Miti dhe arsyeja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Miti dhe arsyeja

Mesazh  gjilanasi prej 28.01.15 21:53



Mendimi i sotėm ka njė origjinė tė dyfishtė. Nga njėra anė thelbėsore e tij, ėshtė iluminizmi, sepse kush merret sot me shkencė, e fillon me kurajon e tė menduarit vetė, njė kurajo e dėshmuar dhe pohuar nga ekspansioni i pakufizuar i shkencave empirike, si dhe nga tėrėsia e shndėrrimit tė jetės njerėzore nė epokėn e teknkės.

E megjithatė, ka edhe njė tjetėr zanafillė nė themel tė jetesės sonė tė sotme. Bėhet fjalė pėr filozofinė e idealizmit gjerman, tė poezisė romantike dhe tė zbulimit tė botės historike qė ndodhėn gjatė romantizmit, tė cilat janė pėrvijuar, nė brendėsi tė iluminizmit modern, si njė kundėrlėvizje qė vazhdon tė vlejė edhe sot e gjithė ditėn.

Nėse i hidhet njė vėshtrim tėrėsisė sė botės sė qytetėruar, gjithsesi i duhet dhėnė e drejta Ernst Troeltsch-it, i cili e pati vėrejtur dikur se idealizmi gjerman ishte vetėm njė episod. Tėrė bota anglo-saksone, por edhe Lindja e dominuar nga doktrina komuniste[1] janė shenjuar nga ideali i iluminizmit, nga besimi nė progres i njė kulture ku mbizotėronte arsyeja njerėzore. Pastaj, krah kėsaj, ka edhe njė zonė tė botės thellėsisht tė pėrshkuar nga qėndrueshmėria e pėrmasave dhe rregullave natyrore, qė mendimi modern nuk arrin ta lėkundė nga kjo bindje e vet. Ėshtė bota latine e formuar nga katolicizmi, i cili mbetet mbrojtėsi kryeneē i njė mendimi tė sė drejtės natyrore.

Por nė Gjermani, dhe duke filluar nga Gjermania, iluminizmi modern ėshtė asocionuar me karakterisitkat romantike, duke ndėrtuar njė njėsi tė qėndrueshme dhe plot pasoja, polet e skajshme tė sė cilės janė iluminizmi radikal dhe kritika romantike ndaj iluminizmit.

Njė nga temat qė zhvillohet dhe e bėn tė veēantė kėtė dypolaritet tė mendimit modern ėshtė marrėdhėnia mes mitit dhe arsyes, temė kjo e gjerė iluministe, e cila formulon lėvizjen kritike klasike nga racionalizmi modern deri te tradita fetare e krishtėrimit. Kėtu miti kuptohet si koncept qė i kundėvrihet shpjegimit racional tė botės. Imazhi shkencor i botės kuptohet si shpėrbėrje e imazhit mitik.

Por mendimi shkencor e quan mitologjike ēfarėdo gjėje qė nuk vėrtetohet nėpėrmjet pėrvojės metodike.

Kėshtu, me pėrparimin e racionalizimit, edhe feja i nėnshtrohet kritikės. Pikėrisht nė ēmagjepsjen e botės, Max Weber-i shihte ligjin e zhvillimit tė historisė, qė nė mėnyrė tė nevojshme shtyn nga miti te logos-i, derisa tė ndėrtojė imazhin racional tė botės. Por vlefshmėria e njė skeme tė tillė ėshtė e diskutueshme 2.

Nė ēdo zhvillim tė kulturės diktohet menjėmend njė impuls karshi intelektualizimit dhe si rrjedhojė, njė prirje iluministe. Por asnjėherė, para iluminizmit modern dhe tė krishterė, tėrė tradita fetare dhe morale nuk iu nėnshtrua kritikės sė arsyes.

Pėr mė tepėr, skema e ēmagjepsjes sė botės nuk ėshtė njė ligj universal zhvillimi, por vetė ai ėshtė njė fakt historik, njė ndėrlikim nga teza sipas sė cilės shekullarizimi i krishtėrimit do tė kishte prodhuar atė racionalizim tė botės, pėrsenė e tė cilit do ta kuptonim sot.

Nė tė vėrtetė, ka qenė krishtėrimi ai qė ka ushtruar pėr tė parėn herė njė kritikė “radikale” karshi mitit me shpalljen e Besėlidhjes sė Re. Para Zotit me prejardhje judeo-kristiane,  gjithė botės pagane tė zotave, dhe jo vetėm asaj tė njėrit popull apo tjetrit, iu ēorr maska si bota e djajve, pra e miteve tė rremė dhe qenieve djallėzore, mė saktė sepse bėhej fjalė pėr zota mondanė, figura tė vetė kėsaj bote qė cilėsohet si mbytėse.

Por nė zanafillė tė mesazhit tė krishterė, bota pėrfshihet si jo e vėrtetė dhe qenia e njeriut si nevojtare pėr shpėtim. Tani, nga pikėpamja e krishtėrimit, shpjegimi racional i botės e vė shkencėn pėrballė rrezikut tė shkėputjes nga Zoti, pėr aq kohė sa i lė njeriut tė hamendėsojė se ai e zotėron vetė tė vėrtetėn.

Po pėr kėtė ka qenė pikėrisht krishtėrimi vetė qė ka pėrgatitur iluminizmin modern. Radikalizmi i pashembullt i iluminizmit, qė nuk do tė kishte ndaluar as para krishtėrimit, nė tė vėrtetė u bė i mundur nga vetė krishtėrimi dhe nga shkatėrrimi radikal i tij i vizionit mitik tė botės sė pushtuar nga zotat mondanė.

Por marrėdhėnia mes mitit dhe logos¬-it ėshtė edhe njė problem romantik. Nėse me romantizėm kuptojmė ēfarėdo lloj forme tė mendimit nė tė cilėn pranohet se rendi i njėmendėt i sendeve nuk i pėrket as tė sotmes, as tė nesėrmes, por veē tė kaluarės, dhe se  ndėrgjegjja e tashme ose e ardhme nuk do tė mund tė arrijė kurrė tė vėrtetat pasi tė mėsohen, atėherė theksi zhvendoset ndjeshėm. Miti kthehet nė bartės tė njė tė vėrtete tė tijėn, tė cilėn shpjegimi racional i botės nuk arrin ta kapė dot. Larg tė qenit mashtrim i priftėrinjve apo pėrrallė pėr fėmijė, miti shfaqet si zė i njė kohe zanafillore dhe mė tė dijshme.

Duke rivlerėsuar mitin, romantizmi faktikisht hapi njė fushė tė tėrė e tė pamatė kėrkimesh tė reja. Mitet e pėrrallat studiohen pėr karakterin e tyre domethėnės, pra pėr dijen qė ngėrthejnė.

Por edhe nė raste tė tjerė, arsyeja e di kufirin e shtrirjes sė saj mbi realitetin, pėr shembull, kur flet pėr “mekanizmin” e shoqėrisė, vė nė pėrdorim imazhin e “organizmit” tė jetės shoqėrore, ose kur, nė “shkėlqimin” e krishtėrimit shquhet njė mesjetė “e errėt” ose nė fund, kur kėrkon tek miti i ri njė “fe popullore” autentike paralele me “kushtet pagane” tė popujve tė lashtė. Qe i nevojshėm veē njė hap i vogėl pėrpara qė Niēe, nė Shqyrtimi i dytė jo aktual3, tė shihte te miti kushtet jetėsore tė njė kulture.
Sėmundja e tė tashmes, sėmundja historike, do tė shkatėrronte pikėrisht koherencėn e kėtij horizonti me njė teprim tė historisė (Historie), pra nėpėrmjet tė mėsuarit me njė mendim tė mbirenduar nga hierarki vlerash pėrherė tė ndryshme.

Edhe njė tjetėr hap tė vogėl dhe ky shqyrtim tė ēon nė zhvillimin e atij koncepti politik tė mitit qė rivjen nė nouveau christianisme tė Saint-Simon dhe zhvillohet shprehimisht nga Soreli dhe pasuesit e tij. Dinjiteti i njė tė vėrtetete tė lashtė projektohet mbi objektivin politik tė njė rendi tė ardhshėm, nė tė cilin nė mėnyrė kolektive duhet besuar siē besohej njėherė e njė  kohe nė njė botė tė perceptuar sipas mitit.

Bėhet fjalė pėr tė qartėsuar kontekstin e kėtyre dy aspekteve tė problemit, nė mėnyrė qė tė nxjerrim njė ndėrgjegje historike. Pėr kėtė qėllim, do tė jetė e nevojshme njė analizė paraprake e koncepteve tė “mitit” dhe “arsyes”, qė, si nė ēdo analizė konceptuale autentike, ėshtė vetė ajo njė histori konceptesh dhe njė kuptim konceptual i historisė.

I. Fillimisht, “miti” nuk tregon gjė tjetėr pėrpos njė mėnyrė dėshmimi (vėrtetėsie). Miti ėshtė e thėna, por ėshtė i tillė qė ajo ēka thuhet nė sagė, nuk pranon tjetėr mundėsi pėrvoje veē asaj tė pėrvetėsimit tė tė thėnės. Fjala greke, tė cilėn latinėt e pėrkthejnė me fabula, i kundėrvihet pra konceptualisht logos¬-it, i cili mendon thelbin e sendeve dhe zotėron njė dije tė pėrligjur nė ēdo kohė.

Nga ky koncept formal i mitit, rrjedh ama edhe njė pėrmbajtjesor. Prandaj, ajo ēka nuk mund t’i nėnshtrohet asnjė forme dėshmimi nga ana e arsyes, as tė bėhet e mundur nėpėrmjet shkencės, ėshtė njė ndodhshmėri e papėrsėritshme, pėr tė cilėn askush tjetėr nuk mund tė jetė nė dijeni pėrpos dėshmitarėve okularė dhe tė traditės, mbi tė cilėt bazohet ajo.

Nė mėnyrė tė tillė, te saga jeton sidomos koha e zanafillave nė tė cilėn zotat duhet tė kenė pasur njė marrėdhėnie akoma mė tė dukshme me njerėzit. Mitet janė nė mėnyrė tė mbizotėrueshme ngjarjet e zotave dhe veprimeve tė tyre karshi njerėzve.

Por “mit” do tė thotė edhe histori e zotave vetė, pėr shembull ajo qė tregohet nga Hesiodi nė Teogoninė e tij. Tani, nė pėrmasėn nė tė cilėn thelbi i fesė greke gjendet nė kultin publik dhe tradita mitike nuk kėrkon gjė tjetėr veēse eksegjezėn e kėsaj tradite me kult tė pėrhershėm e tė gjatė nė kohė, miti mbetet vazhdimisht pėrballė kritikės dhe shndėrrimit.

Feja greke nuk ėshtė njė fe e ortodoksisė doktrinale. Nuk njeh asnjė libėr tė shenjtė, interpretimi i pėrshtatshėm i tė cilit pėrbėhet nga njė dije priftnore: pėr kėtė arsye, kritika ndaj mitit e ushtruar  nga iluminizmi grek, realisht nuk ėshtė nė kontrast me traditėn fetare. Vetėm kėshtu mund tė kuptohet se si ishte e mundur, pėr filozofinė e madhe atikase e sidomos pėr Platonin, tė gėrshetohej filozofia dhe feja. Mitet filozofikė tė Platonit dėshmojnė se si dija e lashtė dhe e re ishin njė gjė e vetme.

Pėrkundrazi, nė mendimin modern, kritika ndaj mitit nga ana e krishtėrimit shkakton njė kundėrvėnie mes imazhit mitik dhe imazhit shkencor tė botės. Nėse imazhi shkencor i botės karakterizohet nga llogaritshmėria dhe nga zotėrimi nėpėrmjet dijes, vlen tė quhet mitologjik ēdo njohje fuqish tė pazotėrueshme qė kufizojnė ose trondisin dijen tonė. Ajo qė nė fakt njihet si diēka e tillė, nuk mund tė jetė njė qenie reale.

Por ama kjo do tė thotė edhe syrgjynosje nga mbikėqyrja e fantazisė sė lirė e gjithė pėrvojės sė pavėrtetuar nga shkenca, nė mėnyrė tė tillė qė fantazia krijuese e miteve dhe aftėsia estetike e pėrfytyrimit nuk mund tė parashtrojnė mė mėtimin e tė vėrtetės.

II. Koncepti i “arsyes”, pa dalė nga kuptimi, ėshtė njė koncept modern qė nėnkupton qoftė njė aftėsi tė njeriut, qoftė edhe njė pėrbėrje tė sendeve. Por pikėrisht njė pėrkim i brendshėm mes ndėrgjegjes menduese dhe rendit racional tė qenieve ishte nė pėrbėrje tė mendimit zanafillor tė logos-it, mbi tė cilin bazohet gjithė filozofia perėndimore. Forma mė e lartė nė tė cilėn e vėrteta del nė sipėrfaqe, dhe nė tė cilėn pėrputhja e qenies me logos-in shfaqet nė mendimin njerėzor, nga grekėt quhej nous. Me konceptin e nous pėrkon, nė mendimin modern, arsyeja. Ajo ėshtė aftėsia e ideve (Kant) dhe nevoja e saj thelbėsore ėhstė ajo e njė njėsie nė tė cilėn tė jetė e mundur tė lidhen karakteri i ndarė ve[mas pėrvojės.

Thjesht shumėfishimi i “kėsaj dhe asaj” nuk e kėnaq arsyen. Aty ku ėshtė e shumėfishta, ajo do tė shohė [farė e prodhon dhe si formohet. Prandaj dhe modeli i qenies racionale, tė ens rationis, ėshtė seria numerike.

Nė logjikėn tradicionale, arsye do tė thotė aftėsi deduksioni, pra aftėsi pėr tė nxjerrė dije nga konceptet e kulluara pa qenė nevoja e pėrvojave tė reja. Karakteristika e pėrbashkėt thelbėsore pėr gjithė kėto pėrkufizime konceptuale tė “arsyes” ėshtė se ajo ndodhet aty ku mendimi ėshtė afėr vetvetes: nė pėrdorimin matematik dhe logjik si dhe nė lidhjen e tė shumėfishtės nė njėsinė e njė parimi. Thelbit tė arsyes pra i pėrket zotėrimi absolut i vetes, nė mėnyrė qė tė mos pėrplaset kundėr pengesės sė huajėsisė dhe rastėsisė thjesht tė fakteve.

Kėshtu, edhe matematika ėshtė arsye, pėr aq sa pėrfaqėson, nė mėnyrė tė kuptueshme, botėn e natyrshme nėn formėn e llogaritjes dhe pėrmbushja mė e lartė e autonomisė sė arsyes do tė pėrftohej sikur edhe rrjedha e historisė njerėzore tė mos zhvillonte kurrė factum brutum tė rastit dhe tė arbitraritetit si kufi tė vetin, por tė bėnte tė dallueshme (si te Hegeli) praninė e arsyes nė histori.

Pamundėsia pėr tė kėnaqur kėtė nevojė pėr tė njohur gjithė realen si racionale denoton edhe fundin e metafizikės perėndimore dhe tė ēon drejt njė zhvlerėsimi tė vetė konceptit tė arsyes. E cila nuk ėshtė mė aftėsia pėr tė dhėnė njė njėsi absolute dhe pėr tė marrė qėllimet pėrfundimtare dhe tė pakushtėzuara, por mė sė shumti aftėsinė pėr tė gjetur mjetet e pėrshtatshme pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara, pa u dashur tė tregohet arsyeshmėria.

Racionaliteti i aparatit modern tė qytetėrimit ėshtė pra nė bėrthamėn e saj tė fundme njė racionalitet i paarsyeshėm, njėfarė revolte e mjeteve kundėr domenti tė qėllimeve, shkurtimisht: zhburgosja e asaj qė nė tė gjitha fushat e jetės e quajmė “teknikė”.

Siē e tregon kjo skicė, miti dhe arsyeja kanė njė histori tė pėrbashkėt qė ecėn pėrpara sipas ligjeve pėrkatėse. Arsyeja nuk ka zhgėnjyer mitin duke ia zėnė vendin. Pasi i ėshtė pėrshtatur lojės arbitrare tė pėrfytyrimit, ajo e sheh shumė shpejt tė kėrcėnuar pretendimin e vet nė rolin e prijėses. Iluminizmi radikal i shekullit tė tetėmbėdhjetė shfaqet si njė episod i rėndomtė. Nėse lėvizja iluministe shprehet nė skemėn “nga miti te logos¬-i”, edhe kjo skemė ka nevojė pėr njė rishikim.

Nga miti te logos-i, i i realitetit do tė pėrfaqėsonte drejtimin univok tė marshit tė historisė vetėm nėse arsyeja e zhgėnjyer tė ishte e zonja e vetes dhe tė pėrmbushej nė njė vetėrealizim absolut. Por pėrkundrazi, ajo qė shohim ėshtė varėsia rrjedhuese e arsyes nga njė fuqi mė e epėrme me natyrė ekonomike, shoqėrore dhe shtetėrore. Ideja e njė arsyeje absolute ėshtė njė iluzion. Arsyeja ėshtė vetėm pėr aq sa ėhstė reale dhe historike.

Pėr mėnyrėn tonė tė tė menduarit ėshtė e vėshtirė ta pranojmė, aq i madh ėshtė pushteti i ushtruar nga metafizika e lashtė nė vetėpėrmbajtjen e tė qenit tė njeriut, qė ėshtė e pėrfunduar dhe historike. Nga vepra historike e Martin Hajdegerit kemi mėsuar se si grekėt e lashtė themeluan dhe pėrcaktuan pėrvojėn e qenies sė Perėndimit duke menduar qenien e Vėrtetė nė shenjėn e bashkėkohėsisė dhe logos¬-it universal. Qenia do tė thotė pėrherė Qenia-kėtu. Ajo ēka arsyeja e njeh pėr tė Vėrtetė duhet tė jetė e Vėrtetė pėrherė. Prandaj, arsyeja, pėr aq shpesh sa tė bėhet e vetėndėrgjegjshme si arsye, dhe rrjedhimisht e ndėrgjegjshme mbi racionalitetin e diēkaje, nuk mund tė jetė kurrė tėrėsisht e pranishme dhe zotėruese e vetes. Ajo zhvillohet nė diēka pa qenė zotėruese e vetvetes nė kėtė proces.

Mundshmėria e saj i referohet gjithmonė diēkaje qė nuk i pėrket, por qė i ndodh. Nė kėtė kuptim, edhe ajo ėshtė vetėm njė pėrgjigje, siē kanė qenė pėrgjigjet e tjera mitike. Edhe ajo ėshtė gjithmonė interpretim i njė besimi, por jo nevojshmėrisht e lidhur me njė traditė fetare apo me njė pasuri mitike tė traditės poetike. Mė sė shumti, gjithė dija qė jeta historike ka pėr veten mbėshtetet nga tė besuarit e saj nė vete dhe ėshtė njė akt ekzekutiv (Vollzug)

Vetėdija romantike qė i nėnshtron kritikės iluzionet e arsyes sė iluminuar, tregon nė kėtė mėnyrė se mund ta bėjė kėtė me tė drejta tė reja. Lėvizjes iluministe i pėrgjigjet pėrherė edhe jeta qė beson nė vete, nė njė lėvizje pėr mbrojtjen dhe kujdesin e magjepsjes mitike tė vetė ndėrgjegjes, ose mė mirė: nė njė pranim tė sė vėrtetės sė saj.
Qė te miti tė gjendet njė e vėrtetė e njėmendėt, kjo kėrkon pranimin e tė vėrtetės sė atyre modaliteteve njohėse qė vendosen pėrtej shkencės dhe qė nuk mund tė kufizohen me arbitraritetin e formacioneve parimisht fantastike. Qė pėrvoja artistike e botės njeh karakterin e rreptėsisė vetjake dhe qė kjo ėshtė e ngjashme me tė vėrtetėn artistike tė pėrvojės mitike, kėtė e tregon analogjia e strukturės sė tyre tė pėrbashkėt. Ernst Cassirer, me Filozofia e formave simbolike tė tijėn, hapi rrugėn pėr pranimin e kėtyre formave jashtėshkencore tė sė vėrtetės brenda filozofisė kritike.

Bota mitike e zotave pėrfaqėson fuqitė e mėdha shpirtėrore dhe morale tė jetės si fenomene mondane.

Mjaft tė lexosh Homerin pėr tė kuptuar “racionalitetin” prepotent me tė cilin mitologjia greke interpreton ekzistencėn njerėzore. Zemra, nė shkulm, dėshmon pėrvojėn e saj si tė ishte fuqia e epėrme e njė zoti qė vepron. Po ē’bėn poezia pėrveēse pėrfaqėson njė botė nė tė cilėn shpallet njė natyrė jo mondane nė vetvete? Edhe pse nuk janė realizuar tėrėsisht lidhjet e forta tė traditave fetare, vėshtrimi mbi botėn e pėrvojės poetike mbetet mitik. E vėrteta pėrfaqėsohet, pėr aq sa mbizotėron nė mėnyrė autentike, si diēka qė frymon dhe vepron. Mendoni pėr poezitė e Rilkes mbi “sendet”.

Shpirtėzimi i sendeve nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shtjellimi i ndjenjės sė tyre tė epėrme tė qenies, me tė cilėn bėhen mbizotėrues dhe shkundin njė ndėrgjegje nga iluzioni i zotėrimit tė plotė tė vetes. E ēfarė tjetėr ėshtė figura e engjėllit te Rilke pėrveēse shikueshmėria e asaj tė padukshmeje4 qė ndodhet nė zemėr, “nė dhunėn e pulsimit tė vet”5, si ajo pakushtėzueshmėri e ndjenjės sė pastėr nė tė cilėn braktiset zemra? Bota e vėrtetė e traditės fetare bėhet njėsh me vetė kėtė lloj figurash poetike tė arsyes. Ėshtė njė i vetėm karakteri i tyre.

Sepse tė dyja nuk janė krijuar sipas kėnaqėsisė nga aftėsia jonė e pėrfytyrimit, si fantazi apo ėndrra qė vijnė e ikin. Janė pėrgjigje tė patundshme nė tė cilat tė qenit njerėzor kuptohet nė mėnyrė tė qėndrueshme. Ja kush ėshtė karakteri i arsyeshėm i kėsaj pėrvoje: kuptimi nė vetvete i asaj qė pėrftohet. Shtrohet pyetja a mund tė jetė ndonjėherė arsyeja mė e arsyeshme se sa nė pėrftimin e njė kuptimi tė vetvetes pranė diēkaje qė e tejkalon?


________________________________________
[1] Teksti i pėrket vitit 1954
2 Reflektime mbi marrėdhėnien mes fesė dhe shkencės.
3 F. Nietzsche, Mbi dobinė dhe dėmin e historisė pėr jetėn
4 Pėr kėtė flet mė gjerėsisht punimi im Mythopoietische Umkehrung in Rilkes Duineser Elegien.
5 (Tė lėvizte tashti Kryeengjėlli, i rrezikshmi, tė lėvizte nga / pas yjesh / veē me njė hap tė vetėm, poshtė drejt nesh: me dhunėn e pulsimit tė vet, do tė na vriste zemrėn tonė”, R. M. Rilke, Elegjia e Dytė, nė Elegji Duineze


Hans-Georg Gadamer

Pėrktheu: Elvana Zaimi
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi