Tė jetosh pėrgjithmonė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tė jetosh pėrgjithmonė

Mesazh  gjilanasi prej 09.03.15 12:40



Ndėrkohė qė kujtohen tė vdekurit, vazhdojmė tė kultivojmė obsesionin tonė pėr vdekjen. Kemi arritur tė zgjasim moshėn mesatare por ėndėrrojmė tė arrijmė pėrjetėsinė. Letargjia, ilaēet e mrekullive, kontrolli i ADN-sė dhe dietat prej asketėsh janė varianti shkencor i kėrkimit pėr eliksirin e rinisė. Njė garė kundėr kohės pėr t’i shpėtuar asaj qė ėshtė siguria e vetme.

Sikur nė fund tė jetė pikėrisht vdekja ajo qė “vdes”? Pėr matematikėn, sentenca mund tė jetė shkruajtur tashmė. Mjafton tė lexosh atė kurbėn qė shkon pėr lart pa pikė hezitimi, qė tregon se si rritet jetėgjatėsia jonė dhe qė i jep njeriut tė sotėm mesatarisht 40 vjet jetė mė shumė se sa nė 1840: praktikisht dyfishi. “Nuk duhet tė kemi iluzione, herėt a vonė ritmi do tė ngadalėsohet, vdekshmėria sigurisht qė nuk mund tė zbresė nė zero”, paralajmėrojnė shkencėtarėt realistė. Por ritmi qė duket se nuk do tė ndalet kurrė ėshtė aty, gati pėr t’i pėrgėnjeshtruar. Deri pėr tė mbėrritur nė studion e The Lancet qė shpallte: njė nė dy fėmijė nga ata qė lindin sot (por vetėm nė botėn e zhvilluar) do tė arrijė moshėn 100 vjec.

I pari qė e nėnvlerėsoi kokėfortėsinė e jetės ishte Louis Dublin, ekspert amerikan i statistikave, i cili nė vitin 1928 parashikonte se burrat dhe gratė do tė arrinin moshėn mesatare 64.75 vjeē. Parashikimet e tij tingėllonin tė guximshėm nė njė kohė kur pritshmėritė ishin pėr 57 vjeē. Sot tė bėjnė tė buzėqeshėsh. Nė vitin 1980 hynė nė lojė Kombet e Bashkuara, qė vunė nė shėrbim gjithė autoritetin e tyre pėr njė objektiv tė ri: tetėdhjetė vjeē. Pesė vite mė vonė limiti ishte thyer tashmė dhe OKB iu desh tė prekė vazhdimisht tė dhėnat e veta. Basti i fundit i pėrket vitit 2000 dhe flet pėr tetėdhjetė e pesė vjeē. Por edhe ky rekord ėshtė thyer nė vende si Italia dhe Japonia ku mosha mesatare e grave ėshtė 86 tashmė. Paradoksi qėndron nė faktin qė jetėgjatėsia pėrbėn suksesin mė tė jashtėzakonshėm tė mjekėsisė, por pėrreth saj misteri mbetet mė i pazbėrthyeshėm se kurrė, aq sa plakja e ka madje shumė tė vėshtirė tė gjejė njė definicion.

Disa kėmbėngulin se mekanizmat e riparimit tė ADN me kalimin e kohės mbeten mė pak efiēientė, dhe qė nė gjenom akumulohen mutacione tė rrezikshėm. Tė tjerė thonė se janė ekstremitetet e kromozomeve – telomerėt: zbuluesve tė tyre u shkoi ne 2009 Cmimi Nobel pėr Mjekėsinė – qė shkurtohen nė mėnyrė tė pėrsėritur pasi njė qelizė ndahet disa herė, deri kur pengojnė replikime tė mėtejshėm dhe pengojnė shkėmbimin e krijimeve tė reja. Por nėse biologjia e species njerėzore ėshtė e papajtueshme me pavdekshmėrinė – pra nėse vdekja ėshtė e shkruajtur nė gjenezėn tonė apo qė nuk mund tė shmanget – kjo mbetet njė pyetje pa pėrgjigje.

As nuk kuptohet se si ka mundėsi qė rritet nė mėnyrė spektakolare mosha mesatare, por jo ajo maksimale (rekordi ėshtė 122 vjeē pėr francezen Jeanne Calment). Dyhe pėr kėtė arsye ndoshta njė ditė kurba e jetėgjatėsisė do tė fillojė tė ngadalėsohet apo edhe tė zbresė, duke u dhėnė kėshtu tė drejtė shkencėtarėve realistė dhe duke hedhur nė erė ėndrrėn e njė vdekshmėrie tė reduktuar nė zero. Por gjithmonė duke lėnė nė hije forcat qė e vėnė nė lėvizje.

Nėse faktorėt qė na kanė zgjatur jetėn nė shekullin e fundit kanė qenė higjiena, reduktimi i sėmundjeve fėmijėrore dhe pėrparimi nė mjekėsi, faktori qė mund tė na e shkurtojė nė tė ardhmen mund tė jetė obeziteti. Nė mjergullėn e arsyeve pėrse njė njeri plaket dhe vdes, studiuesit kanė arritur nė fakt tė kapin njė nyjė tė hekurt: atė qė lidh ushqimin me jetėn. Nuk bėhet fjalė vetėm pėr tė ushqyerit e shėndetshėm, duke i shtuar dietės fruta, sallatėra apo njė pilulė me pėrbėrėsit e duhur kundėr plakjes. Ushqimi dhe konsumi energjetik takohen nė njė nivel shumė mėt tė thellė, duke ndikuar nė shpejtėsinė e metabolizmit dhe ndoshta nė ritmin e tretjes sė trupit.

Nuk ėshtė rastėsi qė konstelacioni i tė ashtuquajturve “gjene tė jetėgjatėsisė” qė janė pikasur deri mė sot (ata fragmente tė ADN-sė qė janė shpesh tė pranishėm tek ata mbi moshėn 100 vjeēare) kanė tė gjithė tė bėjnė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr me pėrdorimin e ushqyesve pėr tė prodhuar energjinė e organizmit.

Apo qė i vetmi ilaē nė gjendje tė zgjasė jetėn (mė shumė se 30 pėrqind e kavieve nė laborator) ėshtė rapamicina, substancė e zbuluar rastėsisht nė terrenin e Ishullit tė Pashkėve, qė ndikon nė shpejtėsinė me tė cilėn qelizat rriten dhe ndahen: domethėnė pikėrisht shpejtėsinė e metabolizmit.

Provėn e madhe e bėjnė njė grup individėsh nė gjendje tė reduktojnė lėkurėn dhe mishin, duke ulur njė tė tretėn e kalorive tė rekomanduara. Nė emėr tė jetėgjatėsisė, pesėdhjetė amerikanė kanė themeluar Calorie Restriction Society dhe kanė vendosur t’i nėnshtrohen njė regjimi pothuajse urie, nė kėmbim tė agsjėsimit tė diabetit, sėmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit. Cmimi: dobėsim ekstrem, ngadalėsim i metabolizmit, ndjesi tė ftohti, ulje e testosteronit dhe libidos si dhe humbje tė aftėsisė rezistuese nė veprimtarinė fizike.

Ajo e kufizimit kalorik ėshtė njė teori e lindur nė vitet tridhjetė. E vetmja mes teknikave tė rritjes sė jetėgjatėsisė qė ka hyrė me tė drejta tė plota nė shkencė. Nė disa dekada eksperimentesh kavie, merimanga e mė nė fund edhe kushėrinjtė majmunė kanė shfaqur nė laborator rritje me njė tė tretėn e jetėgjatėsisė, krahasuar me mesataren e species sė tyre. Pėr dėshirėn e lashtė tė zhdukjes sė vdekjes prej horizontit tonė flasin dy libra qė sapo janė botuar, “Njė jetė pa fund” dhe “Endrra e pėrjetėsisė”.

Nėse dilet nga perimetri i shkencės zyrtare, janė baby boome-rat e moshės sė tretė fansat kryesorė qė i afrohen shumė folklorit, duke propozuar zgjatjen e jetės apo shpallur eleminimin e vdekjes. Nuk kanė frikė se thyejnė njė tabu tė psikikės sonė, as nuk ndihen tė obliguar qė t’i nėnshtrohen kufizimit kalorik, por sugjerojnė letargjinė apo shitjen e eliksirit me bazė vaj gjarpėri apo minerale tė vullkanit tė Vilcabamba nė Ekuador (aty ku njerėzit kanė njė jetėgjatėsi tė lartė).

Dhe gjithmonė nė bigėzimin mes shkencės dhe folklorit lėviz Aubrey de Grey, i departamentit tė gjenetikės nė Universitetin e Kembrixhit, i bindur qė njeriu qė do tė jetojė njė mijė vite ėshtė tashmė mes nesh dhe qė vdekja nuk do tė eleminohet asnjėherė plotėsisht, por do tė godasė vetėm tė pavėmendshmit me pickime gjarpėrinjsh apo aksidente rrugorė.

Me ēmimin “Methusaleh Prize”, vizionari me mjekėrr deri tek kėrthiza u ka lėnė skencėtarėve sfidėn e krijimit nė laborator tė minjve tė pėrjetshėm, apo tė eleminimit tė gjurmėve tė kohės nga trupi i njė kafshe.

E megjithatė, ndjesia qė tė krijohet ėshtė se nuk duhet tė shohėsh njė guru, por qė rruga pėr tė arritur “sekretin e salamandrės” nė gjendje pėr t’i rigjeneruar nė vazhdimėsi qėndron nė realitetin mė tė afėrt. Me ritėm konstant, tashmė nė laboratorėt e tė gjithė botės, shkencėtarėt arrijnė qė tė bėjnė qė njė qelizė e rritur tė kthehet nė gjendjen e asaj “fėmijė”. Eshtė e vėrtetė qė bėhet fjalė pėr qeliza tė veēanta. Por kjo zbritje nė stadet fillestarė tė jetės nuk ėshtė ajo qė e quajmė rikthim tė akrepave tė kohės.

VULLLNETI

Eshtė krejt e natyrshme qė njerėzit pėrdorin inteligjencėn e tyre pėr t’u pėrpjekur tė jetojnė sa mė gjatė tė jetė e mundur, dhe pėr shkak tė shtytjes sė natyrės sė tyre, ėshtė e njėjta qė i shtyn tė ndiejnė dėshirėn pėr ushqim, seks dhe njohje. Astrofizika bashkėkohore na mėson se ligji themelor kozmik ėshtė ekspansioni, nė bazė tė tė cilit universi ka kaluar nga njė dimension shumė i vogėl e paiimagjinueshėm pėr mendjen njerėzore (10-33 centimetra), nė njė dimension aq tė madh sa tė rezultojė po kaq i paimagjinueshėm (njė diametėr prej qindra miliardė vite dritė).

Sot, veē tė tjerash dihet se universi jo vetėm nuk e zvogėlon ekspansionin e tij, por madje e pėrshpejton atė. Dhe kjo ka sjellė postulimin e njė forme energjie tė ndryshme nga ajo qė njihet pėr momentin e qė quhet “e errėt”. Tani, duke qenė se edhe njerėzit janė njė fragment i universit (njė fragment mė se i vogėl sa i pėrket energjisė dhe materies, por shumė mė i pasur sa i pėrket qenies si informacion), ata nuk mundet veēse tė riprodhojnė ligjin themelor kozmik: pėr kėtė arsye njerėzit kanė tendencėn tė zgjerohen, dhe ekspansioni njerėzor shprehet edhe si dėshirė pėr tė jetuar mė gjatė. Fetė lindin prej kėtu, prej dėshirės pėr t’u zgjatur edhe pėrtej vdekjes, dėshirė e cila nė fe tė ndryshme ka rrugėn e saj tė caktuar pėr t’u realizuar. Dhe natyrisht edhe shkenca, qė sot nė mendjen e shumėkujt luan tė njėjtin rol qė nė tė kaluarėn ka patur feja, nuk mohon qė po bėn kėrkime.

Bima e pavdekėsisė pėr tė cilėn flitej nė Epin e Gilgameshit nė legjendėn e disa mijėvjeēarėve mė parė (“ka njė bimė qė rritet nėn ujė, ka gjethet si drizė, ka kėrcellin si trėndafili; do tė tė gjakosė duart, por nėse arrin ta marrėsh, nė duar do tė kesh atė qė i jep njė njeriu rininė e humbur”) ėshtė sot objekt kėrkimesh nė laboratorėt e botės. Si duhet tė vlerėsohet ky fenomen?

Nga njė kėndvėshtrim social-politik mendohet se rritja progresive e moshės mesatare duhet vlerėsuar mė se pozitivisht, pėr arsye se shoqėritė mė tė moshuara janė edhe ato mė tė shėndetshme, mė shumė nė gjendje tė zbusin konfliktet, mė pak agresive.

Por problemi mė delikat ka tė bėjė me individin dhe jo shoqėrinė, dhe konsiston nė pyetjen se si mund tė vlerėsohet nga pikėpamja etike tendenca pėr tė rritur jetėgjatėsinė deri nė thyerjen e atyre qė sot konsiderohen kufijtė e saj natyrorė. Pėr teologjinė, pyetja merr njė veēanti tė vetėn: a nuk ėshtė ky kulmi i mėkatit tė krenarisė nga ana e njeriut? Me rritjen e jetėgjatėsisė pėrmes teknikės, a nuk guxohet qė t’i hiqet Perėndisė ai qė ėshtė tipari dallues i sundimit tė tij?

Nė tė vėrtetė, po tė shohėsh Biblėn, zbulon qė Perėndia gėzon pėr jetėgjatėsinė e njerėzve. Eshtė e vėrtetė qė shifrat biblike duhen marė gjithnjė me kujdes, sepse shpesh herė prapa shifrave fshihen gjėra tė tjera, por ėshtė gjithėsesi shumė domethėnės fakti qė njerėzve kronologjikisht mė pranė krijimit, Libri i Gjenezės u atribuon njė moshė tė jashtėzakonshme: Adami jetoi 930 vite, Seti 912, Matuzalemi 969 (rekordi absolut), Noe 950.

Pas pėrmbytjes sė madhe gjėrat nisėn tė marrin njė formė mė humane, por qė mbetet e jashtėzakonshme: Abrahami jetoi 175 vite, bashėshortja e tij, Sara jetoi 127, Jozefi 110, Moisiu 120. Mosha e Moisiut ėshtė ajo kanonike, pėr arsye se Zoti kish thėnė qė “shpirti im nuk do tė qėndrojė pėrherė tek njeriu, sepse ai ėshtė prej mishi dhe jeta e tij do tė jetė 12 vite (Gjeneza, 6,3).

Njė prag me tė cilin ēdonjėri prej nesh do tė ish i kėnaqur. Nė realitet, ndėrkohė qė shifrat biblike nuk mund tė merren asnjėherė nė kuptim tė drjetpėrdrejtė e aq mė tepėr nė rastin konkret, duhet nėnvizuar se mesazhi biblik themeor ėshtė korrespondenca e pėrsosur mes vullnetit hyjnor dhe jetėgjatėsisė sė njeriut: zoti do qė njerėzit tė jetojnė gjatė. Profeti Isaja e shpreh kėtė kur parashikon realizimin e premtimeve hyjnore: “Nuk do tė ketė mė njė fėmijė qė tė jetojė vetėm disa ditė, as edhe njė tė moshuar qė tė mos arrijė kulmin e ditėve tė tij, sepse mė i riu do tė vdesė nė moshėn 100 vjeē (Isaja, 65,20).

Vlerėsimi etik dhe teologjik i kėrkimit tė pavdekėsisė duhet tė ndiqet megjithatė, duke nxjerrė nė pah njė tjetėr aspekt, i vetmi element vendimtar: sado qė teknika mund tė ketė sukses, nuk do tė jetė asnjėherė ajo qė do t’i japė njeriut plotėsimin e humanitetit.

Pėrse? Sepse teknika mund tė veprojė vetėm nė dimensionin hapėsirė-kohė tė qenies, dhe nuk ėshtė kėtu, sado e rėndėsishme, vendi ku luhet veēantia e jetės njerėzore. Nuk ka dyshime qė tė jetosh gjatė ėshtė bukur, por nuk ėshtė jetėgjatėsia qė pėrcakton qenien e njeriut, por liria. Njeriu i vėrtetė ėshtė njeriu i lirė, i lirė edhe nga vetvetja dhe nga interesat e tij tė menjėhershėm, dhe qė pėr kėtė ėshtė nė gjendje tė veprojė e jetojė nė favor tė sė mirės e drejtėsisė, pa u trembur qė tė rrezikojė pėr to edhe jetėn fizike.

Plotėsimi i humanitetit nuk jepet materialisht nga numri i ditėve, por pėrcaktohet shpirtėsisht nė bazė tė cilėsive etike dhe shpirtėrore tė ditėve tė jetuara. Gjykatėsi Rosario Livatino vdiq nė moshėn 38 vjeē nga njė atentat mafioz, teologu Dietrich Bonhoeffer vdiq i rrahur nė moshėn 39 vjeē me urdhėr tė Hitlerit, Etty Hillesum vdiq nė moshėn 29 vjeē nė Auschvitz pėr shkak se kish zgjedhur tė qėndronte krah njerėzve tė tij, dhe janė vetėm tre shembujt e njerėzve qė kanė arritur plotėsinė e jetės sė tyre duke u angazhuar pėr tė mirėn dhe drejtėsinė, protagonistė tė njė jete shumė mė tė pasur se sa e atyre qė thjeshtė synojnė tė qėndrojnė kėtu sa mė gjatė tė jetė e mundur.

Nė librin e Proverbave thuhet se “kush praktikon drejtėsinė siguron jetėn”. Nė realitet, Hillesum, Bonhoeffer, Livatino dhe shumė tė tjerė e humbėn jetėn pėr shkak tė drejtėsisė. Por kėtu nuk bėhet fjalė pėr jetėn nė dimensionin hapėsirė-kohė, por pėr njė tjetėr dimension tė jetės, parashikimi i tė cilit e bėnte Sokratin ta pinte me qetėsi helmin dhe qė Testamenti i Ri e pėrshkruan duke thėnė se ajo “do tė qėndrojė pėrjetėsisht nė drejtėsinė”.

/Focus/
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė jetosh pėrgjithmonė

Mesazh  Omnipresent13 prej 02.01.16 20:03

Te jetosh pergjithmone edhe  nepermjet kriokonservimit. Kam pare nje emision mbi kete teme ku kjo teknike ka filluar te aplikohet  ne njerez nga nje kompani amerikane. Tani trupat kane pesuar vdekje klinike por ne temperaturat kaq te ulta eshte parandaluar vdekja biologjike dhe qelizat jane vendosur ne nje gjendje ku metabolizmi qelizor eshte ulur teper por nk eshte frenuar. E mandej, ne nje kohe te se ardhmes, kur mjekesia te kete perparuar aq sa te kete gjetur kuren per te sheruar keta trupa nga semundja prej se ciles kane vdekur, ata do te ringjallen. Kjo eshte mese e kuptueshme si teknike sepse themeluesja e kompanise deklaroi se nuk besonte ne Zot. Cka dmth qe ajo identifikohej me trupin e vet. Personalisht mendoj se eshte perpjekje e deshtuar. Maksimalisht mund te arrijne deri tek grada e zombit por jo ne nje trup me shpirt qe te perbeje nje qenie mirefillti njerezore.

Omnipresent13

188


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi