E ardhmja me pak fjalė

Shko poshtė

E ardhmja me pak fjalė

Mesazh  Zattoo prej 20.01.15 0:18

Zygmunt Bauman: E ardhmja me pak fjalė



E pėrditshmja italiane Il Messaggero ka botuar njė pjesė tė pėrmbajtjes sė Lectio Magistralis qė filozofi Zygmunt Bauman mbajti nė Futura Festival di Civitanova Marche.

Nė qendėr tė kėtij takimi ishte e ardhmja dhe ai nisi pikėrisht me kėtė pjesė nga Dekalogu pėr tė Ardhmen i Baumanit.


KONTROLLI

Nėse kontrollojmė atė qė bėjmė sot, do tė dijmė tė kontrollojmė atė qė do tė ndodhė nesėr. Projektimi i tė nesėrmes sonė do tė thotė maturim i vetėdijėsimit se ajo qė bėjmė sot do tė ketė pasojat e veta mbi tė ardhmen.


ZGJEDHJE

Duhet tė jemi tė pėrgjegjshėm, dhe pėrgjegjshmėria ėshtė zgjedhje. Duhet tė zgjedhim me vetėdije sot pėr tė shmangur pasojat (e parashikueshme) nesėr. Teknologjia nuk prodhon dėme, sepse teknologjia nuk zgjedh. Eshtė njeriu, si njė arbitėr i lirė, qė zgjedh. Teknologjia ėshtė vetėm njė instrument.


KONVERGJENCE

Komunikimi dhe menaxhimi i infrastrukturave dhe i energjisė janė tė destinuar tė rrjedhin nė mėnyrė tė pėrbashkėt drejt njė revolucioni tė tretė industrial. Do tė konsistojė nė njė “Internet tė gjėrave”, me instrumenta inteligjentė e tė ndėrlidhur mes tyre qė do tė reduktojnė shumė problemet e pėrditshmėrisė sonė (trafiku, zhvendosjet, banueshmėria).


INFORMACIONI

Duhet tė kthehemi e tė vėzhgojmė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė realitetin, dhe jo tė kėnaqemi prej lajmeve qė filtrohen nga mjetet e komunikimit. Mė shumė se sa informacionet e ndėrmjetėsuar, qė shpesh herė na vijnė me njė gjuhė tė paqartė e cila synon tė maskojė mungesėn e pėrmbajtjes, duhet tė shohim botėn reale dhe shumėllojshmėrinė e saj kaleidoskopike.


PUNA

Eshtė paradoksale, por pikėrisht nė njė moment historik nė tė cilin potenciali i punės njerėzore ka arritur kulmin e vet teknik (disponueshmėria e teknologjive, lehtėsia e realizimit tė njė produkti sipas njė nevoje tė caktuar, mundėsia e tė punuarit nė distancė e madje edhe nga shtėpia), po asistojmė nė rėnien e prestigjit social, qė zakonisht i njihet dimensionit tė punės. Duhet t’u rikthejmė atyre qė punojnė rolin e “ndėrtuesve”, sepse janė ata qendra e tė ardhmes. Puna ėshtė njė burim vlerash, pėr individin dhe pėr shoqėrinė, madje ėshtė origjina e tė gjithė vlerave: risjellja e dimensionit tė punės nė qendėr tė dinjitetit njerėzor, do tė thotė tė ndėrtosh mirėqenien e individėve dhe njė tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė. Puna duhet tė bėhet sėrish pėrcaktuese e marrėdhėnieve njerėzore, pėrmes njė risubjektivizimi tė marrėdhėnieve profesionale.


KONSUMI

Nėse me punė ndėrtohet e nesėrmja, me konsumin shkatėrrohet. Nė Antropogjenė (epoka gjeologjike nė tė cilėn ndodhemi) njeriu ka njė ndikim tė madh mbi fatet e botės, dhe duhet tė reduktojė konsumin. DUhet tė prodhojmė vetėm atė qė na duhet, pa shpėrdorime. Duhet tė ndėrtojmė njė botė tė bėrė nga njerėz, jo nga konsumi. Tė konsumosh do tė thotė tė akumulosh borxhe, duhet tė fillojmė t’i zvogėlojmė.


ENERGJIA

Duhet tė rendim drejt burimeve energjetikė tė pashtershėm, nėse nuk duam tė “konsumojmė” edhe ambientin. E ardhmja duhet tė jetė njė e ardhme e energjive tė rinovueshme: do tė mundėsojnė uljen e kostove tė prodhimit, dhe do tė bėjnė tė domosdoshėm gjithjnė e mė pak burime. Duhet tė mėsojmė tė konsumojmė sasinė e duhur tė burimeve pėr tė shmangur shkaktimin e ēekuilibrave tė rinj, pabarazive tė reja.


AKSIONI

Bota ėshtė e pėrgjumur. Duhet njė aktivitet mė i madh, mė shumė aksion. Krijimi aktiv (dhe i drejtpėrdrejtė) i materialeve dhe produkteve prodhon liri. Dhe njė qasje “gjeneruese”, e matur ndaj tė tjerėve ēon drejt njė shoqėrie tė lirė.


LIRIA

Gjenerues tė tė gjithė botės, bashkohuni! Manifesti pėr shoqėrinė e njerėzve tė lirė, i Mauro Magattit dhe Chiara Giaccardit ėshtė njė manifest i vėrtetė pėr lirinė pėr mijėvjeēarin e ri. Ky vizion, i zgjeruar nga individi tek grupet, shoqėritė, popujt shtrihet nė tė gjithė nivelet dhe tė gjitha kategoritė politike dhe sociale.
avatar
Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi