Vdekja ėshtė shpėtimtari i ēdo gjėje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vdekja ėshtė shpėtimtari i ēdo gjėje

Mesazh  Zattoo prej 20.01.15 20:19

Anthony Hopkins: Vdekja ėshtė shpėtimtari i ēdo gjėje
(E postova kete shkrim sepse ne pergjigjet e ketij njeriu te urte ka shume te verteta - Zattoo)



Gjithmonė kam dyshuar nė fjalėn art. Sapo fillon tė mendohesh se jeni person i veēantė, qė thith oksigjen tė veēantė, atėherė kjo do tė thotė se jeni nė telashe tė mėdha. Kjo ėshtė rruga drejt marrosjes. E dini qė, vdekja ėshtė shpėtimtari i ēdo gjėje, qė mė nė fund merr ēdo gjė, dhe duke e ditur kėtė, jeta bėhet mė mirė.


z.Hopkins, disa herė keni thėnė qė gjėrat qė i keni pėrjetuar nė jetėn tuaj ngjajnė me njė ėndėrr. A keni pasur nė jetėn tuaj ndonjė moment ku ėshtė dukur se gjėrat janė ndryshe nga realiteti?

Anthony Hopkins:Pjesa mė e madhe e 30 viteve tė fundit, ka qenė ashtu. Ishte si rezultat dhe manifestim rreth gjėrave qė kam ėndėrruar si fėmijė dhe si i ri. Para 30 viteve e kam kuptuar, dhe mendoja,” kjo ėshtė joreale. Ka ndodhur pikėrisht sikurse e prisja, sikur e imagjinoja.” E gjithė jeta ime ka qenė e tillė dhe jam i magjepsur nga fuqia qė kemi tė gjithė ne. Ne e krijojmė jetėn tonė, si duam ne.


A mendoni se aktorėt dhe kineastėt kanė njė jetė mė tė plotėsuar dhe mė tė fuqishme pėrbrenda? Njerėzit shpesh thonė qė aktorėt janė mė emocionalė, mė tė ndjeshėm.

Anthony Hopkins:Epo, unė gjithmonė kam dyshuar nė fjalėn art, edhe kur kjo aplikohet nė tė vepruar. Gjithmonė kam dashur tė jem aktor me kėmbėt nė tokė, qė nuk beson nė pompozitetin e aktrimit, prandaj unė prirem qė tė jem pak mė cinik. Por, unė mendoj se ėshtė njė proces krijues dhe aktrimi, sikur muzika dhe regjia qė janė procese krijuese. Mendoj se njerėzit krijues – kėtu fus edhe vetėn si person krijues, qė mund tė jetė njė piktor, muzikant…– mendoj se nėse merreni me njė profesion krijues, apo me njė biznes krijues, atėherė ndėrgjegjja do ju rritet. Por, kjo nuk ėshtė se ju bėn tė veēantė.


Shumė aktorė sillen sikurse janė…

Anthony Hopkins:Duhet bėrė kujdes, sepse sapo fillon tė mendohesh se jeni person i veēantė, qė thith oksigjen tė veēantė, atėherė kjo do tė thotė se jeni nė telashe tė mėdha. Kjo ėshtė rruga drejt marrosjes. Dhe shumė njerėz qė punojnė nėpėr studio kinematografike janė tė tillė. Besojnė se janė tė veēantė, ndėrsa unė mendoj se aktorėt janė tė bekuar, ose tė mallkuar, me njė ndėrgjegjėsim mė tė madh, tė cilin duhet ta vėnė nė jetė. Kjo ėshtė e tėra. Nuk do tė thotė qė dikush ėshtė mė superior, ose mė i mirė se kushdo tjetėr, vetėm pse mendon ndryshe.


Nė tė kaluarėn a ka pasur ndonjė regjisor qė ju ka frymėzuar?

Anthony Hopkins:Ka pasur shumė nga ata, dhe qė tė gjithė kanė pasur mėnyrėn e vet origjinale tė punės. Kam punuar me Oliver Stone, Spielberg, e tė tjerė. Kam punuar me mė tė mirėt, prandaj mendoj se kam qenė me fat. Kur unė bėj njė film, atėherė pėrpiqem tė mbaj punėn time unike. Natyrisht, qė tjerėt kanė ndikuar nė mua. Oliver Stone ėshtė regjisor i madh. Gjatė viteve kam parė shumė filma, por unė pėrpiqem tė krijoj gjėra jashtė imagjinatės sime. Dua tė thyej rregulla dhe tė bėj rrėmujė.


A ka ju ka ndihmuar aktrimi qė tė mos plakeni?

Anthony Hopkins:Dukem i ri?! Ėshtė gjė e ndjeshme tė jeni krijues dhe tė mbani mendjen gjithmonė tė zėnė, sepse nėse nuk e bėni, atėherė, ngadalė do vdisni. Edhe pse ndjehem i lodhur dhe shpesh herė mendoj tė heq dorė, nuk dua tė dal nė pension. Nuk dua, sepse unė gėzohem me ēdo gjė dhe kėshtu dua tė jem deri nė momentin kur nuk mundem mė. Kjo ėshtė ajo qė kam dėshirė ta bėj.


A jeni ende i fiksuar pas aktrimit?

Anthony Hopkins:Kam qenė, por nuk jam mė. Gjithmonė mė ka pėlqyer aktrimi, por ndoshta tani mė pėlqen mė shumė sepse mė duket mė i lehtė. Nė teatėr nuk mund tė punoj, sepse ėshtė shumė serioz pėr mua. Mė ngjan sikur tė jesh nė burg. I admiroj njerėzit qė kanė fuqi ta bėjnė atė punė, por unė nuk e bėj dot. Mė parė do e vazhdoja jetėn duke aktruar nga pak.


Si ėshtė jeta juaj kėto ditė?

Anthony Hopkins:Luaj piano dhe kjo ėshtė dashuria ime. Lexoj, pikturoj, kompozoj…kam njė jetė tė plotė krijuese. Dhe kjo nuk ėshtė se unė jam ifiksuar pas krijimit, por mė pėlqen tė pikturojė. Nuk e di nėse jam i zoti nė pikturė, por vazhdoj e pikturoj. Pikturoj shumė shpejt. Pikturoj nė akrilik dhe kjo do shumė punė, pastaj shkruaj dhe kompozoj muzikė, luaj piano dhe lexoj shumė. Kam lexuar gjatė gjithė jetės sime. Pra, aktrimi thjesht mė plotėson.


Ngjan sikur jeni nė harmoni me vetėn…

Anthony Hopkins:Do tė dėshiroja, qė gjėrat qė i di sot, t’i kisha ditur kur kam qenė i ri, tė ndjehesha si ndjehem sot, me njė lloj qetėsie nė shpirtin tim. Nė rini ndjehesh mė dinamik dhe ēdo gjė ka rėndėsi, por kur ktheheni pas dhe shikoni, mendoni ‘oh, po pėr ēfarė ia vlente e gjithė ajo?’ Nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme se sa vet jeta, prandaj ia vlen qė secili ta jetojė jetėn e vet, sepse kėtu jemi pėr njė kohė tė shkurtėr.


A do tė thotė kjo qė juve po ju pėlqen pleqėria?

Anthony Hopkins:Do thosha qė po. Mbahem mirė.Shikohem nė pasqyrė, i shoh rrudhat, por nuk mėrzitem fort. Ėshtė periudhė e lezetshme. Nuk e di pse mė ngjan e tillė, por e di qė ndjehem ashtu. E dini qė, vdekja ėshtė shpėtimtari i ēdo gjėje, qė mė nė fund merr ēdo gjė, dhe duke e ditur kėtė, jeta bėhet mė mirė. Lexoni Karl Jungin. Ajo qė e bėn jetėn tė vlefshme ėshtė se askush nga ne nuk e di se deri ku e kemi cakun.


A keni arritur ēdo gjė qė keni dashur tė arrini?

Anthony Hopkins:Pėrtej ēdo gjėje. Kam qenė me shumė fat. Nė tė kaluarėn kam pasur problemet e mia, por kam vazhduar tutje. Kam pasur njė jetė shumė tė mirė dhe pėr kėtė jam shumė mirėnjohės.

the-talks
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi