Historia e errėt e Koncertit tė Vienės

Shko poshtė

Historia e errėt e Koncertit tė Vienės

Mesazh  Siroco prej 23.01.15 22:12



Koncerti i Vjenės, i pėrpiktė ēdo 1 janar, me muzikė klasike tė dinastisė Strauss, ėshtė njė shipkje naziste. Ndoshta pakkush e di kėtė. Lindi si ide e Partisė Nacional Socialiste tė Adolf Hitlerit. Qėllimi? Ja ēfarė shkruan Petroc Trelawny i BBC.

- Pėrformanca e pėrvitshme me vals, polka apo marshe nga Johan Shtraus, tre djemtė e tij dhe bashkėkombasit e tyre duket e pėrjetshme. Gjithēka qė lidhet me kėtė ngjarje, formalitetet, humori sharmant, luksi i Sallės sė Artė nė Musikverein, sugjerojnė se ėshtė diēka qė daton qė prej ditėve marramendėse tė shekullit tė 19-tė.
Nė fakt historia e koncertit tė Vitit tė Ri ėshtė mė e vonė. Ajo ishte njė shpikje naziste.

Performanca e parė u realizua nė prag tė Vitit tė Ri 1939, pėr tė mbledhur para pėr Ėinterhilfsėerk, njė aktivitet i pėrvitshėm pėr mbledhje fondesh, i shpikur dhe dirigjuar nga Partia Nacional Socialiste. Nė kėtė mėnyrė blihej karburant pėr nevojat e muajve mė tė ftohtė tė vitit.

Kur Shtrausėt ishin gjallė, Filarmonia e Vjenės ishte pak me mė shumė shije pėr muzikėn e saj.

Por pėrse kjo orkestėr kaq e avancuar dhe aventureske luante tė tilla melodi popullore?

Ata nisėn ta marrin mė seriozisht nė fund tė vitit 1920, por ideja e njė galaje sezonale Shtraus tėrhoqi vėmendjen e komisarėve kulturorė tė partisė naziste, qė propozuan njė aktivitet tė unifikuar, qė mund tė transmetohej nė mbarė Rajhun e Tretė. Koncerti u zhvendos nė Ditėn e Vitit tė Ri. Ndėrkohė qė u bė e qartė se lufta nuk do mbaronte shpejt, valsi i Danubit Blu dhe uvertura Fledermaus shiheshin si njė mėnyrė e dobishme pėr tė ngritur moralin e rėnė. Kur u mėsua se Shtrausi kishte prejardhje hebreje, ministri nazist i Propagandės, Jozef Gėbels u sigurua vetė qė lajmi tė mos dilte.

Kur lufta mbaroi, koncertet thjesht vazhduan- historia e ēuditshme e tyre thuajse u harrua.Nė vitin 1960, Filarmonia e Vjenės pėrshėndeti njė pėrkrahės tė luftės, Baldur fon Shirah, njė guvernator nazist i Vjenės, qė kishte dėbuar dhjetėra- mijėra hebrenj.

Ai kishte marrė ēmimin prestigjioz tė unazės sė nderit nga kjo orkestėr nė vitin 1942. Pėr ēudi, pasi medalja i humbi, atij iu dha njė tjetėr kur doli nga burgu Shpandau 20 vjet mė vonė. Ky fakt doli nė dritė pasi historianėt e pavarur patėn mundėsi qė tė hyjnė nė arkivin e madh tė Filarmonisė sė Vjenės dhe raportet e tyre shokuese janė publikuar tani edhe nė vetė faqen e orkestrės.

Qė prej atėherė, orkestra ka revokuar gjashtė ēmime tė dhėna pėr drejtues nazistė, pėrfshi atė pėr Shirah. Sot kėrkesa pėr bileta ėshtė aq e madhe sa mbahen tre koncerte tė Vitit tė Ri- secili me tė njėjtin program.

Dita e Vitit tė Ri vetė ėshtė mė i madhi- njė vend kushton mbi 1.100 euro, por pa dyshim shumė nga audienca paguajnė sekserė. Nė prag tė Vitit tė Ri, njė koncert mbahet mė 30 dhjetor dhe tė ftuarit e nderit janė ushtarakėt austriakė, qė mbushin llozhat.

Disa nga ushtarėt e rinj janė konfuzė, ndėrsa oficerėt duken mė tė rehatuar. Ata janė pjesė e njė ushtrie moderne europiane, qė luan rol tė rėndėsishėm nė misionet paqeruajtėse. Megjithatė, duke parė atė det me uniforma tė gjelbėrta dhe gri, pėrkundrejt madhėshtisė dhe luksit tė Sallės sė Artė, ėshtė e vėshtirė qė tė harrosh krejtėsisht historinė e errėt tė kėsaj ngjarje, tashmė botėrore.

bbc
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


214


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi