Udhėheqėsit e shtetit qė u besonin astrologėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Udhėheqėsit e shtetit qė u besonin astrologėve

Mesazh  Berti69 prej 10.02.15 20:01



Politikanėt nė pėrgjithėsi, kanė njė dobėsi tė veēantė pėr astrologjinė. Ronald dhe Nancy Reagan janė tė famshėm pėr konsultat e tyre me njė astrologe. Po ashtu dhe presidentėt francezė, Charles de Gaulle dhe Francois Miterrand. Presidenti, Roosevelt nuk udhėtonte kurrė ditė tė premte. Politikanėt e vendeve totalitare janė mė tė ndjeshėm ndaj fenomenit, se ato demokratikė.

Sa mė totalitar regjimi aq mė tė mėdha janė gjasat pėr kėrkimin e shpjegimeve dhe shenjat tek yjet. Thuhet se Napoleoni kishte frikė nga macet e zeza dhe besonte se nėse hante pulė dhe karkaleca deti, do fitonte nė betejė. Leonid Brezhnev kėshillohej me njė astrolog me emrin Dzhuna, gjatė momenteve kyēe tė Luftės sė Ftohtė dhe u kurua nga njė mjek besimtar gjeorgjian, nė vitet e fundit tė jetės sė tij.

Catherine de’Medici konsultohej me vetė Nostradamusin, ndėrsa perandori Rudolf II e merrte parashikimin e fatit nga Johannes Kepler, astrologu i famshėm gjerman.
Qė nga perandorėt romakė, nazistėt, e deri tek gjeneralėt e Birmanisė, tiranėt kanė ndjerė nevojėn pėr tė besuar se ka qenė fati, e jo rastėsia, ai qė u ka dhėnė pushtetin dhe i ka mbajtur aty. Duke qenė se fama e tyre ėshtė e parapėrgatitur, ato synojnė t’i japin formė dhe tė parashikojnė tė ardhmen.

Pėr pjesėn mė tė madhe prej nesh, horoskopi ditor ėshtė njė kalim kohė i padėmshėm dhe pa kuptim, por nė duart e njė diktatori, ai ushqen lehtėsisht paranojėn dhe megalomaninė.

Pėr asnjė despot, s’ėshtė aq e vėrtetė kjo gjė, sa pėr Hitlerin, fiksimi i tė cilit me okultin i dha formė njė regjimi, qė nė mėnyrė tė vullnetshme refuzoi racionalizmin nė favor tė determinizmit mistik. “Ne qėndrojnė nė skaj tė epokės sė arsyes. Njė epokė e re, qė shpjegon botėn me anė tė magjisė, po lind”, deklaroi Hitleri.

Nė korrik 1933, astrologu mė i famshėm i Berlinit, Erik Jan Hannussen, u thirr pėr t’i lexuar dorėn Hitlerit nė hotelin “Kiaserhof”. Si shumė mistikė, ai parashikoi pikėrisht atė qė klienti donte tė dėgjonte. “Shoh fitore pėr ty. Nuk mund tė shmanget”, i tha ai. Por kjo s’i shėrbeu aspak, pasi hebreu Hanussen, nuk mundi tė parashikonte fatin e tij tė zi, vrasjen nga SS-tė.

Gjatė luftės, Inteligjenca britanike u pėrpoq tė shfrytėzonte fiksimin e Hitleri me astrologjinė, duke nxjerrė parashikime tė rreme mbi vdekjen e tij tė afėrt, nė gazetat anembanė botės, me shpresėn se kjo do destabilizonte atė dhe regjimin e tij. Oficeri i Inteligjencės qė drejtoi kėtė plan shkruante: “Kjo ėshtė gjėja mė kurioze qė mė ėshtė dashur tė bėj, por gjithashtu mė e rėndėsishmja”. Ai kishte tė drejtė pėr tė dyja. Ashtu si fiksimi i juntės sė Birmanisė, fiksimi i Hitlerit me mbinatyroren ishte shenjė e destabilitetit dhe dobėsisė, si dhe njė dritare nė regjimin e tij tė ēuditshėm dhe tiran.

Gilbert Murray shkroi njėherė: “Terreni mė i pėrshtatshėm pėr supersticionin ėshtė njė shoqėri, nė tė cilėn fati i njeriut duket se nuk ka lidhje me meritat dhe pėrpjekjet e tij”. Kjo ishte e vėrtetė pėr Gjermaninė naziste, dhe ėshtė po aq e vėrtetė pėr Birmaninė moderne, ku e mira vuan dhe shtypėsit lulėzojnė. Rudyald Kipling njėherė shkroi: “Kjo ėshtė Birmania dhe do jetė ndryshe nga ēdo vend qė keni njohur”. Me mahnitjen e pambarim ndaj supersticionit, diktatorėt e Birmanisė duket sikur kthehen nė njė epokė tjetėr. Secili prej klaneve udhėheqėse tė juntės ka njė astrolog tė familjes. Ushtria ka ekspertin zodiak, por ėshtė punė e rrezikshme.

Astrologėt, tė cilėt bėjnė parashikime negative zakonisht arrestohen. Besimi i Juntės nė Astrologji, pėrfaqėson pjesėrisht ēudinė kapriēoze tė njė regjimi tė egėr nė mėnyrė tė pazakontė, tė izoluar nga pjesa tjetėr e botės dhe tė ndarė nga realiteti. Dy forma besimi po pėrplasen sot nė Birmani. Nga njėra anė murgjit, ndjekės tė njė besimi tė lashtė dhe nė kėrkim tė lirisė demokratike e reformės ekonomike, dhe nga ana tjetėr njė makineri ushtarake moderne qė ecėn sipas njė kodi mesjetar profecish, oguresh astrologjie dhe simbolizmi supersticioz.

Astrologėt nė politikė


Pėr shumė njerėz, pėrdorimi i astrologjisė nga politikanėt nė ditėt moderne, doli nė dritė, kur presidenti amerikan Ronald Reagan dhe bashkėshortja e tij, Nancy bėnė tė ditur se i planifikonin aktivitetet e tyre, sipas kėshillave tė njė astrologeje. Por, astrologjia ka qenė prej shekujsh faktor i rėndėsishėm, nė mendjen e shumė liderėve tė mėdhenj botėrorė.

Liderėt e lashtė

Disa burime historike mendojnė se Aleksandri i Madh pėrdorte astrologjinė pėr tė udhėhequr fushatat ushtarake e mėdha. Ēezari nuk besonte nė astrologji, por pasardhėsi i tij, Augustusi po. Ai madje kėrkoi gdhendjen e shenjės sė tij tė horoskopit, tek monedhat, por nuk u pėrfshi shumė me astrologėt, pėr shkak tė frikės nga tallja publike.
Tiberi, pasardhėsi i Augustusit, dinte tė interpretonte horoskopin dhe kishte si kėshilltar njė astrolog. Pasardhėsi i Tiberit, Klaudius, gjithashtu kishte kėshilltar njė astrolog.

Monarkia angleze

John Dee ishte njė matematikan, astronom, gjeograf dhe astrolog britanik, i shekullit tė 16-tė. Ai ishte emėruar qė tė parashikonte horoskopin e mbretėreshės Mary (Mary e Pėrgjakshme) dhe tė burrit tė saj tė mundshėm, princit Filip tė Spanjės.

Sidoqoftė, kur ai krijoi horoskopin pėr gjysmė motrėn e mbretėreshės Mary, princeshėn Elizabeth, ai u burgos pėr pak kohė, nė vitin 1555, pėr shtrigėri. Ai u bė mik me Elizabeth-ėn dhe sapo ajo mori fronin, ai u bė astrologu i saj i besuar. Ai zgjodhi dhe datėn e kurorėzimit tė saj. Shumė njerėz u ēuditėn, nga besimi qė mbretėresha i jepte atij, sapo mori fronin.

Liderėt amerikanė

Amerikanėt mund tė ēuditen, kur tė zbulojnė se baballarėt e kombit, kanė pasur besim tė madh nė astrologji. Se sa ato besonin tek astrologėt, nuk dihet mirė, por ka shumė imazhe astrologjie nė ndėrtesat qeveritare nė Uashington. Nė vitet ’80, amerikanėt zbuluan faktin se astrologjia shėrbente pėr planifikimin e lėvizjeve tė presidentit. Nancy Reagan konsultohej me astrologen, Joan Quigley pėr kėshilla.

Rasputini

Rasputini ka pasur njė influencė tė madhe nė familjen e carit Nikolla II. Ka qenė e shoqja e carit, Aleksandra, e cila kishte besim tek njeriu misterioz, i cili thuhej se kishte aftėsi tė mbinatyrshme dhe mund tė parashikonte tė ardhmen.

Influenca e tij mbi carin u rrit nė vitin 1912, kur djali, Aleksei gati vdiq pasi u plagos, teksa kalonin pushimet me familjen, pranė Polonisė. E dėshpėruar, Aleksandra thirri Rasputinin, i cili u pėrgjigj, “Zoti i ka parė lotėt e tu si shpresėn e fundit dhe pėrgjigja erdhi. Mos vajto. I vogli nuk do vdesė. Mos i lėr doktorėt ta bezdisin”. Djali u shėrua si pėr mrekulli dhe qė atėherė, Aleksandra do e mbronte Rasputinin dhe do tėrbohej ndaj kujtdo, qė e sulmonte atė.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


440


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi