Parashikimi me shkop e pendul

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Parashikimi me shkop e pendul

Mesazh  Admin prej 16.01.09 14:59

Parashikimi me shkop e pendul (Pikepamje evangjeliste)

Ashtu si edhe me praktikat e tjera okulte, njerėzit janė pėrpjekur ta paraqesin pėrdorimin e pendulit si shkencėrisht tė pranueshėm. Ėshtė zhvilluar njė teori sipas sė cilės materia lėshon reze. Fallxhori qė pėrdor pendulin mendohet se vendoset nė rezonancė me kėtė radiacion. Aspekti shkencor i kėtij problemi ėshtė trajtuar nė "Seelsorge und Okkultismus". Po kėtu, siē e thamė, do tė merremi me aspektet praktike qė lindin gjatė praktikės sė ndihmės dhe kėshillimit pastoral.

Sa pėr tė sqaruar ata qė nuk kanė dijeni me kėto fenomene, duhet thėnė se pėrdorimi qoftė i shkopit, qoftė i pendulit, ėshtė pak a shumė i njėjtė. Ndryshimi i vetėm ėshtė se penduli ėshtė njė tregues mė i ndjeshėm. Pėr ta parė problemin me objektivitet, po fillojmė me disa shembuj qė nuk duket tė kenė pasur pasoja negative pėr personat e implikuar.

Ka mjekė, pastorė, misionarė, inxhinjerė qė janė tė bindur pėr dobinė dhe saktėsinė e rezultateve tė arritura me njė shkop a pendul.Ata thonė se me pėrjashtim tė njė sasie energjie nervore qė thithet me kėtė aktivitet, nuk ka efekte tė tjera negative.

Shemb 18.Njė burrė 28 vjeēar bėri vetėvrasje.Meqė nuk e dinin se ku ishte, policia filloi ta kėrkojė. Kunati i tij u kėshillua edhe me njė praktikant tė parashikimit me pendul. Ky i fundit kėrkoi tė shihte njė objekt qė i takonte personit tė zhdukur dhe i dhanė disa ēorape. Pasi i vuri ēorapet mbi dysheme, ai filloi tė ecė rreth tyre duke pėrshkruar njė katror e duke mbajtur nė dorė njė shkop metalik. Si bėri kėtė, ishte nė gjendje tė identifikonte personin e zhdukur, duke thėnė emrin, datėn e tij tė lindjes dhe vendin ku mund tė gjendej.

Pėrveē kėsaj mori njė hartė dhe njė pendul pėr tė kontrolluar parashikimin qė bėri lidhur me vendndodhjen e personit tė humbur. Pastaj kunati i tė humburit vajti tek vendi i caktuar me policinė dhe vėrtet e gjetėn trupin e personit nė njė kasolle tė vogėl nė pyll ku kishte vrarė veten.

Shemb.19 Njė doktor nga Alsasa merret edhe ai me kėtė punė, dhe e konsideron kėtė si dhunti tė Zotit. Duhet thėnė gjithashtu se ka shumė rezerva ndaj fjalės sė Zotit dhe ėshtė nė pėrgjithėsi shumė nervoz.

Shemb.20 Njė nėnpunės i postės ka aftėsi tė gjejė burime uji duke pėrdorur njė shkop ose pendul. Ai mund tė pėrcaktojė gjithashtu pozicionin e saktė tė kabllove telefonike nėpėrmjet pendulit.Ky person ėshtė shprehur se pas kėsaj pune e ndjen veten tė lodhur.

Shemb.21 Njė mjek ndėrtoi njė shtėpi tė tijėn. Donte tė kishte edhe njė burim uji nė oborr. Njė miku i tij, njė pastor protestant e mori vesh kėtė. I kėrkoi doktorit qė t'i jepte njė plan tė shtėpisė dhe tė oborrit.Pastaj mori njė pendul dhe me bazė planin pėrcaktoi se ku gjendej uji. Parashikimi i tij ishte i saktė dhe tamam atje ku gėrmuan sipas fjalės sė tij, doli ujė.

Shemb.22 Njė misionar mund tė gjente, duke pėrdorur njė pendul nė katin e dytė tė shtėpisė, a kishte njeri nė katin e parė dhe nėse ky ishte burrė apo grua. Po tė qe grua, mund tė gjente gjithashtu nėse ishte ose jo shtatzėnė, dhe nėse po, nėse fėmija do tė ishte vajzė apo djalė. Kėto eksperimente ai i bėnte shpesh nė prezencė tė miqve tė tij dhe ishin gjithnjė tė suksesshme. Po kėshtu ai mund tė vizitonte njė varr dhe tė gjente nėse varri i takonte njė burri apo njė gruaje pa lexuar emrin e shkruar nė pllakėn e varrit.

Shemb. 23 Njė oficer ushtrie pėrdorte pendulin prej shumė vjetėsh. Gjatė luftės, nuk dihej se ku ishte i biri i tij dhe ai pėrdori njė pendul mbi fotografinė e tė birit pėr tė mėsuar nė qe gjallė a jo i biri.Pas luftės, i vodhėn njė herė valixhen dhe ai pėrdori pendulin pėr ta gjetur pėrsėri. Penduli e drejtoi nė vendin e duhur. Kur e pyeta nėse kishte pėrjetuar pasoja negative si rrjedhim tė kėsaj praktike, mė tha se jo, dhe se jeta e tij si kristian nuk ishte dėmtuar aspak.

Pasi i pamė kėta gjashtė shembuj, kemi mjaft material nė dorė qė tė na ndihmojė tė formulojmė njė opinion mbi kėtė ēėshtje. Sė pari kėto gjėra nuk mund tė hidhen thjeshtė poshtė si kotėsira. Ka shumė praktikantė tė pendulit qė bėjnė parashikime ekzakte, edhe pse gjeologėt ose shkencėtarėt mbėshtesin pikpamje tė kundėrta. Nga ana tjetėr edhe shumė tė dhėna qė dalin nga pėrdorimi i pendulit, pėrmbajnė njė informacion konfuz dhe pa vlerė.

Del gjithashtu nga shembujt se shumė veta e mbėshtesin pėrdorimin e pendulit. Pėrmendėm njė pastor, njė mjek, njė misionar e tė tjerė qė janė marrė me kėtė gjė. Kush ka atėhere tė drejtė? Ata qė e mbėshtesin pėrdorimin e pendulit me fanatizėm, apo ata qė e kundėrshtojnė me pasion? Nga ana tjetėr do tė ishte e gabuar tė mendonim se, meqė njerėz tė tillė si pastorė pėrdorin pendulin, atėhere kjo ėshtė njė praktikė e padėmshme.

Ėshtė e qartė se tradhėtia bashkėshortore nuk justifikohet edhe kur njė misionar ėshtė kapur nė flagrancė. Prandaj nuk qėndron as argumenti i mėposhtėm: Nėse disa njerėz qė mendohet se janė besimtarė, nuk kanė pėrjetuar pasoja tė dėmshme pas praktikės me pendul, atėhere rastet nė tė cilat dėshmohet e kundėrta, nuk duhet tė merren seriozisht.

Ėshtė e vėrtetė se unė vetė di disa raste njerėzish qė kanė bėrė gjetje e parashikime me shkop, tė cilėt nuk kanė vuajtur nė jetėn e tyre, tė paktėn nė dukje, nga ndonjė shqetėsim. Po ama pasojat mund tė gjenden ndonjėherė tek personi edhe nė formė latente. Ndonjėhere shumė njerėz e nxjerrin tė vėrtetėn nė shtratin e vdekjes, ose ajo mund tė shfaqet kur personi kėrkon tė gjejė rrugėn tek Krishti. Pėrveē kėsaj, duhet tė ēlirohemi nga mendimi se kushdo qė predikon fjalėn e Perėndisė ėshtė kristian.

Bibla thotė:"Ata thonė: "Kėshtu thotė Zoti" kur Zoti nuk i ka dėrguar"(Jezeqil 13:6). Njė pastor qė pėrdor pendulin mund tė ketė pasoja si gjithkush nė ēdo profesion tjetėr. Nė punėn time kam mbledhur materiale qė tregojnė qartė se prifti katolik Emmenegger, duke pėrdorur pendulin mbi pacientėt e tij, kishte sjellė shumė shqetėsime tek shumė nga ata. Para disa kohėsh, njė pastor protestan u gjykua dhe dėnua si pasojė e disa gabimeve qė kishte bėrė gjatė praktikave tė tij terapeutike me pendul.

Tė ngatėrrosh aftėsinė pėr tė pėrdorur pendulin me njė dhunti tė Perėndisė, ėshtė njė gabim fatal. Doktori nga Alsasa nuk ėshtė i vetmi qė e bėn kėtė. Ka shumė pastorė e diakonė qė kanė tė njėjtin mendim me tė. Po ne me kė tė bashkohemi? Duke parė historinė familiare nė raste tė ndryshme, shikojmė se aftėsia pėr tė pėrdorur shkopin ose pendulin, aftėsitė shėruese, klervuajanca, i ashtuquajturi second sight, ėndėrrat parashikuese ndodhin tek persona ndėr paraardhėsit e tė cilėve ka pasur ndonjė magjistar apo spiritist. Kėto aftėsi tė pazakonta nuk janė dhunti e Frymės sė Shenjtė, por janė aftėsi si medium. Shumė veta i kanė kėto aftėsi pa ditur se i kanė.

Shpesh ato dalin nė pah rastėsisht. Ndodh qė dikush me kėto aftėsi shpėton dhe bėhet kristian. Pastaj, duke qėnė besimtar, zbulon qė ka kėto aftėsi tė jashtėzakonshme dhe arrin nė pėrfundimin se ėshtė dhunti e Frymės sė Shenjtė. Kjo s'ėshtė e vėrtetė. Ndonjėherė kėto aftėsi prej mediumi, zhduken kur personi beson tek Krishti, po ndonjėherė ato transferohen nė jetėn e tij tė re. Po njė besimtar kristian qė lutet me gjithė zemėr qė tė ēlirohet nga kėto aftėsi, do tė marrė pėrgjigje pėr lutjen e tij. Pėr shumė besimtarė kristianė aftėsi tė tilla janė vetėm njė barrė.

Markus Hauser thoshte se klervuajanca pėr tė nuk ishte njė dhunti, po njė torturė. Kėto aftėsi prej mediumi nuk duhet t'i shohim kurrė si dhunti tė Frymės sė Shenjtė, as nuk shenjtėrohen nepėrmjet konvertimit tė besimit. Ato ēka ka grumbulluar njė nga tė parėt e njė personi nė shėrbimin qė i ka bėrė Satanit, nuk mund tė pėrdoren mė vonė nga Fryma e Shenjtė.

Lidhja midis praktikės sė pendulit dhe fuqive si medium mund tė sqarohet me ndihmėn e dy shembujve:

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me shkop e pendul

Mesazh  Admin prej 16.01.09 14:59

Shemb.24 Njė burrė i ri,i semurė,vajti tek njė shėrues, i cili pėrdori pendul dhe fuqi magjike. Pas terapisė, pacienti konstatoi aftėsi si medium nė veten e tij. Pa pritur u bė klervuajant dhe mund tė pėrdorte sugjestionimin mendor nė njė distancė tė caktuar.

Shemb. 25 Pas luftės, njė grua i dha fotografinė e tė shoqit njė praktikanti tė pendulit qė tė gjente se ku ndodhej. Pas kėsaj, ajo vetė filloi tė zbulojė simptoma klervuajance. Pati raste sonambulizmi dhe ndjente sikur kishte aftėsi ta dėrgonte shpirtin e saj diku larg jashtė vetes. Si e pa veten nė veshtirėsi tė madhe, ajo kėrkoi ndihmėn e njė diakoni dhe si u pendua e ia dorėzoi jetėn e vet Krishtit, aftėsitė prej mediumi u zhdukėn.

Transferimi i aftėsive prej mediumi mund tė jetė koshient ose jo koshient. Nėpėrmjet terapisė sė njė okultisti me aftėsi tė theksuara prej mediumi, pacienti mund tė bėhet edhe vetė medium. Kjo ėshtė njė kundėrvėnie demoniake ndaj asaj qė tregohet nė Veprat e Apostujve se si apostujt venė duart mbi besimtarėt dhe kėta marrin dhuntinė e Frymės sė Shenjtė (Veprat 8:17, 19:6).

Ekziston gjithashtu edhe njė formė koshiente e transferimit qė lidhet me praktikantėt e pendulit. Gjatė seancave ndihmėse e kėshilluese me persona tė ndryshėm, shumė prej tyre pranuan se filluan tė ndjejnė aftėsinė e tyre pėr tė pėrdorur pendulin ose shkopin, pasi njė praktikant shumė i zoti u kishte prekur duart duke kėrkuar ujė. Kishin ndjerė njė veprim tė shkopit nė veten e tyre dhe kjo u kish mbetur edhe mė pas.

Nė shembullin e mėposhtėm gjejmė njė ndryshim shumė tė rėndėsishėm midis aftėsive si medium dhe fuqive spirituale pėr tė cilat flet Bibla,mė mirė se nė ēdo shpjegim teorik.

Shemb.26 Njė grua qė vuante nga njė sėmundje organike do tė vente tek njė praktikant i pendulit. Nėpėrmjet pendulit, iu bė diagnoza dhe iu dha njė terapi. Gruaja, e cila kishte njė botėkuptim e sjellje kristiane nė jetė, pas kėsaj, e ndjeu veten tė sulmuar nga forca jo tė kėsaj toke. Kėto sulme vazhduan pėr disa muaj. Gjatė kėsaj periudhe ajo kėrkoi ndihmėn e njė diakoni kristian, sepse e mundonte shumė njė frikė e brendshme.

Shemb.27 Njė vajzė kishte pasur qė nė vogėli aftėsinė e quajtur second sight. Kishte shpesh vegime. Pėrveē kėsaj ishte edhe shumė antagoniste ndaj problemeve fetare. Megjithatė gjatė njė misioni, e pranoi Krishtin si shpėtimtarin e saj. Qė nga ajo kohė, nuk ishte antagoniste ndaj ēėshtjeve qė lidhen me Perėndinė. Po njė ditė u sėmur dhe pa e kuptuar, vajti tek njė praktikant i pendulit. Pas kėsaj, ajo u sėmur papritur dhe kundėrshtimet ndaj Biblės iu kthyen pėrsėri.

Nė shembullin e mėsipėrm shikojmė kėto aspekte. Thamė mė lart se dhuntia e vizioneve ėshtė pasojė e aktivitetit okultist tė njėrit prej paraardhėsve. Njė tjetėr simptomė ėshtė kundėrshtimi ndaj ēėshtjeve tė fesė e tė besimit. Nė shembullin 27, vajza i kishte tė dyja simptomat. Kur besoi tek Krishti, aftėsitė si medium iu zhdukėn, po pas terapisė me pendul, iu shfaqėn pėrsėri. Kėtu duket qartė karakteri prej mediumi i praktikės sė pėrdorimit tė pendulit. Ndėrsa kundėrshtimin tipik qė shoqėron simptomat e tjera do ta shohim nė shembujt e mėposhtėm.

Shemb.28 Gjatė njė semundjeje, njė grua kėrkoi ndihmėn e njė praktikanti tė dėgjuar tė pendulit. Nuk e vrau shumė mendjen,se nuk kishte dėgjuar gjė kundėr kėtyre praktikave. Megjithatė, tek po priste pėr tė hyre tek shėruesi, filloi tė kishte shqetėsim dhe shqetėsimi u rrit gjatė terapisė. I mori ilaēet qė i dha shėruesi, po shqetėsimet psiqike iu intensifikuan.

Nuk lutej dot mė dhe filloi tė ndjejė njė lloj agresiviteti ndaj Biblės dhe ēėshtjeve tė besimit. Me iniciativėn e saj, i la ilaēet. Pas kėsaj, erdhi tek unė dhe kėrkoi tė kėshillohet me mua si njeri tė besimit kristian e nė shėrbim tė Ungjillit dhe mė pyeti se ēfarė mendoja pėr praktikėn e pendulit nė diagnozėn dhe terapinė e semundjeve.

Shemb.29 Njė herė, erdhi tek unė njė praktikant i pendulit dhe pranoi se veprimtaria e tij ishte njė njollė nė jetėn e tij dhe i merrte energjinė mendore.Ai ishte specialist nė pėrcaktimin e pėrbėrėsve tė ushqimeve nėpėrmjet pendulit.Sipas tij, sheqeri i bardhė kishte veprim negativ tek ai, kurse ai bojė kafe kishte veprim pozitiv. Gjatė viteve kishte vėnė re ndryshime psiqike nė veten e tij. Kishte humbur energjinė dhe aftėsinė pėr tė marrė vendime.

Pėrveē kėsaj, ishte bėrė hipersensibėl, kishte pėsuar njė tik nervor, ishte gjithashtu i ndjeshėm ndaj erės dhe ujit.Kur lexonte Biblėn, kishte njė ndjenjė pėshtirosjeje dhe antagonizmi. Po ashtu, edhe shenjėn e kryqit nuk e shihte dot. Duke kuptuar se kėto shqetėsime ishin tė lidhura me veprimtarinė e tij me pendulin, kėrkoi ndihmė pastorale dhe u gjend i gatshėm pėr t'iu dhėnė Krishtit.

Tė dy shembujt tregojnė se,si gruaja, ashtu dhe vetė personi qė merrej me pendulin, kuptuan veprimin e dėmshėm tė kėtyre praktikave nėpėrmjet vetė gjykimit tė tyre tė shėndoshė. Nė tė dy rastet, ata e hodhėn poshtė kėtė praktikė, pėrpara se tė merrnin kėshillėn e njė pastori a diakoni kristian.

Nė tre shembujt qė vijojnė shikojmė antagonizmin qė ekziston midis praktikės medium tė pendulit dhe fuqisė spirituale tė lutjes.

Shemb.30 Njė herė,njė profesor i mjekėsisė, i kėrkoi njė praktikanti tė dėgjuar tė pendulit qė tė ecte nėpėr pavionet e klinikės me njė shkop nė dorė dhe tė vinte re reagimet e tij. Arsyeja pėr kėtė kėrkesė ishte se nė njė ndarje tė klinikės regjistroheshin shumė vdekje. Zakonisht kur transferohej njė i sėmure rėndė nė kėtė pjesė tė klinikės, gjendja e tij keqėsohej.Po kjo nuk iu tha praktikantit, sepse doktori nuk donte tė influenconte pėrfundimet qė do tė dilnin nga prova.

Praktikanti eci nėpėr ndarjet e klinikės dhe vuri re se nė pjesėn e quajtur "shtėpia e vdekjes", impulset ishin mė tė forta. Profesori,qė nė fakt ishte skeptik lidhur me pėrfundimin,vendosi tė ngrihej njė si punė ekrani pėr tė pritur kėto tė ashtuquajtura impulse. Rezultati ishte i ēuditshėm. Menjėherė u zvogėlua numri i vdekjeve. Po pėr tė evituar thashethemet, profesori hesht lidhur me ēėshtjen.

Praktikanti nė shembullin qė pamė, jo vetėm pėrdor shkopin, po ėshtė edhe klervuajant.Fjala vjen mund tė thotė nė ēdo moment ku janė njerėzit e familjes sė tij. Pėrveē kėsaj, i marrin mendimin edhe siguri shoqėrimesh dhe agjentė pronash tė patundura kur duan tė informohen pėr gjendjen e ndėrtesave. Ky person ka pranuar se nuk ėshtė nė gjendje tė lutet. Njė forcė e brendshme nuk e lejon.

Shemb.31 Njė besimtar kristian donte tė zbulonte a kishte ndonjė burim nė oborrin e tij. Njė person pėrcaktoi dy vende me pendul, po kur gėrmuan, nuk gjetėn gjė. Personi u ēudit dhe tha: "Kjo s'mė ka ndodhur kurrė mė parė".Besimtari tha se ishte lutur me parė pėr kėtė gjė, se nuk kish qėnė i sigurtė nėse si kristian mund,ose jo tė kėrkonte ndihmėn e njė praktikanti tė pendulit. "Aa, prandaj" tha praktikanti,"Sigurisht qė nė kėtė rast s'kam si e gjej".

Shemb.32 Njė praktikant i pendulit thotė formula magjike pėr shėrimin e ekzemave dhe xhumbave.Perveē kėsaj bėn edhe eksperimente nė magjinė e vdekjes. Ai deklaron se mund t'i sėmurė dhe t'i shėrojė njerėzit. Njė grua besimtare qė nuk i dinte gjithė kėto, dhe duke menduar se ishte thjesht njė shėrues me mjete tė natyrės, vajti tek ai pėr terapi. Para se tė hynte brenda, u lut nė heshtje. Papritur sheruesi iu drejtua dhe i tha:"Ju shkoni, nuk ju ndihmoj dot".

Pas kėsaj gruaja filloi tė ketė atake depresive dhe mendime vetėvrasjeje. I shoqi i kėsaj gruaje, qė nuk kishte njė lidhje personale me Krishtin, u kurua nga po i njėjti person.Fėmijėt e tyre, tė lindur pas kėsaj terapie, kanė tė gjithė probleme. Duhet thene se edhe njė mjek qė gjendet pranė tyre, i dėrgon shpesh pacientėt te ky shėrues.

Tė tre shembujt tregojnė se praktikat e pendulit mund tė paralizojnė dėshirėn e njė personi pėr t'u lutur, kurse nga ana tjetėr lutja e besimtarit kristian mund tė paralizojė praktika tė tilla. Njė grua qė lutej nė dhomėn ngjitur, e pengoi veprimtarinė e praktikantit. Fuqia e Frymės sė Shenjtė dhe aftėsitė prej mediumi pėrjashtojnė njėra-tjetrėn.

Sė fundi do tė flasim pėr pasojat pėrfundimtare qė rrjedhin nga pėrdorimi i pendulit. Nuk do tė kemi tė bėjmė thjesht me pasojat nė jetėn e njė besimtari kristian, po me shqetėsime tė vėrteta mjekėsore.

Shemb.33 Njė person, duke lėvizur pendulin mbi kollonėn e "vendeve vakante" qė pėrmbahet nė gazetė, ndihmoi njė tė ri tė gjente punė. I riu, ndonse gjeti punė menjėherė, pas ca ditėsh u detyrua ta lėrė se kishte shumė shqetėsime emocionale. Pas kėsaj kaloi disa javė nė njė psikiatri. Si u bė mė mirė, u kėshillua me disa murgjėr,tė cilėt i thanė tė kėrkonte ndihmėn e njė praktikanti tė pendulit. Sė fundi,vajti tė kėshillohet me njė hipnotizues. Pėrfundimi qe, qė pas ca ditėsh, pati njė krizė ēmendurie dhe e ēuan pėrsėri nė psikiatri.

Shemb.34 Njė djalė i ri me asmė bronkiale kurohej nga njė praktikant i pendulit, i cili pėrcaktonte si diagnozėn, ashtu edhe terapinė.Pėrveē pendulit, ky shėrues pėrdorte edhe formula magjike duke e hipnotizuar djalin:" Gjak bėhu ujė, ujė bėhu qelb, qelb dil jashtė". Pastaj e fashonte pacientin nė pjesė tė ndryshme tė trupit, si i kish lyer fashot me pomadė.

Pas ca ditėsh, nėn fashot qe mbledhur me tė vėrtetė qelb. Qelbi u tha, po azma bronkiale nuk u shėrua. Po qė nga ajo kohė, djali filloi tė ketė shqetėsime nervore. Filloi tė humbasė memorien, nuk pėrqėndrohej dot nė studimet e tij, se e ndjente kokėn tė mpirė. Si pasojė vajti te njė diakon pėr ndihmė.

Shemb.35 Njė diakon protestant pėrdorte pendulin pėr tė zbuluar ujė dhe mineral. Pėrveē kėsaj, diagnostikonte sėmundjet dhe pėrcaktonte karakterin e ilaēeve, gjithmonė duke pėrdorur pendulin. Njė profesor universiteti nga Zvicera i vuri nė provė aftėsitė e tij. Nė prani tė asistentėve dhe studentėve, i paraqiti kėtij personi 20 pacientė. Duke pėrdorur pendulin, personi bėri njė diagnozė tė drejtė nė 20 rastet. Pėr vetė praktikantin, ky aktivitet nuk ishte pa pasoja.Gruaja e tij pati njė aksident fatal. Tė gjithė fėmijėt e tij vdiqėn nga vdekje jo tė natyrshme. Edhe ai vetė ėshtė prej disa vjetėsh nė njė klinikė.

Shemb.36 Njė diakon nė Gjermani pėrdorte pendulin pėr semundje tė ndryshme. Pėrveē kėsaj, pėrdorte edhe shėrimin nga distanca. Tė sėmurėt i dėrgonin fotografitė dhe ai mbante pendulin mbi fotografitė pėr tė gjetur se ēfarė ilaēi duhej tė merrte i

sėmuri. Edhe njė grua besimtare kristiane i dėrgoi njė fotografi pėr tė njėjtin qėllim. Ai i pėrcaktoi diagnozėn dhe ilaēet. Po pas ca kohėsh, gruaja u ēmend dhe e ēuan nė njė psikiatri. Antarėt e familjes ia referuan ēėshtjen autoriteteve tė kishės dhe mė vonė diakoni u nxor nė gjyq.

Kėta katėr shembuj tregojnė njė fakt qė ndeshet edhe nė qindra raste tė tjera. Terapia e pendulit mund tė shkaktojė njė farė lehtėsimi nė anėn organike,po ky lehtėsim organik paguhet me pasoja nė anėn psiqike. Edhe vetė diakoni qė merrej me praktikėn e pendulit, nuk qe i imunizuar nga pasojat.

Shkalla e shqetėsimeve psiqike ėshtė e ndryshme vetėm nė raport me vetė praktikantin, i cili kalon sėmundje mė tė komplikuara si pasojė e aftėsive tė tij si medium,nė krahasim me personat qė kuron. Karakteri okult i kėtyre praktikave, duket nė shumė raste nė faktin qė praktikanti i pendulit merret paralelisht edhe me aktivitete tė tjera okulte, si psh hipnozė, spiritizėm,klervuajancė etj. Ky kombinim nuk ėshtė i rastit se, siē e thotė edhe proverba: "Sipas llojit tė puplės, bashkohen zogjtė"!

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi