Oruell dhe realiteti totalitar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Oruell dhe realiteti totalitar

Mesazh  Luli prej 31.01.15 22:58



Sėmundja e vėrtetė e Xhorxh Oruell ishte politika, madje edhe para zbulimit tė dobėsisė polmonare qė do ta vriste nė janar 1950. Kuptohet jo politikė partie, siē do tė thoshin ne nė kohėn e triumfit tė anti-politikės populiste planetare por, tė militantizmit civil si njė kryqėzim i besimit individual, tė pėrgjegjėsisė personale dhe konjukturave historike. Njė sėmundje e cila e kishte infektuar pėrpara se ai tė bėhej Oruell.

Ndėrsa nėnshkruante ende me emrin e tij tė vėrtetė, Eric Arthur Blair.Blair bėhet Oruell, nė momentin kur ai vendos tė braktisė jetėn luksoze nė moshėn 25 vjeēare. Meqenėse ishte djali i njė zyrtari mesatar tė Perandorisė Britanike ai ishte i destinuar tė ndiqte gjurmėt e karrierės sė babait tė tij pas studimet nė kolegjin Eton. Dhe u dėrgua nė Birmani aty ku punoi disa vjet si mbikėqyrės ligjor dhe administrativ, megjithėse ėshtė po nė kėtė vend qė Blair-Oruell kupton se diēka nuk funksionon prandaj zhvishet nga veshja perandorake dhe kthehet nė Britani pėr t'ju pėrkushtuar narracionit politik.

Ai thotė “Isha nė dijeni tė njė sensi tė madh faji qė doja me ēdo kusht ta pastroja – duke shkruar disa vjet mė vonė - ndjeja se duhesha tė zbrisja nga jo vetėm imperializmi mendor dhe social por, ēdo forme sundimi tė njeriut nga njeriu. dėshiroja tė zhytesha poshtė nė mes tė tė shtypurve, tė isha njė prej tyre dhe tė vendosesha nė anėn e tyre kundėr mizorive tė tyre”.

Ishte bėrthama e njė ndjenjė primitive qė gjatė viteve nuk do ta lėshonte kurrė mė duke e shtyrė atė drejt vendimeve e qasjeve radikale aty dhe ku do tė lindte pėrkushtimi i njė shkrimtari civil: bile ai bė pjatalarės dhe endacak pėr tė treguar jetėn e pėrditshme tė padrejtėsive nė Francė dhe Angli (Pa asnjė lek nė Paris dhe nė Londėr), dėshmitar midis minatorėve britanikė nė krizė (Rruga e Vigan Pier), luftėtar anti-fashist nė kujtim tė Katalonjės dhe anti-stalinist nė Fermėn e Kafshėve, deri nė rolin e arkitektit anti-totalitarist tė romanit tė famshėm 1984. Oruell nė librin “1984″, pėrshkruan njė regjim tė tmerrshėm totalitar, nė tė cilin gjithė informacioni kontrollohet nga njė Ministri e sė Vėrtetės, kurse disidentėt pėrndiqen nga njė Polici Politike. Lajmet kontrolloheshin. Pse lajmet ishin kėshtjella e fundit duke marrė me vete faje dhe merita tė pakundėrshtueshme.

Domethėnė kalaja e informacionit ra shumė kohė me parė, pėrpara Ministrisė sė Vėrtetės. Ndoshta qė nga zbatimi i teknikės sė Linkoln. Ēfarė shpiku Linkoln gjatė luftės civile amerikane? Njė teori tė thjeshtė, matematike. Nėse ti reporter do njė lajm, nuk ėshtė mė e nevojshme qė tė shkosh edhe ta verifikosh. Lajmin ta jap unė, dhe ti mund ta shkruash i qetė. E perfeksionuar me disa rregullime gjeniale, kjo teori bėn qė: a) zyra e shtypit i jep lajmin gazetarit b) gazetari nuk e verifikon dhe ta jep ty ashtu siē e ka marrė c) ti as nuk e verifikon dhe as nuk e pėrpunon dhe e merr ashtu siē ėshtė d) gazetari bėhet drejtor. e) reklama, mos i harroni kėto te fundit, janė tė rėndėsishme! Dhe ėshtė kaq e pėrpunuar dhe vajosur kjo teknika saqė tashmė askush nuk kujton mė se si ishin lajmet apo se si duhet tė jenė. Ėshtė njė teknikė qė ka funksionuar tė paktėn qė nga lufta e Parė Botėrore, dhe tani ėshtė akoma nė formė shumė tė mirė.

Oruell duke reflektuar mbi kėtė mekanizėm shkroi se historia ka vdekur nė 1936, pas saj ka vetėm propagandė. Njė provokim gjenial qė pėr rrjedhojė vetiu gjeneron njė provokim tjetėr duke hequr njė paralele me tė sotmen, nėse imagjinojnė se kemi tė bėjmė me njė shkrimtar tė indinjuar, dhe nėse do tė ishte parashutuar nga bota e pėrtejme nė Shqipėrinė e 2009 a do tė ishte Oruell shpirtėrisht a fizikisht bashkė-grevist i Edi Ramės apo njė nga firmatarėt e peticionit kundra bllokimit tė Bulevardit?

Pra me intelektualin klasik tė angazhuar qė ėshtė gati tė bėhet partizan i tifozerisė politike? Thjesht kjo ėshtė pamundur. Dhe jo se pse Oruell predikonte njė largėsi bi-partizan ndaj pasioneve tė botės, nė tė cilat ai vetė u zhyt vetė.Arsyeja e vėrtetė pse Oruell do tė gjendej i pavend dhe pa qejf nė rastin e mėsipėrm ėshtė se kishte njė mospėrfillje ndaj konvencionit tė pėrhapur tė “krye-intelektualit publik ose tė intelektualėve publikė”, qė e rrethonin atė. Pikėrisht ėshtė se Oruell duke qenė mirėfilli njė intelektual, i dedikoj species sė tij njė pėrkushtim sarkastik me shumė energji destruktive. Ndėrsa ai ishte i bindur se sėmundjet e kohės sė tij, dhe nė vend tė parė ishin komunizmi dhe fashizmi mendor pse ishin helmi vdekjeprurės kur mbizotėronte heshtja apo pjesėmarrja fajtore e intelektualėve.

Derrat e fermave, pėr shembull, janė natyrisht krerėt e komunizmit stalinist sovjetik. Por para sė gjithash janė “Punėtorėt e mendjes” siē shpjegon shkėlqyeshėm derri Fyell se: “Ne derrat punojmė me tru, e gjithė menaxhimi dhe organizimi i kėsaj ferme varet nga ne. Ditė e natė ne ruajmė mirėqenien tuaj”.

Protagonistėt e vėrtetė tė ndryshimit autoritar tė revolucionit tė kafshėve, intelektualėt e Oruell–it janė edhe ata qė “kundėrshtuan Hitlerin vetėm se po shkonin nė shtrat me Stalinit”, siē do tė shkruante nė 1943, sepse “shumica e tyre janė plotėsisht tė gatshėm pėr metoda diktatoriale, tė policisė sekrete, tė falsifikimit sistematik tė historisė, e kėshtu me radhė. Dhe shtiret vetėm pse mendojnė se janė nė “anėn” tonė.

Por ata janė gjithashtu “poet-kopėr” (nancy-poets) qė “blejnė pjata dhe gotat e tyre nė Paris kurse mendimet e tyre nė Moskė”, ose “ oportunistėt tė tėrhequr me shumicė nga era e progresit si miza qė fluturojnė tek njė mace e ngordhur”. Galeria e imazheve pėrbuzėse qė Oruell anti-intelektual u ka dedikuar kolegėve tė tij ėshtė e pakufizueshme nė kėto pak radhė dhe shpesh irrituese pėr shijen e bashkėkohėsve tepėr politikisht korrekt.

Megjithatė, shumė mund tė shkruante Oruell pėr “intelektualėt publikė" shqiptarė tė 2010-s. Sepse material ka me bollėk. Duken sheshazi ata qė janė bėrė tribunė pa leje tė lirisė dhe tė moralit publik duke thirrur poshtė: “Tirani”, “Autoritari”, “Bisha”, “i Korruptuari” tė marrin Kėshtjellėn - pa marrė parasysh nėse janė Berishistė apo anti-Berishistė – duke dėshtuar me peshėn rėndė tė strajcės sė tyre qė nuk zhvendos as njė grimė nė bilancin konsensusit real tė shqiptarėve dhe sidomos pa vėnė nė diskutim privilegjet e tyre.

Publiku shqiptar para dhe pas grevės iu nėnshtrua shumė lehtė provokimeve, qė shkaktuan manipulimin e sė vėrtetės, tė cilat gjithmonė e mė tepėr po mbizotėron nė diskurin politik tė vendit. Nė tė vėrtet, njė rrjet i tėrė publikimesh, disa prej tė cilave menaxhohen pėr t’u shpallur si media udhėheqėse, i janė pėrkushtuar kėsaj detyre pėr manipulim.

Ndoshta kėtyre Oruell do t’u shfaqej i veshur si njė guerilier anti-frankist, me tipare paksa qesharake siē iu duk miku i tij Philip Mairet para se tė nisej pėr nė Barcelonėn Republikane: “po shkoj nė Spanjė. Sepse dikush fashizmin duhet ta ndalojė!”. Por nuk ėshtė Oruell me ēantė shpine dhe flamur nė dorė qė na duket mė afėr por, shkrimtari ose intelektuali civil i zemėruar dhe i pafuqishėm pėr kohėn e tij qė kundėrshton kuptimin natyror tė drejtėsisė qė njihte nė njerėzit normalė. Ishte “mirėsjellja” popullore dhe jo qytetare, nė tė cilėn ai besonte fort, bile edhe momentet e zhgėnjimit tė madh, sepse siē shkruante “shpresa ime kryesore pėr tė ardhmen ėshtė se njerėzit e thjeshtė nuk do tė ndahen kurrė nga kodin e tyre moral”.

Dhe mbi kėtė shpresė ai ndėrtoi anėn pozitive dhe pro-aktive tė tė shkruarit tė tij civil. Duke kėrkuar pėr shembull tek “njerėzit e thjeshtė” si burim kryesor i moralit tė kombit britanik qė u la e vetme pėrballė agresionit nazist, kur Udhėheqjet kombėtare Europiane ishin diskredituar keqazi sepse nuk kishin ditur tė pėrmbanin projektin e Hitlerit.Dhe kur burimi pėr njė patriotizmi tė ri duhej gjetur – siē shkruan tek “Luani dhe Njėbrirėshi” – nė fibrėn morale tė atij populli – qė Napoleon Bonaparti e konsideroi si njė “popull dyqanxhinjsh” – tė paaftė pėr tė luftuar. Pse Anglia e Oruellin ishte “njė familje ku komandojnė anėtarėt e gabuar”, por, edhe njė komb qė pėrballė luftės mund tė “marrė formėn e tij mė tė vėrtetė, atė qė gjendet poshtė sipėrfaqes sė shkėlqyer ”.

Prandaj duke u nisur nga kėto reflektime kuptohet edhe pjesėmarrja e tij entuziaste nė Gardė “Home Guard”, njė milici popullore qė do tė luftonte rrugė mė rruga nėse do tė kishte njė pushtim tė mundshėm nga ana gjermane: “Home Guard - shkruante nė 1941 - mund tė ekzistojė vetėm nė njė vend ku njerėzit ndjehen tė lirė. Shtetet totalitare mund tė bėjnė gjėra tė mėdha por, njė gjė nuk mund t’ua lejojnė qytetarėve: t’u japin njė armė punėtorėve dhe t’u thonė mbajeni nė shtėpi”. Sepse kjo pushkė e varur nė murin e banesės sė buxhetori ose nė shtėpinė e njė fshatari do tė ishte simbol i demokracisė. Ėshtė pikėrisht detyra jonė qė pushka tė qėndrojė nė duart tona”.

Nė vend tė njė pėrfundimi.

Ju ka lindur pyetja pse ka shkruar njė shkrim pėr Xhorxh Oruell?

Pėrgjigja ėshtė pothuajse e thjeshtė Oruell ka shkruar pėr njė realitet totalitar tė cilin shqiptarėt mund ta kuptojnė mė shpejt dhe mė lehtė se cilido tjetėr, pasi ngjarjet e shkruara nė librat e denoncues tė tė kėtij realitet tė deformuar janė mishėruar me besnikėri tė plotė pėr gjysmė shekulli totalitarizėm komunist shqiptar, ēka ende sot po vuajnė nga vragat qė ka lėnė pas kjo pėrvojė tejet e hidhur. Sistemi shqiptar, ashtu siē e ka shkruar Oruell nė romanin” 1984”, u bė nė fund njė sistem, qė jetonte nga njė propagande e vazhdueshme e paranojės dhe e ksenofobisė, nga vizioni i njė vendi nė rrethim, rrethuar nga armiq, qė vetėm prisnin qė tė shkatėrronin Shqipėrinė. Ndėrkohė qė ishin ata vetė qė po e shkatėrroni.

Njerėzve iu transmetua njė imazh pėr botėn e pėr gjėrat, qė ishte aq nė kundėrshtim me realitetin, saqė kur ky sistem u rrezua, shkarkimi i kėtij tensioni emocional pėr tė vėrtetėn dhe kthehet nė tė kundėrtėn e saj.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi