Si falsifikohet historia?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si falsifikohet historia?

Mesazh  Luli prej 06.03.15 10:24




Idetė tona mbi fakte dhe personazhe tė sė kaluarės janė tė mbushura me klishe. Ndonjėherė tė lindura nga ekuivokė, ndonjėherė tė pėrhapura me mjeshtėri

Mes rasteve qė kanė bėrė mė shumė bujė janė Protokollet e tė Urtėve tė Sionit, dokument qė flet pėr njė komplot hebraik me synim dominimin global. U krijua nga antisemitė rusė nė fillimin e nėntėqindės. Nė epokėn moderne kanė qenė gjithashtu ditarėt falsė tė Hitlerit (tė marrė si tė mirėqenė nga revista gjermane Stern) apo botimi nė vitin 2011 i disa ditarėve qė u tha tė ishin tė Benito Mussolinit, falsiteti i tė cilėve u vėrtetua qė nė vitin 2007.

Egjiptianėt ishin skllavopronarė dhe barbarėt shkaktuan rėnien e Romės. Galileo tha “e megjithatė lėviz” dhe Vespasiani ishte ai qė shpiku banjat publike. Mendoni qė janė tė vėrteta historike me bazė? Gaboheni! Ashtu si dhe fakte dhe thėnie tė tjera tė sė kaluarės, janė klishe tė lindura vite mė parė dhe shumė tė vėshtira pėr t’u zhdukur. Sepse historiografia pėr shekuj tė tėrė ka qenė partizane dhe e pasaktė dhe historia si disiplinė shkencore ėshtė e vonė. Pėr tė mos folur pėr ato raste kur propaganda ka futur hundėt. Po si lindin dhe si zėnė vend gėnjeshtrat historike? Pėrpiqet ta shpjegojė historiani italian Emilio Gentile…


Shumė klishe janė frut i traditave tė lashta. Mbi cilėt burime janė bazuar historianėt nėpėr shekuj? Dhe kur ka ndodhur qė historiografia u shndėrrua nė njė shkencė?

Qė nė kohėt e historianit Herodot, qė konsiderohet babai i studimeve historike, burimet kanė qenė mė tė shumėllojshmit: nga dokumentat, tek monumentet, nga rrėfimet legjendarė tek ata tė udhėtarėve tė ndryshėm. Ndėrsa historiografia moderne mori formė nė shekullin Tetėqind. Vetėm atėherė studiuesit nisėn tė kenė njė qasje mė rigoroze, tė frymėzuar nga metoda shkencore, qė privilegjoi analizėn dhe ballafaqimin e dokumentave dhe qė e ngriti historinė nė dinjitetin e “shkencės sė dijes”.


Po nė kohėrat e lashta, historianėt nuk i verifikonin faktet?

Nė lashtėsi kalohej me lehtėsi nga historiografia tek propaganda, e deri tek biografitė: kush merrej me shkrime historie pėrdorte zhanre letrarė tė pėrzier mes tyre me qėllimin qė tė lartėsonte apo denigronte. Mbizotėronte lartėsimi i tė pushtetshmėve tė momentit (ose nė Mesjetė, biografia e shenjtėve) apo dominonin kuriozitete dhe anektoda, nė kronika dhe rrėfime tė cilėve u mungonte reflektimi kritik. Njė shembull ofrohet nga biografitė e shkruajtura mes shekullit I dhe II pas Krishtit nga historiani romak Gaio Svetonio Tranquillo dhe, mė vonė, nga rindėrtimet e firmosur prej kolegut tė tij Cassio Dione, tekste qė janė nė fakt nė themel tė shumė klisheve tė sotme mbi Romėn e lashtė. Megjithatė, edhe nė epoka tė largėta, janė shkruajtur vepra mė analitike, si pėr shembull “Lufta e Peloponezit” e athiniotit Tucidid.


Pra, shumė ide mbi tė kaluarėn janė pasojė e njė historie tė shkruajtur nė mėnyrė partizane dhe gjithmonė nga fituesit?

Nuk ėshtė tėrėsisht e vėrtetė. Edhe pse ėshtė e pamohueshme qė nė shumė raste fituesit kanė imponuar rrėfimin e ngjarjeve apo kanė shkatėrruar dokumentat e tė mundurve pėr tė eleminuar gjurmėt e ekzistencės sė tyre.


Cili ėshtė shembulli mė i lashtė i manipulimit me dashje tė realitetit?

Episodi mė i famshėm ėshtė njė falsifikim historik: Constitutum Constantini, Donacioni fals i Konstandinit. Bėhet fjalė pėr njė dokument tė kohės mesjetare nė tė cilin i atribuohet perandorit romak Konstandin I dhurimin e tė gjithė perandorisė sė perėndimit pėr Kishėn, pėrfshirė Romėn. Tė gjithė fetė (dhe mė vonė ideologjitė) janė pėrpjekur qė tė pėrshtasin rrėfimet historike pėr qėllime propagandistike dhe utilitariste. Falsitetin e “donacionit” e demonstroi nė vitet katėrqind humanisti dhe filologu Lorenzo Valla. Pikėrisht filologjia, qė vė pėrballė tekstet e lashtė dhe u verifikon vėrtetėsinė, ishte njė prej tė parėve instrumenta tė kėrkimit historik modern.


Ekzistojnė historianė falsė edhe nė kohė mė tė vona?

Mes rasteve qė kanė bėrė mė shumė bujė janė Protokollet e tė Urtėve tė Sionit, dokument qė flet pėr njė komplot hebraik me synim dominimin global. U krijua nga antisemitė rusė nė fillimin e nėntėqindės. Nė epokėn moderne kanė qenė gjithashtu ditarėt falsė tė Hitlerit (tė marrė si tė mirėqenė nga revista gjermane Stern) apo botimi nė vitin 2011 i disa ditarėve qė u tha tė ishin tė Benito Mussolinit, falsiteti i tė cilėve u vėrtetua qė nė vitin 2007.

Mungesa e frymės kritike, pėrvec se favorizon qarkullimin e falsiteteve, mund tė sjellė mitizimin (apo demonizimin) e epokave tė tėra…

Sigurisht: mjafton tė pėrmendėsh lartėsimin e pėrhapur tė demokracisė athiniote tė Perikliut, pėr tė cilėn nuk kujtohemi asnjėherė qė nuk ishte dhe aq demokratike (nė Athinė gratė nuk mund tė votonin, pėr tė mos folur pėr skllevėrit). Nė tė kundėrt ėshtė ekzagjeruar shpesh teksa ėshtė pėrshkruar Mesjeta me tone shumė negative. Nė tė vėrtetė, gjatė “shekujve tė errėt” spikatėn shumė artistė dhe mendimtarė. Nė ndryshim nga falsitetet historike, kėta pėrgjithėsime nuk janė frut i manipulimeve tė vetėdijshėm, por vijnė prej konvincioneve tė gabuar dhe nė pėrgjithėsi tė sinqertė qė janė akumuluar, duke prodhuar tė ashtuquajturit mite falsė.


Paradoksalisht, pėr tė zhbėrė mitet falsė ėshtė thirrur nė ndihmė edhe “revizionizmi historik”. A mund tė na shpjegoni domethėnien?

Nė kuptimin pozitiv, ėshtė njė rishikim kritik i interpretimeve historikė mbi bazėn e kėrkimeve tė rinj tė dobishėm pėr tė arritur nė njė dije mė tė mirė pėr ngjarjet. Nė kuptimin negativ (ai qė mbizotėron sot) ėshtė nė fakt sinonim i interpretimeve historikė tė anshėm, tė manipulimit tė ngjarjeve me qėllime pėr tė lartėsuar dikė, apo baltosur dikė tjetėr. Ky revizionizėm mund tė shkojė deri nė negacionizėm, si pėr shembull raste i atyre qė mohojnė genocidin e hebrejve nga ana e nazistėve.


Po si mund tė pajtohet subjektiviteti i historianit me anėn shkencore?

Pėr tė shmangur subjektivitetin e pashmangshėm historiani duhet tė vėrė pėrballė rezultatet e kėrkimeve tė tij me veprat e studiuesve tė tjerė dhe tė mbajė gjithmonė nė mendje atė qė pohonte greku Polibi, sipas tė cilit cdo studiues mund tė ketė simpati dhe antipati, por kur merr veshjen e historianit duhet tė trajtojė miqtė dhe armiqtė me tė njėjtin metėr.


Cfarė impakti janė duke patur mbi historiografinė e shekullit XXI pėrdorimi i internetit dhe pėrhapja e historisė nė televizion?

Suksesi i internetit ka pėrshpejtuar pa dyshim kėrkimin mbi informacionet historikė, por edhe pėrhapjen e thashethemnajave dhe rindėrtimeve falsė tė ngjarjeve. Pėr kėtė arsye informacionet duhet tė analizohen gjithmonė me kritikė, pėr tė vlerėsuar besueshmėrinė e tyre. Sa pėr televizionin, ai ka prirjen tė ngatėrrojė studimet historikė dhe gazetarinė me efekt. Si pasojė vjen sensacionalizmi historik qė nė terma afatgajtė kontribuon pėr tė deformuar tė vėrtetėn historike.

/Storica/

Emilio Gentile ėshtė profesor i historisė nė Universitetin La Sapienza tė Romės si dhe ka dhėnė leksione nė universitete nė Australi, Francė dhe SHBA.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

falsifikimi i historise

Mesazh  bojko prej 14.02.17 23:09

shembulli i falsifikimit te historise eshte edhe holokausti gjate luftes te dyte ne gjermani, i cili ne leter shkon deri 6 milion jahudi te vrare ndersa ne realitet jane 175 mije, ku kryesisht shumica  kane vdekur nga kushtet e keqija te punes, dhe vetem nje numer i vogel i tyre jane pushkatuar
avatar
bojko

"Janė dy lloje tė historisė:. Historia zyrtare, ajo e gėnjeshtrave, ajo qė na mėsojnė nė shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia tė fshehtė, nė tė cilėn janė shkaqet e vėrteta tė ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s

68


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi