Mitologjia shqiptare

Shko poshtė

Mitologjia shqiptare

Mesazh  Admin prej 04.05.08 2:27

MITOLOGJIA SHQIPTARE

Tė bardhat janė njė lloj shtojzovallesh, vajza tė bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo ėshtė njėfarė zane.

Kjo figurė mitologjike ėshtė e njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botėn arabe, nga duhet tė ketė ardhur ndėr ne. Dragoi, kuēedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj.

Pėr tė dhėnė njė pasqyrė mė tė gjerė, mė tė plotė tė mitologjisė sė njė populli, nevojitet kohė mė e gjatė dhe punė sistematike hulumtuese nė terren nė vise tė ndryshme, pėrveē studimit tė literaturės ekzistuese pėr kėtė temė shumė tė gjerė dhe shumė tė lashtė.

Ndėr ne, mjerisht, nuk ekziston ende tė paktėn njė sprovė konkrete, pėr tė pėrmbledhur nė njė botim botėn mitologjike shqiptare, e cila ėshtė shumė e pasur dhe, nė disa vise, e ruajtur dhe e gjallė deri mė sot.

Por, megjithatė, materiale tė mbledhura, vėshtrime dhe studime fragmentare kemi, qoftė nga autorė tė huaj, qoftė nga njerėzit tanė tė aftė pėr kėtė punė.

Tė dhėna dhe analiza mė tė plota gjenden nė veprat e albanologėve tė njohur, siē ka qenė, p.sh., Hani, Nopēa, Durham, Lamberci, dhe shumė tė tjerė. Autorė shqiptarė dhe mbledhės tė materialeve tė mitologjisė sonė popullore ka shumė, tė cilėt nė revista tė ndryshme (p.sh., "Leka", "Hylli i Dritės", "Drita" etj...), ose nė botime tė tjera kanė dhėnė kontribut tė vlefshėm pėr njohjen dhe ruajtjen e kėsaj pjese tė rėndėsishme tė kulturės shpirtėrore tė popullit tonė.

Punėn mė tė madhe pėr kėtė e kanė bėrė etnografėt tanė pas Luftės sė Dytė Botėrore, qoftė me kontributet e tyre tė vlefshme shkencore tė botuara nė revistėn "Etnografia shqiptare", "Kultura Popullore", e materialeve nė Institutin e Kulturės Popullore.

Gjithsesi, shtrohet nevoja e botimit tė njė vepre mė tė gjerė, nė tė cilėn do tė paraqitej, tė paktėn nė vija kryesore, mitologjia e popullit shqiptar, e cila, nė kushte tė reja ekonomike, kulturore dhe pėrgjithėsisht shoqėrore, ka humbur fare rolin e dikurshėm tė saj dhe sė shpejti mund tė qitet nė harresė pėrgjithmonė. Kėshtu do tė varfėrohej historia e kulturės sė popullit tonė.

Nga shumė punime tė autorėve tanė e tė huaj, kėtu po pėrmendim vetėm dijetarin tonė tė shquar prof. Eqrem Ēabejn (1908-1980), i cili qysh nė vitin 1939, ka dhėnė njė pasqyrė tė shkurtėr, por tė qartė, tė mitologjisė sonė popullore, botuar frėngjisht nė revistėn "Revue international des etudes balcaniques", nga e cila po paraqesim vetėm disa tė dhėna dhe mendime tė tij, tė cilat ai i ka zgjeruar dhe shqyrtuar mė vonė edhe nė botime tė tjera tė ndryshme.

Nė besimet popullore, thotė Ēabej, ruhen shumė figura tė moēme, tė cilat nė mitologjinė tonė paraqiten me emėr tė ri dhe me disa ndryshime kuptimore. Nė mitologjinė tonė shpesh pėrmenden "hijet", si figura mjaft tė papėrcaktuara, por gjithsesi me kuptimin e njė demoni, tė njė fantazme.

Nė Kosovė me fjalėn "hije", nė kuptimin mitologjik, mund tė pėrfshihen demonė tė ndryshėm, por para sė gjithash - bota "andej varrit", tė vdekurit, zakonisht shpirtra tė ligj. Balozi i detit pėrmendet nė folklorin tonė mjaft shpesh.

Nė Kosovė ka kuptimin e njė pėrbindshi. Tė bardhat janė njė lloj shtojzovallesh, vajza tė bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo ėshtė njėfarė zane. Kjo figurė mitologjike ėshtė e njohur jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė botėn arabe, nga duhet tė ketė ardhur ndėr ne.

Dragoi, kuēedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj., personazhe kėto mitologjike, tė njohura ndėr shumė popuj.

Kėtu po pėrmendim vetėm disa qenie tė tjera tė kėsaj sfere si i paraqet Ēabej, tė cilat nė Kosovė njihen pak ose aspak, tė paktėn me emrin pėrkatės. Kėshtu, p.sh., nė Kosovė nuk dėgjohet pėr Erretat e Sheut, tė cilat Ēabej i pėrmend sipas tė dhėnave tė albanologut gjerman Lamberc. Gjithashtu Dhamsuta ėshtė ndėr ne e panjohur.

Kėshtu u quajka nė viset tona veriore "njė pelė pėrrallore, me nė shpinė kalorėsin tė quajtur Dhevėshtruesi".

Tek arbėreshėt e Italisė ekziston Fata, e cila duhet t'i pėrgjigjet zanės ndėr ne. Nė gojėdhėnat e zonės sė Pėrmetit pėrmenden Floēkat, vasha tė bukura me flokė tė gjata, qė mendohej se rrinin nė ujėra e nė puse.

Edhe Kshetrrat ose Kshetzat, ishin tė ngjashme me Floēkat. Hyjrija e Detit ėshtė njė lloj sirene, pastaj Xhullitė e Judi, janė figura tė njohura nė zonat tona tė veriut, por edhe ndėr bullgarė e rumunė. Karakonxholli ėshtė figurė mitologjike ndėr ne, e ardhur nga mitologjia turke.

Nė Kosovė njihet me emrin "Kallakonxhė", e cila udhėtarin e huton, ia mjegullon mendjen dhe nuk di tė orientohet nė hapėsirė. Gogu, Sanagogu ose Herri ėshtė njėlloj xhuxhmaxhuxhi, shkurtabiqi ose kokėrrmeli.

Figura mitologjike mė pak tė njohura janė gjithashtu Mėmėdreqja, lloj pėrbindshi nė bestytnitė e hershme ndėr shqiptarėt (arbėreshėt) e sicilisė nė Itali, kurse nė besimet e tyre nė Kalabri Manaqeli ka qenė njėlloj hijeje.

Nuset e Malit dhe Orėt e Malit kanė qenė lloj zanash, emri i tė cilave rrallėherė zihej nė gojė. Emri i tyre ishte tabu (i ndaluar), prandaj zėvendėsohej me emėrime, si p.sh., "Qofshin tė bardha", "Ato tė lumturat", "Ato tė mirat" etj., siē thuhet nė Kosovė. Nė viset e veriut Shurdhi ka qenė demon i rėndėsishėm.

Nė mitologjinė e trakėve tė vjetėr ky ishte hyjni e motit tė keq. Figurė e ngjashme me Shurdhin, nė veri ka qenė Verbti. Gjarpri i shtėpisė nė disa vise quhet Vitore.

Nė mitologjinė e shqiptarėve tė Ēamėrisė Vitoret ishin tri Fatitė qė mendohej se i vinin foshnjės te djepi natėn e tretė tė lindjes dhe ia caktonin fatin qė do tė kishte nė jetė.

Emri i vitores nė thelb ėshtė vejtore, "ajo qė end pėlhurė, endėse, emėr qė del edhe me trajtėn vektore", - pra, ato ishin endėse tė pėlhurės sė jetės. Zana - nė mitologji ėshtė simbol i njė vashe me bukuri tė pashoqe.

Ky emėr rrjedh prej hyjnisė romake Diana - hyjnia e pyjeve dhe e gjuetisė.

Huazimi i figurave mitologjike nė popujt e Ballkanit dhe mė gjerė ka qenė i ndėrsjelltė, duke bėrė edhe pėrshtatje tė ndryshme nė emėr, e disa raste edhe nė kuptim.

Kjo dukuri ėshtė qė nga koha antike. Kėshtu, p.sh., Zeusi, hyjnia kryesore helene (greke), ndėr shqiptarėt gjithashtu merrej si hyjni, ndoshta me mė pak rėndėsi se siē e kishte nė Greqinė antike, dhe me emėr tė vendit Zojz.

Edhe hyjnesha romake Diana ka qenė e njohur nė mitologjisė ilire dhe trakase, ndoshta mė me pak autoritet se te romakėt, por prapė me kurorė hyjnie.

Mitologjia jonė ėshtė tepėr e ngarkuar me figura e besime tė ndryshme.

Pėrkundrazi, ilirėt - tė parėt e shqiptarėve, duket se kanė qenė mė realė ose tė paktėn mė racionalė nė kėtė pikėpamje. Ata besonin nė fenomenet e natyrės. Pėr ta zot ka qenė, para sė gjithash, dielli, pastaj hėna, ujėt, rrufeja, bubullima, shiu, zjarri etj.

Pra, ilirėt besonin nė trupat qiellorė dhe nė fuqitė natyrore, tė cilat ndikonin pėr tė mirė ose pėr tė keq mbi jetėn e veprimet e tyre tė pėrditshme.

Mitologjia e tė parėve tanė tė lashtė, pra, nuk ka qenė e ngarkuar me shtriga, lugetėr, magji, etj., tė cilat u shfaqėn ndėr ne shumė mė vonė.

Profesor Ēabej ka botuar nė revistėn "Yllyria" njė studim tjetėr mbi zakonet dhe doket e shqiptarėve, ku, pėrveē tė tjerash, shpjegon edhe disa tė dhėna mitologjike, sidomos prejardhjen e figurave dhe dukurive tė ndryshme tė saj.

Mė vonė (mė 1942) ka botuar njė studim tė posaēėm me titull "Diana dhe Zana", dhe mė 1972 artikullin "Disa figura tė besimeve popullore shqiptare".

Ai, ndėr tė tjera, thoshte se qysh te Gjon Buzuku (shekulli XVI) pėrmenden nė "Mesharin" e tij "gjigantėt" - fantazma me shtat tė gjatė e natyrė luftarake.

Ai gjithashtu pėrmend fjalėn "hije" me kuptimin e njė fantazme tjetėr. Edhe nė veprat e Pjetėr Budit (1566-1622) ka elemente tė besimeve tona popullore. Nė veprėn e Pjetėr Bogdanit "Cuneus prophetarum" mė 1685, shfaqen zanat si figura mitologjike.

Nga fjala "gjigant", tė cilėn e pėrmend Buzuku, vjen fjala "vigan" qė ėshtė sot e pėrhapur nė gjuhėn tonė, me kuptim tė njeriut me shtat tė rritur, tė lartė, tė zhvilluar.

Nė Mirėditė, shkruan Ēabej, ekziston njė figurė mitologjike me emrin kuptimor "Dheveshtruesi", i cili "nė net pranvere vė veshin tek dheu, pėr tė dėgjuar a vjen njeri pėr sė largu dhe a gjėmon ujėt e nėndheshėm.

Ai gjithmonė shkon kaluar nė vithe tė "Dhamsutės", njė pelė e pagojė qė kalon nėpėr male e dete dhe shpie larg e larg atė qė do tė shpėtojė me anė tė saj".

Nė Dukat tė Vlorės, nė malėsitė e Labėrisė, besohej nė njė lloj zane shtatgjatė, tė cilėn e quanin Suta "drenusha" dhe pėrfytyrohej nė trajtėn e njė lope.

Ndėr shqiptarėt e jugut, nė Toskėri, mali i Tomorrit (2418 m) ka kuptim mitologjik dhe mbahej mal i shenjtė. Nė majė tė tij jetojnė gjallesa mitologjike, njė zog i shenjtė, hyjni tė ndryshme.

Njerėzit bėnin be mbi kėtė mal si nė njė gjė mė tė shenjtė e mė tė shtrenjtė "pėr Baba Tomorrin", "pėr tė mirin Tomorr". shumėkush, nga frika e respekti, as emrin nuk ia pėrmend, por thonė "ai" dhe bėjnė be "pėr atė ēukė".

Figura, personazhe mitologjike ndėr ne ka shumė, siē shihet edhe nga kjo qė u tha mė sipėr, por besimet dhe ritet magjike nė kuadėr tė mitologjisė, gati qė as nuk mund tė numėrohen, sepse ēdo krahinė, ēdo zonė, bashkėsi etnike, fisnore, fshatare, familjare, etj., mund tė kenė disa veēori, disa besime e bestytni, disa "bidate" ose zakone, tė cilat nuk i ka tjetėrkush.

Madje, edhe njeriu si individ mund ta ketė botėn e tij vetjake nga sfera e magjisė dhe e mitologjisė nė pėrgjithėsi. "Tim pėr shpi, adet pėr njeri", thotė populli.

Mitologjia ėshtė pus pa fund, tė cilit nuk i shteret kurrė ujėt. Prandaj, si u tha mė parė, edhe me kėtė rast mund tė japim vetėm fragmente nga kjo fushė e gjerė e kulurės shumė tė lashtė, mė tė lashtė se ēdo religjion dhe ēdo normė tjetėr morale tė kodifikuar, nė ēfarėdo mėnyre, qoftė nga ēfarėdo bashkėsie tė shkallės primitive ose tė pėrparuar kudo nė botė.

Zakonet e ndryshme me ceremonial tė caktuar, veprimet magjike, nė shumicėn e rasteve lidhen me stinė tė motit, me festa, me ditė tė shėnuara, me pjesėn e caktuar tė ditės, pastaj me vend ose me objekt tė caktuar.

Disa "adete" bėhen nė pranverė, disa tė tjera nė vjeshtė, disa ditėn e ndonjė feste, tė tjerat ditėn e martė, tė premte, etj., kurse disa paradite ose nė mbrėmje, sepse "ashtu duhet", disa zakone lidhen me njė kodėr, me njė lis, me varre, me vende tė shenjta ose tė nderuara, dhe kėshtu me radhė.

Disa lidhen me fillimin ose me mbarimin e shumė punėve.

Mark KRASNIQI


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 18.03.09 16:15, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh  Neo prej 10.05.08 21:15

Mitologji shqiptare

Shqiptarėt kanė njė pasuri tė madhe mitologjike por ende tė pa studiuar mirė. Tashmė dihet qė figura si Zanat, Orat po dhe figura tė tjera si Katallani me njė Sy janė pjesė e rrėfimeve dhe mitologjive tė hershme shqiptare.

Por shpesh ato kane edhe ndryshimet qofte fonetike ne emertim por edhe vlera sipas rajonit.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh  Jetmira prej 20.07.13 10:11

Lugati nė Mitologjinė Shqiptare
Figurė e besimeve popullore shqiptare. Shpirti i tė vdekurit, burrė a grua qoftė, qė ka qenė njeri i keq, me veti e zemėr tė ligė, ngrihet Lugat.

Mbase kėtė do tė thotė edhe ajo pjesė e besė sė Mujit, qė mbaron me vargun: “Zirma, tokė, pėrjashta nė natė tė vorrit!” Lugati pra ėshtė kufomė, dhe ka thonj shumė tė gjatė.

Nė Kosovė besonin se Lugat ngrihej edhe i vdekuri qė nuk i ėshtė vėnė pranė fillorja e pushkės, masha, drapėri ose ndonjė hekur tjetėr, sepse, me sa duket, hekuri i mban larg tė gjithė shpirtėrat, tė mirė a tė kėqinj qofshin ata.

Shėmbėllyeshėm me Kosovė, nė Shqipėrinė e Veriut gjithmonė vinin nė varr njė lopatė ose shatė, gjersa tė kalbej trupi pėrfundimisht, mė qėllim qė djalli tė mos vinte aty rrotull dhe ta merrte tė vdekurin.

Sepse, sipas besimeve popullore, djalli hyn nė trupin e tė vdekurit dhe del jashtė varrit.

Qė ta parandalonin kėtė gjė, nė Kosovė shkonin dhe e ruanin varrin e tė vdekurit pėr tri netė rresht, sepse mendohej se gjatė kėtyre tri netėve do tė vinte djalli, natėn e parė i veshur me petka tė bardha, tė dytėn me tė kuqe dhe tė tretėn me tė verdha.

Nė Korcė, tė vdekurin nuk e linin natėn vetėm, sepse kishin frikė se po ta kapėrcente njė mace, ai do tė ngrihej si Lugat. Lugati ringjallej pas shtatė ditėsh, shkonte natėn nė shtėpinė e tij dhe hante pak miell.
Po tė ishte grua, merrte ushqime, plackiste ē’tė gjente dhe i fuste nė varrin e saj.

Tė premten nuk dilte, por tre-katėr netėt nė vazhdim shkonte dhe trazonte nė shtėpinė ku kish vdekur. Kur tė gjallėt bėheshin tė vetėdijshėm pėr tė, e kuptonin se do tė kishte qėnė “ajo”.

Nė Poliēan besohej se Lugetėrit shfaqeshin vetėm midis muslimanėve, kurse nė Kurvelesh vetėm midis tė krishterėve. Lugati mund tė marrė trajta tė ndryshme: trajtė caliku (shakulli), qė rri nė kuzhinė, nė shtrat ose mbi menderin ku flenė gjindja, tė njė thithlope tė madhe, tė njė qeni, qė rri nė fund tė shtratit tė sė shoqes, tė njeriut, ashtu siē ka qenė edhe nė gjallje, por i mbėshtjellė me qefin.

Nė kėsi rastesh lėviz duke u tėrhequr zvarrė, me dashjen e tij, ose po sepse e heqin zharg dreqėrit. Nė ferrat qė has nė udhė lė gjithandej copa qefini. Vetė gėrthet me zė tė tmerrshėm. Lugati u shfaqet nė shtėpi tė vet gruas dhe shėrbėtorėve tė gjalljes. Nga shėmbėlltyrat qė ka mė shumė qejf tė marrė janė ato tė koteleve dhe tė koneve.

Punėt e Lugatit janė tė shumta, por mė tepėr i pėlqen tė veja nė qilar dhe tė pėrziejė gjalpin, orizin, sheqerin dhe miellin nė magje, tė cjerrė gratė nė fytyrė, tė bezdisė bagėtinė, tė pėrmbysė qypat e butet.

Nė trajtė tė vėrtetė njeriu, ashtu siē ka qenė para se tė vdiste, i rrėfehet vetėm tė shoqes, sė cilės i hyn nė shtrat. Nė kėtė mėnyrė mund tė lindet njė Vampir.
Ardhja e Lugatit nė shtėpi mund tė kuptohet nga lehjet e qenve, qė zėnė kuisin. Nė kėtė kohė del njė njeri nga tė shtėpisė dhe pyet: Cili je? Lugati thotė emrin e vet dhe i lutet qė t’ia bėjė hallall tė drejtėn, ose fajet qė ka bėrė nė gjallje.

Deri sa njeriu i shtėpisė t’i thtė se ia bėn hallall, Lugati vjen kurdoherė natėn dhe shqetėson njerėzit duke u ankuar. Tregojnė se njė herė zuri dashuri nė njė vajzė, sė cilės i shkonte natėn dhe e stoliste me rroba tė mira e me gjerdane.

Kur e morėn vesh prindėrit, e cuan vajzėn nė njė fshat tjetėr, po Lugati e ndoqi edhe aty. Atėherė thirrėn njė hoxhė, i cili e kėndoi, duke e mėrguar Lugatin nė njė tjetėr vend. Nė njė fshat tjetėr, Lugati vente natėn nė njė shtėpi tė kėtij fshati, hapte dyert dhe bėnte dėme.

Atėherė tė zotėte e shtėpisė thirrėn priftin, i cili u that ė bėjnė njė kulac, ta mbėshtjellin me njė pėlhurė tė bardhė dhe ta varin te pragu i derės. I porosity qė aty tė varnin edhe njė bastun, dhe tė mbėrthenin nė tė gjitha dyert lloj-lloj letrsh tė bardha, tė kuqe, tė verdha, tė zeza etj.

Natėn erdhi Lugati, mori kalucin, e co-rri pėlhurėn edhe njė letėr dhe shkoi.

Qė atėherė s’u duk mė. Atėherė i morėn letrat dhe njė e hodhėn nė udhėkryq, njė nė njė mulli tė shkretė, njė tjetėr qė ta hanin egėrsirat dhe tjetėr nė vreshtė.

Nė veriun e Shqipėrisė Lugatit i mveshin zėnjėn e hėnės: Lugetėrit hanė hėnėn dhe prandaj malėsorėt qėllojnė me pushkė nė drejtim tė saj kur ajo zihet. Pėr ta zhdukur Lugatin, ėshtė zakon qė tė nxjerrin kufomėn nga varri dhe ta djegin.

Ndėr Shqiptarėt e Strugės, ku Lugati mund tė marrė edhe trajtėn e njė plėndėsi, pėrdoret njė mėnyrė tjetėr vrasjeje: ai pėrvėlohet me ujė tė valuar. Sipas tyre, Lugatin mund ta pikasin vetėm qentė qė kanė katėr sy, dy aty ku i kanė tė gjithė qentė, dhe dy tė pavėrejtshėm nė vetulla.

Nė jug tė Shqipėrisė shkonin tė premten t’ia zbulonin varrin, i vinin pėrsipėr njė turrė me shkarpa, gjysėm oke parafinė nėn to, dhe pastaj e digjnin. Por ky veprim ndėrmerrej vetėm kur i pllakoste ndonjė fatkeqėsi e madhe. Nė Korcė kėto veprime i bėnin tė shtunėn, kur besohej se Lugati fle.
Shkonin dhe hapnin varrin e atij qė s’i kish mbushur tė dyzetat dhe pot a gjenin nė kėmbė e digjnin, duke u kujdesur qė tė mos i linin as shenjė as nishan, se besonin se ngjallej prapė. Kėto mėnyra tė luftimit tė Lugatit kanė gjegjėset e tyre edhe nė mesin e ilirėve.

Kėshtu ndoshta pėr tu mbrojtur nga shpirtėrat e kėqinj tė tė vdekurve, kufomat e disa tė vdekurve nuk i fusnin nė varr nė pozicion normal, por i vendosnin pėrmbys, me kokė tė ndarė nga trupi ose dhe me gjysmė trupi.

Lugatin e bashkojnė me shpirtin e ajrit. Quhet edhe Luvgat-i, Lugjat-i, Kullunxh-i (Mbiudh e Maqellarės-Dibėr), Zhikul (arbėreshėt e Greqisė), Shikul (arbėreshėt e Greqisė), Labic, Vapir-i (Cabej), Baba-u (Santa Sofia d’Epiro, Kozencė), Arman-i (B. Bilota), Arman’je (P. Camodeca: Dizionario), Avi/s-zi (Frascineto), Bobok, Bobua, Bun, Bjukull, Hje, Korrobac, Kukubin, Papacom, Pehmė, Spamėndall, Stihji, Shkėrba, Umbėr, Facom, Kuk, Kukuban, Garramac, Duarlidhur (euf., Kuteli). Del edhe nė toponimi: Ara e Lugatit (Kosovė), Sylugati (fshat nė Elbasan, pėrmendet nė shek. XV).
Nana E Votrės


Njė nga hyjnitė mė tė lashta tė mitologjisė shqiptare. Mendohet se ajo bart disa tipare tė zvetėnuara tė njė hyjnie shumė tė lashtė tė vatrės, me origjinė mga matriarkati.

Fillimisht ajo ishte njė figurė positive. Madje, ngandonjėherė Nana e Votrės quhej edhe ”tė tretat e vatrės”, pra tri motrat qė paėrcaktojnė fatin e fėmijės, natėn e tretė pas lindjes. Mė vonė dhe, sigurisht, me fillimin e rendit tė patriarkatit, vetitė e saj ndryshuan

Ashtu siē pėrfytyrohet tani, Nana e Votrės u rrėfehet plakave qė rrinė shumė vonė natėn duke tjerrur li ose lesh. Ajo fanitet nė trajtėn e njė plake tė keqe flokthinjur qė rri gėrmuq bri vatrės.

Ndodh qė, kur ngrihet nusja nė mėngjes pėr tė ngrohur ujė, sheh nė vatėr njė plakė qė kreh flokėt me krėhėr apo qė tjerr. Nusja kujton se ėshtė e vjehrra: i flet, por ajo s’pėrgjigjet.

Kėshtu ajo e kupton se ėshtė Nana e Votrės. Po tė gjejė ndonjė fėmijė kur kreh flokėt, ajo e kap dhe i nxjerr sytė me krėhėrin e saj tė hekurt.

Nė zona tė ndryshme njihet edhe si: E Ėma e Vatrės, Shtriga e Vatrės, Plaka e Vatrės (Mat), Shtriga, Shtrigat, Nėna e Vatrės (Tomorricė), Nėnat e Vatrės, Mėmat e Vatrės, Xhuxhet eVatrės (Myzeqe), Mėma e Vatrės (nė fshatrat e Vlorės) etj.

Histori:


1. Po jua tregoj mesa me kane treguar.

Babai i Gjyshes time para shum vitesh kur ishte i ri po kthehej nga puna naten vone. Ne ate kohe kishte vdekur nje njeri i lagjes por qe thonin ishte shpirt keq, njeri i lig. Duke ecur, rreth 100m larg shtepis se tij i del nje njeri dhe i thot: Ke me vdez o Shaban (se kshu e ka pas emrin babai Gjyshes), afrohet ky dhe e shikon me nga afer qe ishte ai X person qe kishte vdekur, me syte e kuq, trupin me lesh dhe mbate nje arome te tmerrshme, gati gati te padurueshme. Aty ky shpirti lig i kishte thene: Ti nuk do ikesh gjalle sonte, ishin perleshur me or te tera (se dhe ky babi Gjyshes sime ne ate kohe ishte i ri dhe mbahej si mundesi me i mir i zones, kshu te pakten kam degjuar). Derisa gati pa gdhire gjeli kendon, ne ate moment shpirti i lig ose sic quhet ndryshe LUGATI i kishte thene: Ah cme shpetove, por 1 gje duhet te kesh parasysh, nese ti flet apo tregon per mua dhe cka ndodhi sonte brenda 3 vjetev (nuk jam shum i sigurt 1 apo 3 vjet, s'me kujtohet mir kjo pjese), ti do vdesesh dhe ishte kthyer me kurriz dhe nuk u pa me. Babait te gjyses sime i eshte dashur me shum se 2 ore per te arritur ne shtepi qe e kishte vetem 100 metra larg. Ashtu zvarritur arrin tek dera e marin te shtepise dhe per 6-7 muaj i kishte ikur goja, nuk hante, nuk levizte, e ushqenin me nje lug te vogel vetem me qumesht dhe vazhdimisht nxirte nga goja llum te zi. Dhe mbas disa vitesh, pikerisht nga frika e fjaleve te krijeses se lig ka treguar historine e tij, kte histori qe un po e tregoj sot.
2. Para 50 viteve (ndoshta) me shum gjyshja ime kur ka qene beqare kane shkuar me nenen e saj te dajat e saj ato (daja) kan pasur ne shtepi nje lugat dhe per te larguar nga shtepija e tyre ato fshehurazi u fusin gjalp (ushqim i preferuar i lugatit)ne torben e tyre (pra gjyshes) dhe kur ato jan kthyer per ne shtepi kan pasur e edhe nje kal nena e saj (nena e gjyshes) e ka vene re se diqka nuk po shkon dhe i ka then vajze dikush eshte mes nesh edhe gjhsyja ka then he mo se skam frig dhe ai (lugati) i bije nje her me gur samarit dhe nena e paralajmeron i thot mos bije se po gabon ajo perseri te njejten derisa e godet ate me nje gur pas shpines (gjyshen pra) dhe kur e shohin tek torba gjalpin ato e kuptojn. Dhe e hudhin gjalpin mirepo ai (lugati) i ndjek erdi ne shtepi dhe tashme ai ka nisur ti shqetesoj dhe tao ndegjojn se qeni em 4 sy mund ta shoh lugatin dhe e marin nje dhe e fusin ne dhome ku gjendej lugati dhe ai e ha mirepo gjakun qe del prej lugatit keto (familja e gjyshes) e largojne vetem mirpeo naten tjeter perseri ringjallet ai (lugati) dhe nis ti leodnj ato dhe e pyesin jne hoxhe cfar te bejne dhe ai u thite qe uji i nxehur duhet ti hidhet gjakut te lugatit dhe ato kesht veprojne dhe shpetojne prej aij (lugatit).

3. Nje ngjarje e frikshme qe ma ka treguar nje kamarier 55 vjeqar ne nje restorant per nje ndodhi te frikshme per gjyshin e tij.
Kjo ngjarje ka ndodhur dikur para 80 vjeteve ne krahinen e pyllezuar te Marecit ne Kosove . Siq me ka treguar kamarieri gjyshi i tij po kthehej nga qyteti per ne fshat. Per te mberitur ne qytet duhet te kalonte livadhe dhe male ishte mbremje dhe kishte rren nje mjegull dhe ishte vjeshte ai po kalonte ne mal me nje karoc me kuaj duke mbartur disa thas miell dhe drunj per ti derguar ne shtepi. Siq tregon kamarieri kur gjyshi i tij ishte duke zbritur nga mali per ta kaluar lumin qe e ndante fshatin ne ato momente ai degjoi disa zera mbrapa karroces se tij ai ndegjoi disa zera te frikshem dhe disa instrumente muzikore ne ato momente atij ne karroc ju shfaqen 5 lugat te zinje dhe te shkurte qe benin muzik me instrumente muzikore ne ato momente gjyshi i kamarierit i prrer nga frika dhe i zbehur nisi ti jap kuajve shpejtesi aq shum sa qe nga shpejtesia kerrceu nga karroca dhe u zvarit deri posht malit ne lume. Nuk kaloi kohe dhe ate e zbuluan disa fshatar qe thuhet se ne ato momente ai ishte shtrir dhe nuk levizte ne lum sikur te kishte qen i vdekur. Mbas nje kohe ai u dergua ne shtepin e tij dhe qendroi 2 muaj i shtrir ne krevat te shtepis ne fshat pa u zgjuar si i mpir dhe gjithmon duke e kujtuar at rrastesi te frikshme qe i kishte ndodhur Kamarier i moshuar tregon se edhe pasi i kishte kaluar semundja dhe ankthi dhe ishte i shendetshem ai nuk linte dit pa e kujtuar ate ndodhi te tmershme qe e kishte shoqeruar gjat gjith jetes ndersa karroca me kuaj nuk ju gjet kurr .
avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitologjia shqiptare

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi