Falli i dorės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Leximi i dorės

Mesazh  Jon prej 28.06.08 13:35

Leximi i dorės



Si mund ta pershkruajme leximin e dores...

Sic mund te lexohet nje liber duke shpjeguar karakteret e alfabetit per te kuptuar informacionin e saj, keshtu duke lexuar doren interpretohen shenjat, i prezanton, per te njohur aspektet e jetes se nje njeriu, te cilit i perket dora.

Procesi nuk eshte po kaq i lehte sa leximi i nje libri, per kete aresye mund te themi se leximi i dores eshte nje art.

Ndersa leximi i dores eshte nje shprehje e pergjithshme, kirologjia e kiromancia jane shprehje me specifike.

Kirologjia, ka ardhur nga greqishtja, nga fjala kheir - dore dhe logos - studim, eshte studimi i dores per te njohur karakterin, zakonet dhe gadishmerine.

Kiromancia, ka ardhur nga greqishtja gjithashtu, nga fjala kheir - dore dhe manteia – hyjnore, eshte studimi i dores per te nxjerre te dhena per te ardhmen.

Kirologjia nuk pretendon si Kiromancia per te njohur te ardhmen, por per te njohur ne menyre unike dhe me te thelle disa aspekte te karakterit.

Kirologjia studion doren ne te njejten menyre si grafologjia studion shkrimin, nuk ka asgje okultike ose ezoterike, leximi i dores bazohet totlisht mbi nje vezhgim te hollesishem.

Ne sektorin e kirologjise, pervec linjave studiohet edhe forma e dores, permasat e pellembes dhe te gishtave, ajo qe quhet chirognomia.

Nje aspekt tjeter studiohet me thellesisht: vezhgohet vazhdimesia e dermatoglif (vijezimit mbi lekuren e dores), si dhe majat e gishterinjve qe ne gjuhen shkencore quhen shenjat e gishterinjve.

Si perfundim eshte e rendesishme edhe studimi i thonjve, e cila quhet edhe onicologjia.

Jon

Shkrime: 1243


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Falli i dorės

Mesazh  Explorer prej 16.01.09 14:53

Falli i dorės (Pikepamje evangjeliste)

Nė kėtė kapitull do tė merremi me kiromancinė, domethėnė tė parėt e fatit nėpėrmjet dorės. Nuk do tė merremi me interpretimin shkencor tė formės dhe linjave tė dorės tė quajtur kirologji, as me grafologji, domethėnė me interpretimin e shkrimit.

Kiromancia, falli i dorės, ndeshet qė nė Romėn e Lashtė. Edhe vetė fillimet e astrologjisė lidhen me pėllėmbėn e dorės. Pėrveē katėr linjave tė njohura tė dorės, linja e zemrės, e mendjes, e jetės, e fatit, pėllėmba ndahej nė shtatė zona planetare. Duke filluar nga gishti i tregues deri tek i vogli, gjenden zonat e Merkurit, Apollonit, Saturnit dhe Jupiterit.

Dot tė shikojmė shembuj qė dalin nga praktika e ndihmės dhe kėshillimit pastoral. Mė sipėr pėrmendėm se kiromancia, kirologjia dhe grafologjia do tė analizohen si pika tė veēanta, po nė praktikė tė treja kėto ngatėrrohen me njėra-tjetrėn. Kėtė na e tregon edhe shembulli i mėposhtėm:

Shemb.13 Njė vajzė e re vajti tek njė grafolog i cili i interpretoi shkrimin dhe linjat e dorės. Nė parashikimin e shkruar tė fatit qė i bėri grafologu thuhej se nė moshėn 30 vjeē do ta vrisnin. Vajza vajti nė shtėpi dhe u tha njerėzve tė saj tė afėrm: "Meqė do tė vdes kaq e re, dua ta shijoj jetėn deri nė fund". Filloi tė bėjė njė jetė tė pamoralshme dhe bėri disa dėshtime.

Si pasojė e kėsaj jete tė ēthurur, nė moshėn 24 vjeē u sėmur rėndė dhe vdiq nga njė kolit ulēeroz. Doktori tha se e kishte shkatėrruar veten me jetėn qė kishte bėrė. Duhet thėnė gjithashtu se pas seancės me grafologun, vajza kishte filluar tė shfaqte aftėsi si medium dhe pėrdorte njė pendul e njė shkop pėr tė parashikuar tė ardhmen.

Shembulli tregon sė pari se ky grafolog kishte pėrdorur metoda okulte. Nė fakt ai e shfrytėzonte grafologjinė pėr tė parashikuar tė ardhmen. Nė kėtė rast shikojmė edhe njė fenomen tė njohur nė parashikimin e fatit, sugjestionimin. Ka shumė raste nė tė cilat personi tė cilit i ėshtė parashikuar e ardhmja, e realizon vetė plotėsimin e parashikimit qė i ėshtė bėrė, nė mėnyrė koshiente ose jo koshiente.

Kėtu kemi edhe njė pėrsėritje tė atyre qė thamė pėr proceset psikologjike nė fallin me letra. Nga praktika e ndihmės dhe kėshillimit pastoral mund tė themi se shumė shpesh tė parėt e fatit i shtyn njerėzit tė hedhin poshtė ēdo pėrmbajtje morale. Edukata kristiane, tradita, zakonet, kanė ngritur rreth nesh njė mur mbrojtės dhe, edhe personat qė janė larg Krishtit, jetojnė nė mėnyre subkoshiente sipas vlerave kristiane tė jetės, edhe pse shpesh kanė njė revoltė tė brendshme kundėr kėtyre vlerave. Kur njeriu fillon tė merret me forca okulte, kėto mure bien.

Nė jetėn e tij fillojnė tė vėrshojnė ujra tė zeza e tė turbullta. Nė shembullin qė pėrmendem, sensualiteti dominoi tek vajza dhe e shkatėrroi. Okultizmi nxit pasione tek njeriu duke e bėrė atė tė varur prej tyre. Njė person qė ka kėrkuar ndihmė nė njė fushė okulte acarohet nga nervat, jepet pas alkoolit, cigares dhe nė pėrgjithėsi i dorėzohet njė jete tė ēthurur.

Pasojat e sugjestionimit nė hedhjen e fallit i shikojmė edhe nė shembujt e mėposhtėm.

Shemb 14. Njė grua kėrkoi qė t'i shihnin fatin nėpėrmjet dorės. Fallxhori i tha se do tė vdiste nė moshėn 40 vjeē nga kanceri. Kjo grua jeton qė prej kėsaj dite nėn peshėn e kėtij sugjestionimi dhe pret vazhdimisht qė tė shfaqen simptomat e semundjes. Gjatė kėsaj kohe ka humbur edhe shumė nė peshė.

Shemb 15. Kushėrira e njė shokut tim tė klasės punonte si shėrbyese nė njė vilė. Njė ditė prej ditėsh shfaqet nė derė njė cigane qė shiste artikuj shtėpijakė. Vajza nuk deshi tė blente se malli ishte i shtrenjtė. Nė kėto e sipėr cigania i rrėmbeu dorėn dhe zuri t'i tregonte fatin. Vajza donte tė tėrhiqte dorėn, po gruaja pėrdori me marifet njė dinakėri. "Oh, interesant", tha ajo, "pėr dy vjet do tė martoheni".

Cila ėshtė ajo vajzė qė refuzon tė dėgjojė kur ėshtė fjala pėr martesėn e saj tė ardhme? Kėshtu qė vajza ia la dorėn ciganes. Gruaja vazhdoi: "Do tė kesh shumė kėrkesa, do tė martohesh me mė tė gjatin. Vitin e parė do tė tė lindė njė fėmijė. Po shikoj se kėtu linja ndėrpritet...do tė vdesėsh nė lindje".

Pėrpara se tė vazhdoj mė tej, desha tė them njady gjėra pėr natyrėn e kėtij lloj falli. Nuk duhen shumė aftėsi profetike pėr tė arritur nė konkluzionin se njė vajzė e re dhe e bukur do tė martohet sė shpejti. Po ashtu nuk ėshtė nevoja tė jesh profet qė tė parashikosh se do t'i lindė njė fėmijė nė vitin e parė tė martesės.Vdekja nė fund tė parashikimit ishte njė lloj hakmarrjeje nga ana e ciganes, meqė vajza ia kishte refuzuar mallin. Po a u realizuan parashikimet e ciganes?

Nė dy vjetėt qė pasuan vajzės iu paraqitėn shumė kandidatė. Vajza ishte nėn sugjestionimin e fallit dhe kėshtu dha aprovimin pėr kanditatin mė tė gjatė. Gjatė vitit tė parė tė martesės mbeti shtatzėnė. Gjatė kohės qė do tė afronte lindja, filloi tė ketė gjithnjė e mė tepėr ankth. Pėrpiqej tė luftonte kundėr kėtij parashikimi tė keq. Tė afėrmit, dhe i shoqi nė veēanti, pėrpiqeshin ta bindnin tė mos i besonte asaj kotėsie qė i kishin thėnė, po pa dobi.

Vajza nuk kishte forcėn e duhur qė t'i kundėrvihej supersticionit. Pati njė lindje normale, po pas ca ditėsh pati temperaturė. Doktori nuk gjente dot ndonjė shkak objektiv. Tre javė pas lindjes gruaja humbi gjykimin, e shtruan nė njė psikiatri ku edhe vdiq tre ditė mė pas.

Vetėm njerėz qė nuk e njohin psikologjinė e parashikimit tė fatit mund ta quajnė kėtė rast njė parashikim tė suksesshėm. Shumė mė tepėr se njė parashikim, ky rast ėshtė njė sugjestionim.

Nga misionarėt e ndryshėm kemi dėgjuar se popullsia pagane vendase ėshtė tėrėsisht nėn sugjestionimin e mjekėve dhe magjistarėve vendas. Nė rast se magjistari i njė fisi predikon vdekjen e dikujt, shpejt do tė ndodhė vdekja. Kjo pėrbėn fenomenin psikologjik tė thanatomanisė, dėshirės pėr tė vdekur.

Vdekja me sugjestionim nuk gjendet vetem tek popujt primitivė po edhe midis Europianėve tė civilizuar. Nė kėtė pikė amerikanėt kanė bėrė eksperimente me tė burgosur qė kanė dhėnė rezultate pozitive. Njė personi tė dėnuar me vdekje i mbyllėn sytė. Pastaj i thanė se do tė ekzekutohej duke i prerė arterien kryesore tė qafės dhe pėr afro njė minutė do t'i vinte vdekja.

Pastaj i gėrvishtėn pak lėkurėn e qafės dhe paralelisht hapėn njė rubinet aty afėr. I burgosuri ndjeu gėrvishtjen dhe dėgjoi ujin qė rridhte. Pas njė minute humbi ndjenjat. Eksperimenti doli me sukses.

Lidhur me pėrmbajtjen e parashikimit tė fatit dhe format e profecisė, profesori Zuker nė librin e tij "Psikologjia e supersticionit" dallon midis supersticionit magjik, supersticionit mistik dhe sė treti parandjenjės. Supersticioni magjik ėshtė aktiv dhe vė nė veprim fuqi sugjestive dhe magjike. Ai interferon nė mėnyrė vendimatare dhe formuese nė jetėn e atyre qė lidhen me kėto sfera.

Tė gjithė shembujt qė kemi parė deri tani bien pothuaj nė kėtė kategori. Supersticioni mistik ka natyrė intuitive dhe adaptuese. Mbėshtetet mbi thellėsi tė brendshme, meditim dhe sensibilitet. Ka tė bjė me aftėsi tė tilla si unifikimi, perceptimi, pėrshtatja dhe asimilimi. Pas principit tė supersticionit magjik fshihet egoja qė kėrkon tė sundojė botėn, ndėrsa nė rastin e supersticionit mistik mendohet se egoja shkrihet me botėn e tėrė.

Ndryshimi kryesor midis kėtyre tė dyve thuhet se ėshtė nė mėnyrėn e perceptimit. Mendohet se parashikimi mund tė shpjegohet nė dy mėnyra. Ose personi e mban tė ardhmen e vet nė vetvete qė nė embrion dhe pastaj informacioni pėr tė ardhmen e tij merret duke marrė si burim vetė personin, ose gjithė historia dhe fati i racės njerėzore mbarten nė njė formė ndėrgjegjeje tė pėrbotshme.

Ky ėshtė opinioni i profesor Osty E. von Hartman dhe profesor Drishit. Mediumi prezupozohet se kas aftėsi tė kapė kėtė ndėrgjegje tė pėrbotshme. Tė dy kėto pikpamje mbėshteten mbi determinizmin dhe predestinacionin. Sipas Biblės, asnjė prej kėtyre metodave tė parashikimit tė fatit nuk ėshtė e pranueshme.

Nė formėn e tretė tė parashikimit tė fatit, parandjenjėn, pėrfshihen paralajmėrimi subkoshient, ėndėrrat, eksperienca e tė shtuquajturit second sight, klervuajanca dhe gjithė efektet e aftėsive tė mediumit. Njė shėmbull i mirė pėr kėtė pikė gjendet nė librin "Seelsorge und Okkultismus". Nuk po e permend pėrsėri duke dashur tė evitoj pėrsėritje nė tė dy botimet.

Po sado interesante qė tė jenė dallimet shkencore qė po shikojmė, nevojat qė lindin nė ndihmėn dhe kėshillimin pastoral janė shumė mė tė rėndėsishme.Duhet tė mėsojmė si tė ndihmojmė njerėzit me shqetėsime emocionale dhe mendore, tė cilėt megjithatė, me simptomat e tyre nuk hyjnė nė modelet e njohura tė semundjeve psikiatrike. Po vazhdoj me dy shembuj tė tjerė.

Shemb 16. Njė grua hidhte falle dhe nuk pranonte asgjė qė kishte tė bėnte me ekzistencėn e Perėndisė. Njė ditė i prezantuan njė vajzė besimtare kristiane. Kur vajza dėgjoi pėr aktivitetin me tė cilin merrej gruaja, si pėr t'u zbavitur, i zgjati dorėn. Mendonte se s'kishte asgjė pėr tė parė nė tė. Gruaja i lexoi pėllėmbėn. Vajza qeshte dhe nuk u pėrmbajt sė bėri edhe disa komente pėr tė qeshur.

Po pas kėsaj vajza, qė ishte besimtare, kaloi nė depresione dhe humbi edhe besimin. Fėmijėt e fallxhores paraqisnin edhe ata disa karakteristika tipike. Ishin nevrastenikė, bėnin jetė tė pamoralshme. Siē e thashė edhe mė lart, ndeshemi kėtu me pasoja tipike: depresion dhe shkelje tė principeve morale.

Shemb 17.Njė burrė merrej shumė vjet me radhė me fallin e dorės.Pėrveē kėsaj bėnte edhe terapi me hipnozė. Nė rrjedhėn e viteve kishte ndjerė edhe vetė pasojat shkatėrruese tė aktivitetit tė tij tė dyshimtė. Pas disa kohėsh, ai ndjeu dėshirėn t'i besojė Krishtit dhe pėr shumė muaj u pėrpoq ta detyronte veten tė lexonte nė Bibėl, ndonse ndjente njė rezistencė tė brendshme. Sa herė vihej pėrballė punėve tė Perėndisė, ndjente njė presion tė ēuditshėm vetėmbrojtės nė vetvete.

Ky shembull na tregon edhe njė aspekt tjetėr. Parashikimi i fatit zhvillon kundėrshtim dhe njė vetėmbrojtje tė brendshme ndaj ēdo gjėje qė ka tė bėjė me Perėndinė dhe Frymėn e tij. Nėse dikush qė ėshtė marrė me parashikimin e fatit kėrkon tė vijė tek Krishti, ka njė rrugė tė vėshtirė pėrpara. Shfaqen forca tė egra e tė mbrapshta qė pėrpiqen ta pengojnė tė marrė vendimin pėr tė shkuar tek Krishti. Personi qė ėshtė infektuar dhe "imunizuar" duke u marrė me parashikime tė fatit, bėhet pothuaj i pandjeshėm pėr Frymėn e Shenjtė.

Explorer

Shkrime: 1002


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Leximi i vijave te dores

Mesazh  Explorer prej 04.03.09 1:07

LEXIMI I VIJAVE TE DORES



Si tė lexojmė vijat e dorės. Njė udhėrrėfyes praktik nga profesionistė tė fushės.

“Leximi” i tre vijave kryesore tė dorės dhe lidhja e tyre simbolike me mėnyrėn tonė tė jetesės

E dinit qė sa herė jemi tė zemėruara ose tė shqetėsuar, duart skuqen, ndėrsa kur jemi tė trishtuar ato zverdhen? Ndoshta jo. Pėr shumė nga ne duart janė thjesht “mjete pune”, pėr tė tjerė, jo. Denis Fairchild, njė astrolog profesionist, di se ēfarė tė na thotė pėr pėllėmbėn e dorės.

Duar me shumė pak vija? Flasin mė shumė pėr njė shpirt fizik, praktik dhe tė organizuar, ju qė e keni kėtė veēori ju pėlqen ushqimi i mirė dhe kėnaqėsitė seksuale. Kur nė dorėn tuaj gjenden vija tė holla dhe tė bukura, tregon se jeni tė menēur dhe krijues. Nuk jeni shumė tė aftė tė ruani sekrete dhe reagoni menjėherė ndaj zhgėnjimeve. Gjithsesi, shumė vija tė bukura, tregojnė nervozizėm dhe energji tė shpėrndarė.

Vija tė thella, tė gjera dhe tė gdhendura mirė? Tregojnė se keni ndjenja tė forta dhe e keni tė qartė se ēfarė ju pėlqen dhe ēfarė jo. Jeni tė duruar dhe tė pėrpiktė. Nuk ėndėrroni si nėpėr libra dhe dini tė pėrballeni me situatat. Ju prisni qė tė dashurit dhe familjarėt tuaj tė jenė tė pėrsosur. E keni mjaft tė vėshtirė t’i pranoni dėshtimet apo tė metat e tė tjerėve.

Vijat nė dorėn tuaj kanė formėn e zinxhirit, tė pendėve , ose janė tė thyera? Kjo tregon se keni vullnet tė dobėt, trishtoheni shpejt, jeni paranojak dhe prireni tė tėrhiqeni nga bota fizike. Nuk ju pėlqen tė mbeteni vetėm. Jeni i brishtė, nė njėfarė mėnyre si kukullat kineze. E keni tė vėshtirė tė hyni nė bisedė me ēdokėnd ose ta kėrkoni atė qė ju intereson nė mėnyrė agresive ose tė vendosur.

Duart e gjata e tė holla kanė mė shumė vija se ato tė vogla dhe katrore.

Tri vijat kryesore quhen Vija e Jetės, Vija e Kokės dhe Vija e Zemrės

VIJA E JETĖS

Vija e jetės nuk tregon sa gjatė do tė jetoni, por tregon pėr entuziazmin dhe vullnetin pėr ta shijuar jetėn, si dhe pėr pėrpjekjet pėr tė arritur ato qė doni.

Nėse vija e jetės ėshtė e qartė dhe e thellė, pa shkėputje, tregon se do tė keni njė jetė tė shėndetshme dhe tė mirė. Gjithashtu tregon se jeni plot energji tė pashtershme, qė pėrqafoni ēdo sfidė dhe mundėsi qė ju paraqitet. Duke qenė se jeni shumė i/e dashur dhe e shprehni kėtė, ju pėlqen gjithēka. Dalloheni pėr kurajėn, energjinė dhe dėshirėn pėr tė jetuar.

Ndėrprerje ose humbje tė vijės sė jetės gjatė rrugės, tregon se jeni tip qė shqetėsoheni shumė dhe i lejoni tė tjerėt tė ndėrhyjnė nė jetėn tuaj. Jeni shumė xheloz, posesiv dhe shumė emotiv. Lidhjet tuaja janė tė destinuara tė jenė plot dramė dhe ndryshime emocionale. Asgjė s’ėshtė e lehtė pėr ju.

Kur vija e jetės merr njė kthesė tė gjerė nė dorė, tregon se jeni njeri shpirtgjerė, pozitiv dhe shumė bujar (ndonėse pak dramatik). Krijoni lidhje tė mira me fėmijėt dhe ju pėlqen tė ndihmoni njerėzit qė kanė nevojė. Pėr ju, tė luash rolin e viktimės nuk ėshtė zgjidhja e duhur. Ju pėlqen kur ju dėgjojnė, kur ju respektojnė, kur ju duan dhe kur ju shohin si njė person tė fortė dhe tė besueshėm. Jeni bujar me kohėn dhe paratė tuaja. I gėzoni ēdo ditė dhe doni tė zbuloni horizonte pafund e tė pėrqafoni ide te reja.

Nėse vija e jetės suaj fillon mjaft poshtė gishtit tregues kjo tregon se keni nevojė pėr njohuri. Jeni individualist dhe nuk duroni dot qė dikush t’ju thotė ēfarė apo si ta kryeni diēka. Keni shpirt luftarak dhe jeni energjik. E megjithatė nuk ju mungojnė problemet me disiplinėn dhe pėrqendrimin. Ju pėlqejnė lėvdatat dhe ėshtė pothuajse e pamundur qė t’i pranoni gabimet tuaja.

Kur vija e jetės mbaron pranė gishtit tė madh, do tė thotė se rrallėherė ngrini zėrin dhe jeni pak i ndrojtur. Ndiheni mė rehat kur qėndroni nė njė qoshe, sesa kur jeni nė qendėr tė vėmendjes. Ju pėlqen t’i ndihmoni tė tjerėt dhe t’ju pėrgjigjeni nevojave tė tyre. Zakonisht mendoni mė shumė pėr ta sesa pėr veten tuaj. Ndonėse ju mungon vullneti pėr ta ngritur zėrin pėr veten tuaj, e bėni shpesh kėtė pėr tė tjerėt. Duke qenė se keni mė shumė aftėsi mendore sesa fizike, nuk jeni shumė energjikė dhe kėrkoni shumė pushim kur jeni sėmurė.

VIJA E KOKĖS

Ndonėse aftėsitė tuaja nuk dalin shumė nė pah, aftėsitė tuaja mendore dhe dėshira juaj pėr dije shfaqet mė sė miri nė vijėn e kokės. Ajo fillon nė pjesėn e gishtit tė madh, nė zonėn poshtė gishtit tregues dhe vijės sė jetės dhe kalon nėpėr dorė drejt gishtit tė vogėl.

Zakonisht, njė vijė koke e shkurtėr qė nuk kalon pėrmes dorės, tregon njė njeri jo largpamės, tė cilit i mungon perceptimi i gjėrave tė reja. Jeni tė fiksuar pas rregullit, jeni shumė tė kujdesshėm dhe mendoni vetėm pėr vete. Ēėshtjet e pushtetit dhe tė kontrollit luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn tuaj. E merrni lehtė pushtetin dhe ndiheni mirė nė rolin e vendimmarrėsit.

Sa mė e gjatė tė jetė vija e kokės, aq mė i madh ėshtė qėllimi i perceptimeve tuaja dhe kėmbėngulja pėr tė mėsuar. Keni respekt pėr njohuritė, barazinė dhe tė drejtat e njeriut. Si kokėfortė qė jeni, nuk lodheni kurrė duke mėsuar gjėra tė reja. Ju pėlqen shoqėria dhe ndoshta keni dhe shumė miq. E mbivlerėsoni veten. Vullneti juaj pėr tė mėsuar dhe shkathtėsia e tė menduarit ju ēon larg. Tė shkruarit, mėsimdhėnia, marrėdhėniet publike ose fjalimet mund tė jenė profesione tė mira pėr ju.

Kur vija e kokės ėshtė e zbehtė ose e thyer, ose ngjan me njė zinxhir, do tė thotė se nuk jeni tip i organizuar, keni mendime tė shpėrndara dhe e keni tė vėshtirė tė pėrqendroheni. Ju mungon organizimi dhe kėmbėngulja pėr t’i parė projektet deri nė realizimin e plotė tė tyre. E megjithatė i mirėprisni idetė e reja. Kėmbėngulni t’i kryeni gjėrat sipas mendjes suaj. Zakonisht veēoheni nga miqtė ose kolegėt tuaj.

Sa mė e thellė tė jetė vija e kokės, aq mė shumė e shfrytėzoni menēurinė dhe aftėsitė tuaja. Jeni optimist dhe idealist. Gjithmonė mendoni se gjėrat do tė kenė rezultat pozitiv.

Nėse vija juaj e kokės kalon poshtė pėllėmbės sė dorės, do tė thotė se bazoheni mbi fakte dhe jeni shumė i logjikshėm. Parapėlqeni tė flisni vetėm me ata qė i njihni mirė. Nė pėrgjithėsi u qėndroni besnik vendimeve tuaja, pavarėsisht nga ajo qė mendojnė tė tjerėt. Jeni praktik dhe i kujdesshėm. Motoja juaj ėshtė “Pėr njė mendje tė shėndoshė”. Jeni serioz, ndonjėherė pesimist dhe mund tė bėheni shumė kritik ndaj ideve abstrakte ose revolucionare.

Kur vija juaj e kokės merr njė kthesė drejt gishtit tė vogėl, tregon se ju e pėrdorni menēurinė tuaj pėr tė fituar para. Rrallė ndodh tė thoni diēka dhe mė pas tė pendoheni. Pėr ju koha ėshtė shumė e shenjtė. U pėrkisni atyre njerėzve qė u pėlqen tė veprojnė, teksa tė tjerėt ėndėrrojnė. Kjo sjellje ju ndihmon nė ēdo fushė. Kur vija e kokės merr kthesė drejt kyēit tė dorės, tregon se ju keni mjaft imagjinatė. Nuk keni interes pėr gjėrat e pėrditshme. Mendja juaj duket se ėshtė gjithnjė e zėnė me diēka tjetėr. Mos i lini fantazitė tuaja t’ju pėrfshijnė tė tėrin.

Njė vijė koke qė kthehet e tėra drejt kyēit tė dorės. Nė njė kthesė tė fortė, ėshtė shenjė arratie dhe ose depresioni. Jeni simpatik dhe i besueshėm, por shumė dyshues ndaj historive fatkeqe. Gėnjeheni lehtė. Egoja juaj nuk ėshtė e fortė, madje shpesh i ndihmoni tė tjerėt edhe mbi kurrizin tuaj. Tregoni kujdes tė veēantė nė vendimet financiare dhe ato personale. Jeni shumė idealist. Tė jetoni nė botėn fizike dhe tė pėrballeni me realitetet tė ashpra, ėshtė mjaft e vėshtirė pėr ju.

Kur vija e kokės dhe ajo e jetės bashkohen pranė gishtit tė madh, tregon se jeni njeri i kujdesshėm, i matur dhe i pėrqendruar. Burimi kryesor i sigurisė suaj ėshtė tė jeni i lumtur dhe i plotėsuar nė punėn tuaj. Jeni praktik dhe i parashikueshėm. Dhuntia juaj mė e madhe ėshtė struktura dhe qėndrueshmėria qė i siguron familjes dhe kolegėve tuaj.

Kur vija e kokės pėrfundon nė formė piruni, qė njihet ndryshe si “piruni i shkrimtarit”, tregon se keni dhunti, jeni kureshtarė dhe krijues. Sa mė i gjerė tė jetė piruni, aq mė i pėrshtatshėm dhe krijues jeni. Madje keni aftėsi tė sillni shkėndija zgjidhjeje edhe nė situatat mė tė ndera.

VIJA E ZEMRĖS

Vija e zemrės ėshtė barometri juaj emocional dhe tregon dashurinė jo vetėm pėr tė dashurit tuaj, por edhe pėr njerėzit e tjerė. Ajo fillon nė zonėn poshtė gishtit tė vogėl dhe lėviz drejt pjesės sė sipėrme tė dorės, duke pėrfunduar poshtė bazės sė gishtit tregues, tė mesit ose tė gishtit tė unazės.

Nėse vija juaj e zemrės ėshtė shumė e thellė, tregon se ju vazhdimisht luani rolin e paqeruajtėsit. Edhe pse nuk keni ndonjė talent tė veēantė, ju pėlqejnė arti dhe format e tij. I kushtoni shumė rėndėsi shtėpisė dhe familjes. Pavarėsisht nėse eksperiencat me familjarėt tuaj kanė qenė tė mira ose jo, jeni shumė tė lidhur me ta. Gjithēka qė thuhet e merrni si personale dhe shumė mendime ndaj jush i interpretoni si sulme dhe kritika. Dėshira juaj ėshtė qė tė gjithė tė mirėkuptohen.

Njė vijė e zemrės e dobėt dhe e zbehtė, do tė thotė se ju kėrkoni vėmendje tė veēantė dhe ju pėlqen t“ju llastojnė. Ju drejtoheni nga zemra dhe jo nga mendimet tuaja. Tė gjitha idetė dhe mendimet tuaja kanė ngjyra ndjenjash dhe lidhjesh emocionale. Nuk ju pėlqen tė jeni vetėm dhe jepni mė tė mirėn tuaj kur jeni nė shoqėri. Doni qė tė gjitha lidhjet tuaja tė shkojnė mirė, gjatė gjithė kohės sė zgjatjes sė tyre. Nuk e pranoni zemėrimin ose zėnkat.

Njė hapėsirė e gjerė midis vijės sė zemrės dhe asaj tė kokės, tregon se jeni i pavarur dhe veproni me kokėn tuaj. E doni jetėn, por jeni disi agresivė, madje merrni dhe iniciativa qė shumė tė tjerė nuk do tė guxonin t“i merrnin. Nuk ju pėlqejnė njerėzit dembelė, tė dobėt dhe ata qė tė ngjiten e s“tė shqiten. Sa mė e gjerė tė jetė kjo hapėsirė, aq mė e madhe ėshtė nevoja juaj pėr liri dhe individualitet.

Vija e zemrės quhet e gjatė kur ajo pėrfundon poshtė gishtit tregues. Tė gjithė ju qė keni kėtė veēori jeni romantikė. Ju jeni njerėz qė i mbroni, i mbėshtesni dhe qė u pėrkushtoheni miqve dhe tė dashurve tuaj. Nuk ju pėlqen vetmia. Ju i kushtoni shumė kohė ndjekjes dhe ruajtjes sė miqėsive tė ndryshme. Keni prirje tė idealizoni ēdo lidhje dashurie dhe zakonisht mendoni se partneri/ja juaj ėshtė mė i/e mirė nga tė gjithė.

Njė vijė e shkurtėr zemre mbėrrin deri nė mes tė dorės. Kjo do tė thotė se askush mė shumė se ju, nuk i merr seriozisht dashurinė, seksin dhe lidhjet e dashurisė. Jeni plot pasion, jeni lozonjarė, tė ndjeshėm por edhe me logjikė. Nuk jeni nga ata qė dashuroni verbėrisht. Megjithatė kur bini nė dashuri, synimi juaj ėshtė tė bashkoheni pėrjetėsisht me tė dashurin tuaj.

Kur vija juaj e zemrės ėshtė nė formėn e njė zinxhiri ose e shkėputur, tregon se jeni tip i paqėndrueshėm ose tė prirė pėr tė patur dashuri tė ndryshme. Shumė nga lidhjet tuaja dallohen pėr ndryshimet e tyre emocionale. Ju pėlqen mė shumė tė keni histori kalimtare, sesa bashkime tė vėrteta.

Kur vija e zemrės kalon drejt, si njė vizore nėpėr dorė nė vend qė tė marrė ndonjė kthesė tė vogėl, tregon se nuk ju intereson aspak ajo qė mendojnė tė tjerėt pėr ju. Romanca pėr ju kalon nė vend tė dytė, pasi nė ēdo lidhje bėni pyetjen: “Ēfarė fitoj unė nga kjo?”.

Pėr ju dashuria ėshtė si njė marrėveshje e duhur biznesi. Jeni shumė sipėrfaqėsorė dhe i ėmbėl nė ēėshtjet e dashurisė. Nėse vijėn e zemrės dhe tė kokės i ndan njė hapėsirė e gjerė, do tė thotė se ju keni njė dėshirė tė jashtėzakonshme pėr tė qenė i pavarur; e keni mjaft tė vėshtirė tė pėrkushtoheni emocionalisht. Jeni shumė individualistė, kėshtu nuk duroni dot qė tė tjerėt t“ju drejtojnė. Jeni shumė i shoqėrueshėm, ju pėlqen tė njiheni me njerėz tė rinj dhe shpreheni shumė dhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė.

Kur vija e zemrės dhe ajo e kokės bashkohen nė njė tė vetme, qė quhet vija e Simianit, do tė thotė se e keni tė vėshtirė tė merrni vendime. Jeni shumė tė vėmendshėm dhe keni shumė interesa, ndaj shpesh nisni tė kryeni shumė gjėra njėherėsh, por nuk ēoni nė fund asnjė prej tyre.

Gjithashtu, ndodh qė tė premtoni mė shumė nga ē’keni mundėsi tė bėni. Shqetėsoheni menjėherė dhe jeni shumė tė ndjeshėm ndaj atyre qė i shihni si armiq. Zakonisht, kaloni menjėherė nė mbrojtje kur mendoni se dikush kėrkon t“ju sfidojė. Kėrkoni t“ju mbajnė gjithnjė me tė mira. Nuk i refuzoni kėshillat e miqve, tė tė dashurit dhe tė familjarėve, qė vlejnė pėr t“jua ngritur moralin.

Explorer

Shkrime: 1002


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

PERSHENDETJE

Mesazh  TONI prej 28.03.09 18:34

TE PERSHENDES PER SHKRIMET JANE TEPER TE MIRA, POR DUA TE THEME DICKA NE SHUME SHKRIME ME DUKET SIKURE ME JEP NJE MESAZH KRISTIANIZMIN NE THELBE NUK E KUPTOJE SEPSE KETU DUHET TE JETE PAK SHKENCORE JO TE JAPIM DOMGA MBI NJE LLOJE FEJE, PO UNE SI TJA BEJE QE JAME ME ORIGJINE HEBRE TE ILLOJE DHE UNE TE JAP DOGMA TE ASAJ FEJE . TE LUTEM ESHTE MIRE SA ME SHUME REALE DHE SHKENCORE NA BEJEN MIRE DHE KURE I LEXOJME PRAPE. PERSHENDES

TONI

Shkrime: 4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

E sakte

Mesazh  on_air prej 18.12.09 15:02

Plotesisht pajtohem me shkrimin, sepse sugjestioni yne eshte shume i ndiheshem dhe nderdija jone menjehere vepron tek ata njerez qe nuk jane te afte qe ta kontrollojne ate.

Ndersa sa i perket asaj qe ai personi fallxhori nuk ka mundur qe ti afrohet bibles eshte mase e vertete sepse ai eshte ndaluar nga bota e erret.

on_air

Shkrime: 2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  i panjohuri prej 23.12.09 13:36

Fallxhoret nuk mund ti besosh sepse ne shume raste ata genjejne.
Ka falle mjaft te kota si ato me guaska si ato me dore etj.

i panjohuri

Shkrime: 79


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

se di a duhet ti besojme apo jo...

Mesazh  engjell prej 19.01.10 15:02

i panjohuri shkruajti:Fallxhoret nuk mund ti besosh sepse ne shume raste ata genjejne.
Ka falle
mjaft te kota si ato me guaska si ato me dore etj.

Se di as une nuk i kam besuar kurre fallit. Po ja qe nje dite ne pune nje nga grate e punes me lexoi filxhanin.

A eshte rastesi apo ajo vertet dinte ta lexonte.Ajo me parashikoi qe shume shpejt ju do njiheni me nje mashkull me emrin Lu.... .

Kurse nje person i trete do ju prishe lidhjen.Ky person do jete ndeshkimi yt.Po i bie shkurt..

Po ate dite une njihem me kete person me emrin L....dhe mbas nje muaji bashkejetojme...Dhe mbas nje viti ndodhi qe personi i trete na ndau..

Ja qe me doli pike per pike qe me tha ajo.

engjell

Shkrime: 1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  i panjohuri prej 20.01.10 19:10

Ka mundesi, une thjesht dhashe idene time per fallxhoret.

i panjohuri

Shkrime: 79


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  Elizza prej 21.01.10 16:15

Paj falltor mo...
Pika e parė falli ėshtė haram.
Falltorėt mashtrojnė dhe sado qė na duket se "ia qėllon", prapė nuk ėshtė ashtu.

Ta marrin shikimin e filxhanit:
Kushdo qė e rrotullon patjetėr se do tė dal diqka, do tė krijohet ndonjė figurė pėr ta komentuar....ose nėse i hedhim kokrrat e fasulės, apo dominot, pastaj letrat, sferat e qelqit a qkado qoft - do te ketė diqka pėr tė thėnė...Kur i hedhim dominot patjetėr se do tė bije njė numėr, ose letrat - do tė terhekum njė letėr..

Nese njė vajzė e re shkon tė shikojė filgjan patjer se do t'i thotė "qė dikush interesohet per ju,... ju ka dal njė rrugė qė do ta merrni sė shpejti... keni disa fjalė tė kqija...ose shoqja (shoku) me tė cilin shoqėroheni ju ka zili...."
Falltori e njeh psikologjinė e njeriut patjeter se dikush interesohet,,,,
kur rrotullohet filgjani mbesin vragėt e tij qe i marrin si rrugė, dhe s'ka asgjė tė re kėtu, dinamika e jetės tė bėn tė marresh rrugė,,,
pastaj secili njeri ka fjalė qė fliten pėr tė, nuk ėshtė e thėnė tė na duan tė gjithė, ose ka ndonjė shoqe qė nė ndonjė aspekt nuk pajtohet me tė...

Falltori mundohet tė jetė bindės dhe njėkohėsisht e pėrcjell edhe mimikėn e personit qe shikon filgjan, zakonisht bebėzat e syve kur dėgjojmė diqka qė na pėlqen - zgjerohen, ose edhe fytyra ndryshon herė pas here. Pastaj kur sheh se po ngryset fytyra e personit e ndėrron qėshtjen, i flet pėr diqka tjeter...
flet nė mėnyrė tė pergjithshme

Ashtu edhe falli i dorės, ne tė gjithė kemi tri vija themelore: vijen e zemrės, tė kokės dhe tė jetės. Nėse vija e jetės ndėrpritet diku ose ėshtė e shkurtėr nuk pėrcakton jetėgjatėsinė tonė, ose vija e zemrės ėshtė e ngatėrruar apo jo e rregullt - nuk do tė thotė se kemi probleme...

E realizohen ato nė tė cilat koncentojmė mė shumė energji.
Ne jemi tė prirur t'i besojmė asaj qė duam dhe asaj qė ia kemi frikėn.

Kur thotė:" ti do tė marrėsh njė udhetim.... do tė martohesh,,,, do tė kesh djalė apo vajzė...do tė vdesėsh sė shpejti...etj." e na realizohen kėto NUK DO TĖ THOTĖ SE IA KA QĖLLUAR shikueai i fatit, por se ne kemi besuar atė QKA KEMI PAS FRIKĖ TĖ NDODHĖ OSE ATĖ QĖ KEMI DASHUR TĖ NA NDODHĖ !!!

Elizza

Shkrime: 1091


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  Elizza prej 16.03.10 15:44

Leximi i Pėllėmbės sė dorės


Ka disa sisteme pėr tė klasifikuar duart nė mėnyrė qė tė vlerėsojmė karakterin e pėrgjithshėm dhe personalitetin e njė personi. Sistemi tradicional njeh 7 lloje tė duarve: duar thelbėsore, katėrore, lopatėz, filozofike, artistike, idealiste dhe tė pėrziera.

Pėllėmba pėrfaqėson trupin fizik dhe forcėn e jetės nė pėrgjithėsi, gishtat pėrfaqėsojnė aftėsitė mendore nė pėrgjithėsi.

Njė studiues pas leximit tė llojeve tė ndryshme tė duarve pėr shumė vite ka shpikur njė sistem qė i kategorizon duart nė njė mėnyrė tė shpejtė dhe tė thjeshtė, duke pėrdorur klasifikimin modern nė 4 lloje tė dorės.
Nė kėtė sistem ka 4 forma kryesore pėllėmbėve: katėrore, e zgjatur, trekėndėsh dhe Fan-forma.

Format e pėllėmbės paraqesin motivin tonė themelor nė jetėn tonė. Nė astrologji secila shenjė i pėrket njė elementi tė caktuar:
- Tokės: Bricjapi, Demi dhe Virgjėresha
- Ajrit: Peshorja, Ujori dhe Binjakėt
- Zjarrit: Dashi, Luani dhe Shigjetari
- Ujit: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit

Duart Tokė: Fizike

Njė pėllėmbė katrore me pak vija dhe tė qarta. Personat me Duartė Tokė janė me kėmbė nė tokė, praktikė dhe tė pėrgjegjshėm, por mund edhe tė jenė materialist, serioz dhe kokėfortė. Ata janė tė kėnaqur me fizikun dhe tė qartė dhe do tė bėjmė gjėra tė provuara dhe testuara.

Duart Ajėr: Mendor

Njė pėllėmbė e zgjatur me linja shumė tė qarta. Personat qė kanė kėtė lloj tė dorės janė tė afėrt, llafazan dhe tė mprehtė, por mund edhe tė jenė tė cekėt, tė lig dhe tė ftohtė. Ata janė tė kėnaqur me intelektin dhe jomaterialen, si dhe duke bėrė gjėra nė mėnyra tė ndryshme dhe radikale.

Duart Zjarr: Instiktiv

Njė pėllėmbė trekėndėshe, me pak vija dhe delikate. Persona spontan, entuziast dhe optimist, por mund edhe tė jenė egoist, impulsiv dhe tė pandjeshėm. Ata janė tė hapur, dhe preferojnė t'i bėjnė gjėrat me guxim dhe instinktivisht.

Duart Ujė: Intuitive

Njė pėllėmbė me vija tė shumta dhe tė qarta. Personat me duart e ujit janė krijues, tė mprehtė dhe tė kėndshėm, por mund tė jenė me humor, emocional dhe tė frenuar. Ata janė tė mbyllur dhe kanė tendencėn pėr t'i bėrė gjėrat nė mėnyrė tė qetė dhe intuitive.

Gjatėsia e gishtave pėrfaqėson stilin e njė personi dhe atė qė ka tė bėjė me jetėn. Nėse gishtat janė me gjatėsi mė tė shkurtėr se sa gjatėsia e pėllėmbės tregon se personi ėshtė subjektiv dhe e sheh botėn nga perspektiva e tij, i pėlqen tė fillojė veprimin dhe ėshtė i mirė nė fillimin e ēdo gjėje. Janė dinamik nė paraqitje.

Gishtat mė tė gjatė se pėllėmba tregojnė personin qė ka njė pamje objektive pėr botėn rreth veti dhe qė i pėlqen tė planifikojė. Gishtat e gjatė paraqesin njerėzit qė janė fiks ose tė qėndrueshėm nė paraqitje, dhe veprojnė nė njė mėnyrė tė qėndrueshme dhe tė vazhdueshme.

Gishtat me tė njėjtėn gjatėsi sa pėllėmba shfaqin personin qė ėshtė fleksibil dhe shumė i talentuar, dhe qė tenton tė shkojė sė bashku me turmėn. Njerėzit me tė njėjtėn gjatėsi pėllėmbė-gishta janė tė paqėndrueshėm ose tė ndryshueshėm nė paraqitje, dhe veprojnė nė cikle tė aktivitetit dhe tė pasivitetit.

Njė person mund tė kenė njė dorė tė Tokės me gishta tė shkurtėr, duke treguar atė me kėmbė nė tokė, por me karakter dinamik, tė tillė si njė Bricjap qė mund tė ketė. Ose njeriu mund tė jetė me dorėn e ajrit me gishtat me tė njėjtėn gjatėsi - qė shfaq dikėnd qė ėshtė i mprehtė dhe llafazane, por edhe i ndryshueshėm, mund tė jetė njė Binjak.
//Bota e Kiromancisė//

Elizza

Shkrime: 1091


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  Elizza prej 16.03.10 16:01

Dora e djathė dhe dora e majtė


Dora e majtė: paraqet atė me ēka jemi lindur; se ēfarė ndodh me ne; anėn e brendshme tė vetės sonė
Dora e djathtė: Ēfarė tė bėjmė me jetėn tonė, veprimet qe duhet marrė; anėn e jashtme tė vetės.

E majta (ose dora e dobėt) tregon mė shumė ngjarjet e kaluara, atė qė trashėgojmė nė aspektin e shėndetėsisė, tė asaj qė ndodh tek ne, se ēfarė veprimesh marrim dhe pėr atė qė shkon mė shumė nė jetėn tonė private dhe nė ato fusha nė tė cilat ne nuk kemi shumė kontroll.

E djathta (ose dora e fortė) tregon se ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen tonė nėse nuk i bėjmė ndryshimet e nevojshme, se si bota na sheh, nėse ne kemi vullnetin pėr tė bėrė ndonjė ndryshim pėr tė mirė, dhe gjithashtu tregon pėr ambicjet qė ne mund tė kemi.

Elizza

Shkrime: 1091


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  ines prej 26.03.10 13:58

Mjaft interesante, kam lexuar edhe me pare per vijat e dores dhe pasi mesova disa gjera nisa te luaja rolin e "fallxhores" me shoqet...
Mendoj se mund te zbulohen shume me shume prej tyre...

ines

Shkrime: 13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  zattoo prej 17.08.10 14:31

Si te njihni partneren nga pellemba e dores

Perpara se te kerkoni doren e saj, duhet me pare ta lexoni ate.
Bazat e shkences se leximit te pellembes. Si te zbuloni nese ajo e ka mendjen te shtrati apo te librat

Nga e njihni te dashuren tuaj? Eshte veshtrimi ne syte e saj, buzeqeshja e saj joshese apo ndoshta fakti se ajo ju bleu nje birre? Le te themi te verteten: nuk duhet te shikoni pertej duarve te saj. Per qindra vjet, lexuesit e pellembes dhe disa personalitete historike nga me te njohurit, kane perdorur shkencen e leximit te dores si udhezues ne jeten e tyre.

Qofte para takimit te pare apo nje zotimi qe do te zgjase sa tere jeta, leximi i pellembes ka qene gjithmone nje burim i besueshem per njerez te te gjitha shtresave.

Kenaqesi me doren e saj

E dime te gjithe sesa i sikletshem mund te jete takimi i pare. Ku do te shkoni? Per cfare do te flisni? A do t'ju mbyllet goja? Te gjitha keto jane te rendesishme, por kohet e fundit ju duhet te thyeni akullin. Pasi i keni ofruar nje pije, pse te mos i ofroni edhe nje lexim dore falas? Ajo mund te mbetet paksa e habitur nga oferta juaj, por kjo ka per t'i pelqyer.

Tani qe ajo eshte vene ne qender te vemendjes, perveshni menget dhe futuni punes.

A eshte kembengulese ajo?

Karakteristika e pare qe duhet te ekzaminoni eshte gishti i madh. Me saktesisht, ekzaminoni dy pjeset e tij, te sipermen dhe te poshtmen, te cilat ndahen nga nje vize (aty ku perkulni gishtin). Kur vereni gishtin, mbani ne mendje se gjysma e siperme perfaqeson "deshire", ndersa ajo e poshtme "logjike".
Nese seksioni i siperm eshte me i gjate se i poshtmi, atehere keni te beni me nje grua qe ka deshire te forte. Asaj i pelqen te kete kontroll dhe te marre vete te gjitha vendimet.

Kjo mund ta beje me eksituese dhomen e gjumit, por dite pas dite mund te kthehet ne nje torture te vertete, sepse do t'ju duhet te dorezoheni me teper se c'deshironi ta beni kete.

Nga ana tjeter, nese seksioni i poshtem eshte me i gjate, keni te beni me nje person te kontrolluar nga logjika. E keqja ne nje situate te tille eshte se kesaj femre mund t'i mungoje deshira per te rrezikuar. Juve mund t'ju duket teper zbavitese dicka qe ajo e quan thjesht budallallek. Procedoni me kujdes.

Te majat e gishterinjve

Pasi keni eksploruar "deshiren" dhe "logjiken" e saj, ju duhet t'u hidhni nje sy edhe majave te gishterinjve te dores. Ka shume klasifikime te tyre, por ne do te bejme me te thjeshtin.

Nese ajo ka gishta me maje, atehere keni perballe nje enderruese. Ajo e vlereson te bukuren dhe i hedh nje hije pozitive cdo gjeje. Ajo jeton per momentin dhe ndoshta eshte duke kerkuar dike me te cilin te ndaje idealet e saj.

Nga ana tjeter, majat katrore te gishterinjve jane nje tregues i qarte prakticiteti. Mos guxoni te shoqeroni me njeri tjeter vec saj. Pasojat do te ishin fatale.

C'te keqe kane duart e buta

Karakteristika e fundit qe duhet te ekzaminoni eshte ndjesia qe ju jep dora e saj. Ne kete rast do te diskutojme per dy klasifikime: te buta dhe te ashpra. Duart e saj te buta mund t'ju krijojne nje ndjesi te kendshme, por me mire vazhdimi te lexoni me poshte. Keni te beni kryekeput me nje dashnore te artit. Ndersa juve mund t'ju shkoje mendja te ndonje darke apo te ndonje film per nje takim te persosur, ajo do te doje te shkoje ne nje muze.

Nga ana tjeter, kur zbuloni duar te ashpra, duhet te procedoni me kujdes. Keni perballe nje grua me nje personalitet intensiv. Ndonjehere ajo mund te jete pa takt, madje t'ju beje te mendoni se nuk ishte ajo zgjidhja e duhur. Ndershmeria e saj mund te jete, pas pak kohe, kokecarese.

Dhe tani ne sulm!

Tani qe i mesuat keto baza te thjeshta, verini ne prove. Mos e beni te merzitshem takimin tjeter duke folur vetem per jeten tuaj. Fokusohuni tek ajo dhe pergatiteni veten per eksperiencen me njohese.


zattoo

Shkrime: 301


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  darkboy prej 21.08.10 17:54

Shume e sakt, te gjitha jane pershtate 100% me tipin tim.


darkboy

Shkrime: 9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  Fikrro prej 23.08.10 15:27

Falli i dores mendoj qe eshte nje mashtrim nuk ekziston kinse parashikim me ane te shuplakes se dore, e as me ane te filxhanit te kafes.

Kujdesuni sepse keto gjera mund tju sjellin ngarkim ne koken tuaj, nese nje falltor te thote se do te te ndodh diēka e keqe.

Atehere ti do jesh ne pritje te asaj te keqeje qe do te te ngulitet ne koken tuaj.

Mos harro se truri yt eshte edhe shkaktues i ngjarjeve tua, kujto metoden e autosugjestionit, falli mund ta ngulit kete metode ne koke pastaj ndodh qe te behte e vertet ajo cfare te ka thene falltori.

Ja nje shembull te rela qe i ka ndodh nje te afermi tim:

Ishte duke levruar aren ne token e vet, ishte i martuar dhe kishte femije, papritmas i kishte ardh afer nje falltore e i kishte thene, o djalosh pa ta shikoj pak fallin qenke i ri dhe jeta eshte e gjate.

Ne fillim e kishte mohuar gjersa dikur ishte lodhur e i kishte dhene lejen t'ia lexon dore.

Burri i kishte thene oj falltore jam mbi 30 vjec dhe spo mund te gjej grua a mund te me ndihmosh e kishte genjyer.

Falltorja si zakonisht kishte filluar ato gjerat e veta, ty te kan bere magji, nen rroba ne shtepi ke gjilpera bla bla bla.... dhe derisa ti gjesh ato gjilpera kurre nuk do martohesh.

Burri kishte kap nje dru ne dore e i kishte thene ik sa nuk te kam zhdep dru, falltore e dreqit une jam i martuar dhe kam femije.

"Me e mire eshte ajo gjeja spontante qe te ndodh se ajo alarmante"

Fikrro

Shkrime: 2305


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  melisa-hana prej 28.08.10 2:52

Po shumica e njerzive besojne ne filxhan te kafes ka edhe raste qe kane ndodhur.

melisa-hana

Shkrime: 3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  celadenis prej 26.11.10 21:19

po une nuk i kam vijat e dores sic qene te fotua ne fillim fare

celadenis

Shkrime: 5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  luli prej 18.10.11 0:07

Lexojeni ardhmėrinė nga pėllėmba e dorės


Nėse jeni tė interesuar pėr hiromani, ja njė udhėrrėfyes tė vogėl pėr leximin e vijave tė pėllėmbės sė dorės. Dora e majtė na flet rreth aftėsive trashėguese dhe nga ajo mund tė “lexohet” ēfarė do tė na sjellė e ardhmja. Dora e djathtė tregon atė qė deri mė tani kemi arritur nė jetė.



Linja e jetės: Ajo fillon mes gishtit tė madh dhe tė atij tregues dhe vazhdon pėrmes kodrės sė Venerės drejt nyjės sė dorės. Nėse ėshtė e gjatė, e thellė dhe e butė: keni shėndet tė mirė dhe ju pret pleqėri e gjatė. Ndėrprerjet dhe degėzimet tregojnė sėmundje apo fatkeqėsi.

Linja e kokės: E gjatė dhe e thellė: mendjemprehtė. E shkurtėr dhe e thellė: mendje e njėanshme. Drejtimi qė vazhdon pėr nga lart: i mėrzitshėm dhe objektiv. Fillimi i pėrbashkėt me linjėn e jetės: mirėkuptim dhe kėnaqėsi me personin e gjinisė sė kundėrt. Linjat e vogla pėrmes linjės sė kokės: ekspozim ndaj kokėdhembjeve.

Linja e zemrės: Nga gishti i vogėl nė drejtim tė gishtit tregues. E gjatė, e thellė, e butė: ndjenja tė vėrteta dhe vetmi. Fundi i linjės sė zemrės mes gishtit tregues dhe atij tė mesėm: i butė dhe sakrifikues. Fundi nė gishtin tregues: e etur pėr pushtet. Fundi pas gishtit tregues: gjithė jetėn i pėrkushton njė profesioni tė vetėm. Sa mė tė afėrta tė jenė linja e zemrės me atė tė kokės, koka dominon mbi ndjenjat.

Linja e fatit:
Nga nyja e dorės deri tek gishti i mesėm. Tė theksuara thellė: Ardhmėria e shkruar cakton rrugėn e jetės. Linja e fatit fillon nė mesin e pėllėmbės: sukses i vonuar. Ndėrprerjet: e ardhme e kobshme. Linjat zigzag:fatkeqėsi, largim nga rruga e drejtė.

Linja e artit: Nga linja e fatit deri tek gishti i vogėl. Nėse aty afėr mund t vėrehet edhe njė linjė tjetėr (linja e tė hollave), mund tė jetojė nga talenti.

Linja e Merkurit: Nė tė djathtė afėr linjės sė artit, nėn gishtin e vogėl. Njė linjė, e gjatė dhe e fortė: aftėsi nė biznes. Mė shumė linja tė holla: interesim nė shkencė. Linja e merkurit e bashkuar me linjėn e tė hollave dhe artit: pasuri pėrmes shkencės dhe biznesit.

Linja e shėndetit: Harku nėn linjėn e Merkurit. Mungon te shumica. Nėse ėshtė e pranishme, tregon nė probleme shėndetėsore. Shpesh tregon nė dhimbjen e organeve tė brendshme.

Linja e fatit: Nėse tė katėr linjat rreth nyjės janė tė qarta, do tė thotė fat. Nėse janė tė ndėrprera, fat, por i arritur me mundim.

Linjat erotike: Linja tė vogla nė kodrėn e Venerės. Vetėm njė kodėr e theksuar e Venerės tregon nė ndjeshmėri dhe vitalitet. Linjat e forta, tė gjata dhe paralele: ndjenja tė forta nė dashuri. Linja tė shkurta, tė dobėta: mė pak ndjenja. Linja nė formė rrjetė: I ekspozuar ndaj grindjeve dhe me lidhje tė shkurta.

Linjat e suksesit: Linja tė vogla nga linja e kokės deri tek gishti tregues: linja tė vėrteta: Ambiciet dėrgojnė deri tek suksesi. Linja tė kryqėzuara: pengesa nė rrugė deri tek suksesi.

Rrethi i Venerės: Harku nė mesin e gishtit tė mesėm dhe tė vogėl. Rrethi i mbyllur: Dėshpėrim nė dashuri. Rrethi gjysmė i hapur: Dėshpėrimi do tė mposhtet. Mė shumė rrathė: ndjeshmėri e madhe qė ju vėshtirėson jetėn.

Linja e kontaktit: Linjat pėrfundi gishtit tė vogėl. Nėse shkojnė mė lartė: lidhja tė lumtura. Poshtė: lidhje tė palumtura. Linja tė ndėrprera: lidhje plot me grindje.

Gishti i Marsit: Nėse pjesa e sipėrme ėshtė e madhe: njeri me vullnet. Nėse pjesa e poshtme ėshtė mė e madhe: mė shumė logjikė se mirėkuptim.

Gishti i Jupiterit: Sa mė i theksuar qė tė jetė gishti tregues, aq mė e madhe ėshtė dėshira pėr pushtet. Nėse relativisht ėshtė i shkurtėr: Prirje pėr nėnshtrim dhe dorėzim.

Gishti i Saturnit: Theksimi i tij tregon kujdes ndaj vendbanimit.

Gishti i Apolonit apo i diellit: Gishti i vogėl tregon emocionet: Nėse ėshtė i gjatė, i ekspozuar ndaj shtirjes dhe po ashtu me njė temperament artistik.

Gishti i Merkurit: Tregon talente tė shumta. I shoqėrueshėm ėshtė ai qė gishti i vogėl i arrin deri tek pjesa e gishtit tė madh.

luli

Shkrime: 323


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli i dorės

Mesazh  pirati prej 12.02.12 21:59

mua mu duken interesante te gjitha keto gjera por kam nje pyetje per ju qe ta zgjedhesh nje vajz per te kaluar jeten cilel pjes te dores te shikoj flm te gjithe

pirati

Shkrime: 3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi