Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  gjilanasi prej 07.02.15 20:09

Rimishėrimi, 5 vjeēari: Isha grua kur vdiqa, mė quanin Pam



Njė djalė 5 vjeēar ėshtė i bindur se ai ishte njė grua me ngjyrė 30 vjeēe nė jetėn e mėparshme dhe pretendon se mban mend se nė jetėn is gura vdiq nga njė zjarr.

Kjo ėshtė historia e pabesueshme e Luke Ruehlman, nga Cincinnati, Ohio, i cili thotė se dikur quhej Pam dhe jetonte nė Chicago derisa humbi jetėn nė njė ndėrtesė qė u pėrfshi nga zjarri nė vitin 1993.

Fėmija pretendon se ai u rimishėrua dhe se e mban mend se u quajt Luke nga prindėrit e tij.

Megjithėse kujtimet nga e kaluara kanė ndalur, nėna e Luke, Erika i tha stacionit lokal Fox8 se qė nga mosha 2 vjeēe i biri i fliste pėr gjėra nė tė shkuarėn.

Nė fillim, tha ajo, ai thjesht pėrdorte emrin Pam dhe dukej i fiksuar me atė emėr. Mė vonė ai nisi t’i referohej pamjes sė tij nė jetėn e shkuar si grua.

Erika tha: Ai filloi tė thoshte: kur unė isha vajzė kisha flokė tė zi, ose “unė pėrdorja vathė si ata kur isha vajzė”.

Nėna e 5 vjeēarit tha se kur ajo pėrballej me tė birin se kush ishte Pam, ai nė fakt i tha se Pam ishte ai dhe i tha se kujtonte njė proces tė ēuditshėm kur “ishte shtyrė prap nė Tokė” si i rilindur.

Djali i kishte thėnė nėnės sė tij kur e kishte pyetur: Unė duhet tė isha Pam, por vdiqa. Shkova nė parajsė dhe pashė Zotin dhe ai mė shtyu prap kėtu dhe kur u zgjova isha bebe dhe ti mė quajte Luke”

Erika tha se djali i saj pėrdorte fakte qė nuk kishte se si ti kishte kopjuar apo dėgjuar nga dikush tjetėr, madje e pamundur t’i kishte mėsuar vet.

Pas kėsaj historie, nėna e Luke zbuloi se ekzistonte njė Pamela Robinson, e cila kishte jetuar nė Chicago, por kishte vdekur nga njė zjarr nė Paxton Hotel nė vitin 1993.

Shkencėtarėt disa herė janė pėrballur me studimin e rasteve ku fėmijė mund tė flisnin “gjuhė tė vdekura”, tė cilat sipas disa spiritualistėve lidhen me kujtimet nga jetėt e mėparshme, por pėr rimishėrimin nuk ka asnjė provė shkencore deri tani. Rimishėrimi besohet nė shumicė nga budistėt, ndėrsa njerėzit e quajnė njė formė tė jetėve tė kaluar edhe atė qė njihet si “deja -vu”.





Pėrgatiti: J.H
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Raste te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Luli prej 04.03.15 10:17

Fėmija 3 vjeē, rimishėrohet, njeh personin qė e vrau dhe gjen eshtrat e tij

Njė histori e pabesueshme qė ka magjepsur mijėra lexues nė tė gjithė botėn ka ndodhur nė kufirin mes Sirisė dhe Izraelit. Njė fėmijė 3 vjeē, pretendon se arrin tė kujtojė me detaje jetėn e tij tė mėparshme. Fėmija thotė se ėshtė varė dhe u ka treguar autoriteteve vendin ku ndodheshin eshtrat e tij, arma mė tė cilėn ėshtė ekzekutuar, madje edhe emrin e vrasėsit. Ngjarja ka ndodhur nė rajonin Golan, qė ndodhet nė kufi mes Sirisė dhe Izraelit.

Historia e vogėlushit ėshtė treguar nga doktor Eli Lasch, i cili ka bėrė njė libėr pėr rimishėrimin.



Nuk ka prova shtesė pėr vėrtetėsinė e tregimit, por historia ka tėrhequr vėmendjen e shumė lexuesve anglo-saksonė, e cila javėn e kaluar u bė virale. Fėmija nė fjalė i pėrket etnisė druze, e cila beson nė rimishėrimin. Fėmijėt  qė i pėrkasin kėsaj etnie dėrgohen nė vendet e jetės sė mėparshme, pėr tė kuptuar nėse i ruajnė ende kujtimet. Nė kėtė pikė, vogėlushi e kaloi kufirin. Ai tregoi vendin ku thotė se ėshtė varrosur dhe pas gėrmimeve, aty u gjend njė kadavėr e seksit mashkull. Pak metra  mė tutje ai tha se ndodhej edhe arma e krimit, e cila ishte njė sėpatė.



Ndėr tė tjera, fėmija ka lindur me njė vijė ngjyrė rozė nė pjesėn e ballit, pika nė tė cilėn thotė se ėshtė qėlluar me sėpatė. Ajo qė e shton mė shumė vėrtetėsinė e historisė, ėshtė se vogėlushi kujtonte emrin e tij tė mėparshėm. Katėr vite mė parė, njė person me njė emėr tė tillė rezulton i zhdukur. Dėshmitarė tė zonės thonė se atė kohė kujtojnė se personi qė akuzohet pėr vrasje, ėshtė parė i zbehtė, por ai kurrė nuk e rrėfeu krimin e tij.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Luli prej 08.03.15 16:31

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  trigonkos prej 08.03.15 18:41

kjo munde te jete qe xhindi percjelles i te vrarit eshte futur tani tek ky femija dhe me vete ka bartur jeten e atij personi.


Eshte e njejta gje sikurse te nje hardisk i nje kompjuteri te shkatrruar te vendoset ne nje kompjuter te ri, pra ai me vete bart edhe dosjet qe kane qene ne kompjuterin e kaluar.
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

78


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Luli prej 16.03.15 23:43

Aktori hollivudian rimishėrohet tek djali 5-vjeēar?



Jeta e njė nėne u kthye pėrmbys kur djali i saj 5-vjeēar i rrėfeu se nė jetėn tjetėr kishte qenė njė aktor Hollivudi dhe mė pasi ishte rimishėruar.

Gjithēka nisi kur djali i saj ishte 4 vjeē dhe pėrjetonte vazhdimisht akthe dhe ėndrra tė frikshme. Vetėm njė vit mė vonė, Ryan Hammons e ndau sekretin me nėnėn e tij. Duke folur nė programin televiziv ‘Today’, nė SHBA nėna e vogėlushit, Cyndi Hammons nga Oklahoma u shpreh: “Ai mė tha; mami dua tė tregoj diēka, unė kam qenė dikush tjetėr”.

Gruaja tregon se fillimisht nuk i dha rėndėsi, por nisi tė besonte se nuk bėhej fjalė thjesht pėr imagjinatėn e shfrenuar tė fėmijės sė saj, kur u pėrballė me nivelin shkokues tė detajeve tė imėta qė ai mund tė risillte nga e shkuara e tij.

Djaloshi i tregoi nėnės sė nė jetėn e tij tė shkuar udhėtonte shpesh, punonte me yje tė kinemasė si Rita Hayworth dhe kėrcente nė Broadway. Cindy, e cila ėshtė rritur nė njė familje tė krishterė, nuk beson nė rimishėrim.

Nisur nga detajet e dhėna nga i biri, gruaja kėrkoi nė njė librari nė Hollivud ku gjeti njė film tė vitit 1932 me titull ‘Night After Night’. Duke shfletuar librin, 5-vjeēari ndali tek njė aktor i panjohur i cili kishte interpretuar nė film duke thėnė: “Ky jam unė, kėshtu kam qenė”.

Pėrgjegjėsi i arkivit e identifikoi aktorin e panjohur si Marty Martyn, i cili kishte interpretuar nė pak filma dhe mė pas ishte bėrė njė agjent nė Hollivud. Ai kishte vdekur nė vitin 1964. Tė gjitha detajet e rrėfyera nga 5-vjeēari pėrputhen me jetėn e aktorit, pėr tė cilin nuk dihej asgjė deri nė momentin qė ai e bėri tė njohur.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Siroco prej 12.10.15 15:17

Djali i lindur sikur gjyshi i tij




Gus Taylor ishte njė djalė i ri gjyshi, i tė cilit kishte vdekur njė vit para se tė lindte ai. Kur Gus ishte pak mė i madh se njė vit, ai filloi tė thoshte se ishte gjyshi i vet. Pasi qė mbushi katėr vjet, derisa shikonte fotografitė e vjetra familjare, ai ishte nė gjendje qė ta identifikonte “veten” nė to, duke bėrė me dorė kah pamja e gjyshit.

Gjėja tjetėr e frikshme nė lidhje me kėtė rast, ishte se Gus, nė moshėn katėrvjeēare, filloi qė tė fliste rreth vdekjes sė motrės sė tij. Gjyshi i Gus-it kishte njė motėr, e cila ishte vrarė dhe hedhur nė Gjirin e San Franciskos. Fati i kėsaj gruaje kurrė nuk ishte diskutuar nė familje, kėshtu qė Gus nuk kishte mundur qė ta dėgjonte atė ngjarje nga t
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Siroco prej 12.10.15 15:19

Dhimbja nga lėndimi i vjetėr



Katėrvjeēari Edward Austrian herė pas here ishte ankuar se kishte dhimbje fyti. Pėr mė tepėr, ai i kishte treguar nėnės sė tij disa rrėfime shumė tė detajuara, nė tė cilat ai pretendonte se kishte qenė ushtar i Luftės sė Parė Botėrore, ku, sipas tij, ai ishte qėlluar nė fyt dhe kishte vdekur.

Pėrfundimisht, pasi qė kjo gjendje ishte bėrė e padurueshme, prindėrit e djaloshit kishin vendosur ta dėrgonin tek doktorėt, megjithatė ata nuk kishin arritur ta gjenin shkaktarin e dhimbjeve tė fytit. Si rrjedhojė, doktorėt kishin vendosur t’ia heqin bajamet nga fyti, veprim pas tė cilit nė pjesėn e brendshme tė fytit tė katėrvjeēarit kishte filluar tė zhvillohej njė cist, qė i kishte lėnė tė habitur edhe doktorėt.

Gjithsesi, me kalimin e kohės, pa asnjė lloj trajtimi, cisti kishte filluar tė zhdukej. Pra, ka mundėsi qė shpirti i vjetėr po i shėronte ngadalė plagėt nė trupin e ri.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Siroco prej 12.10.15 15:20

Vajza gjen shtėpinė e saj tė vjetėr



Njė vajzė e vogėl qė quhej Ampan kishte raportuar se i kujtohej jeta e kaluar si njė pesėvjeēare. Ajo vazhdimisht kishte insistuar qė prindėrit e saj ta dėrgonin nė shtėpi, mirėpo ata gjithmonė i ishin pėrgjigjur, duke i thėnė se ajo veēse ishte nė shtėpi.

Si rrjedhojė, ajo ia kishte shpjeguar prindėrve tė saj se si ajo kishte jetuar nė njė fshat tė afėrt, nė Buhom, dhe se kishte vdekur nga gripi, duke shtuar qė nė jetėn e kaluar ajo ishte quajtur Somwong.

Kur Ampan i kishte mbushur tetė vjet ajo dhe familja e saj kishin shkuar nė njė festival fetar nė Buhom ku Ampan i kishte dėrguar prindėrit e saj tek njė shtėpi, pėr tė cilėn kishte pretenduar se kishte qenė e saja. Ajo mė pas ishte takuar edhe me njė grua, tė cilėn e kishte quajtur nėnė.

Pėr mė tepėr, Ampan kishte thėnė se po kėrkonte njė hajmali dhe kishte shkuar drejt e nė vendin ku Somwong e kishte fshehur. Nga ajo ditė, Ampan rregullisht e kishte vizituar familjen e saj tė vjetėr.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Siroco prej 12.10.15 15:21

Kėrkimi i Bridey Murphy-t



Njė rast shumė i njohur i reinkarnacionit ėshtė ai i gruas nga Kolorado qė quhej Virgina Tighe, e cila ishte pėrzgjedhur qė tė hipnotizohej nga njė burrė lokal, qė quhej Morey Bernstein. Menjėherė pasi qė kishte rėnė nė hipnozė, Virgina kishte filluar tė fliste me njė aksent tė rėndė irlandez.

Supozohet qė asaj i ishin kujtuar kėngė dhe tregime irlandeze, gjatė kohės kur ka qenė nėn ndikimin e hipnozės.

Ajo kishte thėnė qė ishte lindur nė vitin 1798, dhe se quhej Bridey Murphy, pėr tė vazhduar mė pas me tregimin pėr familjen dhe bashkėshortin e saj. Morey Bernstein i kishte shėnuar tė gjitha gjėrat qė Virgina i kishte pėrjetuar dhe mė pas i kishte pėrmbledhė nė njė libėr, qė ishte bėrė bestseller.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  gjilanasi prej 30.10.15 15:14

Shanti Devi



Nė vitin 1930, Shanti Devi, nga Delhi, Indi, e cila atėherė i ka pasur katėr vjeē, u ka thėnė prindėrve tė vet qė dikur ka jetuar nė vendin e quajtur Muttra (tani i njohur me emrin Mattra), qė ka qenė nėnė e tre fėmijėve, e cila ka vdekur gjatė lindjes, si edhe emrin e ka pasur Ludgi.

Duke pasur parasysh qė kjo vajzė e vogėl me kėmbėngulje konstatonte se po e thoshte tė vėrtetėn, prindėrit e saj vendosėn qė tė hulumtonin hollėsisht tregimin e saj.

Doli qė ekzistonte fshati i cili quhet Muttra dhe qė aty njė femėr me emrin Ludgi kohė mė parė kishte vdekur.

E kanė dėrguar Shantin nė fshatin ku menjėherė ka filluar tė flasė dialektin lokal dhe menjėherė e ka njohur burrin dhe fėmijėt nga jeta e mėparshme.

Madje i ėshtė pėrgjigjur saktėsisht edhe 24 pyetjeve tė cilat kanė konfirmuar qė njeh tė gjitha faktet e jetės sė Ludgit.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Luli prej 07.11.15 13:00

Nė trupin e 4-vjeēarit jeton shpirti i njė ushtari tė vrarė nė vitin 1983




Njė nėnė e tmerruar beson se shpirti i njė ushtari tė vdekur mund tė jetė i bezdisshėm pėr djalin e saj katėr-vjeēar.

Michelle Lucas nga Virginia pretendon se katėr-vjeēar flet pėr jetėn e rreshterit Val S Lewis i cili u vra gjatė njė sulmi terrorist me bombė nė Beirut, Liban, nė 1983.

“Mami, Mami, pėrse mė lejuat tė vdesė nė atė zjarr?”, thotė djaloshi Andrew nė kohėn e gjumit pothuajse ēdo natė.

Nėna e tij, Michelle Lucas, thotė Andrew flet gjėra tė cilat njė fėmijė katėr vjeē nuk mund t’i dijė.

“Unė kam qenė e frikėsuar. Jam frikėsuar shumė. Nuk e di se ku vjen ajo. Doja tė di “, thotė nėna Michelle.

Sipas nėnės sė tij, Andrew fliste gjėra tė ndryshme si pėr shembull, adresėn se ku ka jetuar ushtari Val Lewis, si dhe varrin e tij se ku ėshtė varrosur.

Kur ajo i tregoi foton e marinsave 31 vjet mė parė sė bashku me Val S Lewis i cili vdiq nė Bejrut, djali heshti dhe i tha se: “kėto janė miqtė e mi.”



avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  gjilanasi prej 19.01.16 20:48

Djaloshi, qė pretendon se shpirti i njė piloti tė vdekur nė Luftėn e Dytė Botėrore ishte rimishėruar nė trupin e tij



Britmat e tmerrshėm kishin ēarė terrin e natės. “Aeroplani po digjet”! Kanė qenė fjalėt e njė djaloshi tė vogėl, i cili bėrtiste teksa rrotullohej nė shtratin e tij.

“Ai qėndronte i shtrirė nė shpinė dhe gjuante me shqelma sikur tė ishte duke u djegur vetė, apo sikur po mundohej tė dilte nga arkivoli. Nė fillim mė ishte dukur sikur po pėrjetonte ndonjė ekzorcizėm, mirėpo pastaj i kam dėgjuar fjalėt e tim biri”, ka thėnė babai i fėmijės.

Vazhdimisht djali i vogėl kishte pėrsėritur fjalėt: “Aeroplani po digjet. Burri i vogėl nuk po mund tė dalė nga aeroplani!”.

Kėto skena kanė qenė tronditėse pėr prindėrit, ndėrsa befasuese pėr ekspertėt e dukurive paranormale.

Kur ankthet e natės kishin filluar tė intensifikoheshin, djaloshi i vogėl, qė quhet James, kishte filluar tė bėhej mė i qartė nė fjalėt qė i thoshte gjatė agonisė, e shpeshherė kishte pėrsėritur fjalėt “Jack Larsen”, “Natoma” dhe “Corsair”.

Babai i James Leininger-it, Bruce, mė pas kishte filluar tė bėjė kėrkime rreth emrave qė i biri i tij i kishte pėrsėritur gjatė kohės sė pėrjetimit tė ėndrrave tė frikshme. Ndėrsa, nėna e James-it, Andrea, pa menduar shumė gjatė kishte thėnė se ka mundėsi qė i biri i tij ishte rimishėruar.



Ankthi i parė


E gjithė kjo ngjarje kishte filluar natėn e 1 majit tė vitit 2000, kur kishin kaluar vetėm tri javė nga ditėlindja e dytė e James-it. Deri atėherė, ai ka qenė njė fėmijė i lumtur, qė jetonte me prindėrit e tij nė njė shtėpi luksoze nė Luiziana tė Shteteve tė Bashkuara, mirėpo, ankthi i natės sė parė i kishte frikėsuar shumė prindėrit e tij.

Edhe nė fėmijėri, lodrat e preferuara tė James-it kanė qenė helikopterėt dhe avionėt ushtarakė dhe ndonėse ka qenė shumė i vogėl, ka pasur njohuri tė gjera pėr ushtrinė, sidomos terminologjinė e aeroplanėve ushtarakė.


“Kur njė herė pata dashur t’ia blejė njė helikopter dhe i pata thėnė ‘shiko, ėshtė njė helikopter me bombė nė tė’ ai mė pati thėnė qė ajo qė po ia tregoja nuk ishte bombė, ishte thjesht njė bombol gazi”, ka thėnė nėna e tij.

Kur Bruce e kishte pyetur James-in se kush ishte burri i vogėl tė cilin e pėrmendte nė ėndrra, ai i ishte pėrgjigjur: “Unė”.

“Ēka ka ndodhur me aeroplanin tėnd”, e kishte pyetur Bruce. “Ėshtė qėlluar dhe ėshtė rrėzuar”, i ishte pėrgjigjur James-i pa hezitim. “Kush e ka qėlluar aeroplanin tėnd”, e kishte pyetur i ati me kėmbėngulje, pėr t’u befasuar nga pėrgjigjja e tė birit, qė i kishte thėnė: “Japonezėt”.
Image



Gjetja e fakteve


Tashmė i bindur se i biri i tij kishte pėrjetuar diēka tė veēantė, Bruce kishte filluar tė hulumtoj me mė shumė seriozitet dhe e kishte zbuluar qė “Corsair” kishte qenė njė aeroplan ushtarak i pėrdorur gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ndėrsa “Natoma”, njė tjetėr fjalė e pėrmendur nga James, kishte dalė tė jetė njė anije, nga e cila ishin nisur aeroplanėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore,0 transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pėrfundimisht, ai kishte kėrkuar edhe pėr James Huston-in, tė cilin i biri e kishte pėrmendur disa herė nė ėndrra, duke pretenduar se ai ishte quajtur ashtu. Dhe, kur kishte rėnė nė fotografitė e tij dhe ia kishte treguar tė birit, ishte habitur nga reagimi i menjėhershėm i tij, i cili kishte thėnė: “Ky kam qenė unė”.

Ankthet e natės sė James-it kishin vazhduar deri nė moshėn tetėvjeēare, nga kur edhe janė ndalur, duke e lėnė James Huston-in tė pushojė i qetė nė jetėn e pėrtejme.

(Kosova Sot)
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  gjilanasi prej 28.01.16 21:44

“Unė jam njė mace”: Rasti i ēuditshėm i bukuroshes norvegjeze



Njė vajzė norvegjeze ėshtė e bindur se ėshtė njė mace e mishėruar nė trupin e njė njeriu.

Duket e pabesueshme por ajo e mendon seriozisht kėtė gjė.

20-vjeēarja Nano nga Oslo thotė se mund tė mjaullijė si mace, shikon mė mirė natėn se sa ditėn dhe urren qentė.

Ajo gjithashtu pretendon se ka aftėsi tė mbinatyrshme tė nuhatjes.

Psikologėt thonė se ajo mund tė dalė nga ajo gjendje me ndihmėn e specialistėve, por Nano thotė se do qė tė jetė njė mace pėr gjithė jetėn.







avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi