Dallimi mes Qenies njerėzore dhe botės sė kafshėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dallimi mes Qenies njerėzore dhe botės sė kafshėve

Mesazh  Berti69 prej 10.02.15 20:08



Fjala “humanizėm”, realisht e vendos njeriun, individin, grupet e individėve, llojet, format e ekzistencės, nė qendėr tė kuptimit tė tij. Prandaj, pretendimi i pėrhershėm i kėsaj rryme ėshtė se jeta njerėzore nė pėrgjithėsi dhe jetėt njerėzore nė veēanti, pėrmbajnė disa forma tė trashėguara tė vlerave humane. Pėr mė tepėr, respekti pėr kėto vlera tė trashėguara humane, nė shumė sisteme humaniste, formojnė pikėnisjen, apo themelin pėr moralin bazė. Askush nuk e artikulon kėtė mė fuqishėm dhe nė mėnyrė koherente sesa filozofi gjerman i shekullit tė tetėmbėdhjetė, Emanuel Kanti. Nė veprėn e tij “Baza pėr metafizikėn e moralit”, tė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1785, Kanti pėrpiqet tė artikulojė “parimin mė tė lartė tė moralit”.

Por ēfarė lloj krijese ėshtė qenia njerėzore? Pėrgjigjja e menjėhershme ėshtė: njė majmun mbi dy kėmbė, inteligjent, qė flet dhe ka njė debulesė pėr tė mirat materiale. Por thelbi i vėrtetė i natyrės njerėzore ėshtė mė pak i dukshėm. Disa preferojnė tė besojnė qė mund tė jemi gjithēka qė duam. Por nuk ėshtė kėshtu.

Pavarėsisht numrit tė madh tė varianteve individualė dhe kulturorė, ne qeniet njerėzore jemi kafshė, dhe ashtu si tė gjithė kafshėt kemi origjinalitete, zakone dhe tipare qė na dallojnė si specie. Njė alien nuk do ta kishte problem tė na katalogonte, por pėr ne, duke qenė kaq pranė lėndės sonė tė studimit, ėshtė mė e vėshtirė tė pėrcaktojmė thelbin e natyrės njerėzore.

Megjithatė, nuk ėshtė e thėnė tė jetė njė detyrė e pamundur. Antropologėt kanė gjetur shumė “universale”, domethėnė karakteristika tė pėrbashkėta nga tė gjithė dhe qė formojnė njė lloj liste tė pėrbėrėsve tė species sonė. Dhe nėse do t’i pėrdornim pėr tė studiuar kafshėn njerėzore si do tė bėnim? Mė poshtė ėshtė njė seri tiparesh tipike tė natyrės sonė unike. Ngaqė kėto atribute janė pjesė e pandashme e veprimtarisė tonė, ne jo gjithnjė ndalemi tė mendojmė rreth tyre dhe pse jo, tė mrekullohemi pėr tipare tė tilla tė dhėna, specifikisht njerėzore dhe ekskluzive nė natyrėn dhe llojin e tyre.


Imagjinata

E keni menduar ndonjėherė se si do tė ishte nėse do tė ishit njeriu mė i pasur nė botė? Po sikur tė ishit njeriu mė i zgjuar, mė i shpejtė, apo mė i fortė? Nė fakt, jo vetėm pėr kėto pyetje, por sa herė hamendėsoni pėr diēka, ju jeni subjekte tė imagjinatės suaj. Pa tė, njerėzimi do reduktohej sė tepėrmi. Pa imagjinatė, nuk do tė kishim as gjuhė, as matematikė, as mjekime, as ndonjė element tjetėr tė listės. Nuk do tė kishim dėshirėn pėr tė testuar limitet e mendjeve tona. Imagjinata ėshtė aftėsia pėr tė transformuar njė koncept tė mjegullt e amorf nė njė realitet tė prekshėm. Tė gjithė e kemi kėtė atribut dhe tė gjithė presim me padurim ta pėrdorim atė nė plotshmėrinė e tij.


Kujtesa

Interneti? Ēfarė ėshtė ajo? Ē’ditė ėshtė sot? Ēfarė hėngra dje nė mėngjes? Shumica prej kėtyre pyetjeve nuk do t’ju mundojnė. Pėrgjigjet e tyre na vijnė menjėherė nė mendje. Kjo sepse ne jemi tė aftė tė kujtojmė me sukses ngjarje tė sė shkuarės, falė aparatit tonė tė kujtesės. Kujtesa edhe sot ėshtė disi enigmatike dhe pėr pasojė, nuk kuptohet ende tėrėsisht. Kapacitete e kujtesės njerėzore janė sa tė larmishme, aq edhe komplekse. Disa njerėz pretendojnė tė kenė aftėsi tė jashtėzakonshme tė kujtesės, ndėrsa tė tjerė vuajnė nga paaftėsi neurologjike. Pavarėsisht pozicionit tonė nė kontinuimin e kujtesės, ka mėnyra dhe rrugė pėr tė mbajtur veten vigjilentė, tė mprehtė dhe pėr tė kultivuar aftėsitė mė tė mira tė kujtesės sonė. Pėr shembull, ēdo ditė mund tė ushtroni nga pak kujtesėn tuaj. Nė fund, gjithnjė duhet tė kujtoni qė edhe “lapsi mė idiot ėshtė mė mirė sesa kujtesa mė e mirė”, siē thotė Mark Twain.


Elektriciteti

A u zgjuat sot nga alarmi i orės? Nėse po, atėherė keni pėrdorur elektricitetin, vetėm nė rast se ende pėrdorni orėt me rėrė, tė cilat gjithsesi nuk mund tė kenė opsionin e alarmit. Elektriciteti ėshtė pėrdorur qė prej shumė kohėsh; nė fakt, vetitė e elektricitetit datojnė para vetė tokės, duke qenė se kanė qenė tė pranishme nė zanafillėn e universit. Megjithatė, aftėsia jonė pėr tė shfrytėzuar elektricitetin na ka sjellė pėrfitime vėrtet tė papėrshkrueshme. Na duhet tė falėnderojmė elektricitetin pėr operimin e kompjuterėve, tė sistemeve tė ngrohjes qendrore dhe madje edhe pėr alarmin qė na zgjon nė mėngjes. Bota moderne ėshtė e mbushur me rrjete dhe linja energjie, tė cilat shpėrndajnė rrymėn elektrike funksionale nė ēdo qoshe tė shtėpive tona. Nocioni komun i sotėm pėr elektricitetin do t’i dukej i mbinatyrshėm stėr-stėrgjyshėrve tanė. Pėr ironi tė fatit, na duhet tė falėnderojmė pikėrisht ata pėr themelet e asaj qė sot ėshtė vėrtet njė epokė e elektricitetit.


Mjekimet

Sa herė pini njė kokėrr, bėni njė gjilpėrė apo njė vaksinė, prezantoheni me njė nga mėnyrat se si njerėzimi ka vėnė nė pėrdorim njohuritė e tij: mjekėsia. Shpesh, ne harrojmė implikimet qė ka mjekėsia te ne vetė dhe tek organizmat e tjerė gjithashtu. Veterinaria, pėr shembull, kėrkon tė aplikojė njohuritė mjekėsore, tė pėrpunuara pėrgjatė historisė, nė mėnyrė qė tė kurojė kafshėt. Arti i mjekėsisė ka avancuar me hapa tė mėdhenj qė nga koha e Hipokratit; nga besimi arkaik i katėr llojeve tė humorit, te zbulimi i vaksinave dhe deri te teknologjizimi i mjekėsisė, e ashtuquajtura nano-teknologji. Pėrfitimet nga mjekėsia janė tė njė rėndėsie jetike, sa i takon mirėqenies fizike dhe mendore tė njerėzve.


Gatimi

Ēfarė ka tė pėrbashkėt pula, peshku dhe zogjtė? Po, e gjetėt: ata duhet tė gatuhen qė tė jenė tė sigurta pėr t’u ngrėnė. Zjarri, i pėrdorur pėr gatim, daton shumė kohė mė pėrpara (rreth 250.000 vite). Nė epokėn moderne, ne kemi zhvilluar njė sėrė teknikash gatimi si zierja, pjekja, valimi dhe ēdo aplikim tjetėr qė pėrgatit ushqimin. Gatimi na mundėson tė eliminojmė bakteret dhe tė pastrojmė ushqimin nga ēdo element toksik. Me kalimin e viteve, ne jemi mėsuar tė shijojmė ushqimin e gatuar dhe tani as qė mund tė imagjinojmė ngrėnien e tij nė gjendjen e natyrshme. Njohuria lidhur me gatimin na ka mundėsuar tė zgjerojmė menytė tona dhe tė shijojmė njė larmi pėrgatitjesh ushqimore.


Natyra

Janė shumė tė largėta ditėt kur paraardhėsit tanė filluan tė ndėrtonin jetesėn e tyre, nė sajė tė kuptimit tė ndėrlikimeve tė natyrės. Qytetėrimet kanė kaluar nėpėr shumė etapa, nga jetesa rudimentare, deri nė metropolet ku ne jetojmė sot. Shumica e njerėzve e kanė zėvendėsuar botėn e natyrės nė favor tė njė bote mė tė urbanizuar. Ndonėse jeta nė qytet pėrmban shumė aspekte pozitive, si pėr shembull mundėsinė qė njerėzit tė kontaktojnė me njėri-tjetrin nė njė rrjet koheziv. Megjithatė, njerėzit janė bėrė mė pak tė ndjeshėm ndaj botės, pėrtej mikrokozmosit tė tyre, qytetit apo shtėpisė. Pėr shkak se ndotja ėshtė pėrhapur deri nė pyjet dhe oqeanet tona, i tėrė ekosistemi mund tė dėmtohet ose tė ndryshojė konfigurimin e tij. Gjėja mė e mirė qė mund tė bėjmė ėshtė tė vlerėsojmė atė qė ėshtė “atje jashtė” dhe tė kuptojmė qė ne jemi pjesė e natyrės dhe nuk jemi tė ndarė prej saj.


Gjuha

Origjina e gjuhėve tė folura ėshtė ende mister dhe temė e debatueshme pėr shumė akademikė nė mbarė botėn. Edhe origjina e gjuhės sė shkruar ėshtė e debatueshme, megjithatė shumica e njerėzve janė dakord qė rrėnjėt e saj vijnė nga vizatimet nė shpellat antike, duke qenė se ato janė pėrpjekja e parė e njeriut pėr tė lėnė pas idetė e tij, duke zgjedhur si formė vizualizimin e tyre. Si shumėēka tjetėr nė botė, gjuha ka evoluar nė hapa tė panumėrt, nga britmat rudimentare dhe vizatimet nė shpella, derisa ka arritur formėn e saj tė tanishme. Njerėzit kanė zhvilluar mijėra gjuhė tė folura dhe tė shkruara, tė cilat pėrdoren ende sot. Gjuha ėshtė mjet i kudo pėrdorur nė ēdo cep tė shoqėrisė. Funksioni i saj primar ėshtė komunikimi me tė tjerėt, kusht pėr socializmin dhe jetesėn e ēdonjėrit prej nesh.


Matematika

A keni ndaluar ndonjėherė tė pyesni veten pėr disa nga produktet gjeniale tė njerėzimit? Nga Piramidat, te Kulla Eifel, deri te gozhdėt dhe kėmbėt qė mbajnė karrigen tuaj. Njerėzit kanė mundur tė bėjnė utilitare matematikėn qė nė agim tė vetė qytetėrimit. Matematika ėshtė pėrdorur si mjet pėr llogaritje nga mė tė shumtat, si pėr shembull pėr tė llogaritur shpejtėsinė e rrotullimit tė planetit tonė, prej nga zanafillojnė shumė njohuri tė ēmuara. E megjithatė, edhe mė vitale ėshtė mundėsia pėr ta aplikuar matematikėn nė inxhinieri dhe shkencė, nė mėnyrė qė ne tė pėrftojmė funksionime dhe shėrbime gjatė jetės sonė tė pėrditshme. Kur blejmė diēka, kur e kuptojmė qė jemi vonė pėr nė punė, kur numėrojmė ditėt, si dhe nė shumė aktivitete tė pėrditshme e tė panumėrta, ne pėrdorim matematikėn, e cila ėshtė njė nga marrėveshjet mė tė dobishme dhe tė vlefshme qė ka realizuar njerėzimi.


Aftėsi tė mira motorike

Ata qė kanė vuajtur thyerjen e kyēit ose tė gishtit, duhet tė jenė nė njė mendje sa i takon faktit qė tė tilla dėmtime janė shumė shqetėsuese, veēanėrisht nėse dėmtohet dora qė pėrdoret mė shumė. Dora e thyer do tė vėshtirėsonte gjithēka, qė nga pėrdorimi i tastierės sė kompjuterit, deri edhe pėrgatitjen e sandviēit. Prandaj duhet tė jemi falėnderues pėr konfigurimin anatomik tė krahėve tanė. Sa pėr tė filluar, duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė e gishtave tė mėdhenj. Njerėzit e bashkėndajnė kėtė tipar me primatėt e tjerė. Ne mund tė pėrdorim gishtin e madh pėr tė prekur ēdo gisht tjetėr. Ju mund tė pyesni se pse kjo qenka kaq e rėndėsishme. Mjaft tė shihni se si duart tona kanė aftėsinė pėr tė performuar detyra specifike dhe precize, siē janė mbajtja e lapsit, ose shtypja e tastierės. Imagjinoni njė botė pa stilolapsa ose tastiera, ose mė keq akoma njė botė plot me lapsa dhe tastiera, por me njerėz qė nuk mund t’i pėrdorin ato. Siē mund ta mendoni, ka njė sėrė pėrdorimesh tė rėndėsisė jetike, tė cilat ne i kryejmė pėrmes duarve, ndėrtimi dhe funksionimi i tė cilave, nėse vendosim tė habitemi pak me to, ėshtė i mrekullueshėm.


Bipedalizmi

Mesatarisht, njerėzit fillojnė tė ecin rreth moshės njėvjeēare. Aftėsia jonė pėr tė mėsuar si tė ecim nė dy kėmbė, pavarėsisht moshės, ėshtė njė tipar i mrekullueshėm nė vetvete dhe pėr vetveten. Akti i tė ecurit na ka mundėsuar tė kemi tė lira duart, e pėr rrjedhojė na lejon tė kryejmė njė gamė tė gjerė veprimesh e tė pėrdorim njė sėrė mjetesh. Bipedalizmi jo vetėm liron krahėt, por edhe pjesėn tjetėr tė trupit, gjithashtu. Ne, ndryshe nga paraardhėsit tanė tė largėt, nuk e kemi kokėn nė pozicion paralel me tokėn, por mundemi tė shikojmė mjedisin pėrreth, ēfarė na siguron njė kėndvėshtrim tė gjerė pėr botėn qė na rrethon. Ecja nė dy kėmbė gjithashtu kėrkon mė pak energji krahasuar me ecjen me katėr kėmbė. Si rrjedhojė, mendja jonė ėshtė mė pak e angazhuar me nevojėn pėr tė gjetur ushqim, duke na mundėsuar kėshtu kohėn dhe kushtet pėr tė menduar pėr shumėēka tjetėr, pėrveē ushqimit.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


507


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dallimi mes Qenies njerėzore dhe botės sė kafshėve

Mesazh  Jetmira prej 11.02.15 11:34

Ka kafshe, qe jan me tndjeshem se njerezit
E ka njerez qe e meritojn me tvertet fjalen kafshe
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi