Shtatė tė pavėrtetat e debatit tė globalizimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shtatė tė pavėrtetat e debatit tė globalizimit

Mesazh  Luli prej 20.02.15 1:14

Lufta pėr pasuri.Ēfarė dimė pėr globalizimin?



E pavėrteta Nr. 1:

Ecuria e natyrshme pėr njė ekonomi tė zhvilluar ėshtė qė tė kalojė nga njė ekonomi me bazė industriale nė njė ekonomi me bazė shėrbimet. E parė nė kėtė prizėm, zhdukja e vendeve tė punės industriale ėshtė bile njė shenjė e mirė, pėr shkak se hap rrugėn pėr ekonominė e re. Lamtumirė tė gėzuar punėtorit! Kjo ėshtė ajo ēka kemi mėsuar. Na ėshtė thėnė se ėshtė thjesht njė pėrsėritje e ndryshimit nga njė ekonomi me bazė bujqėsore nė epokėn e industrializimit.

Por historia nuk pėlqen ta pėrsėrisė veten. Ajo ēka shikojmė pėrreth mund tė mos jetė fundi i epokės industriale, por thjesht njė spostim i punės industriale drejt Azisė. Nė tė gjithė botėn ka mė shumė njerėz qė bėjnė punėra industriale se asnjėherė mė parė. Sot nė tė gjithė botėn ka 600 milion punėtorė tė tillė. Bile dhe nė Indi, shumica e vendeve tė reja tė punės janė nė sektorin industrial. Vetėm 1.3 milion nga pothuajse 500 milion punėtorė nė krahun e punės indian punojnė nė industrinė e softuerėve. Gjithė pjesa tjetėr ėshtė e punėsuar nė bujqėsi, tregti, dhe industri tė zakonshme.

Vetėm vendet perėndimore po i humbasin kėto vende pune. Gjermania ka humbur 29 pėrqind dhe Franca 17 pėrqind tė vendeve tė punės nė kėta sektorė qysh nga viti 1991. nė Shtetet e Bashkuara, ekonomia ka humbur mė shumė se ēerekun e vendeve tė punės industriale qysh nga fundi i viteve Shtatėdhjetė.

Shumė ekonomistė vazhdojnė tė mbrojnė teorinė e vjetėr se indianėt dhe kinezėt thjesht po pėrjetojnė tė njėjtat etapa industriale qė shoqėritė perėndimore tashmė i kanė lėnė prapa krahėve tė tyre. Por kjo mėnyrė tė menduari dėshton qė ta shpjegojė siē duhet zhvillimin e sotėm nė Indi dhe Kinė, sepse ato po ndėrtojnė sektorė industrialė dhe shėrbimesh nė tė njėjtėn kohė. Dukshėm, ne po pėrjetojmė jo njė epokė psindustriale mbarėbotėrorė, por njė seri zhvillimesh simultane pėr tė cilat nuk kemi qenė tė pėrgatitur. Ėshtė njėlloj sikur Mesjeta dhe epoka moderne po ndodhin nė tė njėjtėn kohė. Deri mė tani, ne jemi qetėsuar me pretendimin se bota e premtuar e njė ekonomie shėrbimesh ėshtė pasuesja e shoqėrisė industriale, por balanca tregtare tregon njė tė vėrtetė tė ndryshme. Eksportet industriale perėndimore po zėvendėsohen me njė boshllėk tė madh. Sukseset mbresėlėnėse e eksportit tė sė kaluarės nuk janė gjė tjetėr vetėm hendeqe boshe sot.

Ndoshta ekonomia e sektorit tė shėrbimeve ėshtė thjesht njė pjesė e shoqėrisė industriale: vendet e punės nė shėrbime ndodhen nė fund tė zinxhirit tė prodhimit, nuk janė njė njėsi e pavarur. Pėr shembull, piloti i jep njė avioni, njėrit prej produkteve industriale mė tė avancuara. Kamerieri servir ushqime tė bėra nga industria e ushqimeve. Bankieri investues po shet pjesė tė njė impianti automobilistik tė vėrtetė apo fabrike prodhimi farmaceutik, edhe sikur ajo ēka ai realisht shet janė produkte artificiale tė tilla si aksione fitimprurėse apo tė kėqija. Nė fund tė zinxhirit ne gjejmė tė gjitha punėt me tė cilat jemi mjaft tė familjarizuar: kėrkues, punėtorė tė sektorit industrial, specialistė marketingu, njerėz nė departamente administrative dhe staf shitės.

Le ta shtjellojmė kėtė nė termat e familjes: vendet e punės nė sektorin e shėrbimeve sipas tė gjitha gjasave nuk janė djemtė dhe vajzat e babait industrial, por thjesht vėllezėrit dhe motrat e tij. Kjo tingėllon banale, por ka pasoja serioze pėr sjelljen tonė politike. Nėqoftėse sektori i shėrbimeve dhe ai industrial janė pjesė tė sė njėjtės familje, ne nuk mund ta ndajmė veten nga ajo pa e shkatėrruar familjen si tė tėrė. Pėr ta thėnė nė mėnyrė mė provokatore, nėqoftėse ne lejojmė vendet e punės nė sektorin e prodhimeve qė tė shkojnė pėrtejdetit pa na u dridhur qerpiku, atėhere shumė shpejt do tė pasojnė edhe ato nė sektorin e shėrbimeve. Familjet duan tė qėndrojnė sėbashku, jo tė ndahen. Por kjo ėshtė ajo qė saktėsisht po ndodh dhe ekspertėt e kontraktuar tė korporatave bile e kanė edhe njė term pėr kėtė fenomen: “network outsourcing”.


E pavėrteta Nr. 2:

Ekonomia dhe morali nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt. Ky deklarim ėshtė shpesh ajo qė na thuhet, por ėshtė e pavėrtetė. Ēdo produkt ėshtė i pėrbėrė vetėm nga tri gjėra: E para, janė lėndėt e para tė tilla si nafta, plastika, ēeliku, goma letra dhe druri. E dyta, ėshtė dija, know-how pėr tė ndėrtuar njė makinė sportive, njė kompjuter apo njė celular nga gjithė kjo plastikė, ēelik, gomė dhe qelq. E treta, ekziston njė grup kushtesh qė i mundėson njė kompanie pėr tė grumbulluar sėbashku lėndėn e parė dhe dijen. Kėro kushte prodhimi – domethėnė, ligje, rregulla dhe traditat e pashkruara tė njė vendi – pėrbėjnė diferencėn reale. Vendet aziatike dhe perėndimore blejnė resurse nga tė njėjtit shitės, me ēmime tė ngjashme. Know-how vjen mė sė shumti nga vendet perėndimore, qoftė kjo legalisht ose ilegalisht.

Megjithatė, diferenca kyēe janė vlerat e secilit vend. Komponentja e tretė konsiston nė mė shumė sesa thjesht njė pagė punėtori. Ajo pėrfshin jo vetėm vlera perėndimore tė tilla si pėrfitimet e punėtorit, pushimet pėr kafe, banjot e ndara pėr burra e gra, pagesat e ditėve tė pushimit, pagesat pėr raportet mjekėsore, pagesat pėr orėt jashtėorarit, bonos pėr Krishtlindje, sigurim papunėsie dhe pėrfitimet e pensionit, por gjithashtu dhe rregullimet shėndetėsore dhe tė sigurisė qė mbrojnė punėtorėt.

Vlerat perėndimore pėrfshijnė gjithashtu mbrojtjen e mjedisit, ajrin e pastėr, ujin e pastėr dhe banimin e pėrshtatshėm, ashti si dhe mėnyrėn sesi trajtohen fėmijėt: si fėmijė, jo si skllevėr pune. Fėmijėt dėrgohen nėpėr shkolla, nuk futen nėpėr miniera qymyri. Kėto vlera qė janė tė dokumentuara mijėra herė nėpėr marrėveshje kolektive rrogash, marrėveshje kompanish, ligje, rregulla kompanish dhe, deri nė njė farė mase, traktate ndėrkombėtare, janė ato qė pėrbėjnė diferencėn nė ekonominė e sotme botėrore.

Kinezėt nuk kanė sot ndonjė resurs natyror tė konsiderueshėm. Ata nuk kanė shpikur asgjė kuptimplotė qysh nga baruti dhe kartėmonedha shumė kohė mė parė. Ngjitja e tyre nuk ėshtė e shtyrė nga teknologjia. Ata ia detyrojnė rritjen politikanėve tė zgjuar, njė tipari fuqie mahnitėse nga ana e njerėzve tė thjeshtė dhe njė ofrimi bujar me ēmim tė ulėt tė standardeve perėndimore. Do tė ishte mirė sikur kėto tė qenė polemika, por nuk ėshtė asgjė mė shumė se e vėrteta. Kinezėt i injorojnė tė drejtat e pronėsisė intelektuale perėndimore dhe i ndalojnė sindikatat e pavarura. Avantazhi mė i madh i tyre ėshtė njė sasi e pafundme krahu punė i lirė dhe njė sistem politik qė minon rregullat perėndimore. Ata paguajnė vetėm kosto tė ulėta pėr mbrojtje mjedisore, paguajnė pothuajse asgjė pėr njė sistem pensioneshdhe kanė standarde shumė tė ulėta shėndeti dhe sigurie nė vendet e punės. Ata janė tė gatshėm qė tė bėjnė gjithēka pėr mė pak. Kėshtu, ekonomia dhe morali janė fuqimisht tė lidhura, por nė njė mėnyrė tė ndryshme nga ajo qė mendonin shumica prej nesh.

Sot ne mund tė blejmė njė lavatriēe tė prodhuara nga Whirlpool, General Electric apo Miele qė pėrfshin njė copė shteti social. Ose mund tė blejmė njė markė kineze qė vjen drejtpėrsėdrejti nga Delta e Jancesė dhe nuk ka asnjė kosto shteti social tė integruar. Nėqoftėse porosisim njė makinė qė vjen me tė gjithė pakon sociale, ajo do tė prodhohej nga Fordi nė Detroit dhe do tė kushtonte 1600 dollarė mė shumė. Do tė ishte shumė mė lirė tė blihej njė makinė nga shitėsi i afėrt i Hyundai. Kur veprojmė kėshtu ne e reduktojmė koston tonė e blerjes sė njė makine, por ky ēmim mė i ulėt vjen me njė kosto pėr vetė mirėqėnien tonė. Paguajmė mė pak, por humbasim mė shumė. Kostoja reale e blerjes sė makine mė tė lirė aziatike ėshtė mė shumė sesa thjesht ēmimi i reklamuar. Paguajmė mė pak nė dyqan, por ekonomia nė tėrėsi vuan dhe nė fund edhe vetė individėt paguajnė njė ēmim shtesė.

Ne paguajmė mė pak pėr makinėn, por fatura e taksave ngrihet. Nė fakt, pėr vite tė tėra forma amerikane e rritjes sė taksave ka qenė qė tė eliminojė shėrbimet. Fatura pėr njė bum importesh qė nuk balancohet nga njė bum eksportesh vjen nė dy pjesė, vetėm njėra nga tė cilat paguhet nė arkėn e parave. Ekziston njė marrėdhėnie midis petenrimit nė rritje tė importeve dhe rritjes sė deficitit kombėtar, ashtu si midis dashurisė pėr produkte tė lira tė huaja tė Amerikės sė Mesme dhe shembjes sė urės mbi Mississippi nė Minneapolis. Ndėrsa konsumatorėt krijojnė pasuri jashtė vendit, buxhetet qeveritare nė vend nė pjesėn mė tė madhe tė tyre shkruhen me bojė tė kuqe.


E pavėrteta Nr. 3:

Bota e re ėshtė e rrafshėt. Sipas gazetarit fitues ēmimesh Thomas Friedman, ėshtė e tillė.

Por ky deklarim gjithashtu ėshtė i pavėrtetė. Pėrpara se tė fillonte globalizimi i sotėm, mėnyra perėndimore e bėrjes biznes pėrcaktonte fushėn e lojės. Ėall Street pėrcaktonte standardin nė tregun financiar dhe kishte ngjashmėri shumė tė mėdha midis tregut tė punės europian dhe atij amerikan. Pothuajse 500 milion punėtorė nė Perėndim, pėrfshi Shtetet e Bashkuara dhe Europėn, punonin nė kushte tė krahasueshme. Bota e tyre qe nė fakt e rrafshėt. Ekspertėt e quanin atė njė “vend me shanse tė barabarta”. Ata konkurronin lidhur me ēmimin dhe performancėn, por qeveritė dhe korporatat nuk qenė tė pėrfshira nė njė garė politike pėr tė minuar vlerat e njėri tjetrit. Konkurrenca e tyre qe e fortė, por e ndershme.

Ato qenė ditė tė lavdishme pėr punėtorėt thjeshtė amerikane. Mirėqenia e tyre dhe e ajo e kompanive tė tyre qenė tė ndėrlidhura. Nėqoftėse drejtuesit e Fordit nė Detroit pinin shampanjė, sytė e amerikanit tė mesėm shkėlqenin nga gėzimi. Pjesa tjetėr e botės qe e shkėputur nga Perėndimi. Afrika ndodhej shumė larg, Bashkimi Sovjetik dhe satelitėt e tij vėrtiteshin nė njė sistem diellor tjetėr dhe pjesa mė e madhe e Azisė dukej se po jetonte nė Mesjetė. Njeėzit atje qenė tė varfėr, tė sėmurė dhe tė paaftė pėr tė marrė pjesė nė ekonominė botėrore. India qe njė ekonomi e planifikuat e tipit sovjetik dhe Kina qe njė prej regjimeve mė tė varfėr qė bota kishte parė ndonjėherė. Mao Ce Duni vrau afėrsisht 50 milion njerėz me njė politikė qė e quajti Hopi i Madh Pėrpara.

Pastaj ndodhi e pabesueshmja: Mao vdiq dhe pasuesit e tij filluan qė ta reformojnė vendin nė njė mėnyrė tejet rrėnjėsore. Kur Bashkimi Sovjetik ra, India e pasoi. Qysh nga ajo kohė ne kemi parė trazirė nė tregun botėror tė punės. Krahu i punės prej 500 milionėsh i Perėndimit e gjeti veten tė konfrontuar me njė ushtri prej 1.2 miliard punėtorėsh potencialė nė tregjet emergjente. Kėta punėtorė tė rinj qenė tė gatshėm qė tė punonin nė kushte jo mė shumė tė avancuara se ato tė mesit tė shekullit tė XIX-tė. Mundėsitė e barabarta kishin filluar tė copėtoheshin. Pėr njerėzit e thjeshtė nė Perėndim, bota ishte bėrė ēdo gjė tjetėr pėrveēse e rrafshėt.

Kapitalizmit tejet tė zhvilluar tė Perėndimit tani i duhej tė konkurronte me njė sistem qė favorizonte normat mizore tė kapitalizmit tė Manchester. Nė ditėt e sotme, kapitalistėt perėndimorė me vėshtirėsi mund t’u besojnė syve kur shikojnė atė qė po ndodh nė Azi. Nė shumė vende nė Lindje, pėrkrahja sociale ėshtė pothuajse inekzistente, mjedisi po shitet pėr pesė para dhe njerėzit shpesh kanė mė pak tė drejta se kafshėt e shtėpive amerikane. Ky grup rrethanash ėshtė po aq sfidues pėr punėtorėt aziatike sa ėshtė edhe nė Perėndim. Nė kushtet aktuale tė tregtisė sė lirė shpesh nėnkupton praktika tė pandershme dhe pėrkthehet nė presion pėr ata qė nuk mund tė konkurrojnė.

Punėtorėt e thjeshtė nė Perėndim po vuajnė dhe punėt e tyre industriale janė tė parat qė po zhduken. Edhe punėtorėt mė tė specializuar tė Perėndimit nuk duhet tė ndjehen shumė tė sigurtė rreth vendeve tė tyre tė punės. Gara pėr t’i minuar kundėrshtarėt ekonomikė mbi bazėn e vlerave mezi ka filluar. Ėshtė mė lirė tė prodhosh ilaēe nė vende ku nuk ka komisione etike pėr tė rregulluar kėrkimin farmaceutik. Industria financiare e jashtme gjithashtu pėrpiqet pėr tė pėrfituar nga rregullimi mė i pakėt dhe industria e softuerėve tashmė po pėrjarget pėr milionat e aziatikėve tė mirėpėrgatitur me pak tė drejta politike.

Shumica e njerėzve mendojnė se Azia po eksporton vetėm produkte, por nė fakt kėto vende po eksportojnė gjithashtu praktikat e tyre tė punės dhe tė mjedisit. Kjo ėshtė ana e errėt e tregtisė sė lirė. Do tė ishte gabim tė demonizoheshin tregjet e lira, por do tė ishte po aq gabim po t’i vendosje ato nė njė piedestal. Amerika duhet tė bėjė kėrkime pėr njė rrugė tė tretė midis mbėshtetėsve tė zjarrtė tė tregtisė sė lirė dhe proteksionistėve tė pagdhendur. Tregtia ėshtė njė ēėshtje interesi dhe jo njė ēėshtje besimi. Tregtia e njė vendi nuk duhet domosdoshmėrisht tė jetė e pastėr, por duhet tė jetė e dobishme. Ēėshtjet tregtare janė jo mė pak politike sesa ēėshtjet e mbrojtjes mjedisore, sigurisė kombėtare dhe ēmilitarizimit.


E pavėrteta Nr. 4:

Vala e globalizimit automatikisht i ngre tė gjitha varkat. Shumė autoritete na e kanė thėnė dhe pretendojnė se nuk duhet tė kemi frikė. Ky deklarim mund tė jetė i vėrtetė nė perspektivė, por pėr momentin duket se ėshtė njė pėrrallė. Nuk pasqyron realitetin e sotėm. Globalizimi nė ditėt e sotme ėshtė njė forcė jashtėzakonisht ndarėse pėr popullsinė amerikane. E dhėna mė e fundit nė dispozicion nga U.S. Census Bureau e botuar nė gusht tė 2007 dha njė mesazh shumė tė qartė: kjo ėshtė periudha e parė e bumit nė historinė amerikane ku klasat e larta ecin pėr lart ndėrsa pjesė tė konsiderueshme tė klasės sė mesme ecin pėr poshtė.

Megjithėse e ardhura mesatare familjare, e axhustuar prej inflacionit, nuk e ka arritur majėn e parareēisionit tė vitit 1999, pabarazia nė tė ardhura ėshtė nė mė tė lartėn e tė gjitha kohėrave. Sipas U.S. Census Bureau, pjesa e tė ardhura qė u taskon 5 pėrqind tė familjeve mė tė ardhurėn mė tė lartė asnjėherė nuk ka qenė mė e madhe. Ata fitonin mė shumė se 50 pėrqind tė tė ardhurės kombėtare tė parataksuar nė vitin 2006. Kjo nuk do tė pėrbėnte asnjė surprizė: shumė biznesmenė e dashurojnė globalizimin e sotėm mė shumė se bashkėshortet e tyre. Ajo ēka na kanė thėnė rreth mundėsive tė mėdha dhe situatave ku pėrfitojnė tė gjithė ėshtė e vėrtetė, por ėshtė e vėrtetė pėr pjesėn mė tė madhe tė tyre. Ata po jetojnė tani nė “qytetin e ndritshėm nė kodėr”, nga i cili Ronald Reagan dikur shpresonte tė drejtonte tė gjithė kombin.

Por njė segment i madh i popullsisė ka ngecur nė vend gjatė rrugės. Pėr shumė amerikanė, vendi i tyre ėshtė bėrė njė vend i errėt poshtė nė luginė. Rreth 16 pėrqind e popullsisė amerikane ose 47 milion njerėz nuk kanė sigurim shėndetėsor. 9 milion u janė shtuar radhėve tė tė pasiguruarve gjatė 7 viteve tė kaluara. Ėshtė e rėndėsishme tė dihet se rreth 2/3 e atyre amerikanėve qė u bėnė tė pasiguruar vitin e kaluar qenė anėtarė tė familjeve tė klasės sė mesme me tė ardhura tė parataksuara prej 75000 dollarėsh ose mė shumė.

Ky fenomen ėshtė akoma dhe mė befasues kur marrim nė konsideratė se Shtetet e Bashkuara nė vitin 2007 qenė nė vitin e 5-tė tė njė bumi ekonomik, qė ngre disa pikėpyetje tė rėndėsishme: ēfarė ka ndodhur realisht nė kėtė vend? Nga vijnė gjithė kėta njerėz tė pasiguruar? Pse janė zhvilluar nė kėtė drejtim jetėt e tyre? Pėrgjigja ėshtė shqetėsuese: ata janė mė sė shumti anėtarė tė klasės sė mesme qė punojnė pėr kompani ndėrkombėtare. Drejtuesit e korporatave tė tyre e kanė shkurtuar mbulimin e siguruar pėr punėtorin gjatė dekadės sė fundit, pėr tė pėrmirėsuar kompetitivitetin e kompanisė. Ky ėshtė pikėrisht paradoksi i globalizimit: ndėrsa kompetitiviteti i kompanive amerikane ėshtė nė rritje, standardi i jetesės i familjes mesatare po bie. E vėrteta numėr njė: globalizim lidh njerėzit. E vėrteta numėr dy: nė tė njėjtėn ditė dhe nė tė njėjtin vend, ai ndan shoqėrinė. Rritja ekonomike dhe rėnia sociale nuk janė mė reciprokisht ekskluzive.


E pavėrteta Nr. 5:

Globalizimi ėshtė punė e madhe paqeje. Shumė njerėz e besojnė kėtė. Vendet qė janė ekonomikisht tė ndėrlidhur nuk qėllojnė ndaj njėri tjetrit. Kjo ėshtė shpresa e madhe. Por bota e re nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė mė shumė paqėsore sesa e vjetra. Fitoret e sotme arrihen nė fushėn e biznesit dhe nga atje ato kalohen tek politikanėt dhe drejtuesit ushtarakė. Tė eksituar me sukseset pothuajse magjike tė disa dekadave tė fundit, kryeministrat e Kinės dhe Indisė deklaruan kohėt e fundit se objektivi i tyre ėshtė qė tė sigurojnė “njė rend tė ri botėror”. Vendet aziatike tashmė kanė hyrė nė njė shtim masiv ushtarak, nė tė cilin testata bėrthamore shikohet si status symbol i pasanikut tė ri.

Pavarėsisht fluksit ndėrkombėtar tė mallrave dhe ndėrvarėsisė sė zgjeruar nė tregti, rrisku i konflikteve tė armatosura sigurisht qė nuk ėshtė zvogėluar. Ngjitja e Azisė shoqėrohet nga nervozitet intensiv nė vetė kontinentin. Fuqia ekonomike e sapofituar e Azisė e ka nxitur vetėbesimin dhe intensifikuar mosbesimin reciprok tė aziatikėve. Mosbalanaca ekonomike – brenda dhe midis vendeve – kanė potencial jashtėzakonisht shpėrthyes. Azia po pėrjeton rilindjen e nacionalizmit nė tė gjithė kontinentin.
Shumė nga kjo pasuri e re po rrjedh nė kasafortat e industrisė sė armėve. Kurrė mė parė nuk janė shpenzuar kaq shumė para nė Azi nė sistemet e reja tė aarmėve, pėrfshi testatat bėrthamore.

Pėrqindjet e rritjes dhe tensionet janė tė larta. Ata qė duan ta ēaktivizojnė kėtė potencial mund t’u duhet tė bėjnė saktėsisht tė kundėrtėn e asaj ēka po pėrpiqen tė bėjnė tani qeveria amerikane, Banka Botėrore, Federal Reserve amerikane, qė ėshtė t’i rrisin nė mėnyrė konstante pėrqindjet e rritjes. Axhenda e tyre nėnkupton njė gjė: shpejtėsi, shpejtėsi, shpejtėsi. Qė tė shkaktojnė ndryshim ekonomistėt duhet tė huazojnė njė shprehje nga ambientalistėt: zhvillim tė mbėshtetshėm.


E pavėrteta Nr. 6:

Vendi nuk mundet mė tė bėjė asgjė pėr njerėzit nė kujdesin e tyre. E majta dhe e djathta vazhdimisht e theksojnė pafuqishmėrinė e shtetit kombėtar nė epokėn aktuale. Njė numėr njerėzish gjithnjė e nė rritje besojnė se globalizimi e ka dobėsuar fuqinė e qeverive, pėr shkak se kjo ėshtė ajo ēka politikanėt ua thonė kėtė gjė atyre nė mėnyrė konstante.

Demokracitė shpenzojnė shumė pėrpjekje nė mbrojtjen e idealeve tė tyre demokratike. Qeveritė paguajnė mijėra agjentė inteligjence pėr ta mbrojtur shoqėrinė e hapur nga armiqtė e saj. Ata bile krijuan njė sasi tė tepruar ligjesh me qėllimin e vetėm tė bėrjes jetės tė vėshtirė pėr ata qė shkaktojnė trazira. Nuk ka asnjė hapėsirė pa ligje pėr armiqtė e deklaruar tė shoqėrisė sė hapur. Nė fakt, kėtu ėshtė ku hapja ka limitet e saj. Ne e kufizojmė atė pėr ta mbrojtur dhe rezultati ėshtė njė demokraci e mirėfortifikuar.

Mė pak konsideratė i kushtohet sistemit ekonomik. Demokracitė perėndimore mund tė kenė rituale qė u kėrkojnė politikanėve tė mbėshtesin njė “ekonomi tregu” qė ėshtė pėrgjegjės pėr ata tė lėnė prapa dhe pėr mjedisin. Edhe neokonėt e pėrshkruajnė vetėn si “konservatorė tė dhembshur”, por asnjė prej tyre nuk po mbėshtet besimet e deklaruara tė tyre me veprim tė vendosur. Deri mė sot, nuk ekziston asnjė strukturė e pranuar pėr globalizimin, as ndonjė njeri po kėrkon pėr tė. Nė fakt, do tė dukej se sistemi ekonomik i Perėndimit po dorėzohet pa e bėrė asnjė luftė. Pėr ironi tė fatit, armiku mė i madh i ekonomisė sė tregut ėshtė vetėkėnaqėsia e pėrkrahėsve dhe injoranca e pėrfituesve tė tij.

Njė keqkuptim – njė qė ėshtė dukshėm i vėshtirė pėr t’u eliminuar – pėrdoret si njė pretekst pėr kėtė dėshtim nė ndėrmarrje veprimi: globalizimi, pretendohet, ėshtė njė forcė e natyrės, njė ligj i fuqishėm i progresionit historik dhe njė pashmangshmėri globale qė vetėm banorėt e xhunglave tė thella dhe regjimet totalitare si ai i Koresė sė Veriut mund t’i shpėtojnė.

Siē e shpjegojnė bashkėkohėsit, ritmi i kohėve dhe ata qė kėrkojnė ta shmangin do tė vuajnė ndėshkimin e vetė rėnies sė tyre. Jemi kandisur tė besojmė se globalizimi do tė pėrpijė ēdo njeri qė pėrpiqet t’i dalė pėrpara. Pafuqishmėria e institucioneve kombėtare mbahet si prof e plotfuqishmėrisė sė globalizimit. A nuk ėshtė e vėrtetė qė sindikatat, agjencitė mjedisore, partitė politike dhe zyrtarėt qeveritarė nganjėherė duken tė vegjėl dhe lakuriq teksa qėndrojnė pėrpara publikut?

Sigurisht, organizatat kombėtare qė pėrfaqėsojnė interesat e qytetarėve tė tyre, nga sindikatat tek partitė politike, janė tė justifikuara nė ankimin se rėndėsia relative e tyre po zbehet nė epokėn e ekonomisė globale. Por kjo humbje rėndėsie nuk ėshtė ndonjė dokument i nėnshkruar nga njė shpirt global. Nėqoftėse kompanitė vendase tė kishin qėndruar brenda kufijve kombėtarė tė tyre, askush nuk do tė kish qenė i aftė ta ndalonte humbjen e rėndėsisė sė tyre. Edhe ato ndesheshin me njė zgjedhje midis rėnies dhe ekspansionit.

Ajo ēka ne po pėrjetojmė sot ėshtė njė ekonomi qė po zgjerohet nė tė gjithė botėn dhe ata qė po ankohen mė shumė janė ata qė kanė mbetur brenda hapėsirės dikur tė konsideruar territori sovran i tyre. Politika ekonomike ėshtė nė pragun e njė bote tė re jofamiljare, por i mungon besimi pėr ta kapėrcyer kėtė prag. Nė vend qė t’i bashkohen korit tė ankuesve, ēdo njeri qė bėn politikė ekonomike duhet tė ndjekė gjurmėt e korporatave, jo vetėm fizikisht, por edhe intelektualisht.

Interesat e tė punėsuarve janė jo mė pak globale se ato tė kapitalit. Nė ditėt e sotme ata duhet tė pėrfaqėsohen brenda dhe jashtė shtetit sovran dhe pėr t’i pėrfaqėsuar ato ndėrkombėtarisht kėrkohet shumė mė tepėr aftėsi se nė tė kaluarėn. Ato qė shpresojnė tė influencojnė ēmimin e punės si njė mall dhe kushtet ne tė cilat ajo konkurron duhet ta zgjerojnė rrezen e tyre tė aktivitetit dhe t’i axhustojnė metodat e tyre pėr t’ju konfirmuar mundėsive tė reja. Me fjalėt e tyre, ata duhet ta transformojnė veten nga politikanė tregtie nė politikanė globalizimi, nga vėzhgues nė aktivistė.

Shteti duhet t’i mbajė duart e tij larg nga fluksi i tregtisė. Kurdo qė ndėrhyn, ai nuk bėn asgjė tjetėr veēse dėmit. Ky ka qenė pozicioni i Shteteve tė Bashkuara deri mė tani. Ēdo njeri me njė kuptim tė arsyeshėm e artit tė qeverisjes tė sotėm duhet tė pranojė se nuk mund ta lėrė kėtė preokupim jashtė kontrollit. Historia ka treguar se shteti shpesh dėshton nė pėrmbushjen e shpresave tė larta. Nuk ėshtė krejtėsisht ngushėlluese tė imagjinojet shteti si gardian i tregtisė ndėrkombėtare.

Sėrish ėshtė njė koncept i nevojshėm. Preokupimi rreth rolit tė shtetit nė tregti bazohet nė njė tė pavėrtetė qė nuk mund tė hidhet poshtė, edhe pse ata qė i ngrenė me zė mė tė lartė preokupimet e tyre janė satėsisht ata qė kėrkojnė minimizojnė atė. Shteti mund tė jetė duke ushtruar kufizime nė Shtetet e Bashkuara, por ai nuk vepron kėshtu nė Kinė, Singapor, Japoni, Kore e Malajzi dhe sigurisht qė jo nė Kinė. Nė fakt, shteti luan njė rol dominues nė kėto vende – ato qė aktualisht po raportojnė sukseset mė tė mahnitshme. Ai ėshtė promotori dhe mbrojtėsi i industrive eksportuese tė tyre dhe organizon e garanton kushtet qė rezultojnė nė minimin e ofertės sė vendeve perėndimore.

Ngjitja e Kinės ėshtė kryesisht arritje politikanėsh, jo e forcave tė tregut. Lidershipi i vendit e ka angazhuar veten nė njė ekonomi tregu tė drejtuar dhe krerėt e shteteve perėndimore nuk janė asgjė tjetėr veēse tė habitur qė dėshmojnė kurajėn dhe entuziazmin e plotė me tė cilėn qeveria kineze luan njė lojė tejet rriskuese me shumė tė panjohura. Ndryshe nga sovjetikėt, qė nė mėnyrė apatike menaxhuan difektet e vendit tė tyre, komisionerėt planifikues kinezė po planifikojnė njė ngjitje nė qiell. Ata po organizojnė njė ekonomi qė nuk ka pothuajse asnjė resurs natyror dhe pėrvojė tė pakėt me tregjet e lira, nuk ka njė monedhė lirisht tė konvertueshme dhe duhet tė mbėshtetet nė njė krah pune qė thelbėsisht ėshtė e pėrbėrė nga bujq dhe fshatarė. Dora e padukshme e tregut, pėr tė cilėn fliste Adam Smith, lėvizet dhe drejtohet nga grushti i hekurt i shtetit. Ne duhet tė shkojmė nga Lindja e Largme me mirėsi e respekt, por gjithashtu duhet ta flakim tej naivitetin tonė.

Shembulli kinez nuk ia vlen tė imitohet, por ai e stimulon mendimin. Njė debat i ri mbi kuptimin e qeverisė nga ana e shoqėrisė duket tejet i vonuar nė Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk nėnkupton se vendi duhet tė rivendosė Qeverisjen e madhe, por ndoshta ajo qė ėshtė funksionuese ėshtė ndonjė formė Qeverisjeje tė Vogėl qė shkon shumė prtej kufijve tė shtetit qė shėrben si gardian.


E pavėrteta Nr. 7:

Globalizimi ėshtė njė ēėshtje e nxehtė. Shumė e nxehtė pėr t’u menaxhuar nga njė njeri tė vetėm? A ėshtė individi pothuajse i pafuqishėm pėr tė bėrė ndonjė qė qė ta ndryshojė situatėn e tij ose tė saj? Qytetari ėshtė bėrė gjithnjė e mė i papėrfillshėm, pėr shkak se e tashmja e ka bėrė atė njė xhuxh politik? Nė librin e saj “A Year Without “Made in China””, autorja Sara Bongiorni pėrshkruan mjeshtėrisht ndjenjat bazė tė njė familje mesatare amerikane: njė luhatje midis dorėzimit dhe sentimentalizmit. Ajo fillon me bėrjen e pazarit, shkruan ajo: “Kur shikoj fjalėt “Made in China”, njė pjesė e imja thotė, mirė pėr Kinėn, ndėrsa tjetra ndjehet sentimentale rreth diēkaje qė kam humbur, por nuk jam e sigurtė se ēfarė ėshtė saktėsisht”.

Ėshtė dorėzimi nė rritje i justifikuar? Nuk mendoj. Por a janė alternativa protestat antiglobalizim? Vėshtirė. Tė jesh kundėr globalizimit ėshtė njėlloj sikur tė jesh kundėr tė tė ftohti. Kėto protesta janė qėndrim, jo politikė. Ne nuk kemi lindur pėr ta toleruar historinė, bile edhe pėr ta toleruar nė mėnyrė tė zermėruar atė. Nė njė demokraci, ne jemi ftuar qė ta modelojmė historinė: nė mėnyrė realiste dhe optimiste, me guxim dhe me zgjuarsi. Ne jemi tė paktėn konsumatorė dhe qytetarė, punonjės dhe investitorė, kemi fuqi blerėse, fuqinė e taksapaguesve dhe fuqinė politike. Gjėja qė duhet tė mėsojmė tani ėshtė tė mėsojmė tani sesi t’i pėrdorim siē duhet kėto asete nė kushtet e reja.

Sfida ėshtė qė tė kuptohet sesi tė sigurojmė qė globalizimi u shėrben njerėzve. Shtetet e Bashkuara pėrballen me njė debat, por vėrtet historik, mbi faktin sesi qytetarėt dhe shteti i tyre mund tė fitojnė sovranitetin e humbur dhe sesi mund tė pėrcaktojnė parimet kryesore nė mėnyrė qė globalizimi ta bėjė botėn njė vend mė tė mirė dhe jo vetėm njė vend mė tė shpejtė. Kjo nuk ėshtė asgjė mė shumė se demokratizimi i globalizimit, njė strukturė ose njė rend pėr ekonominė mbarėbotėrore qė flak tej karakteristikat e tij arkaike dhe autoritare. Fillimi i leximit tė kėtij libri mund tė jetė hapi i parė larg nga gjendja shpirtėrore e errėt aktuale.

Dėshira pėr rritje tė pafundme dhe frika e rėnies nuk janė njė fenomen i ri. Njerėzit gjatė tė gjithė historisė janė pėrpjekur qė t’i interpretojnė shenjat nė horizont, tė nxjerrin konkluzionet e tyre dhe tė shmangin tė pashmangshmen e dukshme. Bota ėshtė njė vend i drejtė tė paktėn nė njė aspekt: nuk ka asnjė garanci pėr sukses, por as dėshtimi nuk ėshtė i parapėrcaktuar.

Duke ecur pėrpara, historia nuk ka fund. Kjo ėshtė arsyeja se pse ja vlen tė kthehesh prapa disa dekada pėr t’ju afruar lavjerrėsit tė madh tė sė tashmes nga njė pikė vėshtrimi disi e largėt. Shumė gjėra bėhen mė shumė tė dukshme nga njė largėsi e sigurtė. Historia, thotė filozofi Karl Jaspers, ndriēon tė tashmen.
(marrė nga Kapitulli i I-rė i librit)

Gabor Steingar
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi