Paganizmi shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Paganizmi shqiptar

Mesazh  Admin prej 04.05.08 2:33

Mali i shenjtė i Tomorrit
nga kulti pagan te miti romantik

Nga kulti pagan i majave tė larta, i pėrhapur nė gjithė Shqipėrinė, kulti i malit tė Tomorrit ka mbijetuar nė rrjedhė tė shekujve e tė ndėrrimeve fetare. Duke gėzuar njė prestigj tė veēantė nė botėn shqiptare, ai ka fituar atributin e malit tė shenjtė. Fakti qė ky mal nė gojėdhėnėn popullore, nė periudhėn antike e mesjetare dhe nė letėrsinė romantike pėrfytyrohet si Olimpi shqiptar, besoj se ėshtė dėshmi e njėsisė kulturore ballkanike.

Tomorri ėshtė mali mė impozant nė Shqipėrinė e Jugut. Me majėn mė tė lartė 2416 metra, ai ngrihet vetmitar nė njė rrafshinė pa fqinjė qė ta rivalizojnė dhe zotėron kėshtu pamjen nga tė gjitha pikat e horizontit. Kjo e bėn atė madhėshtor, si e bėjnė tė bukur livadhet malore, e tė frikshėm majat e thepisura shkėmbore, humnerat e thella dhe stuhitė e befasishme.

Etnologia angleze Margaret Hasluck, qė u ngjit nė majė tė tij mė 1930, konstatoi midis tė tjerave se pelegrinėt besonin nė njė fuqi tė mbinatyrshme me seli nė atė majė e se betimi pėr Baba Tomorrin ishte mė i fortė se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim ėshtė mbeturinė e kultit pagan tė natyrės, brenda tė cilit kanė mbetur besimet e shqiptarit.

Nė zhvillimet e mėvonshme etno-historike e fetare tė shqiptarėve, substrati pagan u tregua shumė i qėndrueshėm; ai mbijetoi si njė element i vazhdimėsisė sė traditės mitologjike ilire dhe si shprehje e njėsisė shpirtėrore tė tyre.

Vendet e peligrinazheve tė epokės pagane dhe ritet pagane mbetėn po ato nė epokat e mėvonshme fetare, ndryshuan vetėm pėrfytyrimet qė lidhen me kėto rite, duke marrė njė veshje kristiane ose islame. Ky evolucion dhe stagnacion njėherėsh ėshtė karakteristik edhe pėr kultin e Tomorrit dhe ritet e pelegrinėve nė nderim tė tij.

Pėr tė ardhur tek ekzaltimi romantik i shekullit XIX, kulti pagan i malit tė shenjtė tė Tomorrit kaloi dy faza, qė iu pėrgjigjėn dy periudhave tė historisė fetare tė shqiptarėve: periudhėn e lulėzimit tė kristianizmit dhe atė tė islamizmit.

Por, sikur tė mos ekzistonin kėto dy faza, siē do ta provojmė mė poshtė, letėrsia romantike e Rilindjes shqiptare, u nis nga kulti pagan dhe mbeti te pėrmbajtja dhe pėrfytyrimi i tij primitiv mitologjik. Ajo ēka i shtoi kjo letėrsi kėtij kulti ishte fryma e ekzaltuar e romantizmit nacional.

Pėr tė kuptuar ēka u tha duhet tė hapim kėtu njė parantezė tė shpejtė. Deri nė fund tė shek. XV, kur ra kėshtjella e fundit e rezistencės shqiptare, feja e shqiptarėve ishte krishtėrimi. Ata i pėrkisnin ritit katolik dhe ritit ortodoks. Pas vendosjes sė sundimit osman nė shek. XV, nisi procesi i islamizimit tė popullatės vendėse. Nė shek. XVII, 70% e shqiptarėve ishin kthyer nė besimin islam.

Gjatė shek. XVIII njohu njė pėrhapje relativisht tė gjerė nė Shqipėri bektashizmi. Kėshtu qė shqiptarėt erdhėn nė epokėn e lėvizjes sė tyre nacionale tė ndarė nė katėr grupe fetare. Ata paraqiteshin tanimė si katolikė e ortodoksė nė minorancė dhe si myslimanė e bektashinj e synitė nė mazhorancė.

Fati i kulteve pagane dhe i vendeve tė kėtyre kulteve nė Shqipėri ėshtė i lidhur me historinė fetare nė kėto treva. Sot nė Tomorr praktikohet kulti bektashi, por midis kėtij tė fundit dhe atij tė parit, kultit pagan, qėndron kulti i fesė qė ndan kėto dy periudha fetare, pra kulti i krishterė.

Kėtė nuk e dėshmon vetėm tradita gojore pėr ekzistencėn e Kishės sė Shėn Mėrisė nė mal tė Tomorrit dhe pėr peligrinazhin e besimtarėve ortodoksė mė 15 gusht, ditėn e Shėn Mėrisė sė gushtit.

Edhe nė maja tė tjera, nė veri, nė qendėr dhe nė jug tė Shqipėrisė, si nė majėn e Gjallicės e tė Pashtrikut, nė Shėn Llesh tė Krujės dhe nė majėn e Kėndrevicės sė Kurveleshit, pelegrinėt e krishterė festojnė po nė mes tė gushtit festėn e Shėn Mėrisė.

Duke mos dashur ta thyejnė kėtė vazhdimėsi, bektashinjtė qė kanė pėrvetėsuar tė paktėn njė shekull e ca mė parė kultin e Tomorrit, e organizojnė pelegrinazhin nė majė tė tij po mė 15 gusht tė ēdo viti.

Nė kėtė pelegrinazh nuk do tė merrnin pjesė, si marrin edhe sot, as synitė, as tė krishterė, sikur ky kult tė mos lidhej me njė traditė tė lashtė parafetare.

Po sipas M. Hasluck bektashinjtė e pranojnė se kanė zėvendėsuar njė kult shumė mė tė vjetėr.

Ata i besojnė gojėdhėnės se Haxhi Babai, duke parė pelegrinė qė ngjiteshin nė Tomorr ēdo mes gushti pėr t’iu falur njė hyjnie pagane, shkoi nė Qerbela, mori njė dorė dhe nga varri i vėrtetė i Abas Aliut, e hodhi nė majė tė Tomorrit dhe e konsakroi atė si varrin e dytė tė shenjtorit.

Burime tė pavėrtetuara bėjnė fjalė pėr njė tyrbe tė vitit 1620 kushtuar heroit tė Qerbelasė, kurse teqeja bektashiane ėshtė ngritur mė 1916.

Nga gjithė ky trashėgim pagan dhe postpagan, shkrimtarėt e Rilindjes Kombėtare ruajtėn bėrthamėn pagane dhe iu referuan admirimit gati mistik tė ndėrgjegjes popullore pėr kultin e malit nė fjalė. Me kėtė lėndė ata ndėrtuan mitin romantik tė malit tė Tomorrit, nė frymėn e idealeve patriotike.

Pėr shkollėn e romantizmit shqiptar tė shekullit XIX, qė u pėrftua nėn ndikimin e fuqishėm tė lėvizjes mendore e politike pėr ēlirim nacional nga zgjedha osmane, poetizimi i traditave historike dhe evokimi i sė kaluarės heroike legjendare, fitonte pėrparėsi tė veēantė.

Kjo ishte rruga e afirmimit tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve si banorė tė lashtė tė gadishullit. Por ky ishte edhe njė argument i njėsisė sė tyre shpirtėrore e kulturore. Feja, qė pėr popujt e tjerė tė gadishullit ishte njė faktor integrimi kombėtar, pėr shqiptarėt e ndarė nė disa besime ishte njė faktor disintegrimi.

Nė kėtė mes nuk duhet harruar edhe fakti qė fetė e ndryshme nė Shqipėri ishin edhe pėrēuese ndikimesh tė huaja politike e kulturore. Duke mos qenė tė bashkuar rreth njė kishe, shqiptarėt duhet tė ishin tė bashkuar rreth njė miti kombėtar.

Shkrimtarėt romantikė kėtė mit e krijuan me lėndė historike kur evokuan shekullin e qėndresės shqiptare qė lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut. Por e krijuan dhe me lėndėn e legjendės e tė besimeve tė lashta popullore, kur poetizuan kultin e Tomorrit.

Pėr t’i dhėnė prestigj shkencor e thellėsi historike kėtij miti ata iu referuan trashėgimit antik. Toponimin Tomaros ose Tamari a Tmari qė del te Straboni dhe te Plini Secundi (Talar) si mal pranė Dodonės, pra si mal i Shenjtė, ata e lidhėn pa asnjė mėdyshje me Tomorrin e Shqipėrisė.

Kėshtu kulti i Tomorrit u shndėrrua nė kultin e malit ku ka selinė perėndia e lashtė e shqiptarėve. "Shqiptarėt e moēėm, - shkruan poeti kombėtar Naim Frashėri, - besoninė Hyjninė, dhe nė malt tė Tomorrit ish falėtore e ti, qė thuhej Dodonė".

Ky kult nacional i shqiptarėve nė letėrsinė romantike u kthye nė njė kult poetik tė cilit iu drejtuan shumica e shkrimtarėve romantikė si K. Kristoforidhi (1830-1895), Naim Frashėri (1846-1900), A. Z. Ēajupi (1866-1930), Asdreni (1872-1947), H. Mosi (1885-1933), N. Mjeda (1866-1937), etj.

K. Kristoforidhi, themeluesi i prozės moderne shqiptare, shkrimtari qė solli nė shqip Dhjatėn e Re dhe shumicėn e shkrimeve tė shenjta, njėrit prej rrėfimeve tė tij mė tė bukura, Gjahu i malėsorėve (1884) i vė si nėntitull Hieja e Tomorrit, d.m.th. sipas etimologjisė qė jep ai, Perėndia e Tomorrit.

Kjo prozė evokon perėndinė pagane tė shqiptarėve si mbrojtėse tė tyre qysh nga kohėt kur, si shkruan autori, Krishti e Muhameti nuk kishin ardhur nė botė.

A. Z. Ēajupi pėrmbledhjen e tij mė tė rėndėsishme poetike e titulloi "Baba - Tomorri" (1902).

Vjersha me tė njėjtin titull e kėsaj pėrmbledhjeje ėshtė ndėrtuar si njė dialog poetik midis autorit dhe baba Tomorrit qė ėshtė personifikuar si dėshmitar i ndodhive historike tė shqiptarėve dhe si njė orakull qė parathotė tė ardhmen e kombit.

Nė poezinė e Naim Frashėrit, poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve, tradita pagane e kultit tė Tomorrit u rigjallėrua nė njė sfond mitologjik si Olimp i shqiptarėve dhe si seli e zanave tė maleve.

Ky element i fundit paraqet interes tė veēantė si njė figurė tradicionale mitologjike e trashėguar nga lashtėsia ilirike. Sipas Ēabejt, nga njė "interpretatio latina", Zana, nuk ėshtė veēse Diana iliro-romane, qė nė shqip dha Zana e nė rumanisht Zina.

Kėtė personifikim tė bukurisė dhe tė trimėrisė, mbrojtėse tė maleve, figurė tipike pėr mitologjinė pagane tė trevave veriore, poema e Naimit "Bagėti e bujqėsia" (1886) e ka sjellė nė mal tė Tomorrit dhe e ka thirrur si "perėndi e ligjėsisė" (e ligjėrimit). Mbetet e diskutueshme nėse kjo neologjizėm e Naimit lidhet me trajtėn Zėrė (Zana) qė haset nė Jug tė Shqipėrisė, dhe qė ėshtė njė dėshmi pėr njėsinė shqiptare.

Po kėtu ėshtė rasti pėr tė vėnė nė dukje se poetizimi i Tomorrit si seli e muzave tė maleve ėshtė nė funksion jo vetėm tė krijimit tė mitit romantik pėr malin e shenjtė tė shqiptarėve.

Poeti i lutet zanės tė mbrojė fusharakėt si edhe malėsorėt, dhe kjo i jep Tomorrit atributin e simbolit tė unitetit kombėtar tė shqiptarėve.
Besoj se rasti i kultit tė Tomorrit nė letėrsinė romantike shqiptare ėshtė njė dėshmi e plotė e rolit qė kanė lojtur kultet pagane ose fetare tė popujve ballkanikė pėr ndėrtimin e miteve dhe tė simboleve tė tyre kombėtare.

Jorgo Bulo


Edituar pėr herė tė fundit nga ExplorerX nė 19.05.08 19:28, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1142


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Admin prej 04.05.08 2:38

Mali i Tomorit, besimtarėt prekin qiellin dhe luten sė bashku

Udhėtim nė vendin e pelegrinazhit mė tė madh, ku nuk mungojnė asnjė prej kategorive shoqėrore

SKRAPAR – Nė njė luginė tė gjelbėruar, tė mbjellė me pisha pa fund, i vendosur nė njė lartėsi mbi 2400 metra mbi nivelin e detit, mali i Tomorit ėshtė kthyer tashmė nė pikė referimi pėr mijėra besimtarė bektashinj, tė cilėt kanė ‘braktisur’ banesat e tyre pėr tė gjetur plotė pesė ditė (20-25 gusht) qetėsi shpirtėrore nė teqenė e Abaz Ali Tomorit.

Rruga, llogaritė duhen bėrė mė herėt

Ēdo besimtar qė niset pėr tė mbėrritur nė malin e Tomorit, me siguri e ka llogaritur mirė udhėtimin. Pėr tė pėrshkruar 120 kilometra rrugė nga qyteti i Beratit deri nė lartėsinė e 2400 metra mbi nivelin e detit, drejtuesi i automjetit duhet tė marrė njė vendim tė shpejtė: "O tė zgjedhė rrugėn e shkurtėr dhe me shumė mundim, ose tė pėrshkojė edhe 60 kilometra tė tjerė dhe automjeti tė mos pėsojė asnjė dėmtim".

Kjo ėshtė arsyeja qė drejtuesit e policisė lokale kanė menduar qė nė shėrbim tė besimtarėve tė ngrihet ‘non stop’ njė postbllok rrugor, 5 kilometra nė tė dalė tė qytezės sė Poliēanit.

Punonjėsi i policisė, i cili qėndron gjithė kohės nė kėmbė tė informon me hollėsi pėr tė papriturat qė mund tė shfaqen gjatė udhėtimit tė pelegrinazhit.

Automjetet e projektuara me strukturė ‘fuori strada’ (jashtė rruge) e kanė mė tė lehtė t’i bien nga fshati Bogovė, duke shkurtuar nė maksimum rrugėn dhe kohėn.

Ndėrsa pėr makinat e vogla, drejtuesit e automjeteve janė tė detyruar tė mos harxhojnė kohėn kot me punonjėsin e policisė rrugore, por tė shkelin pedalin e gazit dhe tė rrotullohen 180 gradė nė hyrje tė qytetit tė Skraparit, pėr tė pėrshkruar mė pas pesė qafa mali.

Pėr fat tė keq, tė dy rrugicat qė tė ēojnė tek teqeja e Baba Tomorit janė tė paasfaltuara. Edhe pse nė disa akse rrugore makineritė e rėnda tė ushtrisė shqiptare kanė ndėrhyrė pėr tė pėrmirėsuar imazhin rural, shumė automjete tė besimtarėve kanė ngecur, duke e pėrfunduar udhėtimin e tyre me kėmbė.

Bogova, pika turistike qė pret besimtarėt

Prej pesė ditėsh tė gjitha bar-restorantet qė janė ngritur nėn rrapet e pikės turistike tė Bogovės kanė qenė nė shėrbim tė besimtarėve.

Uji i ftohtė dhe freskia natyrale qė tė ofron kjo zonė, u ofronte pelegrinėve tė bėnin njė ‘pit stop’ tė detyruar. Pothuajse tė gjitha lokalet qė ishin vendosur nė mėnyrė tė ērregullt kishin ‘pajtuar’ nė punė shumė tė rinj, sidomos adoleshentė, tė cilėt me shpejtėsinė e moshės pėrballonin kėrkesat e shumta tė klientėve.

Taulant Daja, njė kamerier 16-vjeēar nga qyteti i Poliēanit, nxėnės i vitit tė tretė nė shkollėn e mesme profesionale hoteleri-turizėm nė Tiranė, e ka ‘harruar’ gjumin e natės dhe i ėshtė futur punės me shpirt.

“Kėtė punė di ta bėj mirė gjatė sezonit tė verės. Ia vlen mundimi t’iu shėrbesh klientėve tė shumtė, tė cilėt vijnė tė lodhur nga rruga”, thotė djaloshi.

Tė 12 lokalet qė kanė ‘pushtuar’ gjelbėrimin e pikės turistike tė Bogovės, kanė ‘prishur’ qetėsinė e rrapeve tė mėdha. Nga 20 deri nė 25 gusht tė ēdo viti, fjala konkurrencė nuk ekziston, pasi Zoti ka menduar pėr tė gjithė dhe pronarėt e lokaleve nuk kanė kohė tė harxhojnė fjalė, por tė pėrshpejtojnė kėmbėt pėr tė dalė faqebardhė.

Pelegrinėt "pushtojnė" malin e Tomorit

Mbi 50 mijė besimtarė bektashinj kanė mbėrritur nė malin e Tomorit. Mbi 20 mijė automjete tė ndryshme, duke filluar nga motorėt e fjalės sė fundit, deri tek kamionėt e tonazhit tė mesėm, pa pėrjashtuar edhe transportin e kafshėve, kanė pėrshkruar tė ngarkuar rrugėn e vėshtirė dhe mė pas kanė ngritur ‘folenė’ e tyre nė afėrsi tė teqesė sė Abaz Aliut.

Nė njė sipėrfaqe tė gjerė dhe tė gjatė sa vetė mali i Tomorit, teqeja e Kryegjyshatės dhe simbolet e saj janė rrethuar nga ēadra dhe kasolle plasmasi pa fund.

Por kishte edhe nga ata besimtarė bektashinj qė natėn e kalonin nė qiell tė hapur ose nėn shoqėrinė e birrės sė ftohtė dhe mishit tė pjekur.

Ndėrkaq, biznesmenėt e vegjėl, sidomos nga qyteti i Ēorovodės dhe Poliēanit, kishin menduar pėr ēdo detaj deri nė sigurimin e frigoriferėve dykatėsh, qė mundėsonin ujė tė freskėt dhe birrė tė ftohtė.

Nga ana tjetėr, shumė rritės tė bagėtive tė imta ishin vendosur nė ēdo cep tė luginės dhe nė shėrbim tė besimtarėve ēobanėt ‘diktonin’ fatin e qengjit, pėrkundrejt njė vlere financiare.

Atmosfera festive, i gjen tė gjitha kategoritė shoqėrore

Njė flamur shqiptar dhe njė flamur jeshil me njė yll me 12 cepa (simboli i fesė sė bektashinjve) ishin vendosur te porta kryesore e teqesė sė Abaz Aliut. Nė krahun e djathtė tė portės kryesore, njė qendėr zėri ishte bėrė pikė referimi pėr ēdo besimtar. Gjatė gjithė ditės, ajo nuk pushonte sė kėnduari kėngė kushtuar Baba Tomorit.

Ndėrkaq, shumė besimtarė bektashinj prisnin me orė tė tėra tė takoheshin personalisht dhe t’i puthnin dorėn kreut tė Kryegjyshatės botėrore Baba Dede Reshat Bardhi. Edhe pse nė moshė tė thyer, ai kishte forcė dhe energji tė pėrballonte numrin e madh tė pelegrinėve, tė cilėt largoheshin pasi kishin marrė bekimin e tij.

Pak mė tutje, rreth 100 metra larg teqesė sė Abaz Aliut, ėshtė ndėrtuar njė thertore nė qiell tė hapur. Nė kėtė thertore, shumė kasapė kanė ardhur enkas pėr tė ‘ndihmuar’ klientėt, pėrkundrejt njė ēmimi simbolik; tė bėjnė nė emėr tė tyre kurbanin pėr Zotin. Pasi e ‘zhveshin’ qengjin nga koka tek kėmbėt pėr 10 minuta, mishi pėrfundon nė hell.

Nė kėtė pelegrinazh tė pėrvitshėm nė malin e Tomorit kanė mbėrritur edhe lypsarėt. Ata janė shpėrndarė si ‘vaji nė lakra’ nė ēdo pikė. Dhe fati kėtė herė ka qenė me ta.

Elefteria, njė grua rome rreth tė 35-ave, nėna e 5 fėmijėve, i ka hyrė punės qė nė orėt e para tė mėngjesit. E ulur kėmbėkryq ajo vazhdimisht ‘bekon’ besimtarėt, me shpresė pėr t'u ‘rrėmbyer’ disa qindarka nga xhepat e tyre. Ajo thotė se ēdo vit udhėton nga qyteti i Ballshit pėr tė ushtruar ‘profesionin’ e saj tė vjetėr nė vendin e bekuar dhe nuk ngurron tė shprehet se “ia vlen barra qiranė, pasi kėtu njerėzit janė zemėrgjerė”.

Gjithashtu, kėtu vijnė edhe njerėz me probleme shėndetėsore, me shpresė se Baba Tomori do t’i dėgjojė lutjet e tyre.

Rituali, duhet tė falesh njė herė nė jetė...

Sipas zakonit tė hershėm, ēdo besimtar duhet tė ndezė tė paktėn njė qiri dhe tė falet e lutet pranė vendeve tė shenjta. Rreth 200 metra nė veri tė godinės sė gjelbėr (teqeja e Abaz Aliut), vendi ku drejtuesit mė tė lartė tė Kryegjyshatės rimarrin veten pas udhėtimit tė lodhshėm, ndodhen pranė njėri-tjetrit dy varre tė ish-imamėve, tė cilėt kanė ndėrruar jetė nė kėtė vend.

Po duke iu referuar ritualit, ēdo besimtar duhet tė falet njė herė nė jetė pranė varrit tė Abaz Ali Tomorit, i cili ndodhet shtatė kilometra larg teqesė, nė pikėn mė tė lartė tė malit tė Tomorit, (2416 m) atje ku brigjet e Italisė shfaqen nė ditėt e kthjellėta.

Pas ritualit, besimtari ka tė drejtė tė shprehė njė dėshirė dhe nė atė moment qengji bėhet kurban. Mbasi mishi piqet, kurbanin e ndajnė me tė afėrmit, ndėrsa njė pjesė u dhurohet tė vobektėve.

Babai, qė bėn edhe rolin e ciceronit

Shefqet Ismaili, 60 vjeē, nga fshati Zogaj i Skraparit, ėshtė njė nga besimtarėt mė besnikė i fesė bektashiane. Ai ēdo vit ėshtė i pranishėm nė kėtė ditė tė shėnuar. I veshur i gjithi si baba, Ismaili ėshtė gati tė tė thotė gjithēka pėr historinė e teqesė sė Baba Tomorit.

Sipas tij, fjala Tomor vjen nga emri “i mirė”, ndėrsa pėr Abaz Aliun qė prehet nė malin e Tomori, ai thotė se ėshtė engjėlli i perėndisė.

Nė vitin 1967, mali i Tomorit ka qenė vend pelegrinazhi pėr besimtarėt, por mė pas regjimi komunist e mbylli, duke e kthyer kėtė vend nė pikė ushtarake (pikė vrojtimi). Pas vitit 1990 qeveria e atėhershme shqiptare ia ridorėzoi Kryegjyshatės Botėrore.

Prej 17 vjetėsh ky vend ėshtė njė Mekė e vogėl, aq edhe e madhe pėr besimtarėt e shumtė, tė cilėt vazhdimisht tregojnė interes pėr tė pėrmirėsuar ēdo vit infrastrukturėn rrugore.

Pėr tė treguar besnikėrinė ndaj bektashizmit, 60-vjeēari Shefqet Ismaili, thotė edhe njė vjershė pėr Baba Tomorin. "Haxhi Bektashi i vėrtetė nga Kabuli, lind vetė / I ra botės anembanė / Nė Turqi gjeti rehat, pejkamberėt i lajmėron / Abaz Aliu ishte i rrallė / I ra botės anembanė / Nė Tomor gjeti rehat / Dhe Alin tėn vėlla, nė Berat zuri rehat (turbe)/ Hasani me Hysehan janė vėllezėr tė pandarė / luftojnė nė tė dynjanė, qė u preh ujit tė gjallė / Fatimes kur dhanė e i thanė, djemtė tėn e vranė / Vėllezėr e motra mos i thoni kėto fjalė / se djemtė janė tė gjallė".

Pėr t'ua bėrė mė tė bukur festėn, premton rrugėn dhe ndriēimin

Nė Tomor, feston me besimtarėt edhe Kryeministri Sali Berisha

Pėr tė festuar me besimtarėt nė Tomor, ka mbėrritur nė paraditen e 22 gushtit edhe Kryeministri Sali Berisha.

Ndryshe nga qeveritarėt e parė qė kishin mbėrritur nė malin Tomor deri tek tempulli i bektashinjve kėtė radhė Kryeministri Sali Berisha ka mbėrritur nė majėn mė tė lartė tė malit tė Tomorit, pikėrisht aty ku ndodhet i ndėrtuar nė shekuj vendi i shenjtė tyrbja e Abaz Aliut.

Nga aty lart Kryeministri Berisha lidhi njė marrėveshje fjale besimi dhe garancie pėr tė ndihmuar nė tė ardhmen nė infrastrukturė, nė ujė tė pijshėm, nė energji elektrike dhe vite mė pas nė ndėrtimin e njė teleferiku, ndihmesa kėto pėr t’ua bėrė edhe mė tė lirė e tė kollajshme mbėrritjen deri nė vendin e shenjtė ku njerėzit gjejnė qetėsinė dhe mishėrimin e tyre shpirtėror nė 5 ditėt e gushtit.

Tė gjithė aktivitetin dhe vizitėn disaorėshe tė Kryeministrit e ka shoqėruar si gjithmonė udhėheqėsi Baba Reshat Bardhi e qė nga vetė natyra, si gjithmonė i qeshur, i dashur e respektuar, qėndron mes besimtarėve e feston bashkė me Kryeministrin dhe me besimtarėt ditėt e gushtit tė shenjtorit Abaz Aliu nė malin e shenjtė.

"Ai ėshtė i pari udhėheqės shteti qė mbėrriti deri kėtu nė majėn e malit tė shenjtė tek tyrbja e Abaz Aliut”, ka thėnė Baba Reshat Bardhi, ndėrsa ka shtuar edhe urimin: “E bekoftė zoti Berishėn dhe tė gjithė shqiptarėt!"

Vizitorėt VIP

Kanė vizituar teqenė e Abaz Aliut, nė vitin 1923 Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi ku kanė fjetur nė fshati Dobrenjė, poeti kosovar Ali Podrimja, poeti Dritėro Agolli, ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-presideti Alfred Moisiu, kryeministra, ministra, deputetė etj.

I pėrhershėm nė kėtė festė ka qenė kreu i Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve Baba Reshat Bardhi.

Mali i shenjtė i pėrmendur edhe nė letėrsinė e vjetėr greke

Tomori mes historisė dhe legjendės

Mali i Tomorit me lartėsinė mbi 2400 metra nga niveli i detit, ėshtė Tempull Kombėtar. Ky mal i lartė me histori tė madhe, rrėnjėt e besimit i ka nga lashtėsia dhe mbėrrin deri nė ditėt tona.

Historia e vendit tė kultit

Nė vitin 1600 Haxhi Babai ngriti varrin kenotaf nė Ēukėn e Tomorit.

Nė vitin 1880 nė Tomor u ndėrtua tyrbja e Abaz Aliut, nė vitin 1912 u ngrit teqeja dervishjane nė Tomor.

Nė vitin viti 1914 dervishjanja u shkatėrrua nga andartėt.

Nė vitin 1916 u ndėrtua teqeja e Kulmakut nga Baba Dervish Iljazi.

Nė vitin 1928 u rindėrtua tyrbja e Abaz Aliut, nė vitin 1967 u shkatėrrua teqeja dhe tyrbja e Abaz Aliut pėr t’u rindėrtuar nė vitin 1992.

Ndėrsa datat janė tė fiksuara nė kalendar, legjendat tė gjithėtransmetuara nga njėri brez tek tjetri, kanė ngulitur nė kokė gojėdhėnat qė thonė se Abaz Aliu ka ardhur nga Pėrmeti me kalė fluturues, njė kėmbė nė dėrrasėn e Kajcės, tjetrėn nė dėrrasėn e Novajt, dhe qėndroi nė Ēukėn e Tomorit duke u bėrė mbrojtės i tė gjithė krahinės sė tij.

Tė tre vendet ku shkeli gjurma e kalit tė Abaz Aliut nė shekuj janė kthyer nė vende tė shenjta, ku vazhdojnė tė bėjnė lutje e falje pėr t’i ndihmuar Zoti dhe Abaz Aliu. Ai ka pritur dhe pėrcjell e pėrcjell miliona pelegrinė nga e gjithė bota, ndėrsa festėn e festojnė mbi 300 milionė besimtarė tė sektit bektashi.

Origjina e kultit tė Tomorit

Sipas historisė sė lashtė, qendrat fetare kanė luajtur rolin e tyre tė rėndėsishėm nė Iliri e Greqi.

I pari Herodoti, por edhe historian tė tillė kanė konkluduar se e gjithė teologjia pellazgjike rrjedh nga Dodona. Sipas Mitologjisė, Dodona ishte bija e Oqeanit, e detit, e qiellit dhe e dheut. Legjendat pėr Tomorin janė interesante pėr njė tempull nė Tomor ku "jetonin" perėnditė parahelene e drejt saj vėrshonin banorė nga e gjithė Evropa, tė cilėt flinin pėrjashta nė pritje pėr tė mėsuar tė fshehtat e motit, tė natyrės apo tė fatit tė tyre.

Dodona tesprote me profetėsitė ēudibėrėse ishte si tė thuash institucioni i vetėm i qytetėrimit pellazg.

Sipas historianėve tė vjetėr, banorėt dodonas quheshin Tomaros. Nga informacioni qė jepet, del se rreth tempullit kishte lisa tė lartė tė moēėm, zogj tė bukur e tė shumtė.

Nė kėtė rast rėndėsi marrin toponimet e vendeve tė kodrave e ēukave tė Tomorit, si qafa e Dhodhonit mbi fshatin Bargullas, Pllaka e Dhodhonit, Dėrrasa e Dodonės mbi Pronovik (Poliēan ), Ēuka e Pelejt, tri Plakat Fatthėnėse etj. Vetėm Tomori mund tė pėrmbushė tė gjitha tė dhėnat e pėrshkrimit Homerik nė kėto vise.

Nga autorėt antikė Plini, Sekundi, Theopompi etj., Tomori ėshtė pėrmendur me emrin Temerum dhe Talar sė bashku me “100 burimet” qė gurgullojnė nė kėmbėt e tij. Sipas etimologjisė, popullore fjalėt Tomure, Tomuri, Omiri qė pėrkthehen tė mirave e tė mirave, qė do tė thotė se ėshtė selia e perėndive tė vjetra, qė zbrisnin mes reve dhe mjegullave pėr tė biseduar mbi punėrat e njerėzve e tė botės.

Gojėdhėnat thonė se tė mirėt rrinin lart nė Tomor, kurse xhindet rrinė nėpėr pėrrenj e pranė ujėrave. Disa prej legjendave kanė mbėrritur me gojėdhėna deri nė ditėt tona. Njė nga kėto legjenda ėshtė edhe ajo e plakave tė Tomorit qė janė plakat e marsit qė ngrinė nė mal.

Edi Molla

Admin

1142


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Neo prej 11.05.08 14:33

Origjina e historisė sė tempullit tė Dodonės

Kush nuk e di emrin e tempullit tė Dodonės, tė kėsaj faltoreje tė vjetėr tė stėrgjyshėrve tanė pellazgė, tempulli mė i vjetėr e mė nė zė i Shqipėrisė?

Kjo faltore, e cila ka tėrhequr vėmendjen e gjithė botės sė qytetėruar, e pėr tė cilėn janė kushtuar me qindra libra e dorėshkrime tė arkeologėve tė huaj, tė historianėve e moralistėve tė mėdhenj tė Evropės, duhet tė mos e njohim e mos e studiojmė ne shqiptarėt tė cilėve na pėrket.

Sot qė kombi ynė u ēua prej gjumit tė rėndė tė vdekjes, sot qė gjuha jonė, shqipja, filloi tė hyjė nė vendin e gjuhėve tė zhvilluara e tė qytetėruara, nuk ėshtė turp tė rrimė me duar nė gji, e tė mos e kapim punėn ashtu siē duhet ne shqiptarėt?

Pėrpara kėtyre veprave tė madhėrishme historike, tė cilat janė shkruar pėrmbi rrėnojat e vjetra tė vendeve tona, ne qė tani po i marrim vesh e po i shohim me tė vėrtetė kemi pėr t’u habitur dhe do tė qortojmė veten qė pse kemi fjetur deri mė sot, por qė s’duhet tė humbim kohė e tė presim, pas kėsaj tė mundim t’i studiojmė bukur, thellė tė gjitha kėto mrekulli dhe t’ia kushtojmė kombit tonė, si pasuri e vetė, qė brez pas brezi tė mbetet e trashėguar.

I

Prindėrit, katragjyshėrit tanė pellazgė (tė mos harrojmė se ne zbresim drejtpėrsėdrejti prej tyre dhe jemi me tė vėrtetė stėrnipat e tyre dhe kjo s’ka aspak dyshim) prindėrit tanė, pra, thamė kishin edhe ata faltore ose tempuj, si kemi ne dhe e gjithė bota.

Ata nuk adhuronin njė perėndi, njė Zot, si ne sot, por shumė.

Fantazia e tyre kishte pjellė disa perėndi si: perėndia e dritės, perėndia e zjarrit, e luftės, e detit, e ajrit, e diturisė, e muzikės etj., por se tė gjitha kėto perėndi kishin dhe tė madhin e tyre qė quhej “Hyj” ose “Zeus”, si i thėrrisnin grekėt e vjetėr ose “Jupiter”, si e thėrrisnin kushėrinjtė tanė latinėt.

Kur Hyu ishte perėndi, ishte zot i pellazgėve dhe kėtė nuk e themi ne, por e thonė ata, grekėt vetė, e thotė Homeri qė ėshtė ati i poezisė greke, e thotė Herodoti, qė ėshtė babai i historisė greke, e thonė dhe tė gjithė historianėt e filozofėt e vjetėr tė Greqisė.

Hyu banonte pėrmbi malin e Tomorit, qė ndodhet aty afėr Beratit (6 orė larg qytetit). Hyu kishte disa faltore nė Shqipėri, siē thotė edhe Herodoti, porse mė e dėgjuara ishte faltorja e Dodonės, e cila gjendej aty afėr qytetit tė Janinės, ku sot ėshtė fshati Gardiq ose Gardikaq, i prishur qysh nė kohėn e Ali Pashės dhe ku gjenden edhe sot rrėnojat e kėtij tempulli. Mė saktėsisht Dodona gjendet mbi atė kodėr, ku sot gjendet tepeja e frymės sė shenjtė, 3 orė larg Janinės.

Emrin Dodona, ky tempull e ka marrė prej zhurmės sė njė legeni prej tunxhi, me anė tė tė cilit shpallej falli i faltorit, siē thotė edhe Poupuioillė dhe meqenėse zėri i legenit bėnte don-don kur binte, kėshtu duket se edhe tempulli i kėtij faltori mori emrin Don-don ose Dodon.

Edhe sot, mbas kaq qindra e qindra vjetėsh kujtohet monumenti i Dodonės, sepse vendi ku ka qenė Dodona quhet edhe sot prej vendasve Prospinisis, qė do tė thotė vendi ku falen.

Rrėnojat e Dodonės njihen edhe sot, megjithėse siē thotė historiani Polibius, njė farė Dorymachos, ka rrėnuar edhe tempullin e Dodonės edhe shtyllat e saj, si dhe qytetin e Dodonės, ku banonin sellijtė, njerėz tė shenjtė e tė zotit e shėrbėtorėt e faltores.

II

Tempulli i Dodonės, sipas krijimeve tė Herodotit, sipas njė dėshire tė pellazgėve, pėr tė shfaqur pėrpara orakullit “Them”, qė banonte aty nė Janinė, u bė e mundur shumė vjet mė parė se tė ngrihej tempulli i Dodonės.

Ky orakull pra, u dha lejen fetarėve pellazgė pėr t’i bėrė njė tempull Hyut dhe kėshtu pellazgėt ngritėn aty mbi atė kodėr tempullin mė tė bukur e mė tė shkėlqyer tė shekullit. Gojėdhėna thotė se Themi ishte e bija e Dheut dhe e motra e Hyut.

Duke qenė se Themi druhej prej Hyut dhe e donte shumė tė ėmėn, e ėma pėr kėtė dashuri i fali tė bijės dhuntinė e profecisė, d.m.th fuqinė tė shpallė tė drejta e tė sigurta pėr tė ardhmen. Duke qenė se pellazgėt e respektonin Themin, donin qė t’i ndėrtonin njė tempull edhe Hyut, vėllait tė saj.

Njė tjetėr arkeolog, Tringland, duke besuar se kanė qenė dy tempuj tė tillė tė Dodonės, duke folur pėr Themin thotė se kjo fallėdhėnėse, e bija e Dheut, para se tė vinte nė Janinė tė Epirit, banonte nė Tebė tė Egjiptit, sepse edhe tempulli mė i vjetėr i Hyut gjendet pranė kėtij qyteti.

Pėrmbi kėtė hipotezė tregohet edhe kjo gojėdhėnė:

Dy plaka egjiptiane, tė cilat gojėdhėna i quan Pelelai, dolėn njė ditė prej tempullit tė perėndisė Osiris, dhe njėra prej tyre shkoi e qėndroi nė Libi tė Afrikės, kurse tjetra erdhi e zuri vend nė Epir tė Shqipėrisė. Si njėra dhe tjetra, atje ku qėndruan, pėrhapen ndėr ata popuj adhurimin e asaj perėndie.

Nė Oasis tė Libisė adhurohej njė fare Osiris, tė cilin vendasit e thėrrisnin Amon, i cili nėn hierarkinė e Hyut, s’ėshtė gjė tjetėr veēse Dielli, ose Apolloni (Helios).

Pėr atė plakėn qė qėndroi nė Epir, thonė se nė rrugė e sipėr u zu rob nga disa detarė qė udhėtonin drejt Ēamėrisė dhe se kėta ia shitėn pellazgėve tė Epirit.

Sipas njė traditė tjetėr, kėto Peleiai ose Peleiade, nuk ishin plaka egjiptiane, por dy pėllumba qė fluturuan drejt tempullit tė Osiris, njėra nė Libi, si thamė mė sipėr, dhe tjetra nė Epir, nė dhé tė Thespotėve tė Molosve, i cili ishte dhe vendi i ferrit, sipas mitologjisė greke dhe tė cilin Homeri e quan Dhé tė Zi tė Thespotėve.

Kėta dy pėllumba ishin dy virgjėresha qė i thėrrisnin edhe me njė mbiemėr tjetėr, Partheneuse. Ishin, siē thotė legjenda, shėrbėtorėt e Zotit, si tė themi murgesha tė papėrlyera, tė paprekura . Herodoti, qė e vizitoi vetė tempullin e Dodonės, thotė se legjendėn e kėtyre

“Parthemuseve” e kishte marrė vesh prej sellijve. Thonė se ato kishin fluturuar prej tempullit tė Osirit, qė ishte nė Tebė dhe pasi kishin ardhur nė tempullin e Dodonės filluan tė shpallnin falle dhe propagandonin se Hyu fliste me gojėn e tyre.

Adhurimi qė kėta pėllumba kishin sjellė nė Pellazgji ishte, thotė Herodoti, adhurim fenikas ose mė mirė egjiptian. Prapė Herodoti thotė se jo vetėm orakulli i Epirit, por edhe ai i Thesalisė nė Tebė, i Dhelfis etj., qė gjendeshin nė Pellazgji (Shqipėri) i predikonin fallet dhe kėshillat e tyre nė gjuhė pellazgjike, tė cilėn grekėt e asaj kohe nuk e merrnin vesh aspak.

Prej gjithė kėtyre tregimeve kuptohet qartė se tempulli i Dodonės ishte njė tempull pellazgjik, si dhe fallėdhėnėsi, priftėrinjtė, sellinjtė (suljotėt) ishin edhe ata pellazgė e kur themi “Pellazgji” e “pellazgė” ne nėnkuptojmė Shqipėrinė dhe nuk ka dyshim se gjithēka qė treguam nė kėtė studim historik i pėrkasin historisė dhe kulturės sė kombit tonė.

Lavdosh Ahmetaj


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 23.12.08 22:57, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Neo prej 11.05.08 14:39

Orakulli i Dodonės

I

“Historia ėshtė humbėsi i vėrtetė, nė gjithė epokėn dymijėvjeēare pas Krishtit”.

Drejtimet e reja

Gjithnjė e mė shumė po bėhet interesante dalja nė sipėrfaqe e njė metode krejt tė re nė interpretimin e historisė botėrore nė pėrgjithėsi. Galopi i teknologjisė sė sotme, solli njė ndryshim tė madh nė jetėn e njeriut, i cili ėshtė pasqyruar nė tė gjitha fushat e dijes. Ky ndryshim cilėsor, veēanėrisht nė fokusimin e problemeve qė dikur trajtoheshin si gati misterioze, bėri tė mundur kapėrcimin e disa kontradiktave tė vjetra qė kanė tė bėjnė me interpretimin e gjėrave.

Zbulimi dhe pėrdorimi i karbonit C-14, i cili afronte zgjidhjen, me njė probabilitet (+)(-) 100 vjet, ishte njė pėrmbysje e madhe nė saktėsimin e etapave kohore nė fushėn e historisė. Mbi tė gjitha u krijua njė mendim i ri i pėrgjithshėm, i njė natyre krejt tė re, pėr vlerat e trashėguara njerėzore.

Kapėrcehet koncepti provincial i shfaqur jo pak herė edhe nga historianė tė kalibrit botėror. Mjaft ėshtė diskutuar rreth Herodotit i mbiquajtur edhe "Babai i Historisė", i cili gjithashtu pėr pasaktėsitė trashanike qė ka bėrė e quajnė edhe "Babai i gėnjeshtrės". P.sh. E. Gibboni gjatė kohės qė po pėrgatiste "Shkėlqimin dhe rėnien e Perandorisė Romake" ankohej se "paragjykimi, injoranca dhe budallallėku i shumė historianėve tė lashtė", tė cilėt ishte i detyruar qė t’i pėrdorte si burim informacioni, "e bezdisnin pa masė".

Le tė theksojmė kėtu edhe interpretimet e shumė studiuesve tė sotėm pėr interesa thjesht shoviniste. Por si njė argument domethėnės brenda oborrit tė historisė sonė, ėshtė me vend qė tė pėrmendim njė prej iluministėve tė mėdhenj gjermanė tė shek. XVIII.

Ishte viti 1774, kur nė Leipzig Johan Tunman, botoi librin e tij "Kėrkime nė historinė e popujve tė Evropės Lindore". Nė parathėnien e kėtij libri, duke pėrmendur direkt shqiptarėt, ai theksonte se "asnjė popull tjetėr i botės nė tė cilėn ne jetojmė, nuk ėshtė aq i panjohur pėr evropianėt e perėndimit pėr sa i pėrket prejardhjes, historisė dhe gjuhės, sa shqiptarėt."E megjithatė, ata janė popuj kryesorė, tė lashtė e tė rėndėsishėm, qė ēdo historian do tė dėshironte t’i njihte: historia e tyre do tė plotėsonte zbrazėti tė mėdha nė historinė e vjetėr e tė re tė Evropės. Por… ata sot nuk luajnė mė ndonjė rol tė veēantė.

Ata janė tė nėnshtruar, ata janė fatkeq dhe historiani shpesh ėshtė po aq i padrejtė, sa dhe njeriu i zakonshėm; ai nuk i pėrfill ata qė nuk i ka prirė fati". (Studime gjermane. Bot. shqip. 1990) Kėto dukuri negative tė vėna nė dukje nga sa a sa shkollarė, kanė krijuar kontradikta dhe tė ēara tė mėdha mbi njohjen e trashėgiminė tonė.

Ato kanė shėrbyer si burim keqinterpretimi dhe jo nė pak raste i kanė ēuar pasardhėsit e genit njerėzor nė drejtimin e kundėrt tė asaj qė ata duan tė njohin. Sot nė kėtė aspekt po kristalizohen dy grupe tė mėdha, tė cilat i interpretojnė tė njėjtat fakte me koncepte diametralisht tė kundėrta. Grupi i parė ėshtė konservativ, i mėshon metodologjisė klasike, injoron tė rejat qė zbulohen, ose bėhet thjesht pengesė burokratike.

Ndėrsa grupi i dytė pėrbėhet nga njerėz pasionantė dhe jo ortodoksė. Shpesh ata qasen pa edukim formal nė fushėn ku ata militojnė, por qė me metodat e tyre kėrkimore kanė sjellė risi, veēanėrisht nė fushėn e historisė botėrore.

Nuk mund ta lė rastin tė kalojė pa pėrmendur Hajnrih Shlimanin, i cili rizbuloi Trojėn nė kundėrshtim tė plotė me mendimin e akademikėve, tė cilėt pretendonin se historia e Homerit, Iliada dhe Odisea, ishin prodhim folklorik dhe pa baza historike. Shlimani vetė konsiderohej aventurier, dhe nė fakt ai ashtu ishte! Ai nuk kishte kurrfarė lidhje me punėn e arkeologut.

Por realiteti tregoi se bindjet e tij tė patundura qė do ta zbulonte Trojėn sipas tregimit tė Homerit, i dhanė atij famėn e pėrjetshme. Me shembullin e Shlimanit bota e sotme ėshtė e mbushur plot.

Prej kėtij kėndvėshtrimi studimi i kėsaj disipline ka fituar njė linjė tė re dhe interesante. Pėr kėtė ēėshtje, pikėrisht nė aspektin e tė kaluarės sė shqiptarėve nė veēanti, po konfigurohen gjithashtu avantazhet e para.

Nga Maksim Zotaj


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 23.12.08 22:58, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Neo prej 11.05.08 14:40

Orakulli i Dodonės

II

Humbjet nga e kaluara

Mė ndodh qė nė biseda tė ndryshme njerėzit tė mė pyesin se pėrse tani shqiptarėt nuk janė mė tė famshmit e dikurshėm, dhe pse nuk kemi mė influencė nė ekonominė dhe politikėn botėrore. Sė pari, dua t'ju a theksoj pyetėsve tė mi se kohėt ndryshojnė. Kjo gjė nė fakt ka lidhje me fenomenin njeri, por nuk varet nga vullneti i tij.

E thėnė ndryshe, nė mėnyrė tė dukshme kjo ēėshtje ka lidhje me vullnetin e Zotit! Mendoj qė edhe pėr fisin e parė dhe tė bukur tė shqiptarėve "Krijuesi" nuk ka bėrė ndonjė lėshim tė madh, qysh kur vendosi qė shqiptarėt tė jetojnė nė tokė bashkė me tė tjerėt. Nė Testamentin e Vjetėr pėrmenden 12+1 fise (tribu) tė ndryshme. Pra, sado e ndritur qė tė ketė qenė e kaluara jonė, ne nuk kemi jetuar vetėm, nė boshllėk, dhe pa konkurrencėn e fiseve apo grupeve tė tjera.

Kjo logjikė na bėn tė mendojmė se pavarėsisht se ne jemi ndėr grupimet e para pėr nga kontributi i rėndėsishėm nė stabilizimin e jetės nė tokė, prapė fati ynė ngjan njėsoj si fati i ēdo qenieje tjetėr njerėzore, por nė kohė dhe vende tė ndryshme. Tė moēmit tanė, i shpjegonin kėto fenomene thjesht me dy fjalė: "Rrota e historisė"! Ajo siē dhe e dimė, nuk e ndal rrotullimin e saj asnjėherė! Ne shpesh do tė shikojmė gjatė shkrimit se si tė vjetrit, mė sė shumti kanė pasur tė drejtė.

Ėshtė me vend me kėtė rast qė tė shpjegojmė fillimisht me argumente bazė si ndryshojnė gjėrat nė Univers, nėn lėvizjen e pandėrprerė tė "Mullirit Kozmik". Filozofit Platon (429-347), gati 2500 vjet mė parė, i pėlqente tė thoshte "Si poshtė edhe lart"! Me fjalė tė tjera sjell vėmendjen tek Mikro-Kozmosi dhe Makro-Kozmosi, dy elementėt kryesorė nė shpjegimin e Universit.

Pra, filozofia e tij ishte se fenomenet tokėsore janė tė lidhura ngushtė dhe nė mėnyrė tė pazgjidhshme me ato qiellore. Kėshtu qė nga ky pikėvėshtrim, mund tė themi se Dodona ka qenė qysh nga fillimi i procesit tė civilizimit qė njohim ne sot.

Priftėrinjtė e Dodonės, siē do ta shikojmė me shembuj kėtu mė poshtė, ishin vetė Zotat nė tokė. Me njė gjuhė simbolike, quheshin prej disa mijėra vjetėsh si "Perėnditė e Olimpit". Sa pėr kureshtjen tuaj, emrat e disa prej tyre nė periudhėn dymijėvjeēare tė dominimit tė Zeusit nė Olimp ishin: Zeusi, Hera, Athinaja, Poseidoni, Hades, Demeter, Artemisi, Apollo, Hermesi, Hephaestusi dhe Aphrodita.

Kur Robert Temple botoi herėn e parė librin e tij tė famshėm "The Sirius Mistery" nė vitin 1976, me nėntitull "Evidencė e re shkencore mbi kontaktin e alienėve gati 5000 vjet tė shkuara", opinioni botėror u kap nė befasi.

Vetė R.Temple pėr punėn e tij gjeniale nė vend qė tė shpėrblehej, u persekutua pėr pesėmbėdhjetė vjet pandėrprerė! Persekutorėt e tij ėshtė interesante ta theksojmė kėtu, nuk ishin njerėz tė zakonshėm apo fanatikė injorantė.

Ata ishin disa individė nga agjencitė dhe grupet sekrete mė tė fuqishme tė botės... Dhe nė kėtė rast pyetja shtrohet: Po pėrse vallė…?!

Tė gjithė ne e pranojmė se gjėrat lėvizin. Qė ato

ndryshojnė pambarimisht, shpesh dhe jashtė vullnetit tonė

edhe kėtė gjė ne e kuptojmė. Pavarėsisht prej besimit qė ne i pėrkasim, njė gjė pranohet unanimisht: Prezenca e ZOTIT! Ai ėshtė Njė dhe i vetėm! Astrologjia, nė kohėt antike konsiderohej mbretėresha e dijeve, sepse ajo tė mėsonte logjikėn se si lėvizin gjėrat atje lart…!

Nė qoftė se ne do tė besojmė sinqerisht nė shprehjen "ēdo gjė vendoset me vullnetin e Atij", le tė vazhdojmė tė besojmė si mė parė.

Prej kėtij besimi do tė pėrfitojmė dy gjėra nė praktikė.

E para, do u kthejmė stėrgjyshėrve tanė tė urtė njė borxh tė vonuar shumė gjatė, respektin e domosdoshėm pėr ēka ata kontribuan pėr ne dhe atdheun.

Dhe e dyta, sipas "Mullirit Kozmik", ne tani po dalim ose po lėmė pas "shekujt e gjatė tė errėsirės sė trashė shpirtėrore dhe injorancėn tonė tė rrezikshme"!

A ishte gabim Sami Frashėri kur na mėsonte: "Se drita e diturisė, pėrpara do tė na shpjerė"? Unė jam i sigurt se jo! Po ashtu, vėllai tjetėr Naimi, gėrvishtte tė njėjtėn plagė kur thoshte:

"Hiqu, hiqu, errėsirė!

Pa ja kėtu, o dritė"!

Siē shihet, rilindasit tanė tė mėdhenj e kishin kuptuar gjuhėn e Zotit. Ėshtė mė se e qartė se kėtu bėhet fjalė pėr triumfin e dritės kundėr errėsirės nė kuptimin simbolik. Prof. Harold Cooke nė studimin e tij "Osiris, a Study in Myths, Misteries, and Religion", by Ares Publishing Inc. London, 1931, na kujton: "Konflikti midis sė mirės dhe sė keqes ėshtė konflikt fizik dhe shpirtėror".

Ndryshe ne mund ta kuptojmė kėtė fenomen si lufta e "tė mirės kundėr sė keqes". Por ne siē duket nuk i kuptuam ata krejtėsisht, me vonesat dhe zigzaget tona tė turpshme. Ėshtė fjala pėr fatin e shqiptarit, por edhe pėr fatin e njeriut nė pėrgjithėsi si qenie tokėsore.

Nė dymijėvjeēarin qė po lėmė pas, ishin predikuar gjėrat, pra ishin parathėnė! Dhe ky predikim bėhej nė pėrgjithėsi me mekanizmin e njohur tė Orakujve, por edhe me forma tė tjera akoma mė praktike.

Duke dalė prej influencės sė shenjės tė Dashit, ne lamė pas edhe karakteristikat e tij gjithashtu. Le tė kujtojmė kėtu qė nėn kėtė shenjė, njeriu vetė mori pjesė aktive dhe i ndėrtoi perandoritė e mėdha.

Pra, ndryshe njeriu me sjelljen dhe mentalitetin e tij tė asaj kohe rrezatoi tendencėn ekspansioniste dhe u krijuan nga ky shkak njėra pas tjetrės perandoritė e ilirėve, persėve, maqedonasve, romakėve, bizantinėve, etj.

Por duke hyrė nėn influencėn e Peshqve, po vetė njeriu u bė dėshmitar dhe varrmihės njėkohėsisht nė shkatėrrimin e po kėtyre perandorive, njėra pas tjetrės. Milena Gonzales-Wippler, e diplomuar nė Porto Riko dhe nė Universitetin e Kolumbias, respektivisht nė Psikologji dhe Antropologji, e shpjegon kėshtu fenomenin nė librin e saj "Formulat magjike dhe ceremonitė" bot. i 1997-s: "Shenja e Ujorit, e cila po na afrohet tani, personifikon miqėsinė, shpresėn dhe dėshirat.

Ndėrsa pėrpara saj, shenja e Peshqve ishte pėr dymijėvjeēarin qė po lemė pas, fillimi i kristianizmit, dhe bota u zhyt gati nė mėnyrė absolute nėn influencėn e teologjisė Judeo-Kristiane".

Karakteristikė e kėsaj shenje ishte Jezu Krishti, i cili u ndalua, u burgos, u torturua dhe u kryqėzua nga armiqtė e tij tė shpallur dhe tė pashpallur. Kjo gjė pra, ishte parashikuar mė parė nga Orakujt. Ishte parathėnė lindja dhe kryqėzimi i tij! Ai kėshtu u bė simbol i sakrificės kristiane.

Ėshtė interesante ta kujtojmė se nė treqind vitet e para kristianizmi kishte si simbol tė vetin dy Peshq, pra pikėrisht shenjėn e horoskopit. Por nė 325 A.D, nė kėshillin e Nikeas u vendos unifikimi i kishės dhe "Jesu Krishti" u pranua tė shpallej Zot! Ja se si na e pėrshkruan kėtė moment tė veēantė tė historisė studiuesi Simon Cox, nė librin e tij "Duke zbėrthyer Kodin e Leonardo Da Vinēit" bot. i vit. 2004, nga "Barnes and Noble".

Nga Maksim Zotaj


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 23.12.08 22:59, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Neo prej 11.05.08 14:46

Orakulli i Dodonės

III

Ē'dimė pėr Dodonėn?

Nė kuptimin e gjerė tė fjalės kurrgjė! Arsyet janė tė ndryshme, por ato mė tė rėndėsishmet janė historike. Nė kujtesėn e shqiptarėve Dodona ka ardhur e gjallė dhe e ruajtur vetėm nėpėrmjet gojėdhėnave, miteve dhe legjendave.

Nė fakt, nė kėto mite e legjenda Dodona pėrmendet shpesh si vend i shenjtė. Interesante gjithashtu ėshtė se mali i Tomorit thirret ende edhe sot "Mali i Zotit". Njerėzit e atyre anėve me respekt e quajnė atė "Baba Tomori"! Tek “Iliada”, Homeri me gojėn e Akilit thotė: "O Zot, mbret Dodonas Pellazgjik, qė banon n'ato vise tė largėta e sundon mbi Dodonėn dimėrkeqe"!

Nga gojėdhėnat thonė se mali i Tomorit quhej mė parė "Mali i tė Mirit". Semantika e fjalės "tė Mirit" zbulon krejt funksionin e veēantė tė kėtij mali! Ndėrsa Straboni e pėrshkruante kėshtu situatėn e terrenit tė thyer fizik pėr tė arritur deri nė Tomor: "Sado qė ėshtė i ashpėr e plot me male tė mėdhenj si Tomori e tė tjerė, Epiri dhe Iliria nxjerrin burra trima e tė menēur".

Kėshtu, me kėtė logjikė po tė vazhdoj, do tė pėrsėris se ē'thonė tė tjerėt qė janė tė shumtė padyshim. Por nė fakt, mė i rėndėsishėm pėr ne ėshtė zbulimi i funksionit tė vėrtetė tė Dodonės. Tek historianėt e vjetėr dhe shėnimet e tyre historike Dodona pėrmendet shkarazi, nė mėnyrė tė zbehtė dhe vetėm si njė fakt i pėrgjithshėm. Le ta quajmė ndryshe kėtė gjė si pėrplasjen e parė me injorancėn apo kufizimet tė cilat i ka vuajtur jo pak herė historia jonė. Duket pra se nė rastin tonė ne kemi mė shumė mjegull, sesa informacion.

Flasim pėr Dodonėn dhe pėr njė moment harrojmė qė e kemi fjalėn pėr origjinėn institucionale tė njeriut nė tokė. Fakti i madh qė Dodona pėrfshihet e para dhe mė e vjetra nė listėn e 8-tė Orakujve tė parė dhe mė kryesorė, duke bėrė pjesė brenda rrjetit territorial tė kėtyre Orakujve, na shtyn tė mendohemi...

Dhe nė listėn e kėtyre tetė Orakujve ishin: 1-Dodona, 2- Delphi, 3-Delos, 4-Cythera?…, 5-Omphalos?…, 6-Akrotin?…, Paphos?…,7- Tritoni?…, 8-El Marj?…, 9-Bendet! Emrat dihen, por disave prej tyre ende nuk iu ėshtė pėrcaktuar vendndodhja.

Pėr disa tė tjera gjithashtu nuk iu ėshtė qartėsuar pėrkatėsia, prandaj ato janė me pikėpyetje nė fund. Nga funksioni i tyre, pėrveē Dodonės dhe Delphit qė kanė pėrafėrsi me njėra-tjetrėn, tė tjerat janė tė ndryshme. Kodi i Orakullit tė Dodonės ėshtė ky: 1. Vendndodhja - mali i Tomorit, nė Qendrėn Perėndimore, 2. Pema simbol - Lisi 3. Planeti simbol -Saturni 4. Lindja Hyjnore - Qenia Humane prej "Ashtit tė Tokės"!

Ėshtė e pajustifikueshme qė nė programet apo tekstet e shkollave shqipe Dodona as qė zihet me gojė, qoftė edhe shkarazi.

Sa pėr shkrimet e autorėve klasikė, tė ashtuquajturit greko-romakė apo bizantinė, terma qė po bėhen gjithnjė edhe mė tė dyshimta sot, me lehtėsi mund tė pėrmendim emra, si Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustathi etj…

Disa prej kėtyre emrave i pėrkasin periudhės sė dytė, asaj Bizantine. Ndėrsa nė plejadėn e Rilindjes Evropiane deri nė ditėt e sotme, kemi emra tė shquar shqiptarė dhe tė huaj si Jeronim de Rada, Dhimitėr Kamarda, Shtjefėn Gjeēovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skėnder Anamali, Aleksandėr Stipēeviē, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj.

Nga studiuesit e huaj le tė pėrmendim: J.G.Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D'angely, Enzo Gatti, John Wilkes, Eduard Gibbon, Agnes Savill, dhe plot tė tjerė, tė cilėt do t’i kujtojmė hera-herės gjatė kėtij shkrimi. Por ata, tė cilėt do tė mbajnė peshėn e argumenteve tė mija nė subjektin e Dodonės, janė vetėm pak autorė.

Pėr koincidencė dua tė pėrmend Perikli Ikonomin, Rasim Bedon, Robert Temple, Raymond Moody, Erik Von Daniken, etj. Le tė shikojmė tani se si po na afrohen gjėrat.

Nga Maksim Zotaj


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 23.12.08 22:59, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Neo prej 11.05.08 14:52

Orakulli i Dodonės

IV

Dy fjalė mbi P.Ikonomin

Perikli Ikonomi ėshtė autori parė shqiptar nė epokėn moderne, i cili ka hartuar njė studim tė shkurtėr mbi Dodonėn Pellazgjike. Ai e ka mbėshtetur kryesisht punėn e tij tek literatura klasike greko-romake dhe bizantine. Na ka lėnė njė libėrth tė vogėl, njė pėrpjekje krejt modeste nė formė broshure, botuar rreth vitit 1934.

Ajo pėrmban mbi 30 faqe tė njė formati jo tė madh. Pėr autorin vetė dimė fare pak gjėra. Bashkė me titullin thuhet se ai ishte njė drejtor shkolle fshati. Ka gjithashtu edhe njė pėrkushtim tė vetin, ku ai me gojėn e tij thotė: "Kėtė vepėr ia kushtoj vendlindjes time, katundit Vokopolė (Berat), qė me madhėshti piktoreske shikon nga lart qėndrimin viganor tė Tomorit". Atij i ėshtė dashur rreth tetė vjet pėr tė hartuar studimin.

Pėr mendimin tim, vlerat e kėtij libėrthi janė tė mėdha dhe autentike. Ky libėrth ngjan gjithashtu si njė thirrje pėr t’u zgjuar nė aspektin e ndėrgjegjes sonė historike. Gjithashtu, ky ėshtė njė argument historik pėr tė vėrtetėn e rrėnjėve se nga e kanė origjinėn shqiptarėt. Pra, motivi i cili e ka shtyrė autorin tė shkruajė kėtė vepėr ėshtė i qartė.

Ideja kryesore qė bie mė shumė nė sy ėshtė se "Dodona ka qenė njė qendėr shumė e rėndėsishme e kulturės shqiptare dhe civilizimit botėror". Gjithashtu ėshtė fat sot pėr ne qė ajo bėn pjesė ende nė territorin shqiptar sot e gjithė ditėn.

Ai e thekson kėtė gjė me forcė, nė kohėn kur nė kujtesėn e popullit tim ishte krejt i freskėt procesi i dhimbshėm i copėzimit territorial. Superfuqitė evropiane nė fillimin e shekullit tė kaluar, duke krijuar Greqinė dhe Serbinė si shtete, u nisėn thjesht nga pėrkatėsia fetare, brenda territorit tė lashtė Pellazgo-Ilir, u duk pra e qartė se ata po i shkėpusnin pa mėshirė momentet mė tė rėndėsishme tė historisė sonė tė ndritur.

Pėrpjekja dhe argumentet e Ikonomit nė kėtė studim historik, krahas vlerave tė dukshme shkencore, padyshim kuptohen ndryshe edhe si thirrje proteste kundėr injorancės, padrejtėsisė dhe arrogancės, me tė cilėn politika e Fuqive tė Mėdha u soll nė atė kohė ndaj nesh.

Njė hap tjetėr nė kėtė drejtim, i cili padyshim duhet pėrgėzuar, na vjen nė formėn e njė artikulli tė shkurtėr nga Rasim Bedo.

Nė artikullin e Bedos, Dodona shtrihet tetėmbėdhjetė kilometra jashtė Janinės. Por dua ta theksoj qysh nė fillim se me kėtė argument bashkatdhetari im gabon nė mėnyrė tė dukshme. Nė kėtė rast, shihet se ai nuk ėshtė nė kontakt me tė rejat e fundit, tė cilat pėrfaqėsojnė gjithashtu dhe opinionin e studiuesve ndėrkombėtarė.

Mali i Tomorit ndodhet nė Berat, dhe atje ai ngrihet prej miliona vitesh, shumė kohė se pėrpara tė shkruhej vetė historia njerėzore. Bedoja, siē duket i referohet vetėm kronologjisė sė arkeologėve grekė, e cila si fakt, pėr hatėr tė sė vėrtetės, qėndron jo pėr Dodonėn, por pėr Orakullin e Janinės.

Grekėt ashtu siē edhe thonė, ēmendurisht dėshirojnė qė Dodona tė ishte 18 km larg Janinės, sepse ajo do tė pėrfshihej brenda territorit tė shtetit tė tyre. Qė kėrkimet mbi ekzistencėn e Dodonės kanė filluar pranė Janinės nga arkeologu Karapanos nė vitin 1873, kjo vėrtet qė qėndron.

Nė 1913 arkeologu tjetėr G. Sotiriadhis, mė pas Evangjeli dhe S. Dakaris arrijnė me kėrkimet e tyre deri nė vitin 1950. Pastaj filluan kėrkimet sistematike dhe restaurimet e periudhės 1961-75, dhe kjo gjithashtu ėshtė e vėrtetė! (“Ylliria”, 12-14 korrik 2005).

Por me keqardhje po ngul kėmbė edhe njė herė, se prej kėtyre kėrkimeve ata veēse rizbuluan Orakullin e Janinės dhe jo atė tė Dodonės, siē duan t’i bien ata daulleve sot. Ana tjetėr dhe mė kryesorja ėshtė se Orakulli i Dodonės ėshtė shumė mė i vjetėr nė kohė dhe mė i rėndėsishėm se "Orakulli i Vdekjes" i Janinės, i cili tashmė ėshtė rizbuluar dhe restauruar.

Sot pėrdoret nga Ministria greke e Kulturės pėr pėrfitime turistike. Por, ky "Orakulli i Vdekjes" pranė Janinės, pranohet ndryshe nga studiuesit si njė kopje e keqe e Orakullit tė Baiasė nė Sicili, i pėrmendur edhe nga Virgjili nė vargjet e “Eneidės”.

Po i kėtij mendimi ėshtė edhe Robert Temple, anėtar i Akademisė Mbretėrore tė Londrės, i cili ka mė shumė se 50 vjet qė ėshtė nė kėrkim tė kėtyre Orakujve. Rasim Bedo, me gjithė dėshirėn e tij tė mirė, siē duket nuk ėshtė nė gjendje ta diferencojė dot njė gjė tė tillė.

Dodona e famshme pėrfundimisht ndodhet brenda territorit tė Mollosėve. Siē e dimė, ata (Mollosėt) si dhe Thesprotėt janė njė tjetėr fis i madh dhe i famshėm Pellazgo-Ilir!

Nga Maksim Zotaj


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 23.12.08 23:00, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Neo prej 11.05.08 14:57

Orakulli i Dodonės

V

Gjeografikisht mali i Tomorit ėshtė pjesė e vargmaleve tė Pindit. Vargmali i Pindit vetė arrin deri pranė Janinės, por jo mali i Tomorit gjithashtu. Ai pėrfundimisht mbetet nė Mollosi.

Sot nėn kėmbėt e Tomorit ėshtė ngritur Berati. Nė librin e tij "The Illyrians", bot i vitit. 1995, autori John Wilkes, e lokalizon Dodonėn kėshtu: "Udhėtimi me det nė Orikum merr tetėdhjetė stades (njėsi e vjetėr matėse), dhe deri nė Amantia gjashtėdhjetė stades. Nė jug kufizohen nga Antitanėt, poshtė Orikumit, dhe Kaonia ka tė njėjtėn distancė largėsie sa Dodona"…

Mė poshtė vazhdon ai: "Mė nė veri tė Thesprotisė, ėshtė njė vend i largėt sa fundi i botės, ku shtrihet Orakulli i famshėm i Zeusit tė Dodonės, qė nė fakt ėshtė i vėshtirė pėr tė depėrtuar"…Por grekėt, qė duket se punojnė me mjeshtėri me gjysmėn e argumentit, bėjnė njė manipulim tė pastėr nė kėtė mes, tė cilin e pėrdorin pėr qėllime politike dhe biznesi.

Ata nga ana e tyre e pėrshkruajnė historinė e Dodonės kėshtu: "Thuhet qė Dodona u ndėrtua gati dy mijė vjet, B.C, nė njė zonė tė thellė midis maleve, nė fillim nga Thesprotėt dhe mė pas u rindėrtua nga Mollosėt njė mijė e dyqind vjet B.C. Aty shėrbenin priftėrinj qė thirreshin "Helloi" ose "Selloi", dhe mendohet ata tė kenė qenė para indo-evropianė, pra Pellazgjikė!

Pas kėsaj periudhe, njė lloj "zoti grua" vazhdonte tė nderohej nėn emrin Dione, e cila u bashkua mė pas me Zeusin e Naios. Ritualin, e zhvillonin rreth njė peme lisi, dhe parashikimi bėhej duke lexuar gjethet e verdha tė tij, interpretim qė bėhej nga priftėrinjtė e kėtij Orakulli.

Nė kohėn Heroike aty shkonin dhe konsultoheshin emra tė tillė, si Herakliti, Akili, Odiseu, etj. Orakulli vetė ka jetuar kohė pas kohe shkėlqimin dhe rėnien e tij. Ardhja e Delphit nė skenė nė njė pozicion gjeografik mė tė pėrshtatshėm gjeografik pranė Athinės, e dobėsoi rėndėsinė e veēantė tė Dodonės. Megjithatė, evidencat tregojnė mbi ekzistencėn e tij edhe nė shekullin e shtatė, B.C,.

Nė periudhėn e Dinastisė Maqedonase Dodona u rifuqizua, sepse parlamenti maqedonas ishte ndėrtuar shumė pranė tempullit. Aleksandri i Madh e frekuentonte atė rregullisht. Mė pas, tempulli ėshtė restauruar fillimisht nga Pirro i Epirit (297-273), B.C.

Por u shkatėrrua me themel nga Aetolians mė 221. Ringrihet nga Philipi i V maqedonas (219, B.C). Shkatėrrohet edhe njė herė sė bashku me Epirin nga gjenerali romak Paul Emili. Konvertohet nė kishė dhe e shkatėrrojnė pėrsėri nė (391 A.D).

Por, megjithatė, nė shek. e pestė dhe tė gjashtė thonė qė Dodona ėshtė parė qė tė ketė pasur njė prift tė rangut. Dhe sė fundi, janė pikėrisht fiset barbare (gjermanike) tė Gothėve, tė cilėt e rrafshuan krejtėsisht, duke e fshirė Dodonėn nga kujtesa pėr njė periudhė kaq tė gjatė, nė mė shumė se njė mijė vjet!

Por krejt ndryshe nga grekėt, i famshmi Robert Temple, nė librin e tij "Netherworld", (Bota e tė vdekurve), bot. i Londrės 2002, gjithashtu thekson: "Jam i angazhuar me vite tė tėra qė gjej vendndodhjen origjinale tė Orakullit tė Dodonės dhe atė tė Delphit...

Pranohet nga tė gjithė ne se Dodona ndodhet nėn kėmbėt e malit tė Tomorit”. Liritzis (koleg grek ky) dhe unė, jemi pėrpjekur tė pėrdorim edhe fotot nga sateliti, por nuk kemi pasur rezultat. Jam krejt i bindur se vendndodhja e Dodonės ėshtė diku tjetėr…

Nė vitin 1979, unė vetė mblodha fonde tė konsiderueshme pėr njė ekspeditė kėrkimi tė malit tė Tomorit pėr tė gjetur Dodonėn dhe dola pa sukses.

Nga tė gjithė Orakujt, pranohet edhe nga vetė grekėt se "Dodona ėshtė mė e vjetra dhe se zoti i saj qysh nga kohėt klasike ishte Zeusi". Mė tej, po ky autor, nė librin e tij "The Sirius Mystery" shton: "Cila pjesė territoriale, mund tė ishte mė larg se Dodona, nė Greqinė e vjetėr?

Ajo dihet se gjeografikisht ishte krejtėsisht jashtė sferės sė influencės, diēka mė nė veri dhe perėndim gjithashtu, shumė mė larg se pėr ēdo grek, qė tė mund ta quante atė tė pranueshme si pjesė e historisė sė tyre"…

Studiuesi tjetėr amerikan, Raymond Moody, nė njė program televiziv me titull "Misteret e padeshifruara", kur bie fjala pėr Orakullin e Dodonės, theksonte tė njėjtėn gjė: "Bindja ime e patundur ėshtė se Dodona me malin e Tomorit ndodhet lart mbi kufirin verior tė Greqisė".

Siē shihet nga kėto deklarata, bie nė sy se historianėt e huaj as qė e imagjinojnė qė Tomori ndodhet nė Shqipėri dhe nuk ekziston njė Tomor i dytė nė botė. Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė ky fakt nuk e shqetėson sot aspak Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, e cila me cinizėm vazhdon aktin e turpshėm tė heshtjes, nė kohėn qė duhej tė ngrinte nė kėmbė legjione tė tėra studiuesish, pėr tema kaq tė rėndėsishme dhe aktuale siē ėshtė ajo e Dodonės.

Pse ka rėndėsi sot Dodona?


Nga mitologjia e vjetėr "Dodoni ishte biri i Zeusit dhe i Evropės, ndėrsa Dodona e bija e Oqeanit dhe e Tithiės, perėndi tė lashta, tė cilat adhuroheshin nga Pellazgėt hyjnorė".

Aravantinoi nė shėnimet e tij shkruan: "Dodonėn e ndėrtuan Pellazgėt, andaj edhe Zeusi quhesh Zot i Pellazgėve"! Gjithashtu, Plutarku nė "Jetėt paralele", kur flet pėr Pirron e Epirit pėrmend edhe Dodonėn, e cila gjendet nė Mollosi! Duke iu referuar historisė, sot mė tepėr se kurrė po bėhen kėrkime rreth rrėnojave tė Dodonės dhe rėndėsisė sė veēantė tė saj.

Italiani Enzo Gatti thotė: "Ilirėt e Shqipėrisė, tė Pindit dhe tė Maqedonisė kanė shenjtoren e tyre tė famshme, Dodonėn. Ajo ndodhet nė zemėr tė Kaonisė, e cila konsiderohet sot si qendra e krijimit tė njeriut". Thuhej se "Orakulli (thėnia e fatit), jepej nga njė lis, nga njė pėllumb, e shkruhej mbi njė fletė plumbi".

Por si procedohej nė tempullin e Dodonės? Dhe pse ajo ka shumė rėndėsi sot pėr studiuesit e historisė botėrore? Po t’i referohemi nė kėtė pikė Ph.D. Raymond Moodyt, i cili ėshtė autor i librit (Reunions) "Ribashkimi", ai thotė se nė kohėn e vjetėr "priftėrinjtė e Dodonės kishin aftėsi qė tė vendosnin kontakte midis tė gjallėve dhe tė vdekurve.

Ata ishin nė gjendje tė shkrinin kufijtė realė midis dy botėve. Dhe ata konsideroheshin mė tė zotėt nga tė gjithė tė tjerėt, krahasuar kėtu me tė gjithė priftėrinjtė e Orakujve tė tjerė tė marrė sė bashku".

Nė Dodonė, e cila mendohet qė tė jetė ndėrtuar nėntokė, dhe ambientet e pėrdorura pėr vizitorėt i ngjanin njė spitali tė zakonshėm. Por hyrja atje, nėpėr llagėmet e nėndheshme tė saj, pa ndihmėn e priftėrinjve ishte krejt e pamundur.

Dikush duhej tė tė shoqėronte pėr nė qendrėn e tyre. Nga shėnimet e vjetra thuhej se "eksperiencėn dhe llahtarin qė provoje aty, ishte tamam sikur tė hyje i gjallė nė Ferrin e vėrtetė". Vizitorėt jetonin njė pėrēudnim tė papėrshkruar. Disa e konsideronin kėtė gjė, njėsoj sikur tė shikonin vdekjen e tyre me sy.

Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga tė gjitha anėt e botės. Ata donin qė tė mundėsonin kontakte me tė dashurit e tyre, tė cilėt ishin tė vdekur tashmė. Nė aspektin e logjikės sė sotme, njė ide e tillė ėshtė njė lajthitje e pastėr. Por ne po flasim pėr njė epokė tepėr tė largėt dhe pėr eksperiencėn e njė civilizimi tė humbur…

Pasi vizitorėt kishin ardhur aty, iu paguanin priftėrinjve njė shumė tė caktuar "pėr shėrbimin", dhe kėta tė fundit i sistemonin klientėt e tyre nė dhoma tė ndara nga njėra-tjetra, qė pėrngjanin me njė spital tė sotėm. Ata iu bindeshin priftėrinjve dhe u duhej nganjėherė tė prisnin edhe me muaj, ose derisa prifti ta gjykonte momentin e pėrshtatshėm pėr ribashkim.

Ky pra, ishte njė moment shumė misterioz, i cili zgjidhej me kujdes nga priftėrinjtė, dhe mund tė ndodhte qė "pacientin" ta ngrinin edhe nė mes tė natės nganjėherė… Ky "pacient" fillimisht tymosej me sulfur.

Nė mentalitetin e atėhershėm, njė veprim i tillė ishte i domosdoshėm dhe i rėndėsishėm paraprakisht, pėr tė pastruar trupin dhe shpirtin nga mėkatet e mundshme tė tė gjallit, pėrpara procesit tė kontaktit me tė vdekurin.

Dikush mė mbrapa e shoqėronte klientin nga dhoma e kėtij tė fundit nė dhomėn qendrore, e cila pėrdorej pėr tė tilla ceremoni, ku pritej tė fillonte procesi i kontaktit. Pas kėtij veprimi, ai kalonte pėr "atje" nėpėrmjet njė korridori qė zakonisht ishte i gjatė, gati pesėdhjetė kėmbė.

Aty gjendej njė enė jashtėzakonisht e gjerė dhe plot me ujė. Gjithmonė nėn kujdesin e priftit tė lartė, i cili i qėndronte shumė pranė "klientit" nė kėto momente, ai instruktohej qė t’i mbante sytė nė sipėrfaqen e ujit. Nė tė njėjtėn kohė, prifti e kungonte atė me formula magjike.

Dhe papritur, dalėngadalė fytyra e tė gjallit shuhej nė pasqyrimin e ujit, dhe po aq ngadalė tashmė vizualizohej i "vdekuri", i gjallė, tredimensional, me ngjyra natyrale, bile edhe duke folur…

Nė kėtė rast, parashikimi me ndėrmjetėsinė e veēantė tė priftit tė lartė, dėgjohej drejtpėrdrejt nga goja e tė vdekurit. Ky akt ndodh edhe me ne nė kushtet e gjumit, kur flasim me tė vdekurit nė mėnyrė tė pavullnetshme nė ėndrrat tona…

Pėr tė arritur njė gjendje psikologjike kaq speciale "klienti" nga priftėrinjtė e Orakullit shpesh si mjete ndihmėse pėrdoreshin edhe droga tė ndryshme qė tė stimulonin deri nė nivelin e haluēinacionit. Plini veēanėrisht na e thekson njė fakt tė tillė, pėr njė bimė me emrin "Henbane", e cila konsiderohej si "bar i shenjtė" qė kishte kualitet hipnotik, dhe pastaj pėrdorej pėr ceremoni tė tilla.

Henbane nė fakt kthehej nė njė helm vdekjeprurės, nė qoftė se nuk dije qė ta pėrdorje. Tjetėr narkotik haluēinogjen, ishin bimėt me emrin "Hellebore", "Dittany" dhe"Melampus", tė cilat gjithashtu pėrdoreshin nė kohėn e lashtė.

"Pėr shembull nė civilizimin Minoan, opiumi nderohej nė nivelin e besimit fetar". Robert Temple (Bota e nėndheshme), bot. i .vit. 2002. Pra, mbas kėsaj lind pyetja e thjeshtė, a ishte e vėrtetė e gjithė kjo? Si pra, ishte i mundur realizimi i njė gjėje tė tillė?

Nga Maksim Zotaj


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 23.12.08 23:01, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Neo prej 11.05.08 15:02

Orakulli i Dodonės

VI

Ndėr profetėt modernė le tė kujtojmė Nostradamusin, i cili pėrdorte tė njėjtat metoda pėr tė parashikuar tė ardhmen, duke parė gjėrat jo mė me enėn e ujit, por nė sipėrfaqen e njė xhami tė zi, i ngjashėm me ekranin e sotėm televiziv. Po ashtu edhe sot fenomeni i tė parit tė gjėrave pa qenė prezent nė ngjarje ekziston tek njerėz tė cilėt e kanė kėtė si aftėsi tė veēantė dhe ndryshe thirren me termin mjekėsor "paranormalė".

Pra, fenomeni ekziston, por siē shihet ai shtrihet nė njė grup veēanėrisht tė kufizuar njerėzish. Kėta individė kanė tė theksuar "Ndjenjėn e Gjashtė". Shpesh nė programe tė ndryshme televizive, ne shikojmė njerėz tė tillė qė pėrdoren me shumė sukses nga forcat e rendit pėr aftėsinė e tyre tė veēanta duke zgjidhur krime tė vjetra dhe tė reja qė edhe teknologjia moderne apo hetues me eksperiencė nuk i kanė zbuluar dot.

Gjithashtu, kėta njerėz nuk e kanė sensin e tė kaluarės apo atė tė ardhmes, sepse ata i shikojnė gjėrat nė kohėn e tanishme me njė qartėsi tė pagabueshme. Por nė "Institucionin e Dodonės", priftėrinjtė e saj njiheshin edhe pėr bėma tė tjera…Italiani Enzo Gatti nė librin e tij “Gli ILIRI”, bot. 1981, nėnvizon: "Priftėrinjtė Ilirė ishin astronomė ekspertė. Ata ndėrtonin qendra nga ku vėzhgonin qiellin.

Parashikonin ndikimet e yjeve. Kuptonin ciklet e hėnės, ciklet menstruale tė grave, baticat dhe zbaticat. Studionin galaktikat, kometat dhe mjegullnajat. Dhe i faleshin yllit Sirio... Ata u tregonin bujqve kohėn e tė mbjellave, e rėnies squkė, e nxjerrjes sė verės, e mbarsjes gjithashtu.

Parashikojnė datėn dhe orėn e saktė tė eklipseve. Me urdhėr tė priftit dielli humbiste dritėn e tij dhe zhdukej. Kjo ishte shenjė ndjellakeqe.

Prifti sigurisht pėrfitonte nga eklipset dhe bėhej interpretuesi i paralajmėrimeve hyjnore, duke diktuar mėsime tė dobishme". Pra, sipas kėtij pėrshkrimi tė Enzo Gattit, del se priftėrinjtė ilirė kishin njohuri universale.

Sistemi i Orakujve


Nga aspekti i mėnyrės se si janė ndėrtuar dhe shpėrndarė Orakujt, ky fenomen interesant tė bėn tė habitesh pėrsėri… Mė mirė tė themi, ėshtė njė gjė krejt e jashtėzakonshme me kushtet dhe logjikėn e sotme.

Megjithėse nė kėto 50 vitet e fundit, kėrkimet janė intensifikuar mjaft, prapė ka kaq shumė pikėpyetje qė varen pezull, saqė gjithēka duket si njė iluzion i pastėr. Nė gėrmimet e bėra deri mė tani, mė shumė se 50% e Orakujve ende janė tė palokalizuar, dhe pėr mė tepėr tė parizbuluar.

Por, siē theksuam nė krye tė shkrimit tonė, dokumentet e vjetra dhe deshifrimi i tyre i bėn historianėt dhe studiuesit e pasionuar krejt optimistė nė kėtė pikė.

Nga ky kontekst edhe Dodona na afron megjithatė ende mundėsi tė pakufizuara informacioni. "Ajo me sa po shihet ėshtė njė pjesė e pandarė e njė kompleksi ndėrtimesh me njė qėllim tė pėrbashkėt, e cila pėrfshihet brenda njė trekėndėshi kėnddrejtė, por qė ka njė shtrirje gjiganteske nė terren.

Qendrat e Orakujve tė Dodonės, Delphit, Delos, Cythera, Knossos dhe Cyprus janė tė lidhura nė seri, tė shkėputura nga gjerėsia gjeografike me njėra-tjetrėn.

Ato gjithashtu janė nė njė integral distance gjeografike nga Bendeti i Egjiptit, gjė qė tregon njėkohėsisht lidhjet e traditės arkeologjike midis tyre…

Dodona njihet mirė si pjesė e njė trekėndėshi kėnddrejtė. Le ta pėrshkruajmė pak kėtė trekėndėsh… Njėri kėnd fillon me malin e Tomorit nga perėndimi, (Dodona) dhe pėrfundon nė pikėn lindore, nė malin Ararat (Arka e Noes).

Pastaj ai zbret poshtė nė jug, pėrshkon pingul tė gjithė Mesdheun e krijon njė kėnd tė drejtė 90ŗ, aty ku ngrihet piramida e madhe e Egjiptit. Po ashtu, vendi ku bie ky kėnd 90ŗ quhet Bendet dhe ka qenė kryeqyteti i parė i Egjiptit. Tė jetė kjo njė koincidencė e rastit?

Historianėt e sotėm nuk mendojnė ashtu. Kėtu ndeshim me njė tjetėr kuriozitet, atė tė meridianit origjinal fillestar, por i caktuar nga kush? Distanca nga mali i Tomorit nė malin Ararat ėshtė e baraslarguar.

Duke u pėrqendruar nė kėtė pikė, pėrmendim pėrsėri Robert Temple qė nė "The Sirius Mistery" na thekson: "Ne me njė vėmendje tė veēantė duhet tė pėrqendrohemi tek kėndi 45ŗ Dodona/Tomori, dhe tek kėndi tjetėr 45ŗ Metsamor/Ararat, pika tė cilat kanė largėsi tė barabartė nga Theba, kryeqytet i mėvonshėm i Egjiptit!… Gjithashtu, Arka e Grekevė (Deukalion) ndodhet nė malin e Tomorit, ndėrsa Arka e Hebrejve (Noes) nė malin Ararat…

Pėr arkėn e Deukalionit, thuhet se gjendet diku aty pranė Orakullit tė shenjtė tė Dodonės, prej tė cilės Argo, prijėsi i Argonautėve, gjatė udhėtimit merrte drejtimin Kibernetik tė rrjetit pyjor". Por Robert Temple nė tė njėjtėn kohė vė nė pikėpyetje pronėsinė e kėtyre Arkave tė njohura dhe tė pėrmendura gjatė pėrmbytjes sė madhe biblike.

Ai na kujton: "Nga burimet e shkrimeve tė vjetra historike grekėt adaptuan Arkėn Deukalion dhe hebrenjtė e bėnė tė tyren Arkėn e Noes. Grekėt dhe hebrenjtė janė shumė tė vonshėm nė historinė e lashtė, saqė mund tė themi qė bėhet fjalė pėr mijėra vite distancė pėrpara se vetė emrat Greqi dhe Hebre tė vinin nė jetė".

Po kėtu, ai sugjeron kėdo qė ka interes tė mėsojė mbi origjinėn e civilizimit grek dhe hebre, librin brilant tė Prof. Cyrus Gordon me titull "Pikat e takimit nė civilizimit grek dhe atė hebre".

Duke vazhduar mė tej me logjikėn e shtrirjes gjeometrike tė Orakujve mund tė themi se Dodona ėshtė saktėsisht 8ŗ nė veri tė Bendetit nė gjerėsi, dhe qendra e Orakullit tė Delphit ėshtė saktėsisht 7ŗ nė veri tė Bendetit, nė gjerėsi gjithashtu. Kėndet e brendshme tė kėtyre pikave janė secili nga 45ŗ. Ēdo tė thotė kjo? Vetė Orakujt janė tė baraslarguar nga njėri-tjetri.

Pra, a kemi kėtu njė rast klasik se si Arkitekti i Universit i ndėrtoi gjėrat nė tokė?… Autori i famshėm i librit "Vizitorė nga Kozmosi", Erik Von Daniken, nė librin "Odisea e Zotave", me nėntitull “Historia e Alienėve nė Greqinė e vjetėr”, na e rithekson fenomenin e trekėndėshave qė krijojnė njė rrjet tė ēuditshėm marrėdhėniesh tė ndėrsjella. Ai thekson: "Ēdokush mundet tė verė re se kemi trekėndėsha tė tillė qė tė krijojnė njė rrjet tė pėrbashkėt me qendrat e kultit, dhe kjo gjė nuk mund tė jetė njė rastėsi".

Ja njė shembull vazhdon ai: “Dodona-Delphi-Sparta, njė trekėndėsh! Distanca ndėrmjet tyre ėshtė e barabartė. Dodona-Delphi, Dodona-Sparta, Delphi-Sparta, etj. Njė tjetėr trekėndėsh formon Nikosia-Dodona-Knossos. Dhe po t’i marrim tė gjitha sė bashku del qė Dodona ėshtė nė relacion gjeodezik/gjeometrik me Delphin, Olimpian, Eleusis, Epidaurus, Aphea, Akropolis, Sparta, Mycenae, Thebes, Chalcis, Nemea, Gortys dhe Milet".

Komunikimi

Njė tjetėr dukuri e rėndėsishme ėshtė komunikimi midis kėtyre qendrave tė kultit. Ē'do gjė brenda kėtij territori, me njė dimension krejt tė paimagjinueshėm pėr kohėn tonė, ėshtė ndėrtuar sipas njė masterplani!

Me njohuritė dhe teknologjinė e sotme ky masterplan ėshtė i krejt i parealizueshėm. Robert Temple, nga ana e tij, vė nė dukje edhe diēka tjetėr: sistemin e komunikimit midis tempujve.

Po si pra, komunikonin ato? Nė "Netherworld" (Bota e tė vdekurve) Robert Temple shkruan: "Jam i informuar se pėllumbat postierė ishin nė gjendje qė tė fluturonin nga Theba e Egjiptit nė Dodonė brenda njė dite".

Nė kohėt e vjetra profetėt tė lidhur me Dodonėn, konsideroheshin tė aftė nė zbėrthimin e gjuhės sė zogjve. Nė fakt "gjuha e zogjve" ishte e shkruar nė njė letėr, e cila i lidhej pėllumbit korrier nė kėmbė. Sistemi i pėllumbave postierė ėshtė shpjegim bindės pėr shprehjen "zogjtė qė flasin" tė Orakullit.

Nė fakt, zogjtė ndihmonin qendrėn e Orakullit qė tė ruante lidhje me qendrat e tjera, me tė rejat e fundit gjithashtu, dhe siguronte rrjetin komunikues tė domosdoshėm pėr biznes.

Kjo ishte njė zgjidhje brilante e kohės; pra, pėllumbi pėrēonte mesazhet nga Zeusi! Nė njė tjetėr rast, Homeri tek poema e tij “Odisea” pėrmend: "Pėllumbi i ndrojtur po sjell ambrozia (ushqimin e pavdekėsisė tek baba Zeusi"… Herodoti gjithashtu shkruan pėr funksionin stabėl tė Orakullit se ėshtė edhe pėr meritė tė pėllumbave postierė"!…

Prapė Herodoti, nė njė vend tjetėr thotė: "Mė ka thėnė njė prift i Thebės se profetėt e Dodonės thoshin qė dy pėllumba tė zinj fluturuan nga Theba nė Egjipt; njėri nga ata pėrfundoi nė Libi dhe tjetri u ul nė njė lis dhe foli me zė njeriu, duke thėnė se Orakulli kėtu duhet tė ndėrtohet pėr nder tė Zeusit".

Pas gjithė kėtyre fakteve qė pėrmendėm, pėllumbat korrierė janė pėrdorur pėr qėllim komunikimi edhe mė herėt prej Sumerėve, tre mijė vjet B.C. Mė vonė nga romakėt, deri vonė edhe nga flota Britanike… Flitet gjithashtu edhe pėr komunikimin nė formėn e njė rrjeti tė nėndheshėm.

Njė gojėdhėnė e vjetėr shqiptare thotė: "Tomori komunikon nėn dhé me Vezuvin e Italisė. Pra, thuhet se kur fillon Vezuvi tė shpėrthejė, Tomori zbraz topa"! (Perikli Ikonomi, "Hist. e Tomorit", bot. i vit. 1934) Bije nė sy menjėherė nė kėtė rast ekzagjerimi i faktit.

Por fakti i komunikimit tė nėndheshėm a duhet trajtuar me respekt? Philostratus, pėr kompleksin e hyrjeve nė Libadea kujton: "Sipėrfaqja i bėn ato (hyrjet) disa tė afėrta dhe disa nė distanca shumė tė largėta…”

Pra, nė qoftė se ėshtė e vėrtetė kjo, ne kėtu kemi tė bėjmė me njė rrjet nėntokėsor komunikimi dhe hyrje sekrete qė janė larg qendrės sė Orakullit. Shumė legjenda tė vjetra e pėrmendin po ashtu njė fakt tė tillė, por duhet tė theksojmė se ende pritet tė zbulohen evidenca arkeologjike, tė cilat do tė mbėshtesin ose do t’i rrėzojnė kėto argumente…

Nga Maksim Zotaj


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 23.12.08 23:05, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Jon prej 06.07.08 21:46

Paganizmi

Paganizmi ėshtė besimi nė shumė perėndi. Ėshtė forma mė e lashtė e besimit qė kishin njerėzit.

Njė pėrhapje tė gjerė tek ilirėt pati kulti i Diellit, qė simbolizohej nė formėn e rrethit, tė kryqit tė thyer, tė spirales etj. Kultin e Diellit e ruajtėn edhe banorėt e Apolonisė.

Mjaft i pėrhapur ka qenė edhe kulti i gjarprit.

Atė e konsideronin mbrojtės tė luftėtarėve dhe mbrojtės tė tė vdekurve; kurse nė mitologjinė e lashtė, gjarpri lidhet edhe me emrin e ilirėve.

Nėn ndikimin grek, nė besimet ilire u futėn edhe kultet e perėndive greke, si Zeusi, perėndia e gjithėsisė, Poseidoni, zot i deteve, Armisi, perėndia e blegtorisė etj.
avatar
Jon

1164


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Admin prej 16.05.09 13:41

Dielli

Dielli perkon me Zotin Persian te Drites (Zarathustrėn)

Dieli āsht Zoti ma i fuqishem nder dietitė parakristiane. Ai adhurohet dhe druhet nga malcorėt.

Edhe sot ata betohen dhe nāmėn nė Diellin:, p.sh. Pasha njat rreze dielli, pasha dritėn e Diellit, Mos tė zāftė Dielli nesėr, Most te errte nata. Most dalesh ne drite.etj.

Dielli, Drita dhe Dita, janė sinonime ne konshiencėn a malcorėve sepse kuptimi i tyne aludon ne dritėn e diellit dhe nė jetė nė tokė qė kjo dritė bān tė mundun.

Kur permendin nji te dekun malcorėt nuk perdorin shprehje kristiane apo islame; ata thone: Paste Drite!.

Nik Leshai

Admin

1142


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Neo prej 05.05.10 23:55

PAGANIZMI TE SHQIPTARĖT

Krishtėrimi katolik nė Shqipėri nuk duhet parė ashtu siē e kanė perceptuar kardinalėt e Papės, as priftėrinjtė e shkolluar nė seminaret papnore, por siē e ka perceptuar masa e popullsisė sė krishterė, ajo masė besnikėsh tė cilėt e frekuentonin rregullisht kishėn dhe tė cilėt i kryenin rregullisht sakramentet e saj.

E njėjta gjė duhet thėnė edhe pėr islamizmin sunit, i cili nuk duhet parė ashtu siē e kanė perceptuar halifėt, as imamėt e shkolluar nė medresetė islamike, por siē e kanė perceptuar besnikėt myslymanė, tė cilėt e frekuentonin rregullisht xhaminė dhe kryenin rregullisht shartet fetare. Pėr analogji, i njėjti kriter duhet ndjekur edhe pėr krishtėrimin ortodoks, pėr bektashinjtė myslymanė dhe pėr ēdo rit ose sekt tjetėr fetar.

Pėr tė hetuar se si faktorėt e ndryshėm tė botės katolike e kanė perceptuar fenė e krishterė, burimet historike janė tė ndryshme.

Perceptimin e fesė sė krishterė nga nivelet e larta tė ritit katolik, e pasqyrojnė besnikėrisht aktet e koncileve kishtare dhe letrat enciklike tė Papėve.

Pėrkundrazi, dokumentacioni rreth mėnyrės se si besnikėt e thjeshtė katolikė e konceptonin nė kohėt e reja fenė e tyre, e hetojmė nėpėrmjet relacioneve qė vizitorėt apostolikė i dėrgonin Romės, pasi pėrfundonin udhėtimet e tyre misionare nė famullitė katolike tė Shqipėrisė.

Pėrveē burimeve tė tjera, njoftime rreth kėsaj teme mund t'i lexojė kushdo nė dy vėllimet me relacione tė vizitorėve katolikė tė shek. XVII, tė botuara, pėr fat tė mirė, nė origjinalin italisht dhe nė pėrkthimin shqip, nga Injac Zamputi, gjatė viteve tė regjimit komunist (I. Zamputi "Relacione mbi gjendjen e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme nė shekullin XVII", vėll I, Tiranė 1963, Vėll. II, Tiranė 1965).

Materiale mbi kėtė temė kanė edhe revistat "Hylli i dritės" dhe "Leka", qė kuvendet franēeskane dhe jezuite botonin nė Shkodėr para Luftės sė Dytė Botėrore.

Njė material me njė vlerė dokumentare po aq tė rėndėsishme ka edhe folklori i banorėve katolikė tė Shqipėrisė Veriore. Ėshtė njė dokumentacion autentik, i regjistruar jo nga unė, por nga franēeskanėt dhe jezuitėt shqiptarė, tė cilėt nuk qenė aspak tė shqetėsuar, madje, tregonin kujdes qė tė nėnvizonin elementė paganė tė integruar nė botėn mendore katolike tė kėsaj treve.

Vlerėn e kėtij materiali e nėnvizon vetė At Gjergj Fishta, i cili shkruante qė nė rreshtin e parė tė studimit tė vet mbi Kanunin e Lekė Dukagjinit se "Folklori ėshtė pasqyra e kthjelltė e psihes sė kombit".

Dhe mė tej:" po deshte me shkrue historin e kombit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qė edhe pa tė kombi jetė nuk ka… folkores do t'i siellesh, po deshte me shtue pasunin, ku ke me ndesh me tipe ma tė nalta, me karaktere ma tė forta e me motive ma t'ardhuna e tė pėrkueshme pėr zhvillimin e leteratyrės kombėtare".

Mė tej, At Gjergj Fishta vazhdonte:"Mjerisht disa ndėr ata bij tė fisit shqiptar, qė mbahen pėr intelektuala e udhėheqėsa tė fatit e tė shartevet tė kombit, por qė shkolla, nėpėr tė cillėn patėn kenė pėrshkue, nuk mrrijti me ua qėrue shpirtin krejt prej zdramit tė do parimeve sterelizuese e shkatrrimtare, e as me ua hjekė atė lmashk pedantizmi e kulimllėku vagabond-moderne, qė ata quejn "kulturė"…" (Kanuni i Lekė Dukagjinit, Shkodėr 1933, fq. XXI).

Pėrvehtėsimi i ideologjisė fetare nga njerėzit nuk i ngjet njė kostumi qė mund tė vishet dhe tė zhvishet brenda ditės dhe ca mė tėpėr po tė vishet nė moshė tė kaluar. Ideologjia fetare ėshtė njė besim, ėshtė njė bindje dhe pėr mė tepėr njė edukatė me rrėnjė tė thella nė ndėrgjegjen e njeriut, e cila transmetohet (sė bashku me mitet, legjendat, konceptet morale dhe botėkuptimet pragmatike mbi jetėn) fillimisht nga prindėrit, ushqehet nga ambienti shoqėror dhe ēimentohet (nė rast se arrin tė ēimentohet) nga rituali fetar.

Masa e besimit nuk ėshtė nė tė njėtėn shkallė, siē e shohim ēdo ditė, tek tė gjithė njerėzit.

Gjithkush nga ne ka mjaft shokė e miq, disa nga tė cilėt kanė bindje tė thella fetare, disa tė tjerė kanė bindje fetare, por mbajnė qėndrim tė ftohtė ndaj ritualit fetar, ka pastaj edhe skeptikė, pa u zgjatur mė tej me ateistėt dhe sidomos me antifetarėt. Nė ēdo fe, nė ēdo sekt fetar ka tė tillė kategori besimtarėsh dhe jobesimtarėsh.

Tė tillė kategori ndeshen nė mbarė botėn. Ato ndeshen edhe nė vendet tėrėsisht katolike, madje edhe nė Romėn e Papės. Por kjo nuk do tė thotė se po tė mos jesh fetar me bindje, nuk ke vlera njerėzore, siē mendojnė priftėrinjtė dhe hoxhallarėt e fshatrave.

Madje, ka edhe priftėrinj dhe hoxhallarė tė cilėt ndryshe e konceptojnė fenė brenda nė faltore (nė kishė a xhami) dhe ndryshe e manifestojnė jashtė saj. Nė faltore ata predikojnė porositė e Ungjillit dhe Kuranit, kurse jashtė saj veprojnė sipas interesave tė tyre tė ngushta.

Edhe vetė kisha katolike shqiptare as nuk ka qenė,as nuk ėshtė e shqetėsuar nga prania e kėtyre elementėve pagane nė ndėrgjegjen e besnikėve tė saj tė krishterė. Lėndina ku pasqyrohet mė mirė se kudo kjo bashkėjetesė e botėkuptimeve kontradiktore tė monoteizmit kristian (pėr analogji dhe tė monoteizmit islam) me botėkuptimet pagane ilire dhe ndoshta parailire, ėshtė folklori.

Nė folklorin tonė ndeshen tė dy kėto botė - edhe Zoti (betimi - pasha Zotin), edhe Qielli (betimi - pasha Qiellin), edhe engjėlli (tė mbroftė engjėlli) edhe zana (tė mbroftė zana), edhe Shna Ndou (tė ndihmoftė Shna Ndou) edhe Sh'Mėhilli (tė ndihmoftė Shėn Gjergji), etj.etj.

As franēeskanėt dhe as jezuitėt nuk e konsideronin blasfemi ndaj fesė sė tyre tė krishterė kur filluan tė mblidhnin bestytnitė dhe mitologjitė pagane.

Njė nga etnografėt mė tė shquar tė periudhės midis dy luftrave botėrore, At Bernardin Palaj, pyeste:"A ka me tė vėrtetė njė mitologji ndėr malet tona?" Ai vetė pėrgjigjej:"po, ka, si tė kohėve mė tė lashta, ashtu edhe tė paganizmit iliro-thrak".

Pastaj vazhdonte:"Njė njeri qė jeton me popullin e maleve dhe e studion kėtė argument, sheh se tė tėra dukuritė e natyrės, kanė pėr themel njė mitologji tė rrallė, tė ruajtura me zell si themel i njė besimi tė patrandshėm".

"Orėt e zanat nėpėr fiset e Shqipnis gjithnji sot u flasin njerėzve: rrotullojnė gurė pėr me shėnuem vdekjen atje nė ndonjė shpat tė malit kundruell me fis, ku secila vllazni ka vendin e vet tė caktuem. Kėto kėndojnė, vallzojnė, shitojnė (qėllojnė, gjuejnė, godisin), e kallxojnė lindjen e fatin e fėmis para se me lé." (Bota shqiptare, Botim i Ministrisė Arsimit, Tiranė, 1943, fq.27).

Mė tej, At Bernardin Palaj, flet pėr numrin e madh tė bestytnive qė qarkullonin nė malėsitė tona dhe pėr kujdesin e madh qė tregonin malėsorėt pėr ruajtjen e tyre.

Sipas tij, mitologjitė e shqiptarėve ishin aq tė shumta, sa ai nuk dinte se pėr cilėn prej tyre tė shkruante mė parė.

Sa pėr shembull ai pėrmendte vetėm dy - "Natėn e Buzmit" dhe "Ditėn e Verės", dy festa thellėsisht pagane, tė cilat kremtoheshin prej tyre, pothuajse njėsoj si Krishtlindjet dhe Pashkėt. Tė flasim tė paktėn pėr "Ditėn e Verės".

Para se tė riprodhojmė njoftimet qė na jep At Bernardin Palaj mbi mėnyrėn sesi malėsorėt e veriut e kremtonin kėtė festė pagane, duhet tė themi se "Dita e Verės" ishte dita e fillimit tė vitit sipas kalendarit shumė tė lashtė tė shqiptarėve, pra njė ditė qė kremtohej shumė shekuj para se tė lindte krishtėrimi. Ajo kremtohej mė 1 Mars tė kalendarit Julian, ditėn e parė tė vitit tė ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars).

Ajo ishte njė festė mbarėshqiptare, qė kremtohej si nė Veri dhe nė Jug, por me nuanca tė ndryshme, simbas krahinave. Si dėshmi po sjellim kėtu dy pėrshkrime tė kuptimit dhe kremtimit tė Ditės sė Verės, njėra pėr krahinat jugore, tjetra pėr malėsitė veroire.

Janė pėrshkrime tė botuara nė kohėn kur nė Shqipėri nuk kishte parti politike, madje nė kohėn kur as institucionet klerikale nuk futnin hundėt nė kremtime tė ashtuquajtura pagane.

Pėrshkrimin e parė e kemi nga eruditi i madh Faik Konica, i cili gati 100 vjet mė parė, nė kohėn e sundimit osman, shkruante me atė stilin e vet elegant: "Ēėshtė Dita e Verės?

Ėshtė dita nė tė cilėn stėrgjyshėrit tanė, kur s'kish lindur ende krishtėrimi, kremtonin bashkė me romakėt dhe me grekėt e vejtėr, perėnditė e lulevet, tė shelgjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzėqeshur, e hollė dhe e gjatė si nė pikturė tė Botiēelit, zemra e njeriut shkakrkohet nga njė barrė, shijon njė qetėsi, njė lumtėri tė ėmbėl.

Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit tanė ndienin njė detyrė t'u falėn perėndivet qė siellin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė e quejnė Dita e Verės. Nė pak ditė nė Shqipėri, besnikėt e fundmė tė paganizmit, besnikė pa dashur dhe pa ditur, do tė rrethojnė me verore degėt e thanavet, tė dėllinjavet, tė dafinavet, tė gjitha shelgjevet tė nderuara.

Do tė kėputin degė tė gjelbra dhe do t'i vėnė pėrmbi kryet e shtėpivet. Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetra tė racės sonė. Nuk i bėjnė dėm njeriut. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpi. Nė njė vend ku jeta e tė vegjėlvet ėshtė aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanė njė rasė tė rrallė pėr tė dėfryer. Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shije poetike tė hollė e tė rrallė". (Faik Konica, "Vepra", Tiranė, "Shtėp. bot. Naim Frashėri" 1993, fq. 111).

Ėshtė e domosdoshme tė kujtojmė se, jo vetėm nė kohėn kur Faik Konica shkruante kėto radhė, por edhe nė dhjetėvjeēarėt e mėvonshėm, festa pagane e "Ditės sė Verės" kremtohej nė Shqipėrinė e Jugut, jo vetėm nga shqiptarėt e krishterė tė ritit ortodoks, por edhe nga shqiptarėt myslimanė tė tė dy sekteve, tė cilėt e ruanin si trashėgim qė nga shekujt kur ata ishin tė krishterė, tė cilėt nga ana e tyre e ruanin si trashėgim qė nga koha kur ishin paganė.

Pėrshkrimin e dytė, i cili flet pėr kremtimin e "Ditės sė Verės" nga malėsorėt katolikė tė veriut, e kemi nga At Bernardin Palaj.

Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicės: "Shtėpi mė shtėpi nė ditėt e veravet, pjestarėt e familjes bashkoheshin rreth zjarmit pėr me lidhė shtrigat, mgjillēat, llugjat, rrollēat e tė gjitha shtasėt dėmtuese; gjarpnin mos t'i nxajė, lepurin mos t'u hajė laknat e bathėn, e shpendin emėn pėr emėn e krymbat e tokės mos t'u bajnė dam ndėr ara.

Tri ditė pėrpara veravet duhet me mshefė shoshat, sitat, furkat e me ēartė krojet, nė mėnurė qi mos me i pam kėto sende asnji rob i shtėpis, pse pėr ndryshej nuk lidhet gja.

Kėto ditėt e veravet bijnė gjithmonė ndėr ditet e para tė Marsit. Mbas darke, tė gjithė pjestarėt e shtėpis bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtėpis merr njė pe tė zi leshi, e lidhė pėr vargue nji nye e thotė kėto fjalė: Lidhe Zot e nata e mojt e dita e verave! Unė pak e Zoti shum! Po lidhim shtrigat. Kėshtu pėrsėrite kėt veprim pėr secilin shpirt damtues, sėmundje, krymba e kandra qi don me lidhė" (Bota shqiptare", botim i Ministrisė sė Arsimit, Tiranė, 1943, fq. 59).

Pėr t'u bindur se I. Kadareja sado qė pėrpiqet ta mbrojė krishtėrimin perėndimor tė Shqipėrisė nga ndikimet e elementėve paganė, ne do tė sjellim kėtu disa dėshmi tė tjera, tė shkėputura nga punimet e shkėncėtarėve franēeskanė katolikė shqipėtarė, qė provojnė bashkėjetesėn e elementėve paganė nė trupin e krishtėrimit, qoftė perėndimor, qoftė lindor nė Shqipėri.

Pra, do tė pėrpiqemi tė tregojmė se ka njė krishtėrim "shqiptar", i cili nė fund tė fundit ėshtė njė krishtėrim "sui generis" qė nuk ndeshet nė viset e tjera tė krishtera.

At Shtjefėn Gjeēovi, edhe ky njė franēeskan dhe njė etnolog i shquar, pranon se nė kohėn e vet, shqiptarėt, ndonėse nuk e adhuronin mė si dikur diellin e hėnėn, si dy hyjni qė i jepnin dritė njerėzimit, njėri ditėn e tjetri natėn, megjithatė ekzistonin ende gjurmė apo "teprica" siē i quan ai, tė kultit tė dikurshėm, qė ata kishin pėr kėta dy hyjni, sipas tyre, vėlla e motėr.

Si mbeturinė tė kėtij kulti, ai vinte nė dukje faktin se shqiptarėt, shpeshherė kthenin fytytrėn nga Dielli dhe bėnin kryqin - njė rast tipik i shartimit tė kultit pagan me kultin e krishterė. Si bestytni me origjinė pagane, At Shtjefėn Gjeēovi shihte edhe besimin tepėr tė vonuar tė shqiptarėve mbi Kuēedrėn dhe Dragoin, tė cilėt, kur ata kacafyteshin me njėri-tjetrin, shkaktonin, sipas tyre, bubullima dhe vetėtima nė qiell, stuhi e shtrėngata nė tokė.

Si njė mbeturinė tjetėr tė paganizmit te shqiptarėt e krishterė, At Shtjefėn Gjeēovi, shihte edhe faktin se nė kuvendet e tyre, malėsorėt katolikė, pėr t'u bindur se thonin tė vėrtetėn, kėrkonin qė betimi i tyre tė bėhej jo mbi "Ungjill", siē ėshtė kusht pėr tė krishterėt, por mbi njė "gur", tė cilin ata e konsideronin tė shenjtė. ("Bota Shqiptare", fq. 42, 45, 63.).

Veē kėsaj, me punėn magjistrale qė kreu nė fushėn e sė drejtės zakonore shqiptare, At Shtjefėn Gjeēovi (Kanuni i Lekė Dukagjinit), solli si dėshmi njė mori normash kanunore qė zbatoheshin nė famullitė katolike shqiptare, tė cilat binin nė kundėrshtim me normat ungjillore tė fesė sė krishterė. Madje nė jo pak raste priftėrinjtė e kėtyre famullive i pranonin, pėr tė mos thėnė i bekonin edhe brenda kupolės sė kishės.

Kėshtu pėr shembull, kisha katolike shqiptare pranoi bashkėjetesėn brenda famullive tė tyre tė gjakmarrjes nė stilin e ciklit tė vazhdueshėm, ndonėse nė vetvete gjakmarrja binte nė kundėrshtim me porosinė e pėrsėritur tė Krishtit pėr tė falur kundėrshtarin.

Po kthehemi edhe njė herė tek At Bernardin Palaj. Sipas tij, edhe kremtimi i ditės sė "Shėn Gjergjit", ėshtė me siguri me origjinė pagane, meqėnėse kisha e tė dy riteve nuk njeh ndonjė shenjtor tė martirizuar mė 23 Prill me emrin Gjergj.

Gjithashtu "Kulti i tė vdekurve", sidomos gjama rrėnqethėse shqiptare, ashtu siē praktikohej nė malėsorėt e Veriut, nuk ka lidhje fare me ritualin e krishterė, pra ėshtė gjithashtu me origjinė tė lashtė, madje pėr disa, me origjinė indoevropiane.

Nderimi pėr "bollėn" (gjarprin e shtėpisė), qė ndeshet ende, si nė shqiptarėt e Veriut, ashtu edhe tė Shqipėrisė sė Mesme, ėshtė gjithashtu me origjinė pagane. Me origjinė pagane janė edhe Orėt dhe Zanat, tė cilat, malėsorėt e kohėve tė fundit (ndoshta edhe tė ditėve tona), besonin se qenė qenie tė mbinatyrshme, hije tė padukshem, qė jetonin tė vetmuara nė pyje, nė brigje tė lumenjve dhe tė pėrrrenjve, rreth urave ose nė shkėmbinjtė e maleve (Bota shqiptare, ff. 29, 30, 60).

Ėshtė interesante tė vihet nė dukje se pėr malėsorėt katolikė tė Veriut, qenė kėto qenie pagane dhe jo Perėndia apo Krishti, apo shenjtorėt e krishterė qė pėrcaktonin fatbardhėsinė ose fatkeqėsinė e njeriut, qė secila prej tyre kishte nė patronazh.

Sipas etnologes angleze Margaret Hasluck, kulti i Tomorrit ka njė origjinė tepėr tė lashtė.

Ka lidhje me adhurimin e moēėm tė shqiptarėve pėr kreshtat e larta tė maleve. "Atje - shkruante ajo - me qindra shqipėtarė tė Jugut ngjiten pėr vit nė Gusht nė majė, pėr me u falė edhe pėr me therrė atje nga njė dash (therrja e dashit ėshtė njė mbeturinė e kurbanit tė hershėm tė ilirėve paganė - K. F.).

Disa kur kanė qenė tė sėmurė i kanė premtuar shenjtorit se do tė shkonin atje pėr "ziaret", nėqoftėse ai i shėronte; disa tė tjerė shkonin pėr shėndetin e vet e tė familjes, tė kafshėve edhe pėr prodhim tė gratshėm tė tokės sė vet". ( fq. 84).

Prof. KRISTO FRASHĖRI
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dielli pagan i tė parėve tanė !

Mesazh  0 Negative prej 17.05.10 2:42

Dielli pagan i tė parėve tanė !



Besimi tek e mbinatyrshmja ėshtė i vjetėr po aq sa njerėzit mbi tokė. Njerėzit duke mos ditur tė shpjegonin fenomenet natyrore, duke qenė inferior dhe te varur drejtėpėrdrejtė nga natyra, e ngritėn nė kult atė, duke i dhėnė atributin e shenjtė, e diēkaje tė pakuptueshme, tė paprekshme...

Jeta nė Tokė ėshtė provuar sot shkencėrisht qė ka lindur nė Afrikėn e sotme, pėr shkakun e thjeshtė sepse aty ishin kushtet e pėrshtatshme atmosferike pėr lindjen e saj. Ndėrkohė qė sot Afrikėn tė gjithė njėsojnė me shkretėtirėn, shumė kohė mė parė, kur Europa dhe gjithė kontinentet e tjerė ishin tė mbuluar nga akujt, vetėm nė Afrikė Dielli ishte bujar ndaj jetės. Besimi pagan, nė shumė zota, ka lindur nė Dodonė tė Janinės, apo nė Tomorr tė Beratit. (Tė dyja troje shqiptare?)
Dielli mori kėtė atribut absolut, pikėrisht sepse ishte ai qė mundėsonte jetėn, simbolizonte dritė, ditėn. E kundėrta e Diellit ishte errėsira, qė nėnkuptonte tė keqen, tė zezėn, tė ftohtin. Natėn njerėzit primitivė ishin shumė tė ekspozuar ndaj rreziqeve, sulmeve tė kafshėve tė egra, tė ftohtit etj dhe ishin tė varur plotėsisht ndaj kushteve tė natyrės.
Pėr kėtė arsye "priftėrinjtė e parė" ndėrtuan njė shenjė kulti nė malin mė tė lartė, atje ku rrezet e diellit preknin mė parė dhe me anė tė daulleve, lajmėronin popullsinė pėr lindjen e diellit, qė presupozonte lindjen e jetės. Pikėrisht nga tingulli i daulleve, "dou-dou" merr edhe emrin Dodona pellazgjike. Kėtu e ka burimin edhe festa e verės qė ėshtė njė festė pagane, e ardhjes sė pranverės, qė festohej duke uruar tė kishte sa mė begati nė tokat ku rriteshin tė mirat materiale qė siguronin jetesėn.
Pra dielli ishte natyrshėm mė i adhuruari, pasi mundėsonte mbijetesėn nė periudhat akullnojore, qė disa herė kanė rrezikuar realisht zhdukjen e rracės humane nė Tokė.
Duke studiuar Diellin, si ylli mė i afėrt i planetit Tokė, lindi interesi ndaj astronomisė, yjėsitė dhe fenomenet e ndryshme astronomike. Vetė fjala hyjnore, nuk presupozon diēka tė shenjtė, mė shumė se diēka qė ka tė bėjė me yjet, hylli, illi, illyrian, hyjnor...
Ky diell gjendet i pikturuar nė shpella 10 mijė vjet mė parė, apo dhe 6 mijė vjet tek sumerėt (Tė shumtėt) mė parė gjejmė tė pikturuar diellin, nė mes tė sistemit tonė diellor, bashkė me tė gjitha planetet qė njohim sot. Tė gjitha dijet tona astronomike, e kanė zanafillėn pikėrisht nga kjo periudhė kohore e zhvillimit human.


Ky besim pagan dominoi, madje u pėrhap nė tė gjithė shoqėrinė njerėzore tė asaj periudhe.
Mė pas evoloi dhe u pėrshtat nė kėto kultura, derisa kėto dije astronomike u keqpėrdorėn qėllimisht apo jo, pėr tė arritur judaizmi qė nxorri besimin e parė monoteist, qė vinte nė qendėr vetėm njė Zot. E gjithė Dhiata e vjetėr apo e Re, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė dije astronomike, me nė qendėr Diellin. Mė pas kėtė histori e kopjoi thuajse totalisht Bibla dhe mė pas biblėn Kurani.



Horus, perėndi i Egjipitit tė lashtė, 3000-vjet para lindjes sė Krishtit, lindi nė 25 dhjetor, lindi nga njė virgjėreshė, lindi nė yllin e lindjes, i mbėshtetur nga 3 mbretėr/profetė, nė moshėn 12-vjeēare ishte njė mėsues dhe nė moshėn 30-vjeēare nis profetėsitė e tij, bėri mrekullira tė ndryshme, ngjallje tė vdekurish, kishte 12 shokė, ku njeri prej tyre e tradhėtoi. Horus kryqėzohet dhe vdes nė kryq, kur mbas 3 ditėsh ringjallet pėr tu kthyer nė parajsė…
-Atis, 1200 vjet para lindjes sė krishtit me tė njėjtėn histori identike.
-Krishina nė Ind,i 900 vjet para lindjes sė krishtit, me tė njėjtėn histori identike
-Dionisi nė Greqinė e lashtė, 200 vjet para lindjes se krishtit, me tė njėjtėn histori identike…
-Mitra nė Persi, 1200 vjet para lindjes sė krishtit, me tė njėjtėn histori identike…
Dhe e njėjta histori IDENTIKE vazhdon me :
-Krishna e Hindustanit

-Buda Sakia e Indisė

-Salivahana E Bermudes

-Zhule dhe Orisis i Egjipitit

-Odini i Skandinaveve

-Crite i Kaldeas

-Indra e Tibetit

-Bali i Afganistanit

-Jao i Nepalit…

e keshtu me rradhė edhe mbi 20 perėndi tė tjerė para Lindjes sė hipotekuar tė Krishtit.
Pėr asnjė nga profetėt e mėsipėrm, nuk ka qoftė edhe njė fakt historik qė dėshmon ekzistencėn e tyre.



Krishti triumfoi ndėr mitet e tjerė, pikėrisht prej Perandorit Kostandin, qė e bėri krishtėrimin fenė e Perandorisė Romake, pėr ta shfrytėzuar e pėrdorur pėr qėllimet e saj, nė pushtimin e botės.

Arsyet e 25 dhjetorit/lindja e diellit, lindjes prej virgjėreshės/era e virgjėreshės, 12 dishepujt/12 muajt, kryqėzimin apo kryqin dhe ringjalljen pas 3 ditėsh e shpjegon mė sė miri astronomia, sepse besimet fetare nuk jane gjė tjetėr veēse njė dije astronomike qė u kthye nė mėnyrė alegorike nė epos dhe u shfrytėzua pėr tė mbajtur njerėzit nėn tutelė dhe injorancė.


Mund tė ndihmonte ēdo skeptik njė dokumentar i ZEITGEST, qė tregon historinė mė tė bukur tė treguar deri mė sot; "HISTORINE E MITEVE" http://www.youtube.com/watch?v=SaD5A7frtgU

Kishtėrimi duke e patur shumė tė vėshtirė tė luftonte paganizmin e popullit, i vodhi atij tė gjitha ritet. Madje edhe mesha sot mbahet tė dielėn, qė jo mė kot nė shqip, anglisht dhe gjermanisht, nėnkupton ditėn e diellit.

Tė gjithė i njohim nga historia inkuizicionet, blasfemitė, shlyerjet e mėkateve me anė tė pagesave, kryqėzatat, njerėzit qė vriteshin pėrse kėmbėngulnin se toka rrotullohej, apo pse pretendonin qė nuk ishte e sheshtė, pėrhapjen e krishtėrimit dhe islamit (Islam = Isėn lam, Isa=Jezusi) me anėn e shpatės, faktin qė Muhamedi ka qėnė analfabet, madje ėshtė martuar me Aishen minorene pra politika dhe feja ka qėnė njė.
Periudha mė e errėt historike quhet periudha e mesjetės, ku feja kishte pushtet absolut mbi gjithēka, duke djegur e shkatėrruar kulturėn, artin, bibliotekat, dijetarėt etj etj.

Po sot koha ka ndryshuar pėrgjithėsisht. Nėse kėtė shkrim do ta shkruaja qoftė njė shekull mė parė, do tė digjesha, vritesha, do tė rrihesha me kamzhik nė publik, apo do tė gurorėzohesha, nga institucionet qė presupozohet tė sjellin paqen dhe harmoninė nė botė. (?) Edhe pse pėr hir tė sė vėrtetės, ka ende vende nė glob, ku feja dhe pushteti janė njė, pa shkuar mė larg sesa shtetet tona fqinje qė krijojnė etni jo nė bazė tė gjuhės apo identitetit, por nė bazė tė pėrkatėsisė fetare (ortodokse etj), pasi vetė kultura fetare e lufton identitetin etnik tė njė populli, duke imponuar traditat e saj, emrat, zakonet apo edhe gjuhėn.

Sot islami nė Shqipėri ėshtė jashtėzakonisht i moderuar dhe kjo ėshtė meritė e shqiptarėve. Ndoshta nė kėtė rast, e gjithė bota muslimane duhet tė marr pėr shembull islamin nė Shqipėri. Sipas islamit tradicional, njė musliman mbi tė gjitha ėshtė musliman e pastaj shqiptar, arab etj etj. Sipas kėsaj logjike njė musliman nuk duhet tė festojė asnjė festė kombėtare, as ditė pavarėsie, madje as ditėlindjen e tij. Gjithashtu, gjuha e zotit quhet arabishtja, madje edhe Hoxha kėndon nė Shqipėri arabisht, kur askush nuk e kupton kėtė gjuhė dhe komunikimi ndėrmjet njeriut e Zotit supozohet tė jetė shpirtėror, pa hiearki fetare nė mes e institucione si dhe pa ndaluar asnjė gjė, sepse Zoti nėse ekziston, duhet patjetėr tė kuptojė ēdo gjuhė. Nė kėtė aspekt, katolizmi ėshtė moderuar mė shumė, madje Papa bėn lutje edhe nė shqip.
Gjithashtu, mosasimilimit tė popullsisė duhet t'ia dedikojmė konvertimit tė popullsisė nė fenė islame.

Shqiptarėt sot janė populli me tolerancėn fetare mė unike dhe idealė nė botė. Si shpjegohet kjo dukuri e shqiptarėve, qė pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė pranojmė, qė ballkanasit pėrgjithėsisht janė gjaknxehtė pėrsa i pėrket pronės sė tyre. Kjo shpjegohet me faktin qė shqiptarėt, trashėgimtarėt mė tė pastėr tė paganizmit, kurrė nuk u influencuan dhe poseduan totalisht nga monoteizmi dhe fenė e pėrdorėn si gunė, pėr tu mbrojtur nga pushtuesit e tyre, qė njėherė i pėrksinin njėrės fe dhe njėherė tjetrės. Ndoshta kjo ėshtė edhe njė arsye pėrse E. Hoxha, biri i njė hoxhe, arriti tė prezantojė nė botė shtetin e parė ateist. Diēka tė tillė nuk do guxonte as Rusia ta realizonte.

Qėllimi i vetėm i kėsaj teme nuk ėshtė lufta ndaj feve, cilado ato qofshin, por ėshtė njė thirrje pėr tolerancė, njė tolerancė qė fillimisht duhet tė burojė nga besimtarėt, qė mesa hasim ēdo ditė, ata janė mė lehtėsisht tė ofendueshėm, mė pak tolerantė ndaj mendimeve tė ndryshme, apo deri mė shumė ofendues. Lerini njerėzit ti gjykojė Zoti juaj dhe ndiqni parimet e shenjta qė propogandoni.


Burimi: Stop Injorances
avatar
0 Negative

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Fegi prej 17.05.10 7:46

Ne Kosove ende thone dhe besojne qe zenja e Diellit eshte keq per katoliket ndersa zenja e Henes eshte keq per Muslimanet.
avatar
Fegi

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  0 Negative prej 17.05.10 19:50

Ne Kosove ende thone dhe besojne qe zenja e Diellit eshte keq per katoliket ndersa zenja e Henes eshte keq per Muslimanet.

Sigurisht, dhe kjo nuk ndodh vetem ne Kosove, por edhe ne Shqiperine Londineze.Kjo pasi Krishterimi dhe Islami jane ngritur mbi paganizem. Krishterimi eshte ngritur mbi paganizmin pellazgjik te Kultit te Diellit, ku zoti pagan Dielli i Pamposhtur, eshte zevendesuar Jezus Krishtin. Edhe kalendari gregorian (i krishtere) llogaritet me ciklet e diellit. E njejta gje vlen per Islamin, vec se ky i fundit eshte nen ndikimin e paganizmit egjiptian te Kultit te Henes. Kesht fjala qe perdorin muslimanet ne gjithe boten per te emertuar zotin e tyre, Allah, nuk eshte gje tjeter vecse emri i perendise pagane, Henes. Ndaj edhe kalendari islamik, llogaritet me ciklet e Henes.
avatar
0 Negative

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi shqiptar

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi