Dita kur UFO-t ndaluan sė luajturi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dita kur UFO-t ndaluan sė luajturi

Mesazh  gjilanasi prej 20.01.15 23:29

Ishte 27 tetori i vitit 1954, njė ditė tipike e freskėt vjeshte nė Toskana. Klubi i fuqishėm i Fiorentinės po luante kundėr rivalėve lokalė tė Pistojezes.



Dhjetė mijė tifozė po shikonin ndeshjen nė shkallėt e betonta tė stadiumit “Artemio Franchi”. Por pak pas gjysmės sė parė, stadiumi ra nė heshtje- dhe krejt papritur turma lėshoi njė ulėrimė. Spektatorėt nuk po shihnin mė ndeshjen, por po shikonin qiellin, duke treguar me gisht. Lojtarėt nuk po luanin mė dhe topi ndaloi.

Njė nga futbollistėt nė fushė ishte Ardico Magnini- ai ishte njė legjendė pėr klubin dhe kishte luajtur pėr Italinė nė Kupėn e Botės nė vitin 1954.

“Mbaj mend gjithēka, nga A-ja tek Z,” thotė ai.

“Ishte diēka si njė vezė dhe lėvizte ngadalė, ngadalė, ngdalė. Tė gjithė po shihnin lart dhe nga qielli poshtė po vinte njė dritė vezulluese nė ngjyrė tė argjendtė. Mbetėm tė habitur pasi nuk kishim parė kurrė diēka tė tillė. Ishim absolutisht tė shokuar”.

Ndeshja u pezullua pėr shkak se spektatorėt panė diēka nė qiell, sipas raportimit tė arbitrit tė ndeshjes.

Mes turmės ishte edhe Gigi Boni, njė fans i pėrjetshėm i Fiorentinės.

“Mbaj mend qartė qė pamė kėtė tė pabesueshmen,” thotė ai.

Pėrshkrimi i tij pėr objektet ndryshon fare pak nga ai i Magnini-t.

“Ato po lėviznin shumė shpejt dhe pastaj ndaluan. Gjithēka zgjati disa minuta. Mund tė them se ngjanin me cigaret kubaneze, nė mėnyrėn se si dukeshin”.

Boni ka kaluar shumė vite duke kujtuar atė ditė nė mendjen e tij.

“Mendoj se ishin jashtėtokėsorė. Kėtė besoj dhe nuk ka asnjė shpjegim tjetėr qė mund t’ia jap vetes”.

Njė tjetėr nga lojtarėt, Romolo Tuci, akoma nė formė edhe pse nė tė 70-tat, bie dakord.

“Nė ato vite tė gjithė flisnin pėr UFO-t dhe ne pėrjetuam kėtė gjėnė, i pamė, i pamė direkt, realisht”.

Incidenti nė stadium nuk mund tė shpjegohet thjesht si njė histeri masive- nė shumė qytete tė fshatra tė Toskanės atė ditė, dhe ditėn qė pasoi, u panė UFO.

Sipas disa dėshmitarėve, njė rreze me dritė tė bardhė u pa nė qiell duke ardhur nga Prato, nė veri tė Firences.

Njė tjetėr person, tė cilit i shijon shumė fakti qė po flet pėr kėtė ditė, ėshtė presidenti i Qendrės pėr UFO-t nė Itali, Roberto Pinotti.

Ai ka shkruar shumė libra nė lidhje me UFO-t dhe shtėpia e tij nė qendėr tė Firences ėshtė e mbushur plot me relike mbi alienėt, postera tė filmave tė vjetėr italianė, artikuj gazetash dhe foto bardhezi tė disqeve fluturues.

“Lojtarėt dhe publiku mbetėn tė befasuar kur panė kėto objekte mbi stadium,” thotė Pinotti.

“Nė atė kohė gazetat flisnin pėr alienėt nga Marsi. Natyrisht tani e dimė se nuk ishte kėshtu- por mund tė arrijmė nė pėrfundimin se ishte njė fenomen inteligjent, njė fenomen teknologjik dhe njė fenomen qė nuk mund tė lidhet me asgjė qė njohim nė Tokė”.

Ai ėshtė sidomos i intriguar nga materiali qė ra nga qielli- qė Magnini e pėrshkruan njė si xixėllimė tė argjendtė.

“Ėshtė fakt qė nė tė njėjtėn kohė qė UFO-t u panė mbi Firence, njė substancė e ēuditshme, ngjitėse, ra nga lart. Nė anglisht ne e quajmė kėtė “flokėt e engjėllit”,” thotė Pinotti.

“I vetmi problem ėshtė se pas njė periudhe tė shkurtėr kohe, ajo shpėrbėhet”.

Si njė 10- vjeēar, ai ka qenė vetė dėshmitar i kėtij fenomeni.

“Mbaj mend se si nė dritėn e diellit, ēatitė e shtėpive nė Firence u mbuluan me kėtė substancė tė baredhė pėr njė orė, si dėbora, e cila mė pas u shkri. Askush nuk e di se ēfarė lidhje ka kjo substancė e bardhė me UFO-t”.

Ka shpjegime tė ndryshme nga dėshmitarėt pėr substancėn qė ngjante me pambukun, por ajo ishte vėshtirė pėr t’u mbledhur pasi shpėrbėhej sapo binte nė kontakt.

Megjithatė disa njerėz ishin tė vendosur pėr tė zbuluar se ēfarė ishte.

Njė prej tyre ishte gazetari i gazetės sė Fiorentinės “La Nazione”, i ndjeri Giorgio Batini.

Nė vitin 2003, ai i tha njė programi televiziv italian, “Voyager”, se atė ditė mori qindra telefonata pėr kėtė gjė.

Ai doli nė majė tė godinės sė gazetės pėr tė parė se ē’po ndodhte.

Ai pa topa tė shndritshėm duke lėvizur me shpejtėsi drejt katedrales dhe nxitoi qė tė investigonte.

Mori disa mostra nga kjo lėndė e bardhė si push dhe i dėrgoi pėr analiza nė Institutin e Analizave Kimike tė Universitetit tė Firences. Kur shkoi atje, pa qė edhe tė tjerėt kishin bėrė kėshtu.

Laboratori, qė drejtohej nga shkencėtari i respektuar, profesor Giovanni Canneri, e analizoi materialin dhe arriti nė pėrfundimin se ai pėrmbante elementė si bor, silikon, kalcium dhe magnez, por nuk ishte radioaktiv. Pėr fat, kjo nuk ofroi asnjė pėrgjigje pėrfundimtare, pasi materiali u shkatėrrua nė proces.

A kanė qenė UFO?

“Ėshtė absolutisht njė ide qesharake. Shkenca e refuzon totalisht kėtė gjė,” thotė James McGaha, ish- pilot i forcave ajrore amerikane, i kthyer nė astronom.

Nga observatori nė juglindje tė Arizonės ai ka kaluar mė shumė se 40 mijė orė duke parė qiellin natėn. Pa pėrmendur kohėn qė ka kaluar nė fluturim nė njė avion ushtarak amerikan.

“I gjithė fenomeni ėshtė thjesht njė mit, magji dhe supersticion, mbėshtjellė nė kėtė idenė se nė njėfarė mėnyre alienėt do vijnė pėr tė na shpėtuar apo shkatėrruar,” thotė ai.

Nė pikėpamjen e tij, i gjithė spektakli, “flokėt e engjėjve” dhe tė gjitha, nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se merimanga migruese.

“Kur e pashė kėtė ēėshtje nė fillim, mendova se ndoshta ishte njė top zjarri, njė meteor shumė i shndritshėm qė kishte shpėrthyer nė atmosferė. Nė kėtė rast mund tė ketė copa nė formė cigaresh, qė ndahen. Por u bė e qartė se nė kėtė rast bėhet fjalė pėr merimanga tė reja, qė tjerrin rrjeta, shumė, shumė tė holla”.

“Merimangat i pėrdorin kėto rrjeta pėr t’u lidhur dhe pėr tė krijuar njė rrjetė akoma mė tė madhe nė qiell, pėrmes tė cilės lėvizin nga njė destinacion nė tjetrin. Njė gjė e tillė regjistrohet mbi 4.500 metra mbi tokė. Kėshtu, kur rrezet e diellit shkėlqejnė mbi rrjetat, krijohen kėto efekte vizuale”.

“Kur ky material shkėputet dhe bie mbi tokė, kjo duket magjike, pa dyshime. Por jam i bindur se kjo ka ndodhur atė ditė”.

Teoria mbėshtetet nga fakti qė nė shtator dhe nė tetor merimangat emigrojnė nė hemisferėn veriore dhe tė tilla emigrime spektakolare akoma e kėsaj dite pėrbėjnė lajm.

Por kjo nuk ka bindur ndonjė.

“Natyrisht e di hipotezėn e merimangave migratore- por nuk ka kuptim. Ėshtė njė histori e vjetėr dhe budallaqe,” thotė Pinotti.

Ai e hedh poshtė kėtė teori pėr shkak tė analizave kimike tė mostrave tė “flokėve tė engjėllit”.

Mėndafshi i merimangave ėshtė proteinė- njė pėrbėrės organik me nitrogjen, kalcium, hidrogjen dhe oksigjen, jo elementėt e gjetur nė mostrat qė Batini dhe tė tjerėt sollėn nė universitet.

Gjashtėdhjetė vjet mė pas, shanset pėr tė pėrcaktuar shkakun e incidentit janė tė pakta.

“Nuk do e besoja njė ngjarje tė tillė tė vjetėr dhe tė ēudishme pa parė tė dhėnat,” thotė njė penė e njohur nė fushėn e shkencės, Philip Ball.

Ai bie dakord qė disa elementė qė janė vėzhguar nė “flokėt e engjėllit” nuk pėrkojnė me teorinė e merimangės.

“Magnezi dhe kalciumi janė elementė tė pėrbashkėt nė trupat me jetė, bori dhe silikoni mė pak- por nėse kėto janė elementėt kryesorė qė janė gjetur tek pushi i bardhė, nuk mė duket se kanė ardhur nga merimangat,” thotė ai.

Kėshtu qė gjithēka mbetet mister. Nuk ka rėndėsi se ēfarė thonė shkencėtarėt, ata qė ishin atje janė tė bindur se panė diēka qė nuk gjendet nė tokė.

Romolo Tuci ndjehet me fat qė ka qenė atje. Sytė e tij kėrcejnė me gėzim kur kujton atė ditė.

“Isha i magjepsur dhe i lumtur”.

avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi