Praktikat magjike tė mjekėsisė popullore

Shko poshtė

Praktikat magjike tė mjekėsisė popullore

Mesazh  Luli prej 13.03.15 0:13



Tė gjitha ritet, ritualet dhe festimet pagane i kushtohen shėndeti dhe pjellorisė. Populli ynė ka respektuar edhe disa rregulla tė jetės sė pėrditshme. E gjitha kjo bėhej pėr tė pasur mbrojtjen e fuqive tė mira dhe pėr tė shmangur ato tė kėqijat. Sekreti i mjekėsisė popullore njihte shėrueset popullor, fallxhorė dhe medium. Ato kishin fituar respektin e ēdokujt. Ndėrsa dijet ato ia pėrcillnin pasardhėsve.

Sipas besimit popullor sėmundjet janė qenie tė padukshme. Natyra e tyre ėshtė e mbinatyrshme, por kanė edhe cilėsi njerėzore – parapėlqejnė disa lloje ushqimi, pėlqejnė qė t'ju flitet me pėrkėdheli dhe dashuri. Shfaqen me figurėn e gruas. Nė pėrgjithėsi i pėrshkruajnė me rroba tė reckosura, tė dobėt, me flokė tė pakrehura dhe tė pa lara. Jetojnė nė fund tė botės. Sė bashku me gratė e urta ose orėt, nimfat e pyllit, zanat dhe dragonjtė.

Atje, nė fund tė botės ėshtė pallati i Diellit. Ose shtėpia e Perėndisė nė Tokė. Ai i udhėheq tė gjitha kėto qenie, tė cilat janė midis pragut tė botės sė njerėzve dhe asaj tė pėrjetshme. Sėmundjet enden nėpėr tokė vetėm nėse kanė urdhėr nga Perėndia. Ai u jep njė listė me emrat e njerėzve tė cilėt duhet tė sėmuren ose tė kalojnė nė botėn tjetėr. Edhe pse janė nėn udhėheqjen e tė plotfuqishmit, shpesh herė sėmundjet shfaqin karakter njerėzor. Atėherė ato harrojnė pėr listėn dhe pėrhapen ngado.

Populli ynė na ka lėnė njė sistem tė tėrė me rite dhe rituale tė ndryshme, tė cilat kanė fuqinė tė fitojnė mėshirėn dhe simpatinė pėr tė larguar tė ashtuquajturat “gjyshe”, “halla” apo “motėrza”. Sipas besimit popullor Perėndia i dėrgon njerėzve sėmundje pėr t'i ndėshkuar pėr mėkatet qė kanė bėrė. Pėrpara se tė hyjė nė fshat sėmundja kthehet nė grua plakė. Ajo ulet ose nė ēezmėn e fshatit, ose nė ndonjė pus, ose poshtė pemės dhe pret kalimtarėt. Flet me njerėzit, i pyet pėr familjet e atyre qė janė nė listėn e mėkatarėve. E mė pas niset pėr tė mbaruar punėn qė i ka besuar Perėndia.

Nė shtėpinė e tė sėmurit e presin me tavolinė tė shtruar me ushqime tė ndryshme dhe dhurata qė t'i tėrheqin vėmendjen. Nė tavolinė duhet tė ketė pite tė lyer me mjaltė, verė dhe kripė. Tė moshuarit tregojnė, se nė kohė epidemie nė ēdo shtėpi zonjat e shtėpisė pėrgatisnin darkė me tė gjitha ushqimet e nevojshme. Nė vende tė dukshme vendosin edhe kėmishė tė re, legen me ujė, krehėr, sapun. Kėshtu kur tė vijė sėmundja do tė shikojė legenin me ujė dhe nė fillim do tė lahet, do tė krihet dhe do tė veshė rroba tė reja. Mė pas kur tė ushqehet mirė do tė ndryshojė mendje dhe nuk do tė shkaktojė sėmundje te familja.


Hajmalit

Pėr t'u ruajtur nga sėmundjet dhe tė kėqija tė tjera njė rol tė madh kanė luajtur edhe tė ashtuquajturat “magjitė kontakte”. Nė traditė ėshtė njė praktikė e pėrhapur mbajtja e amuletit/hajmali. Tė pėrgatitura nga barna ose materiale tė tjera magjike ato sigurojnė shėndet dhe ju ruajnė nga sėmundjet. Nėse njerėzit prekin bimė, metale dhe minerale me energji pozitive do tė jenė tė mbrojtur nga probleme tė ndryshme. Kur kontakti me kėto mjete qė kanė fuqi shėruese ėshtė mė i madh, cilėsitė e tyre kalojnė te njeriu qė i mban.

Njerėzit qė arrijnė tė njohin sėmundjet, nė gjuhėn popullore i quajnė shėrues, mjekė popullor dhe mediume ose fallxhorė. Nė fushėn e mjekėsisė popullore ka pasur dije dhe aftėsi qė i mbartnin vetėm gratė. Ato, dijet dhe aftėsitė, ia linin si trashėgimi vajzave tė tyre. Nėse nė familjen kishte vetėm pasardhės meshkuj, dijet ia linin djalit mė tė madh ose fėmijės qė kishte fuqi tė lindura pėr tė shėruar.

Fallxhorėt nė fillim kėrkonin te personi qė kishte vajtur pėr ndihme te to se nga cila sėmundje vuanin, e mė pas nga ē’vend dhe nga kush vinte sėmundja. Nėse do tė pėrdornim gjuhėn e sotme tė mjekėsisė pėrcaktonin diagnozėn e pacientit. Mė pas vendosnin a kishin aftėsi pėr ta shėruar personin. Nėse nuk arrinin ta shėronin e dėrgonin te tjetėr fallxhor. Nė rastet kur kishin mundėsi tė shėronin tė sėmurin, atėherė ato pėrzgjidhnin barnat e duhura dhe i pėrgatisnin. Fallxhorėt ose mediumet rrallė herė pėrdornin magjinė – vetėm atėherė kur sėmundja vinte nga tjetėr magji. Atėherė pėrdornin hedhjen nė fall ose “namatisje” pėrsėrisnin formulėn me tekstin e pėrshtatshėm pėr sėmundjen disa herė. Fjalėt e fshehta i tregoheshin vetėm personit qė do ta zėvendėsonte.

Pėr magjinė me fjalė Mediumet pėrdornin edhe gjeste dhe veprime tė caktuara me fuqi magjike. “Namatisja” pėrdorej nė vartėsi tė fazave tė hėnės ose tė pozicionit tė diellit nga lindja nė perėndim. Pėr sėmundje tė ndryshme “namatisja” pėrdorej nė kohė tė ndryshme tė ditės. Pėr shembull – njė bebeje qė nuk pushon sė qari i “namatisej” para lindjes sė diellit. E rėndėsishme ėshtė edhe gjinia e tė sėmurit. Meshkujve u “namatisej” tė dielėn pasdite ose ditėn e enjte. Ndėrsa grave tė premten pėr tė shtunėn dhe tė martėn pėr tė mėrkurėn. Praktikėn shėruese mediumi e praktikon nė pragun e derės, nė udhėkryq ose nė urė.

Nėse sėmundja ėshtė shkaktuar nga shpirt i keq – hije e keqe, shėrohet njėkohėsisht me “namatisje”, duke u larė dhe duke pirė barna. Pėr ta larguar sėmundjen nga trupi I tė sėmurit dhe pėr tė mos u kthyer mė tek ai pėrdoret edhe njė tjetėr mjet – mallkimi/premtimi. Pasi ka mbaruar kura me “namatisje”, larjen, pirjen e barnave etj. Vazhdon riti I premtimit. Zonja e shtėpisė pėrgatit pite tė freskėt pėr sėmundjen – bukė rituale me dekorim tė veēantė. E lyen me mjaltė, e vendos nė tavolinė afėr zjarrit, ku vendos dhe njė kotė me verė.

Medium kap tė sėmurin dhe e shpie deri tek pragu i derės. Ai atje pėrulet. Kthehen afėr zjarrit dhe mediumi fillon tė spėrkat kokėn e tė sėmurit me ujė dhe tė urdhėrojė sėmundjen: “Ky ushqim ėshtė pėr ty, e shijshme dhe prej mjalti. Ngopu, pi dhe largohu me shėndet. Ndėrsa ky njeri (thotė emrin e personit) pėr shėndetin tėnd dhe tė tijin premton se nuk do tė hajė mė mish prej dhie”... ose “tė mos lajė kokėn tė hėnėn”, “tė mos punojė tė mėrkurėn”, etj. Premtimi nuk duhet tė shkelet pėr asnjė arsye, qė tė mos kthehet sėmundja. Ushqimi apo veprimi qė nuk duhet tė bėjė i sėmuri i cakton mediumi. Askush para ritualit nuk duhet tė dijė se nga se duhet tė heqė dorė pėr tė gjithė jetėn. Pasi mbaron premtimi mediumi kėput njė kafshatė buke pėr sėmundjen, njė pėr tė sėmurin, ndėrsa pjesa tjetėr e pitė i ndahet pjesėmarrėsve qė ndodhen atje.

Tjetėr ishte roli i “shėruesve popullorė”– njerėz, qė shėronin thyerje tė kockave, ndrydhje dhe trauma tė tjera. Nė pėrgjithėsi ato ishin meshkuj. Rrallė herė takoheshin gra – tė cilat ishin vajzat e shėruesve. Pėr aftėsitė e mė tė mirėve rrėfeheshin legjenda. Sot gjenden njerėz tė tillė, veprimtaria e tė cilėve ėshtė pranuar zyrtarisht nga autoritetet e mjekėsisė.

Sofika Male
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi