Falli me letra - Kartomancia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Falli me letra - Kartomancia

Mesazh  Explorer prej 16.01.09 14:49

Falli me letra - Kartomancia
Pikepamje Evangjeliste

Historikisht pėrdorimi i letrave pėr tė parė fatin ndeshet qė nė kohė shumė tė vjetra. Madje Romakėt vetė pėrdornin njė sistem me tabela tė vogla me simbole tė gdhendura. Letrat e para shfaqen nė shekullin e tetė. Teknika e tė parit tė fatit nėpėrmjet letrave ėshtė shumė e thjeshtė.

Disa letra kanė njė farė kuptimi, pėr shembull shtata e zemrave ėshtė letra e dashurisė, dhjeta e zemrave tregon realizimin e njė dėshire, dhjeta spathi ėshtė letėr e mbarė etj. Me 52 letra mund tė krijohen me mijėra kombinacione. Le tė shohim problemet kryesore qė lidhen me fallin e letrave nėpėrmjet disa shembujve.

Shemb.6 Njė evangjelist Gjerman mbajti njė leksion nė tė cilin foli kundėr fallit dhe hedhjes sė letrave. Pas leksionit, njė nga shėrbyesit e kishės qė kish ndjekur leksionin, iu afrua evangjelistit dhe i tha: "Ēfarė synon me kėtė kritikė kundėr hedhjes sė letrave? Edhe unė vetė hedh fall me letra. Ėshtė njė mėnyrė e padėmshme pėr tė kaluar kohėn". Kėtu mund tė shtojmė edhe njė tjetėr shembull nga Zvicera.

Shemb.7 Njė pastor zviceran organizoi njė pazar. Nė tė pėrfshiheshin edhe disa kioske tė vogla me pėrmbajtje, figura e motive nga pėralla tė ndryshme. Njė nga kėto kioske kishte njė tabelė ku qe shkruar: "Kėtu mėson fatin". Dikujt nga pleqėsia e kishės nuk i pėlqeu kjo gjė dhe foli me pastorin.

Si shpjegim iu tha se "Ėshtė thjesht njė lojė pa zarar". Ndėrkaq, njė djali qė vajti tek kiosku i fatit iu tha se do tė pėsonte njė aksident me biēikletė javėn e ardhshme. Dhe vėrtet pas ca ditėsh aksidenti ndodhi dhe djali theu kėmbėn. Njė vajze, po nė kėtė kiosk, iu tha se" Mėsuesi nuk tė ka me sy tė mirė" dhe vajza vuajti shumė shpirtėrisht nga kjo gjoja mungesė simpatie e mėsuesit tė saj.

Tė dy shembujt tregojnė se falli me letra nuk mund tė thuhet se ėshtė i padėmshėm. Tė dy fėmijėt u bėnė viktima tė sugjestionimit. Tė dy pastorėt janė viktima tė teorive racionaliste nė arsimin universitar,i cili pėrmban shumė boshllėqe nė fushėn e magjisė(sundimi i materies nėpėrmjet mendjes ose shpirtit) dhe mandisė (artit tė parashikimit tė fatit).

Nė rast se falli me letra nuk ėshtė thjesht njė marifet pėr tė fituar para, po ka tė bėjė me tė vėrtetė me aftėsi mbinormale, atėhere telepatia (tė lexuarit e mendimeve) dhe komunikimi subkoshient duhet tė luajnė kėtu njė rol tė rėndėsishėm.Le tė shohim njė shembull qė e qartėson ēėshtjen.

Shemb 8. Njė vajzė gjashtėmbėdhjetėvjeēare shkoi tek njė fallxhore letrash. Donte tė dinte se sa kohė duhej tė priste derisa tė takonte burrin e saj tė ardhshėm. Fallxhorja e pa drejt e nė sy dhe i tha: "Vėllai jot ka kaluar njė aksident tė rėndė me motoēikletė vitin e kaluar, nė mos gabohem?"! "Po" u pėrgjigj vajza. "Nėna vuan nga zemra, apo jo?" "Po" u pėrgjigj vajza pėrsėri."Kėto kohė nuk i ke punėt mirė me babanė!" "Po", tha vajza,"po nga i dini tė gjitha kėto"? " Nga letrat", tha gruaja. Nė tė vėrtetė ajo kishte dhuntinė e rallė tė telepatisė dhe ia kishte lexuar vajzės mendimet.

Nė kėtė pikė ku kishte arritur biseda, fallxhorja kishte fituar besimin e plotė tė klientes sė re e cila i mori thėniet e dykuptimshme tė fallxhores si tė vėrteta dhe filloi me mendjen e saj tė pėrpiqet pėr realizimin e tyre. Si pasojė e supersticionit, iu nėnshtrua domosdoshmėrisė sė plotėsimit tė parashikimit. Siē thotė edhe Bibla:"Sipas besimit tėnd do tė tė bėhet". Meqė iu thanė me saktėsi gjėra tė sė kaluarės, i filloi nė subkoshiencė procesi i realizimit tė sė ardhmes.

Njė tjetėr formė e fallit me letra mbėshtetet nė aftėsitė e fallxhorit si medium. Fjala medium vjen nga latinishtja dhe do tė thotė "mes". Kėtu ėshtė fjala pėr aftėsi tė ēuditshme tė disa njerėzve pėr tė pėrshkruar ose shpjeguar ngjarjet nė njė formė qė i kapėrcen fuqitė e pesė shqisave tė njeriut. Le tė shohim pėr kėtė shembullin e njė fallxhoreje.

Shemb 9. Kur e intervistuan njė herė njė fallxhore, ajo tha se ndėrsa i shpjegonte fatin dikujt,ndjente se ishte nėn njė fuqi tė ēuditshme. Njė frymė e mbulonte dhe ajo ndjehej e detyruar tė thoshte gjėra pėr tė cilat nuk kishte pasur dijeni qė mė parė. Ishte njė lloj ndjenje sikur tė ishte e pushtuar nga dikush, po pasi bėnte parashikimin e fatit, kthehej pėrsėri nė njė gjendje fare normale.

Njė shembull tė ngjashėm gjejmė edhe tek Veprat e Apostujve,

16:16-18. Pavli ishte me mision nė Filipi. Ēdo ditė e ndiqte pas njė vajzė qė kishte aftėsi tė shikonte tė ardhmen. Ajo i shkonte pas duke bėrtitur: "Kėta burra janė shėrbėtorė tė Perėndisė tė mė tė lartit, dhe iu predikojnė rrugėn e shpėtimit." Po pse Pavli ishte i pakėnaqur me thėniet e saj dhe pse e pengonte qė tė fliste?

Pėrgjigjja ėshtė se apostulli e kuptoi menjėherė se fuqia parashikuese te kjo vajzė nuk vinte nga Perėndia. Ai iu drejtua vajzės dhe urdhėroi: "Nė emėr tė Jezu Krishtit tė them tė dalėsh prej saj". Dhe menjėherė vajza u ēlirua nga fuqitė e saj parashikuese e prej fallxhoreje. Kjo ngjarje nė periudhėn e hershme misionare tė kishės ėshtė shumė domethėnėse.

Sė pari mėsojmė se ekzistojnė fuqi dhe aftėsi tė vėrteta parashikuese dhe se jo gjithēka ėshtė mashtrim. Vajza kishte thėnė tė vėrtetėn. Dijen e saj ajo e kishte marrė nga fuqi demoniake. Vėmė re gjithashtu se parashikimi i fatit mund tė marrė ndonjėherė edhe njė ngjyrim fetar. Shumė herė bota okulte kamuflohet nėn ngjyra kristiane. Po apostulli Pavėl e dalloi menjėherė burimin e kėsaj fuqie parashikuese. Ai vetė kishte aftėsi t'i dallonte frymėt.

Nė kėtė rast shfaqet edhe autoriteti i tij spiritual si pėrfaqėsues dhe misionar i Krishtit. Emri i Jezuit ishte dhe ėshtė po aq i fuqishėm sa tė gjitha fuqitė e botės sė errėsirės tė marra sėbashku. U shfaq fitorja e plotė e Ungjillit mbi botėn pagane tė sunduar nga demonėt. Nėn emrin e Jezuit u thyen prangat dhe zinxhirėt. Njeriu i shtypur u bė i lirė. Elementėt e ndryshėm qė pėrfshin kjo histori i ndeshim nė forma tė ndryshme nė parashikimin e fatit.

Ndihma Pastorale interesohet mė tepėr pėr pasojat e parashikimit tė fatit tek njerėzit dhe mėnyrėn e kapėrcimit tė tyre, sesa me analizėn shkencore tė vetė fenomenit.

Le ta shohim kėtė me disa shembuj.

Shemb 10. Gjatė njė seance ndihme e kėshillimi, njė studente rrėfeu se kishte shqetėsime tė ndryshme psiqike. Kishte ankth nga provimet, kishte simptoma paralize dhe mungesė pėrqėndrimi. Dukej sikur ishte krijuar njė shkėputje midis aftėsive tė saj emocionale dhe intelektuale. Si e pyetėn, ajo pranoi se kish vajtur shpesh tė shikonte fatin me letra. Edhe prindėrit, edhe gjyshėrit e saj kishin vajtur nė fallxhorė.

Shemb 11. Njė person qė ishte dipllomuar nga njė universitet kristian, kishte zakon tė hidhte letra pėr vete, pėr familjen dhe antarė tė kishės.Si vdiq ai, e shoqja u bė alkoolike. Shtėpia e tyre ishte e mbushur gjithandej me shishe pijesh alkoolike. Pėrveē kėsaj, gruaja filloi tė merret me magji tė bardhė dhe kėshtu vazhdonte traditėn okulte tė tė shoqit.Po ashtu edhe vajza ndoqi traditėn e prindėrve.U lidh edhe ajo me bestytnitė e nėnės. Kur vajti 17 vjeē vajza u sėmur psiqikisht dhe e mbyllėn nė ēmendinė. Magjia dhe supersticioni shkatėrruan tėrė familjen.

Shemb 12. Njė besimtar kristian mė tregoi pėr kohėn e shėrbimit nė ushtri. Kishte qėnė nėnoficer nė njė njėsi ku eprori hidhte fall me letra. Nė fillim nėn oficeri kundėrshtoi qė t'i hidhnin fall, po pastaj bėri si i tha eprori.Ai i tha se do tė merrte njė lajm vdekjeje edhe ca para brenda njė kohe tė shkurtėr. Dhe vėrtet, tė nesėrmen mori lajmin e vdekjes sė xhaxhait dhe pas pesė ditėsh njė shumė parash.

Zakonisht prindėrit nuk i dėrgonin kurrė para, dhe ky kishte qėnė njė rast i veēantė. Pas kėsaj nėnoficeri filloi tė ketė depresione dhe kishte vėshtirėsi tė lutej. Kishte vajtur tek njė besimtar dhe i kishte kėrkuar ndihmė. Pasi ky i fundit ishte lutur pėr tė e i kishte vendosur duart mbi kokė, shqetėsimet i ishin zhdukur fare.

Kėto shembuj kanė tė bėjnė me probleme tė ndryshme. Grupi i parė i pyetjeve qė lindin ka tė bėjė me parapsikologjinė ose psikologjinė. Me parapsikologji kuptojmė shkencėn qė merret me eksperiencat pėrtejshqisore tė jetės sė njeriut. Ky komandant ushtarak, kishte vėrtet aftėsi pėr tė parashikuar tė ardhmen?

Kjo nuk del qartė nga shembulli. Se mund qė nėnoficeri tė kishte dijeni pėr sėmundjen e rėnde tė tė ungjit dhe gjithashtu, mund edhe tė ketė ndodhur qė ai vetė tė kishte ushqyer shpresa se prindėrit do t'i dėrgonin ndoshta njė dhuratė meqė ishte ngritur nė pėrgjegjėsi. Nė kėtė rast eprorit tė tij i ėshtė dashur vetėm njė forcė mbishqisore, ose njė aftėsi telepatike pėr ta kapur kėtė informacion, kėshtu qė nuk do tė kishim aspak tė bėnim me njė forcė tė vėrtetė parashikuese.

Pyetjet e dyta qė lindin kanė karakter mjekėsor. Shqetėsimet qė pėsoi nėnoficeri u shkaktuan vėrtet nga kjo eksperiencė me parashikimin e fatit, apo ekzistonte predispozicioni pėr njė semundje emocionale dhe mendore qė qėlloi tė shfaqej nė periudhėn e eksperiencės me fallin e letrave? Mos ngatėrrohet rastėsia me shkakun? Apo mos ėshtė marrė shkaku gabimisht si pasojė?

Kėto janė pyetjet qė shtron psikiatria, shkenca e semundjeve mendore dhe emocionale. Prapa problemeve mjekėsore qėndrojnė ēėshtje themelore biblike e teologjike. Shumė mjekė dhe teologė kundėrshtojnė mundėsinė qė praktikat okulte tė mund tė shkaktojnė shqetėsime nervore e psiqike dhe tė dėmtojnė besimin e individit. Shtrohet akoma edhe pyetja mbi ekzistencėn e fuqive tė tjera nė botė ose fuqive demoniake, veprimi i tė cilave ka pasoja mbi jetėn e njeriut.

Pothuaj pa pėrjashtim, tė gjithė psikiatrėt i konsiderojnė pėrshkrimet e njerėzve tė marrosur nė Dhjatėn e re si raste tė rėnda tė histerisė. Ka edhe shumė teologė qė ndjekin kėtė linjė dhe e trajtojnė rastin e njeriut tė pushtuar nga demoni si njė semundje ose tė metė. Ka mjaft teologė qė nuk pastrohen dot nga ciflat racionaliste tė teologjisė sė tyre liberale.

Ndėr ta janė veēanėrisht gjithė pasuesit e teologjisė sė Bultmanit. Kėta i kapėrcejnė krejtėsisht faktet e vėrteta tė rrėfimeve biblike. Nuk kanė asnjė organ perceptues pėr ndodhitė qė pėrshkruan Bibla. Njė prostitucion shpirtėror me rryma filozofike tė sė kaluarės dhe tė sė tashmes, i ka bėrė tė pandjeshėm ndaj Frymės sė Shenjtė. Ėshtė vėrtet irrituese kur shikon se si edhe njė teologe nga Bazeli, e cila zhvillon mjaft mirė citate dhe mendime nga Dhjata e re nė librin e saj me titull "Shpėtim dhe Shėrim", e quan parashikimin e fatit thjesht njė defekt njerėzor.

Ky ėshtė rezultati i influencės sė dyshimeve psikiatrike. Ėshtė e vėrtetė se nė Dhjatėn e re na pėrshkruhen raste qė mund tė quhen semundjesh ose tė metash e qė shėrohen, po flitet ama edhe pėr ata tė pushtuar nga demonė qė ēlirohen nėpėrmjet emrit tė Jezu Krishtit. Gruaja e re nė Filipi me frymė parashikuese nuk kishte defekt ose tė metė, po ishte nėn sundimin e njė fryme demoniake.

Prandaj edhe Pavli nuk e shėroi duke vėnė duart mbi tė e duke u lutur, po urdhėroi frymėn e papastėr qė tė dilte jashtė saj nė emrin e Jezu Krishtit. Sipas terapisė qė zbaton Jezui dhe nxėnėsit e tij nė secilin rast, sqarohet edhe shkaku i sėmundjes sė pacientit. Pėr ata qė vuanin nga sėmundje fizike, zbatohej vėnia e duarve dhe lutja, kurse frymėve tė papastėra dhe demonėve iu kundėrvihet forcė e autoritet dhe urdhėrohen tė dalin jashtė nga personi.

Duke u kthyer pėrsėri tek aspekti mjekėsor, vemė re se Bibla ka mendim tė ndryshėm nga psikiatria moderne.Megjithatė edhe mjekėsia duhet tė pranojė se shumė semundje mendore kanė njė element magjik. Kjo duket nė bisedat me shumė skizofrenė tė cilėt thone se janė tė pėrndjekur nga njė magji ose tė magjepsur.

Nuk duhet ta kapėrcejmė faktin se nė shumė raste, magjia ėshtė shkaku primar dhe shqetėsimet psiqike, pasoja. Nuk mund tė hidhen poshtė 20 000 raste tė mbledhura e tė studiuara me kujdes. Pėrveē kėsaj, edhe parapsikologėt tanė, si psh Dr Bender nė Universitetin e Fraiburgut, flasin pėr semundje qė kanė rrjedhur si pasojė praktikash okulte. Psikoza medium ėshtė vetėm njė rast.

Praktika e ndihmės dhe kėshillimit pastoral tregon se spiritizmi, magjia, falli, shpesh shkaktojnė shqetėsime qė mund tė provohen edhe nga ana mjekėsore. Pėrveē kėsaj, pothuaj nė ēdo rast del nė pah se edhe besimi i individit pėson goditje tė renda. Kjo tregon se origjina e goditjes ėshtė sė pari e njė natyre shpirtėrore, ashtu siē na e thotė edhe Shkrimi i Shenjtė.

Prandaj edhe pėr trajtimin e kėtyre shqetėsimeve, pastori ose diakoni qė si besimtar kristian beson Biblėn, ėshtė personi mė i kualifikuar. Pas tij, njė ndihmė e mundshme mund tė merrej edhe nga njė psikiatėr qė ėshtė edhe besimtar.

Explorer

1171


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Falli me letra - Kartomancia

Mesazh  Neo prej 31.03.10 1:10

Falli me letra
Pikepamje Evangjeliste

Pėrdorimi i letrave pėr tė parashikuar fatin, ėshtė njė praktikė shumė e pėrhapur. Ka disa forma tė hedhjes sė letrave. Njė tip falli ėshtė ai thjesht pėr tė mashtruar e marrė para. Ka pastaj njė formė telepatike tė parashikimit tė fatit, pastaj forma medium qė mbėshtetet nė aftėsi demoniake mbishqisore.

Ja disa shembuj:

- Njė grua 49-vjeēare mė tregoi historinė e familjes sė saj. Vjehrra e saj dhe i shoqi ishin katolikė. E vjehrra ishte edhe fallxhore e njohur. I shoqi dhe fėmijėt kishin shqetėsime tė ndryshme. Kishin depresione dhe kriza nervash. Vetė gruaja ishte e influencuar nga sjellja e tė vjehrrės dhe e tė shoqit. Kur donte tė shkonte nė kishė, i vinte pėr tė vjellė dhe kishte dhimbje tė forta koke. Pėrpara se t'i vdiste e vjehrra, iu desh t'i shėrbente asaj pėr disa javė. Vdekja e saj ishte e tmerrshme. Nė fjalimin e vdekjes, pranė varrit, prifti e pėrcaktoi atė si "shenjtore", sipas atyre qė i kishin treguar tė afėrmit e saj.

- Gjatė njė bisede kėshilluese, njė burrė i ri tregoi se ishte martuar me vajzėn e njė fallxhori. E vjehrra e tij kishte disa aftėsi tė ēuditshme. Nėse nė familje bėhej ndonjė sherr dhe ai nuk mbante anėn e tė vjehrrės, kjo e fundit, pas kėsaj ia bėnte jetėn vrer. I kruhej tėrė trupi dhe i dukej sikur e kishin goditur kudo. Nuk i gjendej karar. Iu desh shumė kohė qė tė gjente shkakun e kėtyre shqetėsimeve. E vjehrra gjithashtu parashikonte fatkeqėsitė e ndryshme. Njė herė ajo i tha: "Sonte natėn, njė ushtar do tė bjerė nga dritarja dhe do tė vritet." Nė fillim ai nuk e besoi, po pas ca ditėsh, gazeta fliste pėr njė aksident tė tillė qė kishte ndodhur pak ditė mė parė. Ajo gjithashtu parashikonte se ē'letėr e rėndėsishme kishte pėr tė ardhur dhe se ēfarė do tė thuhej nė tė. Burri i ri kishte mbetur i shokuar nga kjo grua dhe bisedoi me njė psikiatėr. Nė fund tė vjehrrėn e shtruan nė njė klinikė nervash me rekomandimin e njė komisioni mjekėsor. Po edhe pas kėsaj, burri vazhdoi tė vuajė nga kruarjet e goditjet dhe nuk i gjendej asnjė derman.

- Njė vajzė e re vajti tek njė fallxhore letrash. Fallxhorja i tha se do tė bėnte njė fėmijė tė paligjshėm me dikė dhe ky person pastaj do ta braktiste. Pas njė viti ajo lindi njė fėmijė ilegal, babai i tė cilit ishte student. Nga ai moment, ajo filloi tė vuajė nga mendimi se ai do ta braktiste atė dhe fėmijėn.

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1431


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi