Teknika Meditimi

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Teknika Meditimi

Mesazh  Luli prej 13.03.15 0:32

Sygjerime praktike per te eksperimentuar individualisht ne boten e meditimit dhe te emocioneve.


Metoda - Tema dominuese

Metoda eshte shume e lehte. Mbaj nje ditar per 7 dite dhe sheno ēdo dite, ate ēka konsumon pjesen me te madhe te kohes tende, cila eshte fantazia qe lulezon me shume gjate dites, cili eshte drejtimi ne te cilin energjia jote eshte gjithmone e gatshme te levizi.
Thjesht vezhgo per 7 dite dhe sheno gjithēka ne ditarin tend: ne kete menyre mund te gjesh karakteristiken tende kryesore.

Dhe ky zbulim eshte gjysma e fitores.Do te japi nje force te jashtezakonshme, sepse sapo ke zbuluar armikun tend.


Metoda  - Transformimi i zemerimit

Meditimi i jastikut
Kur: Ēdo mengjes
Koha: 20 min

"Hapi i pare" ne procesin e transformimit,
parashikon nxjerrjen e zemerimit, por jo mbi dike tjeter. Ne fakt nese e nxjerr mbi dike tjeter kurre nuk mund ta shprehesh totalisht.
Do te doje ta vrisje, por s'eshte e mundur. Megjithate mund ta besh me nje jastėk. Jasteku nuk do reagoje, as nuk do te hedhi ne gjygj, as do mbaj meri, as do jete armiku yt pergjithmone: jasteku, thjesht s'do bej asgje perkundrazi, do jete i lumtur dhe do qeshi me ty.


Hapi i 2 - te qe duhet mbajtur mend eshte ky:

Behu i vetedijeshm. Kur e kontrollon veten nuk eshte e nevojshme asnje vetedije: thjesht kryen nje veprim mekanik, je i ngjashem me nje automat. Zemerimi shperthen dhe nje mekanizem hyn ne veprim: papritur e gjithe qenia jote tkurret dhe mbyllet. Po te ishe i vetedijshm, s'do ishte kaq e lehte ta kontrolloje. Shoqeria ku jetojme nuk meson kurre vetedijen duke qene se nje person qe vezhgon me nje prezence vigjilente dhe te vetedijshme eshte i hapur ne maksimumin e mundesive te tij. Eshte pjese e vetedijes te jesh i hapur: je i hapur, dhe nese do te shytpesh diēka kur je i  hapur, kjo mund te jete kontradiktore, mund te shpertheje jashte. Shoqeria te meson si te mbyllesh brenda vetes, si te germosh nje grope brenda qenies tende, pa lene asnje dritare hapur, keshtu qe asgje te mos dali jashte.

Mbaj mend: kur asgje s'del jashte, asgje nuk hyn brenda. Kur zemerimi s'mund te dali je i mbyllur.


Metoda - Vrapimi

Kur: Ne mengjes

Ky eshte nje ushtrim i pershtatshem per te gjith ata qe nuk arrijne te shprehin zemerimin, dashurine, friken, dhe emocionet e tjera te ngjashme.

"Eshte e veshtire te punosh direkt me zemerimin,
duke qene se mund te jete shtypur shume thelle;
prandaj, te keshilloj te punosh me te, ne menyre indirekte. Vrapi ndihmon shume ne eliminimin e zemerimit dhe frikes. Kur vrapon per shume kohe, dhe merr fryme thelle, mendja pushon se funksionuari dhe trupi merr kontrollin e situates."

Faza e pare: Ne mengjes fillo te vraposh rruges. Fillo duke bere 2 kilometra. Perdor te gjith trupin.
Mos vrapo sikur ti kishe duart e lidhura: vrapo si nje femije, duke perdorur te gjith trupin, duke levizur si kembet ashtu dhe duart, dhe merr fryme me bark.

Faza e dyte: Tani ulu poshte nje peme dhe pusho, djersit i qete, shijo flladin e eres teksa ndihesh i qete dhe ne paqe. Je vetem nje trup qe merr fryme, je gjalle, je nje organizem ne sintoni me universin.

Keshille : Muskulatura duhet te jete e relaksuar. Nese te pelqen noti, mund te shkosh notosh, dhe ky eshte shume i dobishem. Por edhe ky duhet bere sa me totalisht te jete e mundur. Ēfaredo lloj gjeje ne te cilen arrin te perfshihesh totalisht, eshte efikase. Ajo qe ka rendesi nuk eshte inati, zemerimi apo cfaredolloj emocioni tjeter qe te zoteron, por te leshosh veten te perfshihet totalisht nga diēka. Ne kete rast do jesh ne gjendje ta perfshish veten si nga inati ashtu dhe nga dashuria.
Personi qe di te jete total ne cfaredo lloj situate, mund te zhytet totalisht ne ēdo gje.


Metoda - Kundalini



Faza e pare: 15 minuta

Rrini lirshėm,jo tė tendosur dhe lėreni trupin tuaj tė tundet me njė lėvizje qė vjen nga kėmbėt dhe shtrihet deri lart.Kėmbėt rrinė nė vend pa lėvizur.Ndjeni energjitė qė ngrihen lart.Sytė rrinė tė mbyllur.


Faza e dytė: 15 minuta

Kėrceni duke e lėnė trupin tė lėvizė vetė nė njė vallėzim spontan.Sytė mbahen mbyllur


Faza e tretė: 15 minuta

Mbani  sytė mbyllur dhe rrini ulur,palėvizur duke vėzhguar ēfarė ndodh brenda dhe jashtė jush


Faza e katėrt: 15 minuta

Shtrihuni me sy mbyllur dhe rrini pa lėvizur


Metoda  - Nadabrahma

Ėshtė njė teknikė e vjetėr tibetane, e cila zgjat njė orė dhe ka tre faza.Eshtė njė metodė qė bėhet ulur dhe ku huming dhe lėvizjet e duarve krijojnė njė balancė dhe njė harmoni tė brendshme midis trupit dhe mendjes.Mund tė bėhet nė ēdo orė tė ditės ,stomaku duhet bosh dhe duhet ndenjur tė paktėn 15 minuta pasivė pas kėtij meditacioni.

Faza e parė: 30 minuta

Uleni nė njė pozicion tė rehatshėm dhe me sytė mbyllur.Bashkoni buzėt dhe filloni huming mmmmmmm.....  tė fortė dhe tė rėndė.Kjo do tė krijojė njė vibracion brenda trupit tuaj. Mund ta parafytyroni veten si tub tė zbrazėt tė mbushur vetėm me vibrimet e zėrit tuaj. Vjen njė moment kur huming do tė vazhdojė vetė, ndėrsa ju do tė bėheni thjesht dėgjues. Merrni frymė natyrshėm, dhe mund ta lėvizni trupin lehtė dhe ngadalė nėse do keni nevojė.

Faza e dytė: 15 minuta

Faza e dytė ndahet nė dy pjesė nga 7 minuta e gjysėm secila. Nė pjesėn e parė lėvizni duart, me shuplakat tė drejtuara lart nė njė lėvizjė rrethore nga brenda jashtė. Filloni nga kėrthiza dhe lėvizni tė dy duart pėrpara, duke i ndarė  pastaj pėr tė bėrė me secilėn prej tyre nga njė gjysmėrreth tė njėjtė, nė mėnyrė tė tillė qė nė fund tė dy duart tė kthehen nė pozicionin fillestar. Lėvizja e duarve duhet tė jetė aq e ngadaltė sa tė duken sikur nuk lėvizin. Ndjeni qė ju po i jepni energji universit.

Pas 7 minutash e gjysėm ktheni duart, me shuplakat poshtė, dhe filloni t’i lėvizni nė krah tė kundėrt. Tani duart do tė vijnė bashkė deri tek kėrthiza dhe pastaj do tė ndahen nė secilėn anė tė trupit.Ndjeni se tani energjinė po e merrni brenda jush. Ashtu si edhe nė fazėn e parė,mund tė bėni lėvizje tė vogla dhe tė ngadalshme.

Faza e tretė: 15 minuta

Rrini absolutisht nė qetėsi dhe pa lėvizur.


Metoda  - Nataraj

Ėshtė meditacion vallėzimi 65 minuta me tre faza dhe me muzikėn e vet specifike.

Vallėzoni duke festuar dhe duke u kėnaqur. Tė humbni nė vallėzim dhe tė relaksoheni nė qetėsi pa lėvizur ėshtė rruga e brendshme pėr kėtė metodė.Harrojeni atė qė kėrcen,qendrėn e egos, bėhuni vallėzimi vetė. Ky ėshtė meditacioni. Vallėzoni derisa tė harroni se “ju” po vallėzoni dhe tė filloni tė ndjeni se ju jeni vetė vallėzimi. Ndarja nuk duhet tė ekzistojė dhe atėherė vallėzimi bėhet meditacion.

Nėse ndarja ėshtė akoma aty, atėherė ky ėshtė njė ushtrim i mirė, i shėndetshėm, por nuk mund tė thuhet se ėshtė shpirtėror.Eshtė thjesht njė vallėzim por ende nuk ėshtė meditacion. Ai qė kėrcen duhet tė ikė qė tė mbetet vetėm vallėzimi.Mos rrini mėnjanė,mos jini vrojtues por merrni pjesė

Faza e parė: 40 minuta

Me sytė mbyllur vallėzoni si tė magjepsur. Lereni pavetėdijen tuaj t'ju kontrollojė .Mos bėni asgjė mos i kontrolloni lėvizjet tuaja dhe mos jini dėshmitar tė asaj qė  ndodh.Jini totalisht nė vallėzim.

Faza e dytė: 20 minuta

Duke mbajtur sytė mbyllur, shtrihuni poshtė menjėherė. Rrini nė qetėsi dhe pa lėvizur.

Faza e tretė: 5 minuta

Festoni sipas dėshirės


Metoda - Devavani

Ėshtė njė meditacion qė zgjat 1 orė dhe ka 4 faza nga 15 minuta secili.Sytė mbahen mbyllur.Devavani ėshtė zėri hyjnor qė lėviz dhe flet pėrmes atij qė mediton, i cili bėhet si njė enė e zbrazėt,njė kanal.

Ky meditacion ėshtė njė Latihan i gjuhės dhe e relakson aq thellė mendjen e vetėdijshme saqė nėse bėhet nė mbrėmje tė ēon nė njė gjumė  tė thellė.

Faza e parė: 15 minuta

Uluni dhe rrini nė qetėsi gjatė kohės qė luhet muzika.

Faza e dytė: 15 minuta

Filloni tė prodhoni tinguj tė pakuptueshėm, pėr shembull: “La... la... la...” dhe vazhdoni derisa tė fillojnė tė dalin tinguj jo tė zakonshėm por tė ngjashėm me fjalė.

Kėta tinguj duhet tė vijnė nga pjesa e papėrdorur e trurit tė cilėn e keni pėrdorur si fėmijė, para se tė mėsonit tė flisnit. Pėrdoreni njė intonacion tė butė dhe tė pranueshėm bisedues; mos qani, mos qeshni, mos bėrtitni.

Faza e tretė: 15 minuta

Ngrihuni dhe vazhdoni tė flisni, duke e lejuar trupin tuaj qė tė lėvizė lehtas nė harmoni me tingujt. Nėse trupi ėshtė i relaksuar energjitė do tė krijojnė njė latihan jashtė kontrollit tuaj.

Faza e katėrt: 15 minuta

Shtrihuni, rrini nė qetėsi dhe pa lėvizur.


Metoda  - Mandala

Kjo ėshtė edhe njė teknikė e fuqishme, katarktike,me katėr faza, nga 15 minuta secila.

Faza e parė: 15 minuta

Vraponi nė vend me sytė hapur,duke filluar ngadalė dhe gradualisht duke e rritur shpejtėsinė gjithnjė e mė shpejt. Ngrijini gjunjėt sa mė lart tė jetė e mundur.Merrni frymė thellė dhe nė mėnyrė tė rregullt pasi kjo gjė vė nė lėvizje energjinė e brendshme. Harroni mendjen, harroni edhe trupin.

Faza e dytė: 15 minuta

Uluni me sytė tė mbyllur dhe me gojėn tė hapur e tė lirshme. Rrotullojeni trupin nga beli butėsisht, si njė kallam tė cilin e lėkund era. Ndjeni erėn qė ju pėrkund nga njėra anė nė tjetrėn,para dhe mbrapa, rreth e pėrqark.Kjo i ēon energjitė e zgjuara drejt qendrės sė kėrthizės

Faza e  tretė: 15 minuta

Shtrihuni nė shpinė, hapni sytė dhe pa e lėvizur kokėn i rrotulloni ata, nė drejtim tė akrepave tė orės. Bėjeni rrotullimin me sy sikur po ndiqni akrepin e sekondave tė njė ore tė madhe dhe sa mė shpejt tė mundeni. Ka rėndėsi  qė goja tė mbetet e hapur, kurse nofullat tė relaksuara, me njė frymėmėrrje tė lehtė dhe ritmike. Kjo gjė i pėrqėndron energjitė tek syri i tretė.

Faza e katėrt: 15 minuta

Mbyllni sytė dhe rrini nė qetėsi pa lėvizur.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi