BISEDAT ME ZOTIN

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

BISEDAT ME ZOTIN

Mesazh  Luli prej 06.03.15 10:11



Nga Neale Donald WALSCH

Shqipėruar nga: Hasan HAMĖZBALA

BISEDAT ME ZOTIN

* njė dialog i pazakonshėm *



    Jeni nė rrugė pėr tė pėrjetuar njė pėrvojė tė pazakonshme. Do ta pėrjetoni bisedėn me Zotin. Po, po. E di... kjo nuk ėshtė e mundur. Sigurisht mendoni (apo ashtu ju kanė mėsuar) se kjo nuk ėshtė e mundur. Dikush mund t’i flasė Zotit, por jo me Zotin. Gjegjėsisht se Zoti nuk do tė pėrgjigjet, apo jo? Sė paku jo nė trajtėn e bisedės sė zakonshme, tė pėrditshme.



           Falėnderimet



           Sė pari, nė fillim, nė fund dhe pėrherė dua t’i falėnderohem Burimit tė ēdo gjėje qė ndodhet nė kėtė libėr, tė ēdo gjėje qė ėshtė jetė dhe qė ėshtė burimi i vetė jetės.

           Sė dyti, dua t’u falėnderohem mėsuesve tė mi shpirtėrorė, ku pėrfshihen shenjtorėt dhe tė urtėt e tė gjitha religjioneve.

           Sė treti, e kam tė qartė se secili prej nesh mund tė bėjė listė me njerėz tė cilėt kanė ndikuar nė jetėt tona nė mėnyrė aq tė rėndėsishme e tė thellė saqė i ikin ēdo kategorizimi apo pėrshkrimi; njerėz qė me ne kanė ndarė urtinė e tyre, tė cilėt na e kanė thėnė tė vėrtetėn e tyre, i kanė vuajtur pėr ne gabimet tona dhe dobėsitė tona nė durimin e tyre tė pakufishėm – dhe tė cilėt nėpėrmjet tė gjitha kėtyre na kanė shikuar me kujdes, duke parė nė ne atė mė tė mirėn qė ka mundur tė shihet. Njerėz tė cilėt, nė tė pranuarit tonė nga ana e tyre si dhe nė refuzimin e tyre pėr tė pranuar ato pjesė tonat pėr tė cilat kanė ditur se ne ato nė tė vėrtetė nuk i kemi pėrzgjedhur, kanė bėrė qė tė rritemi; qė disi tė bėhemi mė tė mėdhenj.

           Sė katėrti, dhe sė fundmi, do tė dėshiroja t’u jepja mirėnjohje disa njerėzve tė cilėt kurrė nuk i kam takuar, por jeta dhe puna e tė cilėve ka ndikuar nė mua aq fuqishėm saqė nuk mund tė lejoj tė kalojė ky ēast, e qė tė mos iu falėnderohem nga thellėsitė e qenies sime pėr ēastet e ėndjeve tė veēanta qė mė kanė ofruar me ekspozimet e tyre tė madhėrishme mbi atė se ē’ėshtė e vėrteta reale mbi ndjesinė e jetės.

           Pėr mua njerėz tė tillė kanė qenė kryesisht artistėt kreativė ...



           Hyrje



           Jeni nė rrugė pėr tė pėrjetuar njė pėrvojė tė pazakonshme. Do ta pėrjetoni bisedėn me Zotin. Po, po. E di... kjo nuk ėshtė e mundur. Sigurisht mendoni (apo ashtu ju kanė mėsuar) se kjo nuk ėshtė e mundur. Dikush mund t’i flasė Zotit, por jo me Zotin. Gjegjėsisht se Zoti nuk do tė pėrgjigjet, apo jo? Sė paku jo nė trajtėn e bisedės sė zakonshme, tė pėrditshme.

           Kėshtu edhe unė kam menduar. E atėherė mė ka ndodhur ky libėr. Nė kuptimin e plotė tė kėsaj fjale. Kėtė libėr nuk e kam shkruar unė, ai mė ka ndodhur mua. E derisa do ta lexoni, ai do t’ju ndodhė edhe juve, sepse ne do tė udhėhiqemi kah e vėrteta pėr tė cilėn jemi tė gatshėm.

           Jeta ime sigurisht do tė ishte shumė mė e lehtė sikur krejt kėtė ta mbaja nė heshtje. Por, kjo nuk ka qenė arsye pse gjithė kjo mė ka ndodhur. Dhe pa marrė parasysh vėshtirėsitė qė libri mund tė m’i sjellė (ma pėrshkruajnė sakrilegjin, mashtrimin, hipokrizinė, sepse kėto tė vėrteta nuk i kam pėrjetuar nė tė kaluarėn apo – qė ėshtė ndoshta edhe mė keq – mė quajnė “tė shenjtė”) nuk ėshtė e mundur tani ta ndalė kėtė proces. E kėtė edhe nuk e dėshiroj. Kam pasur rast tė heq dorė nga tė gjitha, por nuk kam hequr. Kam vendosur tė qėndroj pranė atyre qė m’i thonė instinktet e mia natyrore nė vend se t’i dėgjoj ato qė do tė m’i thoshin shumė njerėz pėr kėtė material.

           Ato instinkte mė thonė se ky libėr nuk ėshtė njė marrėzi qė vetėm shteron punėn e imagjinatės sė dėshpėruar apo thjesht vetarsyeton njeriun pėr devijimet jetėsore... Pėr kėtė arsye materialin ua kam dhėnė njė grupi njerėzish pėr ta lexuar gjersa ende ka qenė nė dorėshkrim. Kanė qenė tė prekur. Edhe kanė qarė. Edhe kanė qeshur shkaku i gėzimit dhe humorit nė tė. Dhe jetėt e tyre, ashtu mė kanė thėnė, u kanė ndryshuar. Ata kanė qenė tė pėrshkuar. Kanė qenė tė fuqizuar.

           Shumė kanė thėnė se kanė ndryshuar.

           Atėherė e kam kuptuar se ky libėr ishte pėr secilin dhe se do tė duhej botuar, se ai ishte njė dhuratė e mrekullueshme pėr tė gjithė ata qė sinqerisht duan pėrgjigje dhe tė cilėt vėrtet ndjejnė nevojė pėr pyetjet; ai ėshtė pėr tė gjithė ata tė cilėt nė gjurmimin e tyre pas sė vėrtetės udhėhiqen nga sinqeriteti i zemrės sė tyre, nga gjakimi i shpirtit dhe nga mendja e hapur. E tė tillėt nė tė shumtėn jemi tė gjithė ne.



Neale Donald Walsch

Central Point, Oregon

Krishtlindjet e viti 1994

Nė pranverėn e vitit 1992 – sa mė kujtohet diku afėr Pashkėve – nė jetėn time ndodhi njė dukuri e jashtėzakonshme. Zoti filloi tė flasė me mua. Pėrmes meje.

           Mė lejoni tė sqaroj.

           Nė atė kohė kam qenė shumė i palumtur, nė kuptimin personal, afarist dhe nė atė emocional dhe tėrė jeta ime mė ėshtė dukur disfatė nė tė gjitha nivelet. E pasi qė me vite e kam pasur zakon t’i shkruaj mendimet e mia nė formė letrash (tė cilat nuk ia kam dėrguar kurrė askujt) e kam marrė tubėn besnike tė letrave tė verdha pėr shkrim dhe kam filluar qė nė to t’i derdhė ndjenjat e mia.

           Kėtė herė, nė vend se t’i shkruaja letėr tė re ndonjė personi tė cilin e kam pėrfytyruar se po mė mundon, ma ka thėnė mendja se do tė shkoja drejt e tek shkaku, drejt e tek mė i madhi nga tė gjithė mundimtarėt. Kam vendosur t’i shkruaja letėr Zotit.

         Ka qenė ajo letėr smirėzezė, e nxituar, pėrplot konfuzion, shtrembėrime e gjykime. Dhe njė mori pyetjesh idhnake.

           Pėrse jeta ime nuk ka sukses? Ēfarė duhet ndėrmarrė qė tė ketė? Pėrse nuk po mund ta gjej lumturinė nė lidhjet e mia? A thua vallė kurrė nuk do ta njoh ndjesinė sesi ėshtė tė kesh mjaft para? Nė fund – dhe mė e rėndėsishmja – ēfarė kam bėrė unė qė e kam merituar ta ēoj jetėn nė luftė tė pėrhershme, tė pandėrprerė?

           Pėr befasinė time, derisa e kam shkruar tė fundmen nė vargun e pyetjeve idhnake pa gjasa pėr pėrgjigje dhe jam pėrgatitur ta lija lapsin, dora mė ka mbetur mbi letėr sikur aty ta mbante ndonjė forcė e panjohur. Befas lapsi ka zėnė tė lėvizė vetė. Nuk kam pasur ide se ēfarė do tė shkruaj, por mė ėshtė bėrė se po buron njė ide, ndaj kam vendosur ta pasoj. Doli...



           Vallė, vėrtet dėshiron pėrgjigje nė tė gjitha kėto pyetje apo vetėm tė duhet shfryrje?



           Kam plapuritur sytė... e pastaj nė mendjen time ėshtė krijuar pėrgjigjja. Dhe atė e kam shkruar.



           Tė dyja. Sigurisht se shfryhem, por po qe se nė ato pyetje ekzistojnė pėrgjigjet, djallėzisht i sigurt do t’i dėgjoja.



           “Djallėzisht i sigurt” do tė dėshiroje shumėēka. Por, a nuk do tė ishte, vallė,  bukur qė tė ishe “parajsisht i sigurt”?



           E unė kam shkruar:



       Ē’do tė thotė kjo?



           Para se ta kem kuptuar, e kam filluar bisedėn... vetėm se unė nuk kam shkruar gjithaq, mė tepėr kam pėrshkruar atė qė mė ėshtė diktuar.

           Ai diktim ka zgjatur tri vjet, dhe atėherė nuk kam ditur kah t’ia mbaj. Pėrgjigjet nė pyetje nuk kanė mbėrritur gjersa nuk e kam pėrfunduar shkrimin e pyetjes dhe nuk i kam shtyrė mendimet e mia personale pėr anėsh. Shpesh pėrgjigjet kanė mbėrritur mė shpejt sesa kam mundur t’i shkruaj dhe do tė gjendesha nė situatėn qė tė shkarravisja shpejt pėr tė mbėrritur t’i shkruaja tė gjitha. Kur hutohesha dhe krijoja pėrshtypjen se fjalėt po mė vinin nga njė vend tjetėr, e lija lapsin dhe largohesha nga biseda gjersa pėrsėri nuk e ndjeja impulsin – mė falni, kjo ėshtė e vetmja fjalė gjegjėse nė kėtė rast – qė t’i kthehesha tubės me letra tė verdha dhe pėrsėri tė filloja tė shkruaja.

           Gjersa po e shkruaj kėtė, bisedat ende vazhdojnė dhe njė pjesė e madhe ndodhet nė faqet qė pasojnė... faqe qė pėrmbajnė bisedimin mahnitės nė tė cilin unė nė fillim nuk kam besuar, mandej kam supozuar se ka vlerė thjesht personale, por tash e kuptoj se ai i ėshtė dedikuar rrethit mė tė gjerė tė njerėzve, e jo vetėm mua. Ai ju dedikohet juve dhe tė gjithė atyre tė cilėt kanė ardhur gjer tek ky material. Se pyetjen e mia janė pyetjet tuaja.

           Dėshiroj qė sa mė parė tė kyēeni nė kėtė bisedim, sepse ajo qė kėtu ėshtė vėrtet e rėndėsishme nuk ėshtė tregim imi, por juaji. Tregimi juaj jetėsore ju ka sjellė kėtu. Pėrvoja juaj jetėsore ėshtė ajo me tė cilėn ka tė bėjė ky material. Pėrndryshe, ju nuk do tė ishit tash kėtu me tė.

           Tė kyēemi atėherė nė bisedė me pyetjen tė cilėn e parashtroj tepėr gjatė: Si flet Zoti dhe kujt? Kur e kam shtruar kėtė pyetje, ja se ēfarė mė ka mbėrritur si pėrgjigje:

           Unė u flas tė gjithėve. Gjithė kohėn. Nuk ėshtė ēėshtja se kujt unė i flas, por kush mė dėgjon?



           E luta Zotin qė mė gjerėsisht tė ma sqarojė kėtė temė. Ja, ēfarė Zoti mė tha:



           Para sė gjithash, ta zėvendėsojmė fjalėn tė flasim me shprehjen tė komunikojmė. Kjo ėshtė fjalė shumė mė e bukur, mė e plotė, mė e saktė. Kur provojmė t’i flasim njėri-tjetrit – unė ty, ti Mua – menjėherė jemi tė penguar me kufizimin e pabesueshėm tė fjalėve. Nė tė vėrtetė kėtė e bėj tepėr rrallė. Mėnyra mė e shpeshtė e komunikimit tim ėshtė me anė tė ndjenjės.

           Ndjenja ėshtė gjuhė e shpirtit.

           Nėse dėshiron tė dish se cila ėshtė e vėrteta jote mbi diēka, shih se ēfarė ndjen pėr tė.

Ndjesitė ndonjėherė vėshtirė zbulohen – e shpeshherė edhe mė vėshtirė pranohen. Por, tė vėrtetat tuaja mė tė mėdha tė fshehura janė nė ndjesitė tuaja mė tė thella.

Sekreti ėshtė si tė arrihet gjer tek ato ndjesi. Unė do t’ju tregoj si. Pėrsėri. Nėse kėtė ti e dėshiron.



           I kam thėnė Zotit se dua, por se tash mė me gėzim do tė doja qė mė gjerėsisht dhe mė plotėsisht tė mė pėrgjigjej nė pyetjen time tė parė. Ja se ēfarė Zoti mė tha:



           Unė komunikoj edhe me anė tė mendimeve. Mendimi dhe ndjenja nuk janė njė, megjithėqė mund tė shfaqen njėkohėsisht. Nė komunikim me anė tė mendimeve shpesh shėrbehem me pėrfytyrime dhe fotografi. Pėr kėtė arsye mendimet janė mjet mė efikas komunikimi se fjalėt.

Pos ndjenjave e mendimeve, shėrbehem edhe me pėrvojėn si mjet i fuqishėm komunikimi.

           Mė nė fund, kur dėshtojnė edhe ndjenjat, edhe mendimet, edhe pėrvoja, unė shėrbehem me fjalėt. Fjalėt janė vėrtet mjet i dobėt komunikimit. Ato janė shumė tė pėrshtatshme tė keqinterpretohen, mė sė shpeshti gabimisht kuptohen.

           E pse kjo ėshtė kėshtu? Kjo ėshtė kėshtu shkaku se fjalėt realisht janė tė tilla. Ato thjesht janė shqiptim, tinguj tė cilėt paraqesin ndjenja, mendime dhe pėrvojė. Ato janė simbole. Shenja. Tregues. Ato nuk janė e vėrteta. Ato nuk janė gjėra reale.

           Fjalėt mund t’ju ndihmojnė qė diēka tė kuptoni. Pėrvoja jua mundėson qė tė dini. Megjithatė, ka gjėra tė cilat nuk mund t’i provoni. Prandaj ju kam dhėnė mjete tjera pėr njohje. Ato quhen ndjesi. Edhe mendimet, gjithashtu.

           Ironia supreme qėndron nė atė se ju i keni dhėnė rėndėsi shumė tė madhe Fjalės sė Zotit, e shumė pak pėrvojės.

           Nė tė vėrtetė, pėrvojės i jepni aq pak rėndėsi saqė, porsa pėrvoja juaj e Zotit dallon nga ajo ēfarė ju keni dėgjuar pėr Zotin, automatikisht e hidhni pėrvojėn dhe u jepeni fjalėve, nė vend se tė ishte e kundėrta.

           Pėrvoja juaj dhe ndjenjat tuaja pėr njė ēėshtje paraqesin atė qė ju faktikisht dhe instinktivisht dini mbi atė gjė. Fjalėt vetėm mund tė gjakojnė ta simbolizojnė atė qė dini, e shpeshherė mund tė ngatėrrojnė atė.

           Kėto, pra, janė mjetet pėrmes tė cilave lajmėrohem, por kėto nuk janė mėnyrat, sepse tė gjitha ndjenjat, tė gjitha mendimet, tė gjitha pėrvojat dhe tė gjitha fjalėt nuk vijnė prej Meje.

           Shumė fjalė i kanė thėnė tė tjerėt nė Emrin tim. Shumė mendime dhe shumė ndjenja janė shkaktuar nga shkaktarė qė unė burimisht nuk i kam krijuar. Shumė pėrvoja dalin prej kėsaj.

           Sfida ėshtė tek shkėputja. Vėshtirėsia qėndron nė njohjen e dallimit midis porosisė e cila vjen nga Zoti dhe tė dhėnave nga burime tjera. Dallimi ėshtė i thjeshtė po qe se zbatohet rregulli themelor:

           Ėshtė imi pėrherė Mendimi yt mė i lartė, Fjala jote mė e Qartė, Ndjesia jote mė e Fisnike. Ēdo gjė qė ėshtė mė e ulėt se kėto vjen nga burime tjera.

           Tash detyra e dallimit bėhet e lehtė, madje as nxėnėsi fillestar nuk do tė duhej ta kishte tė vėshtirė ta njohė mė tė Lartėn, mė tė Qartėn, mė Fisniken.

           Por megjithatė kam me t’i dhėnė kėta tregues:

           Mendimi mė i Lartė pėrherė ėshtė ai qė pėrmban gėzim.  Fjala mė e Qartė ėshtė ajo qė e pėrmban tė vėrtetėn. Ndjesia mė e Fisnike ėshtė ajo tė cilėn ju e quani dashuri.

           Gėzim. Vėrtetėsi. Dashuri.

           Kėta tre mund ta zėvendėsojnė njėri-tjetrin, dhe njėri pėrherė udhėheqė ndaj tjetrit. S’ka rėndėsi se si janė tė renditur.

           Kur me kėta tregues keni pėrcaktuar se cilat porosi janė tė Miat, e cilat kanė ardhur nga burime tjera, e vetmja pyetje qė mbetet ėshtė: vallė, a do tė dėgjohen porositė e mia?

           Shumica e porosive tė mia nuk dėgjohet. Disa shkaku i asaj se duken tejet tė bukura pėr tė qenė tė vėrteta. Tjerat, sepse duken tė vėshtira pėr t’u ndjekur. Shumė, sepse thjesht janė tė keqkuptuara. Pjesa mė e madhe, sepse nuk janė tė pranuara.

           Lajmėtari im mė i fuqishėm ėshtė pėrvoja, e madje edhe atė ju e shpėrfillni. Atė posaēėrisht e shpėrfillni.

           Bota juaj nuk do tė ishte nė gjendjen e tanishme vetėm po ta kishit dėgjuar pėrvojėn tuaj. Rezultat i asaj se nuk e keni dėgjuar pėrvojėn tuaj ėshtė ky se nė mėnyrė tė pėrsėritur e pėrjetoni, gjithnjė rishtas e rishtas. Sepse qėllimi im nuk do tė jetė i shtrembėruar, e as qė vullneti im do tė jetė i shpėrfillur. Ju do ta merrni porosinė. Herėt apo vonė.

           Unė ju, ndėrkaq, nuk do t’ju detyroj pėr kėtė, unė kurrė nuk do t’ju detyroj. Sepse, unė jua kam dhėnė vullnetin e lirė – mundėsinė qė tė punoni sipas zgjedhjes suaj, unė kėtė kurrė nuk kam pėr t’jua marrė, kurrė.

           Dhe kėshtu unė do tė vazhdoj t’i dėrgoj tė njėjtat porosi rishtas e rishtas, nėpėr mijėvjeēarė dhe pa marrė parasysh atė se nė ē’pjesė tė Gjithėsisė do tė gjendeni. Pėrherė do t’jua dėrgoj porositė e mia, derisa nuk i pranoni e pėrvetėsoni, e t’i quani tuajat personale.

Porositė e mia do tė vinė nė qindra trajta, nė mijėra ēaste, gjatė miliona vitesh. Ju nuk mund t’i lėshoni ato po qe se vėrtet i dėgjoni. Ju nuk mund t’i shpėrfillni, po qe se njėherė sinqerisht i keni dėgjuar. Kėshtu komunikimi ynė do tė zėrė fill nė sinqeritet. Sepse, nė tė kaluarėn vetėm ju mė keni folur Mua, m’u keni lutur, mė keni mbrojtur, mė keni pėrshpirtur. Por tash unė mund tė ju pėrgjigjem juve, madje edhe nė kėtė mėnyrė siē tash kėtu po e bėj.



           Vazhdon...
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

966


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: BISEDAT ME ZOTIN

Mesazh  Luli prej 06.03.15 10:12

Tė gjithė njerėzit janė tė veēantė dhe tė gjitha ēastet janė tė arta. Nuk ekziston personi, dhe nuk ekziston koha tė cilėt janė mė tė veēantė prej tjerėve. Shumė njerėz dėshirojnė tė besojnė se Zoti drejtohet nė mėnyrė tė veēantė dhe vetėm njerėzve tė veēantė.





Si mund ta di se ky komunikim vjen nga Zoti? Si ta di se kjo nuk ėshtė imagjinata ime personale?



Ku do tė ishte dallimi? Vallė a nuk sheh se unė njėsoj lehtė do tė mund tė veproja pėrmes imagjinatės tėnde si dhe pėrmes ēdo gjėje tjetėr? Unė pikėrisht kam me t’i sjellė mendimet, fjalėt apo ndjenjat e vėrteta nė cilindo ēast, e tė cilat i pėrgjigjen saktėsisht qėllimit tė duhur, duke u shėrbyer me njė mjet apo me mė shumė sosh.

E do ta dish se kėto fjalė vijnė prej Meje, sepse ti sipas vullnetit tėnd personal kurrė nuk ke folur kaq qartė. Sikur ti pėr kėto pyetje tė kishe folur kaq qartė, nuk do t’i kishe parashtruar.



Kujt i drejtohet Zoti? A ekzistojnė njerėz tė veēantė? A ekziston kohė e veēantė?



Tė gjithė njerėzit janė tė veēantė dhe tė gjitha ēastet janė tė arta. Nuk ekziston personi, dhe nuk ekziston koha tė cilėt janė mė tė veēantė prej tjerėve. Shumė njerėz dėshirojnė tė besojnė se Zoti drejtohet nė mėnyrė tė veēantė dhe vetėm njerėzve tė veēantė. Kjo masėn e njerėzve e liron nga pėrgjegjėsia qė t’i dėgjojė porositė e mia, pa le mė t’i pranojė (gjė qė ėshtė ēėshtje tjetėr), dhe ua mundėson t’u besojnė fjalėve tė dikujt tjetėr nė tė gjitha ēėshtjet. Nuk ėshtė e thėnė tė mė dėgjoni mua, se tė tjerėt prej meje kanė dėgjuar nga diēka mbi secilėn temė, andaj ju ato do t’i dėgjoni prej tyre.

Duke dėgjuar atė qė njerėzit tjerė mendojnė se kanė dėgjuar se unė kam thėnė, ju fare as nuk duhet tė mendoni.

Kjo ėshtė arsye mė e madhja pse shumica e njerėzve lirohen nga porositė e mia nė nivel personal. Nėse e pranon se po i pėrvetėson porositė e mija drejtpėrsėdrejti, atėherė ti je pėrgjegjės pėr interpretimin e tyre. Ėshtė larg mė e sigurt dhe shumė mė lehtė ta dėgjosh interpretimin nga dikush tjetėr (megjithėqė ata tė tjerėt kanė jetuar para mė shumė se 2000 vjetėve) sesa tė kėrkosh interpretim pėr porositė tė cilat ndoshta i pranon pikėrisht nė kėtė moment.

Megjithatė, unė po tė ftoj nė trajtė tė re komunikimi me Mua. Komunikim dykahor. Nė tė vėrtetė, ti je ai qė mė ke ftuar Mua. Se, Unė kam ardhur tek ti, nė kėtė trajtė, pikėrisht tash, si pėrgjigje nė pyetjen tėnde.



Pse duket sikur disa njerėz, ta marrim shembull Krishtin, i ndjejnė mė tepėr kumtet e tua se tė tjerėt?



Se disa njerėz vėrtet janė tė gatshėm tė dėgjojnė. Ata janė tė gatshėm tė ndiejnė, dhe ata janė tė gatshėm tė mbesin tė hapur pėr komunikim, madje edhe atėherė kur ajo qė dėgjojnė duket e tmerrshme, apo e ēmendur, apo plotėsisht e gabuar.



Vallė, do tė duhej ta dėgjonim Zotin madje edhe atėherė kur ajo ēfarė thuhet duket e gabuar?



Sidomos kur duket e gabuar. Nėse njeriu pėr tė gjitha qė bėn beson se ėshtė nė tė drejtėn, kujt i duhet biseda me Zotin.

Urdhėro, puno sipas asaj qė di. Por, kije parasysh se tė gjithė ju atė e bėni qė nga zanafilla e kohės. Dhe shih se nė ē’gjendje ėshtė bota. Qartė, diēka keni gabuar. Sigurisht ekziston diēka qė nuk kuptoni. Ajo qė e kuptoni - ju - duhet t’ju duket nė rregull, se “rregull” ėshtė shprehja me tė cilėn shėrbeheni ju qė tė shenjoni diēka me tė cilėn pajtoheni. Sė kėndejmi, ajo qė keni lėnė ju ėshtė dukur “e gabuar”.

E vetmja mėnyrė pėr t’u nisur pėrpara ėshtė qė tė pyeteni: “Ēfarė do tė ndodhte sikur e tėrė ajo pėr tė cilėn unė kam supozuar se ėshtė “gabim” tė ishte vėrtet “nė rregull”? Ēdo shkencėtar i madh kėtė e di. Kur diēka qė shkencėtari bėn, nuk jep rezultate, shkencėtari i hedh tė gjitha supozimet dhe fillon nga fillimi. Tė gjitha zbulimet e mėdha janė realizuar me vullnet dhe aftėsi, e jo se ishin apo nuk ishin nė rregull. E kjo na nevojitet kėtu.

Nuk mund ta njohėsh Zotin derisa nuk pushon qė vetvetes t’i thuash se veē e ke njohur Zotin. Nuk mund ta dėgjosh Zotin derisa nuk pushon sė menduari se veē e ke dėgjuar Zotin.

Nuk mund tė ta shpall tė vėrtetėn Time derisa ti nuk pushon tė ma shpallėsh tėnden Mua.



Por e vėrteta ime mbi Zotin vjen prej Teje!



Kush e thotė kėtė?



Tė tjerėt.



Cilėt tė tjerė?



Prijėsit. Predikuesit. Rabinėt. Priftėrinjtė. Librat. Bibla, pėr zotin!



Kėto nuk janė burime tė cilat duhet dėgjuar.



Nuk janė?!



Jo.



E cilat janė?



Dėgjo Ndjesitė e tua. Dėgjoji Mendimet e tua mė tė Larta. Dėgjoje Pėrvojėn tėnde. Kurdo qė diēka ndryshon prej tyre, qė tė kanė mėsuar mėsuesit e tu, apo ke lexuar nė librat e tu, harroji fjalėt. Fjalėt janė transmetuesit mė tė pabesė tė sė vėrtetės.



Ka aq shumė qė do tė dėshiroja tė tė them, aq shumė qė do tė dėshiroja tė tė pyes. Nuk di nga t’ia filloj.

Pėr shembull, pėrse ti nuk zbulohesh? Nėse vėrtet ekziston Zot, e Ti je Ai, pėrse nuk zbulohesh nė mėnyrėn tė cilėn tė gjithė ne mund ta kuptojmė?



Unė kėtė e kam bėrė vazhdimisht e vazhdimisht. Kėtė e bėj pėrsėri, pikėrisht tash.



Jo. Mendoj nė mėnyrėn e zbulimit qė ėshtė e pakundėrshtueshme; e cila nuk mund tė mohohet.



Si pėr shembull?



Qė tash tė shfaqesh para syve tė mi.



Unė kėtė edhe po e bėj, pikėrisht tash.



Ku?



Kudo hedh shikimin.



Jo, unė aludoj nė mėnyrėn e pakontestueshme. Mėnyrė tė cilėn asnjė njeri nuk mund ta mohojė.



E ē’mėnyrė do tė ishte ajo? Nė ē’trajtė do tė dėshiroje qė unė tė shfaqesha?



Nė trajtėn tė cilėn ti vėrtet e ke.



Kjo ėshtė e pamundur, meqė unė nuk kam trajtė tė cilėn ti e kupton. Unė mund tė marrė trajtė tė cilėn ti do tė mund ta kuptosh, por atėherė secili do tė supozonte se ajo ēfarė ka parė ėshtė njė dhe e vetmja trajtė e Zotit, e jo se ajo ėshtė vetėm njė nga shumė trajta nė tė cilat shfaqet Ai.

Njerėzit besojnė se unė jam i tillė siē ata mė shohin, e jo i atillė siē nuk mė shohin. Por unė jam e Padukshmja e Madhe, e jo ajo qė jam nė ndonjė ēast tė caktuar. Nė kuptimin e caktuar unė jam ai qė s’jam. Unė vij nga mosekzistenca dhe atje pėrherė kthehem.

Megjithatė, kur vij nė njė formė tė caktuar apo nė njė tjetėr – nė formėn nė tė cilėn mendoj se njerėzit mund tė Mė kuptojnė – njerėzit ma pėrshkruajnė atė formė pėrgjithmonė.

Dhe kur do t’u shfaqesha nė ēfarėdo forme tjetėr, njerėzve tė tjerė, tė parėt do tė thoshin se tė dytėve nuk u jam shfaqur, sepse nuk u jam dukur atyre tė dytėve ashtu siē u jam dukur tė parėve, e as qė u kam thėnė tė njėjta gjėra, prandaj – a kam mundur tė jem unė?

A sheh, pra, nuk ėshtė me rėndėsi se n’ē’trajtė, apo se n’ē’mėnyrė unė zbulohem – cilėndo mėnyrė qė e zgjedh dhe cilėndo trajtė qė marr, asgjė nuk mund tė jetė e pakundėrshtueshme.



Por, tė bėje diēka qė do ta dėshmonte tė vėrtetėn mbi atė se kush je Ti, jashtė ēfarėdo dyshimi...



... Akoma ka tė tillė qė do tė thoshin se ajo ėshtė vepėr djallėzore apo thjesht imagjinata e dikujt. Apo se ajo ėshtė ēfarėdo tjetėr pėrpos Meje. Sikur unė tė tregohesha si Zot i gjithėfuqishėm, Perandor i Qiejve dhe Tokės dhe t’i lėvizja bjeshkėt pėr ta argumentuar atė, ekzistojnė ata qė do thoshin: “Ky duhet tė jetė Satanai”!

E ashtu edhe duhet tė jetė. Se, Zoti nuk ia zbulon Hyjninė Hyjnisė pėrmes tė vėrejturit tė jashtėm, por pėrmes pėrvojės sė brendshme. E kur pėrvoja e brendshme e zbulon Hyjninė, tė vėrejturit e jashtėm nuk ėshtė i nevojshėm. E nėse tė vėrejturit e jashtėm ėshtė i nevojshėm, pėrvoja e brendshme nuk ėshtė e mundur.

Nėse, pra, zbulimi ėshtė i nevojshėm, nuk mund tė kihet, sepse akti i tė lypurit ėshtė deklarim se ai nuk ekziston; se asgjė nga Zoti tani nuk ėshtė e zbuluar. Deklarimi i tillė prodhon pėrvojė. Sepse, mendimi yt mbi diēka ėshtė kreativ ndėrkaq fjala jote ėshtė produktive, kurse mendimi yt dhe fjala jote sė bashku janė mrekullisht efikas nė krijimin e realitetit tėnd. Prandaj do tė provosh se Zoti tani nuk ėshtė shfaqur, se po tė ishte Zoti ti nuk do tė kėrkonte qė Zot tė ishte.



A do tė thotė vallė kjo se unė nuk mund tė kėrkoj asgjė prej asaj qė dua? Mos vallė dėshiron tė thuash se kur pėr diēka lutemi ashtu nė tė vėrtetė atė e largojmė prej vetes?



Kjo ėshtė pyetje qė shtrohet qė nga lashtėsia – kurse pėrgjigjja nė tė ėshtė dhėnė sa herė qė ajo ėshtė parashtruar. Megjithatė, ju nuk e keni dėgjuar pėrgjigjen apo atė nuk dėshironi ta besoni.

Pėrgjigjja nė kėtė pyetje, nė kushtet e sotme dhe me gjuhėn e sotme, jepet kėshtu:

Nuk do ta kesh atė qė kėrkon, as qė mund tė kesh diēka qė dėshiron. Kjo ėshtė kėshtu shkaku se vetė kėrkesa jote ėshtė deklarim i mospasjes, kurse shprehja jote se e dėshiron njė gjė vepron vetėm pėr atė qė – nė realitetin tėnd – ta krijojė pėrvojėn e caktuar – dėshirimin.

Lutja e drejtė, prandaj, asnjėherė nuk ėshtė pėrshpirtje pėrulėse, porse uratė falėnderimi.

Kur i falėnderohesh Zotit qė mė parė pėr atė qė ke zgjedhur ta provosh nė realitetin tėnd, ti nė tė vėrtetė e pranon se Ai ėshtė atje... vėrtet. Falėnderimi prandaj ėshtė deklarimi mė i fuqishėm bėrė Zotit; vėrtetim se unė jam pėrgjigjur madje edhe para se ti tė kesh pyetur.

Prandaj kurrė mos u lut pėrulėsisht. Ndero, respekto.



E ēfarė nėse unė qė mė parė i jam falėnderues Zotit pėr diēka, e ajo nuk realizohet? Kjo mund tė sjell dėshpėrim, hidhėrim.



Falėnderimi nuk mund tė shfrytėzohet si mjet me ndihmėn e tė cilit do tė manipulohet Zoti, do tė mashtrohet Gjithėsia. Nuk mund ta gėnjesh vetveten. Mendja jote e di tė vėrtetėn e mendimeve tė tua. Nėse thua: “Faleminderit, Zot, pėr kėtė e atė”, duke e ditur gjatė gjithė kohės se ajo nuk ekziston nė realitetin tėnd tė tashėm, nuk mund tė presėsh nga Zoti qė tė jetė mė pak i qartė se ti dhe qė atė tė ta krijojė.

Zoti e di se ēfarė di ti, e ēfarė ti di ėshtė ajo qė shfaqet si realiteti yt.



Po si unė atėherė mund tė jem sinqerisht falėnderues pėr diēka qė unė e di se nuk ekziston?



Me besim. Ai besim yti edhe po qe me madhėsi sa fara e sinapit, ka pėr t’i lėvizur bjeshkėt. Do ta njohėsh se ėshtė atje, se Unė kam thėnė se ėshtė atje; se Unė kam thėnė se madje edhe para se ti tė pyesėsh, do tė pėrgjigjem; se Unė kam thėnė dhe ta kam thėnė atė nė ēdo mėnyrė tė pranueshme, pėrmes ēdo Mėsuesi, se ēfarėdo qė tė zgjedhėsh, duke zgjedhur atė nė emrin Tim, ka pėr t’u realizuar.



Por, shumė njerėz thonė se lutjet e tyre kanė mbetur tė padėgjuara.



Asnjė lutje – kurse lutja nuk ėshtė gjė tjetėr veēse deklarim i pėrzemėrt pėr diēka qė ėshtė ashtu – nuk mbetet e padėgjuar. Ēdo lutje – ēdo mendim, ēdo deklarim, ēdo ndjesi – ėshtė kreative. Gjer nė shkallėn sa ajo me zjarr konsiderohet e vėrtetė, gjer nė atė shkallė ajo do tė shfaqet nė pėrvojėn tuaj.

Kur tė thuhet se lutja nuk ėshtė dėgjuar, realisht ka ndodhur ajo qė mendimi, fjala apo ndjenja mė e keqe ėshtė bėrė frytdhėnėse. Por ajo qė duhet ta dish – e kėtu ėshtė fshehtėsia – ėshtė ajo se prapa mendimeve pėrherė ekziston mendimi i cili mund tė quhet Mendimi Protektor, gjegjėsisht mendimi kontrollues.

Nėse, prandaj, lutesh dhe pėrulėsisht kėrkon, duket se ke mė pak gjasa ta arrish atė qė mendon se ėshtė zgjedhja jote, sepse Mendimi Protektor prapa secilės lutje pėrulėse ėshtė ai se tash nuk e ke atė qė e dėshiron. Dhe Mendimi Protektor bėhet realitet yti.

I vetmi Mendim Protektor qė do tė mund ta mbizotėronte atė mendim ėshtė mendimi nė besim se Zoti do ta dėgjojė bash secilėn lutje. Disa njerėz nė kėtė besojnė, por vetėm tė paktit.

Veprimi i lutjes bėhet shumė mė i lehtė kur njeriu, nė vend se tė besojė se Zoti pėrherė do tė thotė “po” nė secilėn lutje, intuitivisht ta kuptojė se vetė lutja nuk ėshtė e nevojshme. Atėherė lutja ėshtė uratė falėnderimi. Ajo fare nuk ėshtė lutje, porse deklaratė falėnderimi pėr diēka qė ėshtė ashtu.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

966


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: BISEDAT ME ZOTIN

Mesazh  Luli prej 06.03.15 10:13

Tė gjitha aksionet njerėzore, nė nivelin mė tė thellė, tė ndezura janė me njėrėn prej dy emocioneve, me frikėn apo dashurinė. Nė tė vėrtetė ekzistojnė vetėm dy ndjesi – vetėm dy fjalė nė gjuhėn e shpirtit: Ato janė skajet e kundėrta tė kontradiktės sė madhe polare tė cilėn e kam krijuar kur e krijova Gjithėsinė dhe botėn tuaj siē sot e njihni.











Kur thua se lutja ėshtė deklaratė pėr diēka qė ėshtė ashtu, mos vallė dėshiron tė thuash se Zoti nuk bėn asgjė; se krejt ēfarė ndodh pas lutjes ėshtė rezultat i veprimit tė asaj lutjeje?



Gabon nėse beson se Zoti ėshtė ndonjė qenie e gjithėmundshme qė i dėgjon tė gjitha lutjet, thotė “po” nė disa prej tyre, “jo” nė tjerat, ose “ndoshta” apo “mė vonė” pėr tė tjerat. Sipas cilave rregulla Zoti do tė vendoste?

Gabon nėse beson se Zoti ėshtė ai i cili ka krijuar dhe i cili vendos mbi tė gjitha gjėrat nė jetėn tėnde.

Zoti ėshtė vėshtrues, jo krijues. Zoti ėshtė gati tė tė ndihmojė ta jetosh jetėn tėnde, por jo nė kėtė mėnyrė nė tė cilėn pret ti.

Roli i Zotit nuk ėshtė qė tė krijojė apo tė demolojė rrethanat a kushtet e jetės tėnde. Zoti tė ka krijuar ty nė fytyrėn dhe stilin e Zotit. Ti i ke krijuar tė tjerat pėrmes pushtetit tė cilin Zoti ta ka dhėnė. Zoti e ka krijuar procesin e jetės dhe vetė jetėn, siē e di. Megjithatė, Zoti ta ka dhėnė zgjedhjen e lirė qė me kėtė jetė tė bėsh ēfarė ke dėshirė.

Nė kėtė kuptim, vullneti yt ėshtė ajo tė cilėn Zoti pėr ty e ka dėshiruar.

Ti e jeton jetėn tėnde nė mėnyrėn nė tė cilėn e jeton dhe unė nė kėtė nuk ngatėrrohem.

Ky ėshtė iluzion i madh tė cilin vetė e ke krijuar se gjoja Zotit nė njė mėnyrė apo tjetrėn interesohet se ēfarė bėn ti.

Unė s’e kam dert ēfarė bėn ti, kurse ty kjo tė vjen rėnd ta dėgjosh. Megjithatė, a tė intereson ty pėr atė se ēfarė bėjnė fėmijėt e tu kur i nxjerr pėrjashta tė luajnė? Ėshtė ēėshtje rezultatit pėr ty se a luajnė ‘macja e miu’ apo lojėn ‘fshehtas’, pėr ty ėshtė krejt njė. Jo, nuk ėshtė krejt njė, sepse ti e di se ata janė krejtėsisht tė sigurt. I ke qitur nė rrethinėn tė cilėn e konsideron miqėsore e pėr tė cilėn mendon se ėshtė krejtėsisht nė rregull.

Natyrisht, pėrherė ke pėr tė shpresuar se ata nuk do tė lėndohen. E, po qe se lėndohen, ti do tė jesh aty qė t’u ndihmosh, t’i shėrosh, t’ua mundėsosh qė pėrsėri tė ndihen tė sigurt, qė pėrsėri tė jenė tė lumtur, qė ditėn tjetėr pėrsėri tė shkojnė pėr tė luajtur. Ditėn tjetėr nuk do tė ketė rėndėsi pėr ty se cilėn lojė e kanė zgjedhur.

Do t’u thuash natyrisht se cilat lojėra janė tė rrezikshme, por nuk mund t’i pengosh fėmijėt tė bėjnė gjėra tė rrezikshme. Jo pėrherė. Jo pėrgjithmonė. Jo nė ēdo moment nga tash e deri nė vdekje. Janė tė urtė ata prindėr qė kėtė e dinė. Megjithatė, prindi kurrė nuk pushon sė brengosuri shkaku i rezultatit. Kjo ėshtė ajo dikotomia – tė mos brengosurit shumė pėr veprimin, por brengosja e thellė pėr rezultatin – e cila ėshtė afėr me tiparet e dikotomisė sė Zotit. Megjithatė, Zoti nė njė farė mėnyre nuk ėshtė shumė nė merak pėr rezultatin. Jo pėr rezultatin pėrfundimtar. Kjo pėr arsye se rezultati pėrfundimtar ėshtė i siguruar.

Edhe ky ėshtė iluzioni tjetėr i madh i njeriut: se rezultati i jetės ėshtė i pasigurt.

Ky dyshim mbi rezultatin pėrfundimtar e ka krijuar armikun tuaj mė tė madhin, e kjo ėshtė frika. Sepse, po dyshuat nė rezultatin, atėherė patjetėr se dyshoni nė Krijuesin – dyshoni nė Zotin. E nėse dyshoni nė Zotin, duhet tė jetoni nė frikė dhe fajėsi gjithė jetėn tuaj.

Po qe se dyshoni nė qėllimet e Zotit – dhe nė aftėsinė e Zotit qė ta prodhojė rezultatin pėrfundimtar – si atėherė, kurdo qoftė, mund tė relaksoheni? Si mund ta gjeni qetėsinė e vėrtetė?

Gjithsesi Zoti e ka aftėsi tė plotė qė qėllimet t’i kurorėzojė me rezultate. Ju nuk mundeni dhe nuk doni tė besoni nė kėtė (megjithėse pohoni se Zoti ėshtė i gjithėfuqishėm) dhe ashtu nė imagjinatėn tuaj patjetėr se do ta krijoni forcėn e barabartė me tė Zotit pėr tė mundur ta gjeni mėnyrėn qė vullneti i Zotit tė pengohet. Pėr kėtė arsye nė mitologjinė tuaj keni krijuar qenien qė e quani “djall”. Mandej e keni sajuar se Zoti gjoja se ėshtė nė luftė me atė qenie (duke menduar se Zoti i zgjidh problemet nė mėnyrėn nė tė cilėn ju i zgjidhni). Mė nė fund, ju vėrtet keni trilluar se Zoti edhe mund ta humbasė atė luftė.

Krejt kjo thyen tėrė atė qė thoni se e dini mbi Zotin, por kjo nuk ka rėndėsi. Ju e jetoni iluzionin tuaj, dhe sė kėndejmi e ndjeni frikėn tuaj, gjithnjė nga vendimi juaj qė tė dyshoni nė Zotin.

Por, ēfarė nėse sillni vendim tė ri? Cili do tė ishte rezultati?

Jua them kėtė: Kishit pėr tė jetuar ashtu siē ka jetuar Buda. Siē ka jetuar Jezui. Siē ka jetuar ēdo shenjtor tė cilin e keni nderuar.

Por, siē ka ndodhur me shumicėn e atyre shenjtorėve, njerėzit nuk kishin pėr t’ju kuptuar. E kur do tė pėrpiqeshit t’ua sqaroni ndjesinė tuaj tė paqes e qetėsisė, gėzimet tuaja tė jetės, ekstazėn tuaj tė brendshme, ata do t’i dėgjonin fjalėt tuaja, por nuk do t’i ndienin. Ata do tė provonin t’i pėrsėritnin fjalėt tuaja, por kishin edhe pėr tė shtuar.

Ata do tė ēuditeshin sesi ju mund ta keni atė qė ata nuk mund ta gjejnė. E atėherė do tė bėheshin xhelozė. Sė shpejti xhelozia do tė shndėrrohej nė hidhėrim, dhe nė hidhėrimin e tyre ata do tė provonin t’ju bindnin se ju nuk e kuptoni Zotin.

Dhe po qe se nuk do kishin sukses t’ju ndanin nga gėzimet tuaja, ata do tė insistonin t’ju dėmtonin, aq i madh do tė ishte tėrbimi i tyre. E nėse kishit pėr t’iu thėnė se as ajo s’ėshtė gjė, se madje as vdekja nuk do tė mund ta turbullojė gėzimin tuaj, e as ta ndryshojė tė vėrtetėn tuaj, ata sigurisht se kishin pėr t’ju vrarė! E atėherė, kur do ta shihnin qetėsinė me tė cilėn po e pranoni vdekjen, do t’ju shpallnin shenjtor dhe prapė do t’ju donin.

Sepse ėshtė nė natyrėn njerėzore tė duan, pastaj tė rrėnojnė, e pastaj pėrsėri ta duan atė qė mė sė tepėrmi e ēmojnė.


Por pėrse? Pėrse ne kėtė e bėjmė?



Tė gjitha aksionet njerėzore, nė nivelin mė tė thellė, tė ndezura janė me njėrėn prej dy emocioneve, me frikėn apo dashurinė. Nė tė vėrtetė ekzistojnė vetėm dy ndjesi – vetėm dy fjalė nė gjuhėn e shpirtit: Ato janė skajet e kundėrta tė kontradiktės sė madhe polare tė cilėn e kam krijuar kur e krijova Gjithėsinė dhe botėn tuaj siē sot e njihni.

Ato janė dy rrotė – alfa dhe omega – tė cilat mundėsojnė ekzistimin e sistemit tė cilin ju e quani “relativitet”. Pa ato dy rrotė, pa ato dy ide mbi gjėrat, nuk do tė mund tė ekzistonte asnjė ide tjetėr.

Ēdo mendim njerėzor dhe ēdo aksion njerėzor themelohet qoftė mbi dashurinė qoftė mbi frikėn, nuk ekziston impuls tjetėr njerėzor dhe tė gjitha idetė tjera janė derivat i kėtyre dyjave. Kėto thjesht janė versione tė ndryshme – trajta tė ndryshme tė sė njėjtės temė.

Mendo thellėsisht mbi kėtė dhe do tė shohėsh se ėshtė e vėrtetė. Kjo ėshtė ajo qė unė e quajta Mendimi Protektor. Ky ėshtė mendimi mbi dashurinė dhe mbi frikėn. Ky ėshtė mendim prapa mendimeve, i cili ndodhet tej mendimeve. Ky ėshtė mendimi i parė. Kjo ėshtė forca mė e rėndėsishme. Kjo ėshtė energji e njomė e cila vė nė lėvizje makinėn e pėrvojės njerėzore.

Dhe kėshtu sjellja njerėzore prodhon pėrvojė tė sėrishme pas pėrvojės sė sėrishme; pėr kėtė njerėzit duan, pastaj rrėnojnė, pastaj duan sėrish; pėrherė ekziston vrulli nga njėra ndjesi tek tjetra. Dashuria pėrkrah frikėn pėrkrah dashurinė pėrkrah frikėn...

... Kurse arsyeja ndodhet nė gėnjeshtrėn e parė – gėnjeshtėr tė cilėn ju e konsideroni si e vėrteta mbi Zotin – se Zotit nuk mund t’i besohet; se nė dashurinė e Zotit nuk mund tė kihet besim; se Zoti ju pranon me kusht; se, prandaj, rezultati i fundit ėshtė i dyshimtė! E, nėse nuk mund tė keni besim nė dashurinė e Zotit se do tė jetė pėrherė aty, nė dashurinė e kujt mund tė zini besė vallė? Nėse Zoti tėrhiqet atėherė kur ju nuk silleni si duhet, a nuk do tė tėrhiqen, vallė, edhe vdekatarėt e rėndomtė?

Dhe kėshtu, nė ēastet kur shprehni dashurinė tuaj mė tė lartė, ju e pėrshėndetni frikėn tuaj mė tė madhe. *****

Sepse, gjėja e parė pėr tė cilėn brengoseni posa tė thoni “Unė tė dua” ėshtė se a do ta dėgjoni atė tė njėjtėn (edhe pėr ju). E nėse e dėgjoni tė njėjtėn gjė, atėherė menjėherė filloni tė brengoseni se do tė mund ta humbisni dashurinė tė cilėn sapo e keni gjetur. Dhe kėshtu i tėrė aksioni bėhet reaksion – nė mbrojtje kundėr humbjes – qoftė edhe derisa pėrpiqeni ta mbroni veten nga humbja e Zotit. Por, sikur ta dish se Kush Je Ti – se je qenia mė e shkėlqyeshme, mė e shndritshme tė cilėn Zoti ndonjėherė e ka krijuar – kurrė mė nuk kishe pėr t’u frikėsuar. Se kush vallė do tė mund ta hidhte atė madhėshti tė ēuditshme? Madje as Zoti nuk do tė mund ta vinte re gabimin nė krijesėn e tillė.

Por ti nuk di se Kush Je dhe mendon se je shuamė mė pak. E prej nga ajo ty se ti je shumė mė pak nga madhėshtia qė je? Prej disa njerėzve, fjalės sė tė cilėve u beson nė ēdo aspekt. Prej nėnės tėnde dhe babait tėnd.

Ata janė njerėz tė cilėt tė duan mė sė shumti. Pėrse ata kishin me tė gėnjyer? Megjithatė, a nuk tė kanė thėnė ata vallė se je sė tepėrmi i kėtillė, dhe jo sa duhet i atillė? A nuk tė kanė nxitur ata vallė se duhet tė jesh i qetė? A nuk tė kanė fashitur ata nė ēastet e entuziazmit mė tė madh? Dhe a nuk tė kanė shtyrė qė tė heqėsh dorė nga disa mendime tuat mė tė egra?

Kėto janė disa nga porositė tė cilat i ke pranuar dhe, megjithėqė nuk janė nė harmoni me kriteret, prandaj edhe nuk janė porosi nga Zoti, kanė mundur tė jenė sepse kanė ardhur nga zotat e botės suaj.

Prindėrit e tu tė kanė mėsuar se dashuria ėshtė e kushtėzuar – ti kushtėzimet e tyre i ke ndjerė shumė herė – dhe atė pėrvojė e ke bartur nė marrėdhėniet e tua personale dashurore.

Kjo ėshtė pėrvoja tė cilėn e zbaton edhe ndaj meje.

Nga pėrvoja e tillė i nxjerr pėrfundimet e tua pėr Mua. Pėrbrenda kėtij kuadri ti e flet tė vėrtetėn tėnde: “Zoti ėshtė Ai qė tė do” thua “por nėse i thyen urdhrat e tij ai ka me dėnuar me persekutim tė pėrhershėm dhe mallkim tė pėrjetshėm”.

Se, a nuk e ke ndjerė vallė persekutimin e prindėrve tė tu personalė? A nuk e njeh vallė dhembjen e mallkimit tė tyre? E si atėherė mund ta marrėsh me mend se me mua do tė jetė tjetėr ndryshe?

Ke harruar sesi mund tė jetė ajo tė jesh i dashur pa kushte. Ty nuk tė kujtohet pėrvoja e dashurisė sė Zotit. Prandaj pėrpiqesh ta paramendosh sesi ėshtė dashuria e Zotit, duke e sajuar atė sipas dashurisė qė e sheh nė botė.

Ti nė Zotin ke projektuar rolin e “prindit” dhe sė andejmi e ke trilluar njė Zot i cili gjykon dhe shpėrblen apo tė dėnon, dhe kėtė e bazon nė marrėdhėnien e tij ndaj qėllimeve tė tua. Por ky ėshtė tė kuptuarit e thjeshtėzuar tė Zotit, i themeluar mbi mitologjinė tuaj. Kjo nuk ka kurrfarė lidhjeje me atė se Kush Unė Jam.

Kur kėshtu keni krijuar sistem tė ri mendimtar mbi Zotin, themeluar mbi pėrvojėn njerėzore nė vend se mbi tė vėrtetat shpirtėrore, ju keni krijuar atėherė njė realitet krejtėsisht tė ri rreth dashurisė. Ky ėshtė realitet i themeluar mbi frikėn, i rrėnjėzuar nė idenė e sė tmerrshmes, tė Zotit hakmarrės. Mendimi juaj Protektor ėshtė i gabueshėm, por ta mohosh kėtė mendim do tė thotė ta rrėzosh gjithė teologjinė tuaj. Dhe megjithėqė teologjia e re e cila do ta zėvendėsonte do tė ishte vėrtet shpėtimi juaj, ju nuk mund ta pranoni, meqė ideja mbi Zotin tė Cilit nuk duhet frikėsuar, i Cili nuk ka pėr tė gjykuar, dhe i Cili nuk ka arsye pėr tė dėnuar, thjesht ėshtė shumė e madhėrishme pėr t’u pranuar pėrbrenda koncepteve tuaja – qofshin ato edhe mė tė lartėsuarat mbi atė se Kush dhe Ēfarė ėshtė Zoti.

Ai realitet dashurie i themeluar mbi frikėn dominon nė pėrvojėn tuaj tė dashurisė; nė tė vėrtetė e krijon atė. Se ju, jo vetėm qė veten e shihni sesi merrni dashuri tė kushtėzuar, por ju veten e shihni sesi e jepni nė tė njėjtėn mėnyrė. Dhe megjithėqė pėrmbaheni dhe tėrhiqeni dhe prapė i qitni kushtet tuaja, njė pjesė juaja e di se ajo nuk ėshtė dashuri e tillė siē ajo vėrtet ėshtė. Megjithatė, duket sikur jeni tė pafuqishėm ta ndryshoni mėnyrėn me tė cilėn e ofroni. Vetvetes i thoni se atė e keni bėrė nė mėnyrė tė rėndė dhe qofshi tė mallkuar nėse pėrsėri e sillni veten nė situatė qė tė jeni tė lėnduar. E vėrteta ėshtė, ndėrkaq, se do tė jeni tė mallkuar nėse nuk silleni nė situatė tė tillė.

(Sipas mendimit tėnd personal, tė gabuar, mbi dashurinė e gjykon vetveten qė kurrė pastėr tė mos e shijosh. Pėr kėtė shkak, gjithashtu, vetveten e gjykon me atė qė Mua kurrė tė mos mė njohėsh ashtu siē Unė vėrtet jam. Gjersa nuk mė njeh, e nuk do tė mundesh qė pėrgjithmonė t’mė mohosh, gjithsesi vonė do tė vjen ēasti i Pajtimit tonė).

Ēdo veprim qė ndėrmerr qenia njerėzore bazohet mbi dashurinė apo frikėn, e jo thjesht nė marrėdhėnien. Vendimet qė ndikojnė nė punėn, veprimtarinė, nė politikėn, religjionin, arsimimin e rinisė suaj, temat sociale tė shteteve tuaja, qėllimet ekonomike tė shoqėrive tuaja, zgjedhjet qė vendosin pėr luftėn, paqen, sulmin, mbrojtjen, kryengritjet agresive; vendimet qė diēka tė merret apo jepet, tė mbrohet apo humbet, tė bashkohet apo ndahet – ēdo zgjedhje e veēantė e lirė tė cilėn ndonjėherė e ndėrmerrni rrjedh prej njėrės nga vetėm dy mendimet e mundshme qė ekzistojnė: mendimet mbi dashurinė dhe mendimet mbi frikėn.

Frika ėshtė energji e cila redukton, mbyll, shtrėngon, pėrzė, fsheh, ngėrēon (shkakton ngėrē), dėmton.

Dashuria ėshtė energji e cila zgjeron, hap, dėrgon, zbulon, ndan, shėron.

Frika mbulon trupat tanė nė rroba, dashuria na e mundėson tė qėndrojmė lakuriq. Frika rrėmben dhe mbėrthen ēdo gjė qė kemi, dashuria jep krejt ēka kemi. Frika mbėrthen, dashuria liron. Frika kafshon, dashuria zbut. Frika atakon, dashuria toleron.

Ēdo mendim njerėzor, fjalė apo vepėr bazohet nė njėrin apo emocionin tjetėr. Aty nuk keni zgjedhje, se nuk keni ēfarė tjetėr tė zgjidhni. Por keni zgjedhje tė lirė mbi kėtė se cilin nga ato dy emocione do ta zgjidhni.



Kur Ti kėtė e flet duket lehtė, porse nė ēastet e vendimit, shpeshherė peshoren e mbizotėron frika. Pse kjo ėshtė kėshtu?



Ju kanė mėsuar tė jetoni nė frikė. Ju kanė folur mbi atė se mbijetojnė vetėm mė shkathėtit, se fitojnė mė tė fuqishmit dhe se suksesojnė (arrijnė sukses) vetėm mė tė menēurit. Sė tepėrmi pak ėshtė folur mbi madhėshtinė e atyre qė mė sė shumti duan. Dhe kėshtu ju gjakoni kah ajo qė tė jeni mė tė shkathėtit, mė tė fuqishmit, mė tė menēurit – nė kėtė apo nė atė mėnyrė – edhe po qe se veten e konsideroni diē mė pak se kjo nė cilėndo situatė, i frikoheni humbjes, sepse ju ėshtė thėnė se tė jesh mė pak do tė thotė tė humbasėsh. Dhe kėshtu, natyrisht, i zgjidhni veprimet e themeluara mbi frikėn, sepse ashtu ju kanė mėsuar. Por unė jua mėsoj kėtė: Kur e zgjidhni veprimin tė cilin e nxit dashuria, atėherė do tė mbėrrini mė tepėr sesa mbijetesa, mė tepėr sesa fitorja, mė tepėr sesa suksesi i thjeshtė. Atėherė ju do ta ndjeni lavdinė e plotė tė atij qė Vėrtet Jeni dhe tė cilėt mund tė jeni.

Pėr ta arritur kėtė duhet t’i hidhni mėsimet e mėsuesve tuaj botėrorė qėllimmirė, por gabimisht tė informuar dhe t’i dėgjoni mėsimet e atyre, urtia e tė cilėve vjen nga burime tjera.

Nė mesin tuaj ka shumė mėsues tė tillė, siē gjithmonė ka pasur, sepse Unė nuk kam pėr t’ju lėnė pa ata tė cilėt do t’ju dėftojnė, kėshillojnė, udhėzojnė dhe pėrkujtojnė pėr ato tė vėrteta. Megjithatė, pėrkujtuesi mė i madh nuk ėshtė askush pėrjashta jush, porse zėri pėrbrenda jush. Ai ėshtė vegla e parė me tė cilin unė shėrbehem, sepse ėshtė mė i kuptueshmi.

Zėri i brendshėm ėshtė zėri mė i fuqishėm me tė cilin flas, sepse ėshtė edhe mė i afėrti me ju. Ai ėshtė zėri qė ju tregon se a ėshtė ēdo gjė tjetėr e vėrtetė apo e rrejshme, e drejtė apo e gabuar, e mirė apo e keqe siē ju atė kishit pėr ta definuar. Ai ėshtė radar i cili e pėrcakton rrugėn, timonier anijeje, e hap rrugėn nėse ju kėtė ia lejoni. Ai ėshtė zė i cili ju tregon pikėrisht tash se a janė fjalėt tė cilat i dėgjoni fjalė dashurie apo fjalė frike. Me kėtė masė ju mund t’i pėrcaktoni se a janė ato fjalė tė cilave duhet falur vėmendjen apo shpėrfillur.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

966


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: BISEDAT ME ZOTIN

Mesazh  Luli prej 06.03.15 10:14

Kjo ėshtė ajo tė cilėn e nėnkuptojnė religjionet tuaja kur thonė se ju jeni tė krijuar “nė fytyrėn dhe stilin e Perėndisė”. Kjo nuk do tė thotė, siē pohojnė disa, se trupat tanė fizikė janė tė ngjashėm (megjithėqė Zoti mund tė marrė cilėndo formė fizike tė cilėn e zgjedh pėr qėllimin e caktuar). Kjo do tė thotė se esenca jonė ėshtė njėjtė. Ne jemi tė krijuar nga e njėjta lėndė. Ne JEMI “e njėjta lėndė” me tė gjitha vetitė dhe aftėsitė e njėjta – duke pėrfshirė edhe aftėsinė qė tė krijojmė realitet fizik nga ajri.





Thua se po e zgjodha pėrherė veprimin i cili buron nga dashuria, atėherė do ta shijoj tėrė famėn e asaj se kush jam dhe kush mund tė jem. A dėshiron pak mė gjerėsisht tė ma sqarosh kėtė, tė lutem?



Pėr ēdo gjė tė gjallė ekziston vetėm njė qėllim, e ky ėshtė qė ta provoni lavdinė e plotė.

Ēdo gjė tjetėr qė thua, mendon apo bėn, i nėnshtrohet kėtij funksioni. Shpirti yt nuk ka se ēfarė tė bėjė tjetėr dhe shpirti yt nuk dėshiron tė bėjė asgjė tjetėr.

Ēudia e atij qėllimi ėshtė se ai kurrė nuk pėrfundon. Pėrfundimi ėshtė kufizim, kurse qėllimi i Zotit ėshtė pa kufij tė tillė. Nėse vjen ēasti nė tė cilin vetveten ke pėr ta njohur nė lavdi tė plotė, nė atė ēast do tė paramendosh lavdi edhe mė tė madhe tė cilėn duhet pėrmbushur. Sa mė shumė je, aq mė shumė mund tė jesh, e sa mė shumė mund tė jesh, mund tė jesh edhe mė shumė.

E fshehta mė e thellė ėshtė ajo se jeta nuk ėshtė proces zbulimi, por proces krijimi.

Ti vetveten nuk e zbulon, por e rikrijon. Gjako, prandaj, jo kah ajo qė veten ta njohėsh Kush Je, por gjako kah ajo qė ta pėrcaktosh se Kush Ti dėshiron tė jesh.



Ka tė tillė qė thonė se jeta ėshtė shkollė, se ne kėtu jemi t’i mėsojmė mėsimet e caktuara, se kur njėherė “kryejmė maturėn” mund tė nisemi nė hulumtime tė reja, tashmė jo tė penguar nga trupi. A ėshtė kjo e saktė?



Kjo ėshtė pjesa e dytė e mitologjisė suaj, themeluar mbi pėrvojėn njerėzore.



Vallė, jeta nuk ėshtė shkollė?

Jo.



Ne nuk jemi kėtu pėr tė marrė leksione?



Nuk jeni.



E pėrse atėherė jemi kėtu?

Qė tė kujtoheni dhe natyrisht ta krijoni vetėdijen mbi atė se Kush Jeni.

Po ta them kėtė rishtas e rishtas. Ti nuk mė beson. Por, kjo ėshtė kėshtu. Nėse vetveten nuk e ndėrton nė atė i Cili (vėrtet) Je, atėherė i tillė edhe nuk mund tė jesh.



Nė rregull. Kthehemi pakėz prapa nė shkollė. I kam dėgjuar shumė mėsues, njėrin pas tjetrit, duke mė mėsuar se jeta ėshtė shkollė. Jam sinqerisht i zėnė nė befasi kur tė dėgjoj Ty duke e mohuar kėtė.



Shkolla ėshtė vend nė tė cilin shkon nėse diēka nuk di, e dėshiron ta mėsosh atė. Ajo nuk ėshtė vend ku shkon nėse ēėshtjen veē e di dhe dėshiron thjesht ta sprovosh diturinė tėnde.

Jeta (siē e quani ju) ėshtė shans qė empirikisht ta njihni atė qė veēse e dini teorikisht. Pėr kėtė nuk duhet mėsuar asgjė. Duhet thjesht ta pėrkujtoni atė qė veē e dini dhe tė veproni nė harmoni me tė.



Nuk jam i sigurt se po kuptoj.



Fillojmė kėtu. Shpirti – shpirti yt – di krejt ēfarė duhet gjithė kohėn tė dijė. Atij asgjė nuk i ėshtė e fshehur, asgjė e panjohur. Megjithatė, dituria nuk ėshtė e mjaftueshme. Shpirti kėrkon pėrvojė.

Ti vetveten mund ta njohėsh si shpirtmadh, por nėse nuk bėn diēka qė fuqimisht ta dėshmojė shpirtmadhėsinė, nuk ke asgjė pėrpos idesė mbi atė shpirtmadhėsinė tėnde. Mund ta dish vetveten si dashamirės, por nėse askujt nuk i dhuron dashamirėsi, nuk ke asgjė pėrpos mendimit mbi vetveten.

Dėshira e vetme e shpirtit tėnd ėshtė qė koncepti mė i lartėsuar mbi vetveten tė shndėrrohet nė pėrvojėn mė tė madhe. Derisa ideja nuk bėhet pėrvojė, ekziston vetėm gjasa. Unė mendoj mbi Vetveten kohė tejet tė gjatė. Mė gjatė sesa ti dhe unė mund tė mbajmė mend sė bashku. Mė gjatė sesa koha e kėsaj Gjithėsie, shumė mė gjatė. A sheh, pra, sesi ėshtė afatshkurtėr – sesi ėshtė e re – pėrvoja Ime mbi Mua.



Prapė nuk kuptoj. Pėrvoja jote mbi Ty!



Po. Lejomė tė ta sqaroj:

Nė fillim ėshtė ajo qė ka qenė krejt Ēfarė ka ekzistuar, dhe nuk ka pasur mė tepėr asgjė. Megjithatė, Krejt Ēfarė Ėshtė nuk ka mundur ta njohė vetveten – sepse, Krejt Ēfarė Ėshtė ėshtė Krejt Ēfarė ka Qenė dhe nuk ka qenė asgjė tjetėr. Dhe kėshtu... Krejt Ēfarė Ėshtė ...nuk ka qenė. Se, nė mungesė tė diēkahi tjetėr, Krejt Ēfarė Ėshtė, nuk ėshtė.

Kjo ėshtė Ėshtė/S’ėsht~ja e madhe mbi tė cilėn kanė folur mistikėt qė nga zanafilla e kohės.

Pra, Krejt Ēfarė Ėshtė e ka ditur se ajo ka qenė krejt ēfarė ka qenė – por ajo nuk ka qenė mjaft, sepse vetėm kuptimisht ka mundur ta njohė madhėshtinė e vet tė gjithmbarshme, por jo edhe pėrvojisht (me anė tė pėrvojės). Kurse pėrvoja mbi veten ka qenė ajo pėr tė cilėn ka gjakuar, meqė ka dėshiruar tė jetė aq madhėshtor. Megjithatė, kjo ka qenė e pamundur, sepse vetė shprehja “i madhėrishėm”ėshtė relative. Krejt Ēfarė Ėshtė nuk ka mundur ta dijė sesi ėshtė ajo tė jesh i madhėrishėm pėrpos nėse nuk shfaqet ajo qė nuk ėshtė. Nė mungesė tė asaj qė nuk ėshtė, ajo qė Ėshtė, s’ėshtė.

A po e kupton kėtė?



Mė duket se po. Vazhdo.



Nė rregull.

Ajo Qė Ėshtė Krejt ēfarė ka ditur ėshtė se nuk ka ekzistuar asgjė tjetėr. Kėshtu veten kurrė nuk ka mundur ta njohė nga pikėpamja jashtė vetes. Pikėvėshtrimi i tillė nuk ka ekzistuar. Ka ekzistuar vetėm njė pikėvėshtrim, e ai ka qenė i vetmi vend pėrbrenda tij. “Ėshtė-S’ėshtė”. Jam-S’jam.

Megjithatė, e Tėra e ka zgjedhur Tė tėrėn qė Vetveten ta njohė pėrvojisht.

Ajo energji – ajo energji e pastėr, e paparė, e padėgjuar, e pavėrejtshme, prandaj edhe askujt tjetėr e njohur – ka zgjedhur qė ta sprovojė vetveten si madhėshtinė e skajshme qė ka qenė. Si kishte pėr ta bėrė? Ajo e ka kuptuar se duhej pėrdorur pikėn e vėshtrimit pėrbrenda vetes.

Ka menduar, krejtėsisht me tė drejtė, se ēdo pjesė e Saj duhet tė jetė mė e vogėl sesa tėrėsia dhe sė andejmi, po qe se Ndahet nė pjesė, secila pjesė, duke qenė se ėshtė mė e vogėl se tėrėsia, ka mundur tė shikojė pėrmbrapa nė mbetjen e Vetvetes dhe ta shohė madhėshtinė.

Dhe kėshtu ėshtė Krejt Ēfarė ka ndarė vetveten – duke u bėrė nė njė ēast tė lavdishėm ajo qė ėshtė kjo dhe ajo qė ėshtė ajo. Pėr tė parėn herė ka ekzistuar kjo dhe ajo, plotėsisht tė ndara njėra nga tjetra. E megjithatė, qė tė dyja kanė ekzistuar njėkohėsisht. Siē edhe krejt ajo qė nuk ėshtė asnjėra prej tyre.

Kėshtu pėrnjėherėsh kanė ekzistuar tri elementet: Ajo qė ėshtė kėtu. Ajo qė ėshtė atje. Dhe Ajo qė nuk ėshtė as kėtu as atje – por qė patjetėr duhet tė ekzistojė pėr tė ekzistuar kėtu dhe atje.

Ajo ėshtė asgjė~ja qė i mban tė gjitha. Ajo ėshtė jo~hapėsira e cila e mban hapėsirėn. Ajo ėshtė E tėra qė i mban pjesėt.

Mund ta kuptosh vallė?

Po e kupton kėtė?



Mendoj se po. Ti aq qartė e ke paraqitur kėtė saqė, besomė, po mendoj se vėrtet po e kuptoj.



Do tė vazhdoj mė tutje. Ajo asgjė qė mban ēdo gjė, ėshtė ajo qė disa njerėz e quajnė Zot. Porse, kjo nuk ėshtė e saktė, meqė nėnkupton se ekzistuaka diēka qė Zot s’ėshtė – nė tė vėrtetė tėrė ajo qė “asgjė” s’ėshtė. Por unė jam Krejt – e dukshmja dhe e padukshmja – dhe kėshtu ky pėrshkrim Mua si i Padukshmi i Madh – Jo-gjė~ja apo Mes-hapėsira, njė definicion i rėndėsishėm mistik lindor i Zotit, nuk ėshtė mė i saktė sesa pėrshkrimi perėndimor praktik i Zotit si e Dukshmja e Tėrė.

Nė krijimin e asaj qė ėshtė “kėtu” dhe qė ėshtė “atje” Zoti ia ka mundėsuar Zotit qė ta njohė vetveten. Nė ēastin e atij eksplozionit tė madh pėrbrenda, Zoti e ka krijuar relativitetin – mė tė madhen dhuratė tė cilėn Zoti ndonjėherė ia ka dhuruar Vetvetes. Sė kėndejmi marrėdhėnia ėshtė mė e madhja dhuratė tė cilėn Zoti ndonjėherė ta ka dhėnė ty, ēėshtje pėr tė cilėn, mė vonė, mė hollėsisht kemi pėr tė bėrė fjalė.

Nga Jo-Gjėja ka buruar pastaj e Tėra – ngjarje shpirtėrore plotėsisht konsekuente, e specifike, nė harmoni me atė qė dijetarėt tuaj e quajnė Teoria e Shpėrthimit tė Madh.

E derisa tė gjitha elementet kanė depėrtuar, ėshtė krijuar koha, meqė gjėja ka qenė mė sė pari kėtu, e pastaj atje – dhe periudha e nevojshme pėr tė mbėrritur prej kėtu atje ka mundur tė matet.

Pikėrisht kur pjesėt e Vetes, qė janė tė dukshme, kanė zėnė tė definohen, “relative” ndaj njėra-tjetrės, ashtu kanė bėrė edhe pjesėt qė janė tė padukshme.

Zoti e ka ditur se pėr ekzistimin e dashurisė – dhe pėr njohjen e vetvetes si dashuri e pastėr – duhet tė ekzistojė edhe e kundėrta e saj e vėrtetė. Kėshtu Zoti me qėllim ka krijuar polaritetin e madh – tė kundėrtėn absolute tė dashurisė – krejt ajo qė dashuri nuk ėshtė, e qė tash e quajmė frikė. Nė ēastin kur ka ekzistuar frika, dashuria ka mundur tė ekzistojė si diēka qė mund tė sprovohet.

Atė krijim tė dualitetit midis dashurisė dhe tė kundėrtės sė saj qeniet njerėzore nė mitologjitė e tyre tė njohura e quajnė lindja e sė keqes, rėnia e Adamit, rebelimi i Satanait e kėshtu me radhė.

Ashtu siē trupėzimin e dashurisė sė pastėr e keni quajtur Zot, ashtu frikėn e mėnishme e keni personifikuar nė figurėn tė cilėn e quani djall.

Disa nė Tokė rreth kėsaj ngjarjeje kanė zhvilluar mitologji mjaft tė pėrpunuara, pėrfshirė aty edhe skenarėt pėr beteja e luftė, pėr ushtarė engjėllorė e luftėtarė djallėzorė, pėr forcat e sė mirės e tė sė keqes, dritės dhe errėsirės.

Ajo mitologji ka qenė tentimi i parė i njerėzimit qė tė kuptojė, dhe t’ua transmetojė tė tjerėve nė mėnyrėn pėr ta tė kuptueshme, ngjarjen kozmike pėr tė cilėn shpirti njerėzor ėshtė thellėsisht i vetėdijshėm, por tė cilin mendja mezi mund ta kuptojė.

Nė krijimin e Gjithėsisė si variant i ndarė i Vetes, Zoti nga energjia e pastėr ka krijuar Krejt ēka tash ekziston – tė dukshmen e tė padukshmen.

Me fjalė tjera, nuk ka lindur atėherė vetėm Gjithėsia fizike, por edhe Gjithėsia metafizike. Ajo pjesė e Zotit qė e krijon pjesėn tjetėr Jam/S’jam tė ekuacionit ka eksploduar po ashtu nė thėrrmija tė panumėrta mė tė vogla se njė e tėrė. Ato thėrrmija tė energjisė ju i quani shpirtra.

Nė mitologjitė e disa religjioneve tuaja thuhet se “Zoti Baba” ka pasur shumė fėmijė shpirtėrorė. Ai krahasim me mėnyrėn njerėzore tė shumėzimit tė jetės duket sikur ėshtė e vetmja mėnyrė nė tė cilėn masat mund tė binden qė nė realitet tė mbahen idetė mbi shfaqjen befasuese – ekzistencėn befasuese – tė shpirtrave tė panumėrt nė “Mbretėrinė qiellore”.

Nė kėtė kuptim rrėfimet tuaja mitologjike nuk janė shumė larg nga realiteti i vėrtetė – sepse shpirtrat e panumėrt qė pėrbėjnė gjithsejshmėrinė Time nė kuptimin kozmik janė pasardhėsit e Mi.

Qėllimi im hyjnor i ndarjes sė Vetvetes ka qenė krijimi i numrit tė mjaftueshėm tė pjesėve tė Mia pėr ta njohur Vetveten pėrvojisht (me anė tė pėrvojės). Ekziston vetėm njė mėnyrė qė Krijuesi vetveten pėrvojisht ta njohė si Krijues, e ajo ėshtė tė krijojė. Dhe kėshtu Unė secilės prej atyre pjesėve tė panumėrta tė Vetes ua kam dhėnė fuqinė e njėjtė qė tė krijojnė, siē Unė e kam si tėrėsi.

Kjo ėshtė ajo tė cilėn e nėnkuptojnė religjionet tuaja kur thonė se ju jeni tė krijuar “nė fytyrėn dhe stilin e Perėndisė”. Kjo nuk do tė thotė, siē pohojnė disa, se trupat tanė fizikė janė tė ngjashėm (megjithėqė Zoti mund tė marrė cilėndo formė fizike tė cilėn e zgjedh pėr qėllimin e caktuar). Kjo do tė thotė se esenca jonė ėshtė njėjtė. Ne jemi tė krijuar nga e njėjta lėndė. Ne JEMI “e njėjta lėndė” me tė gjitha vetitė dhe aftėsitė e njėjta – duke pėrfshirė edhe aftėsinė qė tė krijojmė realitet fizik nga ajri.

Qėllimi im tek krijimi juaj, trashėgimtarėt e mi shpirtėrorė, ka qenė nė atė qė Vetveten ta njoh si Zot. Nuk ka mėnyrė tjetėr qė atė ta mbėrrijė pėrveēse nėpėrmjet jush. Sė kėndejmi mund tė thuhet (e shumė herė edhe ėshtė thėnė) se qėllimi im pėr ju ėshtė nė atė qė ju veten ta njihni si Mua.

Kjo duket ēuditėrisht e thjeshtė, por bėhet shumė e ndėrlikuar – sepse ekziston vetėm njė mėnyrė qė ju veten ta njihni si Mua, e ajo ėshtė qė mė sė pari veten tė mos e njihni si Mua.

Tento ta ndjekėsh kėtė – pėrpiqu – sepse kėtu zė fill pjesa subtile. A je i gatshėm?



Mendoj se po.



Mirė. Mbaje nė mend, ti e ke kėrkuar kėtė sqarim. Ti e ke pritur me vite. Ti e ke kėrkuar nė mėnyrė laike, e jo si doktrinė teologjike apo teori shkencore.



Po, e di ēfarė kam kėrkuar.



Ēfarė ke kėrkuar, atė edhe do ta kesh.

Ta thjeshtojmė, do tė shėrbehem me modelin tuaj tė fėmijėve tė Zotit si themel, gjė qė nuk ėshtė edhe larg nga modeli i vėrtetė.

Kthehemi, pra, nė atė se si duhet tė veprojė procesi i vetė-njohjes.

Ekziston njė mėnyrė me tė cilėn kam mundur tė bėjė qė tė gjithė fėmijėt e mi shpirtėrorė tė njihen si pjesė tė Miat – e ajo ėshtė qė unė atė thjesht t’ua them. Kėtė edhe e kam bėrė. Por shih qė Shpirtit nuk i ka mjaftuar – qė vetveten ta njohė si Zot, apo si pjesė tė Zotit, apo si fėmijė tė Zotit, apo si trashėgimtarė tė mbretėrisė (apo cilėndo mitologji qė dėshiron ta pėrdorėsh).

Siē e kam sqaruar, njohja e diēkahi dhe pėrvoja mbi atė janė dy gjėra tė ndryshme. Shpirti ka gjakuar prandaj qė Vetveten ta njoh edhe pėrvojisht (siē kam bėrė unė). Njohja pėr ju nuk ka qenė e mjaftueshme. Prandaj unė e kam menduar planin. Ajo ėshtė ideja mė e ēuditshme nė mbarė Gjithėsinė – dhe bashkėpunimi mė spektakular. Po them bashkėpunimi sepse tė gjithė ju keni qenė nė tė me Mua.

Sipas planit, ju si shpirt i pastėr ka qenė dashur tė hyni nė gjithėsinė e sapokrijuar. Kjo ėshtė kėshtu shkaku i asaj se fizikisht ėshtė e vetmja mėnyrė qė pėrvojisht ta njihni atė tė cilėn e njihni me anė tė njohjes. Kjo, nė tė vėrtetė, ėshtė arsyeja pse e kam krijuar kozmosin fizik, gjithėsinė, pėr fillim – dhe sistemin e relativitetit qė ta udhėheqė atė, si dhe ēdo gjė tė krijuar.

Kur keni arritur nė Gjithėsinė fizike, ju, fėmijėt e shpirtit Tim, keni mundur tė sprovoni atė qė keni ditur pėr veten – por para kėsaj ka qenė dashur ta njihni tė kundėrtėn. Ta sqaroj tė thjeshtuar, ju nuk keni mundur ta njihni vetveten si tė lartė derisa nuk e keni njohur se ē’do tė thotė e ulėta. Nuk keni mundur ta njihni ēfarė ėshtė e trashė, derisa nuk e keni njohur se ē’ėshtė e holla.

E zbritur nė logjikėn e skajshme, nuk mund ta njihni veten tė tillė siē jeni derisa nuk takoheni me atė qė s’jeni. Ky ėshtė qėllimi i teorisė sė Relativitetit dhe i gjithė jetės fizike. Ju vetvetiu jeni tė definuar me atė qė nuk jeni.

Nė rastin e njohjes sė skajshme – nė rast se veten e njihni si Krijues – nuk mund ta provoni Veten si krijues nėse dhe derisa nuk krijoni. E nuk mund ta krijoni veten derisa nuk e krijoni veten. Nė njėfarė mėnyre duhet mė parė “tė mos jeni” pėr tė qenė. A po mė pėrcjell, vallė?



Fund i kapitullit tė parė
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

966


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: BISEDAT ME ZOTIN

Mesazh  Hagel prej 29.09.15 21:39

Prapa kesaj bisede me "Zotin" fshihet ndonje entitet astral dhe asgje tjeter sic ndodh cdohere me channeling.
Ky person ka zhgjedh nje menyre perfitimi material dhe asgje me shume.
avatar
Hagel

111


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi