Urdhėri bektashi i dervishėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Urdhėri bektashi i dervishėve

Mesazh  Zattoo prej 11.02.15 23:41



Pėr ata qė kanė Vetėdije,

njė aluzion ėshtė mė se i mjaftueshėm.

Pėr shumicat e tė pavėmndėshmve

thjesht njohja ėshtė e kotė.

- Haxhi Bektash Veliu


Sekti "heretik" sufi bektashi ofron mėnyrėn mė tė afėrt tė jetesės qė drejtoi Jezusi i Galileas (dhe shpresoi se ndjekėsit e tij do ta ndiqnin), e cila ėshtė institucionalisht e mundshme pėr kristianizmin apo Islamin nė shekullin e 21-tė.

Ashtu si Jezusi dhe ndjekėsit e tij, bektashinjtė janė njė vėllazėri beqarėsh, e shoqėrueshme, antihierarkike, antidogmatike, antihipokrite, qė nuk i pėrjashtojnė gratė, por qė qėndrojnė kundra atyre "vlerave familjare" tė pėshtira qė qenė mallkimi si i botės antike, ashtu dhe i asaj moderne, dhe u anatemuan nga Diogjeni i Sinopit, traditėn e tė cilit Jezusi i Galileas – sėbashku me aradhėn e disidentėve tė tjerė – ndoqėn dhe pėrjetuan pėr njė kohė tė shkurtėr pėrpara se tė tradhėtoheshin nga vetė dishepujt e tyre. Historia e bektashizmit ėshtė kurioze: ashtu si kristianizmi menjėherė u bė i shoqėruar me imperializmin roman dhe qysh atėhere njė instrument intolerant shtypės, bektashizmi u shoqėrua me imperializmin turk. Ashtu si Jezusi pothuajse u shtrėngua qė tė bėhej njė  peng pėr nacionalizmin hebre, Bektashi u shoqėrua me njė lėvizje antiselxhukė....


Origjina


Emigrimet e vazhdueshme tė pėrsėritura pėrgjatė Azisė Qėndrore sollėn jo vetėm tribu kelte dhe hune, mongole dhe turke, por edhe mendime dhe objekte arti nga Kina dhe India, ashtu si dhe liderė shpirtėrorė nė formėn klasike lindore tė mistikave tė shenjta nomade. Tradita e monasticizmit dhe Shkretėtira e Shenjtė nė kristianizmin perėndimor i detyrohen mė shumė influencės nga India nėpėrmjet Afganistanit sesa nga Greqia e vjetėr. Filozofitė e mistikave sufiste dhe kristiane heterodokse ndajnė qėndrime bazė me Tao dhe Zen.

Mėsimet e mistikėve (si puna e Jezusit tė Galileas) shpesh u veshėn me fuqi tė jashtėzakonshme midis muslimanėve, kristianėve dhe "paganėve" tė tė gjitha llojeve. Haxhi Bektash Veliu qe njė mėsues i tillė dhe si shumica e tė tjerėve i qėndroi kundėr hipokrizisė, intolerancės dhe obsesionit me tekstet dhe rregullat e vjetra. Ai ishte njė dervish shėtitės (mistik asketik sufi, njeri i shenjtė ose shenjtor), i mbajtur nga burimet legjendare se ka qenė njė turk nga Khorasani (apo Kurasani: Irani verilindor dhe Afganistani perėndimor ku njėkohėsisht vjen edhe Omar Khajami nja njėqind vjet mė parė). Bektashi ishte njė ndjekės i Sufi Sheik Ahmet Jesevit i cili vdiq nė vitin 1166, nė njė kohė kur luftėrat dhe inkursionet e Kryqėzatave po ndodhnin larg nė perėndim.

Tradita thotė se nėn komandėn e tij mėsuesit shpirtėror, ai u largua nga vendlindja e tij nė formėn e njė pėllumbi drejt Rumit (emri i dhėnė atėhere nga turqit dhe persianėt ish Anadollit bizantin) nė vitin 1281, pasi mongolėt e patėn shkatėrruar shtetin selxhuk dhe gjurmėt e Kalifatit. Ai "zbriti" nė Haxhibektashin e sotėm, njė fshat nė afėrsi tė Kirshehirit nė Kapadoēa – njė zonė qė gjatė erės bizantine qe qendėr e Palinianėve: kristianė mistikė heterodoksė qė i dhanė jetė bogomilėve dhe mė vonė katarėve e suedėnborxhianėve.

Ai qė njėri prej tyre qė ndihmuan tė sintetizojė besimin paraislamik dhe elementėt shamanikė qė akoma mbizotėronin nė besimet turke me Islamin mė puritan e ortodoks, i cili i urrente ato ēka i konsideronte si praktika magjikė primitive. Influenca e baballarėve qe e konsiderueshme dhe rivalizonte atė tė liderėve ushtarakė dhe prestigjin e sunduesve selxhukė. Megjithėse turēelinj, kėta patėn adoptuar aspekte tė kulturės iraniane.

Si shumė dervishė nga Lindja, Haxhi Bektashi nė mėnyrė evidente qe njė zėdhėnės pėr ankimet sociale tė anėtarėve tė fiseve turēelije – sepse ai u pėrfshi nė revoltėn sociale kundėr sunduesve selxhukė (sunitė) tė drejtuar nga njėfarė Baba Iljazi (rreth vitit 1240). Haxhi Bektashi besohet ta ketė akorduar mbrojtjen e tij speciale ndaj jeniēerėve pėrpara se tė vdiste nė vitin 738/1337.


Sekti bektashi dhe jeniēerėt

Jeniēerėt ("ushtarė tė rinj") qenė njėsi kėmbėsorie tė formuara fillimisht nga Sulltan Murati i I-rė rreth vitit 1330 nga tė burgosur renegatė dhe fėmijė joislamikė (pothuajse gjithmonė kristianė) tė kėrkuar si haraē nga pushtuesit turq. Ata korrespondojnė me xhandarmėrinė apo karabinierinė e sotme dhe vishnin njė helmetė speciale tė bardhė, e cila supozohej tė pėrfaqėsonte mėngėn e Haxhi Bektashit.

Ata nganjėherė quheshin "Djemtė e Haxhi Bektashit" (Haxhi Bektash Ogullari) dhe Sulltan Selimi i III-tė, duke ju apeluar jeniēerėve pėr tė qenė besnikė e trima, nė vitin e dytė tė mbretėrimit tė tij (1789), u drejtohet atyre si "Kalorės tė Haxhi Bektashit" (Haxhi Bektash Kėēekleri). Njė pasojė e shoqėrimit tė ngushtė tė bektashinjve me jenicerėt dhe pėr pasojė me autoritetin otoman qe se bektashinjtė rrallė u sulmuan nė fushat e doktrinės apo risive. Bektashinjtė janė njė sekt sinkretik dhe eklektik (disa do tė thonin heretikė dhe i ashpėr), me elementė kristianė dhe orientalė mė shumė sesa sikhėt kombinojnė elementė tė hinduizmit me Islamin.

Doktrina "heretike" shiite dhe rituali i bektashinjve aktualisht nuk rrjedh nga Haxhi Bektashi, megjithėse nuk ėshtė e nevojshme tė supozosh se ai qe mė shumė ortodoks se baballarėt e tjerė. Urdhėri u rrit prej nderimit tė shenjtė dhe njė tradite manastirore dhe e tė ngrėnit tė pėrbashkėt, duke kombinuar elementė njėherazi ezoterike (Lindore) dhe popullore: traditat turke, paraturke/bizantine dhe parakristiane tė Anadollit. Besimi i tyre nė vėllazėrinė e burrit (dhe gruas) ilustrohet nga vargjet e mėposhtėme tė poetit kombėtar turku Junus Emre, i cili vdiq pėrpara Haxhi Bektashit:


Le tė jemi tė gjithė miq pėrgjithmonė

Le ta marim e ta bėjmė jetėn tė lehtė

Le tė jemi dashnorė dhe tė dashuruar

Askush nuk e zotėron tokėn.


Gjatė shekullit tė Pesėmbėdhjetė, kur bektashizmi po zhvillohej nė njė organizatė tė gjithanshme, ai inkorporoi ide dhe besime tė ndryshme – nga kristianizmi, kizilbashin e Azisė sė Vogėl dhe Kurdistanit dhe ide folklorike nga grupet nomade dhe fshatare – alevitė, takhtaxhisė, etj.. Bektashinjtė i pėrkasin plotėsisht njė loxhe ose teqeje.

Ka mundėsi qė lideri i parė i bektashizmit tė organizuar tė ketė qenė Balim Sulltani (vdekur mė 922/1516), titulli i tė cilit ishte Pir Sani, Padroni i Dytė Shenjtor. Pir, fjalė persisht qė nėnkupton "lord", ėshtė njė titull i zbatuar pėr krerėt e urdhėrave sufi. "Sufi" nėnkupton "lesh" – sipas rrobės sė ashpėr tė leshtė qė vishnin sufitė e lashtė. Baballarėt bektashinj (kėshilltarė shpirtėrorė beqarė) shoqėronin jeniēerėt si priftėrinj ushtarakė.

Nė rekrutimin si anėtarė tė trupės sė jeniēerėve kėrkohej nga ēdo ushtar njė betim besnikėrie ndaj Rrugės sė Haxhi Bektashit. Megjithatė, pranimi i Bektashit si Padron Shenjtor dhe pranimi formal i doktrinave tė ndryshme bamirėse dhe asketike nuk bėnė shumė pėr ta "spiritualizuar" mėnyrėn e jetesės sė jeniēerėve.


Rėnia dhe mėrgimi i bektashinjve

Nė vitin 1808, Mahmudi II, kushėriri mė i vogėl i Selimit III, u ngjit nė fron. Ai e kuptoi rrezikun e paraqitur nga jeniēerėt thellėsisht konservatorė dhe ndjeu se mbijetesa e Perandorisė Otomane varej nė shtypjen e tyre, ashtu si dhe tė Urdhėrit Bektashi. Pėr shekuj me radhė Urdhėri Bektashi kontrolloi minierat mė produktive dhe mė fitimprurėse tė kripės nė Perandorinė Otomane; kripa nga ato miniera quhej Kripa Haxhi Bektash. Pronėsitė bektashiane ju dhanė dervishėve nakshibendi.

Supozohet se Mahmudi i II-tė  u zotua se do t’u priste kokėn 70 mijė bektashinjve dhe se kur nuk mundi tė gjente aq shumė pėr tė ekzekutuar, ai urdhėroi qė statujat tė hiqeshin nga varrezat e bektashinjve derisa tė plotėsohej numri!  Pėrderisa Bektashinjtė qenė jashtėzakonisht heterodoksė – bile hanin dhe mishin e derrit – klerikėt mė ortodoksė islamikė (nė mėnyrė tė veēantė sunitė dhe jobeqarė, ndihmuan me entuziazėm nė persekutimin e njė sekti tė shikuar jo vetėm si militarist nga njerėzit e thjeshtė, por edhe si moralisht tė rrezikshėm nga tė devotshmit.

Kjo i korrespondon shtypjes sė mėparshme evropiane tė kalorėsve tempullarė, tė cilėt gjithashtu qenė tė lidhur me ndėrtesa speciale: kisha rrethore. Pėr ironi tė fatit, ndėrsa trupat jeniēere qenė antireformistė tė fuqishėm, idetė joortodokse, disidente dhe antinomiane tė bektashinjve u lidhėn me mendimin liberal tė filozofėve tė Francės sė shekullit tė XVIII-tė. Si rezultat, bektashizmi mundi tė vendoste kontakte tė lira me njė prej rrjeteve qė bartnin idetė e filozofėve tė shekullit tė XVIII-tė: atė tė masonėve.

Shumė politikanė aktivė nė Stamboll qenė tė lidhur ose u lidhėn me masonėt gjatė shekullit tė XIX-tė kur lozhat masonike franceze dhe britanike u ngritėn nė Stamboll. Anėtarėsimi i rrit nė vitet e fundit tė shekullit tė XIX-tė – veēanėrisht midis grupit tė kundėrshtarėve tė Sulltan Abdyl Hamitit tė II-tė (1876-1909), tė njohur si "Xhonturq" (Turqit e Rinj). Megjithatė, mund tė theksohet ai misticizėm qė mbijeton nė masonerinė moderne ėshtė aq fals sa Krishlindja, kurse bektashinjtė janė njė vėllazėri vėrtet mistike. Bektashinjtė nuk u eliminuan, por  morėn drejtimin e nakshbendive.

Pėr ironi tė fatit, i fundmi Sulltan ose "antiSulltan", djali i njė nėne shqiptare, revolucionari demokrat perėndimor Mustafa Kemal, i cili donte tė njihej si Ataturk (Babai i turqve), e ndaloi me sukses krejt komunitetin bektashi dhe ai lėvizi drejt Shqipėrisė, i vetmi vend me shumicė myslimane nė Evropė, unik nė pranimin e feve, sekteve dhe etnive tė ndryshme ("Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria").


Bektashinjtė, Shqipėria dhe libri i zi i Orhan Pamukut

"Ka qenė gjashtė vjet mė parė", thotė Saimi, "njė mbrėmje tė shtune. Unė po rrėmoja nėpėr revistat e lėna nga bashkudhėtarėt e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe lideri i saj Enver Hoxha. Aty qenė tri botime turke nė ato ditė qė denonconin ashpėr njėri-tjetrin. Unė po shfletoja numrin e fundit tė njėrės sė quajtur Puna e Popullit pėr tė parė nėqoftėse kishte ndonjė gjė interesante nė tė. Mė zuri syri njė fotografi dhe njė artikull rreth njė ceremonie nė nderim tė rekrutėve tė rinj.

Ajo ēka tėrhoqi vėmendjen time nuk qe zbulimi se aty kishte njė zakon marksist me kėngėt dhe poemat nė njė vend ku tė gjitha aktivitetet jokomuniste qenė ndaluar, por titulli qė me dashje pėrmendte 12 Kolonat nė foton bardhezi e cila tregonte njė turmė qė tymoste me afsh sikur tė kryente njė detyrim tė shenjtė, postera tė Enver Hoxhės dhe Kryetarit Mao dhe recitues poezishė. Akoma mė e ēuditshme, emrat falsė tė rekrutėve tė rinj qenė zgjedhur nga emrat e rendit sufi alavit – emra si Hasan, Hysen, Ali dhe (siē mėsova mė vonė) emrat e sheikėve apo liderėve shpirtėrorė bektashinj.

Sikur tė mos kisha ditur se bektashinjtė patėn qenė  tė rėndėsishėm nė Shqipėri midis luftėrave, ndoshta nuk do tė kisha dyshuar aspak kėtė mister tė pabesueshėm dhe, pas dyzet vjetėsh leximi tė tė gjitha librave lidhur me bektashinjtė, jeniēerėt, hurufizmin dhe komunizmin shqiptar, zbulova njė konspiracion 450 vjeēar. "Ju e dini tė gjithė kėtė", tha Saimi, por vazhdoi mė tej qė tė tregojė historinė shtatė shekullore e bektashinjve, duke filluar me Haxhi Bektash Veliun. Ai pėrshkroi sesi Urdhri kishte origjina alavite, sufite dhe shamaniste, sesi u lidh me periudhat e formimit dhe ngritjen e Otomanėve dhe traditėn e revolucionit dhe rebelimin e trupave jeniēere.

Kur ju merrni nė konsideratė se ēdo jeniēer ishte bektashi, ju kuptoni sesa i rėndėsishėm ishte Urdhri. Hera e parė qė hėngrėn goditje nga Stambolli, ka ndodhur pėr shkak tė jeniēerėve: ndėrsa barakat e jeniēerėve u bombarduan nė vitin 1826 sipas urdhrave tė Mahmudit tė II-tė, i cili e humbi durimin ndaj rezistencės jeniēere pėr programin e tij perėndimor tė reformave.

Teqetė u mbyllėn dhe dervishėt bektashinj u pėrzunė. Njėzet vjet pasi lėvizėn nėndhe, bektashinjtė u rikthyen nė Stamboll, por kėsaj radhe nėn petkun e Urdhrit Nakshbendi. Deri kur Ataturku i ndaloi plotėsisht ata 70 vjet mė vonė, bektashinjtė e paraqitėn veten pėrpara botės si nakshis, por midis vetes ata qenė bektashinj. Galipi studioi njė gur tė gdhendur nga njė libėr anglez udhėtimesh qė pėrfaqėsonte njė ritual bektashi, i cili  ndoshta paraqiste fantazinė nė mendjen e artistit-udhėtar mė shumė se realitetin. Ai numėroi 12 Kolonat nė gurin e gdhendur.

"Hera e tretė qė bektashinjtė manifestuan veten", tha Saimi, "ka qenė 50 vjet pasi u shpall Republika nė Turqi, jo nėn Urdhrin Nakshbendi, por kėsaj radhe veshur me njė petk marksist-leninist..." Pasi ka heshtur pėr njė ēast, ai mbajti njė recitim tė zjarrtė, duke prodhuar artikuj tė ilustruar, foto, pjesė artikujsh tė nxjerra nga gazeta, libra, postera. Gjithcka e kryer, e shkruar dhe pėrjetuar nė Urdhrin Bektashi korrespondonte saktėsisht me tė gjithė atė qė ndodhte nė fraksionet politike: ritualet e pranimit, periudhat e ashpra tė provės dhe vetėmohimit pėrpara pranimit; dhimbja e vuajtur nga aspirantėt e rinj gjatė kėtyre periudhave; nderimi i tė rėnėve, shenjtėrimi dhe tė vdekurit midis anėtarėve tė Urdhrit apo fraksionit dhe ritet e bėrjes homazhe pėr ta; kuptimi i shenjtė caktuar fjalės "Rrugė" [shteg shpirtėror]; pėrsėritja e fjalėve dhe shprehjeve nė interes tė njėsisė dhe komunitetit; litanitė; fakti qė ekspertėt tė cilėt pėrshkonin tė njėjtėn rrugė e njihnin njėri-tjetrin nga mustaqet dhe mjekrat e tyre, edhe shprehja nė sytė e tyre; rima dhe metrika nė poemat qė ata recitonin dhe kėngėt qė kėndonin nė ceremonitė e tyre, etj., etj.. "Nė mėnyrė tė dukshme, pėrveē faktit qė e gjitha kjo tė jetė vetėm koincidencė", tha Saimi, "pėrjashto faktin qė Zoti po bėn ndonjė shaka tė hidhur me mua, atėhere do tė kisha qenė i verbėr po tė mos shikoja qė logogrifet dhe anagramat e Bektashinjve tė mara nga hurufistėt janė pa pikė dyshimi janė pėrsėritur nė botimet e majta".

Nė heshtjen qė ka pasuar, Saimi me ngadalė filloi tė recitonte pėr Galipin lojėrat e fjalėve qė ai kish zgjidhur, duke i paraqitur ato me kuptimet e tyre dytėsore, sikur ai tė qe duke pėrsėritur lutjet e tij. Fėmijėt qė i bashkoheshin fraksioneve politike, vazhdoi tė thotė Saimi, nuk kishin ide se qenė kthyer nė bektashinj. Pėrderisa e gjithė gjėja ishte pėrzier midis drejtimit tė mesėm tė partisė dhe mjeshtrave bektashinj nė Shqipėri, masat qenė krejtėsisht tė paditura se fotot e tyre tė mara nė ceremoni, rituale, marshe dhe vakte qenė tė tėra tė vlerėsuara nga disa dervishė nė Shqipėri si njė zgjatim i Urdhrit tė tyre. Nga mėngjesi, ndėrsa Galipi flinte nė divan, Saimi ishte akoma duke monologuar se sipas tė gjitha gjasave mjeshtrat e vjetėr bektashinj nė Shqipėri  qė u bashkuan me lidershipin e partisė nė sallėn e ballos boshe fantastike  tė njė hoteli tė bardhė italian, duke shikuar nėpėrmjet syve tė pėrlotur nė fotot e tė rinjve turq, nuk e kishin as idenė mė tė vogėl se nuk qenė misteret e Urdhrit qė po recitoheshin nė ceremonitė, por analizat entuziaste marksiste – leniniste.

(kapitulli i fundit ėshtė marrė nga "Libri i Zi" i Orhan Pamukut)

Pėrgatiti

Armin Tirana
avatar
Zattoo

704


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi