Ē’kuptim kanė numrat nė Bibėl?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ē’kuptim kanė numrat nė Bibėl?

Mesazh  Zattoo prej 06.03.15 15:32

Ē’kuptim kanė numrat nė Bibėl? Si e konsideron Bibla numerologjinė?
Pėrgjigjja e Biblės



Numrat nė Bibėl shpesh kanė kuptim tė mirėfilltė, por ndonjėherė kanė kuptim simbolik. Zakonisht ėshtė vetė konteksti qė tregon nėse njė numėr ėshtė pėrdorur me kuptim simbolik apo jo. Shqyrto disa shembuj tė numrave simbolikė nė Bibėl:

Numri 1: Tregon unitet. Pėr shembull, Jezui iu lut Perėndisė qė dishepujt e tij «tė jenė tė gjithė njė, ashtu si ti, o Atė, je nė unitet me mua, dhe unė jam nė unitet me ty».—Gjoni 17:21; Mateu 19:6.

Numri 2: Nėse nė njė ēėshtje ligjore ka dy dėshmitarė, atėherė ēėshtja konsiderohet e vėrtetė. (Ligji i pėrtėrirė 17:6) Po kėshtu, pėrsėritja e njė vegimi ose e njė pohimi pėrforcon sigurinė dhe vėrtetėsinė e diēkaje. Pėr shembull, kur Jozefi interpretoi njė ėndėrr qė kishte parė faraoni i Egjiptit, ai tha: «Fakti qė kjo ėndėrr i ėshtė shfaqur Faraonit dy herė do tė thotė qė kėtė vendim e ka marrė Perėndia.» (Zanafilla 41:32, Diodati i Ri) Nė profeci, ‘dy brirėt’ mund tė pėrfaqėsojnė sundim dypalėsh, siē iu tha profetit Daniel pėr perandorinė medo-perse.—Danieli 8:20, 21; Zbulesa 13:11.

Numri 3: Ashtu si tre dėshmitarė provojnė patundshmėrisht vėrtetėsinė e njė ēėshtjeje, pėrsėritja tri herė, me sa duket, e vendos ose e thekson patundshmėrisht diēka.—Ezekieli 21:27; Veprat 10:9-16; Zbulesa 4:8; 8:13.

Numri 4: Mund tė nėnkuptojė plotėsi pėr sa i pėrket formės ose funksionit. Pėr shembull, shprehja «katėr erėrat e tokės» nėnkupton forcat shkatėrrimtare qė vijnė nga tė gjitha drejtimet.—Zbulesa 7:1; 21:16; Isaia 11:12.

Numri 6: Duke qenė se ėshtė njė mė pak se shtata, qė shpesh pėrfaqėson plotėsi, numri gjashtė nėnkupton diēka tė paplotė a tė papėrsosur ose diēka qė lidhet me armiqtė e Perėndisė.—1 Kronikave 20:6; Danieli 3:1; Zbulesa 13:18.

Numri 7: Pėrdoret shpesh pėr tė dhėnė idenė e plotėsisė. Pėr shembull, Perėndia i urdhėroi izraelitėt tė marshonin shtatė ditė rresht pėrreth Jerikosė dhe ditėn e shtatė duhej tė marshonin shtatė herė. (Josiu 6:15) Bibla pėrmban mjaft raste tė ngjashme ku shtata pėrdoret me kėtė kuptim. (Levitiku 4:6; 25:8; 26:18; Psalmi 119:164; Zbulesa 1:20; 13:1; 17:10) Kur Jezui i tha Pjetrit qė duhej ta falte vėllanė e vet «jo shtatė herė, por shtatėdhjetė e shtatė herė», pėrsėritja e numrit «shtatė» pėrēonte idenė «pa kufi».—Mateu 18:21, 22.

Numri 10: Pėrfaqėson tėrėsi ose shumėn totale tė diēkaje.—Dalja 34:28; Luka 19:13; Zbulesa 2:10.

Numri 12: Me sa duket, ky numėr pėrfaqėson njė organizim tė plotė dhe hyjnor. Pėr shembull, nė vegimin e qiellit qė iu dha apostullit Gjon pėrfshihej njė qytet me «dymbėdhjetė gurė themeli, dhe mbi ta ishin dymbėdhjetė emrat e dymbėdhjetė apostujve». (Zbulesa 21:14; Zanafilla 49:28) Shumėfishi i 12-s mund tė ketė tė njėjtin kuptim.—Zbulesa 4:4; 7:4-8.

Numri 40: Disa periudha gjykimi ose dėnimi lidheshin me numrin 40.—Zanafilla 7:4; Ezekieli 29:11, 12.

Numerologjia dhe gematria

Kėto kuptime simbolike tė numrave nė Bibėl ndryshojnė nga numerologjia qė merret me kuptimin okultik tė numrave, tė kombinimit tė tyre dhe tė totalit numerik. Pėr shembull, kabalistėt judenj kanė analizuar Shkrimet Hebraike duke pėrdorur njė teknikė qė quhet gematria, e cila kėrkon njė kod tė fshehur nė ekuivalentėt numerikė tė shkronjave. Numerologjia ėshtė njė formė falli, qė Perėndia e dėnon.—Ligji i pėrtėrirė 18:10-12.
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi