Perceptimi ndjesor dhe pėrjetimet mistike tė njerėzve primitivė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Perceptimi ndjesor dhe pėrjetimet mistike tė njerėzve primitivė

Mesazh  Zattoo prej 23.01.15 13:09



Libri i etnografit, mitologut, filozofit dhe antropologut tepėr tė njohur Mirēa Eliade “Mitet, Vegimet dhe Misteret” pėrmban njė material tė shumėllojshėm si mbi komunitetet e popujve primitivė, ashtu dhe mbi civilizimet e lashta.  Nė to shqyrtohet ideja kozmogonike e divorcit tė Qiellit me Tokėn – e Frymores dhe e Materiales.  
Ndjesitė mistike, ngrohtėsia magjike, fluturimet e misterta, puna e ėndrrave dhe vegimeve, udha e luftėtarit, krijimi dhe flijimi, kanibalizmi, vuajtja dhe simbolizmi i vdekjes ndėr inicime, sektet e fshehta mashkullore dhe femėrore – kėto dhe njė radhė e gjerė ēėshtjesh ndriēohen nė kėtė libėr. Ne i ofrojmė lexuesit tonė njė njohje simbolike me Mirēea Eliaden, njėrin nga figurat mė qendrore nė shkencat humanitare tė shekullit XX, dhe i premtojmė pėr disa numra tė botojmė pjesė funksionale nga nga libri pėr tė cilin folėm.

Nga kapitulli “Realitete arkaike” (Nga libri “Miti, ėndrrat dhe misteret”)

Shėnime hyrėse

Nė shoqėritė qė ende gjenden nė stadin etnografik, pėrjetimit mistike janė, kryesisht, perogativė e njė klase individumesh, tė cilėt, pavarėsisht se si quhen, janė specialistė pėr gjendjen ekstatike.  Shamanėt, znaharėt, magėt, shėruesit, tė frymėzuarit e tjerė dhe eremitėt dallohen nga bashkėsia tjetėr pėr nga itensiteti i pėrjetimeve tė tyrė religjioze.  Jeta e tyre frymore ėshtė mė e thellė dhe mė me pėrmbajtje se ajo e njerėzve tė tjerė.  

Nė shumicėn e rasteve ata tėrheqin vėmendjen me ndofarė sjelljesh tė pazakonta qė kanė pėr bazė aftėsitė okulte, me lidhjet e tyre personale e tė misterta me shpirtrat, me mėnyrėn e jetesės apo veshjet, mė shenjat dalluese dhe formėn e ligjėrimit, e cila ėshtė karakteristikė veē e tyrja.  Sipas opinionit tė pėrgjithshėm, kėta inividė i pėrkasin njė elite religjioze – te njerėzit primitivė – dhe tek mistikėt – tė tjerėt, nė kulturat mė tė zhvilluara.

Nėse ėshtė me tė vėrtetė e saktė, qė shamanėt dhe znaharėt posedojnė njė ndjenjė shumė mė tė fortė tė perceptimit ndjesor nė stadin etnografik tė zhvillimit, atėherė ėshtė jashtėzakonisht interesantė tė sqarojmė, se ēfarė kuptimi religjioz mund tė ketė aktiviteti sensor.  Dhe do tė kishte qenė me interes tė dihet gjer nė ē’shkallė te njėrėzit “primitivė” gjendja e arritur, e cila quhet mbinjerėzore, mund tė pasqyrohet nė ndjesitė e tyre.
Parase t’i qasemi kėsaj metode, le t’ia fillojmė me dy sshėnime.

1)    Fakti, qė ne vendosėm tė ndalemi mė imtėsisht kėtu nė format e ndryshme tė shamanizmit dhe teknikės sė ekstazės, aspak nuk do tė thotė, qė tė tillė njerėz tė zgjedhur si shamanėt dhe tė tjerė, janė tė vetmit, tek tė cilėt aktiviteti sensor mund tė ketė vlerė religjoze apo domethėnie.  Pėrkundrazi, pėr njerėzit primitivė, sikundėrse dhe pėr njerėzit e civilizuar, jeta  religjioze ēon nė shfrytėzimin e “ndjeshmėrisė” religjioze.  Me fjalė tė tjera, pa ndėrhyrjen e ndjenjave nuk mund tė ketė asnjė pėrjetim religjioz; gjithė ierofania pėrfaqėson nė vetvete ndėrhyrjen e sė shenjtės nė mjedisin kozmik, por ierofania nuk aspak nuk ndikon nė percepsionin ndjesor.  Kur jeta shoqėrore religjioze pėrqėndrohet nė “pėrjetimet sensore” – tė tillė, si pėr shembull, kungata me frutat e para, qė anullon tabunė dhe qė jep lejė tė pėrdort nė gjellė bereqeti i ri – kjo ėshtė kėsisoj njėkohėsisht edhe misteri i kungatės dhe aktivitet fiziologjik.  Pėr mė tepėr, te njerėzit “primitivė” secilit veprim i mvishet domethėnie dhe vlerė magjiko-religjioze: duhet ndėrmendur veēse nėnteksti kozmologjik dhe, tek e mbramja, mistika e aktivizimit seksual, peshkimit dhe bujqėsisė; ngrėnia, me gjasėn e aktivitetit seksual dhe punės, ėshtė nė tė njėjėtėn kohė mistėr i aktivitetit fiziologjik. E thėnė shkurt, nė religjion nė tė gjitha kohėrat aktiviteti sensor ka qėnė shfrytėzuar si mjet pjesmarrje nė veprimet e shenjta dhe nė arritjen e hyjnores.  Nėse ne zgjodhėm pėr shqyrtim “misticizmin” e shoqėrive primitive, kjo vetėm pse, pėrjetimet e tyre na japin mundėsinė tė shohim nė ato procese, tė cilat na shpien tek transformimi i aktivitetit sensor nė kontakt me tė shenjtėn.

2)    Shėnimi ynė i dytė ka tė bėjė me pėrjetimin e vėrtetė tė mistikėve.  Duke folur pėr “aktivitetin sensor” tė tyre, ne e pėrdorim kėtė term nė kuptimin e tij tė gjėrė, me pėrjashtim tė kuptimit teknik, pa pasur parasysh absolutisht asnjė vlerėsim ne lidhje me natyrėn e vėrtetė tė kėtij aktiviteti.  “Ndjeshmėria” gjithnjė dhe vazhdimisht ėshtė e pandarė nga tipi i sjelljes, dhe sė kėndejmi, merr pjesė nė psikologjinė kolektive: po kėshtu nė ideologji, e cila qėndron nė fundamentin e saj, nė ēdo shoqėri pavarėsisht nga stadi i zhvillimit tė saj.  Nuk ėshtė e domosdoshme tė shtosh, qė, duka marrė pozicionin tim nė historinė e religjioneve, ne nuk do tė vazhdojmė analizėn e fakteve psikologjike dhe mė tej domethėnien e tyre lehtėsisht religjioze. Ne vetėmse pėrpiqemi tė sqarojmė, gjer nė ē’’arė shkalle te ““jerėzit primitivė” perceptimi sensor mund tė marė rėndėsi religjioze – kjo dhe asgjė tjetėr mė shumė.


Sėmundja dhe inicimi

Njėriu bėhet shaman, a) dretpėrdrejt sipas prirjes (dhuntisė) – “zėrit” apo “zgjedhjes”; b) pėrcjelljen e mjeshtėrisė shhamane sipas trashėgimisė; c) sipas vendimit vetjak apo, ēka ndodh rrallė, sipas vullnetit tė shprehur tė fisit. Por sido qė tė jetė metoda e zgjedhjeve, shamani pranohet si i tillė vetėm me kryerjen e mėsimeve sipas dy aspekteve: i pari – sipas rendit ekstatik (ėndrra, vegime, trans etj); i dyti qė ka tė bėjėme ritualet (receptet teknike tė shamanizmit, emrat dhe destinacioni i shpirtėrave, mitologjia dhe gjenealogjia e fisit, gjuha e mistershme etj). Ky mėsim i dyfishtė, pėr tė cilin pėrgjigjen shpirtėrat dhe mjeshtrat-shamanė, ėshtė ekuivalent me inicimin.  Pėrkushtimi mund tė jetė publik dhe vetė nė vetvete tė pėrbėjė ritual tė veēantė.  Por mungesa e ritualit nuk do tė thotė mungesė pėrkushtimi, pasiqė ai ka shumė mundėsi tė ngjasė nė ėndrra apo pėrjetimet ekstatike tė rishtarėve.

Ne na intereson para sė gjithash sindromi i misionit mistik.  Shamani i ardhshėm dallon pėr nga progresimi i ekstravagancės nė sjellje: ai gjakon vetminė, bėhet ėndėrrues, i pėlqen tė shėtisė nėpėr pyll dhe nėpėr vende tė shkreta, kėndon nė gjumė, i shfaqen vegime dhe gjėra tė kėtilla tė ngjashme.

Nganjėherė kjo periudhė pjekje karakterizohet nga me mjaft  simptoma serioze: te jakutėt djaloshi bie nė tėrbim dhe humb kollaj ndjenjat, fshihet nė pyll, ushqehet me lėkurėn e drurėve, hidhet nė flakė apo nė ujė, i hap vetes plagė me thikė.  Sipas Shirokogorit, shamanėt e ardhshėm tė tungusėve, me tė ardhur nė fazėn e pjekurisė kalonė njė krizė histerike apo histeriodike.  Por misioni mund tė shfaqet dhe nė njė moshė edhe mė tė re: djaloshi mund tė arratiset nė male dhe tė mbetet atje shtatė ditė e mė shumė, tė ushqehet me kafshė, “tė cilat ai i zė dretpėrdrejt me dhėmbėt e tij” dhe pastaj kthehet nė fshatė i llangosur, i shqyer, mė blana gjaku dhe me flokė tė ngatėruara, si “i egėr” Dhe vetėm pas kėsaj ngjarje, pas nja dhjetė ditėsh rishtari fillon tashmė tė artikulojė ca fjalė tė pashkėputura.

Madje dhe kur shaman bėhesh me pas trashėgimisė, zgjedhja e shamanit tė ri i paraprin ndryshimi i sjelljes: shpirtėrat e tė parėve shamanė zgjedhin nga familja djaloshin; ai shndėrrohet nė njeri tė hallakatur, e pėrpin dėshira pėr t’u hequr mėnjanė nė vetmi, i shfaqen vegime profetike, dhe nė disa raste – kriza me humbje tė ndjenjave.  Gjatė kėsaj kohe, siē pohojnė burjatėt, shpirti i tė zgjedhurit rrėmbehet nga shpirtėrat e tė parėve dhe shpihet nė zonat e banuara prej zotave, merr shugurimin prej tė parėve tė tij shamanė pėr ēka i pėrket sekreteve tė mjeshtėrisė, trajtave dhe emrave tė zotave, kulteve dhe emrave tė shpirtėrave dhe tė tilla gjėra tė ngjashme.  Dhe vetėm pas kėtij pėrkushtimi shpirti rikthen nė trup.  Tek altajasit kam-i i ardhshėm shfaqet me foshnjėrinė: ai ka njė konstrukt tė brishtė, posedon prirjen pėr vetėmim dhe meditacion. Nėse nė familje dikush prej djelmoshave vuan ataket e epilepsisė, altajasit janė tė sigurt, se njėri prej tė parėve tė tyre ka qenė shaman.

Njeriu mund tė bėhet gjithashtu shaman dhe si rrjedhojė e ndonjė rasti fatkeqėsie: kėshtu tek burjatėt, sojotėt dhe eskimezėt njeriu mund tė bėhet shaman nė atė rast, kur atė e ka prekur rrufeja apo kur ai ėshtė rrėzuar nga pema, ose qė ka kaluar pa u dėmtur fare pėrmes ndonjė sprove tė rėndė, tė ngjashme mė torturat e pėrkushtimit (njė eskimez, pėr shembull, kaloi pesė ditė nė ujė tė ftohtė dhe nuk i lagu rrobat) dhe tė tilla gjėra tė pėrafėrta.

Sjellja e ēuditshme e shamanėve tė ardhshėm nuk ka kaluar pa vėmendjen e shkencėtarėve, dhe mė se njėherė, duke filluar nga mesi i shekullit nėntėmbėdhjetė, ata kanė rrahur tė shpjegojnė fenomenin e shamanizmit arktik dhe siberian si njė sėmundje mendore (Krivoshapkin 1861; Bogoraz, 1910; Vitashjevskij, 1911; Ēaplicka, 1914).  Ithtari i fundit i teorisė, qė shamanizmi pėrfaqėson njė histeri arktike, A.  Ollmarks shkoi edhe mė tej: ai ndau shamanizmin arktik dhe subarktik pėr nga shkalla e ērregullimeve neuropatike tė pėrfaqėsuesve tė tyre.  

Nė akord me kėtė autor, shamanizmi ėshtė papėrjashtim dukuri arktike, substancialisht e lidhur me ndikimin e pozicionit gjeografik nė disballancimin e sistemit nervor tė banorėve tė rajoneve polare.  Tė ftohtit e jashtzakonshėm, netėt e gjata, viset e shkreta e tė pabanuara, pamjaftueshmėria nė vitamina dhe tė tilla si kėto kanė ndikuar nė ndikimin negativ mbi sistemin nervor tė banorėve tė arktikut, duke provokuar ose sėmundje nervore (histeria arktike, meriakė, menerikė e kėshtu me rradhė) ose transin shamanor.  I vetmi dallim ndėrmjet shamanit dhe epileptikut ka tė bėjė me faktin, qė i fundit nuk mund tė hyjė nė trans sipas dėshirės vetjake.

Por hipoteza, qė shamanizmi rezulton si “dukuri arktike”, nuk mund tė pėrballojė analiza tė hollla.  S’ka zona tė veēanta gjeografike, ku transi shamanas tė jetė dukuri e veēantė karakteristike; nė ndeshim shamanė nėpėr gjithė botėn, dhe gjithkund vėzhguesit kanė vėnė re tė njėjėtėn lidhje ndėrmjet misionit tė tyre mistik dhe sistemit tė tyre nervor jo stabil; prandaj pra, shamanizmi nuk mund tė jetė rrjedhojė e amientit fizik polar.  Mė shumė se gjashtėdhjetė vjet mė parė Villken pohonte, se shamanizmi indonezian ka qenė nė zanafillė, me tė vėrtetė sėmundje, dhe vetėm pak kohė mė parė njerėzit nisėn tė luajnė shfaqje dramatike tė transit autentik.

Sipas opinionit tonė, ky propblen ėshtė pėrcaktuar jo saktė.  Sė pari, nuk duhet thėnė kurrėsesi, qė shamanėt rezultojnė, apo gjithnjė duhet jenė nevrastenikė: pėrkundrazi, pjesa dėrmuese e tyre janė njerėz me arsye absolutisht tė shėndoshė.  Pėr mė tepėr, ata, qė mė parė janė sėmurė, u bėnė shamanė vėtėm sepse arritėn tė shėroheshin. Tepėr shpesh, kur misioni shplohet nė sėmundje e sipėr apo nė krizė epilepsie, pėrkushtimi rezulton gjithashtu dhe si shėrim.  Pėrftimi i aftėsive shamanase presupozon nė fakt zgjidhjen e krizės psikologjike, tė provokuar me simptomat e para tė njė misioni tė tillė.  Pėrkushtimi, pėrpos shumė gjėrave tė tjera, evidentohet nė njė integrim tė ri psikik.

Aq mė tepėr, ky efekt shpjegon prestigjin social tė shamanit dhe statusin e tij domethėnės nė jetėn kulturore tė fisit.  Duke qenė se s’kanė tė bėjnė fare me tė qenėt nevrastenikė apo degjeneratė, shamanėt rezultojnė, nga pikpamja intelektuale, ashiqare mė lart nga ata qė i rrethojnė.  Ata janė ruajtėsit kryesorė tė folklorit: fjalori poetik i shamanit jakutas pėrfshin pėrafėrsisht 12 mijė fjalė, ndėrkohė qė ligjėrimi i tij i rėndomtė – i njohur pėr fisin – pėrbėhet vetėm prej 4 mijė fjalėsh.  

Ndėr Kazakė dhe Kirgizė baqsa “kėngėtar, poet, muzikant, profet, prift, mjek, do tė thotė ruajtės i traditės popullore religjioze, legjendave tė hershme shumėshekullore”.  Shamanėt demonstrojnė aftėsi tė pėrkryera nė sferėn e nxėnies pėrmendėsh dhe tė vetkontrollit.  Ata mund tė ekzekutojnė vallėzim ekstatik nė njė hapėsirė tepėr tė kufizuar tė njė tende nomadėsh tė mbushur mė sehirxhinj – dhe megjithkėtė, pa prekur dhe pa shqetėsuar kėnd, pa marrė parasysh, qė kostumi i shamanit ėshtė i rėnduar me tridhjetė-dyzet funt hekurishte nė trajtė disqesh dhe xhingrash tė tjera.

Vėzhgime analogjike nė lidhje me shamanėt janė bėrė nė rajone tė tjera.  Sipas Koh-Grynbergut “shamanėt Taulipang, si rregull, rezultojnė njerėz tė menēur, nganjėherė me prirje pėr artin dhe gjithnjė me karaktėr tepėr tė fortė; nė procesin e trenazhimit tė tyre dhe pėrmbushjes sė funksioneve qė kanė ata shtrėngohen tė paraqesin dėshmi tė energjisė dhe vetpėrmbajtjes sė tyre”.  A.  Metro shkruan pėr shamanėt-Amazona: “Asnjėra prej anomalive dhe veēorive fizike apo fiziologjike, nuk rezulton, mė gjasė, shenjė e predispozicionit ndaj shfaqjes sė shamanizmit.

Pėr sa i pėrket fiseve tė Sudanit, gjurmuesja Nadelem thotė: “Nuk mund tė ketė shaman, i cili nė jetėn e tij tė pėrditshme tė mund tė jetė njeri “jonormal”, nevrastenik apo paranojak; nėse do tė kishte qenė kėshtu, atėherė atė do ta kishin numėruar nė rradhėt e budallenjve, dhe nuk do ta nderonin si tė shenjtė.  Duke e pranuar gjithēka me vėmendje tė madhe, shamanizmin kurrėsesi nuk mund ta klasifikosh tek anomalitė qė proresojnė apo ato latente; unė nuk mbaj mend asnjė shaman, histeria profesionale e tė cilit tė kalontė nė difekt serioz mendor”.  

Pra, nuk mund tė thuash, qė “shamanizmi pėrmbledh anomalitė mendore, tė hallakatura pėrgjatė gjithė shoqėrisė, dhe qė ai bazohet nė predispozicionin e ndjeshėm dhe mbizotėrimin psikopatik.  Jashtė ēdo dyshimi, shamanizmi nuk duhet tė shpjegohet thjesht si mekanizėm kulturor, i destinuar tė ketė punė me anomalinė apo me eksploatimin e predispozicionit tė psikopatologjikės sė trashėguar.

Mirēea Eliade
Pėrktheu: Agron Tufa
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi