Autobiografi shpirtėrore

Shko poshtė

Autobiografi shpirtėrore

Mesazh  Zattoo prej 23.01.15 13:21



Simone Weil (1909 – 1943) u lind nė Paris dhe vdiq nė Kent, Angli. Weil (shqiptohet Vej), ėshtė njė figurė mjaft e diskutuar e mendimit modern, vlerėsuar sipas disave ndėr mendimtaret mė tė rėndėsishme tė brezit tė saj. Jean Paul Sartre, Albert Camus, T.S. Eliot e kanė ēmuar atė pėr vrullin shpirtėror tė jetės dhe shkrimeve tė saj. Vej ėshtė pėrshkruar me fjalė qė pėrdoren sall pėr shenjtėt. Gjithsesi, ajo ėshtė njė person dallueshmėrisht kontradiktor. Lindur ēifute dhe duke e ndjerė veten tė krishterė, ajo nuk u pagėzua kurrė si besimtare e tillė. Beteja e saj me Judaizmin ecėn paralelisht me atė ndaj pikėpamjeve autoritare tė Kishės Katolike tė Romės. Gjithnjė ajo ushqente admirim ndaj tė dobėtit. Praktikat e religjioneve institucionale ishin shpesh nė kundėrshti me mendimet e saj.

Ishte njė intelektuale qė kėrkonte prej vetes njė pėrshtatje me besimet nė jetėn e saj. Vej ishte e ndikuar nga mendimi marksist kur studionte nė Sorbonė dhe nė vitin 1931 filloi tė jepte filozofi nė njė kolegj vajzash afėr Lionit. Veprimtaritė e saj si pėrkrahėse e tė papunėve, shkaktuan skandal, duke i kushtuar dhe humbjen e punės. Nuk do tė ishte hera e vetme qė kėto veprimtari do t’i sillnin pasoja tė tilla. Nė vitin 1934 u bė e vetėdijshme se puna fizike ėshtė njė pjesė thelbėsore e jetės shpirtėrore dhe kėshtu, hoqi dorė nga mėsimdhėnia duke u bėrė punėtore. Nė kėtė kohė fillon punė nė fabrikėn Renault. Pasi u largua nga fabrika, filloi ta mendonte veten si tė krishterė.

Gjatė luftės civile nė Spanjė nė vitin 1936, mbajti anėn e republikanėve antifashistė, nė rolin e gazetares. Nė qėndrimin e hershėm nė Spanjė, shėndeti i saj gjithmonė i dobėt, mori goditje tė rėndė kur i ra njė enė me vaj tė nxehtė nė kėmbė. Kėshtu, ajo u largua nga lufta dhe u rikthye nė Francė vetėm pas dy muajsh. Gjatė kohės sė shėrimit, udhėtoi nė Zvicėr, prej andej nė Itali, ku e gjeti veten nė kishėzėn Shėn Maria e Engjėjve, aty ku Shėn Franēesku i Asizit lutej shpesh. E pa veten tė gjunjėzuar pėr mė tė parėn herė – e habitur, siē thotė, nga njė forcė shpirtėrore mė e madhe se ajo vetė. Nė lejėn e shėrimit, nė vitin 1938, dhimbjet e kokės nga tė cilat vuante qysh nga mosha 12-vjeēare, u bėnė tė padurueshme. Nė abacinė Solesmes, pėr Pashkė, ajo pėrjetoi njė zbulim shpirtėror, siē dhe na e thotė nė kėtė letėr. Veēmas kėsaj, ajo rrėfen gjithashtu se u ndikua nga poezia metafizike angleze e shekullit tė shtatėmbėdhjetė, njė poezi shpirtėrore, shpesh mistike, qė e emociononte shumė.

Nė 1939, nė prag tė luftės sė Dytė Botėrore, Vej filloi tė shkruante pareshtur pėr ēėshtje fetare, si dhe tė lexonte e tė mėsonte greqisht dhe filozofi hinduiste. Kur Franca ra, jetoi dhe punoi nė njė zonė tė papushtuar, nė Vishi, duke lėnė disa shkrime tė rėndėsishme me kėshilla shpirtėrore.

Njė prej udhėheqėsve tė saj shpirtėrorė mė me peshė i asaj kohe, ishte dhe atė J. – M. Perrini, tė cilit dhe i drejtohet kjo letėr.

Nė maj tė vitit 1942 Vej dhe familja e saj lanė Francėn pėr tė shkuar nė Kazablanka e mė pas iu drejtuan Nju Jorkut. Gjatė qėndrimit nė Nju Jork, ajo shkonte pėrditė nė meshė. Pas njėfare kohe, vendosi tė ndihmonte Rezistencėn Franceze nė Angli, dhe arriti tė shkonte nė Liverpul. Megjithatė, pikėpamjet e saj tė hershme pacifiste dhe fakti se ajo kishte luftuar pėr republikanėt spanjollė – tė mbėshtetur sė tepėrmi nga komunistėt – i bėnė autoritetet tė dyshonin nė tė.  
 
Ndėrkohė, atashohet pranė njė ministrie franceze, por, si pėrgjigje ndaj faktit se disa francezė po vdisnin urie nė njė zonė tė pushtuar nga gjermanėt, ndėrpret ushqimin pėr t’u solidarizuar me bashkėatdhetarėt e saj nė kontinent. Gjatė kėsaj kohe shkruan gjerėsisht rreth politikės dhe filozofisė. Njėkohėsisht, sėmuret dhe refuzon tė ushqehet. Nė kulmin e sėmundjes sė saj refuzoi dhe tė pagėzohej, megjithėse pranonte shėrbesat e njė prifti. Vdiq nė vitin 1943 me vullnet tė saj nga uria dhe tuberkulozi nė moshėn 34 – vjeēare.

P.S. Tė lexohet nė fillim

Kjo letėr ėshtė tmerrėsisht e gjatė – por meqenėse nuk ėshtė pyetje qė kėrkon njė pėrgjigje – sepse unė padyshim do tė jem larguar kur tė mbėrrijė te ju – keni vite kohė pėr ta lexuar, nėse keni dėshirė. Gjithsesi, lexojeni, nė njė ditė a nė njė tjetėr.


Prej Marseje, nė 15 tė majit.

ATĖ,
Para se tė largohem, dua tė flas me ju rishmi, mund tė jetė e fundit herė ndoshta, sepse ē’prej andej do t’ju ēoj hera–herės sall lajme t’miat, siē shpresoj tė m’i ēoni dhe ju.
Jua thashė se ju kam njė borxh tė madh. Do tė pėrpiqem t’jua tregoj me saktėsi se ēfarė. Mendoj, nėse do ta kuptonit sak gjendjen time shpirtėrore, nuk do tė ndjenit kurrfarė keqardhjeje qė nuk mė ēuat dot drejt pagėzimit. Por nuk di nė mundeni ta kuptoni.

Ju nuk mė sollėt frymėzimin kristian, nuk mė sollėt as te Krishti; sepse kur ju takova unė, nuk ishte mė e nevojshme; kishte ndodhur pa vėnė dorė ndonjė krijesė njerėzore. Po tė kishte ndodhur ndryshe, po tė mos isha bindur jo vetėm heshturazi, por vetėdijshėm, ju nuk do tė mė kishit dhėnė asgjė, sepse nuk do tė kisha marrė asgjė prej jush. Miqėsia pėr ju do tė mjaftonte si arsye pėr tė kundėrshtuar mesazhin tuaj, sepse do tė frigohesha nga mundėsitė e gabimit dhe shpresave tė kota tė cilat, ndikimi njerėzor nė ligjin hyjnor, ka tė ngjarė t’i pėrfshijė.

Mund tė them se kurrė, pėr asnjė ēast nė jetė, nuk e “kam kėrkuar Zotin”. Pėr kėtė arsye, me gjasė fort subjektive, nuk mė pėlqen kjo shprehje dhe mė ngjan e gėnjeshtėrt. Kur arrita adoleshencėn, e shihja ēėshtjen e Zotit si njė ēėshtje, faktet e sė cilės nuk mund t’i zbuloje nė tokė dhe u binda se mėnyra e vetme pėr t’u siguruar qė nuk po bėja zgjidhje tė gabuar, qė mė dukej e keqja mė e madhe e mundshme, ishte tė hiqja dorė. Kėshtu qė, hoqa dorė. Nuk pohova, as mohova gjė. Mė dukej e pavlerė t’i jepja zgjidhje ēėshtjes, pse mendoja se, meqė ndodheshim nė kėtė botė, detyra jonė ishte tė pranonim sjelljen mė tė mirė me vėmendjen drejt problemeve tė kėsaj bote dhe se njė sjellje e tillė nuk ēonte peshė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Zotit.

Kjo qėndronte pėr sa kohė nuk kisha menduar, sepse kurrė nuk ngurrova tė mbaja njė qėndrim; gjithėherė pėrqafova mendimin e krishterė. Mund tė them se linda, u rrita dhe pėrherė mbeta brenda frymėzimit tė krishterė.

Atėherė kur emri i Zotit nuk zinte vend nė mendimet e mia, me pėrfillje vetėm pėr problemet e kėsaj bote e kėsaj jete, mora pjesė nė mendimin e krishterė nė njė mėnyrė tė qartė e rigoroze, nė kuptimet mė tė veēanta qė mund tė pėrfshihen. Ca prej kėtyre kuptimeve kanė qenė pjesė e pikėpamjes sime pėr aq kohė sa mbaj mend. Me tė tjerėt di kohėn dhe mėnyrėn e ardhjes sė tyre dhe formėn nė tė cilėn m’u imponuan.

Bie fjala, kurrė nuk ia lejova vetes tė mendoja pėr njė tė ardhme, por gjithnjė besova se ēasti i vdekjes ėshtė qendra dhe synimi i jetės. Mendoja se, pėr ata qė jetojnė siē duhet, ėshtė ēasti kur, pėr tė pafundmin fraksion tė kohės, e vėrteta e qashtėr, lakuriqe, e sigurtė dhe e pėrjetshme, hyn nė shpirt. Mund tė them se nuk dėshiroja ndonjė tė mirė tjetėr pėr veten. Mendoja se jeta drejt kėsaj tė mire jo vetėm pėrcaktohej nga njė kod moral fare i rėndomtė, po se pėr ēdokėnd ėshtė e pėrbėrė nga njė radhė veprimesh e ngjarjesh tepėr vetjake dhe kaq thelbėsore sa, ai qė heq dorė syresh, s’e arrin askurrė qėllimin. Ideja e prirjes ishte e tillė pėr mua. Pashė se, tė kishe prirje tė ndryshme prej veprimeve tė diktuara nga arsyeja a shmangia prej saj, i detyrohej njė shtyse a urdhri tė rėndėsishėm dhe qartėsisht tė dallueshėm; dhe jo nga ndjekja e njė shtyse tė tillė, kur kjo bėhej mė e ndjeshme. Edhe nėse kėrkonte tė pamundurėn, mė dukej mė e madhja e tė gjitha tė kėqijave.

Ē’prej kėtu ngjizja e bindjes sime; dhe kėtė ngjizje e vura nė provė kur shkova nė fabrikė dhe gjatė qėndrimit atje, mandej dhe kur isha nė gjendjen e mjerimit tė madh e tė pėrhershėm pėr tė cilin ju kam treguar, s’ka shumė kohė. Jetėn mė tė bukur tė mundshme gjithnjė e kam shėmbėllyer tė tillė ku, ēdo gjė ėshtė e vendosur qoftė nga forca e rrethanave, qoftė dhe nga shtysa tė tilla si ato qė sapo ju thashė dhe ku nuk ka asfare vend pėr zgjedhje.

Nė moshėn 14 vjeēare rashė nė njė nga ato gjendje dėshpėrimi tė pafund qė vijnė me adoleshencėn dhe pėrnjimend mendoja se po vdisja nga mediokriteti i aftėsive tė mia natyrore. Dhuratat e pazakonta tė tim vėllai, qė pati njė fėmijėri dhe rini tė ngjashme me ato tė Paskalit, ma bėnė tė qartė vetė inferioritetin tim. Problemi nuk ishte se s’pata suksese tė dukshme; ajo qė mė pikėllonte ishte ideja e tė qėnit e pėrjashtuar nga ajo mbretėri e tejkaluar, nė tė cilėn sak tė mėdhenjtė mund tė bėjnė pjesė dhe ku e vėrteta zė vend.

Pėlqeja mė mirė tė vdisja se tė jetoja pa atė tė vėrtetė. Pas muajsh tė tėrė errėsire shpirtėrore, befas pata bindjen e pėrjetshme se ēdo krijesė njerėzore, edhe pse pa zotėsi natyrore, mund tė depėrtojė nė mbretėrinė e sė vėrtetės, e cila ruhej vetėm pėr gjenitė, nėse ai gjakon pėr tė vėrtetėn dhe vazhdimisht pėrqendron tėrė vemėndjen e tij nė triumfin e kėsaj tė vėrtete. Nė kėtė mėnyrė, ai gjithashtu bėhet njė gjeni, edhe pse nga mospasja e talentit gjenia e tij mund tė jetė e padukshme prej sė jashtmi. Mė vonė, kur sforcimi dhe dhimbjet e kokės dobėsuan aftėsitė qė zotėroj – e mė pas paraliza, qė shpejtova duke e quajtur mundėsisht tė pashėrueshme – e njėjta bindje mė shtyu tė ngulmoja pėr dhjetė vjet  nė njė orvatje tė pėrqėndrimit tė vėmendjes qė, praktikisht, nuk kishte shpresė pėr rezultate.

Nė emėr tė sė vėrtetės, pėrfshiva gjithashtu tė bukurėn, virtytin dhe ēdolloj mirėsie, dhe kjo pėr mua qe njė pyetje pėr tė kuptuar marrėdhėnien mes bukurisė dhe dėshirės. Bindja qė mė kishte pushtuar ishte ajo qė, kur dikush ėshtė i uritur, nuk pret t’i hedhin gurė. Por nė kėtė periudhė unė nuk e kisha lexuar ende Ungjillin.

Ngase isha e bindur se dėshira nė vetvete ka ndikim  nė “mbretėrinė” e mirėsisė shpirtėrore – ēfarėdo qoftė forma e saj – mendoja gjithashtu se ishte e mundur qė tė mos kishte efekt nė ndonjė tjetėr “mbretėri”.

Sa pėr shpirtin e varfėrisė, s’mbaj mend ndonjė ēast qė tė mos ketė qenė nė mua, qoftė dhe vetėm nė atė masė mjerisht tė vogėl qė pėrputhej me papėrsosjen time. U dashurova me Shėn Franēeskun e Asizit sapo mėsova pėr tė. Gjithmonė besoja dhe shpresoja se njė ditė Fati do tė derdhte mbi mua gjendjen e njė endacaku a lipsari qė e rrokte lirisht. Ndėrkohė, ndjeva tė njėjtėn gjė edhe pėr burgun.

Ē’prej fėminisė sime tė hershme kisha po ashtu idenė e krishterė tė dashurisė pėr fqinjin, tė cilit i dhashė emrin e sė drejtės – emėr qė vjen nė shumė paragrafė tė Ungjillit dhe qė ėshtė aq i hijshėm. Ju e dini qė nė kėtė pikė kam dėshtuar pėrnjimend shumė herė.

Detyra e pranimit nė gjitha atė ēka pėrbėn vullnetin e Zotit, ēfarėdo qoftė, u gdhend nė mendjen time si mė e para dhe mė e nevojshmja nga tė gjitha detyrat qė nga koha qė zbulova se rridhte nga Mark Aureli nė formėn e amor fati-t tė stoikėve. E pashė si njė detyrim ku nuk duhet tė dėshtojmė pa ēnderuar veten tonė.

Ideja e dlirėsisė, gjithēka qė kjo fjalė mund tė nėnkuptojė pėr njė tė krishterė, e hodhi pushtetin nė mua rreth tė gjashtėmbėdhjetave, pas njė kohe prej shumė muajsh, gjatė tė cilės isha duke kaluar shqetėsime emocionale, tė natyrshme nė adoleshencė. Kjo ide mė erdhi kur po soditja njė pejzazh malor dhe pak nga pak zuri vend nė mua nė mėnyrė tė parezistueshme.

Sigurisht, e dija fort mirė qė mendimi im pėr jetėn ishte i krishterė. Ja pėrse nuk m’u desh askurrė tė hyja nė bashkėsinė e krishterė. Kisha pėrshtypjen se kisha lindur nė tė. Por, t’i pranėvija dogma kėtij mendimi pėr jetėn, pa u detyruar tė veproja asi“ nga prova tė pakundėrshtueshme, do ta pėrqasja me njė mungesė ndershmėrie. Madje do tė kisha menduar se po humbja ndershmėrinė po tė merrja parasysh vėrtetėsinė e dogmės si njė problem vetanak, apo vetėm sikur tė kisha dashur thjesht tė arrija nė njė pėrfundim mbi kėtė ēėshtje. Unė kam njė standart jashtėzakonisht shumė tė rreptė pėr ndershmėrinė intelektuale, kaq tė rreptė sa s’kam takuar askėnd qė nuk dukej se i mungonte, nė mė shumė se njė drejtim; dhe pėrherė kam frikė se do tė bie brenda.

Duke i qėndruar larg dogmės nė kėtė mėnyrė, parandalova njė lloj turpi nga vajtja nėpėr kisha, megjithėse ende mė pėlqen tė shkoj aty. Prapėseprapė, me krishtėrimin pata tre kontakte qė janė tė rėndėsishme sak.

Pasi mbusha vitin nė fabrikė, para se tė kthehesha tė jepja mėsim, mė morėn prindėrit nė Portugali; kur shkova aty, u largova prej tyre pėr tė shkuar e vetme nė njė fshat tė vogėl. Isha, si tė thuash, e ndarė nė pjesė, shpirti dhe trupi. Ajo njohje me pikėllimin ma vrau rininė. Deri atėherė, nuk kisha kaluar njė pėrvojė pikėllimi, po tė mos zė veten time, e cila, meqė qe vetja ime, mė ngjante pa shumė rėndėsi dhe qė, pėr mė tepėr, ishte vetėm njė pikėllim i pjesshėm, meqė ishte biologjik dhe jo shoqėror. E dija fare mirė se nė kėtė botė kishte mjaft fatkeqėsi, mė kaplonte makthi nga kjo ide, por nuk kisha pasur pėrvojė tė gjatė e tė drejtpėrdrejtė tė tyre.

Gjatė punės nė fabrikė, pa rėnė nė sy, tė askujt – pėrfshi dhe veten time prej asaj turme anonime – pikėllimi i tė tjerėve zuri vend nė trupin dhe shpirtin tim. Asgjė s’mė ndau prej tij, sepse e kisha harruar sak tė kaluarėn time dhe nuk gjakoja ndonjė tė ardhme; mė dukej e vėshtirė tė mbijetoja pėr shkak tė stėrlodhjes. Ajo qė provova aty, mė mėsoi nė njė mėnyrė tė qėndrueshme, sa edhe sot, kur ndonjė njeri, kushdoqoftė ai dhe cilatdo rrethanat, me flet pa vrazhdėsi, s’mund tė mos krijoj pėrshtypjen se do tė jetė keqkuptim dhe se fatkeqėsisht ky keqkuptim do tė zhduket. Atje mora pėrgjithnjė vulėn e skllaves, si damka e hekurit tė nxehtė qė romakėt ua ngjisnin nė ballė skllevėrve tė tyre mė tė pėrbuzur. Qysh atėherė, gjithmonė e kam quajtur veten skllave.

Pra, nė kėtė gjendje arsyetimi dhe kushtesh fizike mjerane, shkova nė fshatin e vogėl portugez qė, medet! Ishte fort i mjeruar gjithashtu, shi nė ditėn e festės sė shenjtorit tė tij mbrojtės. Isha vetėm. Po binte ndajnata dhe hėna sipėr detit ishte e plotė. Gratė e peshkatarėve  ishin nė proēesion, duke shėtitur pėrgjatė gjithė varkave, me qirinj nė dorė e duke kėnduar kėngė, me siguri himne tė lashtė njė trishtimi qė tė copėtonte zemrėn. Asgjė s’mund ta pėrshkruajė dot. S’kisha dėgjuar kurrė diēka aq therėse, para se tė fillonte kėngėn njė varkėtar nė lumin e Volgės. Rrufeshėm aty mė kapėrtheu bindja se krishtėrimi ėshtė epėrsisht besimi i skllevėrve, dhe se skllevėrit s’kanė si tė mos jenė pjesė e tij, dhe unė mes tyre.

Nė vitin 1937 kalova dy ditė tė mrekullueshme nė Asizi. Atje, e vetme nė kishėzėn romane tė shekullit tė dymbėdhjetė, Shėn Mėria e Engjėjve – njė ēudi e pakrahasueshme dlirėsie, ku shpesh Shėn Franēesku lutej – diēka mė e fuqishme se vetja mė shtrėngoi tė gjunjėzohesha pėr mė tė parėn herė nė jetėn time.

Nė 1938 kalova dhjetė ditė nė Solesmes, nga E Shtuna e Palmės deri tė Enjten e Pashkės, duke kryer tė gjitha shėrbimet liturgjike. Po vuaja nga dhimbje therėse tė kokės; ēdo zhurmė mė shkaktonte dhimbje si njė goditje; nga njė orvatje e skajshme pėrqendrimi, isha nė gjendje tė dilja ē’prej kėtij trupi tė pafat, ta lija nė vuajtjen e tij, mbledhur shuk nė njė zgrip, dhe tė gjeja njė lumturi tė qashtėr e tė pėrsosur nė bukurinė e pakrahasueshme tė psallmeve e fjalėve. Kjo pėrvojė, nė mėnyrė analogjike, mė bėri tė kuptoja mė mirė mundėsinė e tė pėrqafuarit dashurinė hyjnore nė mes tė pikėllimit. Kuptohet vetiu se gjatė kėtyre shėrbesave, mendimi i Pasionit tė Krishtit zuri vend nė mua njė herė e pėrgjithmonė.

Atje ndodhej dhe njė anglez i krishterė, prej tė cilit pėrfitova mendimin tim tė parė tė forcės sė mbinatyrshme tė kungimeve – nga rrezatimi i njėmendtė engjėllor me tė cilin ngjante mveshur pas vajtjes nė bashkėsi. Rasti – parapėlqej gjithnjė tė them rasti sesa Zoti – e bėri atė lajmės pėr mua. Sepse ai mė tregoi pėr poetėt anglezė tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė, qė quheshin metafizikė. Mė pas, kur i lexoja, zbulova poezinė qė ua kam lexuar dhe juve e qė, fatkeqėsisht, ėshtė njė pėrkthim fort i papėrshtatur. Mban titullin  “Dashuria”. E mėsova pėrmendėsh. Shpesh, nė ēastin kulmor tė ndonjė dhimbjeje koke tė fortė, e them vetmevete, duke e pėrqėndruar gjithė vėmendjen aty e duke u kapur me gjithė shpirt pas ngrohtėsisė qė mban nė vete.

Mendoja se e recitoja atė thjesht si njė poezi tė mrekullueshme por, pa dijeninė time, recitimi kishte vetinė e njė lutjeje. Pikėrisht gjatė njėrit prej kėtyre recitimeve, siē jua thashė, Krishti mė bėri tė vetėn.

Nė argumentat e mia rreth pazgjidhshmėrisė sė ēėshtjes sė Zotit, askurrė s’e kam paraparė si gjė tė mundshme, si njė kontakt tė vėrtetė, njeri me njeri, nė tokė, mes njė krijese njerėzore dhe Zotit. Vagullthi kam dėgjuar gjėra tė kėtij lloji, por s’u kam besuar asnjėherė. Nė “Fioretti” fanitė mė zhvendosnin, nė mos, si mrekullitė e Ungjillit. Pėr mė tepėr, nė kėtė pushtet tė beftė tė Krishtit nė mua, as ndjenjat, as pėrfytyrimi im nuk merrnin pjesė; vetėm se nė qendėr tė dhimbjes sime ndjeja praninė e njė dashurie, si ajo qė dikush e lexon nė buzėqeshjen e njė fytyre tė dashur.

Nuk kisha lexuar kurrė vepra mistike, sepse kurrė nuk kisha ndjerė nevojėn pėr t’i lexuar. Gjatė leximit, si nė gjėrat e tjera, gjithmonė jam pėrpjekur tė ushtroj bindje. Nuk ka gjė mė tė volitshme pėr pėrparimin intelektual sepse, me aq sa kam mundėsi, lexoj vetėm ato qė dua, mu nė ēastin kur kam voli pėr tė, dhe atėherė nuk lexoj, por ha. Zoti, nė mėshirėn e tij, mė ka privuar nga leximi i mistikėve, kėshtu qė pėr mua duhet tė jetė e qartė se nuk e kisha trilluar kėtė lidhje kryekėput tė papritshme.
Ende‘, unė e pranova pėrgjysmė, jo dashurinė time, por menēurinė. Sepse mė dukej e sigurtė – dhe vazhdoj tė mendoj poashtu sot – se askush nuk mund tė ndeshet mjaftueshėm me Zotin, nėse e bėn kėtė pa respekt tė qashtėr ndaj sė vėrtetės. Krishti do qė ne tė pėlqejmė tė vėrtetėn sesa atė vetė, sepse, para se tė jetė Krishti, ai ėshtė e vėrteta. Nėse dikush i shmanget pėr t’u drejtuar kah e vėrteta, nuk do tė shkojė fort larg pa u hedhur nė krahėt e tij.

Pas kėsaj, ndjeva se Platoni ishte mistik dhe se gjithė Iliada ėshtė mveshur nga drita e krishterė, se Dionisi dhe Osirisi janė, nė njėfarė kuptimi, Krishti vetė; dhe dashuria ime atėherė, u ridyfishua.

Asnjėherė nuk e pyeta veten nė ishte a jo Krishti Mishėrimi i Zotit; por nė tė vėrtetė, isha e paaftė tė mendoja pėr tė pa e menduar si Zoti.

Nė pranverėn e vitit 1940 lexova Bhagavad – Gitėn. Si ta them, ishte e ēuditshme tek lexoje ato fjalė tė mrekullueshme, fjalė me njė tingull aq kristian, vėnė nė gojėn e njė mishėrimi tė Zotit, kur ndjeva fort se ne zotėrojmė njė besnikėri ndaj sė vėrtetės fetare, qė ėshtė shumė e ndryshme nga admirimi ndaj njė poezie shumė tė bukur; ėshtė diēka shumė mė e ndėrlikuar.

Ende nuk e besoja se do tė mundja ta mendoja ēėshtjen e pagėzimit. Sinqerisht ndjeva se s’mund tė hiqja dorė nga mendimet nė lidhje me religjionet jokristiane dhe me Izraelin – nė tė vėrtetė, koha dhe pėrsiatjet shėrbyen pėr t’i forcuar mė tepėr – mendoja se kjo pėrbėnte njė pengesė tė pakapėrcyeshme. Nuk e mendoja tė mundshme qė njė prift tė ėndėrronte, madje tė mė dhuronte, pagėzimin. Po tė mos ju kisha takuar juve, nuk do ta kisha menduar asfare ēėshtjen e pagėzimit si njė ēėshtje tė mundshme.
Gjatė gjithė kėsaj kohe pėrparimi shpirtėror, nuk jam lutur asnjėherė. Stepesha nga forca e mendimit qė ndodhet nė lutje – shi nj’ajo forcė pėr tė cilėn flet Paskali. Metoda e tij mė duket njė nga mė tė kėqijat pėr tė pėrqafuar besimin.

Takimi me ju nuk mund tė mė bindte tė lutesha. Pėrkundrazi, mendova se rreziku mund tė ishte mė i madh, qėkur duhej t’i shmangesha edhe forcės sė mendimit nė miqėsinė me ju. Nė tė njėjtėn kohė, m’u duk e vėshtirė dhe tė mos lutesha e tė mos jua thosha. Pėr mė tepėr, dija se nuk mund t’ua thosha pa ju ēorientuar plotėsisht nė lidhje me veten. Atėherė nuk do tė mė kuptonit dot.

Deri nė shtatorin e kaluar, s’isha lutur njė herė nė jetėn time, tė paktėn, jo nė kuptimin e fjalėpėrfjalshėm. S’i kisha thėnė kurrė fjalė Zotit, qoftė me zė tė lartė apo me mend. Nuk kisha shqiptuar kurrė njė lutje fetare. Rastėsisht kisha thėnė njė Salve Regina, por thjesht si njė poezi tė bukur.

Verėn e kaluar, kur mėsoja greqisht me T., thashė deri nė fund Ati Ynė fjalė pėr fjalė nė greqisht. I premtuam njėri – tjetrit se do ta mėsonim pėrmendėsh. S’besoj se ai e bėri ndonjėherė, por ca javė mė vonė, kur shfletoja fletė tė Ungjillit, i thashė vetes se, meqė kisha dhėnė premtimin dhe se ishte njė gjė e mirė, duhej ta bėja. Dhe e bėra. Ėmbėlsia e pafund e kėtij teksti greqisht mė pushtoi  kaq shumė sa, pėr ditė me radhė, nuk rreshtja sė thėni gjithė kohės. Njė javė paskėtaj, filloi vjelja e rrushit. E thosha Ati Ynė nė greqisht ēdo ditė para punės, dhe e pėrsėrisja shumė shpesh ndė vreshtė.

Qysh atėherė, mė ėshtė bėrė zakon ta them njė herė ēdo mėngjes me vėmendje absolute. Nėse gjatė lutjes vėmendja ime merr udhėt a pėrgjumet qoftė edhe pak, ia filloj nga e para, derisa ta kem thėnė me vėmendje absolutisht tė pastėr. Herė – herė ndodh ta them pa ndonjėfarė kėnaqėsie, por e bėj vetėm nėse ndjej shtysėn.
Efekti i kėsaj metode ėshtė i jashtėzakonshėm dhe mė ēudit saherė sepse, megjithėqė e provoj ēdo ditė, i kalon parashikimet e mia pas ēdo pėrsėritjeje.

Nganjėherė, shi fjalėt e para m’i shkėputin mendimet prej trupit dhe i ēojnė diku jashtė hapėsisė, ku nuk ka as tė ardhme, as kėndvėshtrime. Pafundėsia e hapėsive tė zakonshme tė mendimit ia lė vendin njė pafundėsie tė sė dytės, ndoshta edhe tė sė tretės shkallė.

Nė tė njėjtėn kohė, duke mbushur ēdo pjesė tė kėsaj pafundėsie tė pafundėsisė, prehet qetėsia, qetėsi qė s’ėshtė mungesė tingulli, por qė ėshtė objekt i  njė ndjesie pozitive, shumė mė pozitive se ajo e tingullit. Zhurmat, nė ka syresh, mė arrijnė vetėm pasi pėrshkoj kėtė qetėsi.

Hera herės, qoftė dhe gjatė kėtyre recitimeve a nė ēaste tė tjera, Krishti vetė ėshtė pranė meje, por prania e tij ėshtė pafundėsisht mė e vėrtetė, mė e gjallė, mė e qashtėr se hera e parė kur mė pushtoi zemrėn.

Nuk do ta merrja pėrsipėr kurrė t’ju thosha gjithė kėto po tė mos ishte se do largohesha. Dhe, meqė po iki, pak a shumė me idenė e mundshme tė vdekjes, nuk besoj se kam tė drejtė  t’i mbaj pėr vete. Sepse, tek e fundit, e gjithė kjo nuk ėshtė ēėshtje qė mė pėrket mua. I pėrket Zotit. Nė tė vėrtetė, unė nuk kam tė bėj  fare me tė. Nėse dikush mund tė pėrfytyrojė ndonjė mundėsi gabimi nė Zotin, do mendoja se e gjithė kjo do tė mė kishte ndodhur gabimisht. Por mbase Zotit i pėlqen tė pėrdorė sende shkretane, tė flakura, tė shkapėrderdhura. Tekembramja, po tė ishte e mykur buka e mysafirit, do tė bėhej Trupi i Krishtit sapo prifti ta shenjtėronte atė. Sak ajo mund tė kundėrshtojė, ndėrsa ne vetėm mund tė  mos bindemi. Ndonjėherė mė ngjan se, kur mė trajtojnė nė njė mėnyrė kaq mėshirėplotė, ēdo mėkat i imi duhet tė jetė njė mėkat vdekjeprurės. Dhe unė po bėj syresh vazhdimisht.

E kam thėnė se ju jeni pėr mua njė baba dhe vėlla njėkohėsisht. Por kėto fjalė vetėm sa mund tė shprehin njė pėrqasje. Thellė – thellė ndoshta, ato pėrkojnė me njė ndjenjė ngrohtėsie, mirėnjohjeje dhe admirimi. Sa pėr drejtimin tim shpirtėror, mendoj se Zoti vetė e ka marrė nė dorė ē’prej fillimit e kujdeset edhe pėr tė.

Kjo nuk mė pengon t’ju detyrohem borxhin mė tė madh tė mirėnjohjes qė mund tė kem patur ndonjėherė kundrejt njė krijese nejrėzore. Pikėrisht kėtu dhe qėndron.
Dikur, nė fillim tė njohjes sonė, ju mė thatė ca fjalė qė mė rrodhėn thellė nė zemėr. Thatė : “Ji fort e kujdesshme pse, nėse do tė kalosh diēka tė rėndėsishme pa i kushtuar vėmendje, pėr vetė fajin tėnd, do tė ishte njė fatkeqėsi”.

Kjo mė bėri ta shoh ndershmėrinė intelektuale nė njė dritė tė re. Gjer mė atėherė, e mendoja tė kundėrvendosur ndaj fesė; fjalėt tuaja mė bėnė tė mendoj se ndoshta, pa e ditur as vetė, ishin nė mua pengesat ndaj besimit, pengesa tė papastra, tė tilla si : paragjykimet, zakonet. Ndjeva se, pasi i kisha thėnė vetes pėr shumė vjet, thjesht : “Ndoshta e gjithė kjo nuk ėshtė e vėrtetė”, duhej – s’do rresht asnjėherė sė thėni, ende kujdesem ta them shpesh edhe tani – t’ia bashkėvendos formulės sė pėrkundėrt, qė ėshtė : “Ndoshta e gjithė kjo ėshtė e vėrtetė”, duke i kėmbyer me njėra – tjetrėn.

Po nė tė njėjtėn kohė, duke e kthyer ēėshtjen e pagėzimit nė njė ēėshtje tė mundshme pėr veten, mė detyruat tė pėrball gjithė ēėshtjen e besimit, dogmave dhe kungimeve, t’i  mendoj gjerė e gjatė me vėmendjen mė tė plotė tė mundshme, duke i parė si gjėra kundrejt tė cilave kam detyrime, duhet t’i dalloj dhe t’i kryej. Pėrndryshe nuk do ta kisha bėrė kėtė kurrė, ndėrkohė qė ėshtė e padiskutueshme pėr mua ta bėj.

Bekimi mė i madh qė mė sollėt ėshtė i tjetėrllojtė. Duke fituar miqėsinė time prej bamirėsisė suaj (s’kam ndeshur kurrė diēka me tė cilėn tė mund krahasoj), mė ofruat njė burim tė frymėzimit mė tė pastrin dhe detyruesin qė mund tė gjendet nė krijesat njerėzore. Sepse asgjė nė kėto krijesa nuk ka aq forcė ta mbajė vėshtrimin ngulitur nė Zotin, sesa miqėsia pėr miqtė e Zotit.

Asgjė mė shumė nuk mė bėn tė mas gjerėsinė e bamirėsisė tuaj, sesa fakti qė ju duruat bashkė me mua kaq gjatė dhe me kaq mirėsi. Mund tė duket se po tallem, por nuk ėshtė rasti. Ėshtė e vėrtetė se ju nuk keni tė njėjtat motive qė kam unė (ato pėr tė cilat ju shkruajta ca ditė mė parė), pėr tė ndjerė urrejtje a neveri kundrejt meje. Por njėkohėsisht ndjej se durimi juaj me mua mund tė burojė nga njė zemėrgjerėsi e mbinatyrshme.

Nuk qeshė nė gjendje ta shmangia zhgėnjimin mė tė madh qė mund t’ju shkaktoja. Por, ē’prej tani, megjithėse shpesh e kam pyetur veten gjatė lutjeve, meshės apo dhe nė dritėn e shkėlqimit qė mbetet nė shpirt pas meshės, askurrė nuk kam patur, qoftė dhe pėr njė ēast, ndjenjėn se Zoti mė do tė jem nė Kishė. Madje, asnjėherė nuk kam pasur ndjenjėn e pasigurisė. Tani mė sė fundi mund tė them se Zoti nuk mė do nė Kishė. Mos t’ju vijė keq pėr kėtė.

Tek e fundit, Ai nuk e do fare kėtė. Por, nė mos gabohem, duhet tė them se ėshtė dėshira e tij tė qėndroj jashtė  edhe nė tė ardhmen, pėrveēse ndoshta nė ēastin e vdekjes. Ende jam gati t’i bindem njė urdhri, ēfarėdo tė jetė ai. Me ngazėllim do t’i bindesha urdhrit tė shkoja shi nė zemėr tė ferrit e tė mbesja atje pėrgjithnjė. Nuk dua tė them, sigurisht, se urdhra tė kėtij lloji mė pėlqejnė. Nuk jam aq e mbrapshtė.

Krishtėrimi duhet tė pėrmbajė tė gjitha vokacionet pa pėrjashtim, pėrderisa ėshtė katolik. Si rrjedhim, edhe Kisha po ashtu. Por nė sytė e mi, krishtėrimi ėshtė katolik me tė drejtė, por jo nė tė vėrtetė. Sa shumė gjėra janė jashtė tij, gjėra qė i dua dhe s’mund tė heq dorė syresh, kaq shumė gjėra qė Zoti i  do, pėrndryshe ato nuk do tė ishin.
Gjithė koha e paanė e shekujve tė kaluar, pėrveē njėzet tė fundmit, janė mes tyre; tė gjitha vendet e populluara nga racat me ngjyrė; gjithė jeta nė vendet e tė bardhėve, nė historinė e kėtyre vendeve, gjithė traditat tė damkosura si heretike, ato tė Maniēeanėve dhe Abigenses pėr shembull, tė gjitha gjėrat qė vijnė nga Rilindja, fort shpesh vlerėbjerruna, por jo krejt pa to.

Krishtėrimin katolik me tė drejtė por jo nė tė vėrtetė, e quaj si pėrligjje nga ana ime tė jem pjesėtare e Kishės me tė drejtė, por jo nė tė vėrtetė, jo vetėm pėr njė farė kohe, po pėr gjithė jetėn, nėse duhet.

Por nuk ėshtė aspak e arsyeshme. Pėr sa kohė Zoti nuk mė jep sigurinė se po mė urdhėron tė bėj ndonjė gjė tjetėr, mendoj se kjo ėshtė detyra ime.

Mendoj, po kėshtu dhe ju, se detyrimi ynė pėr dy a tre vjetėt nė ardhje, njė detyrim shumė i rreptė sa zor se mund t’i shmangemi pa ndonjė tradhėti, ėshtė t’u tregojmė njerėzve mundėsinė e njė  Krishtėrimi vėrtetėsisht tė mishėruar.  Nė gjithė historinė qė dihet gjer tani, nuk ka pasur kurrė ndonjė periudhė nė tė cilėn shpirtrat tanė tė kenė qenė nė atė rrezik qė janė sot nė ēdo cep tė globit. Gjarpri i bronxtė duhet tė ngrihet sėrish qė, kushdo t’i hedhė sytė nė tė, tė mund tė shpėtojė.

Por ēdo gjė ėshtė e lidhur kaq ngushtė, sa Krishtėrimi nuk mund tė mishėrohet sall, pėrderisa ėshtė katolik, nė kuptimin qė sapo e pėrcaktova. Si mund tė qarkullojė nė mishin e gjithė kombeve tė Evropės, nėse nuk pėrmban absolutisht gjithēka nė vetvete? Pėrveē, sigurisht, mashtrimin. Por nė gjithēka qė ekziston, ka nė mė tė shumtėn e kohės, mė shumė tė vėrtetė se mashtrim.

Duke pasur njė ndjenjė kaq tė fuqishme e tė dhimbshme pėr kėtė ngulmim, duhej tė tradhėtoja tė vėrtetėn, dua tė them pikėpamjen e tė vėrtetės qė shoh, nėse largohem nga pika ku kam qenė  ē’prej lindjes nė njė kryqėzim tė Krishtėrimit dhe ēdo gjėje qė s‘ėshtė Krishtėrim.

Pėrherė kam qėndruar sall nė kėtė pikė, nė prag tė Kishės, pa lėvizur, tėrėsisht e qetė, (ėshtė mė shumė se bukur njė fjalė sesa patentia!); vetėm tani zemra ime ėshtė ngazėllyer, pėrgjithnjė shpresoj, nė Sakramentin e Bekuar tė vendosur nė altar.

E shihni qė jam fort larg mendimeve qė H., me qėllimet mė tė mira, mė vishte mua. Gjithashtu, jam edhe shumė larg shqetėsimit rreth kėsaj.

Nė jam e mėrzitur, kjo vjen mė tepėr nga mėrzia e qėndrueshme qė fati ka gjurmuar pėrgjithnjė ndė emocione t’miat, ku gėzimet mė tė mėdha e tė qashtra mund vetėm tė mbishtresohen dhe kjo vetėm me ēmimin e njė pėrpjekjeje tė madhe vėmendjeje. Vjen prej mėkateve t’mia mjerane e tė vazhdueshme; dhe prej gjithė fatkeqėsive tė kohės tonė e tė gjithė atyre shekujve tė kaluar.

Mendoj se duhet ta kuptoni pse ju kam rezistuar gjithmonė nėse, edhe pse prift, mund ta pranoni se njė profesion i qashtėr mund ta mbrojė dikė nga hyrja nė Kishė.
Pėrndryshe njė cak moskuptimi do tė mbesė mes nesh, qoftė gabimi nė anėn time a tuajėn. Kjo do tė mė pikėllonte nga pikėpamja e miqėsisė pėr ju, sepse nė kėtė rast, pėrfundimi i tėrė kėtyre pėrpjekjeve e dėshirave, tė shkaktuara nga bamirėsia juaj drejt meje, do tė qe zhgėnjim pėr ju. Pėr mė tepėr, megjithėqė nuk ėshtė faji im, nuk mund tė mos ndjehesha nė faj mosmirėnjohjeje. Sepse, po e them sėrish, borxhi im ndaj jush kalon ēdo cak.

Dua t’ju drejtoj vėmendjen nė njė pikė. Pikėrisht aty ka njė pengesė absolutisht tė pakapėrcyeshme drejt Mishėrimit tė Krishtėrimit. Kėtu hyjnė nė pėrdorim dy fjalėt e vogla, anathema sit. Nuk ėshtė qenia e tyre, por mėnyra qė janė pėrdorur gjer mė tash. Ėshtė po ajo qė mė ndalon tė kapėrcej pragun e Kishės. Unė mbetem pranė tė gjitha atyre gjėrave qė s’mund tė hyjnė nė Kishė, depoja universale, pėr hir tė atyre dy fjalėve tė vogla. Mbetem pranė tyre gjithnjė e mė tepėr, sepse vetė zgjuarsia ime numėrohet ndėr to.

Mishėrimi i Krishtėrimit kėrkon njė zgjidhje harmonike tė ēėshtjes sė marrėdhėnieve mes individit dhe bashkėsisė. Harmoni nė kuptimin pitagorean; pikėrisht drejtpeshimi i tė kundėrtave. Kjo zgjidhje ėshtė shi ajo pėr tė cilėn njerėzit janė tė etur sot.

Vendi i inteligjencės ėshtė ēelėsi pėr kėtė harmoni, sepse inteligjenca ėshtė veēanėrisht dhe rigorozisht diēka individuale. Kjo harmoni ndodhet kudo ku inteligjenca, duke qenė nė vend tė vet, mund tė ushtrohet pa pengesa dhe mund tė pėrmbushė plotėsisht funksionet e saj. Ėshtė ajo, thotė me admirim Shėn Thomai, pėr gjithė pjesėt e shpirtit tė Krishtit, duke nėnkuptuar ndjeshmėrinė e tij ndaj dhimbjes gjatė kryqėzimit.

Funksioni i veēantė i inteligjencės kėrkon liri tė plotė, pėrfshi edhe tė drejtėn pėr tė mohuar gjithēka dhe pėr tė mos lejuar mbizotėrim. Kudo qė rrėmben kontroll, ka njė tepri individualizmi. Kudo ku ėshtė e ndaluar a ėshtė e vėshtirė, ka njė kolektivizim shtypės, apo shumė syresh.

Kisha dhe Shteti duhet ta ndėshkojnė kėtė, secilėn nė mėnyrėn e vet, kur ajo mbron veprime tė cilat nuk i pėlqejnė. Kur mbetet nė zonėn e njė hamendjeje qashtėrsisht teorike, ata ende kanė pėr detyrė, po tė bjerė rasti, tė vendosin popullin nė mbrojtje tė tyre, nė ēdo kuptim konkret, kundėr rrezikut tė njė ndikimi praktik qė ndoca hamendėsime mund tė kenė nė drejtimin e jetės. Por ēfarėdo qofshin kėto hamendėsime teorike, Kisha dhe Shteti nuk kanė tė drejtė as t’u zėnė frymėn apo tė japin ndėshkime, materiale apo morale mbi krijuesit e tyre. Veēanėrisht, ata nuk duhet tė privohen nga kungatat nėse i duan ato. Sepse, ēfarėdo qė tė kenė thėnė, qoftė edhe sikur tė kenė mohuar publikisht ekzistencėn e Zotit, ata mund tė mos kenė bėrė ndonjė mėkat. Nė njė rast tė tillė Kisha duhet tė tė shpallė se ata janė nė gabim, por nuk duhet t’u kėrkojė njė gjė tė tillė, si : mospranimi i atyre qė kanė thėnė apo t’u heqė tė drejtėn e Bukės sė Jetės.

Njė trup kolektiv ėshtė roja i dogmės; dhe dogma ėshtė njė objekt soditjeje pėr dashurinė, besimin dhe inteligjencėn, tre aftėsi rreptėsisht individuale.Kėshtu qė, tė paktėn ē’prej fillimit, individi nuk e ka ndjerė veten tė qetė nė Krishtėrim,  dhe kjo paqetėsi ka qenė dukshėm prej zgjuarsisė. Kjo s’mund tė mohohet.

Vetė Krishti qė ėshtė E Vėrteta, kur po fliste para njė kuvendi tė tillė siē ėshtė njė kėshill, nuk ligjėroi me tė njėjtėn gjuhė qė pėrdorte nė bisedat e ngushta me mikun e tij dashamir, dhe padyshim para farisejve, ai me gjasė mund tė jetė akuzuar pėr kundėrshti dhe gabim. Sepse, pėr shkak tė njė prej atyre ligjeve tė natyrės, qė dhe Zoti sak e respekton, pėrderisa ai i ka mbrujtur ato nga gjithė pėrjetėsia, janė dy gjuhė qė dallohen mjaft mirė, megjithėqė pėrbėhen nga tė njėjtat fjalė; ėshtė gjuha kolektive dhe ajo individuale. Qetėsuesi tek i cili na dėrgon Krishti, Shpirti i sė Vėrtetės, flet njėrėn a tjetrėn nga kėto gjuhė, cilėndo tė kėrkojnė rrethanat, dhe nga njė domosdoshmėri e llojit tė tyre, nuk kanė marrėveshje mesvedi.

Kur miq tė qashtėr tė Zotit – si Ekharti, pėr mendimin tim – pėrsėritin fjalė qė i kanė dėgjuar fshehura pėrmjet qetėsisė sė bashkimit tė dashurisė, dhe kėto fjalė janė nė mospajtim me mėsimet e Kishės, thjesht qė gjuha e tregut nuk ėshtė ajo e gjendjes civile.

Ēdokush e di se biseda e ngushtė e njėmendtė, mund tė bėhet vetėm mes dy a tre vetėve. Po tė bėhen gjashtė a shtatė, gjuha kolektive zė e mbizotėron. Ja pse ėshtė njė keqinterpretim fund e krye t’i drejtosh Kishės kėto fjalė : “Qyshkur dy a tre vetė mblidhen sė bashku nė emrin tim, edhe unė jam mes tyre”. Krishti nuk tha dyqind, as pesėdhjetė, a dhjetė. Ai tha dy a tre. Ai tha pikėrisht se formon gjithnjė tė tretin nė ngushtėsinė e tete – a – tete .

Krishti i dha premtime Kishės, por asnjėri syresh nuk ka forcėn e shprehjes : “Ati yt qė sheh nė fshehtėsi”. Fjala e Zotit ėshtė fjala e fshehtė. Ai qė nuk e ka dėgjuar kėtė fjalė, edhe nėse u pėrmbahet tė gjitha dogmave mėsuar prej Kishės, nuk ka lidhje me tė vėrtetėn. Funksioni i Kishės si mbajtės kolektiv i dogmave ėshtė fort i vyer. Ajo ka tė drejtėn dhe detyrėn tė ndėshkojė ata qė bėjnė njė sulm tė mirėfilltė ndaj saj brenda gjanisė sė veēantė tė kėtij funksioni, duke u hequr atyre tė drejtėn e kungimeve.
Nė kėtė mėnyrė, megjithėqė nuk marr vesh pothuajse asfare nga kjo punė, prirem tė mendoj pėrkohėsisht  se Kisha  kishte tė drejtė kur ndėshkoi Luterin.

Por ajo ėshtė fajtore pėr shpėrdorim pushteti kur pretendon tė detyrojė dashurinė dhe inteligjencėn tė rregullojnė gjuhėn e tyre sipas tė sajės. Ky shpėrdorim pushteti nuk ėshtė i Zotit. Ai e ka zanafillėn nga njė prirje natyrore e ēdo forme kolektivizmi pa pėrjashtim, tė shpėrdorė pushtetin.

Imazhi i Trupit Mistik tė Krishtit ėshtė fort tėrheqės. Por unė e mendoj rėndėsinė qė i ėshtė dhėnė sot kėtij imazhi si njė nga shenjat mė serioze tė zvetėnimit tonė. Sepse dinjiteti ynė i vėrtetė nuk ėshtė tė jetė pjesė e njė trupi, qoftė ky dhe mistik, qoftė ky dhe i Krishtit. Kjo qėndron nė kėtė qė, nė gjendjen e pėrsosjes, qė ėshtė prirja e secilit ndėr ne, ne nuk jetojmė mė nė vetvete, por Krishti jeton nė ne; kėshtu qė pėrmjet pėrsosjes tonė, Krishti nė tėrėsinė dhe harmoninė e vet tė padukshme, bėhet nė njė kuptim, secili prej nesh, ashtu siē ėshtė tėrėsisht nė ēdo mikpritės. Mikpritėsit nuk janė njė pjesė e trupit tė tij.

Rėndėsia e sotme e imazhit tė Trupit Mistik, tregon se sa fatmjerisht tė ndjeshėm janė tė krishterėt ndaj ndikimeve tė jashtme. Padyshim ėshtė dehje e njėmendtė tė jesh pjesė e Trupit Mistik tė Krishtit. Por sot mjaft trupa mistikė tė tjerė, qė nuk kanė Krishtin si udhėheqės tė tyre, prodhojnė njė dehje te pjesėtarėt e tyre qė, pėr mendimin tim, ėshtė e tė njėjtit lloj.

Pėr sa kohė priret kah bindja, provoj njė ėmbėlsi nė mohimin tim tė gėzimit tė pjesėmarrjes nė Trupin Mistik tė Krishtit. Sepse, nėse Zoti ka dėshirė tė mė ndihmojė, kėshtu unė mund tė dėshmoj se pa kėtė gėzim prapėseprapė nuk mund t’i qėndrosh  besnik Krishtit gjer nė vdekje. Ngazėllimet shoqėrore kanė mjaft pushtet sot, ato i ngrenė njerėzit kaq vėrtetėsisht nė shkallėn sipėrore tė heroizmit nė vuajtje e nė vdekje, sa mendoj qė ėshtė njėlloj sikur ca dele tė mbesin jashtė vathės, nė mėnyrė qė tė dėshmojnė se dashuria e Krishtit ėshtė diēka thelbėsisht e ndryshme.

Sot Kisha mbron ēėshtjen e tė drejtave tė pacėnueshme tė individit kundėr shtypjes kolektive, tė lirisė sė mendimit kundėr tiranisė. Por kėto janė ēėshtje qė i pėrqafojnė sakaq ata qė e gjejnė veten, pėr momentin, mė pak tė fortėt. Ėshtė mėnyra e tyre e vetme e tė qenurit, ndoshta njė ditė, mė tė fortėt. Kjo dihet.

Ndoshta mund tė fyheni nga ky mendim. Juve nuk jeni Kisha. Gjatė kohės sė shpėrdorimit mė tė egėr tė pushtetit tė bėrė nga Kisha, do tė ketė pasur disa priftėrinj si ju mes tė tjerėve. Besimi juaj i mirė nuk ėshtė njė garanci, edhe po ta bėnte gjithė Urdhri juaj. Ju nuk mund tė parashikoni se si do tė kthejnė gjėrat.

Nė mėnyrė qė sjellja e tashme e kishės tė bėhet e vlefshme dhe qė tė depėrtojė vėrtet si pykė nė qenėsinė shoqėrore, ajo duhet tė thotė hapur se ka ndryshuar ose dėshiron tė ndryshojė. Pėrndryshe, kush do ta merrte seriozisht kur tė kujtonin Inkuizicionin? Miqėsia ime pėr ju, qė e shpėrhap nėpėrmjet jush nė tė gjithė Urdhrin, mė jep shumė dhimbje kur ngre kėtė ēėshtje. Por ajo ekzistonte. Pas rėnies sė Perandorisė sė Romės, qė ka qenė totalitare, ishte Kisha e para ajo qė themeloi njė lloj totalitarizmi tė ashpėr nė Evropė nė shekullin e trembėdhjetė, pas luftės me Albigenses. Kjo pemė lidhi shumė kokrra. Dhe forca lėvizėse e kėtij totalitarizmi ishte shi pėrdorimi i atyre dy fjalėve tė vogla : anathema sit.

Pėr mė tepėr, nga pėrmbysja e arsyeshme e kėtij pėrdorimi, tė gjitha partitė qė nė ditėt e sotme kanė themeluar regjime totalitare, morėn formė. Kjo ėshtė njė pikė e historisė qė e kam studiuar nė veēanėsi.

Duhet t’ju kem dhėnė pėrshtypjen se njė fodullėk luēiferian po flet nė kėtė mėnyrė pėr njė shumėsi problemesh qė janė fort lart pėr mua dhe pėr tė cilat nuk kam tė drejtė tė kuptoj gjė. Nuk ėshtė faji im. Mendimet vijnė e rehatohen nė mendjen time gabimisht dhe,  duke e kuptuar gabimin e tyre, ato kėmbėngulin me forcė tė dalin jashtė. Nuk di se prej nga vijnė, apo pėrse vlejnė, por, pavarėsisht nga rreziku, nuk mendoj se kam tė drejtėn ta parandaloj kėtė veprim.

Mirupafshim, ju uroj gjithė tė mirat e mundshme pėrveē kryqit; sepse unė nuk e dua fqinjin sa veten time, juve nė veēanti, siē e keni vėnė re. Por Krishti i pohoi dishepullit tė tij dashamirė, ndoshta dhe gjithė prejardhjes shpirtėrore tė kėtij dishepulli, tė vinte te ai jo pėrmjet zvetėnimit, fėlliqjes, mjerimit, por nė galdimin e pandalur, qashtėrsinė, dhe ėmbėlsinė. Ja pse mund t’ia lejoj vetes t’ju uroj qė, edhe nėse njė ditė do tė keni nderin tė vdisni nga njė vdekje e dhunshme e Tėnėzotit, qoftė ajo me galdim e pa ndonjė ankth, gjithashtu dhe vetėm tre prej mirėsive (mites, mundo corde, pacifici) tė qofshin dhėnė. Gjithė tė tjerat pėrfshijnė mė shumė a mė pak prej vuajtjes.

Ky urim nuk i detyrohet vetėm brishtėsisė sė miqėsisė njerėzore sepse, me ēdo krijesė njerėzore tė marrė veēan, gjithmonė gjej arsyet pėr tė pėrfunduar se vuajtja dhe fatkeqėsia nuk i pėrshtaten asaj, qoftė se ajo duket shumė mediokre pėr njė gjė kaq tė madhe, apo, pėrkundra, fort e ēmuar pėr t’u shkatėrruar. Nuk mund tė dėshtosh mė seriozisht nė tė dytin e dy urdhrave themelorė. Sa pėr tė parin, zhgėnjehem tek vėzhgoj se, nė njė mėnyrė tė tillė tė mnershme, pėr ēdo herė qė mendoj kryqėzimin e Krishtit, kryej mėkatin e zilisė.

Besoni pėrherė e pėrgjithnjė nė miqėsinė birnore dhe ngrohtėsisht mirėnjohėse timen,


Shėnime
1. Blez Paskal (Blaise Pascal, 1623 – 1662), filozof  dhe matematikan francez, vepra mė e njohur e tė cilit, “Mendimet”, u botua postum nė 1670, nė njė version fund e krye tė shtrembėruar. U botua rishmi nė 1844 nė njė version tė rregulluar. Ėshtė i famshėm pėr atė qė ka thėnė se, ėshtė mė mirė tė besosh nė Zot se jo: ka gjithēka pėr tė humbur nėse Zoti ėshtė, por asgjė pėr tė humbur nėse nuk ėshtė. Ky ėshtė dėnuar si njė argument cinik dhe teologjikisht i pavlerė.
2. Shėn Franēesku i Asizit (1182? – 1226), themelues i urdhrit franēeskan tė murgjve katolikė romanė. Ia besoi veten varfėrisė e jetės sė thjeshtė, duke u bėrė shembull i devocionit fetar. Nė vitin 1224 ndenji majė njė mali pėr 40 ditėnetė dhe provoi stigmatėn, shfaqjen nė trupin e tij tė plagėve tė Krishtit nė Kryq.
3. Marcus Aurelius (121 – 180) Perandor romak dhe njė filozof i rėndėsishėm. Stoicizmi kėrkonte vetėmohim pėr shtetin dhe dikė qė tė vuante nė fatin e tij me dinjitet dhe nė heshtje. Amor fati do tė thotė dashuri pėr fatin tėnd apo vetėkėnaqėsi me tė.
5. Shėn Mėria e Engjėjve – Kisha nė tė cilėn lutej shpesh Shėn Franēesku i Asizit dhe merrte pėrndritjet e tij.
6. “Love” – njė poezi e poetit metafizik anglez Xhorxh Herbert (1593 – 1633). Ishte njė klerik, poezitė e tė cilit shpesh ishin tėrėsisht fetare. “Tempulli” i tij ėshtė njė cikėl poezish i bazuar nė arkitekturėn e kishės.
7. Fioretti – Shkrime tė rėndėsishme tė Shėn Franēeskut.
8. Bhagavad – Gita  -  Kėngėt e tė bekuarit: poemė indiane e shkruar nė sanskritisht, pjesė e Mahabaratės.
9. Vjelja e rrushit – Nė atė kohė, Vej punonte si punėtore ferme
pėr tė thjeshtėsuar jetėn e saj dhe tė afrohej mė shumė me shpirtin.
10. Buka e mysafirit… Trupi i Krishtit – Doktrina e transubstancės, pjesė e shenjtėrimit tė masės, e cila vendos qė, kur njė prift shenjtėron bukėn, ajo bėhet trupi i Krishtit.
11. Maniēeanėt dhe Albigenses – Maniēeanėt ishin popull qė u zhvilluan para kohės sė Krishtit, qė besonin se e mira dhe e keqja ishin nė luftė tė pėrhershme pėr pushtimin e botės dhe fati i botės ishte i pavendosur. Ky besim u dėnua si heretik, sepse nuk tregonte besim nė Zot. Albigensėt ishin njė sekt i shekullit tė trembėdhjetė i tė krishterėve nė Francėn jugore; ata ishin maniēeanė qė besonin se ēdo gjė ishte E Keqja, dhe praktikonin njė kontroll tė lindjeve, nė mėnyrė qė tė ruanin shpirtin tė mos mbetej nė trup.
12. en ipomoni – nė pritje me durim.
13. anathema sit – “ėshtė djalli” – mallkimi i plotpushtetshėm i kishės. Pėr herė tė parė u pėrdor nė dėnimin e Martin Luterit nė vitin 1520.
14. Pitagorean – i referohėt Pitagorės, qė sipas legjendės, shpiku tingujt e muzikės dhe krijoi marrėdhėniet mes notave tė shkallėve muzikore.
15. Shėn Thomai – Shėn Thoma Akuini (1225? – 1274), njė nga filozofėt mė tė mėdhenj tė kishės katolike.
16. Majster Johanes Ekhart (1260? – 1327) – mistik dhe teolog i hershėm gjerman. Kisha e pati tė vėshtirė tė pranonte disa nga parimet e tij dhe pas vdekjes sė tij gjėrat qė kishte thėnė u dėnuan. Ai besonte se Zoti ishte gjithēka – se ēdo gjė kishte thelbin e vet, por se ekzistenca e saj ishte vetėm nė Zotin. Idetė e tij shpesh janė quajtur panteiste, sepse e shikonin Zotin nė gjithēka.
17. “Ati yt qė sheh nė fshehtėsi” –  Paragraf nga Mateu 6:1 – 4
18. Tre mirėsitė – referim ndaj sermonit tė Krishtit, qė filloi : “Tė bekuar janė tė varfėrit nė shpirt”. Mites, mundo corde, pacifici janė pėrulėsia, pastėrtia e zemrės dhe paqevėnėsit.


Simone Weil
Pėrktheu nga anglishtja: Elvana Zaimi
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi