Mėso tė duash tė tjerėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mėso tė duash tė tjerėt

Mesazh  Neo prej 02.03.15 21:57



Do tė mund tė duam tė tjerė mė plotėsisht dhe nė mėnyrė mė tė qėndrueshme nėse mund tė ēlirohemi nga labirinti ynė i ndjenjave tė pakėndshme dhe konflikteve tė brendshme, qė bllokojnė dashurinė tonė. Nė fund tė fundit, kjo do tė thotė ta kapėrcesh frikėn.

Pėrdorim fjalėn "dashuri" pėr tė pėrshkruar shumė forma tėrheqjeje, qė nė fakt janė gjendje krejt tė ndryshme mendore. Kur themi qė duam dikė ose diēka, kjo do tė thotė nė thelb qė ndihemi mirė kur jemi nė kontakt me atė qenie ose send. Kjo ėshtė njė gjendje e kėndshme, qė na mundėson tė ndiejmė siguri, plotėsim, lumturi dhe paqe tė brendshme.

Mirėpo, lidhja jonė me atė qenie ose objekt mund tė jetė nė nivele tė ndryshme. Vetėm pak prej tyre mund tė konsiderohen si dashuri tė vėrtetė, por janė nė fakt dashuri tė pėrzier me nevoja dhe kapje. Shumica e dashurisė, siē e njohim, ėshtė nė tė vėrtetė njė "lloj pazarllėku dashurie", nė tė cilin duam dikė pėrderisa na jep atė qė duam ose na duhet prej tij. Nė qoftė se mbaron tė na japė atė qė duam ose na duhet, ose nėse pengon kėnaqėsinė tonė, mbarojmė sė dashuri dhe kapllohemi nga lėndimi, hidhėrimi, xhelozia dhe inati - tė gjitha kėto linden nga frika.


FAZA DASHURIE

Dashuria ėshtė si xeherori i arit, qė nxirret nga dheu; ėshtė i pėrzier me metale tė tjera (emocione, nevoja dhe frika). Detyra jonė ėshtė ta pastrojmė kėtė ar kurse mundohemi tė duam pa kushte nė tė gjitha marrėdhėniet tona, pavarėsisht nga sjelljet e tė tjerėve. Atėherė do tė jemi tė lumtur.

Kėto janė nivelet e ndryshme tė dashurisė nė jetėn tonė:

1. Nė nivelin e parė, e "duam" tjetrin sepse na ofron siguri. Nė qoftė se nuk na ofron mė kėtė siguri ose fillon t’ua ofrojė tė tjerėve, ka shumė tė ngjarė qė ndihemi tė plagosur, tė zemėruar dhe xhelozė. Kėshtu dashuria jonė ėshtė e bazuar nė kushtin e kėsaj marrėveshjeje tė posaēme, qė tjetri do tė na japė ndjenjėn e sigurisė. Kur i themi atij person: "Tė dua", kjo do tė thotė nė tė vėrtetė: "Kam nevojė pėr ty pėr t’u ndier i sigurtė, ndihem i pasigurtė pa ty. "

2. Nė nivelin e dytė e "duam" tjetrin sepse na jep forma tė ndryshme kėnaqėsie, rehatie ose qejfi. Nė qoftė se nuk na jep mė kėto kėnaqėsi ose ua ofron tė tjerėve, atėherė humbim ndjenjat tona tė "dashurisė" dhe shpesh ndihemi tė plagosur, tė zemėruar dhe tė hidhėruar. Kur i themi kėtij personi "Tė dua", kjo do tė thotė nė tė vėrtetė: "E dua kėnaqėsinė qė mė jep. "

3. Nė nivelin e tretė e "duam" tjetrin sepse nė ndonjė mėnyrė na afirmon, ndoshta duke na u bindur ose duke pasur nevojė pėr ne ose duke qenė dakord me ne ose duke na lavdėruar. Nė qoftė se kjo ndryshon, atėherė ndryshojnė edhe ndjenjat tona. Kemi nevojė pėr kėtė person pėr tė ndier fuqinė tonė ose vetėvlerėn tonė.

4. Nė nivelin e katėrt fillojmė pėr herė tė parė tė pėrjetojmė dashuri vetėmohuese pėr njė person pavarėsisht nga mėnyra se si sillet. Megjithatė ekziston ende kushti qė ėshtė ky person specifik - zakonisht njė fėmijė ose prind. E duam kėtė person, edhe po qe se nuk na jep siguri, kėnaqėsi ose afirmim. Por nuk ndiejmė kėtė pėr tė gjithė njerėzit.

5. Pastaj nė nivelin e pestė fillojmė tė ndiejmė dashuri universale vetėmohuese, nė tė cilėn duam gjithmonė e mė shumė njerėz pa kusht, pavarėsisht nga sjellja e tyre. Nė kėtė nivel jemi shpesh tė motivuar tė marrim pjesė nė disa lloje pune sociale duke u shėrbyer njerėzve nevojtarė.

6. Nė nivelin e gjashtė pėrjetojmė dashuri spirituale, ku dashuria jonė ėshtė pėr shpirtin, qė shprehet pėrkohėsisht nėpėrmjet personalitetit. Nuk kapemi pas personalitetit dhe nuk kemi frikė pėrballė gjendjeve tė tij ndryshues duke pėrfshirė vdekjen, sepse kuptojmė qė trupi dhe personaliteti nuk janė qenia e vėrtetė, por vetėm vegla shprehjeje.

7. Nė nivelin e dashurisė sė shenjtė, nuk pėrjetojmė mė ndarjen nga dikush. Jemi ndėrgjegjja nė tė gjitha qeniet pėrreth nesh. Ky ėshtė pėrjetimi i bashkimit tė plotė me gjithēka. Jezus Krishti pėrjetonte kėtė dashuri tė shenjtė kur tha: "Unė jam brenda teje dhe ti je brenda meje. Unė jam nė Atin dhe Ati ėshtė brenda meje. "


Robert Elias Najemy
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi