NASA: Sonda "Kepler" zbulon sistem planetar katėrdiellor/.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

NASA: Sonda "Kepler" zbulon sistem planetar katėrdiellor/.

Mesazh  Anon prej 23.01.15 0:44



Dy amatorė pas analizės sė tė dhėnave nga sonda "Kepler" kanė zbuluar njė planet nė sistem katėrdiellor, i pari nė llojin e tij i njohur deri mė tani, pohojnė astronomėt.

Planeti i largėt orbiton rreth dy diejsh, ndėrsa dy diej tė tjerė orbitojnė rreth tyre, thuhet nė njoftimin pėr shtyp. Sipas astronomėve planeti mendohet tė jetė "gjigant i gaztė", pak mė i madh se Neptuni dhe gjashtė herė sa Toka.

Verifikimi i kėtij zbulimi u bė me teleskopėt "Kek" tė vendosur nė Havaj. Me bazė paradigmėn e derimėsotme astronomėt shprehen tė ēuditur se si planeti nuk shpėrbėhet nga forca gravitacionale e katėr diejve.

"Katėr diej qė e tėrheqin krijojnė njė mjedis tepėr tė ndėrlikuar", - thotė Kris Lintoti nga Universiteti i Oksfordit, pėr lajmet e BBC-sė. - "E megjithatė ja ku ėshtė nė orbitėn e vet tė qėndrueshme." - vijon ai.

"Kjo ėshtė e pashpjegueshme pėr momentin dhe pikėrisht ēka e bėn dhe zbulimin kaq tėrheqės. Nuk ėshtė aspak ēfarė prisnim tė shikonim." - pėrfundon Lintoti.

Planeti i emėrtuar PH1, ka 6,2 herė gjerėsinė e Tokės, orbiton dy diej, tė cilėt orbitohen nga dy tė tjerė. Njė prej diejve kryesorė ėshtė i ndriēimit tė shkallės sė lartė, me 1,7 herė ndriēimin e Diellit tonė. Ndėrsa tjetri ėshtė mė i zbehtė dhe vetėm sa 41% e gjerėsisė sė Diellit.

Planeti PH1 sillet rreth tyre nė largėsi afro 2/3 e largėsisė Tokė-Diell. Ndėrsa dy diejt e tjerė janė shumė mė larg, rreth 30 herė sa largėsia Neptun-Diell. Nė njė shkallė tė tillė, diejt do tė dukeshin thjesht si dy pika tė shndritshme nė qiell.

Por gjithsesi, astronomėt pohojnė se duhet tė jetė i vėshtirė dallimi i cilitdo diell nė sipėrfaqen e planetit PH1, pasi atmosfera e tij e veshur me re tė dendura, pengon pėrēimin e dritės. Por, vijojnė ata, edhe sikur tė mos kishte re, dy diejt e largėt sėrish do tė pengoheshin nga ndriēimi i lartė i diellit mė tė shndritshėm.

Nė lidhje me faktin qė sistemi u zbulua mė parė nga amatorėt, astronomėt pohuan se kjo ėshtė njė nga tė mirat e zhvillimeve tė fundit nga NASA, ku pjesėmarrja e qytetarėve tė thjeshtė nė shkencė ndihmon nė pėrpunimin e tė dhėnave tė mbledhura nga sondat hapėsinore, tė cilat mė parė ishte e vėshtirė tė analizoheshin, pasi kėrkonin staf mė tė madh dhe kohė mė tė gjata.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

369


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi