Tė fshehtat dhe misteret e botės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:10



Parathėnie

      Nė kėtė libėr do tė lexoni pėr disa nga tė fshehtat dhe misteret qė e kanė ngashėnjyer sė tepėrmi njerėzimin, disa herė edhe pėr shekuj tė tėrė. Natyrisht, unė gjithnjė jam mrekulluar nga e pashpjegueshmja – nuk besoj se ėshtė e nevojshme tė thellohem nė ēdo hollėsi tė hulumtimit dhe tė studimit tė dukurive, pėr tė cilat do tė lexoni nė kėto faqe. Ata qė nuk e dinė, le t’i besojnė fjalės sime: po, unė jam njė medium dhe njė nxėnėse e teologjisė, por kureshtja ime pėr tė fshehtat e botės dhe mitet e lashta, si dhe pėr pasjetėn, kanė qenė njė pasion i vazhdueshėm dhe i pandėrprerė.

      Ju mund tė mos pajtoheni me argumentet apo hulumtimet e mia, por kjo s’ka rėndėsi … thjesht qėndroni me mua dhe shikoni nėse koha, hapėsira, historia, apo logjika e thjeshtė do tė provojė mėtimet e mia. Pėr tė thelluar hulumtimin, unė kam shtėnė nė punė edhe aftėsitė e mia psikike, por, siē kam thėnė gjithnjė, “Merrni ē’tė doni, tė tjerat lėrini.”

      Kam vizituar pjesėn dėrrmuese tė vendeve, qė kanė bijuar misteret e trajtuara nė kėtė libėr. Fillimisht kam shkelur udhėt dhe e kam pėrdorur veten si barometėr psikik, pastaj jam kthyer pėr tė parė nėse mund tė provoja ato qė kisha grumbulluar nė rrugėn e telepatisė, tė kėrkimit, statistikave dhe dėshmive okulare. Siē do tė shihni, shumė herė jam nisur nė kėrkim tė misterit me tė tallur, vetėm qė tė mund ta vėrtetoja  mė vonė me prova; herė tė tjera, njė “gjė e sigurt” ka rezultuar e mbėshtjellė nga miti – ose pse s’kishte shumė gjasa, ose pėr mungesė provash – ndaj dhe unė ndjeheha tejet e zhgėnjyer pėr t’i vėnė vulėn e mriatimit tim.

˜

      Ky libėr u shkrua, kryesisht, falė Reid Trejsit, presidentit tė Hay House (botuesit tė kėsaj vepre). Po drekonim bashkė njė ditė dhe unė po e argėtoja me histori nga Egjipti dhe vendet e tjera qė kam vizituar. Nė fund, ai mė shikoi dhe mė pyeti: “Pėrse nuk shkruan pėr tėrė kėto vende ku ke qenė dhe tė shprehėsh mendimin tėnd pėr to?”

      E pėrtypa pėr pak kohė kėtė ide, duke pyetur vetėn nėse ishte shkruar ndonjė libėr qė tė flisnin pėr tė gjitha vendet dhe gjėrat qė unė kisha parė. Ėshtė libri i Erik Von Danikenit Koēitė e Zotave: Misteret e Pazgjidhura tė sė Shkuarės, por ai merrej vetėm me UFO-t; dhe pėrveē kėsaj, libri i tij ishte aq i diskutueshėm kur u botua pėr herė tė parė, sa tė gjithė shkencėtarėt shpejtuan ta demaskonin atė. Dhe atėherė e kuptova se tė gjithė librat “kėrkimorw” qė kisha lexuar (dhe kisha lexuar shumė syresh), kishin njė tė pėrbashkėt: demaskuesit e tyre. Unė nuk do tė isha ulur tė shkruaja kėtė libėr po qe se kėto mistere do tė ishin shpjeguar plotėsisht – dhe kjo i bėn ato mister. Sigurisht, e di qė s’do tė mungojnė skeptikėt, ata qė do tė thonė se ky libėr ėshtė dėng me gjepura, por duke lexuar ju do tė vini re se sa magjespėse janė, nė kapitujt nė vazhdim, kthesat e papritura tė ngjarjeve…

      Mė duhet tė ndaloj kėtu njė ēikė pėr t’jua shpjeguar se, sado qė nuk kam shkruar kurrė mė parė njė libėr tė kėtij lloji, kjo nuk do tė thotė se u kam lėnė shėndenė shqisave tė mia. Disa nga gjėrat qė do t’ju rrėfej unė nuk mund t’i vėrtetoj, por duke kaluar nė histori tė tjera, ju do tė shihni se sa arkeologė, historianė dhe antropologė tė mirėnjohur kanė kalitur mprehtėsinė time psikike. Njerėz tė tillė tė famshėm si paleoantropologu dhe konservatori Dr. Riēard Liki; Dr. Zahi Houas, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Lartė tė Antikiteteve nė Egjipt; dhe tė tjera, tė cilėt priren tė mė besojnė, nuk janė tė dhėnė pas fantazive.

      Pra, kjo vepėr nuk mėton tė jetė njė traktat shkencor. Pėrkundrazi, e kam shkruar pėr njė lexues mesatar, qė mund tė dijė pako gjė ose asgjė pėr kėto mistere. Edhe pse kėrkimi im mbėshtetet te burimet shkencore, jam e sigurt se disa syresh mė kanė shpėtuar. Mos harroni se ky libėr ka pėr qėllim t’u hedhė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm tė fshehtave dhe mistereve tė botės dhe pastaj tė parashtrojė shtjellimin tim psikik pėr to. Sigurisht, fusha e kėrkimeve tė mia ėshtė tejet e diskutueshme, por ju mė njihni tashmė: unė hidhem atje ku engjėjt druajnė tė venė.

      Shpresoj qė duke lexuar ju tė kuptoni, pavarėsisht nė jeni apo jo nė njė mendje me mua. Kur tė nisni kėrkimin, do tė shndėrroheni nė Gnostikė (kėrkues tė sė vėrtetės), sepse siē ka thėnė Jezui, “Kėrkoni dhe do tė gjeni, trokisni dhe do t’ju hapet.” Fundja, kėrkimi i sė vėrtetės na bėn tė shikojmė pėrtej gjithė pėshtjellimit.

      Lexoni gjithēka me mendje tė hapur dhe me mprehtėsi, dhe mos besoni vetėm sepse ua kam thėnė unė (apo dikush tjetėr) … duhet dhe do tė gjeni tė vėrtetėn tuaj hyjnore, qė ėshtė e juaja dhe vetėm e juaja.

      Bėhuni gati pėr rrugėtimin tuaj – dhe mbėrthehuni mirė, sepse i keni hyrė njė goxha shtegtimi.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:11

Pjesa I

Vende tė mistershme

1

Stonhenzhi

Nė Rrafshinėn e Salisbėrit nė Angli gjendet njė rreth i mrekullueshėm guri, qė dikur ka pasė qenė shfrytėzuar pėr tė kremtet fetare. Ndėrtimi i tij iu mvishet druidėve, kastės priftėrore tė keltėve. Edhe pse ata mund ta kenė shfytėzuar pėr qėllimet e tyre, fillimet e tij nė tė vėrtetė lypsen kėrkuar ndėr popujt neolitikė tė Ishujve Britanikė.

Disa historianė mėtojnė se Stonhenzhi ėshtė ndėrtuar rreth vitit 3000 pėrpara K., por sipas mendimit tim, ai ėshtė ndėrtuar nė vitet 5000 pėrpara K. Edhe pse rrethi ėshtė rindėrtuar disa herė, nė njė farė mėnyre ai ka ruajtur tė njėtėn trajtė.

Nė Ishujt Britanikė ekzistojnė mė shumė se njė mijė rrathė guri, por asnjėri syresh nuk mund tė matet me Stonhenzhin. Ai ishte i vetmi qė pėrbėhej prej 30 gurėsh vertikalė (17 prej tyre qėndrojnė ende nė kėmbė), tė latuar, lėmuar dhe tė bartur aty nga zona pėrreth. Ai ėshtė i vetmi me gurė qemeri, qė qenė latuar dhe vendosur mbi gurėt vertikalė, duke mbrujtur kėsisoj njė qerthull hyrjesh.

Ėshtė me interes tė theksohet se aksi i Stonhenzhit, qė ndan rrethin pėrballė hyrjes sė tij, ėshtė i kthyer drejt pozicionit tė lindjes sė diellit gjatė solsticit tė mesit tė verės; kurse nė Irlandėn fqinje, monumenti Njugreinxh, qė ėshtė ndėrtuar thuajse nė tė njėtėn kohė, ėshtė i kthyer nga solstici i mesit tė dimrit. Pra, mund tė hamendėsojmė se ky qe njė lloj kalendari – dhe unė jam e bindur se ky ishte vetėm njė pjesė e vogėl e tij, sepse njerėzit kanė qenė gjithnjė kureshtarė pėr qiellin – por siē do ta shohim, vendosja e gurėve kishte njė kuptim mė tė thellė spiritual. Duket sikur ata bartnin nė vete njė lloj energjie mbrojtėse, qė sprapste negativitetin dhe qė i bėnte njerėzit qė ndodheshin brenda tij tė ndiheshin tė sigurt dhe tė hirshėm.

Stonhenzhi ka filluar tė studiohet prej arkeoastronomėve, tė cilėt merren me hulumtimin e praktikave astronomike tė kulturave tė lashta. Edhe nė kohėt primitive apo antike, popuj, sikundėr egjiptianėt (me tė cilėt do tė merremi mė vonė), kureshteshin sė tepėrmi pėr fazat e diellit dhe tė hėnės, si dhe pėr trajtėn e yjeve. Jam e sigurt se ata parashikonin reshjet, ndryshimet e temperaturės, apo pėrmbytjet, falė vrojtimit tė veēantė tė fazave tė hėnės. (Edhe nė kohėn e sotme, mjafton tė pyesni dikė nė dhomat e urgjencės apo nė rajonet e policisė pėr tė kuptuar se ē’gjėra tė ēuditshme bėjnė vaki nė periudhat e hėnės sė plotė. Mjekėt kanė studiuar menstruacionet femėrore gjatė cikleve tė hėnės pėr vite e vite tė tėra – fundja, pėrderisa trazohen oqeanet, pėrse nuk u dashka trazuar mirėqenja jonė fizike? Almanaku i Bujkut tė Vjetėr, jo vetėm qė mbėshtetet tek stinėt, po gjithashtu edhe tek fazat e hėnės. Dhe, pėrnjėmend, nė gjithė kėtė s’ka asgjė tė pavėrtetė.)

Meqė nuk ka as edhe njė mėdyshje qė Stonhenzhi kishte njė funksion tė caktuar astrofizik, mė duket se shumicės sė kėrkuesve iu ka bishtnuar brendia spirituale e ekzistencės sė tij.

Tė pėrshkosh velin e Stonhenzhit

Kur e vizitova Stonhenzhin pėrsėpari mė 1978-ė, nuk kishte asnjė pengesė, kėshtu qė mund tė bridhja lirisht pėrreth gurėve. S’ka shumė kohė qė qeshė prapė atje me njė grup njerėzish dhe m’u lejua tė kėqyrja gurėt dhe tė ndjeja tėrė vibracionet qė mė duheshin. Aftėsia pėr tė prekur njė objekt dhe pėr t’u futur fizikish nė historinė e tij nėpėrmjet energjisė, quhet psikometri. Meqė gjithēka nė natyrė mbart njė gjurmė, mjafton ta prekėsh atė qė tė tė shpaloset e tėrė historia. Si shumė vende tė tjerė qė do tė shqyrtojmė nė kėtė libėr, edhe gurėt e Stonhenzhit pėrmbajnė vibracionet e shumė shtresave tė kohėve tė ndryshme, tė shumė njerėzve dhe riteve.

Llojet e para tė reagimeve qė fillova tė pėrftoj qenė shėmbėlltyra njerėzish – qindra syresh qė tėrhiqnin blloqe tė stėrmėdhenj guri nėpėr njė rrafshinė. Dukej sikur gurėt ishin prerė nė njė gurore tė lashtė nė Anglinė jugperėndimore. Kishte edhe makare gjigante nė njė makineri tė ndėrtuar shkel e shko, por megjithatė goxha tė sofistikuar, me rrota dhe litarė qė do tė ngrinin gurėt nė kėmbė. Burrat qė tėrhiqnin gurėt dukeshin shumė primitivė; ishin tė veshur me lėkura kafshės, kurse fytyrėn e kishin tė mbuluar nga tatuazhet. Pas njė farė kohė, mund t’i shihja teksa i rendisnin gurėt nė trajtė rrethore. Me sa duket, kishin edhe njė lloj litari me tė cilin matnin largėsitė. I dėgjoja tek bėrtisnin e hungėrinin, por nė njė gjuhė qė s’ngjante me asnjė gjuhė tjetėr.

Jashtė kėtij rrethi tė pėrsosur guri, kishte njė grup grash dhe fėmijėsh, tė ulur a nė kėmbė, qė kundronin mė shumė vėmendje. Kohė pas kohe, prej gojėve tė disa prej grave derdhej njė thirrmė ngazėllimi, a thua se donin tė nxitnin burrat. Vura re se gratė dhe fėmijėt po numėronin ca rruaza a kokrra tė kuqe, qė qenė shkuar bashkė nė njė fill. Kjo gjė mė ndėrmendi kėndimin e rruzarit nga katolikėt pėr ndonjė thagmė a lutje tė veēantė.

Pasi blloqet e gurit qenė vendosur nė vendin e caktuar, ata ngjanin tė ndritshėm e tė bardhė – sigurisht qė nuk kishin kėtė ngjyrė tė pėrhime qė kanė sot. Kur u pėrfundua rrethi, u afruan tė gjithė dhe ranė mėgjunjazi, por jo nė njė qėndrim lutės, por sikur ky tė ishte i vetmi qėndrim i drejtė dhe i rehatshėm. Ngjante sikur pėr ta rrethi ishte vetė qielli, qė mbante pėrjashta negativitetin. (Kujtoni se sa shpesh e rrethojmė vetveten me Dritėn e Bardhė tė Shpiritit tė Shenjtė – kush mund tė thotė se kėta gurė nuk mund tė kenė shėrbyer si mbrojtje ndaj hordhive tė plaēkitėsve?) Dukej se, kush e di se pėr ēfarė arsye, kėta njerėz mendonin se pėr sa kohė qė ndodheshin brenda rrethit, do t’i mbronte Zoti (apo zotat) i tyre.

Pastaj u duk njė burrė tejet shtatlartė, i veshur me njė pelerinė tė kuqe e farfuritėse, si dhe njė kėsulė konike, me maja nė formė ylli, qė dilnin prej saj. Ai filloi tė hyjė e tė dalė nėpėrmjet hyrjeve qė formoheshin midis gurėve – dhe sa herė qė hynte, hiqte kėsulėn; kur dilte, e vendoste rishmė nė kokė.

Mė dukej sikur po inskenonte rilindjen: hynte nėpėr portėn e jetės dhe pastaj bėnte sikur vishte petkat e kėsaj bote. Burri pastaj nisi njė si lloj farse. Ai shenjoi me gisht njė grua, i bėri me shenjė tė merrte njė fėmijė dhe tė ngrihej nė kėmbė bashkė me tė, duke simbolizuar kėsisoj vazhdimėsinė e racės.

Turma ia nisi njė himni grykor; paskėtaj, si tė kishin mbirė nga hiēi, u servirėn fruta, perime dhe njė lloj bajameje. Gjatoshi me pelerinė e brodhi vėshtrimin pėrqark dhe dukej i kėnaqur. Pasandaj sytė e tij shkitėn mbi turmėn dhe u ndalėn mbi njė burrė tė zeshkėt, tė parruajtur, tė kruspullosur nė njė gunė shkėrbeje. Ai drejtoi gishtin nga ai burrė imcak dhe lėshoi njė si kukurizmė; turma i mbajti iso. I bėri shenjė qė tė afrohej, dhe burri u ēapit kokulur. Gjatoshi shtriu dorėn dhe imcaku i rreckosur i lėshoi nė pėllėmbė dy sendurina ari. Pastaj burri me pelerinė u kthye nga njė grua prapa tij dhe ia dha sendurinat. Gruaja, shumė e ēuditur dhe e lehtėsuar, i mori ato dhe, tėrė pėrvuajtėri, ra nė gjunjė.

Gjatoshi i bėri me shenjė burrit tjetėr qė tė dilte nga rrethi, sado qė ai dukej sikur ende pėrgjėrohej qė tė mos e dėbonin. Mendova: Ėshtė hajn, dhe tani po e pėrzėnė. Nė kohėn qė po e mendoja kėtė, imcaku doli ēalė-ēalė nga rrethi dhe pak e nga pak u tret nė mjegullėn, qė kish nisur tė mėrtiste rrafshinat. Po regjistroja gjithēka nė kasetė, dhe thashė: “Epo, kėtu vendosej drejtėsia pėr hajnat dhe ata qė shkelnin ligjin.” E dija se kjo ishte njė kohė tejet parake, por megjithatė e ndjeja se kėta njerėz kishin njė strukturė shoqėrore dhe njė vetėdije morale. Ata nuk mė dukeshin tė ēuditshėm, hiq kėtu petkat e tyre (apo, mė mirė, mungesėn e petkave); nė tė vėrtetė, sipas mėnyrės sė tyre, ata dukeshin tė kėndshėm dhe tė mirėushqyer.

Pastaj skena ndryshoi. Nuk di ta pėrshkruaj se si ndodhi kjo me tamam, por qe si tė shikoje njė film – m’u duk sikur ndodhesha nė njė makinė kohe mendore. Vura re diēka qė nuk e kisha pikasur mė parė: njė gur vigan tė bardhė mu nė qendėr tė rrethit. Figura me pelerinė shenjonte ēdo burrė, i cili paskėtaj ēohej dhe vendoste njė shtizė tejet primitive te guri nė trajtė altari, i cili dukej se kishte fuqinė t’u jepte burrave kurajė, ndėrsa armėve tė tyre zulmė.

Varreza mė madhėshtore

Aty nga viti 1135 i Tėnėzot, Xhefri i Manmėthit, nė veprėn e tij Historia e Mbretėrve tė Britonit, mėtonte se Stonhenzhi qe sjellė nė Irlandė prej Afrike nga njė fis gjigantėsh; prej atje Merlini e solli pėrmes detit nė vendin ku ndodhet edhe sot e kėsaj dite. Me sa duket Merlini e kreu kėtė punė pėr hesap tė Ambroz Aurelianit, mbretin e bretonėve. Nė Historinė e tij Xhefri thotė se Ambrozi varrosi nė atė vend rreth 460 fisnikė tė vrarė nga saksonėt; veē kėsaj, ai pohon se nė afėrsi tė tij qenė varrosur edhe Uter Pendragoni (vėllai i Ambrozit dhe babai magjik i mbretit Artur) dhe mbreti Konstantin. Nė vazhdim po japim fjalėt qė, sipas Xhefrit, Merlini i tha mbretit Ambroz:

Nesė ti [Ambroz] dėshiron tė pėrnderosh varrezėn e kėtyre burrave me njė pėrmendore tė pėrjetshme, urdhėro tė tė sjellin Vallen e Gjigantėve, qė ndodhet nė njė mal tė Irlandės, nė Killaraus. Sepse atje ndodhet njė strukturė guri, qė askush nė kohėn tonė nuk mund ta ndėrtojė, pa patur njohuri tė thella nė artet mekanike. Ata janė gurė shumė tė mėdhenj dhe mė cilėsi tė mrekullueshme; po u vendosėn kėtu, ashtu siē janė atje, pėrreth kėtij trualli, ata do tė qėndrojnė pėrgjithmonė.

Ėshtė interesante tė vėrehet se sa shumė pleksen emrat e mbretit Artur dhe tė Merlinit me mitologjinė e Stonhenzhit. Unė besoj se kėto dy figura kanė ekzistuar vėrtetė, por jo nė atė versionin e fryrė tė letrėrsisė.

Njė legjendė tjetėr thotė se gurėt iu blenė njė gruaje irlandeze nga djalli dhe u ngritėn nė Rrafshinė e Salisbrit. Mė duket i ēuditshėm fakti qė kur njerėzimi nuk di tė shpjegojė diēka, pėrnjėherėsh i jep njė ngjyrim negativ, sidomos nėse ajo diēka ka ndodhur parpara epokės sė krishterė. A thua se njerėzit nuk e kanė dashur Zotin pėrpara mbėrritjes sė Krishtėrimit – madje asnjė lloj krijuesi, ēfardo qoftė ai, mė tė madh se ata.

Tani tė flasim pėr druidėt. Nė kohėn qė ata dolėn nė skenė, brenda rrethit tė jashtėm ekzistonin edhe shestime tė tjera mė tė vogla prej guri. Kėto formacione ishin bėrė me njė tjetėr lloj guri, me gurkali, qė sipas shkecėtarėve nxirrej nė Uellsin jugperėndimor. Nė shekullin XVII, druidėt, qė kishin vepruar nė Britani pėr mė shuėm se njė mijė vjetė, u pėrfolėn si adhurues tė djallit, sikur bėni flije njerėzore dhe gjėra tė kėtij lloji. (Mė duhet ta pėrsėris se sa herė qė njerėzit nuk kuptojnė ndonjė gjė, ia pėrshkruajnė gjithnjė djallit.)

Tek qėndroja atje, nė atė muzg qė po dendėsohej, duke kundruar kėto vegime si nė njė kaleidoskop kohe, pashė disa figura me kapuēė tė bardhė, qė po ēapiteshin nėpėr rrafshinė. Dukej se ishin ndonja njėqind syresh, qė ecin nė rresht pėr njė. Nuk pipėtinte asgjė; njė heshtje spirtuale mbuloi gjithēka – tė njėtėn gjė ndjenė edhe njerėzit qė shoqėroja. Atmosfera, zogjtė, ajri … gjithēka prajti, si tė kishim hequr velin e njė kohe tė largėt. Ishte e qartė se qemė nė praninė e priftėrinjve druidė.

Kur druidėt iu avitėn rrethit, m’u bė sikur mund tė shihja rishmė kėtė vend ashtu siē kishte qenė dikur, me tė gjithė gurėt nėpėr vendet e tyre dhe “gurin e altarit” nė mes. Disa priftėrinj qėndronin brenda rrethit, kurse disa tė tjerė rrinin si roje jashtė tij; tė gjithė tok nisėn tė himnonin me njė zė fort melodioz. Njė burrė bėri njė hap pėrpara – e vetmja gjė qė e dallonte prej tė tjerėve, ishte njė gjalmė i artė perreth petkut tė tij tė bardhė. Qėndroi me krahė drejt pėrpjetė dhe nisi tė himnonte me zė tė lartė, si nė njė kor grek, apo nėpėr tė kremtet katolike, kur prifti psallt dhe grigja i gjegjet. Unė di latinisht, dhe himni kishte po atė timbėr tė rrjedhshėm, veē se ishte kue e ku mė parak.

Pashė burrin me gjalmin e artė tė nxirrte nga petku njė shpatė tė bukur, tė cilėn e la mbi gurin e altarit; pas pak shpata nisi tė vezullojė nga njė dritė e florinjtė. Pasandaj, u shfaq njė prift tjetėr, qė vuri nė altra, pėrbri shpatės, figurinėn e njė gruaje lakuriqe, me kėllqe e gjinj tė mėdhenj. Dukej sikur tė gjithė e pėrnderonin kėtė idhull – lypset theksuar se ishte Perėndesha Mėmė.

Paskėtaj, ata u kapėn pėr duarsh dhe nisėn rishmė tė kėndonin; himnimi i tyre ngjante me njė psalltje gregoriane. Prijėsi u kthye dhe tė gjithė u ulėn. Ia behėn dy priftėrinj tė tjerė me qese, tė cilat i hapen mbi altar. Fillimisht nuk e kuptoja ē’kishte nė to, por pas pak pashė se ishin eshtra. Dukej sikur nderonin tė vdekurit e tyre.

Pasi u ulėn dhe kėnduan, kryeprifti mori shpatėn, bėri njė nojmė nė drejtim tė njėrės prej hyrjeve midis gurėve dhe pastaj e drejtoi kah qielli. Pastaj doli nga njėra portė e hyri nga njė tjetėr bri saj, me shpatė gjithnjė kah qielli. (Mund tė shikoja nėpėr disa prej hyrjeve, ndaj dhe pa kaluar shumė kohė kuptova se, jo vetėm ēdonjėra prej tyre ishte e kthyer nė drejtim tė lindjes sė diellit, por edhe drejt galaktikave tė ndryshme, pėrfshirė Andromedėn.)

Priftėrinjtė qėndruan ulur pėr njė kohė bukur tė gjatė, por pastaj, si t’iu ishte bėrė me shenjė, secili i ra pas prijėsit nėpėr dyer, pa e hequr vėshtrimin nga qielli. Nuk pati asnjė flije njerėzore, asnjė gjakderdhje – qenė vetėm do figura spirituale, nė pėrngjasim tė murgjėrve, qė falenderonin hyjninė apo hyjnitė e tyre.

E gjitha kjo ndodhi nė harkun e njė ēasti, dhe pėrpara se ta kuptoja se ēfarė ndjeja, udhėheqėsja ime shpirtėrore, Fransina, mė tha: “Ata po shpėrfaqin besimin e tyre: se, ne jemi rimishėruar shumė e shumė herė dhe se vimė prej galaktikash tė tjera – gurėt janė simbole tė hyrjes sonė nė kėtė realitet.” Pothuajse si keltėt e vjetėr, por nė njė mėnyrė akoma mė tė stėrholluar, pėr sa kohė qė na konsiderojnė shtegtarė nė kohė, – mendova.

Dukej sikur druidėt thoshin: “Unė do tė vdes, por do tė shkoj nė qiell ku, ndoshta, do tė pėrtėrihem, pėr t’u kthyer rishmė kėtu nėpėrmjet portės sė jetės pėr tė mėsuar.” Kjo shėmbėllen mjaft me besim tonė gnostik tė krishterė. E ndjeva se jeta ėshtė njė qerthull – pa kaluar nėpėr portėn e jetės dhe pa nxėnė mirė mėsimin, mund tė na qėllojė ta shohim veten shpesh nė pikėn e nisjes.

˜

Mė duhet tė ndalem kėtu dhe t’iu shpjegoj atyre qė s’e njohin kush ėshtė Fransina. Fransina ėshtė udhėheqėsja ime shpirtėrore kryesore, e cila mė ka shoqėruar qė nė lindje. (Kam, gjithashtu, edhe njė udhėheqės dytėsor, Raheimin, i cili erdhi mė vonė tek unė, por ai nuk do tė shfaqet nė kėtė libėr.) Prveē se njė trans medium dhe largpamėse, unė jam edhe clairaudient, domethėn unė jam nė gjendje ta dėgjoj Fransinėn, gjė qė e kam bėrė qysh nė moshėn shtatė vjeēare. Kėshtu, po tė keni lexuar ndonjėrin prej librave tė mij, atėherė e dini se ajo ėshtė njė studijuese e madhe dhe se ka patur tė drejtė shumė herė. Edhe gjėrat qė, nė fillim, mund t’ju jenė dukur krejt absurde, janė vėrtetuar mė kalimin e viteve (janė aq shumė, sa nuk dua tė zgjatem kėtu).

Fransina mė tha se gjatė ekuinokseve tė pranverės dhe tė vjeshtės, populli i Stonhenzhit blatonte mbi gurin e altarit grurė, misėr dhe fruta. Ishte kaq e shjeshtėzuar, por pra kaq e bukru – dhe aspak e mistershme dhe e frikshme.

Kur po largohesha, i thashė grupit tim qė tė shikonte ato tuma tė rrumbullta prej dheu qė qarkojnė Stonhenzhin, sepse ato shėmbėllejnė me dhomėza varrimi. Pa kaluar shumė kohė, media raportoi se arkeologėt kishin gjetur pėrreth Stonhenzhit skelete. Mė zjen zor ta them tani, po e di se njerėzit qė ishin me mua, pėrfshi dhe ciceronin tonė, Pitėr Planketin (i cili jeton nė Irlandė), e mbajnė mend kėtė. Eshtrat na kthejnė te legjenda qė rrėfen Xhefrit i Manmėthit, e cila mėton se Stonhenzhi ėshtė ndėrtuar pėr tė kryer funksionin e njė pėrmendoreje. Njerėzit dėshironin tė varrosesishin sa mė afėr kėtij vendi fetar dhe tė shenjtė. Sa mė i rėndėsishėm qė tė ishe, aq mė pranė tij do tė varroseshe; ndaj fisnikėt dhe drejtuesit mė tė lartė varroseshin mė pranė vendit tė shenjtėruar se ata qė i pėrkisnin sėrave mė tė ulta.

Siē e kam thėnė shumė herė, mos pranoni si tė mirėqenė gjithēka qė them unė (apo kushedi tjetėr). Qemtoni faktet dhe do tė dilni nė njė pėrfundim tė drejtė. Por mos mendoni se gjithēka qė s’dimė ėshtė e gabuar apo e keqe, apo se i dimė tė gjitha pėrgjigjet. Njė mendje e mbyllur nuk qas asgjė brenda … apo jashtė.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:13

2

Ishulli i Pashkėve

Ishulli i Pashkėve ėshtė konsideruar gjithnjė si njė prej vendeve mė tė mistershme tė kėtij planetit. I vendosur nė Paqėsorin Jugor, rreth 2000 milje nga Kili dhe Tahiti (qė janė qendrat mė tė afėrta tė banuara), nė ishull nuk mund tė shkohet gjithaq lehtė. Europiani i parė qė e zbuloi ishullin ishte njė admiral holandez, Jakob Rogeveni, ditėn e Pashkės sė vitit 1722 – prej kėndej edhe emri i ishullit.

Arkeologėt thonė se ka tė dhėna qė dėshmojnė se polinezianėt e zbuluan ishullin rreth vitit 400 tė t. z; shumica e shkencėtarėve pajtohen nė kėtė pikė, por disa syresh mėtojnė se ishulli banohej nė fillim prej njerėzish tė ardhur nga Amerika e Jugut. Eksploruesi Thor Hojerdal, autor i librit Kon-Tiki, mėtonte se banorėt e parė erdhėn nga Peruja, duke e mbėshtetur kėtė mėtim nė faktin se shtatoret e ishullit, tė ashtuquajturat moai, kanė ngjashmėri me punimet peruviane nė gur.

Moait e ishullit, pėr nga pėrmasat variojnė nga disa tonė dhe 4 kėmbė tė lartė, deri nė thuajse 72 kėmbė nė gjatėsi dhe pėrafėrsisht 150-165 tonė. Deri mė sot shkencėtarėt kanė numėruar nė ishull 887 nga kėto shtatore, me njė lartėsi mesatare prej 13 kėmbėsh dhe njė peshė mesatare prej 13 tonėsh. Nga 887, vetėm 288 syresh gjenden nė vendin e tyre pėrfundimtar, kurse tė tjerat, ose janė ende nė gurore, ose tė hapėrdara nėpėr ishull, nė mes tė rrugės drejt vendit tė pėrcaktuar.

Nga banorėt e sotėm tė ishullit, toka, populli dhe gjuha e Ishullit tė Pashkėve njihet si Rapa Nui. Ishullorėt kishin gjuhė tė shkruar, qė njihej si Rongorongo, e cila nuk ėshtė deshifruar plotėsisht as sot e kėsaj dite. Nė kėtė gjuhė sot ekzistojnė vetėm 26 tabela druri, kuptimi i tė cilave mbetet pėr t’u pėrcaktuar. Veē kėsaj, nė ishull gjenden shumė petroglife (gdhendje nė gur), tė cilėt paraqesin shpendė dhe jetėn e pėrditshme tė banorėve tė hershėm tė ishullit. Ata ishin si njė lloj ditari, qė do t’u dėftente brezave tė ardhshėm si jetonin dhe me ēfarė merreshin ata gjatė jetės sė tyre tė pėrditshme. (Filmi Rapa Nui, i regjisorit Kevin Rejnolds, ėshtė mbėshtetur nė disa prej kėtyre petroglifeve.)

Arsyeja se pėrse njerėzit rreshtėn krej papritur ndėrtimin e maoive, ėshtė njė nga misteret e mėdha tė Ishullit tė Pashkėve. Shkencėtarėt hamendėsojnė se popullsia e ishullit u rrit aq shumė, sa dėmtoi ekosistemin deri nė atė pikė, sa mjetet e jetesės nuk mjaftonin mė pėr tė gjithė popullsisė. Disa hamendėsojnė se pyjet e ishullit u prenė deri nė atė pikė, aq sa rrezikonin tė zhdukeshin fare, sepse trungjet e tyre iu duheshin pėr tė lėvizur maoit gjgantė, kurse toka u shfrytėzua pėr bujqėsi. Pėr mė tepėr, ata mėntojnė se, meqė pyjet u shfarosėn, ishullorėt nuk mund tė bartnin mė monolitėt e stėrmėdhenj; kėshtu e shpjegojnė ata ndalimin e beftė tė bartjes sė shtatorėve.

Nė bazė tė dėshmive, banorėt e Ishullit tė Pashkėve paskėtaj u pėrfshinė nė njė luftė civile tė pėrgjakshme qė, siē besojnė disa, pėrfundoi nė kanibalizėm. Gjatė kėsaj kohe tė gjitha shtatoret u shembėn pėrdhe – moait qėndrojnė sot nė kėmbė vetėm falė pėrpjekjeve tė arkeologėve. Sipas njė artikulli nė uebsajtin e BBC-sė (www.bbc.co.uk), skllavėria dhe sėmundjet, si lia dhe sifilisi, qė u ēuan atje nga perėndimorėt, e rrėgjuan popullsinė vendase nė vetėm 111 banorė nė vitin 1877. gjithsesi, pas aneksimit tė ishullit nga Kili mė 1888, popullsia filloi tė rritet dhe sot ishulli ka rreth 3800 banorė.

Unė nuk pajtohem me pjesėn e kanibalizmit, sepse e di qė Ishulli i Pashkėve ishte shtėpia e njė qytetėrimi tejet tė pėrparuar dhe se kėtyre monolitėve iu dha ajo pamje kėrcėnuese, pėr tė mbajtur larg tė huajt. Ekzistojnė disa disa gjėra qė na kujtojnė druidėt, por vetėm nga pikpamja e besimit tė tyre, therorive qė u bėnin perėndive dhe njė lloj magjijeje.

Moait qenė rojet qė mbanin larg ishullit furacakėt. Pėrfytyroni pėr njė ēast sikur jeni duke kaluar pranė kėtij ishulli dhe shikoni kėto figura vigane dhe groteske, me ato kokat e tyre tė mėdha e kanosėse dhe me vėshtrim tė hedhur nga deti. Jam e sigurt se, po tė ishit bestytė, nuk do tė ndalonit!

Edhe pse nuk kanė simetrinė qė ka Stonhenzhi, muret dhe punimet nė gur tė banorėve tė ishullit qenė tė jashtėzakonshme dhe rivalizonin denjėsisht muratorinė e Perusė dhe tė Egjiptit. )Do tė ishte e lehtė tė besonim se moait janė sjellė kėtu prej UFO-ve, sikundėr se ka ndodhur me shumė nga ato gjėra, pėr tė cilat do tė trajtojmė nė kėtė libėr, por kjo s’ėshtė e vėrtetė.)

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:14

3

Shangri – La

Qė kur u bė e famshme pėr sė pari nėpėrmjet romanit Horizont i humbur tė Xhejms Hiltonit, Shangri-Laja ka cytur imagjinatėn e shumė njerėzve. Ndoshta sepse njerėzit dėshirojnė me gjithė shpirt tė ekzistojė nė botė njė vend i tillė – njė vend ku mbretėron hareja dhe paqja, ku nuk mplaket askush dhe ku tė gjithė rrojnė nė harmoni. Kjo gjė mua mė shėmbėllen me gjakimin pėr Anėn Tjetėr.

Mendohet se Shangri-Laja gjendet diku nė malet Himalaje, nė afėrsi tė Tibetit. (Fransina thotė se nė zemėr tė Himalajeve ngrihet njė qytet, qė ka trajtėn e lules sė lotusit, ku banojnė qenie tė ardhura nga hapėsira. A mund tė jetė ky Dropa i disqeve tė gurtė dhe i kafkave tė kristalta, qė u gjetėn nė malet e Kinės?) Banorėt vendorė tibetianė, kėtė vend misterioz e quajnė edhe Shambhala. Sipas njė artikulli nė The People’s Almanac, nr. 3, me autor Dejvid Ualiēinskin, ai njihet si “Mbretėria e Fshehtė”, ku rrojnė njerėz tė pėrsosur, tė cilėt drejtojnė evolucionin e njerėzimit. (Pa dashur tė tregohem e ashpėr, pėr mendimin tim ata s’po e bėjnė punėn tamam si duhet; por ka tė ngjarė qė, po tė mos ishin ata, punėt tona tė venin edhe mė keq.)

Mendohet se Shangri-Laja mbrohet nga bota e jashtme prej njė sėrė pengesash psikike, por edhe nga ata qė tibetianėt i quajnė “rojet e dėborės”. Nė fillim tė viteve 1900, njė major britanik qė po fushonte nė Himalaje, pikasi njė burrė gjatosh, tė veshur lehtė, me flokė tė gjatė e tė verdhė, i cili, kur e vuri re se e kishin pikasur, u lėshua sakaq pėrposh njė rremoreje dhe u bė fir. Kur e zuri nė gojė kėtė gjė, tibetianėt qė e shoqėronin nuk u habitėn aspak, por fare qetėsisht i shpjeguan se ai sapo kishte parė njė prej njerėzve tė dėborės, qė ruanin tokėn e shenjtėruar tė Shambhalasė.

Njė njoftim mė i hollėsishėm pėr njė lloj roje debore na ėshtė dhėnė nga Aleksandra Dejvid-Nili, e cila qėndroi 14 vjet nė Tibet. Nė njė prej shumė shtegtimeve tė saj nė Himalaje, ajo vuri re njė burrė qė lėvizte me shpejtėsi marramendėse, tė cilin e pėrshkoi si mė posht:

Mund tė shikoja qartė fytyrėn e tij pėrsosmėrisht tė paqtė dhe tė pashprehje, si dhe sytė e gapėrruar nė njė objekt tė largėm e tė padukshėm, qė ndodhej diku nė hapėsirėn pėrmbi. Burri nuk rendte. Dukej sikur ngrihej nga toka dhe lėvizte duke u hedhur. Ngjante i darovitur me elasticitetin e njė topi, kėshtu qė, sa herė qė kėmbėt e tij ceknin tokėn, hovte rishmė pėrpjetė. Hapat e tij kishin njėtrajtshmėrinė e njė lavjerrėsi.

Thuhet se njerėzit qė janė vėnė nė kėrkim tė Shangri-Lasė nuk janė kthyer mė kurrė. Siē ma thotė mendja mua, ata, ose kanė ngrirė gjatė kėtij udhėtimi tė rrėzikshėm, ose thjesht kanė vendosur tė qėndrojnė atje. Vetėkuptohet, aty pranė ndodhet njė manastir, i cili ėshtė ndėn ndikimin e mbetjeve tė energjisė sė Shambhalasė; shumė prej atyre qė e kanė vizituar kėtė manastir, kanė pėrjetur njė ndikim tė pabesueshėm shėrues. Shirli MekLeini pasi u kthye nga Tibeti mė tha se atje kishte pėrjetuar njė lloj energjie tė mrekullueshme.

Ka shumė historianė qė besojnė se sanskritishtja e ka prejardhjen nga Shangri-Laja, ndėrsa Fransina thotė se ajo vjen nga Lemuria (pėr tė cilėn do tė flas pak mė vonė nė kėtė libėr). Mendohet se Shambhalaja apo Shangri-Laja ėshtė dhe atdheu i Kalacakrės, formės mė tė epėrme tė misticizmit tibetian. Sipas meje, kėtė teori e bėn tė besueshme vetėm fakti qė Buda (tė cilin e nderoj se tepėrmi si kumtar) u predikonte mėsimet e Kalcakrės njerėzve tė shenjtė tė Indisė. Ualiēinski thotė:

Mėsimet mbetėn tė fshehura pėr 1000 vjet, derisa njė studiues indian i jogės u nis nė kėrkim tė Shambhalasė dhe zuri tė nxėrė kėto mėsime i ndihur prej njė njeriu tė shenjtė, tė cilin e ndeshi udhės. Kėshtu, Kalacakra qėndroi nė Indi gjer nė vitin 1026, kur u kthye sėrish nė Tibet. Qė nga ajo kohė, koncepti i Shambhalasė u bė i njohur gjerėsisht nė Tibet; tibetianėt kanė tash 900 vjet qė e studiojnė Kalcakrėn, duke nxėnė shkencėn e saj, duke medituar dhe duke shfrytėzuar sistemin e saj tė astrologjisė pėr tė drejtuar jetėn e tyre. Sikundėr thotė njė lamė tibetian, si ka mundėsi qė Shambhalaja tė jetė burimi i diēkaje qė ka ndikuar kaq shumė jetėn tibetiane pėr kaq shumė kohė dhe prap tė mos ekzistojė?

Tekstet fetare tibetiane e pėrshkruajnė me hollėsi ndėrtimin fizik tė tokės sė fshehtė. Mendohet se ajo ka trajtėn e njė luleje tetėpetalėshe lotusi, sepse pėrbėhet prej tetė rajonesh, tė qarkuar, secili, nga njė unazė malesh. Nė qendėr tė unazės mė tė fshehtė ngrihet Kalapa, kryeqyteti dhe pallati i mbretit, qė ėshtė ndėrtuar me ar, diamante, korale dhe xhevahire. Kryeqyteti qarkohet nga male prej akulli, tė cilėt rrenjejnė njė dritė tė kristaltė. Mendohet se teknologjia e Shambhalasė ėshtė tejet e pėrparuar; pallati ėshtė i pajisur me gallustra tė posaēme prej thjerrėzash, qė shėrbejnė si teleskopė shumė tė fuqishėm pėr tė studiuar jetėn jashtėtokėsore; prej qindra e qindra vjetėsh banorėt e Shambhalasė pėrdorin makina fluturuese dhe vetura qė lėvizin nėpėr njė rrjet tunelesh tė nėndheshėm. Pėrgjatė rrugės sė pėrndritjes, shambhalianėt arrijnė tė zotėrojnė fuqi tė tilla, siē janė qartėpamėsia, aftėsia pėr tė lėvizur me shpejtėsi shumė tė madhe dhe aftėsia pėr t’u materializuar, apo pėr t’u zhdukur sipas dėshirės.

The People’s Almanac njofton se “profecia e Shambhalasė thotė se secili prej mbretėrve tė saj do tė sundojė pėr 100 vjet dhe se, nė tėrėsi, do tė sundojnė 32 syresh.” Pas ēdo mbretėrie, “kushtet nė botėn e jashtme do tė pėrkeqėsohen”, gjersa mbreti i sprasėm tė shpėtojė botėn, duke udhėhequr njė ushtri tė fortė kundėr sė keqes. Kjo mua mė ngjan me Armagjedonin. Dhe vėrtet, a ka gjasa qė i tėrė koncepti i Armagjedonit tė jetė huajtur prej kėtyre shkrimeve e profecive tė lashta?

Duke u mbėshtetur nė tekstet e tyre fetare, murgjėrit tibetianw thonė se gjithēka po ndodh tamam ashtu siē ėshtė shkruar nė profecinė e Shambhalasė. Ata nuk nxjerrin asnjė informacion tjetėr lidhur me atė qė duhet tė ngjasė nė tė ardhmen, sepse shumica e tyre e dinė se ne nuk mund tė pėrballojmė atė, apo sepse kjo s’ėshtė punė pėr ne. Pėr profecinė ne dimė vetėm kaq: shpėrbėrja e Budizmit nė Tibet, materializmi i pabesueshėm qė ka ngėrthyer tani tėrė botėn dhe luftėrat e trazirat e shekullit XXI duket se pėrputhen me ato pak gjėra qė dimė nga profecia e Shambhalasė.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:15

4

Trekėndėshi i Bermudes

Zona qė ka ushqyer aq shumė spekullime pėrgjatė viteve, shtrihet nga Majami nė Bermuda dhe nga Bermuda nė San Huan, nė Porto Riko, nė Oqeanin Atlantik (pėr tė cilėn jam e sigurt se ishte pjesė e Atlantidės, po pėr kėtė do tė flasim nė kapitullin e ardhshėm). Ėshtė e ēuditshme tė kuptosh se kjo zonė mbrun njė trajtė piramidale, e cila duket se ndodhet nė pikėn e rrjetit qė lidhet me pikat e tjera tė Tokės, qė janė shkaktare tė dukurive nga mė tė ēuditshmet dhe mė tė pashpjegueshmet.

Fransina thotė se nga Meksika nė Egjipt dhe nga Peruja nė Detin e Kinės, ekzistojnė vorbulla nė tė dy anėt e ekuatorit, qė ndėrlidhen pėr tė mbrujtur njė rrjetė me zona tejet elektromagnetike (nė tėrėsi ekzistojnė 12 tė tilla), tė cilat bėjnė qė tė ngjasin dukuri shumė tė ēuditshme – dhe jo vetėm nė kėto 12 zona, por edhe nė vijat ndėrlidhėse qė i mbajnė ato bashkė. Ajo thotė se kėto vija ua bėnin mė tė lehtė udhėtimin vizitorėve tė hershėm alienė dhe se, gjithashtu, ishin njė lloj rrjeti radioje ose transmisioni pėr tė pėrēuar shpejt informacionin nga njė vend nė tjetrin mbi sipėrfaqen e planetit, pak a shumė si sistemi satelitor qė pėrdorim ne sot.

Pėr Trekėndėshin dėgjova pėr herė tė parė kur isha rreth 12 vjeēe, dhe nuk do ta harroj kurrė. Po shikoja kėngėtaren, personalitetin e radios dhe yllin e televizionit Kejt Smith nė televizorin tonė dhjetė polėsh Emerson (duhet tė ketė qenė aty nga viti 1950). Njė pilot po fliste me tė pėr fluturimin e tij mbi kėtė vend tė ēuditshėm afėr brigjeve tė Floridės. Ai tha se njė objekt i heshtur cilindrik kishte kaluar bri tij nė fluturim (gjė vėrtet shumė e ēuditshme, sepse nė atė kohė ne kishim vetėm aeroplanė me helikė). Tha se ishte pėrpjekur tė kontaktonte me objektin me anė tė radiomarrėsit tė tij rudimentar, por arriti tė dėgjonte vetėm njė zė “metalik” qė thoshte: “Largohuni nga kjo zonė.”

Aso kohe mė dukej njė histori fantastike dhe nuk i zura besė, derisa, vite e vite mė vonė, kur njė miku im mjek, tek i cili kisha besim absolut, po vdiste nga kanceri nė stomak. Ai e mblodhi mendjen tė vente te Trekėndėshi, ngase kishte dėgjuar se zotėronte fuqi shėruese – dhe nė atė pikė tė jetės qė kishte mbėrritur, ē’gjė mė e keqe mund t’i ndodhte mė? Sado qė mund ta kishte pėrsėdytur me qindra herė, sa herė qė i duhej ta rrėfente historinė, entuziasmohej e dukej i trembur gjithnjė.

Me sa duket, ai dhe tre njerėz tė tjerė (njė prej tė cilėve ishte njė tjetėr mik i imi, qė kishte njė post tė rėndėsishėm tek IBM-ja) kishin vajtur thuajse nė zemėr tė Trekėndėshit tė Bermudes dhe ishin kredhur nė det. Miku ik mjek tha se kish parė ndėn ujė njė piramidė, qė kishte nė majė njė kristal. Ai ishte orvatur t’i afrohej, por qe sprapsur, me sa duket, nga njė forcė elektrike qė i pėrshkonte tėrė trupin.

Unė besoj se kjo s’ndohte vetėm pėr shkak tė piramidės (apo piramidave – sipas njoftimeve, atje mund tė ekzistojnė mė shumė se njė); edhe kristalet ēlirojnė forcė elektromagnetike. Jam e sigurt se brenda ndonja dhjetė viteve tė ardhėm do tė gjejmė rrėnojat e njė piramide me njė sferė tė kristaltė, tamam ashtu siē e pa miku im, me gjasė, afėr Biminit, qė ndodhet pranė brigjeve tė Floridės. Nė afėrsi tė Biminit zhytėsit kanė gjetur njė objekt qė shėmbėllen me njė shkallare, por kushedi se pėr ēfarė arsyeje nuk u bėnė hulumtime tė mėtejshme.

Pėr tė mos e zgjatur, kanceri i mikut tim, pėr habinė e madhe tė mjekėve, u zhduk. Edhe pse disa u tallėn, pėr mikun tim shėndeti i tij ishte njė provė e mjaftueshme. Unė isha po aq e ngazėllyer, jo vetėm pėr shėrimin e tij, por edhe sepse pa e ditur, ai kish vėrtetuar atė qė i kishte thėnė Fransina grupit tonė mė 1977.

Ajo na tha se Trekėndėshi i Bermudes ka qenė dhe ėshtė njė autostradė intergalaktike, nėpėr tė cilėn njerėzit mund tė lėvizin nga njė planet nė tjetrin – ai ėshtė, pak a shumė, si njė “portė yjore”, si ajo qė mund tė shihni te filmi Udha e yjeve apo nė serialėt e ndryshėm televizivė. Njerėzit mund tė futen nėpėr kėto gjeratore pėr tė vajtur e pėr t’u kthyer nga planetėt e tjerė. Ajo na tha se problemi i vetėm ishte se ne nuk zotėrojmė teknologjinė e nevojshme pėr tė nxėnė konceptet e saj, e as nuk dimė si tė krijojmė kontakte me planetin, ku duam tė vemė, kėshtu qė ata mund tė venė nė punė mekanizmin pėr vėnė nė punė atė. Pėrfytyrojeni sikur gjendeni nė njė ashensor, pa ditur si tė shtypni butonat e tij – ju thjesht do tė rrini, pa ditur ēfarė tė bėni, apo si tė shkoni diku.

Me sa duket, nuk ka ndonjė kohė, apo kushte atmosferike tė caktuara qė i shkakton kėto ngjarje: Fransina thotė se ato janė si zarfa kohe qe hapen e mbyllen. (Njihet prej tė gjithėve njė ngjarje e dokumentuar fare mirė: njė bujk doli nga shtėpia e tij nė Nebraskė dhe thjesht u zhduk nė sy tė tė gjithė familjes sė tij. Pėr tri ditė me rradhė ata e dėgjonin nė ajėr tek kėrkonte ndihmė, por askush nuk nuk mund ta shihte. Mund t’ju duket e ēuditshme …. por, ndonjė herė kėto zhdukje tė mistershme mund tė jenė thjesht raste tė viktimave qė ēapiten nėpėr kėto porta.) Nuk dua qė njerėzit tė mendojnė se kjo gjė ndodh aq shpesh, por disa mėtojnė se nė Trekėndėshin e Bermudes kanė humbur mė shumė se 1000 njerėz.

Pavarėsisht se sa teori gėlojnė nė kėtė temė, disa shkencėtarė dhe Roje Bregdetare tė Shteteve tė Bashkuara orvaten t’i pėrfshijnė ato ndėn mbulojėn e “dukurive natyrore”. Gjithsesi, ėshtė fakt se Trekėndėshi i Bermudes ėshtė njė nga dy vendet tė kėtij planeti ku kanė humbur kaq shumė frymė dhe ku ndodhin dukuri kaq tė ēuditshme (pėr vendin tjetėr do t’ju flas nė fund tė kėtij kapitulli).

Ngjarja e famshme qė e nxorri Trekėndėshin nė tė gjithė titujt kryesorė tė medias pėrfshinte njė aeroplan bombardues (Fluturimi 19) mė 1945. Ai u ēua nga Fosrtesa Loderdejl, nė Florida, aty nga ora dy e pasdrekės pėr njė mision stėrvitor. Togeri Ēarls Tejlor, komandanti i misionit, ishte pilot me shumė pėrvojė: ai dhe skuadra e tij duhet tė fluturonin pėr 56 milje, deri nė Cektinat e Pulės me Zogj. Pasi tė kryenin kėtė mision, ata duhej tė fluturonin edhe 67 milje nė lindje, e pas kėsaj 73 milje tė tjerė nė veri, pėrpara se tė ktheheshin nė bazė, domethėnė edhe ndonja 120 milje tė tjera – duke pėrshkuar kėshtu njė rrugė trekėndore mbi det.

Pas njė ore e gjysmė, Tejlori i raportoi togerit Koks se busullat e aeroplanit nuk punonin. Sipas tij, ndodhej mbi Florida Kej, por Koksi e nxiti tė fluturonte pėr nė veri, drejt Majamit. Togeri Tejlor u hutua edhe mė keq dhe, madje, filloi tė mendojė se, sipas busullave tė tij, ishte nisur nė drejtim tė gabuar. (Fusha magnetike e piramidės dhe e kristalit tė nėnujshėm, natyrisht qė i kish prishur tė gjitha pajisjet.)

Aty nga ora 4:45 e pasditės togeri Tejlor e kuptoi se kish humbur. Mė 6:20 Marina nisi aeroplanėt kėrkimorė (njė prej tė cilėve nuk u kthye kurrė dhe pėr tė cilin u tha se mund tė kish shpėrthyer mbi oqean) pėr tė gjetur Fluturimin 19. Transmetimi i mbramė nga Fluturimi 19 u krye mė 7:04 tė mbrėmjes.

Me sa duket, edhe nė kohė tė kthjellėt, kjo zonė shpėrfaq njė shkallė tė lartė energjie elektromagnetike mbi pajisjet. Vėzhgimet sizmiografike tė kryera nėpėr tė gjithė Oqeanin Atlantik tregojnė se ekzistojnė shumė shmangie dhe konture tė pashpjegueshme nė kėtė pjesė tė detit. Zona mjaft tė cekėta, papandehur mbarojnė me disa prej humnerave mė thella ndėn oqeane. Njė nga uebsajtet mė tė mirė pėr Trekėndėshin e Berudes, www.bermuda-triangle.org, qė ėshtė themeluar dhe shkruar nga Xhan J. Kjuizari (i cili pėr ndonja dymbėdhjetė vjetė ka kryer kėrkime dhe ka dokumnetuar ēdo zhdukje nė Trekėndėsh – deri nė atė masė qė mund tė dokumentohen), thotė se shumica e “aksidenteve” nuk mund tė shpjegohen, edhe kur shumė syresh kanė kėrkuar ndihmė. Akoma mė tė mistershme janė ato kur nuk ėshtė kėrkuar ndihmė fare.

Dy nga incidentet mė magjepsės janė ato tė zhdukjes sė njė aeroplani Super Constėllejshėn mė 1954 me 42 persona nė bord, nga i cili nuk u gjet as edhe njė shenjė, as nga pasagjerėt e as nga ngarkesa; dhe zhdukja e anijes sė mallrave 590 kėmbė tė gjatė Sylvia L. Ossa, e cila thjesht u zhduk nė vitin 1976. Nė tė dyja rastet, sado qė koha ishte shumė e mirė, ato thjesht u zhdukėn pa pipėtirė, pa kėrkuar ndihmė dhe, fundja, pa njoftuar askėnd se ishin nė telash. Nė ngarkesėn e Super Konstėllejshėnit kishte nėnkresa, gota plastike e, madje edhe varka shpėtimi, por gjatė kėrkimeve nuk u gjet asnjė gjurmė.

Mendoj se nė kohė dhe kushte tė caktuara diēka nėn ujė aktivizohet nė kėtė zonė (ndoshta si mjete komunikimi tė humbura prej kohėsh), dhe kur anijet apo aeroplanėt futen nė zonėn e aktivizuar, ata ēoroditen dhe futen nė zarfin e kohės. E pyeta Fransinėn: “Pėr hir tė Zotit, ē’u ndodh kėtyre njerėzve? Mos ndoshta ngecin nė ndonjė shmangie kohe?” Ajo m’u pėrgjigj: “Sigurisht qė jo. Shkojmė ne dhe i marrim.

Veē tė tjerash, uebsajti www.bermuda-triangle.org thotė se pas shumė vitesh skepticiami, shkenca po studijon shkaqet qė shkaktojnė aftėsinė psikike. (Pėr fat tė mirė, edhe pse mė studijuan, ata s’e dinė ende s’i i bėj ato qė bėj – po kėtė s’e di as unė vetė.) CIA tanimė e pranon, ashtu sikundėr e pranojnė edhe anėtarėt e ish Bashkimit Sovjetik, se “spiunimi psikik” ėshtė pėrdorur nga tė dyja palėt. Kėtė qė do tė lexoni po e them pėr herė tė parė kėtu: CIA, siē mund tė dėshmojė edhe stafi im, u lidh me mua, por unė as qė dėgjova tė bėhem pjesė e saj. Detyra ime ėshtė tė ndihmoj njerėzit, dhe jo t’i spiunoj ata. Tashmė di ato qė di … thjesht rri duarkryq, derisa ata t’i zbulojnė.

Pjesa dwrrmuese e njerwzve nuk e dinw se Trekwndwshi i Bermudes nuk ėshtė i vetmi vend ku kanė humbur njė numėr i madh anijesh, aeroplanesh e gjėrash tė kėtilla. Ekziston, gjithashtu, njė zonė nė Detin e Kinės, qė njihet si “Deti i Djallit”, ku kanė ngjarė dukuri tė ngjashme me ato tė Trekėndėshit tė Bermudes – po ashtu, ėshtė me interes tė theksojmė se Trekėndėshi i Bermudes ėshtė quajtur “Trekėndėshi i Djallit”.

Uebsajti www.crystalinks.com njofton se dukuria e vėrejtura nė zonėn e Trekėndėshit tė Bermudes pėrfshin njė mjegull tė blertė dhe ujė tė bardhė, qė mund tė shihen nga shėmbėlltyrat e satelitit. Ai shton se, madje, pėr kėtė det shkruan edhe Kristofor Kolombi nė ditarin e tij. Nė tė vėrtetė, Trekėndėshi e ēoroditi kaq shumė ekuipazhin e Kolombit, sa ata pėr pak sa nuk ngritėn krye (gjė qė s’ėshtė fort e pazakontė, pėrderisa shumė njerėz pohojnė se nė kėtė zonė pajisjet ēoroditen fare). Kjo mund t’ju duket disi e tepruar, por kush mund tė thotė se kjo nuk ishte njė prej arsyeve qė Kolombi zbarkoi nė Karaibe nė vend qė tė zbarkonte aty ku ishte nisur?

Trekėndėshi i Bermudes mbetet edhe sot e kėsaj dite njė enigmė – sado qė kėrkuesit, biologėt e marinės, Roja Bregdetare dhe qeveria e Shteteve tė Bashkuara janė orvatur tė zbulojnė ē’fshihet prapa dukurisė qė ngjet atje. (Pa pėrmendur kėtu ekipet e pafundme private tė mjekėve, fizikanėve dhe shkencėtarėve, tė cilėt janė pėrpjekur tė kuptojnė kėtė dukuri.)

Nga e gjithė bota mbėrrijnė zbulime nga mė tė ēuditshmet nė lidhje me Trekėndėshin: pėr shembull, njė libėr i vjetėr i eksploratorit anglez Persi Fjuset flet pėr indianėt e veēuar tė Amerikės sė Jugut, tė cilėt pėrshkruanin kristale tė mėdhenj nė majė tė tempujve tė rrėnuar e tė fshehur nė xhunglat e Brazilit. Ata flisnin pėr kolona tė pėrflakura dhe pėr cungalė qelqi e kristali, njėlloj si Edgar Kejsi, i madhi “profet i fjetur”, dhe Fransina. Por ky informacion nuk e pa dritėn e botimin deri nė vitin 1950, kur e botoi i biri i Fjusetit. Kolonel Fjuseti u nis pėr ekspeditėn e tij tė tetė pėr nė Brazil mė 1925, prej nga ai dhe ekuipazhi i tij nuk u kthye kurrė, madje atje nuk u gjet as edhe njė gjurmė e ekspeditės. (Ky informacion doli menjėherė pas atyre tė Kejsit dhe Fransinės.)

Unė akoma nuk arrij ta kuptoj se pėrse dėrgojmė raketa nė hapėsirė, kur kėtu nė Tokė ka ende kaq shumė mistere tė pashpjeguara. Megjithatė, le tė shpresojmė – me pjerrjen e planetit, shumė nga ne do tė jenė gjallė pėr tė parė rilindjen e kontinenteve, apo tė njė pjese tė tyre; shumė prej pyetjeve tona do tė marrin pėrgjigje mė shpejt se ē’pandehim ne.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:17

5

Kontineti i humbur i Atlantidės

Kur isha ndonja tetė vjeēe, gjyshja ime mė tregoi pėr sė pari pėr “kontinentin e humbur” nė Oqeanin Atlantik. Deri mė tani nuk kam shkruar shumė pėr time gjyshe, por lejomėni vetėm tė them se ajo ishte njė nga dashuritė e mėdha tė jetės sime. Ajo rridhte nga fisnikėria gjermane dhe ishte krenare pėr trashėgimin e saj, por nė njė mėnyrė tė pėrunjur dhe aspak snobe.

Gjyshe Ada ishte 5’8” dhe argėtuese, njė leshverdhė shumė e ēiltėr, me sy tė mėdhenj blu. Ajo kishte kryer vetėm tetė klasė nė njė shkollė kuvendi, por kish lexuar tė tėra librat e biblotekės sė stėrmadhe tė tė atit dhe mund tė citonte pasazhe tė tėra nga tė gjithė klasikėt. (Nė njė farė mėnyre, unė e kam trashėguar kujtesėn e saj.) Njėlloj si unė, edhe gjyshe Ada nuk ishte telepatike pėr vetveten, sado qė shėronte, fliste me shpirtėrat, shihte vegime e gjėra tė ngjashme. Por ime gjyshe shėmbėllente edhe me Kejsin, pėr sa i pėrket “zėrave” tė saj. Ajo kurrė nuk i pėrmendte ata me emėr; thjesht thoshte’ “Ata mė thanė …”

Arsyeja pėrse e pėrmend atė kėtu ėshtė se tema pėr tė cilėn asaj i pėlqente mė shumė tė fliste ishte Atlantida, krahas Anės Tjetėr. Ajo besonte se kishte jetuar dikur nė Atlantidė; dhe tė njėjtėn gjė qė ndjej unė pėr Kenian time tė dashur, ajo ndiente pėr kontinentin e humbur. Fundja, unė kam qenė shumė herė nė Kenia – pėr fat tė keq, ime gjyshe nuk mundi tė shkojė kurrė nė Atlantidė, pėr tė pėrftuar atė ndjesinė e njohur tė shtėpisė. Kėshtu qė, gjithēka qė ajo kishte dėgjuar, shkruar, apo qė kish mundur tė nxirrte nga fjalėt e udhėrrėfyesve tė saj, e bėnin atė tė mahnitshme.

Kur u rrita dhe i thashė gjyshe Adės ato qė mė kishte thėnė Fransina pėr Atlantidėn, ajo mė tha: “Oh, ashtu ėshtė … tė lutem, vazhdo, kėto vėrtetojnė ato qė kam dėgjuar.” Ne, gjithashtu, mbushnim zbrazėtitė qė kishin lėnė tė tjerėt. Kėshtu qė, ajo qė pason, ėshtė informacion tė cilin e kam mbledhur pėrgjatė kėrkimeve tė mia, klientėve tė mi tė hipnotizuar, nga gjyshja ime dhe nga Fransina.

Zbulimet e Kontinentit tė Humbur

Kur, jo para shumė kohėsh, vizitova ishullin grek tė Santorinit, mė treguan tėrė krenari libra qė shpallnin se ishulli ishte pjesė e Atlantidės. Ju mund tė habiteni se si njė ishull i Mesdheut zė vend nė njė dukuri tė Oqeanit Atlantik. Epo, pjesa lindore e Atlantidės ndodhej nė perėndim tė bregut tė Spanjės dhe Afrikės; Fransina thotė pjesa perėndimore e saj shtrihej deri nė Karaibe dhe Gadishullin e Jukatanit, duke qerthulluar edhe Trekėndėshin e Bermudes dhe Detin e Sargasos. Atlantida kishte, gjithashtu, ishuj tė vegjėl – njė prej tė cilėve ishte edhe Santorini – pak a shumė si Ketlina nė bregun e Kalifornisė (sado qė Santorini ishte mė larg Atlantidės se sa Ketlina nga bregu i Kalifornisė).

Uebsajti www. world-mysteries.com thotė se Timeu dhe Kritia, dy dialogje tė Platonit, janė tė vetmet tregime tė shkruara qė flasin pėr Atlantidėn. Dialogjet janė kuvendime midis Sokratit, Hermorkatit, Timeut dhe Kritisė, kuvendime gjatė tė cilave Timeu dhe Kritia i tregojnė Sokratit pėr kėtė shoqėri. Kjo, sigurisht, vėrteton mėtimin se Santorini, fillimisht ka qenė pjesė e Atlantidės.

Dialogjet flasin pėr njė konflikt midis athinasve tė lashtė dhe atlantidasve 9000 vjet pėrpara kohės sė Platonit – pra, ėshtė e kuptueshme qė nuk kanė mbetur shumė tė dhėna tė shkruara prej asaj kohe, dhe jo vetėm pėr Atlantidėn. Kanė mbetur vetėm disa vepra tė Aristotelit, por tekstet e plota tė kėtyre mjeshtrave tė mėdhenj nuk i kanė mbijetuar kohės. Fransina thotė se shumė prej atyre qė u shkruan aso kohėsh, u shkatėrruan me djegien e bibliotekės sė Aleksandrisė, por edhe kėto vepra ishin mjaft tė pakta, sepse nė ato kohė gjithēka kalonte nė rrugėn e traditės gojore. (Mė duket e ēuditshme qė ne e pranojmė Biblėn pa asnjė mėdyshje si histori tė besueshme tė traditės gojore, por kur vjen puna te subjekte tė tilla si Atlantida dhe Lemuria, shfaqen shkencėtarėt qibarė …)

Me sa duket kontinenti i Atlantidės u shfaq pėr sė pari rreth 500. 000 vjet mė parė dhe arriti lulėzimin e tij mė tė madh rreth 12. 000 gjer mė 15. 000 vjet tė shkuara, si njė kontinent tejet i prirur nga arti, studimi dhe shkenca – ndryshe nga Lemuria, e cila kishte njė themel tejet tė fortė spiritual nė kulturėn e saj (do tė flas mė shumė pėr Lemurinė nė kapitullin tjetėr). Dhe ndėrsa Lemuria u shkatėrrua pėr shkak tė progresionit natyror tė ngjarjeve nga Nėna Natyrė, atlantidasit tejet konkurues e shkatėrruan vetė vetveten, si pasojė e njohjes sė energjisė atomike dhe fizikės nukleare.

Mė nė fund, kur falė eksperimenteve me energjinė elektromagnetike, pjesa mė e madhe e kontinentit u fshi nga faqja e dheut, shumica e qytetarėve tė saj u vranė – pėrveē njė pakice, qė arriti tė vejė nė Spanjė, Egjipt dhe Jukatan. (Ashtu sikundėr se atlantidasit, me sa duket, nuk shqetėsoheshin pėr ndotjen qė i shkaktonin globit me industrinė e tyre, nėse ne njerėzit e sotėm nuk do tė rreshtim kėtė qė po i bėjmė planetit tonė, mund tė gjendemi nė tė njėjtėn situatė. Fuqia absolute i zvetėnon njerėzit nė mėnyrė po absolute.)

Pėrpara se tė vazhdojmė, le tė shqyrtojmė provat pėr ekzistencėn e Atlantidės, ashtu siē i paraqet www. world-mysteries. com.

Njė piramidė e zbuluar nga Dr. Rey Brauni nė shtratin e detit nė Bahamas mė 1970. Brauni shoqėrohej nga katėr palombarė, tė cilėt gjetėn, gjithashtu, rrugė, kube, ngrehina drejtkėndore, pajisje tė paidentifikuara metalike dhe njė shtatore qė mbante njė kristal “misterioz” qė pėrmbante piramida nė miniaturė. Pajisjet metalike dhe kristalet u dėrguan nė Universitetin e Floridė pėr analiza. U zbulua se kristali e rriste energjinė qė kalonte pėrmes tij.

Rrėnoja rrugėsh e ndėrtesash tė gjetura afėr Ishullit Binini [sic] nė vitet ’60-tė nga ekspedita e fotografuar dhe e botuar e Dr. Mansan Valentinit. Rrėnoja tė ngjashme nėnujore u fotografuan nga Kei Sali nė Bahamas. Rrėnoja tė ngjashme nėnujore u zbuluan nė afėrsi tė Marokut dhe u fotografuan 50 deri nė 60 kėmbė nėn ujė.



Njė piramidė e stėrmadhe me 11 dhoma u zbulua 10. 000 kėmbė nėn ujė nė mes tė Oqeanit Atlantik, me njė majė tė stėrmadhe tė kristaltė, siē njofton Toni Benlki.

Mė 1977 u raportua gjetja e njė piramide tė stėrmadhe pranė Kei Solit nė Bahamas, qė u fotografua nga ekspedita e Ari Marshallit, rreth 150 kėmbė nėn ujė. Piramida ishte ndonja 650 kėmbė e lartė. Nė mėnyrė tė mistershme, uji pėrreth saj ishte i ndriēuar nga njė ujė i bardhė xixėllues, qė rridhte nga tė ēarat e piramidės, kurse ky rrethohej nga njė ujė i blertė, nė vend tė ujit tė zi qė ndehej gjithandej nė atė thellėsi.

Njė qytet i mbytur ndonja 400 milje larg brigjeve tė Portugalisė, qė u gjet nga ekspeditat sovjetike tė drejtuara nga Boris Austurua, kishte ngrehina tė ndėrtuara me njė beton dhe plastikė skajshmėrisht tė fortė. Ai tha: “Rrėnojat e rrugėve sugjerojnė [sic] pėrdorimin e hekurudhave me njė shinė pėr transport.” Ai nxorri edhe njė shtatore.

Hajnrih Shlimani, njeriu qė gjeti dhe gėrmoi rrėnojat e famshme tė Trojės (pėr tė cilėn historianėt mendonin se ishte vetėm njė legjendė), ka lėnė njė shėnim pėr zbulimin e njė vazoje nga koha e bronzit, tė bėrė prej njė metali tė panjohur nga shkencėtarėt qė e ekzaminuan atė, nė Thesarin e famshėm tė Priamit. Brenda saj ka glife nė fenikisht qė shpallin se ishte dhuruar nga Mbreti Kronos i Atlantidės. Njė vazo identike ėshtė gjetur edhe nė Tiajuanako, nė Bolivi.

Ekzistojnė edhe shumė e shumė zbulime tė tjera, por, sa pėr tė krijuar njė ide, edhe kaq mjaftojnė. Me sa duket, ekzistojnė edhe kėrkime qė kanė nxjerrė nė shesh qytetėrimet e lashta, pėr tė cilat ne nuk dimė asgjė. Vite mė parė, Fransina mė tha se pėrgjatė historisė sė saj, Atlantida ka njohur tre kataklizma tė mėdha: tė parėn rreth 50. 000 vjet mė parė; tė dytėn ndonja 25. 000 vjet pėrpara dhe tė tretėn, qė shkatėrroi qytetėrimin e tyre, ndonja 12. 000 vjet mė parė. Ajo shtoi se kėto pėrmbysje shikoheshin nga disa atlantidas si paralajmėrime se ata po rrėmonin nė gjėra qė do tė shembnin qytetėrimin e tyre. Pėr fat tė keq, kėta “profetė tė fundit tė botės” ishin pakicė, dhe askush nuk iu vuri veshin.

Ėshtė me interes tė shėnojmė kėtu atė qė thotė www. world-mysteries. com pėr Atlantidėn:

Historia e asaj se si kėto kontinente u banuan nga qytetėrime tejet tė pėrparuara ėshtė shtanguese, por pas mija vjetėsh, gjithēka mori fund, dhe pėr tė mbramen herė rreth 11. 500 vjet mė parė me disa ngjarje dramatike planetare, qė krodhėn dhe zhvendosėn kontinentet dhe e mbuluan pjesėn mė tė madhe tė tokės me ujė. Ēelėsat pėr historinė e tokės pėrpara se ne tė mbanim shėnim ngjarjet, mund tė gjenden nė tekstet sumere.

Ky ėshtė pak a shumė kufiri kohor qė iu shpėrvol gjyshe Adės dhe mua nga udhėrrėfyesit tanė, shto a hiq 500 vjet. Shumica e njerėzve mendojnė se ajo qė ndodhi me Atlantidėn ngjan pak a shumė me atė qė kam thėnė shpesh nė TV: njė pjerrje polare ushtroi trysni nė disa masa toke dhe, tok me zhvendosjen planetare, shkaktoi njė plasaritje tė kontinenteve. Lemuria dhe Atlantida u zhytėn falė kėsaj pjerrjeje polare dhe, si pasojė, pjesa mė e madhe e tokės u mbulua me ujė.

Atlantidasit po eksperimentonin energjinė elektromagnetike dhe gravitetin, qė, sipas Fransinės, ishte shkaku madhor i njė shkatėrrimi tė tillė. Normalisht, pjerrja polare vetėm do tė pėrshpejtonte shpėrthimet e vullkaneve, tėrmetet, dhe zhvendosjen a krisjen e disa masave tė tokės, por pjerrja pėr tė cilėn po flasim ishte mė e madhja nė historinė e Tokės. (Pa e zgjatur, vetėm kjo mund tė shpjegojė ekzistencėn e historisė sė Noehut dhe tė arkės sė tij.) Ky “mbulim i tokės me ujė” mund tė haset dendur edhe nė tekstet e lashta sumere.

Jeta nė Atlantidė

Ekzistojnė shumė teori lidhur me pamjen e atlantidasve. Ne dimė se hierarkia e tyre shoqėrore pėrbėhej prej dy klasash: pasunarėve dhe skllevėrve. Sigurisht, ata kishin rregullat e tyre dhe kėshille tė ndryshme pleqsh dhe kėshilltarėsh, por kėta bėnin pjesė nė klasėn e “qytetarėve”, pjesa dėrrmuese e tė cilėve ishin goxha tė kamur, me shumė gjasė nė kurriz tė klasės sė skllevėrve. Por e ēuditshmja ėshtė se skllevėrit trajtoheshin shumė mirė dhe respektoheshin pėr talentin e tyre – nė tė vėrtetė, me standartet e sotme, ata do tė quheshin “klasė e mesme” – dhe disa, madje, zotėronin kamje tė madhe. Atlantida ishte njė qytetėrim tejet tolerant, dhe thuajse tė gjithė merrnin pjesė nė bujarinė e saj.

Njerėzit e kontinentit tė humbur rronin nga 800 vjet (kjo tė ndėrmend Metuzalemin e Biblės) dhe ishin nga 8 deri mė 12 kėmbė tė lartė (Bibla, nė Kreun e 6-tė tė Zanafillės flet, gjithashtu, pėr gjigantė). Ne mund tė thonim se kėta “gjigantė” s’ishin, veēse trille, por arkeologėt u shtangėn kur nė pjesė tė ndryshme tė botės zbuluan skelete nga 8 deri nė 12 kėmbė. Ditaret e konkuistadorėve spanjollė pėrshkruajnė, gjithashtu, gjigantė leshverdhė 8 deri nė 12 kėmbė tė lartė, qė rravgonin nėpėr Ande gjatė nėnshtrimit tė inkasve. (Kėto histori janė tė krahasueshme me historitė qė treguam pak mė parė pėr rojet e borės sė Shamb-halasė.)

Dashuria e atlantidasve pėr artin dhe kulturėn ngėrthente tėrė jetėt e tyre, por ata kishin tė njėjtėn dashuri edhe pėr teknologjinė – e cila i ēoi nė rrėnimin, kur u doli jashtė kontrolli. Qytetarėt e kontinentit tė humbur filluan tė merren me filozofi, shkrimtari, skulpturė dhe pikturė, por dalėngadalė ata u bėnė mė shumė teknokratė dhe shumė tė komercializuar. (Nė kėtė planet, pikėrisht nė kohėn e sotme, unė shoh njė gjendje tė ngjashme, sepse tani ekzistojnė si fraksioni shpirtėror, qė shkon tok me estetikė, ashtu edhe njė fraksion tejete te komercializuar teknokratėsh.)

Gjyshe Ada dhe unė e dinim se Atlantida ishte njė qytetėrim tejet i pėrparuar, qė zotėronte njė teknologji shumė mė tė sofistikuar se ē’mund tė ėndėrrojmė ne sot. Pėr shembull, atlantidasit pėrdornin kompjutera qė, jo vetėm ruanin tė dhėnat, por qė bėnin vlerėsime konkrete tė mbėshtetura nė arsyetimin induktiv dhe deduktiv. Pėr mė tepėr, njė pjesė e madhe e teknologjisė sė tyre i ishte pėrshtatur formave tė ndryshme tė energjisė (pėrshirė edhe fuqinė diellore) dhe asaj qė mund tė bėnin ata me tė. Ata shfrytėzonin gravitetin, bubėrronin e eksperimentonin me forcat magnetike dhe pėrdornin kristalet, tė vegjlit dhe tė mėdhenjtė, pėr tė fokusuar kėto energji. Pėr fat tė keq, pjesa mė e madhe e njohurive tė tyre ka humbur pėrgjithmonė.

Nė vitin 1938, Edgar Kejsi thoshte se atlantidasit zotėronin fuqi atomike dhe forca radioaktive. Dikush mund tė pyesė se si ka mundėsi qė njė burrė jo shumė i shėtitur (dhe qė nuk kishte edukim shkencor) mund tė pėrdorte fjalė si radioaktivitet dhe fuqi atomike pėrpara mė shumė se gjashtė dekadash … apo si zotėronte Fransina tė njejtin informacion, pėrpara se unė tė kisha studijuar Kejsin.

Shumė teoricienė (pėrfshirė dhe gjyshe Adėn dhe mua) besojnė se Atlantida ishte njė koloni jashtėtokėsorėsh – disa mendojnė se ata erdhėn nga sitstemi yjor Lirian, kurse Fransina thotė se erdhėn nga Andromeda. Po tė jetė kjo e vėrtetė, nė kėtė mėnyrė shpjegohet pėrse atlantidasit ishin nė gjendje tė pluskonin (ngriheshin) nė ajėr. Dhe, ndoshta, pikėrisht pse ishin nga njė planet tjetėr, ata dinin si tė shfrytėzonin fushat gravitacionale tė Tokės. Ata kishin vetura qiellore, automjete qė punonin me energji nukleare dhe makineri qė ftohnin a ngrohnin tė gjithė qytetet. Ata dinin aq shumė pėr atmosferėn, sa ishin nė gjendje ta kontrollonin atė me anė tė disa mekinerive tejet tė fuqishme jonizuese dhe, madje, qenė ata qė ndėrtuan portalin nė Trekėndėshin e Bermudes.

Ata kishin edhe njė farė kontrolli mbi motin, tėrmetet dhe shpėrthimet e vullkaneve, edhe pse nė kohėn e tyre, planeti ynė pėr nga natyra ishte shumė mė mujshar se sa sot. Ky kontroll mbi motin ndikoi ndjeshėm nė ekonominė e Atlantidės, duke i ndihur qė tė merrnin tė korra aq tė bollshme, sa do tė bėnin me turp bimėt tona. Pėr mė tepėr, mėnyra se si e ruanin ata ushqimin, ishte shushatėse: nė gjendje hipnoze, njė prej klientėve tė mi tha se atlantidasit pėrdornin njė lloj shapi, qė e konservonte ushqimin pėr vite e vite tė tėra, pa i bjerrė asgjė nga shija.

Atlantidasit kishin kopshtije qė tė linin pa frymė dhe kanale tė lundrueshėm, tė cilėt pėrshkonin shumė prej qyteteve tė tyre. Shtėpitė dhe ngrehinat e tyre publike kishin bukuri spektakolare: pjesa dėrrmuese jetonin nė disa ndėrtesa nė trajtė piramide; nė tė vėrtetė, atlantidasit i shndėrruan piramidat nė pikat kryesore tė qytetėrimit tė tyre. Ime gjyshe dhe unė e ndjenim se disa prej piramidave tė tyre qenė, njėherėsh, qendra holistike dhe nyje komunikimi, qė shėrbenin si stacione transmetimi a telefonike, prej nga njerėzit mund tė dėrgonin dhe tė merrnin mesazhe nė ēast. Kėto ngrehina mund tė ndėrtoheshin me shpejtėsi, duke shfrytėzuar njė lloj shufre antigravitacionale: kjo teknologji u dėrgua edhe nė Egjiptin e lashtė, si dhe nė disa kultura tė tjera e pasandaj humbi. Arktitektura e Atlantidės gėlonte prej kolonave dhe harqeve, konstruksione qė u pėrqafėn edhe nga grekėt e romakėt.

Njerėzit e kontinentit tė humbur nuk i varrosnin tė vdekurit e tyre, por i digjnin, duke pėrdorur njė lloj tė energjisė lazer tė fokusuar nėpėrmjet kristaleve. Ata ngrinin piramida tė mėdha pėr shėrim, duke shtėnė sėrish nė punė kristalet. Qendra e tyre shėruese kishin disa tavolina nė pėrngjasim tė tavolinave tė sotme tė masazhit, ku i sėmuri shtrihej dhe mbi tė fokusoheshin kristale tė shumfishtė, pėr tė kryer terapinė me dritė e me ngjyrė, operacionet me lazer dhe energjinė magnetike. Teknikėt shėrues (mjekėt) hynin me lloje tė ndryshme pomadash, balsamėsh apo ilaēesh, varėsisht nga trajtimi i nevojshėm, duke pėrdorur gjithnjė kristale gjatė procesit tė shėrimit.

Atlantidasit zotėronin, gjithashtu, njė lloj makinerie pėr pėrtėritjen e trupit, qė shfrytėzonte energji elektromagnetike nėpėrmjet kristaleve, makineri e cila ndihmonte nė jetgjatėsinė e tyre … dhe, siē e theksova, banorėt e Atlantidės jetonin shumė gjatė. Veē kėsaj, ata e pėrdornin kėtė makineri pėr tė diagnostikuar sėmundjet: njeriu futej nė njė lloj dhome dhe makineria “lexonte” aurėn e tij, duke i bėrė, thuajse njė radioskopi magnetike (sado qė ajo ishte shumė mė e stėrholluar se sa njė MRI), qė pėrftonte fotografi tė hollėsishme tė trupit.

Kur shihej e nevojshme, pėr transplante pėrdoreshin organe artificiale, por aty nga fundi, kur qytetėrimi i tyre u zvetėnua sė tepėrmi, atlantidasit filluan tė eksperimentojnė me kafshėt dhe njerėzit nė mėnyra krejt tė ēuditshme dhe tė rrezikshme, madje gjer nė atė pikė, sa tė orvateshin tė kryenin kombinime tė njeriut me kafshėn. Fransina thotė se shumė nga krijesat tona mitologjike, tė tilla si satirėt dhe Minotauri, e kanė zanafillėn te kėto eksperimente. Orvatjet e tyre tė para u kufizuan vetėm nė mbrujtjen e qenieve tė reja nga kombinimi i dy specieve tė ndryshme, po mė pas degjeneroi gjithēka.

Duket se, me kalimin e kohės, atlantidasit e shfrytėzonin teknologjinė e tyre pėr tė shtėnė nė dorė mė tepėr fuqi, dhe jo vetėm pėr tė shėruar a pėrtėrirė trupin. Siē ngjet dendur, ata i pllakosi babėzia – kėshtu qė ata filluan tė pėrdornin kristalet pėr tė fuqizuar teknologjinė e tyre. Me sa duket, fuqia e kristaleve u pėrdor pėr arsye destruktive, si fjala vjen, pėr shfarosjen e disa grupeve qė nuk ishin tė kėnaqur me klasat drejtuese. (Ndoshta kėto janė makinat fluturuese qė pėrshkruajnė tekstet sanskrite, qė me rrezet e tyre vdekjeprurėse, bėnin kėrdinė mbi mija e mija njerėz.)

Pavarėsisht nga pasojat, atlantidasit ende pėrdornin energjinė nukleare dhe magnetike dhe i gėzoheshin aftėsive tė tyre tė llahtarshme shėruese; njohuritė tona shkencore nuk mund tė pėrqasen as pėr sė largu me njohuritė e tyre. Ndoshta nė njė tė ardhme tė largėt, njerėzimi do tė mėsojė tė kėnaqet thjesht me adhurimin e kutisė sė Pandorės, pa u ngashėnjyer ta hapė atė, pėr tė ēliruar njė fuqi tė quajtur “babėzi”.


Mund tė gjeni njohuri shkencore domethėnėse mbi kontinentin e humbur nė shumė uebsajte dhe mund tė lexoni librat e Edgar Kejsit mbi kėtė temė – pa pėrmendur shumė e shumė individė tė tjerė qė kanė parashtruar teoritė e tyre mbi Atlantidėn. Por, siē ju kam thėnė tashmė, informacioni im nuk rrjedh thjesht nga librat dhe uebsajtet – shumicėn e informacioneve pėr Atlantidėn e kam grumbulluar nga gjyshja ime, nga Fransina dhe nga qindra klientė tė hipnotizuar, qė vinin nga tė katėr anėt e botės dhe qė nuk dini asgjė nga ato qė kanė thėnė tė tjerėt.

Kur ky informacion bashkohet dhe pėrligj vetveten, ngjet si nė librin tim Jeta nė Anėn Tjetėr, nė tė cilin njerėz tė panumėrt kanė vegime e njohuri tė ngjashme pėr “Shtėpinė” tonė. E ndėrthurur me ato qė kam ndijuar shumė kohė pėrpara se t’ua hyja kėrkimeve, kjo mori vėrtetimesh nuk bėn gjė tjetėr, veēse tė nxit tė ulesh e tė mbash shėnim. Tė gjithė tė hipnotizuarit vėrtetonin informacionin qė kisha grumbulluar kohė mė parė nga Fransina dhe gjyshja ime.

A nuk vazhdojnė shkencėtarėt tė hulumtojnė tė njėjtin subjekt, deri sa tė arrijnė njė pėrcaktim tė pakundėrshtueshėm. Sigurisht qė po. Kėshtu, pra, siē e kam thėnė shumė herė, mos e merrni fjalėn time tė mirėqenė; nxirrni pėrfundimet tuaja nga hulumtimi juaj vetiak.


Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:17

6

Lemuria

Lemuria, njė kontinent qė ekzistonte nė Oqeanin Paqėsor, thuajse nė tė njėjtėn kohė me Atlantidėn, me sa duket ėshtė harruar, edhe pse ishte gjegjėsja spirituale e Atlantidės. Lemurianėt besonin se materializmi nuk ishte qėllim nė vetvete; pėrkundrazi, ata e vinin theksin mė shumė mbi shėrimin, artin, muzikėn dhe spiritualitetin.

Qytetarėt e Lemurisė, apo Mu-sė, siq njihet nė disa qarqe, ishin tė pajisur me me mendjemprehtėsi dhe telepati, e cila shihej mė shumė si rregull, se sa si pėrjashtim. Mu-ja ishte aq afėr Shangri-Lasė, sa asnjė kontinent tjetėr qė mund tė njohim ndokur. Shumė besojnė (dhe Fransina pajtohet) se ky ėshtė vendi prej nga erdhi sanskritishtja. (Esenėt dhe e gjithė lėvizja gnostike, gjithashtu, zėnė fill nė kėtė kohė.)

Teksa pėr atlantidasit thuhet se ishin tejet shtatlartė, leshverdhė dhe me pamje veriore, lemurianėt ishin mė shtatshkurtėr dhe mė tė zeshkėt. Por me ē’duket, qė tė dy popujt kishin ishin tė darovitur me njė bukuri tė pashoqe madje, sipas Fransinės, ata kishin njė ADN ment tė pėrsosur. Sidoqoftė, Lemuria nuk ishte aq e populluar sa Atlantida; banorėt e saj visheshin nė njė mėnyrė thuajse krishtėrore, me petka kafe a tė hirta dhe me sandale. Ata ēonin njė jetė shumė tė thjeshtė dhe qėllimi i tyre i fundėm ishte mirėqenia e familjes dhe e miqve, si dhe e mira e pėrgjithshme. Ashtu si druidėt, lemurianėt shfaqnin kėrshėri tė madhe pėr lėvizjen e yjeve dhe ekuinokset. Fransina thotė se ata ishin mbėltues madhėshtorė: frutat dhe perimet e tyre kishin madhėsinė e kokės sė njeriut.

Shtėpitė e lemurianėve kishin trajtė piramidale, njėlloj si banesat e atlantidasve. (Do tė vini re se piramida shfaqet dendur nė kėtė libėr – para sė gjithash, kundroni ēadrat e indianėve tė Amerikės: a nuk kanė formė piramide? Me sa duket, kjo trajtė ėshtė e frytshme, sepse e mban tė ngrohtin mbrenda dhe tė ftohtin jashtė.)

Gjithsesi, banorėt e Mu-sė nuk ishin aq tė shtėnė pas teknologjisė sa atlantidasit; pėrkundrazi, ata ishin tė shtėnė pas bimėve, kurave natyrore dhe holistike. Ata kishin pėr prijės njė lloj Dalai Lame, apo njė shaman, i cili apo e cila ishte e lartėsuar shpirtėrisht. Shėmbėllyeshėm me indianėt e Amerikės, apo me kulturėn Masai nė Afrikė, gjendej gjithnjė njė burė a grua e urtė, ku njerėzit shkonin tė kėshilloheshin.

Mua s’rresht sė mė ēudituri se si qashtėria e shpirtit tė grupit rrjedh nga njė mendje e vetme, qė, ndonjherė, del se ėshtė shpėtimtari i rremė. Pėr ēudi, kjo nuk ngjau nė Lemuri. Tė vetėdijėshėm pėr gjendjen e sotme tė botės, rasti i Lemurisė ėshtė, me gjasė, i pari dhe i sprasmi.

Nė kishėn time, Shoqėrinė e Novus Spiritus-it, ne i japim mundėsi secilit tė gjejė vetė qendrėn e vetė tė besimit, dhe me shpresė ēapitemi tok, nė kėrkim tė sė vėrtetės sonė, duke iu vėnė veshin fjalėve tė Krishtit: “Kėrkoni dhe do tė gjeni”. E vėrteta, dhe jo dogma, do t’i bashkojė njerėzit pėr tė lėvduar Zotin. Me gjasė, siē thotė Fransina, e kėtillė ishte Mu-ja.

Lemurianėt kishin tė kremtet e tyre fetare, ata iu gėzoheshin ditėve tė tyre tė festės, qė organizonin pėr ēdo ekuinoks, kohė gjatė sė cilės kėrcenin, kėndonin dhe, madje, pinin njė birrė tė lehtė prej misri. Martoheshin vetėm me njė person; familjet qenė njėsitė themelore; pėrkujdesjet e tyre kryesore qenė bujqėsia, endja, ndėrtimi dhe gatimi. Edhe pse jetonin nė komunitet, ku ēdonjėri vente tė lėronte arat dhe ku tė gjithė kujdeseshin pėr fėmijėt e njėri-tjetrit, nė Lemuri nuk kishte bashkėsi. Familjet jetonin pranė njėra-tjetrės nga nevoja dhe pėr arėsye tė mbijetesės. Por meqenė se kudo sundontye paqa dhe harmonia, nė Mu nuk ndodhnin shumė krime.

Shumė prej kafshėve, tashmė tė zhdukura, jetonin nė kėtė kontinet. Njė lloj maceje, qė ishte mė e madhe se macja jonė shtėpiake dhe me tipare mė tė mprehta, ishte kafsha mė e pėlqyer, ashtu si njė lloj qeni, qė shėmbėllente me njė ēakall, por qė ishte shumė mė i madh nė shtat dhe tejet i shtruar. Elefantėt (disi mė tė vegjėl se varieteti i sotėm) shfrytėzoheshin pėr punė; ekzistonte edhe njė lloj gjedhi i madh, qė jepte qumėsht.

Unė nuk besoj nė komunizėm, sepse ai u vė kazmėn nismave, por ai mund tė jetė i suksesshėm, po qe se tė gjithė ndajnė tė njėjtėn kėrshėri pėr tė shtyrė pėrpara spiritualitetin e tyre. Po s’pati njė diktator fanatik, qė pėrvetėson tė gjithė paranė, ai mund tė funksionojė. Lemuria kishte njė formė tė komunizmit, ku tė gjithė qenė tė barabartė, por Mu-ja nuk u zvetėnua dhe as e borri vetėpėrmbajtjen – ndoshta ngaqė u fundos nė kohė nga epimi i poleve. Unė dua tė besoj se ajo do tė kish mbetur e dėlirė, nuk do tė bėhej cinike; shpesh pyes vetėn se nėse do tė lejoheshin tė huajt (qė, nė tė vėrtetė, nuk lejoheshin), a do tė kishte ndryshuar kjo gjė pikėpamjet e lemurianėve, apo t’i bėnte ata mė materialistė. Mė sa duket, edhe vetė ata e kishin parashikuar kėtė, meqė vetėm pak njerėzve iu ishte lejuar tė vendoseshin nė kontinent dhe, si tė themi, vetėm po t’i pėrmbaheshin programit tė caktuar pėr ta.

Libri i Urantisė, i botuar nga Fondacioni Urantia, jep mė shumė tė dhėna pėr Lemurinė, por si shumė materiale tė tjera tė shkruara nė kėtė temė, ėshtė goxha i paqartė. Fransina thotė se shumica e shkrimeve pėr Mu-nė janė ndėr tekstet sanskrite, disa prej tė cilave, madje, janė tejet specifikė. Kultura e Lemurisė zgjati ndonja 10. 000 a 12. 000 vjet, kohė gjatė sė cilės bota jashtė saj nuk e ceku edhe aq shpesh. Shkrimet e tyre, spiritualiteti, arti dhe muzika pėrparuan, por jo edhe materializmi i tyre.

Lemurianėt mbėshteteshin vetėm te vetja, gjė qė me gjasė ndikoi nė vazhdimėsinė e kulturės sė tyre statike komerciale, nė varėsinė e tyre tėrėsore nga vetja dhe nė mungesėn e zvetėnimit dhe ndikimit nga bota pėrreth tyre. Me raste, ata prisnin vizita nga Atlantida, por pėrgjithėsisht, Atlantida i la ata vetėm.

Jam e sigurt se lemurianėt prisnin, gjithashtu, vizita tė qenieve nga hapėsira kozmike, sepse njėsoj si pėr Atlantidėn, disa tekste sanskrite flasin pėr makina fluturuese. Po qe se krijesa tė tilla vinin pėr vizitė, atėherė kjo do tė shpjegonte aeroplanėt dhe shpikjet e tjera, qė janė pėrvjedhur nė ndėrgjegjen moderne tė disa prej tė zgjedhurve qė kanė mundur tė shohin disa prej kėtyre teksteve. Problemi ėshtė se njerėzit qė vazhdojnė tė shtjellojnė kėto tekste, duket se hipnotizohen aq shumė nga informacioni, sa nuk duan ta ndajnė me tė tjerėt.

Njė arsye tjetėr pėr informacionin e kursyer mbi Lemurinė ėshtė edhe fakti qė sanskritishtja ėshtė njė gjuhė shumė e vėshtirė pėr t’u mėsuar dhe pėr t’u pėrkthyer, madje shumė njerėz mėtojnė se murgjėrit e Tibetit ruajnė shumė tekste nga sytė e kurreshtarėve. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme, sidomos nėse informacioni ėshtė thellėsisht kundėrthėnės dhe meqė qeveria kineze i pėrgjon vazhdimisht. Besomėni, kur tė vijė koha, informacioni do tė bėhet publik, por jo nė njė botė kaq tė trazuar sa kjo e sotmja.

Fransina thotė se ēdo 12. 000 deri mė 15. 000 vjet, epimi i poleve bėn qė tė lindin e tė zhduken kontinente, pra Lemuria dhe Atlantida do tė lindin sėrish aty nga vitet 2020-2030.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:18

Pjesa II

Krijesa tė ēuditshme

7

Tulpat

Ju mund tė pyesni veten se pėrse kam vėnė bashkė nė njė kapitull krijesa tė ndryshme legjendare, por dalėngadalė, unė do t’ju tregoj se pėrse ato duhet tė pėrfshihen ndėnė titullin e tulpave, pra tė mendimeve qė shndėrrohen nė krijesa tė gjalla.

Kur shkrimtarja dhe studijuesja Aleksandra Dejvid-Nili nisi shtegėtimin e saj nėpėr Tibet, njė prej shumė teknikave tė mirėnjohura mistike qė studijoi ishte edhe ajo pėr krijimin e tulpave. Nė librin Nė trup, mendje dhe shpirt: fjalor i ideve, popujve dhe fjalėve tė Nju Ejgjit, autorėt Ajlin Kempbėlli dhe J. H. Brenani shkruajnė:

Sipas doktrinave tradicionale tibetiane, tulpa ėshtė qenie e krijuar nga njė veprim i imagjinatės, pak a shumė si personazhet e romancierėve. [Aleksandra] Dejvid-Nili, e ngashėnjeu kaq shumė ky koncept, sa u orvat tė krijonte njė syresh.

Metoda konsistonte nė pėrqendrimin dhe vizualizimin e thellė. Tulpa e Dejvid-Nilit e nisi ekzistencėn e saj si njė murg i vogėl i ngjallmė dhe i butė, qė shėmbėllente me murgun Tak. Fillimisht ai ishte tėrėsisht subjektiv, por duarduarshėm ajo nisi t’i jepte tulpės formė tė dukshme, si tė ishte njė fantazmė e pėrfytyruar qė vėrtitej nėpėr botėn reale.

Me kohė vegimi u bė gjithnjė e mė i qartė dhe gjithnjė e mė lėndor, derisa nuk mund tė ndahej mė nga realiteti – njė lloj haluēinacioni i vetėshkaktuar. Por erdhi njė ditė qė haluēinacioni i doli duarsh. Ajo vuri re qė murgu shfaqej edhe kur ajo nuk donte qė tė shfaqej. Pėr mė tepėr, figura e saj e vocėrr miqėsore po hollohej dhe po merrte njė pamje ogurezezė.

Nė fund, shokėt e saj, tė cilėt nuk kishin dijeni pėr disiplinat mendore qė po ushtronte ajo, nisėn tė pysnin pėr “tė huajin” qė kishte vajtur nė kampin e tyre – njė e dhėnė e qartė qė njė krijesė, e cila s’ishte mė njė pėrfytyrim i ngurtėsuar, ekzistonte me tė vėrtetė.

Nė kėtė pikė, Dejvid-Nili e kuptoi qė gjėrat kishin shkuar shumė larg dhe pėrdori teknika tė ndryshme lamaiste pėr tė ripėrthithur krijesėn nė mendjen e saj. Tulpa tregoi se nuk donte tė pėrballej me shkatėrrimin, ndaj procesi hėngri javė tė tėra dhe e rraskapiti fare krijuesen e saj.

Pas leximit tė kėtij shėnimi, u magjepsa aq fortė, sa nisa tė rrėmoj mė thellė. Si ka mundėsi kjo? – pyesja veten. E dija se mendimet ishin sende, por tulpat e mveshėn kėtė pohimi me njė domethėnie tė re – dhe, madje, me njė aspekt tė frikshėm.

Disa vjet mė parė, gjatė kėrkimeve tė mia, nė Angli ndesha rastėsisht njė grup prej gjashtė personash, tė cilit ishin, gjithashtu, nė gjendje tė krijonin tulpa. Ēdo natė, Marianė Holsli mblidhte miqtė e saj, qė tė gjithė tok tė thėrrisnin tė vdekurit. Kėta njerėz nuk ishin tė paarsimuar apo mendjelehtė – midis tyre kishte njė gazetar, njė shkencėtar, njė dentist, njė mjek dhe njė biznesmen. Pas shumė pėrpjekjesh pėr tė kontaktuar me tė ndjerit, ata ende nuk kishin arritur gjė. Thėrritėn madje mediumė e, megjithatė, askush nuk ia doli tė kontaktonte me Anėn Tjetėr.

Njė natė Marianės i lindi njė ide: grupi do tė mbrunte shpirtin e vet! E kėshtu, natė pas nate, nė takimin e tyre u pėrcaktuan edhe hollėsitė mė tė pėrpikta tė qenies qė do tė krijohej. Ata i caktuan datėlindjen, vendlindjen (Liverpulin) dhe i vunė emėr (e pagėzuan Eduard Hauard). I pėrcaktuan shtatlartėsinė, ashtu si edhe peshėn e tij tė pėrpiktė, ngjyrėn e flokėve dhe mustaqet. I dhanė grua dhe dy fėmijė dhe njė punė si bankier; ata madje pėrcaktuan se ai mbante kapelė republike dhe kostum tuidi, se tymoste njė llullė dhe se mbante bastun. Grupi filloi pastaj tė krijonte fėmijėrinė e Eduardit dhe mendimet e tij. Sikundėr vuri nė pah njė prej gjashtė pjesėmarrėsve: “Ne dimė mė shumė pėr Eduardin se sa pėr njėri-tjetrin”.

Njė natė, njė viti e gjysmė pas pėrvijimit tė plotė tė jetės sė Eduardit, tryeza rreth sė cilės ata mblidheshin, filloi tė lėvizte me aq tėrsėllėm, sa tė gjithė kėrcyen prapa. Pa dyshim, ishte Eduard Hauardi nė tėrė lavdinė e tij! Grupi, me pėrqėndrimin e tij tė pabesueshėm, kish krijuar njė tulpė. Kjo histori ėshtė dokumentuar fort mirė – madje, unė fola edhe me Mini Brixhin, e cila ka qenė studente nė kolegjin e spiritualizmit, nė po atė kolegj ku ka studijuar edhe Sėr Artur Kenėn Dojli; ajo, pėr mė tepėr, mė tha se e kish parė Eduardin; nė tė vėrtetė, shumica e mediumėve tė zonės qenė thirrur pėr ta larguar atė.

Unė nuk dua t’ju frikėsoj qė tė mos krijoni tulpa, dhe po them vetėm se, me sa duket, ky proces funksionon vetėm pėr ata qė kanė kohė me tepri; veē kėsaj, duhet tė ekzistojė njė atmosferė dhe kushte tė pėrshtatshme. Tibeti do tė ishte njė vend ideal, pėr shkak tė misticizmit dhe praktikave tė tij meditative, njėsoj siē do tė ishte edhe Anglia, sepse mjegulla pėrēon energjinė elektrike (nė rastin tonė, energjinė mendore). Kėshtu, pra, edhe njė herė, idea se mendimet janė sende merr njė kuptim tė ri!

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:19

Pėrbindėshi i Liqenit tė Nesit

Tulpa e parė qė do tė shqyrtojmė ėshtė pėrbindėshi i Liqenit tė Nesit, apo “Nesi”, siē quhet nė Irlandė dhe Skoci. Kur vajta nė Ishujt Britanikė, dogjova njė rrėfenjė tė lashtė pėr Shėn Kolombėn, qė themeloi kuvendin e parė nė Skoci. Nė mes tė shekullit tė gjashtė, Shėn Kolomba, me sa duket e shenjoi pėrbindėshin; kjo rrėfenjė u pėrhap anekėnd e u shkruan shumė artikuj – por edhe shėmbėlltyra e famshme, qė paraqet njė dinosaur parahistorik, qė qet qafėn nga ujėt (shėmbėlltyrė qė, siē ėshtė vėrtetuar prej kohėsh, ėshtė thjesht njė trill).

Ėshtė e ēuditshme qė, gjer nė vitin 1930, Nesi nuk pėrbėnte lajm, edhe pse legjenda thotė qė ajo ka banuar gjithmonė nė liqen. Rupert T. Goldi ndihmoi sė tepėrmi pėr paraqitjen e pėrbindėshit faqe botės me Ēėshtja e Gjarpėrinjve tė Detit, ku ai parashtroi 51 raste tė shfaqjes sė Nesit; vepra e Konstas Uajtit Mė shumė se njė legjendė, ndihu, gjithashtu, pėr tė pėrtėrirė kėrshėrinė e njerėzve pėr pėrbindėshin nė vitet ’50-tė.

Nė tė vėrtetė, vetėm fotografive, filmave dhe vidiove tė Nesit mund t’i kushtehohet njė libėr i tėrė – por gjer mė sot, tė gjitha “provat” kanė rezultuar tė rreme apo jobindėse. Shkencėtarėt dhe ekspertėt duhet ende tė vėrtetojnė ekzistencėn e pėrbindėshit, edhe pse Liqeni i Nesit ėshtė kontrolluar me sondė, me hidrolokator dhe me radar pėr vite tė tėra, madje atje janė vendosur kamera qė regjistrojnė gjithēka ditė e natė.

Kėrkimi mė i plotė dhe mė i famshėm, “Operacioni hetimi i thellėsisė”, u ndėrmorr nė vitin 1987. Shkencėtarėt e hetuan liqenin me 24 varka, ēdonjėra prej tė cilave ishte e pajisur me njė hidrolokator sonar; tė gjitha kėto pajisje punonin nė unison pėr tė mbuluar nė tėrėsi zonėn nėnujore tė Liqenit tė Nesit. Edhe pse u vunė re disa “kontakte”, nga hetimi nuk doli asnjė gjė konkrete. Nė korrik tė vitit 2003, BBC-ja raportoi se njė ekip studijuesish vėrtetuan njėherė e pėrgjithmonė se nė liqen nuk ekziston asnjė lloj pėrbindėshi. Duke pėrdorur 600 hidrolokatorė tė veēuar dhe pajisje lundruese satelitore, ata shqyrtuan tė gjithė masėn e ujit dhe nuk gjetėn asnjė gjė pėr be.

Edhe pse deri mė sot nuk ėshtė gjetur asnjė provė, mėtimet pėr ekzistencėn e pėrbindėshit ende vazhdojnė. Ėshtė interesante tė shėnohet se kur zhivllohet ndonjė luftė ose ndonjė ngjarje tjetėr madhore botėrore, Nesi firon pa nam e nishan – por po rastisi ndonjė javė e varfėr me lajme, ajo shfaqet sėrish! Fotografia e famshme qė pėrmenda mė sipėr me sa duket ėshtė shkrepur gjatė njė prej kėtyre periudhave tė interesit, dhe fotografi ėshtė rrėfyer qė kur se shte vetėm njė truk, pėr tė cilin ai kishte shfrytėzuar njė model tė vogėl.

Megjithatė, pavarėsisht se sa shpesh e demaskon shkenca Nesin, ata qė besojnė nė ekzistencėn e perbindėshit vazhdojnė ta shikojnė. Si mund ta shpjegojmė kėtė gjė? Epo, ėshtė e qartė se ekziston njė lloj pėrbindėshi – ndoshta njė pėrbindėsh me trup e kokė dinosauri – por unė besoj me gjithė zemėr se Nesi ėshtė njė tulpė, qė ėshtė krijuar nga besimi, moria e librave dhe shfaqjet e gjasmuara. Ajo ėshtė e vėrtetė, sepse, si me thėnė, pėr krijimin e saj kanė ndihur me mija pėrfytyrime.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:19

Kėmbėmadhi

Tani le tė kalojmė te Kėmbėmadhi – Njeriu i Neveritshėm i Borės apo jeti – emra kėto me tė cilėt ėshtė pagėzuar njė krijesė vigane, leshtake, gjysmė-njeri/gjysmė-kafshė. Ėshtė interesante tė shėnohet se, edhe pse nė vende tė ndryshme tė botės ėshtė pagėzuar me emra tė ndryshėm, atij i pėrshkruhen gjithnjė tė njėjtat tipare. Me sa duket Kėmbėmadhi ėshtė parė disa herė – madje ekzistojnė edhe filma tė famshėm qė, megjithėse nė mėnyrė tė vagullt, kanė trajtuar kėtė figurė tė ngjashmė me mamjunin.

Ata qė mėtojnė se e kanė parė Kėmbėmadhin e pėrshkruajnė gjashtė deri nė dhjetė kėmbė tė lartė, me peshė nga 500 deri nė 800 paund. Nuk e di ē’mendoni ju, por pėr mua njė diferencė prej katėr kėmbėsh dhe 300 paundėsh nuk ėshtė tamam saktėsi – sidoqoftė, nuk mund tė mos e pranojmė se, ashtu si nė rastin e Nesit, shumė njerėz kanė pohuar se e kanė parė atė. Ndryshimi qėndron nė faktin se, me sa duket, Kėmbėmadhi ka pėrshkuar shumė kontinente, kurse Nesi ėshtė kufizuar kryesisht nė Liqenin e Lokut nė Skoci. Por popullariteti i Kėmbėmadhit harliset e venitet njėsoj si dhe popullariteti i Nesit. Ēdo disa vjet raportohen raste tė shumta tė dukjes sė tij; pastaj, krej papandehur, kushedi se pėr ēfarė arsyesh, ai tretet sėrish nė terr.

Pėr shembull, nė vitin 1998, alpinisti amerikan Kreg Kalonika raportoi se teksa zbriste nga njė vend fushimi nė lartėsi tė Everestit, ai pikasi dy krijesa tė ēuditshme, qė kishin gėzof tė zi, tė dendur dhe feksitės. Ato ecnin mbi dy kėmbė si njerėzit, por kishin krahė mė tė gjatė se ato tė njerėzve dhe koka shumė tė mėdha. Kregu betohet se ato nuk ngjanin me asnjė kafshė qė rron mbi dhe, dhe me sa duket ai i njeh tė gjitha llojet e kafshėve – beson se ata ishin dy jeti. Kregun e shoqėronte kuzhinjeri i tij nepalez, qė i pa gjithashtu krijesat.

Kėrkuesit po bėjnė ende punė nė terren, po nė tetor tė 2000-sė njė grupi prej tyre iu mbush mendja se Kėmbėmadhi ekzistonte vėrtet – 14 prej tyre kishin njė javė qė ndiqnin kafshėn bishtnuese dhe me sa duket gjetėn gjurmėn e njė trupi leshtak, tė shtrirė nė brinjė, duke u orvatur tė arrinte ca fruta. (Nuk dua t’ju dukem antishkencore apo budallaqe, po nga e dinin ata se po orvatej tė arrinte frutat, edhe pse shmbėllimi termal provonte se gjurma e trupit ishte vetėm disa orėshe?)

Sigurisht, ata qė dyshojnė nė ekzistencėn e Kėmbėmadhit janė tė shumtė, por tė shumtė janė edhe skeptikėt qė tani besojnė nė ekzistencėn e tij. Xhimi ēilkati, qė respektohet sė tepėrmi nga agjentėt e FBI-sė, tė shtetit dhe tė forcave lokale ligjore si ekspert pėr gjurmėt e gishtėrinjve, dhe qė provoi njėherė e mirė se Kėmbėmadhi nuk ekziston, ndeshi njėherė disa forma gjurmėsh qė e lėkundėn me themel skepticizmin e tij.

Ēilkati pėrqasi gjurmėt e kėmbėve e tė gishtėrinjve tė primatėve me format e gjurmėve tė Kėmbėmadhit tė supozuar, dhe zbuloi se midis tyre kishte aq shumė ndryshime domethėnėse, sa tani ai nuk e pėrjashton mundėsinė e ekzistencės sė kėsaj krijese. Sidoqoftė, as ai nuk arriti nė ndonjė provė pėrfundimtare. Siē thotė vetė: “Nuk do tė jemi kurrė tė sigurt, pa patur njė gjedhe tė tij.”

Disa prej tė dhėnave tė dėshmitarėve okularė, kanė tė bėjnė me sjelljet e ēuditshme tė Kėmbėmadhit; nė tregimet e tyre ai shfaqet, ose relativisht i parrezikshėm (hedh gurė tė vegjėl), ose tejet agresiv (lėkund automjetet, godet banesat, vėrvit shkrepa tė mėdhenj dhe pėrndjek njerėzit). Xhon Baindernejxhėli, nė librin e tij Majmuni i Madh i Amerikės sė Veriut: Kėmbėmadhi, thotė se shpesh vėzhguesit kanė raportuar pėr britma tė larta, kumbuese e deri trallisėse.

Me sa duket demaskuesit dhe skeptikėt bien tė gjithė nė njė mendje se Kėmbėmadhi ėshtė njė lloj ariu. Ata, gjithashtu, dėshirojnė tė tregojnė se sjellja e sipėrpėrmendur mund tė haset edhe te shimpanzetė, gorillat dhe orangutanėt, qė shpesh sillen nė tė njėjtėn mėnyrė. Historitė vazhdojnė, duke pėrfshirė edhe ndoca shakara tė pa tė keq (pėrse, xhanėm, njerėzit duan tė pėrjetėsojnė shakanė me ēdo mėnyrė?).

Pėr kėtė krijesė ėshtė shkruar shumė e shumė mė tepėr se sa pėr Nesin, dhe kjo mua mė duket e kuptueshme. Ashtu si gnomėt dhe zanat, me sa duket ēdo kulturė e ka bėrė tė sajėn bishėn e madhe dhe leshtake, ekzistencėn (apo mosekzistencėn) e sė cilės nuk ka mundur ta vėrtetojė askush. Nga Florida, me majmunin e saj qelbės (qė ka marrė kėtė emėr pėr shkak tė erės sė tij), nė Asustrali, ku ky quhet yoser, dhe te mapinguary, qė ėshtė Kėmbėmadhi i Brazilit, me ē’duket tė gjitha vendet kanė legjendat dhe tregimet e tyre pėr Kėmbėmadhin.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:20

Leviatani

Sipas fjalorit, leviatani ėshtė njė krijesė e madhe detare me origjinė tė panjohur, qė ėshtė parė shumė herė nga detarėt e hershėm. Njerėzit hamendėsojnė se, nė tė vėrtetė, ka qenė ndonjė balenė a njė peshkaqen i madh, por kjo teori nuk ngre edhe aq kandar, kur e kupton se detarėt e lashtė e kishin zakon tė kalonin tėrė jetėn e tyre nė det, kėshtu qė e dinin me siguri ndyshimin midis njė balene apo peshkaqeni dhe tė njė leviatani.

E pranojmė se lundėrtarėt anijembytur binin dendur nė tė tillė dėshpėrim, sa tė pinin ujė deti, i cili pastaj i dehidratonte dhe u shkaktonte halucinacione dhe vdekjen. (Sidoqoftė, kjo gjė nuk e shpjegon faktin se si qindra e qindra burra tė fuqishėm e me mend nė kokė ktheheshin nga deti duke rrėfyer histori pėr pėrbindėshin gjigant dhe tė mistershėm.)

Lopa e detit mund t’u pėrshtatet historive qė shoqėrohen nga jermia, sepse shkencėtarėt tashmė kanė ‘vėrtetuar’ se ato iu janė dukur detarėve si sirena. Nuk e di pėr ju, por pėr mua njė lopė deti ėshtė aq larg tė qenit njė grua e bukur me bisht, sa ē’ėshtė njė lopė pemė.

Kronikat e vjetra vikinge tregojnė, gjithashtu, rrėfenja pėr krijesa gjigante detare. Unė jam e bindur se shumė nga kėto rrėfenja janė tė vėrteta, por jam, gjithashtu, e bindur se kėtu kemi tė bėjmė me kallamarė tė pėrbindshėm. Kohėve tė fundit njė krijesė e tillė doli nė breg nė Australi, ashtu si dhe nė kontinente tė tjera. Shkencėtarėt kanė gjetur lloje deri nė 60 kėmbė tė gjatė – shumė nga ne mund tė kujtojė se ka parė tablo tė lashta, ku detarėt luftojnė me pėrbindėsha tė mėdha detarė me tentakula.

Besoj se ne nuk i shohim kėto kallamarė, sepse ata qėndrojnė vetėm nė pjesėt mė tė thella tė oqeaneve, tė cilat janė tė vetmet vende qė mund tė sigurojnė ushqim tė mjaftueshėm pėr kėto krijesa vigane. Ndryshe nga shumė balena tė mėdha, tė cilat kanė si haje kryesore planktonet dhe krilat, kallamarėt ushqehen me peshq dhe kafshė tė tjera detare – prandaj jam e sigurt se, po tė ishin tė uritura, ata do tė sulmonin gjithēka apo kėdo pėr tė siguruar ushqim.

—————

Siē mund ta shikoni, mendja ėshtė njė gjė shumė e fuqishme, qė zotėron aftėsi pėr t’u dhėnė mendimeve njė lloj jete mė vete. Kėshtu legjendat, rrėfimet dhe besimet tejet tė fuqishme krijojnė tulpa.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:20

8

Bota e zanave

Fransina thotė se ekziston njė nėnracė krijesash, tė cilat ndihmojnė Perėndinė Mėmė pėr tė mbajtur, pėr aq sa ėshtė e mundur, botėn nė ekuilibėr: zanat.

Mendoj se gjithkush ka tė drejtė tė ketė besimet e tij – jam, gjithashtu, e vetėdijėshme se, thuajse tė gjitha vendet, pėrveē Amerikės, besojnė nė elfė, gnomė, xhuxhimaxhuxhė, lepėrkonė, apo zana. (Duket e ēuditshme qė aq shumė kultura kanė tė pėrbashkėta historitė pėr krijesa si kėto. Pėrse ekziston vallė nė kėto kultura tė ndryshme i njėjti lloj krijese?) Prandaj e kam thėnė gjithnjė: “Secili tė vetėn.” Sigurisht, me kalimin e viteve kam mėsuar tė mos them kurrė kurrė. Dhe kjo mua mė ngjan me thėnien e Jezuit: “Bekuar qofshin ata qė edhe pse nuk kanė parė, kanė besuar.”

Nė vitin 1977 vajta nė Irlandė. Udhėtoja me njė karrocė kuajsh nė njė park tė bukur ndanė njėrit prej liqeneve tė Kilarnisė, kur mė bisht tė syrit pikasa diēka. Pa shih, ishte njė zanė – me flatra e gjithēka! – mbi njė shkurre landre. Kishte trup tė bukur, flokė tė praruar dhe kishte veshur njė fustan tė mrekullueshėm blu prej cohe tė hollė. Unė kapsita sytė dhe e pashė sėrish; ajo nuk mė kushtoi fare vėmendje, por kaloi ėmbėlsisht nga fleta nė fletė dhe nga lulja nė lule. I ulėrita karrocierit: “Sapo pashė njė zanė!”

Ai mė vėshtroi sikur tė isha ndonjė budallaēkė: “Sigurisht, – m’u pėrgjigj, – ato janė gjithkund.”

Burri im i dytė, i cili qe me mua nė atė kohė, ishte me prejardhje irlandez dhe e kishte zakon tė mė ngacmonte ngaqė s’besoja nė xhuxhimaxhuxhė, zana dhe krijesa tė tilla tė ngjashme; gjithmonė i thoja se ishte i krisur. U ktheva nga ai dhe pashė tė shkruar nė fytyrėn e tij njė “A nuk tė kisha thėnė unė” …

Jam e sigurt se tė gjithė e kujtoni se ē’ndodhi ca vite mė parė, kur ata donin tė ndėrtonin njė pistė nė vendin e zanave nė Aeroportin Shenon nė Irlandė. Por gjithēka shkoi dėm pėr muaj e muaj tė tėrė – makineritė prisheshin, apo thjeshtė s’donin tė punonin, njerėzit sėmureshin, apo lėndoheshin – kėshtu qė ata braktisėn projektin e parė dhe filluan punėn nė njė drejtim tjetėr, larg vendit tė tyre … dhe paskėtaj gjithēka shkoi si nė vaj. Po tė flasėsh pėr kėtė me vendasit qė banojnė afėr aeroportit, ata thjeshtė tė thonė se nuk duhet tė ngatėrrohesh me zanat.

Me sa duket, nė kohėt e lashta zanat kanė qenė mė tė liga, por me kalimin e kohės, ato u bėnė tė ėmbla dhe mė tė dashura. Dhe vėrtetė, zana qė pashė nuk kishte asgjė tė ligė; nė fakt, po tė kishte qenė mė e madhe, do ta kisha pandehur pėr engjėll, kjo edhe pėr shkak tė atij shkėlqimi tė praruar qė pėrhapej pėrreth saj. Mė vonė Fransina mė tha se kisha parė vetė tė gjorėn dhe tė shumpėrfolurėn Lilit (pėr tė cilėn do t’ju flas pas pak). Jam e sigurt pėr atė qė pashė; madje edhe sot jam gati t’i nėnshtrohem njė testi nė makinėn e sė vėrtetės.

Pra, bėj ē’tė duash, nė daē mė beso, nė daē jo. Sa mė pėrket mua, unė e ushqej gjithnjė kėtė shėmbėlltyrė, qė vėrtetoi thėnien e moēme: Ka nė qiell e nė tokė shumė mė tepėr gjėra nga sa mund tė pėrfytyrojnė njerėzit.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:21

9

Demonėt

Dua tė shfrytėzoj rastin pėr tė sqaruar arsyen se pėrse ne vazhdojmė tė dėgjojmė pėr njė nėnkulturė – nė rrėfenja, mite, apo legjenda urbane – tė quajtur “demonė”.

Nė libra tė tjerė kam folur pėr shtatė nivelet e ndryshme tė Anės Tjetėr. Njėsoj, kemi edhe shtatė nivele nė rrafsh tokėsor: i pari ėshtė niveli ku jetojmė ne; i dyti ėshtė niveli i zanave; i treti pėrfshin gnomėt dhe elfėt; i katėrti pėrmban krijesa tė tilla mitologjike, si njėbrirėshat, kuajt fluturues (tė ngjashėm me Pegasin), demin e bardhė tė shenjtėruar, apo ciklopėt; kurse i pesti, i gjashti dhe i shtati janė nivele mė tė ulėta, pėr tė cilėt thuhet se pėrmbajnė krijesa tė lemeritshme.

Dhe jo se nivelet mė tė ulta ekzistojnė vėrtetė, por meqė njerėzit janė marrė shumė me tė tilla krijesa, ata janė shndėrruar nė tulpa, ashtu si Kėmbėmadhi dhe Nesi. Pėr shembull:

•Grekėt e lashtė besonin nė tri gjysmėhyjnesha vampirike – Laminė, Mormonė dhe Empuzėn. Lamia dhe Mormoja, me sa duket pinin gjakun e foshnjave (Lamia sulmonte edhe gratė shtatzėna), kurse Empuza ngashėnjente seksualisht djemtė e rinj dhe pastaj i vriste,duke u pirė gjakun dhe duke u ngrėnė organet e brendshme.

•Nė Indi besohej se Paku Pati (emri i tė cilit fjalė pėr fjalė do tė thotė ‘mjeshtri i kopeve’) ishte sundimtari i gjithė frymėve vampirike, shtrigave dhe hijeve; madje disa gojėdhėna hinduiste e konsiderojnė edhe zot tė vdekjes, si Jama i letėrsisė klasike hinduiste. Disa nga tė pashkolluarit e Indisė ende e mbajnė Paku Patin pėr forcė tė gjithfuqishme, sepse mendojnė se ai mund tė pushtojė kufomat e tė vdekurve dhe t’i shpirtėzojė ato si trupa tė tij. Kjo bie erė vampirėsh dhe zombish.

•Fjala nightmare vjen nga natė dhe nga fjala e vjetėr anglo-saksone mare, e cila ishte njė frymė demoniake, qė sulmonte njerėzit nė gjumė. Nė Angli njerėzit besonin se kjo frymė ulej nė kraharorin e njerėzve dhe ua ngjiste tuberkulozin (kjo qė njė mėnyrė pėr tė shpjeguar sėmundjet nė Mesjetė).

Ēėshtja e demonėve ka qenė gjithmonė tejet e diskutueshme, sado qė ka qarkulluar qysh kur se ka filluar tė shkruhet historia. Duket se gjithēka qė njerėzit nuk mund tė shpjegojnė – qoftė ky shpėrthim vullkanik, sėmundje, murtajė, zi buke apo veprim i natyrės – ia veshin “shpirtrave tė kėqinj”. Me ē’duket, e vetmja mėnyrė pėr tė shpjeguar fatkeqėsitė qė bien mbi kokat tona ėshtė t’ia mveshi kėto njė qenie tė ligė apo njė Zoti tė zemėruar, qė duhet zbutur me therorira.

Duke patur parasysh vuajtjet qė ne njerėzit kemi hequr pėrgjatė historisė, ėshtė e kuptueshme qė kemi shestuar mitologjinė tonė, pėr tė shpjeguar padrejtėsitė e jetės. Sigurisht, unė besoj se e keqja ekziston nė botė, por nuk mendoj se ajo mund tė lidhet me ndonjėrėn nga ato qenie pėr tė cilat do tė flas nė kėtė kapitull. Por qeniet njerėzore thuajse kanė nevojė tė fajėsojnė marrėzinė e botės apo ndonjė fuqi keqėdashėse tė padukshme, nė vend qė tė marrin pėrgjegjėsitė mbi vete.

Ja dhe shpjegimet pėr disa nga demonėt mė tė njohur:

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:22

Liliti

Besohej se Liliti, pėr tė cilėn flitet nė Talmud dhe Bibėl, i bėnte gratė qė tė dėshtonin apo tė mbesnin shterpa, dhe burrat tė bėheshin impotentė. (Vini re se edhe kur ėshtė negative, femra ėshtė dhėnėse dhe marrėse e jetės.) I ati i saj ishte Perėndia e qiellit Anui, forca e parė lėvizėse dhe krijuesi i Universit.

Nė Alfabetin e Ben Sirahut thuhej se Liliti ishte gruaja e parė e Adamit dhe, njėsoj si ai, ishte e mbrujtur nga dheu. Ajo i kėrkoi Adamit qė tė jetė e barabartė me tė, por ai nuk pranoi, prandaj ajo, me sa duket, u ēiftua me djajtė, duke lindur kėsisoj fėmijė djallėzorė. (Nuk e di ē’mendoni ju, po pėr mua kjo ėshtė njė tjetėr mėnyrė pėr ta paraqitur gruan si inferiore pėrkundrejt burrit.) Legjenda thotė se nėse njė njeri var njė hajmali mbrojtėse, Liliti nuk mund t’i bėjė keq atij apo asaj.

Prej kėtij besimi dhe prej kėsaj frike nga vdekja dhe shkatrrimi, lindi dhe hajmalia, e cila mund tė jetė ēdo gjė qė besohet se mund t’i sjellė fatlumturi dhe t’i sigurojė mbrojtje atij qė e mban. Ne edhe sot e kėsaj dite pėrdorim hajmali, kur varim kryeqe, kristale, rruzare etj. Nuk ma do mendja se hajmalitė kanė ndonjė fuqi nė vetvete; pėrkundrazi, fuqia e saj rrjedh nga energjia qė ne i mveshim asaj dhe nga ajo qė ka simbolizuar pėrgjatė historisė. Pėr shembull, unė mbaj njė kryq tempullarėsh (i cili ka krahė tė barabartė), sepse ai ėshtė kryqi mė i vjetėr gnostik qė ekziston, dhe unė i kam veshur atij kėtė energji.

Arkeologėt kanė gjetur njė numėr tė pafund hajmalish pėrgjatė viteve; madje, Muzeu Britanik nė Londėr ka ekspozuar disa syresh, pėr tė cilat mendohet se ka mbrojtur gratė prej tė poshtrės Lilit. (Fransina thotė se Liliti nuk ėshtė e ligė dhe se nė tė vėrtetė ėshtė sundimtarja e zanave dhe racave mė tė ulta tė tokės.)

Banshitė dhe sirenat

Folklori kelt flet pėr shumė frymė femėrore – tė mira dhe tė kėqia. Njė nga mė tė famshmet nė Irlandė dhe nė disa pjesė tė Skocisė ėshtė banshia (apo beansidhe) – thuhet se kur dikush ėshtė nė prag tė vdekjes mund tė dėgjohet klithma e banshisė. Kam shėtitur Ishujt Britanikė dhe kam biseduar me disa njerėz tejet tė zgjuar dhe tė shkolluar, tė cilėt, pasi kishin dėgjuar kėto kuja, kishin marrė vesh se njė i dashuri i tyre kish vdekur. Kjo ndodhte kaq shpesh, sa m’u desh tė pyesja Fransinė. Fillimisht, shpjegimi i saj m’u duk njė ēikė si i vėshtirė pėr t’u gėlltitur, por ai ėshtė shpjegimi mė i logjikshėm qė mund tė jepet.

Ajo mė tha se, kur ka pėr tė vdekur dikush, psika apo shpirti i tij apo i asaj e kupton se kalimi ėshtė shumė afėr. Shpirti lėshon njė klithmė psikike, pėrpara se njeriu tė kalojė nė jetėn tjetėr, por pėr shkak tė dendėsisė sė ajrit dhe vesės qė mbulon Ishujt Britanikė, shpesh klithma “e prajtė” dėgjohet – dhe pikėrisht kjo klithmė i ėshtė mveshur banshisė. (Mendoj se kėtu mund tė ndėrkallim edhe sirenat e lashtėsisė dhe nuset e valėve tė folklorit, tė cilat i ngashėnjenin me ulėrimat apo kėngėt e tyre lundėrtarėt drejt vdekjes nė shkėmbinj dhe cektina tė fshehta. A mund tė mos ishte ky njė paralajmėrim qė dilte nga nėvetėdija e vetė lundėrtarėve se pėrpara gjendeshin shkėmbinj apo kalime tė ngushta?)

Inkubusi dhe Sukubusi

Inkubusi dhe sukubusi janė, pėrkatėsisht demoni mashkullor dhe demoni femėror, qė ngashėnjejnė personat e sekseve tė kundėrta, zakonisht gjatė natės apo gjumit. Nė tė vėrtetė kėto miti zunė fill nė “Kohėt e Djegieve”, kur djegia e femrave nė turrė tė druve qe bėrė njė gjė fare e zakonshme.

Bestytėt mendonin se sukubusi i fanitej mashkullit nė trajtėn e njė gruaje tė bukur dhe e ngashėnjente atė; dhe se pas mbarimit tė aktit seksual, ajo kthehej nė njė shtrigė tė shėmtuar. Nga ana tjetėr, inkubusi fshihej pas maskės sė njė burri tė pashėm, i cili nė mėnyrė tipike, gjuante gratė e vetmuara – pas marrėdhėnies seksual, ai shndėrrohej nė njė lloj “demoni” apo shtrigani. Thuhej se veprimet e inkubusit apo tė sukubusit e marrosnin viktimėn.

Inkubusi dhe sukubusi konvencionalisht shėrbenin pėr tė shpjeguar shtatzanitė e padėshiruara, fėmijėt e lindur jashtė martese, gjymtimet e lindura etj. Besimi i tyre u krijonte mundėsi inkuizitorėve qė tė kėrkonin nishanet, tė cilat pastaj ua paraqisnin njerėzve si shenja tė ngashėnjimit nga kėta demonė. Duket sikur njėrėzit ishin ngėrthyer nga njė histeri masive, tė shkaktuar prej fuqisė sė sugjestionit; kur shpėrtheu rrėmuja, Kisha kishte tashmė ēdo arsye pėr tė djegur kėta shpirtra fatkeqė. Ėshtė tragjike ta mendosh harlisjen e kėsaj histeri.

Gargoilėt

Shumica e gargoilėve qė shikoni nė fasadėn e kishave duken si kopje gjysmėperėndish. Gargoilėt janė krijesa mitike (quhen edhe “groteske”), tė cilat i gdhendnin muratorėt si ullukė, pėr tė kulluar ujėt nga ēatitė e godinave. Fjala gargoil rrjedh nga fjala frėnge gargouille, qė do tė thotė “fyt” (nga e njėjta rrėnjė rrjedhin edhe fjalėt gargarė dhe gurgullimė).

Gargoilėt ishin njė veēori artitekturore e ndėrtesave romake, si ato tė zbuluara nė Pompei, qė shėrbenin pėr tė mbajtur larg tė keqen. Nga mėnyra se si shikojnė, duket sikur ata mbajnė tė keqėn jashtė dhe kujdesen qė ajo tė mos futet brenda. Sa mė takon mua, gjithnjė kam menduar se ėshtė e pahijshme tė mbash kėto figura tė ashtuquajtura mitologjike jashtė shtėpisė.

˜™

Unė pėrnjemend s’besoj se ėshtė e nevojshme tė merakosemi pėr mite, qė na kanė ardhur nga njė botė qė nuk kishte dijen apo shkencėn pėr tė shpjeguar arsyen se pėrse ndodhnin nė tė vėrtetė gjėrat. Me fjalė tė tjera, pėrse tė shqetėsohemi pėr njė botė demonėsh, qė veēse na acaron, dhe qė ėshtė pėrdorur pėr tė frikėsuar turmėn? Veē kėsaj, ne priremi qė atė qė s’dimė ta shpjegojmė ta tjerrim e ta stėrhollojmė … a thua se nuk kemi se pėr ēfarė tė shqetėsohemi vėrtetė, si AIDS-i, luftėrat, vrasjet, grabitjet, apo mikrobin proverbial, qė me sa duket do t’i pėrvidhet pėrjetėsisht shkencės.

Mjeksia dhe mitet ndryshojnė; fundja, pėr vite e vite tė tėrė epileptikėt kundroheshin si tė pushtuar nga djalli. Dhe nė kohėt e hershme, kur njerėzit nuk dinin asgjė pėr gjenet dhe mikrobet, pėr gjithēka fajėsoheshin “humoret* e kėqinj” qė futeshin nė trup. Njerėzit merrnin gjak pėr tė nxjerrė humoret e kėqinj – madje, disa njerėz, si Xhorxh Uashingtoni, gjatė kėtyre orvatjeve gjetėn vdekjen nga gjakderdhja. Me sa duket, njerėzit e asaj kohe nuk mund t’i shpėtonin mallkimit apo pushtimit tė djallit. (A zini besė se edhe sot e kėsaj dite ka njerėz qė mė pyesin se mos janė tė mallkuar? Ata thjeshtė nuk duan tė marrin mbi vete pėrgjegjėsitė pėr rrjedhėn e studimit tė kėsaj jete.)

Ėshtė e sigurt se demonėt nuk futen nė trupin tonė, por energjia negative apo ndonjė person toksik mund tė na bėjnė tė ndjehemi tė kėputur dhe tė sėmurė. Shpesh nėpėr leksionet e mia them se ne nuk na sėmurin mikrobet, por njerėzit dhe rrethanat – domethėnė, nė nuk mund “tė tresim” jetėn, ndaj dhe na dhėmb stomaku; ose marrim mbi vete aq shumė, sa na dhėmb kurrizi. Trupat tanė na flasin vėrtet: vazhdoni t’i thoni dikujt se ju ka thyer zemrėn dhe do tė pėrfundoni me probleme kardiake; nėse dikush ju bėn t’ju “vlojė gjaku”, do t’u rritet tensioni i gjakut. Nuk dua t’ju ndėrgjegjėsoj sė tepėrmi, por mos pėrdornin shumė fjalė negative, qė trupi tė mos ju pėrgjigjet.

Pėr t’ju treguar sa e zgjuar jam (mos harroni, kurrė nuk kam mėtuar se jam psikogjenia e vetvetes), nuk e kuptova deri vonė se burri im i sprasėm po mė zinte frymėn me trysninė qė ushtronte mbi mua. Pas divorcit, mjeku im mė zbuloi njė tumorr nė fyt (falė Perėndisė, beninj), qė ishte njė plagė pėrqark kordave tė mia zanore. Meqė nuk pija duhan dhe gjithnjė kisha patur njė zė tė ngjirur, si tė gjithė gratė nė familjen time, nuk i isha shqetėsuar pėr fytin tim, dhe mjeku e zbuloi tumorin gjatė njė kontrolli rutinė. (E dija se Perėndija, Fransina dhe engjėjt e mi e kishin ndihmuar ta gjente.) Mė vonė e pyeta se ēdo tė mė kishte ndodhur. Ai m’u pėrgjigj: “Do tė tė kishte mbytur dalė e ngadalė.”

Atėherė, ju mund tė quani qeniet e errėta, si ish burri im, “demonė”, por ata s’janė veē se shpirtėra tė shkėputur nga Perėndia pėr shkak tė krenarisė sė tyre. Ata mund tė na luajnė mendsh fare me personalitetin e tyre shpėrfillės dhe sociopatik, por ata janė kėtu qė ne tė mėsojmė.

Unė besoj vėrtet qė s’do ta njohim kurrė, por bukuria e jetės sė kėtushme dhe asaj nė Anėn Tjetėr pėrbėhet nga kėrkimi i Perėndisė dhe mistereve tė botės. Siē thotė Fransina: “Po qe se tė vjen nė mend pyetja, pėrgjigjja do tė jetė e mundshme”. Pra, lexoni dhe qėmtoni, dhe do tė arrini pėrndritjen dhe pėrgjigjjen e tė gjitha pyetjeve tuaja.

___________

* Nė mesjetė ekzistonte termi “humore themelore”, tė cilat ishin katėr lėngjet kryesore tė trupit (gjaku, gėlbaza, vreri i verdhė dhe vreri i zi), pėr tė cilėt mendohej se pėrcaktonin cilėsitė fizike dhe mendore tė njė personi.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė fshehtat dhe misteret e botės

Mesazh  Admin prej 05.03.15 23:22

10

Shtrigat dhe njerėzit-ujq

Shumė historianė mendojnė se historitė pėr qeniet e ngjashme me vampirėt, demonėt, shtrigat dhe zanat zunė fill nė mitologjitė e Babilonisė, Sumerit dhe Asirisė sė lashtė – tė cilat, siē e kam theksuar edhe nė librin tim Perėndia Mėmė, janė nė zanafillė edhe tė Biblės sonė. Por, pasha Zotin, ngandonjėherė nuk arrij ta kuptoj se si u larguam kaq shumė nga e vėrteta, por atėherė kujtohem se secili prej nesh sjell pėrvojėn dhe perceptimin e tij nė kėtė tė ashtuquajturėn kremte tė jetės.

Nė dy kapitujt nė vazhdim, do tė vazhdoj tė shqyrtoj shumė prej metaforave qė ka krijuar njerėzimi pėr tė shpjeguar njė botė qė, shpesh, ėshtė krejt e pakuptimtė.

Shtrigat

Shtrigat janė keqkuptuar e, shpesh, edhe janė pėrfolur gjatė shekujve. Ne e pėrfytyrojmė si njė plakaruēe pranė njė kazani, ku ēoē zien, pėr tė rrėnuar viktimėn e saj tė pafat: kėtij pėrfytyrimi i shtojmė edhe macen e saj tė zezė dhe mendimin se ajo merr urdhėra nga djalli (ndodh qė shtriga tė marrė edhe vetė formėn e njė maceje, pėr t’i sjellė fat tė keq kujtdo qė i kapėrcen rrugėn).

Kėto tė gjitha janė legjenda dhe bestytni tė vjetėruara – por pėr pjesėn mė tė madhe tė namit tė tyre tė keq shtrigat i detyrohen kėtyre shekujve tė fundit, gjatė tė cilave Inkuzicioni vrau nė Europė me mija njerėz, si dhe Salemit nė Masaēustets, ku u zhvillua gjyqe tė ndryshme kundėr shtrigave.

Jam e sigurt se nė kohė tė ndryshme ka patur shumė njerėz tė ligj, tė cilėt orvateshin tė ushtronin magjinė e zezė – e cila ėshtė e rrezikshme, sepse gjithēka qė lėshojmė kthehet sėrish – por shtriganėt e vėrtetė ushtrojnė njė prej feve mė tė lashta qė ekzistojnė.

Unė nuk mund tė them kėtu se padija s’ėshtė lumturi, prandaj pėrpara se tė mė gjykoni, shqyrtoni parimet zanafillore tė fesė, qė pėrfaqėsojnė shtrigat. Edhe pse Vika* moderne u krijua nė vitet ’50-tė tė shek. XX, rrėnjėt e saj na shpien nė njė fe tė lashtė panteiste, sipas sė cilės Zoti ishte kudo nė natyrė; ajo ėshtė shumė e lidhur edhe me parimin femėror apo Hyjneshėn.

Shtriganėt pėrdorin namatisjet, por ushtruesit e vėrtetė i pėrdorin ato pėr qėllime tė mira, siē janė ndjellja e shirave nė kohė thatėsie, shėrimi i bagėtive a gjėsė sė gjallė etj. Njerėzit nuk e kuptojnė se pohimet janė nė tė vėrtetė pjesė e njė lloji tė ritualit vikan – kėto shtriga tė bardha besojnė se po tė pėrsėrisim shumė herė njė gjė, ajo do tė vijė tek ne, dhe se ne jemi krijuar pėr tė bėrė mirė.

Sigurisht, brenda ēdo grupi ka pėrherė disa kokrra qė krijojnė njė figurė tė keqe pėr tė gjithė grupin. (Pėrshembull, “TV Psikikja” zonjusha Kleo na ka poshtėruar gjithė ne psikikėve.) Njė shtrigan qė i keqpėrdor fuqitė e tij, zakonisht ėshtė njė qenie terri, qė ka keqpėrdorur nė mėnyrė flagrante energjinė e programimit pozitiv.

A jam unė shtrigė, apo mė mirė, a dua unė tė jem shtrigė? Jo, por unė e adhuroj ngulmimin e tyre pėr tė mbajtur gjallė besimin. Dhe, megjithėse unė s’kam shqiptuar kurrė ndonjė formulė magjike dhe s’kam qenė kurrė Shtrigė, kam lexuar dhe studijuar nga literatura e tyre aq, sa ta dij se njė Shtrigan i vėrtetė priret nga mirėsia, harmonia dhe mbrojtja e planetit.

———————————

Sa herė qė kujtoj shtrigat, mė shkon mendja te gjyshe Ada, e cila mė rrėfeu njė herė pėr njė burrė tė vogėl, tė ngjashėm me njė xhuxh, qė, ajo si fėmijė, e takonte nė Pyllin e Zi nė Gjermani. Ai e priste nė pjesėt e gjelbėruara tė pronės sė familjes sė saj, ku i mėsonte gjithēka mbi mjeksinė dhe barnat e pyjeve.

_________

*Wicca: kulti fetar i shtrigėrisė moderne (shėnim i pėrkthyesit).

Sylvia Browne – Tė fshehtat dhe misteret e botės
Pėrktheu nga origjinali: Azem Qazimi

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi