Psikometria

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Psikometria

Mesazh  Admin prej 16.01.09 15:13

Psikometria



Njė teleskop pėr tė kaluarėn

Nė dimrin e ftohtė tė vitit 1921, pjesėtarėt e Institutit tė Metafizikės nė Paris u mblodhėn pėr tė vėnė nė provė njė mendjemprehtė. Dikush kishte shpėrndarė njė letėr, e cila duke kaluar dorė mė dorė mes tė pranishmėve do tė duhej tė pėrfundonte nė duart e atij, qė do tė sinjalizonte pėr pėrmbajtjen e saj.

Kur njė prej anėtarėve, shkrimtari Pascal Forthunny kishte shtrėnguar zarfin nė duar, kishte thirrur menjėherė: "E vėshtirė tė shpikėsh diēka qė nuk i pėrket absolutisht asnjėrit prej nesh". Pas kėsaj, duke mbyllur sytė, kish thėnė: "Ah, po; shoh njė krim, njė vrasės..."

Nė fund tė xhiros, njeriu qė kishte shpėrndarė letrėn zyrtare kishte deklaruar: "Zotėrinj, bėhet fjalė pėr njė letėr tė shkruajtur nga Henry Landru". Ky ishte njė "Mjekėrrblu", pėr momentin nė burg i akuzuar se kishte eleminuar plot njėmbėdhjetė femra. Forthunny kish zbuluar nė mėnyrė tė papritur se kish njė dhunti psikike qė studiuesit e quajnė psikometri, ose aftėsinė e rindėrtimit tė "historisė" sė njė objekti thjeshtė, duke e mbajtur nė duar.

Sipas studiuesit qė shpiku kėtė neologjizėm - njė mjek amerikan qė quhej Joseph Rodes Buchanan - bėhet fjalė pėr njė dhunti qė nė fakt e posedojmė tė gjithė, vetėm se shumica prej nesh nuk e kuptojmė dhe nuk bėhemi tė vetėdijshėm se e kemi nė dispozicion. Buchanan - Profesor i Mjekėsisė nė Kentucky - filloi tė dyshojė pėr ekzistencėn e saj qė nė vitin 1841. Nė atė vit kishte njohur njė prelat me emrin Leonidas Polk, i cili i kish rrėfyer se ishte nė gjendje qė tė njihte tunxhin- edhe nė errėsirė tė plotė - qė nė momentin qė nė gojė i vinte njė shije e caktuar.

Buchanan, i cili ndėrkohė kish nisur tė interesohej pėr frenologjinė - ajo shkencė qė pretendon tė pėrcaktojė karakterin e personit, duke vlerėsuar aspektet e pamjes dhe formės sė kafkės - mbeti shumė i tėrhequr nga Polk dhe kish premtuar se do tė thellonte dijen dhe studimin, duke e konsideruar njė subjekt "frenologjik" shumė interesant. Mė pas kishte menduar qė tė eksperimentonte me nxėnėsit e tij.

Pasi kish paketuar disa kampionė metalesh me letėr tė trashė, i kish lėnė tė vlerėsoheshin prej nxėnėsve, duke zbuluar pėr kėnaqėsinė e tij se shumė prej tyre nuk lodheshin shumė pėr tė njohur tunxhin, hekurin, plumbin e kėshtu me radhė, thjeshtė, duke vendosur duart mbi pakot ku ndodheshin metalet.

E njėjta gjė ndodhte me substanca tė tilla si kripa, sheqeri, piperi dhe aēetoni. Sipas Buchanan, pėrgjigja duhej gjetur nė praninė e njė grupi nervash tek mollėzat e gishtėrinjve tė duarve, tė cilėt mundėsonin dallimin e llojeve tė ndryshėm tė metalit, nė po tė njėjtėn mėnyrė siē kjo gjė ndodh kur vendos sipėr tyre majėn e gjuhės.

Mė tej, kjo ide dukej e konfirmuar nga vėzhgimi qė, kur subjekti vepronte me duar tė djersitura, aftėsia e tij fitonte avantazh, nė bazė tė parimit qė njė lėkure e djersitur pėrcjell dhe transmeton mė mirė se sa njė lėkurė e thatė.

Por, hipoteza kish nisur tė konkretizohej kur njė prej studentėve tė tij me mė shumė dhunti - njė farė Charles Imman - arrinte qė tė deshifronte jo vetėm atė qė ishte e shkruajtur nė njė letėr tė vulosur, por edhe tė nxirrte tiparet e karakterit tė letėrshkruesit. Pėr Buchanan, kjo ishte e mundur gjithmonė falė aureolės sė nervave qė, ai qė kish shkruajtur letrėn i linte mbi tė.

Inman, jashtėzakonisht shumė i ndjeshėm, arrite qė tė kapte kėtė gjurmė pėrmes aureolės sė nervave tė tij dhe nė kėtė mėnyrė tė sintonizohej me atė qė dukej e pakapshme.

Shkurt, Inman arrinte kaq mirė, sepse posedonte njė ndjeshmėri jashtė tė zakonshmes, pak a shumė si ndodh me qentė e gjahut - nuhatja e tė cilėve zhvillohet jashtė normales. Por, edhe njėherė teoria kish marrė zhvillim kur Inman demonstroi se mund tė kish tė njėjtėn performancė edhe me fotografi, tė cilat ishin tė mbyllura nė zarfa tė vulosur.

Edhe pėrpara kėsaj prove, Buchanan kishte mbrojtur teorinė e tij: fotografia kish qenė nė kontakt me subjektin dhe aureolėn e tij, duke ndezur kėshtu reagimin e psikometrit tė ndjeshėm. Profesorit iu desh qė tė tėrhiqej kur zbuloi qė, edhe pamjet anonime tė marra nga gazetat bėnin tė njėjtėn funksion.

Kur njė gjeolog i Universitetit tė Bostonit, profesor William Denton kish lexuar studimet fillestare mbi psikometrinė - kujtojmė qė kjo fjalė pėrkthehet "madhėsia e shpirtit" - tė kryer nga Buchanan, kish mbetur i magjepsur dhe kish vendosur qė tė eksperimentonte edhe vetė.

Nė shtėpi, Denton kishte njė subjekt ideal, motrėn e tij Anne "shumė tė ndjeshme", e cila demonstroi dhunti psikometrike dhe mė tė mėdha se sa ato tė inman, dhe gjithashtu bashkėshortja e tij jepte shenja aftėsish tė dukshme. Zonja jo vetėm ishte nė gjendje qė tė pėrshkruante dėrguesin e njė letre, por edhe tė pėrshkruante profilin fizik tė tij dhe tė ambientit ku jetonte. Qė kėtu, Denton kish bėrė njė hap pėrpara.

Nėse njė medium i ndjeshėm dhe nė gjendje tė kapte impresionet nė njė letėr, pėrse tė mos imagjinohej qė edhe njė shkėmb tė jetė "impresionuar" nga ajo qė i ka ndodhur rreth e rrotull, nėse mbahet parasysh se procesi i tij i absorbimit ndodh pėr vite tė tėrė? Kėshtu, duke filluar nga viti 1853, filloi tė testojė subjektet, duke u dhėnė atyre kampionė gjeologjikė dhe arkeologjikė "duke zbuluar, pėr kėnaqėsinė time tė madhe, se pa patur asnjė kontakt tė mėparshėm me kampionėt dhe pa i parė kurrė mė parė ata, disa subjekte ishin nė gjendje tė pėrshkruanin historinė, sikur kjo tė ishte duke u kaluar para syve nė njė ekran tė madh, nė njė panoramė tė plotė".

Njė ditė i kish dhėnė Anne njė copė llave vullkanike qė vinte nga Ishujt Hauai dhe vajza kishte pėrshkruar nė ēast "njė oqean zjarri qė dilte nga njė hon, duke provokuar shkėputje gjigande". Gjithashtu, ajo kishte pėrshkruar edhe praninė e disa anijeve.

Duke kryer njė studim tė kujdesshėm, Denton kish arritur tė mėsonte se pikėrisht gjatė atij shpėrthimi, qė kish ndodhur nė 1840, nė detet e Hauait kish qenė e pranishme njė flotė amerikane. Ndėrsa, njė fragment kocke i mbėshtjellė nė njė copė gėlqere kishte provokuar pėrshkrimet mbresėlėnės tė njė kafshe parahistorike, njė plazhi shumė tė lashtė me dinosaurė.

Njė copė qeramike indiane kishte sjellė vizionin e tribuve lėkurėkuqe. Njė cifėl meteorike, kish sjellė imazhin e hapėsirės sė pafundme, me yjet e pėrshkruar si shumė tė afėrt dhe shumė tė mėdhenj.

Njė copė gur me origjinė nga kaskadat e Niagarės kish sjellė imazhet e njė rryme tė fuqishme; ndėrkohė qė njė fragment stalaktidi kish sjellė imazhet e njė shpelle me maja shkėmbinjsh. Pėr tė qenė i sigurtė qė subjektet e eksperimenteve nuk merrnin spunto frymėzimi fantazie, duke parė kampionėt mbi tė cilėt duhej tė shpreheshin, Denton i paketonte nė mėnyrė qė t'i bėnte absolutisht tė padeshifrueshėm.

Njė tjetėr vėzhgim i rėndėsishėm konsistonte nė faktin qė kur, ndoshta edhe me njė distancė muajsh, prezantonte nė vėzhgim njė kampion qė tashmė ishte testuar, pėrgjigja ishte gjithnjė e njėjtė, domethėnė pėrkonte me atė qė ish dhėnė njė herė kohė mė parė, ndonėse ndonjėherė pėrshkrimi ishte disi i ndryshėm.

Gjatė njėrit prej shumė eksperimenteve tė tillė, Denton i kish treguar bashkėshortes njė fragment tė njė mozaiku qė vinte nga njė vilė romake, qė i kish pėrkitur Ciceronit. Gruaja kish nisur menjėherė tė pėrshkruante vilėn, por edhe reshta me ushtarė qė dukej se ishin nėn urdhėrat e tė zotit tė shtėpisė, njė njeri i bėshėm qė dukej se ishte komandant i tyre. Gjatė kėtij eksperimenti, Denton nuk kish mundur tė fshihte zhgėnjimin, edhe pse ėshtė pėrcjellė nė breza se Ciceroni ishte i vogėl. Pra, eksperimenti nuk kish qenė tėrėsisht i suksesshėm.

Disa kohė mė vonė, kur Denton po shkruante librin e tij thelbėsor mbi psikometrinė, kish mėsuar se vila nė fjalė i kish pėrkitur edhe diktatorit Silla, njė personazh qė i pėrshtatej pėrsosmėrisht pėrshkrmit qė kish bėrė bashkėshortja pak kohė mė parė. Njė tjetėr eksperiment mbresėlėnės kish qenė ai i leximit tė njė guri vullkanik qė vinte nga shpellat e Pompeit. Zonja Denton nuk kish idenė se pėr ēfarė bėhej fjalė, dhe nuk kish mundur as ta shihte kampionin.

Por, menjėherė kish patur vizionin e njė shpėrthimi vullkanik dhe pikėrisht atė tė Vezuvit qė kish shkatėrruar Pompein. Edhe Sherman, djali i Denton kish patur tė njėjtin vizion, tė pasuruar me shumė detaje arkeologjikė - si pėrshembull njė anije "me njė mjelmė" - qė mė vonė u zbuluan si tė pranueshėm historikisht.

Pas shumė suksesesh, Denton ishte tashmė shumė i kėnaqur: Buchanan dhe ai kishin zbuluar njė aftėsi tė re njerėzore, njė lloj "teleskopi pėr tė parė tė kaluarėn" qė do t'i kish mundėsuar njeriun modern tė penetronte nė tė kaluarėn, duke rikrijuar skenarėt e mėdhnj tė historisė. Sepse, duke i qėndruar teorisė sė tij, ēdo gjė qė ndodhte nė botė mund tė ruhej gjithmonė nė njė lloj "kinogazete".

Por, pėrtej sigurisė sė pamohueshme qė dhuntia e psikometrisė ofronte, Deton nuk arriti tė kuptojė qė, po kėshtu, kjo dhunti mund edhe tė sillte shmangje apo gėnjime. Libri i tij i tretė mbi kėtė argument, "Shpirti i gjėrave" i vitit 1888 pėrmban pėrshkrime tė vizioneve tė disa planetėve qė duken, pėr tė thėnė mė tė paktėn, tė ekzagjeruar. Nė Venus, pėr shembull, rriten pemė dhe kėrpudha gjigande apo kafshė monstruoze, qė as edhe fantazisti Hieronymus Bosch nuk do tė kish mundur t'i imagjinonte.

Marsi ka njė temperaturė gjithmonė verore (nė realitet, nė fakt duket se nuk bėn shumė ftohtė) dhe ėshtė i populluar nga qenie njerėzore me katėr gishtėrinj, sy bojėqiell dhe flokė tė verdhė. Edhe nė Jupiter jetojnė qenie me sy bojėqiell dhe flokė tė gjatė, qė janė nė gjendje tė lėkunden lehtėsisht nė ajėr si tollumbace. Me sa duket sherma, djali i Denton, prej tė cilit burojnė pjesa mė e madhe e kėtyre pėrshkrimeve, duhej tė kish tė zhvilluar atė qė Jungu e quan "imagjinata aktive", duke mos arritur mė tė bėjė dallimin mes asaj qė kjo imagjinatė i sugjeronte dhe imazheve qė buronin prej aftėsive tė tij psikometrike.

Ajo qė lė mė shumė mbresa se ēdo gjė tjetėr tek lexuesi modern qėndron nė prerjen e tyre tė pamohueshme shkencore, njė gjė kjo qė impresionoi shumė edhe bashkėkohėsit e tyre. Por, pėr fatin e tyre tė keq, momenti historik nė tė cilin eksperimentuan me psikometrinė pėrkoi me atė tė lindjes dhe kulmit tė spiritizmit, qė u pėrhap me shpejtėsi nė Amerikė dhe Europė.

I lindur zyrtarisht me rastin e motrave Cox, aty rreth fundit tė 1840, brenda dy dekadash spiritizmi kishte pushtuar miliona njerėz. Shkenca u gjend krejt e papėrgatitur, duke u hedhur nė kundėrsulm me akuza tė dhunshme mashtrimesh dhe iluzionesh tė pėrgjithėsuar.

Pėr kėtė arsye, ēdo gjė qė nė atė kohė kish tė bėnte me "tė mbinatyrshmen" u bė objekt kritike dhe skepticizmi dhe studiues si Buchanan dhe Denton, seriozė e tė motivuar, nuk u morėn asnjėherė nė konsideratė sado vlerė qė kishin realisht. Denton vdiq nė 1883 dhe Buchanan nė 1900, krejt tė harruar e nė anonimat.

Eksperimentet e mėvonshėm nė psikometri u kryen nė vitet tetėdhjetė tė shekullit XIX nga doktor Gustav Pagenstecher, njė gjerman i transferuar nė qytetin e Meksikos, i deklaruar njė materialist i bindur.

Pak vite pas fundit tė Luftės sė Parė, Pagenstecher po trajtonte pėrmes hipnozės rastin e njė pacienteje qė vuante nga pagjumėsia, zonja Maria Reyes de Zieroid. Njė ditė, ndėrkohė qė ishte nė gjendje hipnoze, ajo i kish thėnė Pagenstecherit se m'u nė atė moment, e bija po pėrgjonte tek dera. Dhe kėshtu ishte.

Qė nga ajo ditė, doktori nisi tė kryejė teste paranormale me Marian, duke zbuluar mes tė tjerash se kur ndodhej nė gjendje hipnoze ajo mund tė ndante ndjesitė e saj.

Kėshtu, pėr shembull, nėse ai vendoste pak kripė apo sheqer nė majėn e gjuhės sė tij, edhe Maria merrte tė njėjtėn shije, apo nėse ai i afronte flakėn njėrit gisht tė tij, Maria menjėherė sprapsej, sepse kish ndjesinė e djegies.

Nė njė moment, Pagenstecher kish nisur tė eksperimentonte me psikometrinė.

Siē ndodhte me subjektet e Dentonit, edhe Maria e pėrshkruante objektin dhe historinė e tij thjeshtė, duke e marrė nė dorė. Me njė guackė, pėrshkruante njė skenė nėndet; me njė copė meteori, pėrshkruante udhėtimin e gjatė nė hapėsirė dhe rėnien pėrfundimtare nė atmosferėn e tokės.

Doktor Walter Franklin Prince, i cili e kish ftuar Marian pėr tė kryer disa teste nė emėr tė shoqatės amerikane pėr kėrkime psikike, i kish dhėnė njė "guackė deti" qė ish gjetur nė njė plazh. Por nė vend tė detit, maria pėrshkroi njė pyll tropikal. Dhe nė fakt, botanistėt kishin konfirmuar se ajo ishte njė lloj arre kokosi e prodhuar nga njė pemė tropikale, e cila ish hedhur nė det.

Njė tjetėr eksperimentues i njohur nė kėtė fushė ishte doktor Eugene Osty, drejtor i Institutit tė Metapsikikės nė Paris, pikėrisht aty ku Pascal Forthunny kish njohur pėrmes psikometrisė letrėn e famshme tė Landru.

Nė klasikun e tij tė famshėm tashmė "Aftėsitė Supernormale tė Mari Osty", ai pėrshkruan disa teste interesante tė psikometrisė tė kryer nga ai vetė. Rrėfen se nė 1921 i ishte sjellė njė fotografi nė tė cilėn dukej qartė njė kapsulė e mbyllur mirė me xham transparent e qė pėrmbante njė lloj lėngu. Objekti ish marrė pranė tempullit tė madh tė Baalbek.

Njė prej subjekteve me aftėsi mė tė forta, zonja Moral, sapo e mori fotograinė nė duar kish nisur tė thoshte se ai objekt i kujtonte njė vend ku kishte tė vdekur dhe nė mėnyrė tė veēantė, syve tė mendjes i paraqiste njė njeri shumė tė moshuar. Shihte njė vend shumė tė madh, me tempuj, me kisha: mė pas kish pėrshkruar burrin.

Kapsula e qelqtė pėrmbante gjakun e njė burri qė ishte flijuar nė njė tokė tė largėt dhe ishte vendosur nė varrin e plakut tė vjetėr, si shenjė pėrkujtimi. Vetė Osy nuk kishte ide se ēfarė pėrmbante fotografia, por mbeti shumė i befasuar kur inxhinieri qė ia kish sjellė i kish rrėfyer se objekti nė fotografi kish qenė pjesė e sendeve funebėr qė ishin gjetur pas zbulimit tė njė varri nė luginėn Bekaa.

Sigurisht, njė rast i tillė vė nė diskutim nga fillimi tė gjithė hipotezat zyrtare mbi mistern e psikometrisė.

Nė fakt, teoria e Buxhanan - sipas tė cilės bėhet fjalė pėr ngacmim tė aureolės nervore qė e bėn subjektin tė ndjeshėm para sendeve - pushon sė qeni e pranueshme nė momentin kur informacionet psikometrike bėhen tė kapshėm edhe pėrmes fotografisė anonime tė shfaqur nė njė tė pėrditshme, teorikisht e privuar nga gjurmė personale. Edhe ideja e propozuar nga Denton, sipas tė cilės njė objekt arrin nė njė farė mėnyre misterioze qė tė fotografojė apo rregjistrojė gjithēka ndodh pėrreth, nuk bind.

Nė rastin e mozaikut me prejardhje nga vila romake, vėzhgimi i botės do tė kish qenė i kufizuar dhe vizioni i legjionarėve romakė nga zonja Denton, nga ai kėndvėshtrim do tė ish kufizuar vetėm tek kėmbėt nė lėvizje. Ndoshta, hipoteza qė u pėrgjigjet mė mirė realiteteve tė fakteve na ēon tek ajo dhunti psikike qė na bėn tė dijmė atė qė po ndodh nė njė vend tė caktuar dhe nė njė orė tė caktuar, pa qenė tė pranishėm.

Megjithatė, ndjeshmėria e Folk pėr tė njohur jo pėrmes prekjes, por shijes llojet e ndryshėm tė metalit duket se pak ka tė bėjė me kėtė dhunti. Edhe nė kėtė rast, ashtu si nė shumė fusha tė tjera tė kėrkimeve tė paranormales, duket e pamundur tė heqėsh njė vijė ndarėse mes njė fenomeni dhe njė tjetri.

Disa psikometra tė shquar modernė, si Gerard Croiset, Peter Hurkos dhe Suzanne Padfield, kanė vėnė cilėsitė e tyre nė shėrbim tė policisė pėr tė zgjidhur ēėshtje tė vėshtira. Suzanne Padfield ka arritur madje tė sinjalizojė policinė sovjetike pėr gjeneralitetet e vrasėsit tė njė fėmije pa lėvizur fare nga shtėpia e saj nė Dorset, Angli.

Duhet kujtuar megjithatė se disa prej tyre, si pėrshembull Croiset, nuk duan qė tė quhen psikometra, por pėlqejnė termin "paragnost", njė fjalė qė, thėnė mė thjeshtė, tregon aftėsitė e njė njeriu pėr tė "njohur" atė qė ndodh pėrtej kufirit tė ndjesive, ashtu si i njohim ne.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikometria

Mesazh  Neo prej 10.08.09 0:32

Psikometria (Pikepamje Evangjeliste)

Fjala "psikometri" do tė thotė tė masėsh mendjen e shpirtit. Ky term u pėrdor sė pari nga profesori amerikan Buhanan. Ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrshkruash esencėn e psikometrisė. Po le tė shohim mė mirė disa shembuj.

Shemb.40 Njė djalė i ri qė erdhi tek unė pėr kėshillim e ndihmė kishte njė aftėsi tė ēuditshme pėr tė zbuluar identitetin dhe karakterin e njė personi nėpėrmjet njė objekti qė i takonte personit. Fjala vjen, njė ditė doktori i familjes, pėr ta vėnė nė provė, i dha disa rrjeshta me shkrim dore, pa i thėnė se i kujt ishte shkrimi. Djali u pėrqėndrua dhe pas ca kohe gjeti saktėsisht kush i kishte shkruar kėto rrjeshta,duke dhėnė emrin dhe adresėn, historinė familjare, semundjen e personit etj. Doktori i verifikoi tė gjitha tė dhėnat.

Dikush mund tė pyesi nėse ky ėshtė ndoshta njė rast telepatie. Ndoshta djali i rri e mori informacionin nga doktori dhe jo nga shkrimi.Kjo mund tė jetė vetėm pjesėrisht e vėrtetė, sepse djali gjeti tė dhėna qė edhe doktori vetė nuk i dinte, po qė i verifikoi mė pas.

Shemb.41 Gjatė njė shėrbimi nė Zvicėr takova njė klervuajant qė erdhi nė seancat e mia tė ndihmės dhe kėshillimit, i cili kishte fuqi psikometrike dhe gjente gjėra me 100% saktėsi.

Nėse dikush i jepte njė objekt tė njė pacienti qė ai nuk e njihte, si fjala vjen njė shami, ai mund tė thoshte me saktėsi semundjen nga e cila vuante personi. Njė profesor nė Zyrih e vuri nė provė dhe konfirmoi saktėsinė e gjetjeve tė tij.

Ky person mund tė bente edhe gjėra tė tjera. Mund tė gjente pėr shembull shkakun nga i cili kishin vdekur persona tė ndryshėm. Edhe nė shembullin 18 ėshtė pėrshkruar njė shembull psikometrie.

Lind njė pyetje e vėshtirė, se si lindin kėto aftėsi psikometrike. Shumė parapsikologė si Rishet,Geli, Osti, Prais, Gumppenberg, Gaterer, besojnė se rrobat dhe nė fakt ēdo objekt qė pėrdor personi, gjatė pėrdorimit, ngarkohen me esencėn e personit vetė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr.

Mendohet se klervuajanti psikometėr ka aftėsi t'i kapė dhe t'i interpretojė kėto impresione mendore psiqike qė personi le mbi objektet e tij. Megjithatė ky shpjegim nuk ėshtė shumė i kėnaqshėm, sepse klervuajanti jo vetėm zbulon tė kaluarėn, po edhe tė ardhmen e personit.Pa dyshim kėtu gjejmė veprimin e aftėsive prej mediumi nė parashikimin e sė ardhmes.Ky konkluzion pėrforcohet po tė shikojmė fatin e kėtyre personave.

Gjatė punės sime kam ndeshur shumė raste tė tilla. Pėr shembull personi nė shembullin 40 donte tė besonte Krishtin, po menjėherė zhvillohej brenda tij njė kundėrshtim i vendosur.

Kaq i fortė ishte ky kundėrshtim ndaj gjėrave spirituale, saqė kur pėrpiqej tė lutej, humbiste krejt pėrqėndrimin, po mė pas, qartėsohej pėrsėri.Nuk arrinte as tė thoshte permendėsh njė lutje tė mėsuar, ndonėse ishte njeri inteligjent dhe donte tė lutej. Fjala e Zotit nuk depėrtonte dot tej kėsaj barriere.

Gjatė lutjes, i ndodhte qė tė humbiste ndjenjat. Mė vonė mėsova se ky person kishte pėrdorur librin e rrezikshėm tė magjisė, librin e gjashtė dhe tė shtatė tė Moisiut. Kjo tregon karakterin e psikometrisė si pjesėmarrėse nė magjinė e zezė.

Ka edhe forma tė tjera tė parashikimt tė fatit qė mund tė diskutohen, si fjala vjen ajo qė mbėshtetet nė analizėn e psiqikės e tė shpirtit. Kėtu mund tė pėrfshijmė edhe pyetjet qė dalin nė fushėn e shkencės kristiane,teosofisė, anthroposofisė.

Nė librin "Seelsorge und Okkultismus" numėrohen rreth 20 forma tė parashikimit tė fatit (shiko faqe 92). Gjejmė shpesh tė ndryshojnė teknikat e parashikimit, po fryma dhe forcat qė e sundojnė janė po ato.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikometria

Mesazh  Neo prej 10.08.09 0:43

Psikometria

Psikometria eshte kampi i studimit te teorise dhe teknikes se mases ne psikologji, e cila permbledh, matjen e njohjes, aftesite, veprimet dhe karakteristikat e personalitetit. Kampi i studimit eshte i zhvendosur ne menyre te vecante drejt studimit te ndryshimeve ndermjet individeve.

Permbledh dy aspekte te rendesishme te kerkimit;

⇒ ndertimin e strumenteve dhe procedurave per matjen
⇒ zhvillimin dhe perfeksionimin e metodave teorike te matjes

Instrumentat e pare psikometrik jane perdorur per te matur konceptin e inteligjences. Metoda me e njohur historikisht, konsiston ne shkallen Stranford-Binet per matjen e "Quoziente te inteligjences", e zhvilluar fillimisht nga psikologu francez Alfred Binet.

Psikometria eshte e aplikuar pergjithesisht ne vlersimin e edukimit, ne menyre te vecante ne literature, ne te shkruar dhe ne matematike. Metodat kryesore ne aplikimin e provave kane qene modele te teorise klasike te proves dhe te asaj te matjes.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikometria

Mesazh  Jetmira prej 07.09.13 15:15

avatar
Jetmira

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikometria

Mesazh  gjilanasi prej 28.11.14 1:12

Tė matėsh mendjen e shpirtit



Psikometria, lėnda e re parapsikologjike qė po sfidon studiuesit nė njohjen e vetvetes nga njeriu.

Instrumentet e parė psikometrike janė pėrdorur pėr tė matur konceptin e inteligjencės. Metoda mė e njohur historikisht konsiston nė shkallėn “Stranford-Binet” pėr matjen e “koeficientit tė inteligjencės”, e zhvilluar fillimisht nga psikologu francez Alfred Binet.

Nė mėnyrė mė koncize psikometria ėshtė aftėsia e pėrjetimit tė ngjarjeve tė sė kaluarės nėpėrmjet ēdo lloj objekti.

Psikometria ėshtė fusha e studimit tė teorisė dhe teknikės sė masės nė psikologji, e cila pėrmbledh matjen e njohjes, aftėsitė, veprimet dhe karakteristikat e personalitetit. Fusha e studimit ėshtė zhvendosur nė mėnyrė tė veēantė drejt studimit tė ndryshimeve ndėrmjet individėve.

Nė mesin e shekullit XX filluan kėrkimet e para shkencore pėr kėtė temė, por pa arritur nė nivele tė plota, nė mėnyrė qė tė krijohej njė shkencė e re e veēantė. Pėr kėtė arsye, parapsikologjia pėrbėn njė degė tė psikologjisė.

Nė lashtėsi tė gjitha qytetėrimet e lashta u morėn me zhvillimin dhe ushtrimin e kėtyre fuqive tė njeriut. Dhe madje, nuk bėhej fjalė pėr njė studim nė fenomene tė vėshtira dhe tė pakuptimshme, por pėr zbatimin e drejtė tė ligjeve tė natyrės, tė dukshėm ose tė padukshėm.

Ky mendim ėshtė bashkėkohor, por dhe njėkohėsisht edhe shumė i vjetėr dhe tradicional. Lidhja harmonike e kėtyre pjesėve ose “trupave” pėrbėn krijesėn e plotė njerėzore.

Psikometria si fushė pėrmbledh dy aspekte tė rėndėsishme tė kėrkimit: atė tė ndėrtimit tė instrumenteve dhe procedurave pėr matjen si dhe zhvillimin dhe perfeksionimin e metodave teorike tė matjes.

Instrumentet e parė psikometrike janė pėrdorur pėr tė matur konceptin e inteligjencės. Metoda mė e njohur historikisht, konsiston nė shkallėn “Stranford-Binet” pėr matjen e “koeficientit tė inteligjencės”, e zhvilluar fillimisht nga psikologu francez Alfred Binet.

Nė mėnyrė mė koncize psikometria ėshtė aftėsia e pėrjetimit tė ngjarjeve tė sė kaluarės nėpėrmjet ēdo lloj objekti. Njeriu qė ndodhet nė kėtė gjendje udhėhiqet nga njė objekt i caktuar, qė pėrfaqėson momentet dhe ndodhitė qė janė zhvilluar gjatė ekzistencės sė tij tė kaluar.

Studime dhe mendime bashkėkohore na tregojnė se nė tė vėrtetė njohim shumė pak gjėra pėr veten tonė. Njeriu zotėron njė dinamikė, aftėsi dhe mundėsi qė janė gati krejt tė panjohura.

Le ta krahasojmė njeriun me njė ajsberg qė 10% e ekzistencės sė tij ndodhet mbi sipėrfaqen e detit (koshiencė) dhe 90% ndodhet e fundosur brenda ujit (subkoshiencė). Nė kėtė zonė tė madhe subkoshiente, pra, ekzistojnė dhe shfaqen tė ashtuquajturat fenomenet parapsikologjike. Nė kėtė mėnyrė, kuptojmė se parapsikologjia si njė shkencė, ėshtė studimi i njė zone “tė errėt”.

Sigurisht, kjo pjesė e errėt subkoshiente, me edukimin e pėrshtatshėm, hetimin dhe kanalizimin mund tė ndriēohet dhe kėshtu pjesa koshiente tė mund tė zgjerohet.
Ashtu sikur njeriu i verbėr ėshtė i paaftė tė shikojė fenomenet fizike ose sikur shumė fenomene fizike kanė nevojė pėr makineri tė veēanta pėr t’u bėrė tė dukshme, kėshtu dhe “i verbėri yjor/astral” nuk shikon asgjė dhe shumė gjendje tė tilla i kalojnė konceptimit tė tij sikur tė mos ekzistonin kurrė.

Nevojitet qė ndėrgjegjja/koshienca tė stėrvitet dhe tė mėsohet tė veprojė nė kėtė nivel. Dhe kur kjo gjė tė ndodhė, duhet tė pėrparojė mė tej nė studimin e trupit mendor dhe akoma dhe tė trupit shpirtėror. Kuptojmė nė kėtė mėnyrė se sa e gjatė ėshtė rruga e vetėnjohjes dhe e diturisė sė vėrtetė pėr fenomenet psikologjike ose metafizike. Por dhe pa kėtė zhvillim dhe dije, tė quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe i pėrballojmė pėr ēdo ditė.

Nuk ėshtė e nevojshme qė njė njeri i privilegjuar me aftėsi parapsikologjike tė jetė dhe i zhvilluar shpirtėrisht, nė mėnyrė qė tė dijė tė njohė dhe tė kontrollojė kėto fuqi tė tij. Mė e zakonta ėshtė tė ketė lindur me to dhe me tė vėrtetė nuk i kontrollon dhe nuk i kanalizon sipas vullnetit dhe dėshirės sė tij.

Kjo ėshtė njė arsye e rėndėsishme pėr tė cilėn shkencėtarėt dhe studiuesit nuk kanė arritur nė rezultate tė caktuara dhe nė konkluzione, por vetėm vėzhgojnė, regjistrojnė dhe testojnė gjithēka qė u pėrket kėtyre fenomeneve parapsikologjike.

Vetė psikometria ėshtė e aplikuar pėrgjithėsisht nė vlerėsimin e edukimit, nė mėnyrė tė veēantė nė letėrsi, nė tė shkruar dhe nė matematikė.
Psikometria mė nė fund po trajtohet si disiplinė shkencore, por ėshtė pjesė e paranormales dhe sidomos e parapsikologjisė.

Fjala “psikometri” do tė thotė tė masėsh mendjen e shpirtit. Ky term u pėrdor sė pari nga profesori amerikan Buhanan. Ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrshkruash thelbin e psikometrisė.

Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė pėrgjigje se si lindin aftėsitė psikometrike. Shumė parapsikologė, si Rishet, Geli, Osti, Prais, Gumppenberg, Gaterer besojnė se rrobat dhe nė fakt ēdo objekt qė pėrdor personi, gjatė pėrdorimit, ngarkohen me esencėn e personit vetė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr.

Mendohet se njeriu psikometėr ka aftėsi t’i kapė dhe t’i interpretojė kėto impresione mendore psikike qė njė person tjetėr lė mbi objektet e tij. Megjithatė, ky shpjegim nuk ėshtė shumė i kėnaqshėm, sepse psikometriku jo vetėm zbulon tė kaluarėn, por edhe tė ardhmen e personit. Pa dyshim kėtu gjejmė veprimin e aftėsive prej mediumi nė parashikimin e sė ardhmes. Ky konkluzion pėrforcohet po tė shikojmė fatin e kėtyre personave.

Sigurisht qė ka dhe forma tė tjera tė parashikimit tė fatit qė mund tė diskutohen, si fjala vjen, ajo qė mbėshtetet nė analizėn e psikikės e tė shpirtit. Kėtu mund tė pėrfshijmė edhe pyetjet qė dalin nė fushėn e shkencės kristiane, teozofisė, antropozofisė.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Psikometria

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi