Bankierėt e fshehtė qė kanė gjithė pushtetin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bankierėt e fshehtė qė kanė gjithė pushtetin

Mesazh  Luli prej 21.01.15 10:04



Eshtė takimi mė ekskluziv nė botė. Njė mbledhje e fshehtė e burrave dhe grave mė tė pushtetshme tė planetit. Ata mblidhen larg prej syve kureshtarė nė njė sallė tė madhe ngrėnieje, me pamje nga Alpet e Zvicrės.

Me ushqime tė bollshėm francezė dhe verėra tė vjetra, ata diskutojnė pėr fatet e ekonomisė globale si dhe koordinojnė vendimet qė do tė na prekin tė gjithėve. Jo, ky nuk ėshtė Forumi Ekonomik Botėror, i cili fillon nesėr nė Davos. FEB mund tė jetė vetėm pak minuta larg me helikopter nga aeroporti i Zyrihut, por dyert e tij janė tė hapura pėr mijėra ekonomistė, menaxherė dhe madje gazetarė.

Nga ana tjetėr, darka joformale ekonomike e Bankės sė Marrėveshjeve Ndėrkombėtare (BMN) nė Bazel, ka vetėm 18 vende, pėr bankierėt mė tė lartė tė botės. Ndryshe nga Davosi, nuk ka njerėz tė famshėm apo kryeministra nė listėn e mysafirėve. Kur vjen fjala tek takimet e fshehtė tė nivelit tė lartė, ky ėshtė ai, I VERTETI!

Darka e fundit ndodhi vetėm pak mė shumė se njė javė mė parė. Fatkeqėsisht, nuk do ta dimė asnjėherė se ēfarė u tha saktėsisht aty, por duke u bazuar nė atė qė ka ndodhur qysh prej asaj nate, mund tė hamendėsojmė se ka qenė njė takim me shumė gjallėri.

Tė enjten qė kaloi, kreu i Bankės Kombėtare Zvicerane, njėkohėsisht njėri prej 18 mysafirėve, krejt papritur braktisi lidhjen e frangės vlerėn e Euros. Kjo gjė shkaktoi rėnien mė tė madhe qė ka ndodhur nė tregjet e monedhave tė botės sė zhvilluar qė kur Britania doli nga mekanizmi i kėmbimit tė valutės nė vitin 1992. Askush nuk pret njė njė prej monedhave kryesore tė kėrcejė me 30% brenda pak minutave. Dje, banka qendrore e Danimarkės, monedha e tė cilės ėshtė gjithashtu “e kapur” pas Euros, e uli mė tej normėn e depozitave nė territor negativ, ku sot ėshtė – 0.2%.

Ka njė shpjegim tė qartė pėr gjithė kėtė nervozizėm. Kėtė javė, Banka Qendrore Europiane pritet tė fillojė emetimin e parave elektronike dhe blerjen e bonove qeveritare. Programi i saj i Lehtėsimit Sasior mund tė ketė njė vlerė mbi 3 trilion Euro. Megjithatė, pėrmasa ka mė pak rėndėsi se sa fakti qė kjo gjė po ndodh.

Themeluesit e Euros kėmbėngulnin se monedha e pėrbashkėt duhet tė ketė njė klauzolė qė pengon bankėn qendrore tė emetojė para.

Kujtimet e hiperinflacionit janė tė fortė nė Berlin. Por mė nė fund, pas trysnisė prej bankierėve qendrorė tė Europės, skema pritet qė tė shpaloset sot.
Qė gjėrat kanė ardhur deri nė kėtė pikė, kjo ėshtė njė dėshmi e dėshpėrimit nėpėr Europė. Nė Bruksel shqetėsohen se, nė mungesė tė ndonjė magjie, Eurozona do tė pėsoi njė rėnie tė qėndrueshme tė ngjashme me atė tė Japonisė – apo mė keq, mund tė kemi njė “shpėrthim” tė monedhės sė pėrbashkėt.

Kjo ėshtė edhenjė tjetėr kujtesė (nėse ju nevojitej) e pushtetit tė bankierėve qendrorė. Politikanėt mund tė kontrollojnė fijet e “portofolėve” kombėtarė; ata mund tė jenė fytyra publike e qeverive tė tyre. Por njerėzit e pazgjedhur qė kontrollojnė normat e interesit janė mė tė pushtetshėm tani, se sa kanė qenė nė ēdo kohė qysh prej vitit 1930, atėherė kur BIS u bė i famshėm si klubi i bankierėve qendrorė.

Konsideroni Mbretėrinė e Bashkuar: debati ekonomik ėshtė pėrqėndruar nė planet e kursimit tė koalicionit. Por ndėrkohė qė taksat dhe shpenzimet sigurisht qė e kanė njė ndikim nė rritjen ekonomike, rrjedha e rimėkėmbjes ėshtė pėrcaktuar kryesisht jo prej politikave fiskale, por prej vendimeve tė marrė nė Rrugėn Threadneedle.

Eshtė kryesisht prej politikave tė Bankės – normat e interesit pothuajse zero, lehtėsimi sasior dhe financimi pėr huamarrje – qė Britania ka filluar tė marrė veten. Rėnia e paprecedentė nė standartet e jetesės, fenomeni mė i madh ekonomik i gjysmėdekadės sė fundit, ka qenė kryesisht pasojė e faktit qė banka preferoi njė “shkėmbim” mes rritjes sė pagave dhe papunėsisė mė tė ulėt.

Shumė ėshtė folur pėr rritjen e pabarazisė nė vitet e fundit, por rrallėherė ndokush vė nė dukje se kjo ka ardhur kryesisht prej politikave tė Bankės, e cila ka rritur pasurinė e 10 pėrqindėshit mė tė pasur tė popullsisė me pothuajse 350 mijė stėrlina pėr familje. Historia ėshtė e ngjashme nė SHBA, ku Federal Reserve (Banka Qendrore) ka emetuar pothuajse 4.5 trilion dollarė nė njė pėrpjekje pėr tė vėnė sėrish nė lėvizje ekonominė amerikane.

Fakti qė bankat qendrore kanė qenė nė gjendje tė realizojnė politika tė tilla radikale pa shkaktuar trazira publike, vjen prej marifetit mė tė vjetėr nė librat e ekonomisė: zhargonit. Sa mė e ndėrlikuar qė tingėllon diēka, aq mė pak gjasa ka qė njerėzit ta vėnė nė dyshim. Kėshtu qė, takimi mė ekskluziv nė botė ėshtė pagėzuar “darka joformale pėr guvernatorėt e komitetit kėshillimor ekonomik”. Krijimi i parave ėshtė “lehtėsim sasior”.

Mjafton pėr tė bėrė shumicėn e njerėzve tė rrotullojnė sytė. Por nuk ka dyshim qė kėto gjėra funksionojnė. Nuk ėshtė koincidencė qė, shtetet me rimėkėmbje mė tė shpejtė ekonomike janė ata qė kanė lejuar bankat e tyre qendrore qė tė hedhin mė shumė para nė sistemet e tyre monetarė. Eshtė kjo logjikė qė nė fund fuqizoi rezistencėn e Berlinit ndaj lehtėsimit sasior.

Tė shqetėsuar nga fakti qė njė pushtet kaq i madh u jepet njerėzve jo tė zgjedhur, tė cilėt shpesh herė takohen nė fshehtėsi? Nuk jeni vetėm. Pas Depresionit, ku ata u gjykuan se kishin dėshtuar, bankierėt qendrorė pėrreth botės u zhveshėn nga pėrgjegjėsitė.

Banka e Anglisė u shtetėzua. Nė Bretton Woods, nė vitin 1944, Aleatėt ranė dakord tė mbyllin BMN-nė, por shumė shpejt e harruan kėtė.

Gradualisht, zyrtarėt i kanė rifituar tė gjithė ato kompetenca tė humbura. Lajmi i mirė ėshtė se deri tani, shumica kanė bėrė njė punė mė tė mirė se sa nė vitet 1930. Lajmi i keq ėshtė se nuk ka mbaruar.

The Times
Shqipėroi: Bota.al
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi