Vėshtrimi i Orfeut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vėshtrimi i Orfeut

Mesazh  Zattoo prej 23.01.15 12:55

Vėshtrimi i Orfeut


Kur Orfeu zbret tek Euridika, arti shfaq nė vetvete pushtetin para tė cilit shpaloset nata. Me forcėn e artit nata e  sugjestionon atė,  shndėrrohet nė afėrsi sugjestive me kuptimin dhe pranimin e natės sė parė. Por Orfeu mbėrriti tek Euridika:  pėr tė Euridika – ėshtė sinori qė mund tė mbėrrijė arti; e mbyllur pėrnėn hapjen e emrit  dhe mbulesėn e vualit – ajo ėshtė njajo pikė e zezė zgafelle, drejt sė cilės, me sa duket, tėrhiqet arti, dėshira, vdekja dhe nata.

Megjithatė bėma e Orfeut qėndron jo vetėm nė faktin qė, duke u kredhur nė thellėsi, tė mundėsojė pėrafrimin drejt kėsaj “pike”. Bėma e tij – ėshtė sjellja e saj prapa, nė dritėn e diellit, me qėllim qė nėn dritėn e diellit ta nxjerrė nė pah si formė, kontur dhe realitet.

Orfeu mundet tė bėjė ēdo gjė – vetėm tė mos vėshtrojė drejt nė kėtė “pikė”, tė mos kthejė sytė nė qendrėn e natės nė natė. Ai mund tė zbresė tek ajo, ai mundet – ende me pushtet tė madh – ta joshė atė drejt tij dhe ta marrė me vete lart, por veēse shpinėkthyer kah ajo. Shpinėkthyer – ėshtė mjeti i tij i vetėm pėr t’iu afruar Euridikės: I tillė ėshtė kuptimi i mbyllur qė hapet nė natė. Por nė shkulmin e ndėrkalimit tė tij Orfeu harron pėr veprėn qė duhet tė kryejė, harron me pashmangėsinė, gjersa kėrkesa kryesore e dalldisė tė tij qėndron jo nė faktin qė tė kihet kjo vepėr, por qė dikush tė pėrballej me kėtė “pikė”, ta rrokte thelbin e saj atje ku ajo shfaqet, ku ajo rezulton thelbėsore dhe nė thelb e shfaqur: nė zemėr tė natės.

Miti grek thotė: nė krijimtari ia del mbanė, vetėm nėse i jepesh pėrvojės sė pamatė tė thellėsisė (pėrvojės qė grekėt e pranonin si tė domosdoshme pėr krijimin; pėrvojės, nė tė cilėn vepra provon mbi vete pamatėsinė e saj) pėr hir tė vetė asaj. Thellėsia s’lė t’ia shkojė vetes, duke u pėrqasur fytyrė pėr fytyrė; ajo hapet veēse duke e mbyllur veten nė vepėr. Njė pėrgjigje fundamentale e paprapėsueshme.

Por miti na kallzon qė Orfeu s’qe e thėnė t’i bindej kėtij ligji tė fundit, -  dhe sigurisht, duke u kthyer kah Euridika, Orfeu shkatėrron veprėn, ajo atypėraty shpėrbėhet, ndėrsa Euridika rishmi shndėrrohet nė hije;  nėn vėshtrimin e tij thelbi i natės shpalohet nė paegzistueshmėrinė e vet. Kėshtu ai tradhėton edhe veprėn, edhe Euridikėn, edhe natėn.

Por edhe pa u kthyer, ai gjithaq nuk i ikėn dot pabesisė, duke treguar jo besnikėri nė lidhje me forcėn e pamatė dhe tė paarsye tė pasionit tė tij, i cili e kėrkon Euridikėn jo nė tė vėrtetėn e dritės sė saj ditore dhe magjepsejes sė zakonshme, porse nė natėn e terratisur, nė pėrlargėsinė e saj, me kurmin e mbyllur dhe trupin e shtanguar; tek fuqia, e cila kėrkon ta shikojė Euridikėn, jo atėher kur ajo ėshtė e dukshme, porse kur ėshtė e padukshme, dhe jo nė afėrsinė e jetės sė zakonshme, porse si tėhuajėsi e asaj ēka pėrjashton ēdofarė afėrsie, rravgon jo ta ngjallė atė, por tė zotėrojė nė tė gjallėrimin e plotė tė vdekjes sė saj.

Veē pėr hir tė kėsaj zbriti orfeu nė Had. Gjithė lavdia e veprės sė tij, gjithė pushteti i artit tė tij, vetė dėshira e njė jete tė lumtur nė qartėsinė e bukur tė ditės i bėhen kurban (fli) tė vetmit hall: tė shquajė nė natė atė ēfarė prej natės fsheh, – njė tjetėr natė qė rezulton fshehje.

Njė vrujim pafundėsisht problematik, i dėnuar ditėn si ēmenduri e pashfajėsueshme ose si tundim i jashtėzakonėsisė. Pėr ditėn rrugėtimi nė had, shkulmi nė zemėr tė thellėsisė – ėshtė tashmė tepėri. Dhe Orfeu pashmangėsisht nėpėrkėmbet nga ligji qė ia ndalon atij tė kthjė kokėn pas, gjersa ky ligj shkelet prej tij qė me hapin e parė nė Mbretėrinė e Hijeve.

Sė kėndejmi lind parandjenja qė menjėmend Orfeu ka qenė pajadį i kthyer kah Euridika: ai e shihte atė tė padukshme; prekte tek ajo tė paprekshmen nė mungesėn e hijes sė saj, nė atė prani tė saj tė vagėlluar qė nuk ia fshihte papraninė, e cila qe prania e saj e papranisė sė pafundme. Pa ia ndarė vėshtrimin asaj, ai nuk do tė mund ta joshte atė pas vetes, dhe, padyshim, ajo – nuk ėshtė aty, po dhe ai vetė ėshtė i papranishėm nė atė vėshtrim, jo mė pak i vdekur, sesa ajo, i vdekur nga vdekja e botės sė parrebeluar, e cila ėshtė prehje, qetėsi dhe fund, jo i asaj tjetėr vdekjeje, qė ėshtė vdekja e pafund, pėrvoja e papranisė sė fundit.

Duke e dėnuar idenė e Orfeut, dita, pėrpos tė tjerash, e qorton atė pėr padurim tė hapur. Dhe gabimi i Orfeut qėndron, me sa duket, nė dėshirėn qė e nxit tė shohė Euridikėn, ta zotėrojė atė, ndėrkohė qė pėr Orfeun ėshtė shkruar vetėm t’i kėndojė asaj. Ai, Orfeu, ėshtė vetėm nė kėngėn e tij, marrėdhėniet me Euridikėn pėr tė janė tė mundura vetėm nė ditė; ai pėrfton jetėn e sė vėrtetės vetėm varg pas vargu dhe Euridika nuk pėrfaqėson gjė tjetėr pėrpos kėsaj varėsie magjike qė e shndėrron atė jashtė kėngės nė hije, qė e mundėson atė tė jetė e lirė, e gjallė, e pėrmbushur me pushtet veēse nė hapėsirė, ēka i shkon pėrshtat vetėm Orfeut.

Po, kėshtu ėshtė: vetmėse nė kėngė Orfeu fiton pushtet mbi Euridikėn, porse edhe nė kėngė Euridika ėshtė e humbur, ndėrsa vetė Orfeu – ėshtė njė Orfe i izoluar, i hallakatur,  Orfe “pafundėsisht i vdekur”, gjendje nė tė cilėn e ka sjellė fuqia e kėngės sė tij. Ai e humbet Euridikėn, pėrderisa e dėshiron atė jashtė sinoreve tė matshme tė kėngės, dhe humbet vetė, porse kjo dėshirė, Euridika e humbur dhe Orfeu i pėrhumbur (hallakatur) janė tė domosdoshme pėr kėngėn, siē janė tė domosdoshme pėr bėmat e veprės pėrvojat e kotėsisė sė pėrjetshme.

Orfeu ėshtė fajtor pėr mosdurimin. Gabimi i tij qėndron nė faktin qė ai ka nijet tė shterrojė pafundėsinė; ai i vendos kufi pakufijshmėrisė qė ai nuk mundet ta mbėshtesė  vrullin e qorrollepsjes vetiake. Padurimi ėshtė gabimi i atij qė kėrkon t’i shmanget (ikė) papranisė sė kohės, e durimi ėshtė njė rreng, ėshtė gjakimi pėr t’ia nėnshtruar kėtė paprani , duke e shndėrruar atė nė diē tjetėr, nė njė kohė tė matur tjetėrsoj. Por durimi i vėrtetė nuk e pėrjashton mosdurimin, me tė cilin ajo ėshtė e lidhur intimisht; ai ėshtė padurim pėrvujtnor dhe i zgjatur. Padurimi i Orfeut, mbetet tė jetė, poashtu vrull i duhur: nė tė ėshtė zanafilla e asaj ēka bėhet pasion i tij, durim i tij madhėshtor, bujtje e tij e pafundme nė vdekje.

Frymėzimi

Nėse bota e dėnon Orfeun, veprėn e tij nuk e dėnon, nuk i pėrflet gabimet e tij. Vepra asgjė nuk na thotė. Dhe gjithēka ngjet ashtu, sikundėr Orfeu, pa iu nėnshtruar ligjėsisė, me tė vėshtruar Euridikėn, vetėm sa iu nėnshtrua kėkrkesave tė thella tė veprės, thua se me vrullin e frymėzimit tė tij magjepsi hijen e paqartė nė had, e nxorri atė mbrapsht nė dritėn ditore tė veprės.

Tė kėqyrėsh Euridikėn, pa u kujdesur pėr kėngėn, tė harrosh nė padurim e pagjykim principin e dėshirės, ja pra ēdo tė thotė frymėzim. A do tė thotė vallė kjo, qė frymėzimi e shndėrron bukurinė e natės nė zbrazėtirė joreale, e kthen Euridikėn nė hije, ndėrsa Orfeun – nė diē pafundėsisht tė vdekur?  A do tė thotė vallė kjo, qė frymėzimi rezulton gjithėsesi ai moment problematik, kur thelbi i natės bėhet inekzistent, ndėrsa afėrsia e natės sė parė – kurth mashtrues i njė nate tjetėr? Pikėrisht kėshtu ėshtė dhe jo ndryshe.

Ne parandjejmė te frymėzimi vetėm dėshtimin e tij, konfirmojmė vetėm udhėt e panjohura tė sė mistershmes. Por nėse frymėzimi parathotė qė Orfeu pėsoi disfatė dhe Euridikėn e humbi  pėrsėdyti, kjo tregon papėrfillshmėrinė dhe zbrazėtinė e natės; frymėzimi me impulsin e papėrmbajtshėm e shtrėngon, e kthen Orfeun mu te kjo humbellė e kėsaj hiēėsie, a thua tė heqėsh dorė nga disfata qenka shumė mė e rėndė se tė heqėsh dorė prej ngadhėnjimit, a thua se ajo ēka ne quajmė tė papėrfillshme, inekzistente, tė gabuar, mund tė shpėrfaqet – pėr ēdocilin qė merr nė sy rrezikun dhe shlirshėm e paepur ia hyn atij, – si burim i ēdo lloj karakteri origjinal.

Vėshtrimi i frymėzuar dhe i tabuizuar e ngarkon Orfeun me humbjen e gjithēkaje – jo vetėm tė vetvetes, jo vetėm tė seriozitetit tė ditės, por dhe tė thelbit tė natės – paraprakisht e pashmangshėm. Frymėzimi i parathotė Orfeut vdekjen, i parathotė asaj padyshueshmėri, pa i premtuar si kėmbim suksesin e veprės, pa ringjallur Euridikėn. Vepra nė po atė shkallė kompromentohet me frymėzimin, nėn kanosjen e tė cilit bie Orfeu. Nė kėtė ēast vepra mbėrrin nė kufijtė e saj tė dyshueshmėrisė. Ja pse kaq shpesh dhe me tė atillė forcė i reziston vepra asaj qė e frymėzon. Dhe ja pse ajo e mbron veten, duke i thėnė Orfeut: “Mua mė ruan vetėm nėse nuk do ta vėshtrosh Euridikėn”. Megjithatė ky akt tabu ėshtė pikėrisht ajo ēka duhet tė kryejė Orfeu, qė ta nxjerrė veprėn pėrtej kufijve qė e shpėtojnė, ajo ēka ai mundet ta kryejė, vetėmse duke e harruar veprėn, i joshur tutje prej njė farė dėshire qė i vjen atij prej natės dhe qė lidhet me tė si me burimin e tij. Nė vėshtrimin e tij, vepra ėshtė e humbur.

Ėshtė pikėrisht kjo grimėkohė, kur ajo ėshtė krejtėsisht e humbur, kur pranohet dhe konfirmohet diē edhe mė e rėndėsishme, e privuar mė shumė sesa rėndėsia, mė shumė sesa vepra. Vepra pėr Orfeun ėshtė gjithēka – me pėrjashtim tė atij vėshtrimi tė dėshiruar, me tė cilin ajo ėshtė humbur, kėshtuqė vetėm nė kėtė vėshtrim vepra mund tė dalė jashtė kufijve personalė, tė ribashkohet me burimin personal dhe tė konfirmojė vetveten nė pamundėsi.

Vėshtrimi i Orfeut – ėshtė dhuntia pėrfundimtare e veprės, dhunti, nė tė cilėn prej saj ai refuzon, nė tė cilėn ai e flijon veprėn, duke i dhėnė udhėt nė vrullin e pamatė tė dėshirės pėr tek burimet, dhe nė tė cilėn ai pavetėdijshėm drejtohet prapėseprapė pėr tek vepra, pėr tek burimet e veprės.

Dhe pėr Orfeun gjithēka fiket nė padyshueshmėrinė e disfatės, duke lėnė si kėmbim vetėm dyshueshmėrinė e veprės – sepse a ka ekzistar trup e drejt me tė vėrtetė ndonjėherė vepra? Para kryeveprės mė tė padyshimtė, zanafilla e sė cilės tė lėbyr me shkelqimin dhe sigurinė, ne, sidoqoftė, ndeshemi me diē tė fikur – vepra papritur bėhet sėrish e padukshme, ajo s’ėshtė dhe kurrėherė s’ka qenė kėtu. Ky ėshtė njė eklips i papritur – ndėrmendje e pėrlargėt mbi vėshtrimin e Orfeut, kthimi nostalgjike nė dyshueshmėrinė e burimit.

Dhuntia dhe viktima

Nėse do tė duhej ta nėnvizonim kėmbėngulshėm ēka pikėrisht na parathotė, sikundėr duket, njė moment i ngjashėm me frymėzimin, do tė na binte tė thonim: ai lidh frymėzimin me dėshirėn.

Duke u kujdesur pėr veprėn, ai sjell nė lėvizje pakujdesinė, me tė cilėn vepra bie viktimė: ligji i mbramė i veprės ėshtė kriminal. Ajo ėshtė tradhėtuar nė emėr tė Euridikės, nė tė mirė tė hijes. Kjo pakujdesi -  ėshtė shtysa drejt viktimės, sjellja fli, e cila mund tė jetė veēse e pamukajet, mendjelehtė. E cila, ndofta ėshtė njė gabim, nė cilėsinė e tė cilit shlyhet atypėraty;  shtrati i lashtė i tij, ėshtė, megjithatė, – mendjelehtėsia, pakujdesia, injoranca: sjellja fli pa ceremoni, nė tė cilėn vėshtrimi i pakujdeshėm (i cili nuk ėshtė madje as tinėzar, i cilė ėshtė i privuar nga barra e profanizimit) rikthen vetė tė shenjtėn, sakralen – natėn e pambrrijtshme nė thellėsinė e saj – tė paegzistuarėn, e cila nuk ėshtė aspak profanike, porse bie nėn kėtė kategori.

Thelbi i natės, e cila gjurmon pas Orfeut – gjer para vėshtrimit tė tij tė pakujdes, – ėshtė natė sakrale, tė cilėn e ai e ngallmon sugjestionueshėm me kėngė, pa dyshim, mė tė begatė, mė madhėshtore sesa zgafella e zbrazėt, nė tė cilėn shndėrrohet ajo pas vėshtrimit tė Orfeut. Nata sakrale e mbyll Euridikėn, mbyll nė kėngė diēka tė pėrnaltėsuar. Megjithatė dhe ajo vetė ėshtė e mbyllur, e lidhur, ajo ėshtė bashkėudhėtare, ajo ėshtė dhe sakrale, e lidhur me pushtetin e ritualit, me njė fjalė, me gjithė ē’nėnkupton rregull, drejtėsi, tė drejta, rrugėn dao dhe boshtin e d’harmаs. Vėshtrimi i Orfeut e zgjidh atė, i shemb kufijtė, pėrmbys ligjėsinė, e cila pėrmbante dhe i jepte kuptim thelbit. Megjithatė vėshtrimi i Orfeut ėshtė  ēasti  kufitar i lirisė, ēasti kur ai ēlirohet prej vetė vetes dhe, ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, e ēliron prej pėrkujdesive tė veta veprėn, ēliron atė ēka pėrmban tė shenjtė vepra, i dhuron tė shenjtėn vetė vetes, lirisė dhe thelbit tė saj, asaj qė rezulton liri e thelbit (prandaj pra frymėzimi ėshtė si i tillė – dhunti).

Kėshtu, gjithēka ėshtė vėnė nė hartė kur pėrqėndrohesh nė vėshtrim. Me kėtė pėrqėndrim i afrohesh zanafillave – fuqisė sė vėshtrimit qė zgjidh thelbin e natės qė heq kujdesinė, ndėrpret tė pandėrprerėn, duke e hapur atė – ēastin e dėshirės, tė pakujdesisė dhe pushtetit.

Frymėzimi ėshtė i lidhur me vėshtrimin e Orfeut me dėshirėn. Dėshira lidhet me pakujdesinė  – momentin kur kujdesja bashkohet me tejdukshmėrinė personale; ndėrkaq ai qė kėnaqet me padurimin, kurrė nuk do tė jetė i aftė pėr vėshtrimin mendjelehtė e tė pakujdesshėm tė Orfeut. Ja se pse padurmėsia duhet tė jetė qendėr durimėsisė mė tė thellė, vetėtimė e pastėr e plasur ē’prej thellėsisė me njė pritje tė patėsosur, heshtimė dhe depozitė durimi, -  jo vetėm pėrvėlimi i tendosjes sė jashtėzakonshme tė shkrepėtimės, por dhe rrėshkitės prej kėsaj pritjeje tė pikės sė ndritshme, rastėsi fatlume pakujdesie.

Shkapėrcimi

Letra fillon me vėshtrimin e Orfeut dhe vėshtrimi i tij ėshtė vrull dėshire qė ndėrpret predestinimin dhe kujdesjen pėr kėngėn; nė kėtė vendim tė frymėzuar e tė pakujdes ai mbėrrim zanafillat, ndriēon kėngėn. Megjithatė qė tė mbėrrish kėtė grimėkohė, Orfu ka nevojė pėr pushtetin e artit. Ēka do tė thotė: shkruan veēse pasi ke arritur atė ēast, tė drejtohesh pėr tek i cili mundesh vetėm me lėvizjen e fshehtė tė letrės nė hapėsirė.  Qė tė shkruash,  tashmė duhet shkruar. Nė kėtė kundėrshti fshihet dhe thelbi i letrės (shkrimit), dhe barra e pėrvojės, dhe shkapėrcimi i frymėzimit.

Moris Blansho
Pėrktheu: Agron Tufa
avatar
Zattoo

673


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi