Misteret mė tė mėdha tė historisė

Shko poshtė

Misteret mė tė mėdha tė historisė

Mesazh  gjilanasi prej 27.02.15 14:27

Vdekje tė mistershme, vrasje, njerėz tė zhdukur, pėrbindėsha, etj

foto kryesoreCNN – Zhdukja e avionit malajzian MH370 zė vend si njė nga misteret mė tė mėdha tė pazgjidhura tė historisė. “Kjo ėshtė njė ngjarje shumė e ēuditshme”, thotė historiani i aviacionit Caroll Gray. “Njė ngjarje qė nuk le vend pėr shpjegime. Fenomene tė tilla, tė pazgjidhura i bėjnė konfuz njerėzit, sidomos ata qė kanė eksperiencė nė fushėn e fluturimit. Pėrgjigjet pėr atė ēka ndodhi me Boeing 777-n dhe njerėzit nė bord, duhet tė jepen patjetėr. Kur tė hipin nė avion njerėzit herėn tjetėr, me siguri do tė pyesin veten nėse do tė zhduken apo jo? Por historia mban disa sekrete tė saj, duke na lėnė ne vetėm me spekulim dhe teori konspirative dhe supozime tė pafundme. Njė mister zgjat pėr shumė kohė dhe nuk harrohet kurrė.

Kėtu janė disa nga misteret mė tė mėdha tė historisė dhe ngjarjet mė tė diskutueshme.



Kush u qėlloi vėllezėrve Kenedi?

Vrasja e presidentit tė Shteteve tė Bashkuara Xhon Kenedi mė 22 nėntor 1963, vazhdon tė mbetet njė nga ngjarjet mė shokuese tė shekullit 20. Vrasja e vėllait tė tij Robert Kenedi mė 5 qershor 1968 i shtohet teorive konspirative. Nė tė dyja rastet, u akuzua njė person i armatosur. Nė tė dyja vdekjet pyetjet qė shtrohen janė: A ishte njė tjetėr qitės nė kodrėn me bar nga ku u vra Xhon Kenedi gjatė paradės? Si mundi tė qėllonte qitėsi Presidentin nga njė distancė e tillė, pėr mė tepėr qė makina ishte nė lėvizje? Gjykata e Lartė e Drejtėsisė arriti nė pėrfundimin se Li Harvi Osvald ishte i vetmi vrasės, por njė sondazh i bėrė 6 dekada mė vonė tregoi se 60% e amerikanėve nuk e besojnė kėtė. Li Harvi Osvald u qėllua pėr vdekje nė njė rajon policie nė Dallas. Ndėrsa pėrsa i pėrket Robert Kenedit, njė dėshmitar tha pėr CNN nė 2012-n se ajo kishte dėgjuar dy tė shtėna armėsh gjatė vrasjes nė Los Anxheles mė 1968-n.



Misteri i Merlin Monrosė

Mjeku i Los Anxhelesit tha nė gusht tė vitit 1962 se aktorja Merlin Monro kishte vdekur si pasojė e njė vetėvrasjeje tė mundshme nga njė mbidozė antidepresantėsh. Pavarėsisht nga pėrfundimi zyrtar, pyetje janė ngritur pėr dekada me rradhė edhe pas vdekjes sė saj nė moshėn 36-vjeēare. Teori konspirative pėrfshinin dhe mospėrputhjet me kohėn kur u gjet trupi i saj, mungesa e organe tė brendshme nė morg, lidhjet me Presidentin Xhon Kenedi, vėllain e tij Robert Kenedi, si dhe me bosėt e krimit tė organizuar. Monroja qė bota pa, nuk ishte Norma Jeane Baker e vėrtetė. Ajo nuk ishte njė bionde budallaēkė, por njė brune inteligjente dhe shumė mirė e lexuar, sipas atyre qė e njihnin.



Vdekja e Natalie Vud ishte njė aksident apo vrasje?

Vdekja e aktores Natalie Vud, trupi i sė cilės lundronte nė ishullin Katalina tė Kalifornisė nė nėntor tė 1981-shit, u cilėsua si mbytje aksidentale, por mjeku i Los Anxhelesit ndėrroi zyrtarisht certifikatėn e vdekjes vitin e kaluar ku shkruhej “mbytje nėn rrethana tė papėrcaktuara”. Investigatorėt vendosėn tė hedhin njė vėshtrim tė ri mbi vdekjen e aktores sė Hollivudit dhe misterit qė shkaktoi kjo ngjarje. Vdekja e Vud ndodhi gjatė njė udhėtimi me jahtin e saj sė bashku me bashkėshortin Robert Vagner dhe aktorin Kristoher Uolken. “Pėrderisa shumė pyetje mbeten pa pėrgjigje dhe provat mbeten tė pavėrtetuara atėherė kjo do tė cilėsohet si ngjarje e shkaktuar nė rrethana tė papėrcaktuara”, tha mjeku gjatė njė deklarate nė vitin 2012.



Ēfarė ndodhi me Amelia Earhart?

Aviatorja e famshme Amelia Earhart u zhduk sė bashku me navigatorin Fred Nonan gjatė njė pėrpjekje pėr tė fluturuar rreth e pėrqark botės nė vitin 1937. “Edhe sot e kėsaj dite nuk ka prova pėr atė ēka ndodhi”, thotė Grai. Disa nga teoritė konspirative qė ngrihen mbi fatin e avionit tė Earhart, thonė se ajo ishte e detyruar nga japonezėt tė ulej nė ishujt Marshall. Zėra tė tjerė thonė se Earhart u kthye fshehurazi nė Shtetet e Bashkuara dhe se qeveria i dha asaj njė identitet tė ri. Earhart fluturoi deri nė mes tė Oqeanit Paqėsor nė njė distancė prej 2500 miljesh. Nė vitet e fundit ekspedita tė ndryshme mendojnė se aeroplani i Earhart mund tė jetė pėrplasur nė ishullin Nikumaroro nė Paqėsorin Jugor.



Ku ndodhet Xhimi Hofa?

Ish-bosi i Teamsters (Sindikatė Punėtorėsh nė SHBA dhe Kanada) Xhimi Hofa u pa pėr herė tė fundit mė 30 korrik 1975, jashtė njė restoranti nė Detroit. Zhdukja e tij ėshtė njė mister qė herė pas here “ngacmon” agjentėt e FBI-sė. Kėrkimet e fundit pėr tė janė bėrė nė qershor, 2013, duke u bazuar tek njė informacion i dhėnė nga Toni Zerilli sipas tė cilit Hofa ishte goditur me njė lopatė dhe ishte djegur i gjallė. Por asgjė nuk u zbulua pas tre ditėsh punė. FBI thotė se zhdukja mund tė lidhet me pėrpjekjet e Hofa-s pėr tė rifituar pushtetin tek sindikata Teamsters. Atėherė mendohej se Hofa do tė rikthehej nė pozicionin e tij pas lirimit nga burgu. Ai u fut nė vurg nė vitin 1967 i akuzuar pėr mashtrim. Presidenti Riēard Nikson e fali atė nė vitin 1971. Thashetheme pėrgjatė viteve thonė se Hofa ėshtė asgjėsuar poshtė stadiumit tė vjetėr tė Nju Xhersit, dhe u dogj nė njė fermė kuajsh nė Miēigan, mė pas i ėshtė dhėnė krokodilave si ushqim nė Florida.



Kush ishte Xhek ‘the Ripper’?

Emri Xhek dhė Riper erdhi nga njė letėr dėrguar policisė sė Londrės nė vitin 1888, qė pretendonte se ishte vrasėsi i pesė prostitutave. Identiteti i tij i vėrtetė nuk u provua kurrė. Tregime rreth vrasjeve tė vazhdueshme nė rrugėt e Londrės tėrhoqėn lexuesit nė tė gjithė botėn, duke ngritur spekulime intensive qė zgjatėn mė shumė se njė shekull. Shkrimtarja e krimit, Patrisia Kornuell kontribuoi nė kėto teori me librin e saj “Portreti i njė vrasėsi – Jack the Ripper, Ēėshtje e Mbyllur” nė vitin 2002.



Anija fantazmė “Mary Celeste”

Anija tregtare “Mary Celeste” nisi lundrimin e saj nga Nju Jorku mė 7 nėntor, 1872 drejtuar pėr nė Xhenoa tė Italisė. 10 pasagjerėt e saj nuk ishin nė bord kur ajo u pėrmbyt nė mes tė Gjirit tė Gjibraltarit 4 javė mė vonė. Nuk kishte shenja lufte, dhe e gjithė ngarkesa e saj ndodhej akoma nė bord. Varka e vetme e shpėtimit ishte zhdukur. Spekulimet tė shumta janė ngritur pėrgjatė 140 viteve pėr arsyet e braktisjes sė anijes. Ato lidhen me sulmin e piratėve ose tė ndonjė pėrbindėshi nė det. Njė dokumentar i titulluar “Historia e vėrtetė e Mary Celeste-s” i pėrjashtoi kėto mundėsi por megjithatė nuk dha pėrfundime tė hollėsishme.



Si ėshtė puna me Trekėndėshin e Bermudės?

Legjenda mbi Trekėndėshin e Bermudės filloi me njė zhdukje tė pashpjegueshme tė njė grupi avionėsh ushtarakė me 14 burra nė bord, nė dhjetor tė 1945 nė Florida. “Diēka nuk po shkon mirė”, ishin fjalėt e fundit tė kreut tė fluturimit nė kontaktin e fundit nė radio. 13 ushtarakė tė tjerė u dėrguan pėr kėrkimin e tė humburve por edhe ata u zhdukėn. Zhdukje tė tjera misterioze janė tė lidhura me zonėn e oqeanit qė formon njė trekėndėsh nė vendet Bermuda, Florida dhe Puerto Riko. Dy avionė tė tjerė pasagjerėsh britanikė u zhdukėn nė tė njėjtėn zonė pėrkatėsisht nė vitet 1948 dhe 1949. Asnjė rrėnojė e gjendur. Shumė libra dhe dokumentarė u janė kushtuar kėtyre viktimave tė cilat japin shpjegime tė shumėllojshme dhe tė mbinatyrshme (alienė, gropa thithėse, kontinenti i humbur antik Atlantis).



A ekzistonin me tė vėrtetė “Kėmbėmėdhenjtė”? (krijesa gjigande tė ngjashme me njeriun)

Pėr gjigandėt e atėhershėm, bishat e mėdha tė ngjashme me njeriun, ėshtė folur nė shumė kontinente pėr shekuj. Nė malet Himalaje, ato njihen me emrin ‘Yeti’ ose ‘Njerėzit e dėborės’. Nė Amerikėn e Veriut janė raportuar si ‘Kėmbėmėdhenjtė’. Nė Rusi quhen ‘almasty’. Njė tipar i pėrbashkėt pėrsa i pėrket raportimeve moderne pėr to ėshtė se shumica e fotove janė tė turbullta kurse videot me kualitet tė dobėt. Ekzaminimet serioze shpesh tė ēojnė nė konkluzione identitetesh tė gabuara. Por vitin e kaluar, njė gjenetist anglez tha se mostrat e flokėve tė tyre kishin ngjashmėri me arin antik polar.



A ėshtė pėrbindėshi Loch Ness njė krijesė e vėrtetė?

Hera e parė qė u pėrfol pėr pėrbindėshin Loch Ness tė Skocisė, ishte nė vitin 1871 kur njė krijesė misterioze u pa tė notonte nė kėtė liqen (Ness). Pėr kėtė pėrbindėsh ėshtė hapur njė faqe zyrtare online e cila shėrben pėr tė tėrhequr turistėt nė kėtė zonė. Dhjetėra njerėz thonė se e kanė parė kėtė pėrbindėsh, mė i fundit ishte nė vitin 2011 kur Xhorxh Eduards raportoi se kishte parė kurrizin e kėtij pėrbindėshi tek lėvizte ngadalė nė liqen. Njė ekip hulumtuesish amerikanė pėrdorėn njė nėndetėse pėr tė eksploruar nė fund tė liqenit. E vetmja gjė qė zbuluan ishin mijėra topash golfi brenda nė ujė.



A ishte Qefini i Torinos rrobė varrimi pėr Jezusin?

Qefini i Torinos mund tė jetė relikja mė e famshme fetare. Shumė tė krishterė besojnė se qefini, e cila duket se ka gjurmė tė trupit tė njė njeriu, ėshtė rroba e varrimit tė Jezu Krishit. Trupi duket se ka plagė, qė pėrkojnė me pėrshkrimin e Biblės pėr vuajtjet e Jezusit nė kryq. Shumė dijetarė kundėrshtojnė vėrtetėsinė e qefinit, dhe thonė se ajo i pėrket Mesjetės. Edhe Kisha Katolike e Romės e kundėrshtonin faktin qė me atė copė tė jetė mbėshtjellė trupi i Jezusit. Megjithatė qefini shėrben si njė mjet i rėndėsishėm besimi pavarėsisht vėrtetėsisė sė saj. Njė vit mė parė, Papa Benedikti i 16 e tregoi reliken misterioze tė mbrojtur me xhama antiplumb dhe nė njė klimė tė kontrolluar.

Endri Farka
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi