Fuqia e njė simboli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fuqia e njė simboli

Mesazh  Zattoo prej 26.02.15 21:39



Yllin e Davidit apo Vulėn e Sylejmanit, si simbol islam apo hebrej, kultura shqipe e ka pranuar si pjesė tė veten. Ndonjėherė pėrkrah shqiponjės dykrerėshe, ndonjėherė pėrkrah kryqit e ndonjėherė gjysmėhėnės, shqiptarėt e kanė pėrdorur qoftė pėr fuqitė spirituale pėr t’i bėrė ballė demonėve e qoftė vetėm pėr dekor e hijeshi.

Ylli gjashtėcepėsh qė dikur nga nazistėt vihej si vulė vdekjeje mbi ēdo gjė hebreje, thonė se sot pretendon tė bėhet njė simbol po aq i fuqishėm sa kryqi i krishterė apo hilalli islam.

Ylli i Davidit apo Magen David (Mburoja e Davidit) ėshtė simbol kryesor nė flamurin e bardhė tė shtetit tė Izraelit.

Megjithatė, ylli qė paraqet njė ndėr simbolet mė tė njohura tė hebrenjve dhe tė judaizmit, ishte dhe mbetet i pranishėm nė kultura tė ndryshme, nga hinduizmi, budizmi, nė kulturat perėndimore e deri te tempujt e masonėve, por njė prani tė madhe ka edhe nė kulturėn islame e cila e njeh atė si Vula e Sylejmanit.

Ylli me gjashtė cepa, me dy trekėndėsha barabrinjės tė ndėrthurur mes veti, ėshtė pjesė edhe i kulturės shqiptare, e cila, e ngritur mbi tokėn qė shėrbeu mė shumė si rrugė kalimtare, ka pranuar reliktet e civilizimeve qė kanė shkelur e janė pėrplasur mbi tė.

Shtėpi tė vjetra, xhami, teqe, kisha, veshje kombėtare, enė dhe stoli nė Kosovė mbajnė heksagramin. Njė simbol pėr mbrojtjen ndaj demonėve, origjina e tė cilit nė kulturėn shqiptare mund tė ketė prejardhje tė ndryshme.

Simboli i lashtėsisė qė shenjon harmoninė dhe baraspeshėn, shpirtin dhe materien, tokėn dhe qiellin, historikisht ka shėrbyer si shenjė magjike herė pėr mėsysh e herė pėr dekor.

Njė yll mbi krye

Mjeshtri i drurit Ruzhdi Qarri, pėr vite ka gdhendur nė djepat e fėmijėve yllin gjashtėcepėsh. Me gjysmėshekulli pėrvojė nė drugdhendje Qarri shpjegon kuptimin e figurave tė cilave u jep formė. “Yllin e kemi punuar nė djep, sepse djepi simbolizon lindjen, jetėn, ardhmėrinė. Unė i punoj qe 50 vjet.

Ylli i Davidit ėshtė gjetur te ilirėt, nuk ka lidhje me jahudi, sepse e kanė gjetur nė xhami e nė varre ilire.

Kėtė model e ka marrė nė Shkodėr mjeshtri i parė i djepave nė Gjakovė, Adem Deva, gjyshi im ka qenė nip i tij dhe prej tij e ka marrė zanatin”. Megjithatė Qarri, i cili vjen nga familja qė kėtė zanat e ushtron pėr mė shumė se 100 vite, thotė se jo rrallė ėshtė kritikuar pėr yllin e vėnė nė krye tė djepit.

“Ky ėshtė njė djep me yll, me gjerėsi e gjatėsi prej 40 cm, e kam dizajnu para 30 viteve pėr vajzėn time. Por mė nuk i bėjmė me yll, nė vend tė yllit tash i dekorojmė me lule.” Familja e Ruzhdi Qarrit bashkė me familjen e Osekėve janė ndėr tė vetmit qė e kanė punuar kėtė model djepi nė Gjakovė, dhe tė cilėt akoma vazhdojnė me zejen e drugdhendjes nė rrugėn qė ka marrė emrin Rruga e arkėpunuesve nė Ēarshinė e vjetėr tė qytetit.

Qarri mund tė mos e dijė simbolikėn e yllit, por njė yll i tillė mbi kokėn e foshnjeve nuk ėshtė vėnė pa sherr. Fėmijėt thonė i kap mėsyshi dhe ylli ishte aty qė ta mbrojė.

Nė njė tjetėr qytet me traditė nė zeje, familja Vokshi nga Peja, ka tė gdhendur nė dollapėt e shtėpisė sė vjetėr tė braktisur tashmė dy yje gjashtėcepėsh. Trashėguesi i shtėpisė, Iliri, nuk e ka menduar ndonjėherė kuptimin e tyre. “Dollapėt janė tė vjetėr e s’na hyjnė nė punė, por i kemi ruajtur si pjesė e shtėpisė. Nuk e di se ēfarė simbolizojnė, mendoj se janė veē modele dhe janė gdhendur nga zdrukthtarėt pejanė”.

Jashtė mureve tė shtėpisė sė familjes Vokshi, afėr sheshit qė mban emrin e patriotit Haxhi Zeka, ndodhet Kulla e Jashar Pashės, nė muret e sė cilės ka njė yll tė ngjashėm.

Mjeshtrit e kohės kanė lėnė si dėshmi nė sipėrfaqen e godinės, luanin dhe yllin. Kulla dykatėshe e ndėrtuar prej guri, me dritare e frėnxhi, ka arkitekturė karakteristike tė shekullit 18 dhe tė shekullit 19, dhe njė simbol tė lashtė e tė fuqishėm si mburojė.

Prof.Dr. Naser Ferri, arkeolog, autor i njė vepre tė jashtėzakonshme mbi mitologjinė dhe tė njė varg studimesh tė tjera nė kėtė fushė, shpjegon se heksagrami si simbol ėshtė pėrdorur qysh nė mijėvjeēarinė IV p.e.s., ndoshta si talisman apo shenjė magjike nė shumė qytetėrime prej Mesopotamisė e deri nė Britaninė e sotme.

“Sipas disa mendimeve simboli nė fjalė rrjedh nga mburoja heksagramike e mbretit tė hebrenjve David tė cilėn, sipas mitologjisė biblike, ai e kishte pėrdorur nė duel kundėr gjigantit Goliat. Ylli i Davidit ėshtė njė simbol pėrgjithėsisht i pranuar i identitetit tė hebrenjve dhe tė Judaizmit.

Pėrndryshe ylli me dy trekėndėsha tė kthyer kundėr njėri-tjetrit tė ndėrthurur mes veti, nė burime arabe ėshtė quajtur  “Vula e Sylejmanit” (Hazreti Sylejmanit) dhe kėtė emėr e pėrvetėsuan edhe shumė ēifutė nė formėn “Vula e Solomonit”.

Pagėzimi i tillė ishte bėrė pėr shkak tė faktit qė ky simbol ishte skalitur nė mburojė ose nė unazė tė mbretit ēifut Solomonit (Sylejmanit) qė pėrmendet nė librin e shenjtė tė hebrenjve Talmud si shenjė mbrojtėse kundėr demonėve edhe pse nuk ceket saktėsisht koha kur qe krijuar ai.”

Ferri nėnvizon se nė tė gjitha rastet, qoftė si Magen David, qoftė si Vula e Sylejmanit, ylli ėshtė pėrdorur dhe pėrdoret me destinim apotropeik, si mbrojtės nga demonėt dhe tė kėqijat.

Heksagrami nė islam


Pėr kėtė arsye, njė ndėr xhamitė mė tė veēanta tė arkitekturės osmane nė Kosovė, Xhamia e Sinan Pashės nė Prizren, ka nė ballė pėrbrenda heksagramin nė madhėsinė rreth njė metėr.

Besimtarėt bėhen gati tė falin namazin, ndėrkaq Reif Shamri, njeriu qė hap e mbyll dyert e xhamisė nė qytetin e vjetėr, thotė se janė hebrenjtė ata qė kėtė simbol e kanė pėrvetėsuar nga kultura islame. “Ky nuk ėshtė ylli i jahudive, ėshtė vula e Hazreti Sylejmanit.

Krejt xhamitė e vjetra e kanė. Jahuditė e kanė marrė para 75 vjetėve, e xhamia ėshtė e vjetėr 408 vjeēare.” Shamri flet dhe tregon gurin e vjetėr brenda xhamisė plot me yje gjashtėcepėsh. “E sheh, ata e kanė punu veē nė dėrrasa, kqyr kėtu, edhe nė gur ėshtė”, thotė duke dashur t’i japė fuqi argumentit tė vet.

Prizreni ėshtė njė ndėr qytetet shqiptare me ndikim tė madh tė kulturave tė Lindjes dhe kultet fetare islame janė tė shumta.

Pos xhamisė sė Sinan Pashės, edhe minarja e Xhamisė sė Arastės nė Prizren, qė ndodhet pranė qytetit tė vjetėr, ka njė heksagram nė ballė.

Ai ėshtė njė objekt i mbrojtur nga shteti si trashėgimi kulturore, por i rrethuar me shitės cigaresh e shitės tė tjerė ambulantė.

Pak metra mė lart xhamive, shtėpia e burrave tė mėdhenj shqiptar. Kompleksi i Lidhjes sė Prizrenit ėshtė i zymtė dhe nuk ka asnjė vizitor nė ditė me shi. Shtėpia e shndėrruar nė muze ėshtė e ftohtė. Njė punėtore hap derėn e mbyllur, ndėrkaq ciceroni dukej se ish zhdukur diku me punė.

Nė pėrdhesė, nė Sektorin Etnografik, nė dhomėn e parė ndodhen dy sini bakri tė fundit tė shek 19, njėra nga to ka yllin gjashtėkėndėsh nė madhėsinė e 30 cm tė punuar nė mes dhe lulen e jetės brenda tij. Nė dhomėn e fundit janė ekspozuar edhe dy dollap rrobash tė gjysmės sė dytė tė shek 19, njėri ka dy yje nė pjesėn e sipėrme.

Parim Kosova, historiani pėrgjegjės pėr kompleksin, thotė se populli shqiptar dhe populli hebrej, gjatė mijėvjeēarėve kanė pasur  marrėdhėnie tė ndryshme, qoftė tregtare, qoftė ekonomike, dhe si rrjedhojė edhe huazime nga njėri-tjetri.

“Nė muzeun e Lidhjes posedojmė vetėm kėto objekte”. Kosova thotė se ndonėse prezenca e hebrenjve nė Prizren ka qenė e pakėt, qendra tė tjera shqiptare si Shkupi, Gjakova, Peja, Mitrovica e Prishtina kanė pasur njė prani tė konsiderueshme.

“Kėshtu qė Yllin e Davidit apo vulėn e Hazreti Sylejmanit siē njihet te ne nė popull, mund ta hasim jo vetėm nė objektet e kultit kryesisht islam, qoftė nėpėr teqe e qoftė nėpėr xhami, po e hasim edhe nė ornamente, qėndisje, drugdhendtje, savatosje tė enėve tė ndryshme.”

Simboli nė reliktet kombėtare

Nga kryeqendra e dikurshme nė kryeqendrėn e sotme. Prishtina ka fshirė me insistim shumė nga gjurmėt e historisė sė saj, por jo gjithēka. Nė lagjen qė njihet si lagjja e vjetėr e Prishtinės, njė ndėr shtėpitė e vjetra qė i ka shpėtuar rrėnimeve ėshtė Kompleksi i familjes Gjinolli, i shndėrruar sot nė Muzeun Etnologjik.

Oda qytetare e familjes qė mbante rang tė lartė shoqėror ėshtė pėrplot me yje gjashtėcepėsh, tė gdhendur nė dollapėt rreth e rreth odės dhe nė disa tavolina. Edhe enėt nė kuzhinėn e kompleksit kanė tė savatosur simbolin e ‘mėsyshit’. Nė godinėn qendrore ndėrkaq veshje kombėtare, stoli argjendi, orendi druri janė tė dekoruara me heksagramė tė madhėsive tė ndryshme, herė nė formėn e Yllit tė Davidit e herė nė formėn e Vulės sė Sylejmanit.

Kompleksi i Emingjikut bart njė histori kombėtare dhe gjurmė tė imta hebreje, derisa lagjja e dikurshme e ēifutėve dhe sinagoga nė Prishtinė, ka kohė qė janė fshirė nga harta e kryeqendrės.

Krahinat shqiptare janė bėrė bashkė, nė kostume burrash e grash, nė arkivin e Eksponateve Etnologjike tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės. “Kjo ėshtė veshje e gruas nga krahina e Stugės nė Maqedoni.” tregon Trashe Prelvukaj-Loshi, punonjėse nė Institut. Gruaja nga Struga kish nė jelekun e saj tė qėndisur disa yje tė kaltėr.

Yje tė ngjashėm me ngjyrė tė kaltėr bartte nė gjoks edhe nusja nga Drenica. Edhe drenicakes ia kishin qėndisur pėr ‘mėsysh’.

Profesor Ferri thotė se ishin tė panumėrta paraqitjet e heksagramit nė motivet dekorative nė arkitekturėn popullore shqiptare, nė veshjen tradicionale kryesisht tė femrave e tė fėmijėve, nė gjėsende tė pėrdorimit tė pėrditshėm si stoli, orendi tė ndryshme shtėpiake, dyer, dollapė, djepa, furka, vegla muzikore etj.

Ai tregon se prania mė e hershme e heksagramit nė trojet tona ėshtė dėshmuar nė Pejė nė njė pllakė judeo-krishtere nga periudha antike.

Sipas tij monumenti ėshtė dokument i rrallė i cili flet mbi prezencėn e  hershme tė hebrenjve dhe tė judeo-krishtėrimit nė Dardani, respektivisht nė  trevėn e Pejės sė sotme.

"Mund tė supozohet se kėtė simbol nė Ballkan e kanė sjellė refugjatėt hebrenj pas rėnies sė shtetit tė tyre. Si simbol islam heksagramin apo tashmė “Vulėn e Sylejmanit” e hasim nė disa raste nė monumente gurore nė Pejė dhe nė rrethinėn e saj, por edhe nė trevat e Dukagjinit. Meqė motivet e “Vules sė Sylejmanit” paraqitėn edhe nė afėrsi tė xhamive (rrethina Istogut) si edhe nėpėr tyrbe tė dervishėve (tyrbja e Sheh Tarės nė Nivokaz), s’do mend qė kemi tė bėjmė me njė simbol tė besimit islam, i cili nė viset tona ka filluar tė paraqitet me emisarėt e parė myslimanė qysh para Betejės sė Kosovės”, thotė ai.

Ylli i Davidit nė flamurin e Dardanisė

Nė historinė e re tė Kosovės ndėrkaq, flamuri i propozuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova pėr shtetin e Kosovės, ka njė yll gjashtėcepėsh.

Flamuri qė u pagėzua si i Dardanisė ka sfondin blu tė thellė, sfondin e kuq nė rreth, shqiponjėn dykrerėshe, stemėn, banerin e bardhė dhe heksagramin nė ballė. “Ylli gjashtėcepėsh ėshtė marrė nga flamuri i Skėnderbeut.

Quhet ylli i Skėnderbeut. Ėshtė pėrdorur si simbol nga shqiptarėt antikė dhe korrespondon me Stelat e Mburojės”, me kėtė paragraf shpjegohet prania e Yllit tė Davidit nė flamur, nė librin qė presidenca e Kosovės  e kishte botuar njė vit pas vdekjes sė tij, mė 2007.

Muhamet Hamiti, qė kishte qenė kėshilltar i presidentit Rugova, derisa flet pėr kohėn nėpėr tė cilėn kanė kaluar, thotė se flamuri ishte projektuar sipas simboleve shqiptare.

Si Magen David apo si Vula e Sylejmanit, si simbol islam apo hebrej, kultura shqipe e ka pranuar si pjesė tė veten. Ndonjėherė pėrkrah shqiponjės dykrerėshe, ndonjėherė pėrkrah kryqit e ndonjėherė gjysmėhėnės, shqiptarėt e kanė pėrdorur qoftė pėr fuqitė spirituale pėr t’i bėrė ballė demonėve e qoftė vetėm pėr dekor e hijeshi.

nga  Blerina Rogova Gaxha
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi