Gjėra tė panjohura befasuese pėr meditimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gjėra tė panjohura befasuese pėr meditimin

Mesazh  Luli prej 11.03.15 16:23



Deri me tani ėshtė folur shume pėr meditimin dhe vlerat e tij, qe kryesisht janė pėrqendruar tek ulja e nivelit te stresit, te ankthit, ndikimi pozitiv ndaj depresionit dhe pėrmirėsimin e pėrqendrimit. Por nėse do te vazhdojmė ta praktikojmė atė ne mėnyrė te vazhdueshme, ajo do te na japė edhe te tjera avantazhe, 8 prej te cilave po i rendisim me poshtė.

1.    Studimet me ane te rezonancės magnetike te kryera ne Harvard University kane evidentuar se pas njė eksperience te pandėrprerė dhe te vazhdueshme 8 javore te praktikave te meditimit, ne trurin e personave pjesėmarrės, qe ne kėtė rast ishin studente, u vu re njė zgjerim i materies gri (bashkėsi neuronesh) ne zonat qe janė pėrgjegjėse pėr vetėdijen trupore. Ne te njėjtėn kohe u vu re njė zvogėlim i volumit te amigdala-s, njė zone qe lidhet direkt me stresin dhe friken, si dhe zmadhim te materies gri ne zonėn e korteksit prefrontal, pėrgjegjėse pėr disa funksione te njohjes, pėrqendrimit dhe aftėsisė vendimmarrėse.

2.    Njė tjetėr studimi i Universitetit te Wisconsin(USA) ne vitin 2013, tregoi se praktikimi i njė faze intensive meditimi pėr 8 ore rresht ėshtė i mjaftueshme pėr te “shuar” aktivitetin e disa geneve te lidhura me origjinėn e inflamacioneve. Njė tjetėr studim i vitit 2014 ka treguar se meditimi ėshtė ne gjendje te ndikoje edhe mbi aktivitetin e sistemit nervor simpatik, pėrmes lėshimit te disa substancave antiiflamatore dhe duke reduktuar sekretimin e substancave qe stimulojnė proceset inflamatore.

3.    Njė tjetėr studim i Universitetit te Singaporit i botuar me pas edhe ne revistėn PLos ONE, tregoi se njė forme e veēante e meditimit, e praktikuar edhe nga murgjit tibetiane, ėshtė ne gjendje te ēojė ne rritjen e temperaturės se trupit. Disa murgj nga Tibeti madje janė ne gjendje te rrisin temperaturėn e trupit edhe ne ngricat -25 grade, duke mundėsuar tharjen e ēarēafėve te lagur me te cilat mbėshtillen.

4.    Meditimi ėshtė ne gjendje te favorizoje lėshimin ne qarkullimin e gjakut te njė substance kimike, oksidi nitrik, i cili provokon zgjerimin e enėve te gjakut dhe uljen e presionit arterial

5.    Meditimi ėshtė gjithashtu ne gjendje te frenoje procesin e plakjes. Studime ne Universitetin e Kalifornisė, Davis, kane treguar se meditimi pėrmirėson aktivitetin e enzimės telomeraza, qe ndėrton dhe zgjat telomerėt, sekuenca te ADN-se qe ndodhen ne fund te kromozomeve. Prania dhe gjatėsia e telomerėve ne njė qelize ėshtė e lidhur drejtpėrsėdrejti me jete gjatėsinė saj.

6.    Njė studim i vitit 2006, tregoi se disa studente ishin ne gjendje pėr te zgjidhur probleme me mė rendiment dhe saktėsi pas njė procesi meditimi, se sa pas njė gjumi, apo shikimi ne televizor.

7.    Skanimet e trurit te praktikuesve eksperte te meditimit dhe krahasimi me skanime te trurit te personave qe nuk e praktikojnė atė, kane treguar se te paret, te njėjtėn pėrvojė dhimbjeje e pėrjetojnė me shume mė pak vėshtirėsi. Arsyeja ka te beje me reduktimin e lidhjeve mes korteksit anterior ku ndodhen qendrat e dhimbjes nga korteksi prefrontal, ku ndodhen qendrat e vetėndėrgjegjėsimit trupor. Pra edhe ne kėtė rast, ata qe meditojnė nuk janė te privuar, apo imunizuar nga dhimbja, por ato janė ne gjendje ta lidhin atė me njė komponent motiv, qe pėrkeqėson perceptimin e saj.

8.    Praktikimi i meditimit, sikurse edhe te tjerave pėrvojave orientale si Yoga, ėshtė ne gjendje te zbusė simptomat e menopauzės, rėnien e humorit, prishjen e gjumit, dhimbje te ndryshme muskulore tek femrat.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi