Astrologjia (Pikepamje Evangjeliste)

Shko poshtė

Astrologjia (Pikepamje Evangjeliste)

Mesazh  Admin prej 16.01.09 14:45

Astrologjia - pikepamje evangjeliste

Nė librin Psychologie des Aberglaubens (Psikologjia e magjisė), Dr. Schrank shkruan: "Kur njė nga astrologėt mė tė mėdhenj si Werle, e pėrshkruan astrologjinė si artin e parashikimit tė fatit, ai me ndėrgjegje, largohet nga bazamenti solid i shkencės pėr tė rėnė nė moēalin e supersticionit.

Se, sa e rrezikshme ėshtė ajo, na e tregojnė shqetėsimet psiqike, frika e jetės, dėshpėrimi, qė lindin prej saj tek njerėz sensibėl. Astrologjia paralizon iniciativėn dhe fuqitė e arsyetimit. Ajo tė trash trurin dhe tė motivon tė jesh i cekėt. Fut brenda personalitetit njė lėvizje subversive qė ushqehet me vulgaritete." Nėse ky ėshtė mendimi i njė mjeku e shkencėtari, nuk ėshtė nevoja tė shtoj edhe unė tė tjera. Do tė desha vetėm tė tregoja dy shembuj me tė cilėt jam ndeshur sė fundi nė punėn time.

- Pasi kisha mbajtur dy leksione nė Strasburg, m'u afrua njė prift francez i cili mė tregoi kėtė histori. Njė student psikologjie nė Sorbonė donte tė shkruante njė temė doktorate mbi psikologjinė e supersticionit. Botoi njė lajmėrim nė gazetė duke e paraqitur veten si astrolog.

Premtoi t'i dėrgonte njė horskop kujtdo qė do tė donte tė kishte njė tė tillė, pėr njė ēmim prej 30 shilingash. Djalit tė ri i erdhėn disa kėrkesa dhe kėshtu qe nė gjendje tė financonte edhe studimet e tij nė Universitet. Ai bėnte njė horoskop pėr tė githė klientėt tė bazuar nė parimin qė ēdo fjali, tė ishte e tillė qė tė mund tė interpretohej nė sa mė shumė mėnyra tė ndryshme.

Mbi tė gjitha, horoskopi duhej tė bėnte edhe aluzione pėr tipare pozitive tė karakterit, ashtu siē dėshiron tė dėgjojė gjithkush pėr vete tė tij. Kėshtu tė gjithė ata qė kishin kėrkuar, merrnin tė njėjtin horoskop. Pas kėsaj, studentin e mbytėn letra falenderimi e vlerėsimi. Shkruajti pastaj edhe temėn e doktoratės. Eksperimenti i tij kishte pasur sukses tė plotė.

- Njė djalė i ri foli me njė astrolog, i cili i bėri njė horoskop tė detajuar qė thoshte ndėr tė tjera se do tė martohej shumė i ri, po gruaja e parė nuk do tė ishte ajo qė qe caktuar pėr tė, po njė grua e dytė do t'i sillte lumturinė e vėrtetė.

Ndodhi vėrtet qė djali i ri u martua pas ca kohe. Ditėn e dasmės ai iu kthye tė vėllait tė madh e i tha: "Kjo grua me tė cilėn po martohem sot, nuk ėshtė e vėrteta. Gruaja e dytė do tė mė bėjė tė lumtur, po duhet njė herė tė martohem me kėtė, qė pastaj tė gjej tjetrėn." Mendoni pak se me ēfarė mendimesh nė kokė po martohej ky i ri. Doli qė gruaja e parė ishte shumė e mirė dhe u fitoi zemrėn vjehrrit dhe vjehrrės. Nė tre vitet e para tė martesės, lindi tre fėmijė, po si lindi fėmija i tretė, i shoqi e la. Pastaj mori divorcin pėr fajin e tij vetė, siē u pėrcaktua nga gjyqi.

Pastaj gjeti njė grua tė dytė, e cila sipas horoskopit, duhej ta bėnte tė lumtur. Kjo lumturi zgjati vetėm disa muaj. E shoqja u bė anėtare fanatike e Dėshmitarėve tė Jahovait. Ai e kundėrshtonte sjelljen fanatike tė gruas, derisa u detyrua ta lėrė dhe tė ndahet prej saj. Kishte rėnė viktimė e njė parashikimi astrologjik, i cili e kishte sugjestionuar.

Ja se ē'ka thėnė Shoqėria Astronomike lidhur me astrologjinė mė 1949: "Shoqėria astronomike shfrytėzon rastin e kėsaj konference nė Bon pėr tė paralajmėruar qartė njerėzit pėr tė kėqijat e pėrhapura nga astrologjia.

Besimi se pozicioni i yjeve nė njė moment tė caktuar tė lindjes sė njė fėmije influencon jetėn e tij nė mėnyrė tė tillė qė, mė vonė, ai mund tė kėshillohet me yjet mbi ēėshtje private, ose publike tė jetės sė tij, e ka origjinėn nė idenė e lashtė astronomike se kjo botė, sėbashku me racėn njerėzore, ėshtė nė qėndėr tė kozmosit.

Po ky koncept ėshtė zhdukur me kohė. Ajo qė fshihet sot pas astrologjisė, ose kozmo- biologjisė, nuk ėshtė tjetėr pėrveēse njė pėrzierje supersticioni, fallsiteti e biznesi.

Ėshtė e vėrtetė se ka rrethe astrologjie qė janė distancuar nga analizat e karakterit dhe parashikimet standarte tė publikuara, qė mbulojnė tė gjitha sferat e jetės njerėzore. Nga ana tjetėr, ata kanė ndėrtuar astrologjitė e tyre shkencore, tė cilat duhet patjetėr tė pranohen seriozisht. Megjithatė, nuk mund tė dėshmohet se kėto astrologji tė reja kanė ndonjė lidhje me shkencėn dhe mėnyrat shkencore.

Disa plotėsime tė rastėsishme parashikimesh astrologjike nuk mund ta ndryshojnė thelbin e ēėshtjes. Astrologjia pėrbėhet nga njė kombinim rregullash tė rastit. Njė sistem i tillė nuk mund tė pretendojė tė japė interpretime shkencore dhe parashikime nė sferėn publike ose private.

Oservatoreve dhe astronomėve po u kėrkohet vazhdimisht nga individė dhe agjenci zyrtare tė japin opinionin e tyre mbi astrologjinė. Ky opinion nuk mund tė jetė i ndryshėm nga ai qė ka dhėnė kėtu zyrtarisht Shoqėria Astronomike."

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia (Pikepamje Evangjeliste)

Mesazh  Jon prej 10.08.09 12:44

Astrologjia (Pikepamje Evangjeliste)

Shemb.1 Njė grua u paraqit nė stacionin e policisė dhe deklaroi se kishte vrarė tė birin. Njė astrolog i kishte shkruar nė horoskop se i biri i saj qė vuante nga nervat, nuk kishte shėrim. Ajo pra e kishte vrarė tė birin duke dashur t'i evitojė njė tė ardhme tragjike. Gruaja u arrestua dhe u dėnua pas njė procesi tė gjatė gjyqėsor.

Astrologu u la i lirė.

Kjo eksperiencė e ditės tregon forcėn sugjestionuese dhe influencėn e horoskopit tek njerėzit. Pėrpara se tė hyjmė nė kėtė problem,le te shikojmė njė prezantim tė shkurtėr historik tė tij.

Me astrologji kuptojmė parashikimin e zhvillimit tė karakterit dhe jetės sė individit duke u nisur nga yje tė veēanta dhe konstelacionet e tyre. Ėshtė njė nga supersticionet mė tė pėrhapura tė kohės sonė. Instituti i kėrkimeve mbi opinionin publik (The Research Institute of Public Opinion) nė Leik Konstėns, nėpėrmjet njė Kuestionari, konstatoi se 63% e gjermanėve janė marre me astrologji gjatė jetės sė tyre nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr. Shumė pak prej tyre kanė njohuri mbi tė ashtuquajturėn astrologji shkencore, dhe nė pjesėn mė tė madhe ndjekin horoskopin diellor.

Nė kohėt e lashta atronomia (studimi i yjeve) dhe astrologjia (interpretimi i konstelacionit tė yjeve) pėrbėnin njė shkencė tė vetme. Nė perandorinė babilonase kjo ishte shkenca e priftėrinjve. Fillimisht horoskopet bėheshin vetėm pėr mbretėrit. Meqėnėse astrologjinė e gjejmė edhe nė kulturėn e lashtė meksikane, mendohet se ajo ėshtė njė fenomen njerėzor e njė arkeotip. Grekėrit dhe Romakėt e morėn astrologjinė nga Babilonasit. Sigurisht nė atė kohė kishte edhe mendimtarė racionalistė qė e vinin nė lojė astrologjinė. Poeti Enius thoshte: "Njė horoskop kushton njė dhrahmi dhe ėshtė njė dhrahmi mė i shtrenjtė nga ēmimi i arsyeshėm". Patriarku Agustin e quante astrologjinė vetėmashtrimin mė pamend tė njerėzimit.

Nė periudhėn e Mesjetės gjithė Europa ra nėn fuqinė e astrologjisė. Perandori Frederiku i dytė (1194-1250) u influencua veēanėrisht prej saj. Nė kėtė kohė u hapėn edhe katedra pėr astrologjinė. Njė katedėr tė tillė kishte edhe reformatori Filip Melankthon, po pėr Luterin astrologjia ishte krejt pa vlerė. Tregojnė se nė kėtė periudhė astrologu Stofler qe bėrė qesharak. Ai pati parashikuar njė pėrmbytje nė Shkurtin e 1524 dhe njerėzit i kishte zėnė paniku. Asnjė nuk donte tė punonte, arat mbetėn pa lėruar. Tė pasurit ose ndėrtuan anije pėr vete dhe familjet e tyre, ose u strehuan maleve qė t'i shpėtonin pėrmbytjes. Edhe princi i Brandenburgut kishte marre masa qė t'i shpėtonte pėrmbytjes.

Kepleri, astronomi i madh, ishte ngatėrruar edhe ai me astrologji. Ėshtė i njohur parashikimi qė kishte bėrė se Wallenshtaini do tė vdiste nė paqe nė moshėn 70 vjeē. Po ndodhi qė ai u vra kur ishte 50 vjeē. Po Kepleri merrej me astrologji pėr nevoja financiare. Ja seē ka shkruar pėr kėtė:Pėr mua astrologjia ėshtė njė skllavėri e padurueshme po edhe e paevitueshme. Qė tė arrij tė mbaj tė ardhurat e mia vjetore, titullin dhe shtėpinė ku banoj, mė duhet ta pranoj edhe kuriozitetin injorant tė njerėzve. Astronomia ėshte nėna e menēur, kurse astrologjia vajza mendjelehtė qė i jepet kujtdo qė e paguan nė mėnyrė qė tė mund tė jetojė edhe nėna e menēur."

Megjithatė qė nga koha e racionalizmit (1750), astrologjia e ka humbur influencėn e parė. Astronomia dhe astrologjia i ndanė rrugėt, po dy luftėra botėrore kanė ndihmuar qė tė vijė pėrsėri nė modė.Mė 1930 gjejmė tė shkruhen horoskope pėr Hitlerin, po ato janė shumė kontradiktore.

Thuhej nė to se influenca e tij do tė fillonte tė binte pas 1933, po sa tė vėrteta pėrmbanin kėto horoskope mund ta thotė sot secili nga ne. Nė to pėrmbahet njė llogaritje e gabuar me afro 12 vjet, dhe kėto 12 vjet ishin ē'ishin! Horoskopi i Rudolf Hesit parashikonte se ai ishte i caktuar nga fati tė realizonte pajtimin me Anglinė. Kjo ishte ndoshta arsyeja e arratisjes sė tij nė Angli, po "e vėrteta" e kėtij horoskopi ėshtė pėr ne sot po aq e qartė sa edhe pėr rastin e Hitlerit.

Po cila ėshtė pozita e astrologjisė sot? Sė pari duhet bėrė njė dallim midis njė forme tė ashtuquajtur shkencore tė astrologjisė qė pėrfaqėsohet nga Alfred Rosenberg (Signs in the sky), dhe formės popullore tė astrologjisė, tė ashtuquajturės astrologji diellore. Astrologjia ėshte bėrė sot si njė zakon ngjitės, aq sa tė merret nė konsideratė edhe nga gazeta e revista serioze. Kemi tė dhėna se nė SHBA rreth 170 organe tė shtypit botojnė ēdo ditė horoskope. Ka sot nė botė rreth 25 000 astrologė qė paguhen shtrenjtė.

Le tė shohim njė rast pėr tė qeshur qė hedh dritė mbi thelbin e situatės.

Shemb.2 Mora pjesė njė herė nė njė konferencė pastorale evangjelikale, nė tė cilėn ishin ftuar edhe botuesit e disa gazetave tė mėdha si edhe gazetarė tė dėgjuar. Bėhej fjalė pėr nivelin intelektual dhe botkuptimin e jetės nė organet e shtypit. Njė pastor tha se gazetat suedeze nuk pėrmbajnė horoskope dhe se kjo ėshtė njė praktikė e konsoliduar nė atė vend. Po pse nuk mund tė bėhet e njėjta gjė nė Gjermani dhe nė vendet e tjera?

Kryeredaktori i njė gazete tė madhe tė pėrditshme dha shpjegimin e mėposhtėm: Personalisht ai ishte i bindur pėr kotėsinė e astrologjisė, po ama ishte njė ēėshtje financiare nė ketė mes. Njė gazetė qė nuk pėrmban njė horoskop javor nė numrin e tė shtunės, duhet tė marrė parasysh se do tė humbasė shumė abonues. Asnjė gazetė nuk mund ta pėrballojė kėtė humbje. Mė tej ai tegoi njė episod komik. Njė tė premte horoskopi i astrologut nuk kishte ardhur nė kohė. Si e pa punėn pisk, ai vetė vajti nė dhomėn e arshivimit tė materialit tė gazetės dhe morri njė horoskop tė vjetėr. Meqė nuk e dinte renditjen e Zodiakut, morri njė horoskop gabim.

Megjithatė asnjė nga lexuesit nuk e vuri re gabimin. Meqė puna vajti mirė, vendosi t'i shkurtojė shpenzimet pėr astrologun dhe nė 22 raste pėrdori horoskopė tė vjetėr dhe jo tė po asaj date.Asnjė nga qindra mijėra lexuesit e gazetės nuk vuri re gjė, derisa, mė nė fund, dikush shkruajti njė letėr nė tė cilėn thoshte se nuk ėshtė e mundur qė Skorpioni tė dominojė muajin korrik. Kėshtu qė loja i doli nė shesh dhe prandaj u detyrua t'u drejtohet edhe njė herė "ekspertėve" pėr ndihmė. Si tregoi kėtė histori, redaktori buzėqeshi dhe tha: "Gjatė periudhės qė botuam horoskopė tė gabuar, puna vajti mbarė.Nuk ėshtė ēėshtja ē'pėrmban horoskopi, po ēfarė besojnė njerėzit:"

Mbi ēfarė baze besimtari kristian nuk e pranon astrologjinė si parashikuese tė jetės dhe fatit tė njeriut? Sė pari e neverit origjina e saj pagane. Pėr popujt e lashtė astrologjia ishte njė formė feje. Yjet ishin tė barazvlefshėm me Perėnditė. Popujt paganė e ndjenin veten tė udhėhequr, tė influencuar e tė kėrcėnuar nga kėta perėndi planete. Gjatė shekujve astrologjia e humbi karakterin e saj fetar, po ligjet e saj mbetėn.

Ja edhe njė arsye e dytė pėr tė mos e pranuar astrologjinė: Ligjet mbi tė cilat ajo mbėshtetet, paraqesin njė kontradiktė tė pazgjithshme. Ēdo 26 000 vjet boshti i tokės pėrshkruan faqen e jashtme tė njė koni. Astrologu i sotėm nuk i shikon planetet nė po atė pozicion si kolegėt e tij 4000 ose 5000 vjet pėrpara. Pėrveē kėsaj janė zbuluar planete tė reja si Urani mė 1781, Neptuni mė 1839, Plutoni mė 1932, po asnjė nga kėto ndryshime nuk e ka cėnuar sadopak sistemin astrologjik, prandaj edhe astronomėt e hedhin poshtė astrologjinė si njė nga mashtrimet mė tė mėdha tė kohėrave.

Po ka edhe anė tė tjera qė duhen parė. Na thuhet se rezet e yjeve qe bien mbi njė fėmijė porsa lind, janė pėrcaktuese pėr fatin e tij. Po kjo thėnie ndesh me shumė kontradikta. Toka, planeti ynė, bombardohet vazhdimisht nga drita dhe rezet kozmike, po asnjė prej tyre nuk e ka burimin tek planetet, tė cilat nuk rezatojnė dritė. Burimi i kėsaj drite gjendet nė yjet fikse, kurse rezet kozmike e kanė burimin tek Galaksia e Qumėshtit. Planetet si toka nuk emetojnė reze.

Gjithashtu thuhet se momenti kur pritet kėrthiza ka rėndėsi vendimtare. Fjala vjen nė rast se doktori e vonon prerjen e kėrthizės, fėmija ka njė fat tjetėr. Prandaj mirė ėshtė tė konsultohemi me astrologun qė tė na pėrcaktojė kohėn mė tė favorshme pėr prerjen e kėrthizės. Lind pyetja, pėrse tė 240 foshnjet tė cilave u pritet njėkohėsisht kėrthiza, nuk kanė tė njėjtin fat? Pse fjala vjen ka vetėm njė Shekspir, ose vetėm njė Johan Sebastian Bah ndėr gjithė ata qė u lindėn nė tė njėjtėn kohė me ta? Abati Moris Warburg, njė studiues i mirėnjohur i astrologjisė thotė diku me ironi: "Astrologjia nuk mund tė diskretitohet thjeshtė pėr faktin qė s'ke se ēfarė tė diskreditosh".

Ka njė lėvizje reformuese nė astrologji e cila pėrpiqet t`i zgjidhi kėto kontradikta. Quhet Kozmo-Biologji dhe e ka bazėn nė Aalen, Wuerttemberg. Pėrfaqėsuesit e saj na thonė se ajo ēka trashėgon njeriu duhet tė shikohet e lidhur ngushtė edhe me yjet. Ėshtė njė lloj kompromisi midis astrologjisė sė vjetėr dhe biologjisė moderne.

Pa dyshim qė planetet e tjerė influencojnė tokėn nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr. Baticat e zbaticat, fenomene tė tjera natyrore shkaktohen e influencohen prej tyre. Po qė tė arrijmė tė themi se planetet influencojnė e pėrcaktojnė jetėn dhe fatin tonė, ėshtė njėsoj sikur tė thuash qė fusha e sahatit tė dorės mund tė na sillte vdekjen nepėrmjet radioaktivitetit.

Interesi ynė pėrqėndrohet tek pasojat e astrologjisė me tė cilat konfrontohemi gjatė dhėnies sė ndihmės pastorale. Kėtu gjejmė tre aspekte: mashtrimin, sugjestionimin dhe okultizmin. Pėr tė tre kėto aspekte do tė jap njė shembull nga praktika ime.

Shemb 3. Njė student i psikologjisė nė Sorbonė donte tė pėrgatiste dizertacionin. Botoi njė informacion nė formė reklame nė njė gazetė dhe e paraqiti veten si astrolog. Pėr 20 franga ishte nė gjendje t'i bėnte horoskopin ēdo klienti qė paraqitej. Pas kėsaj 400 persona i kėrkuan horoskop dhe kėshtu mundi tė financonte studimet. U dha tė 400 klientave po tė njėjtin horoskop, pa i kushtuar vemendje shenjave tė Zodiakut. U mor vetėm me anėn psikologjike tė ēėshtjes duke i thėnė gjithkujt se e priste njė e ardhme shumė e mirė e duke i zbuluar gjithkujt tipare pozitive nė karakterin e vet, se njerėzit kanė qejf tė dėgjojnė tė tilla gjėra dhe pėr to nuk u dhimbsen paratė.

Mori shumė letra me vlerėsime meqė horoskopėt i pėrshtateshin pothuaj secilit nga klientet. Studenti pėrgatiti dizertacionin dhe mbrojti titullin me vlerėsim tė lartė. Nė kėtė rast astrologjia ishte thjesht njė mashtrim. Studenti fitoi njė thes me para dhe mori titullin duke shfrytėzuar pamendėsinė dhe supersticionet e bashkėatdhetarėve tė vet.

Shemb 4. Rastin mė absurd e kam ndeshur tek njė teolog. Nė fillim tė aktivitetit tė tij ai kish qėnė biznesmen. I kishin bėrė atėhere njė horoskop tė detajuar nė tė cilin i ishte thėnė se do ta ndėrronte profesionin nė jetė tri herė. Dhe djaloshi e mori kėtė parashikim si krejt tė vlefshėm pėr jetėn e tij. Ndoqi shkollėn e mbrėmjes, pastaj studioi teologji protestante dhe mė vonė u bė prift protestant. U martua, po pėr fat tė mirė nuk pati fėmijė. Mė poshtė do tė duket qartė pse them "pėr fat tė mirė". Pas disa vjetėsh u konvertua nė besimin katolik dhe u pranua si prift. Sė shoqes iu lejua t'i qėndronte pranė si kujdestare pėr punėt e shtėpisė.

Pra dy ndryshime nė jetėn e tij kishin ndodhur me tė vėrtetė. Sot ky person shprehet se nuk e ka arritur akoma stacionin pėrfundimtar tė jetės sė vet. Ndjen nevojėn e brendshme t'i hyjė njė profesioni tė katėrt. Ka akoma plane nė jetėn e tij qė duhet tė realizohen. Dhe ky ndryshim i katėrt nuk do tė vonojė. Ky njeri ka rėnė viktimė e njė sugjestioni. Mendon se duhet tė realizojė horoskopin qė i kanė bėrė. Ėshtė tėrėsisht nėn sundimin e njė parashikimi astrologjik.

Shemb.5 Njė prift i cili e ndjente si detyrėn e vet personale luftėn kundėr bestytnive, la t'i bėjnė njė horoskop pėr qėllime studimi. Donte tė tregonte e tė provonte se horoskopi ėshtė thjesht njė mashtrim e bestytni. Iu desh tė paguante njė shumė tė madhe se horoskopi qė i bėnė ishte shumė i detajuar. Pas kėsaj ai priti, shumė i sigurt se horoskopi nuk do tė realizohet. Po pas ca kohėsh pa me shumė habi se profecitė u realizuan. Pėr tetė vjet me radhė pėrjetoi realizimin e tė gjitha profecive qė i ishin bėrė, edhe nė vogėlsira.

Kjo gjė e shqetėsoi dhe zuri tė mendojė mbi kėtė ēėshtje. Ai kishte pasur bindjen se horoskopi mbėshtetet mbi sugjestionime dhe supersticione, po shumė imtėsira qė ishin plotėsuar nuk mund tė ishin produkt i njė sugjestionimi. Sė fundi nuk pa rrugė tjetėr pėrveē se tė bjerė nė gjunjė e t'i lutet Zotit qė ta mbrojė.I erdhi mendimi se duke i hyrė njė eksperimenti tė tillė, kishte mėkatuar dhe e kishte vėnė veten nėn influencėn e forcave tė errėsirės. Pasi u pendua pėr atė qė kishte bėrė,zbuloi me habi tė madhe se horoskopi i tij nuk pėrputhej mė me realitetin. Nėpėrmjet kėsaj eksperience ky teolog kuptoi se forcat demoniake luajnė njė rol shumė aktiv nė astrologji. Nėse dikush ia ekspozon veten kėtij rreziku, mund tė shkatėrrohet plotėsisht.

Si e gjykojnė astrologjinė ekspertėt e fushave tė ndryshme? Mjekėsia e pranon dėmin qė mund tė shkaktojė astrologjia. Kryemjeku nga Visbadeni, Dr Shrank, ka shkruar nė njė artikull mbi psikologjinė e supersticionit: "Rrezikun e madh tė astrologjisė e shikojmė tek shqetėsimet serioze psiqike, frikėn pėr jetėn dhe shqetėsime tė tjera qė ajo shkakton nė persona tė ndjeshėm. Astrologjia e paralizon iniciativėn dhe aftėsitė gjykuese tė njeriut. E budalleps njeriun dhe e pengon tė mendojė thellė. E vendos personalitetin nėn influencėn e njė lėvizjeje tė nėnsipėrfaqshme e cila ushqehet me mediokritet."

Vetė astrologėt janė shprehur akoma edhe mė qartė. Astrologu i famshėm Uerl e quan astrologjinė njė formė falli. Pra nė astrologji ndeshim njė tendencė okulte me tė gjitha pasojat qė sjellin fenomenet okulte.

Bibla e bėn fare tė qarte qėndrimin qė duhet mbajtur ndaj astrologjisė. Tek Dhefteronomi 17:2-5 jepet kjo porosi: "Po tė gjendet njė burrė a grua qė ka vajtur t'u shėrbejė apo t'u falet diellit apo hėnės ose kujtdo nga yjet, do ta qėlloni atė burrė a grua me gurė derisa tė vdesė." Profeti Isaia flet edhe mė me hollėsi mbi astrologjinė. Nė kapitullin 47:13-14 thuhet: "Jeni rraskapitur me kėshillet tuaja tė shumta; le tė dalin e t'ju shpėtojnė, ata qė ndajnė qiejt, ata qė vėshtrojnė yjet, ata qė nė hėnė tė re ju thonė se ē'ka pėr t'ju ndodhur. Vėreni mirė, se ata janė si kashtė, qė e djeg zjarri. Nuk i shpėtojnė dot fuqisė sė flakės."

Sipas Biblės, astrologjia ėshtė njėsoj me adhurimin e idhujve paganė, blasfeminė dhe largimin nga Perėndia i gjallė. Ekziston edhe njė porosi e dytė nė Bibėl qė shpesh harrohet: "Mos bėni figura tė gdhėndura ose shėmbėllesa tė gjėrave qė janė lart nė qiell, ose nėn tokė, ose nė ujin nėn tokė".
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

E VERTETA E ASTROLOGJISE

Mesazh  Nikolaos prej 08.11.10 18:42

LEXOVA ME VEMENDJE ATE CFARE KENI THENE ME SIPER PER ASTROLOGJINE.

NUK MENDOJ SE ESHTE E GJITHA ASHTU SIC E KONSIDERONI JU ATE. NUK MUND TA GJYKONI ASTROLOGJINE PA E STUDIUAR ATE.

SIGURISHT QE NE SHQIPERI NUK KA LIBRA TE TILLE SEPSE NUK KA ASTROLOGE AQ TE AFTE PER T'I BERE ATO.

UNE MENDOJ SE ASTROLOGJIA NUK ESHTE MASHTRUESE, POR MASHTRUES ESHTE VETEM ASTROLOGU.

NJE STUDIUES I ASTROLOGJISE KA THENE :'ASTROLOGJIA ESHTE E VERTET DHE FUNKSIONON, POR VARET SA I AFTE ESHTE ASTROLOGU", DHE KJO ESHTE E VERTETE.

PASTAJ JU E GJYKONI ASTROLOGJINE DUKE U BAZUAR TE FAKTET E NJEREZVE FETAR DHE HIDHNI POSHTE BESIMET PAGANE, POR LEXONI NJEHERE EDHE FAKTET QE E MBESHTESIN ASTROLOGJINE.

NE BOTE KA DHE KA PASUR ASTROLOGE TE AFTE QE KANE MAHNITUR NJEREZIT ME PARASHIKIMET E TYRE, NJE NDER TA ESHTE NOSTRADAMUSI.

ME ANE TE PARASHIMIMEVE ASTROLOGJIKE NJEREZIT KANE PARASHIKUAR MARTESAT, VDEKJET, KANE FITUAR LLOTARI TE MEDHA, DHE KJO NUK ESHTE PAK.

JU E HIDHNI POSHTE BESIMIN PAGAN, I CILI MBESHTETET NE NJE FARE MENYRE TEK PLANETET SI PERENDI.

UNE MENDOJ SE PERENDITE PAGANE KANE INFLUENCUAR ME SHUME DHE PER NJE KOHE ME TE GJATE TEK NJEREZIMI SESA BESIMET FETARE AKTUALE.

BOTA JONE KA MBI 70 000 VJET QE EKZISTON, DHE VETEM 2000 VITET E FUNDIT I PERKASIN BESIMEVE FETARE AKTUALE, TE TJERAT I PERKASIN MITOLOGJISE, PRA PA BENI NJE KRAHASIM, KUSH E DOMNON ME SHUME KOHEN? EKZISTENCEN? UNE MENDOJ SE PAGANIZMI.

NGA ANA TJETER ISHIN PIKERISHT FETE E SOTME, KRYESISHT AJO MYSLIMANE DHE KATOLIKE QE SOLLEN MENTALITETIN DHE FANATIZIMIN NE BOTE.

POR UNE MENDOJ SE RINIA DHE E ARDHMJA PO VJEN DUKE ZVOGELUAR BESIMIN NE TO, DHE KJO DUKET QARTE. MENDOJ SE DUHET TE LEXONI VEPRA TE MEDHA ASTROLOGJIKE QE TA VLERESONI ASTROLOGJINE ''E VERTETE", DHE JO HOROSKOPER FALLSO TE GAZETAVE DHE REVISTAVE.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia (Pikepamje Evangjeliste)

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi