Aleksandri dhe Diogjeni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Aleksandri dhe Diogjeni

Mesazh  Luli prej 22.01.15 19:44



Aleksandri i madh, mbreti i Maqedonisė, ishte zgjedhur kryekomandant i Greqisė pėr tė udhėhequr ushtrinė kundėr Iranit; njerėz nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė kishin ardhur ta pėrgėzonin.

Por Diogjeni, mė i menēuri i Greqisė, i cili jetonte nė Korinth, s’i kushtoi as vėmendjen mė tė vogėl atij. Aleksandri shkoi personalisht ta takonte. I njohur si njė nga burrat e urtė, slogani i tė cilit ishte:Vetėpėrmbajtje, zemėrgjerėsi, pavarėsi dhe maturi nė jetė,

Diogjeni ishte shtrirė pėrtokė nėn ndriēimin e diellit tė asaj dite tė kthjellėt. Duke parė se njė numėr njerėzish po vinin drejt tij, ai u ngrit pak dhe ia nguli sytė Aleksandrit, i cili po afrohej me mburrje. Ai iu duk si njė person i zakonshėm qė po vinte ta takonte duke respektuar motot e parimeve tė shpirtmadhėsisė dhe lirisė.

Aleksandri e pėrshėndeti, dhe e pyeti nėse kishte ndonjė kėrkesė. Diogjeni u pėrgjigj: “Dua vetėm njė gjė prej teje: Po shijoja ndriēimin e diellit dhe ti erdhe e mė pengove, ndaj lėviz pak mėnjanė, tė lutem!”

Kėto fjalė tingėlluan si tė vogla dhe tė parėndėsishme nė sytėe shoqėruesve tė  Aleksandrit. Ata menduan se sa i trashė ishte treguar ai duke mos pėrfituar nga njė mundėsi kaq e madhe. Por Aleksandri, i cili u ndje i mospėrfillur pėrpara madhėshtisė sė sjelljes dhe lartėsisė sė dinjitetit tė Diogjenit, ra nė mendime.

Pasi e pėrshkoi rrugėn e tij kokulur, ai u tha shoqėruesve tė tij tė cilėt po e tallnin filozofin: “Nė tė vėrtetė, po tė mos isha Aleksandėr, do tė doja tė isha Diogjen.”

(Marrė nga libri “Tregimet e tė Virtytshmėve”; cit. nga George Sarton, History of Science, fq 525)
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi