“Ora e Apokalipsit”: Pas vitit 1984, mė pranė se kurrė shfarosjes

Shko poshtė

“Ora e Apokalipsit”: Pas vitit 1984, mė pranė se kurrė shfarosjes

Mesazh  gjilanasi prej 09.02.15 12:46

Shkencėtarėt: Pas vitit 1984, njerėzimi ėshtė sėrish mė afėr se kurrė shfarosjes. Sipas “Orės sė Apokalipsit”, katasfrofa ėshtė dy “minuta” mė afėr. Nė vitin 1991, njerėzimi ishte mė larg shkatėrrimit, se sa sot.



Apokalisi ka qenė gjithmonė tė paktėn 7 minuta larg. Kėshtu rezulton nga llogaritjet e “Doomsday Clock” (Orės sė Kijametit), njė mekanizėm sahati simbolik qė mat afėrsinė e njerėzimit me shkatėrrimin. Ora, e vėnė nė punė nga anėtarėt e Buletinit tė Shkencėtarėve Atomike nė vitin 1947, ėshtė projektuar pėr tė paralajmėruar njerėzit pėr pasojat e armatimit bėrthamor botėror.

Prej atėhere, ajo e ka zgjeruar gamėn e matjeve tė saj, duke ndjekur edhe fatkeqėsitė tjera tė mundshme pėr njerėzimin, sikurse ėshtė sė fundmi edhe ndryshimi i klimės. Mėnyra sesi ora punon ėshtė e thjeshtė: sa mė pranė mesnatės tė ndodhen akrepat e saj, aq mė tė rrezikuar jemi.

Aktualisht, buletini njofton se apokalipsi ėshtė 3 minuta larg, ndėrsa gjatė kontrollit tė fundit nė vitin 2012, ne ishim 5 minuta larg nga kastastrofa. Shpjegimi i kėtij ndryshimi gjendet tek ndryshimi i pakontrolluar i klimės, modernizimi i armėve bėrthamore nė nivel global, dhe arsenalet e jashtėzakonshme tė armėve bėrthamore qė pėrbėjnė njė kėrcėnim tė madh e tė pamohueshėm, pėr vazhdimin e ekzistencės sė njerėzimit. Ndėrkaq liderėt botėrorė, kanė dėshtuar tė veprojnė me shpejtėsinė e duhur apo nė shkallėn e nevojshme, pėr tė mbrojtur qytetarėt nga katastrofa e mundshme.

Kur u prezantua 68 vite mė parė, ora shėnonte 11:53, njė pozicion gjithėsesi mjaft dramatik pėr t’ia filluar, dhe natyrisht sasia e duhur e tensionit pėr tė rrėmbyer tė gjithė vėmendjen e njerėzve.

Pėrgjatė viteve, akrepi i minutave ka ecur sa para-mbrapa. (Dhe lėvizja jonė i ka paraprirė asaj qė mund tė ndodhte nėse gjendeshin mė afėr fatkeqėsisė). Njerėzimi ishte mė larg shfarosjes nė vitin 1991, pas nėnshkrimit tė Traktatit pėr Reduktimin e Armėve Strategjike dhe shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik.

Por ishte shumė pranė katastrofės nė vitin 1953, kur buletini njoftoi se ora shėnonte 11:58 nė prag tė mesnatės. (Arsyeja: zhvillimi i vazhdueshėm i bombave termo-bėrthamore nga ana e Shteteve tė Bashkuara dhe testet e bombave me hidrogjen nė Bashkimin Sovjetik).

Ne kemi qenė afėr apokalipsit, sikurse ndodhemi aktualisht edhe nė 3 raste tė mėparshme 1949: Kur Bashkimi Sovjetik testoi bombėn atomike, qė shenjoi edhe fillimin e garės sė armatimit bėrthamor. 1984: Kur gara e armatimit, u intensifikua gjatė Luftės sė Ftohtė dhe marrėdhėniet midis Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik sipas buletinit, kishin arritur nė “pikėn e tyre mė tė akullt”. 2015: Ndryshimi i klimės dhe kėrcėnimi i pėrdorimit tė armėve bėrthamore.

Sipas standarteve tė rregullta tė mbajtjes sė kohės, zvarritja me 2 minuta nė njė periudhė prej 3 vjetėsh mund tė duket e ngadaltė. Por gjatė 66 viteve tė fundit, ora ka lėvizur nė total vetėm 14 minuta nė tė gjitha drejtimet. Kapėrcimi mė i madh nė kohė, ishte nė mes viteve 1990-1991, kur pati njė zhvendosje prej 7 minutash larg nga katastrofa.

Duke u kthyer pas nė ditėt e qeta tė vitit 1991, vetėm pas pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė, buletini shpalli se njerėzimi ishte 17 minuta tė lavdishme larg nga shfarosja, praktikisht njė pėrjetėsi, nė krahasim me leximet e mėparshme por edhe tė mėvonshme tė “Doomsday Clock”.

Pajisja, ėshtė njė mėnyrė efektive pėr tė nxjerrė nė pah disa nga sfidat mė tė mėdha, me tė cilat pėrballet planeti, por kjo ėshtė edhe shumė e ngathėt nė aspektin teknologjik. Orėt kanė qenė gjithmonė njė mėnyrė pėr tė shikuar pėrpara (ose, rreth e rrotull). Njerėzit mbajnė nė duar orėt, me supozimin se koha do tė vazhdojė tė ecė pėrpara dhe se ne do tė vazhdojmė tė kemi nevojė pėr tė regjistruar kalimin e kohės. Sa ėshtė ora? Kjo ėshtė zakonisht mėnyra sesi pyesim. Sa duhet tė jetė ora? Kur shkojmė pėr tė fjetur gjumė, ne vendosim orėt nė alarm, me shpresėn se kur tė ngrihemi nesėr tė mėngjes, dielli do tė ketė lindur sėrish.

A ka ndokush njė metaforė alternative e tė pėrshtatshme ndaj “Doomsday”? Kjo mund tė mos ketė tė njėjtin sens urgjence, si tik-taku i njė ore tė zakonshme. Por ideja, se ne jemi kaq afėr shkatėrrimit tani, sesa keq janė gjėrat, duket sė paku disi pa fantazi.

Si mund tė duket bota, nėse “Ora e Katastrofės” do tė shėnonte 23:01? Ose, mė mirė akoma, rreth orė sė ngrėnies sė darkės? Dhe ēfarė do tė ndodhte, nėse ne tanimė do tė shkonim aq larg rrezikut sa ora tė shkonte prapa deri nė 05:00 tė mėngjesit, njė ide e hedhur nga njė shkrimtar, pėrmes njė letre botuar nė gazetėn “New York Times” nė vitin 1995.
Duke supozuar se ēdo gjė vjen e shkatėrrohet nė mesnatė, koha mė e dėshirueshme pėr orėn do tė duhet tė jetė mesdita, largėsia mė e madhe prej shfarosjes, nga tė gjitha drejtimet.

Nga Adrienne Lafrancejan
/The Atlantic/
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi