Mėso tė duash veten

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mėso tė duash veten

Mesazh  Neo prej 02.03.15 21:47




Dyshimi ynė lidhur me vlerėn e vetes ėshtė pengesa kryesore pėr mirėqenien tonė emocionale dhe marrėdhėnie tė mira. Ky dyshim ėshtė shkaku i frikave tona mė tė mėdha, p. sh. tė refuzohemi, tė tallen me ne, tė injorohemi, tė jemi tė padashur, dhe para sė gjithash, tė jemi vetėm.


VETMIA DHE DYSHIMI

Vetmia ėshtė sėmundja e kohės sonė, dhe shkaku i saj ėshtė vetėdyshimi. Frika nga vetmia ėshtė ndoshta frika jonė mė e lashtė. Vjen nga fakti qė nė tė kaluarėn, ai qė nuk pranohej, izolohej nga grupi. Nė atė kohė, kjo nuk do tė thoshte vetėm tė ndiheshe i vetmuar, por edhe tė ishe i paaftė pėr tė mbijetuar. Qė siguria dhe mbijetesa janė bėrė tė lidhura aq ngushtė me shoqėrimin nga tė tjerė, kjo shihet qart nė dukurinė e palogjikshme qė njė person qė ka frikė nga vetmia natėn nė njė shtėpi mund tė ndihet mė i sigurtė qė me praninė e njė fėmije tė vogėl ose madje njė maceje, ndėrsa tė dy janė plotėsisht tė paaftė pėr ta mbrojtur nga ndonjė rrezik.

Njė faktor tjetėr qė bėn qė druajmė refuzimin ose mospranimin nga tė tjerė ėshtė frika qė ndėshkohemi nga ata ose nga Zoti. Jemi rritur me besimin nė njė Zot dashuria e tė cilit ėshtė e kushtėzuar dhe varet nga ajo se a jemi tė pėrkryer nė sytė e Tij apo jo. Kemi mėsuar qė dashuria dhe mbrojtja e Zotit janė tė kushtėzuara dhe qė, nė qoftė se e inatosim, pason ndėshkimi.
Kemi mėsuar gjithashtu qė vetėvlera jonė duhet tė matet nga ajo qė tė tjerėt mendojnė pėr ne dhe se a na pranojnė dhe respektojnė.
 

PROGRAMIMI NĖ FĖMIJĖRI

Si fėmijė mėsojmė nga tė rriturit qė duhet ta masim vetėvlerėn tonė na ajo qė tė tjerėt mendojnė pėr ne, rezultati i veprimeve tona, paraqitja jonė, sa para kemi etj. Marrim mesazhe nga prindėrit tanė dhe persona tė tjerė tė rėndėsishėm gjatė viteve tė fėmijėrisė lidhur me atė se a jemi tė mirė apo tė vlefshėm, dhe nė cilat kushte.

Dyshimi ynė pėr vetėvlerėn tonė atėherė bėhet pengesa jonė mė e madhe pėr paqe tė brendshme, komunikim tė harmonishėm dhe marrėdhėnie me dashuri. Kėto dyshime janė themeli i shumicės sė emocioneve tona negative dhe konflikteve tona nė marrėdhėnie.

Po ta pranonim veten mė shumė, nuk do tė kishim mė aq shumė nevojė pėr t'iu provuar tė tjerėve, dhe do tė ndiheshim tė fyer shumė mė rrallė. Atėherė do tė mund tė injoronim negativitetin e tė tjerėve dhe tė ishim nė paqe me ta pavarėsisht nga sjellja e tyre.

Le tė shikojmė tani se si mund tė shtojmė dhe stabilizojmė vetėpranimin tonė.

Hapi i parė ėshtė t'i zbulojmė situatat nė tė cilat humbim ndjenjėn tonė tė vetėvlerės apo vetėpranimit. Ka njė ushtrim tė thjeshtė: Shkruajmė nė njėrėn anė tė njė cope letre prapė e prapė. E dua dhe pranoj veten nė ēdo situatė. Kėtė nuk e besojmė lehtė, dhe shfaqin mendime tė kundėrta, qė i shkruajmė nė gjysmėn tjetėr tė fletės. Kėto pėrgjigje pasqyrojnė kushtet bazė qė kemi pėr ta pranuar veten. Ajo qė zbulojmė nė pėrgjigjet ndaj afirmimeve tė shkruara, mund tė pėrmblidhet nė kategori si ato tė mėposhtme.

________________________________________
 
PENGESA NDAJ VETĖDASHURISĖ

Nė cilat situata humb ndjenjėn e vetėdashurisė, vetėvlerės, vetėbesimit apo vetėpranimit? Mund tė ndiesh ndjenja negative si zvetėnim (nga vetja dhe tė tjerė), frikė, pasiguri, negativitet, parehat, mosdashje, neveri, ankth, hidhėrim, inat, urrejtje, turp, faj, brengė, zhgėnjim (me veten ose tė tjerė), frustrim, xhelozi, zili ose ndonjė ndjenjė tjetėr tė pakėndshme.

Shėno disa nga ndjenjat qė mund tė kesh nė situatat vijuese.
 
1. Kur tė tjerė kėrkojnė ndihmėn tėnde dhe ti nuk thua "po" ose nuk pėrgjighesh.

2. Kur ke bėrė njė gabim ose ke dėshtuar nė ndonjė pėrpjekje.
 
3. Kur tė tjerė janė mė tė aftė se si nė disa detyra ose lidhur me disa cilėsi tė vecanta (p. sh. intelligjencė, aftėsi artistike, fjalime, sport, gatim, sukses profesional, suksesi i fėmijėve, ekonomi, tė bėsh shokė, tė mbash disiplinė).

4. Kur tė tjerė tėrheqin mė shumė vėmendje, nderim dhe respekt nė njė situatė grupore.
 
5. Kur tė tjerė tė kanė ofruar mė shumė nga ajo qė u ke ofruar atyre.

6. Kur nuk je perfekt.
 
7. Kur tė tjerė tė kritikojnė ose pėrjashtojnė.

8. Kur tė tjerė nuk janė dakord me ty.
 
9. Kur tė tjerėt mund tė tė manipulojnė.
 
10. Kur ke plagosur tė tjerė.
 
11. Kur nuk je nė harmoni me ndėrgjegjen tėnde.
 

Nė secilin prej rasteve tė mėsipėrme:

a. Si ndihesh pėr veten?

b. Si ndihesh nė lidhje me tė tjerėt?


Robert Elias Najemy
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi