Falli me pasqyrė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Falli me pasqyrė

Mesazh  FM prej 16.01.09 15:04

Falli me pasqyrė (Pikepamje evangjeliste)

Ekzistojnė disa libra okulte lidhur me pėrdorimin e pasqyrės pėr tė bėrė parashikime dhe magjira.Magjistarėt e pasqyrės, duke pėrdorur njė pasqyrė, mund tė pėrpiqen tė shėrojnė ose tė pėrndjekin dikė, tė kurojnė njerėzit nė distancė etj.

Pasqyra pėrdoret shpesh pėr tė zbuluar gjėra qė i interesuari nuk i di dhe kėrkon t'i dijė, pėr tė zbuluar krime, ose pėr tė bėrė diagnozėn e sėmundjeve tė rėnda dhe mund tė lidhet me shumė fenomene qė ndodhin nė botė. Nuk pėrdoret vetėm pasqyra si mjet, po edhe sfera kristali, copa kristali dhe ne pėrgjithėsi, objekte qė reflektojnė dritėn. Ka madje nga ata qė pėrdorin edhe sipėrfaqen e ujit pėr kėtė qėllim.

Origjinėn e pėrdorimit tė pasqyrės dhe kristalit nė pėrgjithėsi pėr kėto qėllime,e gjejmė qindra vjet mė parė. Madje edhe nė pėralla, gjejmė motivin e pėrdorimit tė pasqyrės. Pasqyra zė po ashtu njė vend nė mysticizėm. Thuhet se Jakob Boemi arriti nė pikat mė tė larta tė mendimit tė tij duke medituar mbi njė sferė xhami, si ato qė pėrdorin kėpucarėt pėr tė pėrqėndruar dritėn.

Nga pikėpamja psikologjike, vėzhgimi i kristalit, gjatė, e nė mėnyrė tė pėrqėndruar, shkakton autosugjestionim e autohipnozė dhe mund tė ēojė nė zgjimin e disa proceseve subkoshiente. Ka tė dhėna se, kjo formė e parashikimit tė fatit,ve nė veprim forca qė janė subkoshiente.

Duke qėnė se kėto forca nuk vihen nėn kontrollin e ndėrgjegjes, ato mund t'ia hapin lehtė rrugėn fuqive qė janė jashtė nesh. Jo mė kot, Pavli thotė se ne, nuk luftojmė kundėr mishit e gjakut,po kundėr frymėve tė liga tė ajrit (Letėr Efesianėve 6:12). Po japim disa shembuj pėrsėri pėr ta ilustruar kėtė formė falli.

Shemb.37 Njė fermer kishte shumė kokė dhėn.Njė ditė u zhdukėn shumė nga dhentė dhe nuk gjendej se ku ishin. Fermeri vajti tek njė fallxhor qė pėrdorte objekte kristali,i cili kishte emėr se mund tė zgjidhte ēdo problem qė i vihej pėrpara, dhe i kėrkoi ndihmė.Fallxhori vajti nė dhomėn e tij dhe qėndroi atje pėr ca kohė. Pastaj u kthye atje ku ishte fermeri dhe i tha:" Merr rrugėn e parė qė del nga ferma, kthehu djathtas dhe pastaj ngjitju kodrės.Nė majė ėshtė njė shkėmb i madh, atje janė delet". Fermeri bėri si i tha fallxhori dhei gjeti delet.

Shemb.38 Njė fermer vajti tek njė fallxhor dhe i tha se njė natė mė parė i kishin vjedhur lopėn, e iu lut ta ndihmonte pėr ta gjetur. Fallxhori vajti nė dhomėn e tij dhe u pėrqėndrua mbi pasqyrėn. Pastaj u kthye dhe tha:"Lopėn e ke nė fermėn nė Holzerjoerg. Ėshtė nė stallė prapa nja dy turrave me kashtė. Merr nja tre katėr veta dhe njė polic me vete. Ca tė hyjnė nė shtėpi, ca tė venė direkt nė stallė." Burri bėri si i tha fallxhori dhe e mori lopėn pėrsėri.

Shemb.39 Njė natė u dogj garazhi i dikujt, bashkė me makinėn e tij. Ky person, cili nuk ishte besimtar, dyshoi se zjarri ishte vėnė me qėllim dhe lajmėroi policinė.Hetimet e policisė nuk dhanė ndonjė rezultat. Pas kėsaj,personi vajti tek njė fallxhor.

Fallxhori u mbyll nė dhomėn e tij pėr rreth njėzet minuta, pastaj doli nga dhoma gjysmė e errėt duke mbajtur nė dorė pasqyrėn, ia zgjati personit dhe i tha: "Ky ėshtė qė i ka vėnė zjarr garazhit".

Personi mbeti i shokuar, se fytyra qė pa nė pasqyrė, ishte ajo e njė ish shoku tė tij tė klasės. "S'ėshtė e mundur", tha ai. "Ne kemi marrėdhėnie shumė tė mira me njėri-tjetrin. "Pasqyra nuk gėnjen", tha fallxhori. Tek po dilte jashtė personi, fallxhori shtoi si rastėsisht: "Edhe diēka tjetėr, do tė vdisni sė shpejti".

Pas kėsaj personi vajti tė takojė ish shokun e tij tė klasės dhe duke e vėnė pėrballė me faktin i tha:"Ke dorė ti tek zjarri nė garazh?" Shoku hezitoi, dha nė fillim pėrgjigje konfuze dhe pastaj e pranoi fajin. Kur e pyeti pastaj pėr arsyen, ai i rrėfeu se kishte qėnė gjithnjė shumė xheloz pėr suksesin e shokut tė vet, se atij vetė nuk i kishte ecur nė profesion. Ai iu lut pastaj shokut qė tė mos e nxirrte tė vėrtetėn dhe i premtoi ta zhdėmtonte pėr garazhin e t'ia zėvendėsonte makinėn. Dhe kėshtu bėri.

Pas katėr javėsh, nė mes tė natės, pronari i garazhit bėrtiti me tė madhe. E shoqja u zgjua,ndezi dritėn dhe pa se i shoqi po pėrpėlitej. Lajmėroi menjėhere urgjencėn dhe tė shoqin e shtruan nė klinikėn universitare tė qytetit. Atje qėndroi dhjetė ditė pa ndjenja dhe e ushqenin me serume.

Gjatė kėsaj kohe,njė grup besimtarėsh luteshin pėr tė. Pas dhjetė ditėsh, pacienti erdhi pėrsėri nė vete dhe tregoi atė qė i kishte ndodhur para se tė humbiste ndjenjat. Kur kishte bėrtitur atė natė, kishte parė nė njė si ėndėrr ose gjysmė ėndėrr, ca figura tė tmerrshme djajsh qė i qenė afruar dhe pėrpiqeshin ta zvarrisnin nė skėterrė.

Gjatė kėtyre ēasteve, atij i kish dalė para syve gjithė faji i jetės sė tij tė kaluar. Kishte parė pėrsėri zjarrin dhe fallxhorin. Figurat e zeza qė e zvarrisnin nė humnerėn e zezė i thanė se e kishte mbushur kupėn e mėkatit dhe tani duhej tė kryqėzohej pėr fajin e tij. Pastaj ai kishte pėrjetuar kryqėzimin me vuajtje e dhimbje tė tmerrshme.

Pas kėtyre torturave qė dukeshin pa fund, figurat e zeza ishin zhdukur pėrsėri. Pastaj kish filluar t'i lehtėsohej gjendja dhe kishte ardhur pėrsėri nė vete. Mė vonė, mėsoi nga doktori se kishte qėnė dhjetė ditė pa ndjenja.

Pas kėsaj ngjarjeje, personi ndryshoi krejt. Mė parė ai nuk kish dashur tė dinte pėr Biblėn,po pas kėsaj, filloi tė ndjekė shėrbimin e sė djelės dhe orėt biblike nė kishėn lokale. Ishte shumė aktiv dhe sillte ēdo tė djelė nė kishė edhe shumė nga fqinjėt e tij me makinėn e vet.

Ndonėse parashikimet dhe gjetjet e shumė fallxhorėve janė shpesh konfuze dhe tė dyshimta, shėmbujt qė pamė tregojnė se disa prej tyre mund tė marrin njė informacion tė saktė nga pasqyra. Nė tė dy shembujt e parė nuk e di si vajti puna mė tej, po rasti i tretė ėshtė shumė domethėnės.

Unė mendoj se personi, kur dėgjoi nga fallxhori se do tė vdiste shpejt, ra viktimė e njė sugjestionimi. Duket se historia me ish shokun e tij tė klasės e kishte prekur thellėsisht. Mendimet i ishin pėrqėndruar tek shoku dhe te ky veprim i shėmtuar. Nė kėtė fazė, ndėrgjegjja e tij nuk ishte e pėrqėndruar dhe subkoshienca ishte aktive.

Ēasti kur fallxhori bėri parashikimin ishte shumė i pėrshtatshėm qė parashikimi tė zinte vend nė subkoshiencėn e tij. Semundja qė pasoi nuk ishte parashikim nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Duke pėrdorur terminologjinė e Zukerit, mund tė themi se nuk ishte aq njė veprim mistik ose parashikim i fatit, sesa njė veprim magjik e induktiv.
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pershendetje

Mesazh  grabitqari prej 10.01.11 13:45

po ne si mund ti perdorim pasqyrat?
avatar
grabitqari

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli me pasqyrė

Mesazh  exxtreme prej 17.05.11 3:17

grabitqari shkruajti:po ne si mund ti perdorim pasqyrat?

ne mund ti perdorim per tu shikuar n ese dukem cool

skemi pse ti perdorim me teper
avatar
exxtreme

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli me pasqyrė

Mesazh  Jetmira prej 22.09.13 11:44

Kur e shoh veten gjat ne pasqyr shoh se x pamje i ngjaj pak a shum nje cunni qe ka 5 m larg nga un shpin ai...un kom tipare goce e ai cuni ppor serish ngjajm
avatar
Jetmira

802


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi