Krijesat dhe fenomenet paranormale tė kohėve moderne

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Krijesat dhe fenomenet paranormale tė kohėve moderne

Mesazh  Luli prej 22.02.15 21:53

Shumė prej nesh janė tė njohur me pretendime tė ndryshme pėr fenomene paranormale, pavarėsisht faktit nėse jemi skeptikė apo i besojmė. Qenie tė tilla si fantazmat, kafshėt misterioze gjithnjė kanė ndjekur ndėrgjegjen tonė kolektive. Ndėr ēuditė mė tė mėdha qė mund tė ekzistojnė mes nesh, ka disa prej ngjarjeve qė edhe pse s’mund tė konsiderohen tė reja, vazhdojnė tė tėrheqin vėmendjen. Qė kur zbulimi se njė racė krijesash tė vogla mund tė ketė ekzistuar.




Krijesat e vogla

Qė kur zbulimi se njė racė krijesash tė vogla mund tė ketė ekzistuar nė tokė, shkenca ka ri-ekzaminuar mundėsinė se njerėz tė tjerė tė vegjėl mund tė mos jenė koncept krejtėsisht mitik. Duke lėnė mėnjanė shkencėn, gjithnjė ka pasur nga ata qė insistojnė se krijesa tė vogla humanoide ekzistojnė mes nesh. Kohėt e fundit ka pasur njerėz qė kanė deklaruar se kanė parė krijesa tė vogla nė vende tė izoluara, me tiparet e njeriut.




Grabitqarė tė mėdhenj

Grabitqarė tė mėdhenjGrabitqarėt e mėdhenj janė zogj qė kėrkojnė pėr ushqim ose ushqehen me gjėra tė ngordhura. Ato janė zakonisht mė tė mėdhenj se zogjtė normalė dhe kanė njė fiziologji tė caktuar, si thonj tė fuqishėm qė i ndihmojnė tė shqyejnė prenė e tyre. Kohėt e fundit, ka pasur njerėz qė kanė raportuar se kanė parė zogj grabitqarė me pėrmasa shumė tė mėdha. Shumė persona thonė se ato duken si zogjtė prehistorikė tė pėrshkruar nė libra dhe me lėkurė gjarpri.




Doppelgangers”

Doppelgangers ėshtė fjalė enigmatike qė vjen nga gjuha gjermane dhe qė do tė thotė kopja e ekzakte e njė personi. Nė kohėt moderne personat qė i besojnė teorive paranormale thonė se kanė parė njė person nė njė vend tė caktuar, pėr t’i takuar mė vonė nė njė vend krejtėsisht tjetėr. Disa njerėz madje pretendojnė se nė mėnyrė tė padiskutueshme kanė parė veten e tyre, tė veshur me tė njėjtat rroba duke theksuar se “kopja” e tyre ėshtė shfaqur njėsoj e habitur.




Rrėshqitjet e kohės

Rrėshqitjet e kohės dhe koha e humbur janė eksperienca aspak tė kėndshme. Ato janė hamendėsuar si takime jashtėtokėsore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet mė mahnitėse janė ato tė mė shumė se njė personi pėr pėrjetimin e kapėrcimeve tė kohės. Sipas kėsaj teorie, rrėshqitjet e kohės ndodhin kur dikush niset pėr njė udhėtim nė njė rrugė tė njohur dhe udhėtimi duket normal, por nė pėrfundim personat zbulojnė se kanė mbėrritur nė destinacion shumė mė herėt se ēdo ishte e mundur normalisht.




“Chupacabra”

Chupacabra ėshtė pėrshkruar si njė krijesė nė formė qeni me dhėmbė tė mėdhenj. Fillimisht thuhet se ėshtė parė nė Puerto Riko nė vitin 1990 dhe mė pas ėshtė parė nė Amerikė dhe Meksikė. Nganjėherė dėshmitarėt raportojnė se kėto kafshė kanė njė tė ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshė u thith gjakun bagėtive natėn deri sa ato ngordhin. Ngjashmėria me vampirėt i ka terrorizuar njerėzit duke hamendėsuar njė sulm tė mundshėm ndaj tyre.




Paniku nė pyll

Pyjet janė vende misterioze, plot me jetė tė panjohur dhe shfaqin rrezik pėr kėdo. Pyjet janė vende tė frikshme sipas legjendave popullore. Por nė kohėt moderne a mund tė krijojė natyra njė panik tė tillė tė pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e tė cilėve bėn tė mendosh se natyra ka inteligjencė dhe nuk ėshtė gjithmonė e dashur me njerėzit. Ka njerėz qė thonė se karakteristika kryesore ėshtė paniku, tė cilin njerėzit e pėrshkruajnė me njė qetėsi tė pazakonshme nė pyll.




Njeriu me kokė qeni

Njeriu me kokė qeni ėshtė pėrfolur qė prej kohėve tė lashta. Ekzistenca e njė krijese tė tillė nė kohėt moderne duket e pabesueshme, por gjithsesi ka njerėz qė pretendojnė se kanė parė njė tė tillė. Shumė prej kėtyre ngjarjeve thuhet se kanė ndodhur natėn, pak raportime ka pėr ditėn. Por ato qė thonė se kanė parė njė krijesė tė tillė thonė gjithashtu se kanė parė njė burrė me kokė qeni qė ecėn i qetė dhe indiferent rrugėve.




Njeriu si bastun i zi

Njeriu si bastun i zi ėshtė njė tjetėr qenie e kohėve moderne. Ai supozohet se ėshtė krejtėsisht i zi dhe me njė siluetė prej bastuni. Kėto lloj krijesash thuhet se janė jashtėzakonisht tė gjata. Koka e tyre ėshtė si njė rreth i zi, pa tipare fytyre. Ato thuhet se janė krejtėsisht dy-dimensionalė. Zakonisht ato shihen natėn, nė mėngjes herėt ose nė muzg. Sipas “dėshmitarėve”, ato nuk habiten kur i shohin dhe me raste i kanė ndjekur ato qė i kanė parė.




Njerėzit hije

Ēfarė janė njerėzit hije? Askush nuk duket se e di me siguri, edhe ato qė thonė qė i kanė parė. Zakonisht ato janė figura tė errėta, tė cilėt ecin papritur nėpėr korridore, kalojnė nėpėrmjet mureve, shfaqen nė dhoma dhe zhduken menjėherė etj. Ato s’kanė asnjė qėllim, s’duket se shėrbejnė si paralajmėrues. A vijnė ato nga njė dimension tjetėr? Nga jeta e pėrtejme? Asgjė prej kėtyre s’dihet, por dihet se ato qė i shohin, s’i harrojnė mė.




Fėmijėt me sy tė zinj

Nisi nė vitin 1998 kur gazetari Brian Bethel rrėfeu se i ishin afruar dy djem tė vegjėl teksa hynte nė makinė. Ato i kishin kėrkuar qė t’i dėrgonte deri diku. Ai shpjegonte se ndjeu njė panik tė ēuditshėm e ndėrkohė ndihej i detyruar pėr t’u hapur derėn djemve. Mė pas kishte parė sytė e tyre krejtėsisht tė zinj, pa asnjė pjesė tė bardhė. Qė prej kėsaj historie, njerėz tė tjerė kanė raportuar takimin me fėmijė tė tillė.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi