė lindin legjenda, si ajo qė thotė se kemi tė bėjmė me njė fjalė magjike tė aftė tė na kthejė nė tė padukshėm. Pėr shpėrndarjen e kėsaj legjende luan njė rol vendimtar prifti Robert Kirk (1644-1692).

Ky prift presbiterian skocez ėshtė mbi tė gjitha i njohur pėr veprėn e tij tė shpalljes nė besimin nė zana. Edhe pse “Mbretėria Sekrete” iu botua vetėm nė vitet tetėqind, ai ishte njė figurė e njohur gjatė jetės sė tij,

Dhe kur vdiq, qarkulloi legjenda qė nuk kishte vdekur vėrtet, por ndoshta ishte rrėmbyer nga fatet nė mbretėrinė e tyre. Robert Kirk ishte i interesuar pėr tė gjitha misteret e Skocisė, mes tė cilave listonte “fjala masonike” nga e cila pohohej qė “ėshtė si njė traditė rabinike, si mėnyrė komenti mbi Jachn e Boaz, dy kolonat tė ngritura nė tempullin e Solomonit (I MBRET 7,21), me shtimin e ndonjė shenje tė transmetuar nga dora nė dorė, pėrmes tė cilave njihen e bėhen familjarė njėri me tjetrin”.

Nė vitin 1652 autoritetet presbiteriane kishin deklaruar qė nė “fjalėn masonike” nuk kishte asgjė mėkatare dhe ėshtė e mundur qė prifti Kirk tė ishte njė mason “i pranuar” nė lozhėn e Scone e Perthn.

Robert Kiek shkruante, duke iu referuar disa “shenjave” qė mund tė tregonin, pra, tė pesė pikat e vėllazėrisė: “Kėmbė mė kėmbė, gju mė gju, zemėr mė zemėr, dorė me dorė, vesh mė vesh”. Kėto janė pėrshkruar pa shpjeguar origjinėn e tyre nė njė dorėshkrim tė 1696-ės, ndėrsa janė shpjeguar nė dorėshkrime tė mėtejshme si tentativa makabre tė radhitura bashkė, duke i nxjerrė nga varri trupat e Noes dhe Hirma Abiffit, duke pretenduar nga kėta trupa sekretet e tyre (me kėto legjenda lidhet shprehja e ritualeve masonike “ka ende palcė nė kėto kocka”)

Gjithsesi, gjejmė kėtu njė element me origjinė korporatave e praktike: “fjalėn masonike”, e lindur, nė dallim nga legjendat mbi origjinėn e artit, nė ambientet protestante e jokatolike, qė mė tej u pasurua me njė domethėnie okulte falė veprės sė ekzoteristėve, si Robert Kirk, tė cilėt kishte mundėsi tė ishin masonė “tė pranuar”.

Dhe ėshtė si rrjedhojė e veprės sė kėtij lloj personazhi qė legjendat mbi historinė antike tė artit e tė “fjalės masonike”, origjina pėrkatėse e tė cilave ishte tjetėr, bashkohen mes tyre, e del qė “fjala masonike” i referohet njė “ tradite rabinike, priftėrinj hebrenj” dhe e kohėrave tė Solomonit.

Sido qė tė jetė, sekretet ekzoterike nuk ishin sigurisht tė shumtėa nė numėr kur “tė pranuarit” e parė u pranuan nė lozhat “aktiviste” nė fund tė shekullit tė 14-tė. Pas njė shekulli, numri i sekreteve ekzoterike nė lozhat masonike britanike, nė fakt ishte rritur vėrtet. Kjo sepse kishin ardhur nė lozha tendencat mė ekzoterike qė nė njė numėr tė madh ishin pranuar nė bashkėsi.

Data e 24 qershorit 1717, bashkėrisht e pranuar si data e themelimit tė masonerisė moderne, themeloi aktin e njė situate tė re, nė tė cilėn lozhat e muratorėve tė lirė janė tė pėrbėra tashmė gati ekskluzivisht nga “tė pranuarit”, nė mazhorancė tashmė janė “spekulativėt” e vėrtetė. Masoneria “spekulative” moderne lind nė Londėr, edhe pse tė parėt “tė pranuar” ishin pranuar nė korporatėn e Skocisė, ku nė fillim tė shtatėqindtės, “aktivistėt” dhe “ tė pranuarit” bashkėjetonin nė tė njėjtat lozha.

Ndėrsa nė Angli tashmė kishin lozha tė ndara e tė pėrbėra ekskluzivisht nga “joaktivistė” (kishte edhe mundėsi tė ndodhte qė njė ndėrtues i apasionuar pas ekzoterismit t’i pėrkiste dy lozhave; njėra “aktiviste”, ku diskutoheshin problemet e profesionit tė tij, e njė tjetėr te “ tė pranuarit”, ku kultivonte interesa filozofiko-ezoteriste).

“Aktivistėt”, tė fundit qė kishin mbetur tė pastėr, tashmė gati tė gjithė si tė huaj, u spostuan pak nga pak nė periferi tė lozhave londineze, ndėrsa kėto vendosėn t’u kushtohen kushtetutave tė reja, tė dobishme, sepse realitetit tė lozhave i ishte mbyllur goja: nga korporata, arti e zanati nė qarqe filozofike-ezoterike tashmė komplet tė privuar nga ēdo lloj funksioni korporativ.

Massimp Introvinge / Pėrktheu Klodi Meshi
avatar
Big Bang

210


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi