Zoti, debati i pėrjetshėm pėr misterin e fundit

Shko poshtė

Zoti, debati i pėrjetshėm pėr misterin e fundit

Mesazh  Luli prej 18.01.15 13:52



Pėr mijėra vjet, filozofė, matematicienė dhe figura fetare janė munduar me pyetjen nėse ėshtė e mundur tė dish njė herė e mirė a ekziston njė gjė si “Zoti”. Dhe nėse po, ēfarė forme duhet tė ketė Ai? Nė kėrkim tė zbulimit tė misterit tė fundit

Robert Matthews


Mund tė jetė pyetja mė e diskutueshme qė ėshtė bėrė ndonjėherė. Edhe pas mijėvjeēarėsh me debate, pyetja nėse Zoti ekziston nuk e ka humbur aspak fuqinė pėr tė provokuar. Stephen Hawking shkaktoi njė skandal tė madh ndėrkombėtar kur pretendoi nė librin e tij tė fundit “The Grand Design” se shkenca e kish bėrė Zotin tė tepėrt.

Ateistėt mund ta shohin kėtė si njė surprizė jo shumė tė madhe, por pėr tė krishterėt e devotshėm, deklarata tė tilla mund tė jenė thellėsisht provokuese. Nė fund tė fundit, ata janė tė sigurtė se e dinė qė Zoti ekziston – edhe pse nuk mund ta thonė saktėsisht se si. Dhe pėr fondamentalistėt, vetė akti i vėnies sė njė pikėpyetjeje mbi ekzistencėn e Zotit mund tė jetė blasfemi.

Pėrballė debateve tė tillė nė dukje tė pafund, disa teologė kanė kėrkuar mėnyra tė padiskutueshme pėr tė demonstruar njė herė e mirė ekzistencėn e Zotit. Ndoshta mė e famshmja u bė shumė popullore prej teologut anglez William Paley, i cili nė vitin 1802 imagjinoi tė gjente njė orė dore gjatė njė shėtitjeje nė njė shqopishtė. Paley argumentoi se, ashtu si ndėrlikueshmėria e orės tregonte projektimin e saj nga njė dizenjator, kompleksiteti i madh i – le tė themi – syrit, duhet tė merret si provė e njė krijuesi – domethėnė Zotit.

Edhe pėrpara Paleyt, kritikėt e kėtij tė ashtuquajturi Argument Teologjik kanė nxjerrė nė pah shembuj tė shumtė tė projekteve mė pak se tė mrekullueshėm nė natyrė qė duket se argumentojnė kundėr ekzistencės sė njė krijuesi tė vetėm dhe tė gjithėpushtetshėm. Megjithatė, argumenti vazhdon tė jetojė nė formėn e Intelligent Design Theory (IDT), sipas tė cilės disa tipare tė krijesave tė gjalla gjykohen si thjeshtė shumė tė pamundura pėr t’u shpjeguar vetėm prej evolucionit. Megjithatė, skeptikėt thonė se IDT bie nė tė njėjtin kurth si Paley, duke pranuar se kompleksiteti ėshtė njė shenjė e padiskutueshme e projektit.

Veē kėsaj, ndėrkohė qė shkenca mund tė pėrpiqet dhe mundohet shumė tani pėr tė shpjeguar disa prej mrekullive tė natyrės, kjo nuk do tė thotė se nuk do tė arrijė asnjėherė.

Megjithatė, pėrgjatė shekujve, disa teologė kanė eksploruar njė qasje mė radikale pėr ekzistencėn e Zotit – njė qasje qė, tė paktėn nė parim, do tė detyronte pranimin pėrmes njė prove matematikore. Nė kėtė pikė, teologėve u janė bashkuar filozofė, tė gjithė tė intriguar nga mundėsia pėr gjetjen e njė prove pėrfundimtare pėr ekzistencėn e Zotit.


Argument ontologjik

Mundėsia pėr gjetjen ndonjėherė tė njė prove logjike tė ekzistencės sė Zotit u shfaq pothuajse njė mijė vjet mė parė, nė veprėn e akademikut dhe klerikut Shėn Anselm, i lindur nė Alpe. Nė viti 1078 ai botoi versionin e parė tė njė prove tė tillė – i ashtuquajturi Argumenti Ontologjik (nga fjala greke “ontos” qė do tė thotė “ekzistencė”).

Shėn Anselm e pėrcaktonte Zotin si ekzistencėn supreme, madhėshtia e tė cilės nuk mund tė kapėrcejė diēka tė pėrfytyrueshme prej qenieve njerėzore. Mė pas, ai argumentoi qė njė qenie supreme qė nė fakt ekziston duhet tė konsiderohet mė e madhe se sa njė qė thjeshtė ekziston nė mendjen tonė. Si i tillė, i fundmi nė qeniet supreme nuk mund tė jetė imagjinar, por duhet tė ekzistojė vėrtetė. Si rrjedhim ne duhet tė konkludojmė qė Zoti ekziston, thoshte Shėn Anselm, duke shtuar se kushdo qė mendon se qenia mė supreme ekziston vetėm nė mendje nuk mund tė jetė duke menduar pėr Zotin, pėr definicion.

Argumenti i Shėn Anselmit shkaktoi njė debat tė madh qė vazhdon edhe sot. Nė kohėn e tij, ai shkaktoi njė kundėr-argument, bazuar nė idenė e njė “Ishulli tė Pėrsosur”, qė kritikėt e Shėn Anselmit pretendonin se duhej tė ekzistonte thjeshtė sepse njė qė ekziston ėshtė “mė i pėrsosur” se sa njė qė nuk ekziston. Shėn Anselmi kundėrgoditi duke thėnė se parodi tė tilla bien nė kurthin e paraqitjes sė Zotit si thjeshtė njė qenie “tjetėr” e madhe, dhe jo si mė e madhja.

Sot, shumė filozofė argumentojnė se argumenti i Shėn Anselmit thjeshtė nuk ėshtė i saktė sa duhet pėr atė qė pretendon tė vėrtetojė. Kjo i ka bėrė disa filozofė qė tė kthehen nga logjika moderne matematikore, nė kėrkimin pėr pėrgjigje mė tė qarta.

Logjika klasike, shpikur nga filozofi i lashtė grek Aristoteli rreth vitit 350 para Krishtit vlerėson thjeshtė vėrtetėsinė apo pavėrtetėsinė e argumentave. Por gjatė shekullit 20, logjikanėt e shtrinė fushėveprimin e saj nė njė sėrė formash, njė prej tė cilave – e njohur si logjika modale S5 – ēon nė njė teoremė me pasoja intriguese. E emėrtuar sipas tė ashtuquajturės Aksioma S5, kjo formė logjike modale thotė se mundėsia qė njė pohim tė jetė domosdoshmėrisht i vėrtetė mjafton pėr tė siguruar qė ai realisht ėshtė domosdoshmėrisht i vėrtetė. Pohimi mund tė jetė ēdo gjė – duke pėrfshirė dhe idenė qė Zoti ekziston. Me fjalė tė tjera, sipas logjikės modale S5, ēdokush qė pranon se ekzistenca e Zotit ėshtė e domosdoshme, duhet qė si rrjedhim tė pranojė ekzistencėn e Zotit.

Jo pėr ēudi, ky rezultat – i quajtur Argumenti Ontologjik Modal – ka rezultuar jo mė pak kontrovers se sa origjinali i Shėn Anselmit. Disa filozofė, si Alvin Plantinga, Profesor i Filozofisė nė Universitetin e Notre Dame, Indiana, thekson se shumė prej atyre qė nuk besojnė nė Zot as nuk e pranojnė premisėn mė tė dobėt tė thjeshtė mundėsisė qė Zoti ekziston. Dhe pa kėtė, Argumenti Ontologjik Modal ėshtė i kotė.


Ēfarė ėshtė ekzistenca?

Edhe kėshtu, argumenti e nxjerr nė pah rėndėsinė e pėrcaktimit tė kuptimit tė “ekzistencės” – dhe ky ėshtė njė problem i vėshtirė. Nė fund tė fundit, ne tė gjithė mund tė pranojmė qė tryezat dhe karriket realisht ekzistojnė, po ēfarė mund tė themi pėr njėbrirėshit, pėr numrat apo pėr bukurinė?

Nė vitin 2002, filozofi Dale Jacquette, tani nė Universitetin e Bernės nė Zvicėr parashtroi njė definicion tė ekzistencės qė ai beson se i shkon nė thelb problemit. Ai argumenton se mund tė thuhet se diēka ekziston nėse dhe vetėm nėse, totali i cilėsive tė pandara ėshtė konsistent dhe i plotė.

Pėr tė parė fuqinė e kėsaj qasjeje, marrim pėrshembull pyetjen nėse njėbrirėshit ekzistojnė. Thjeshtė fakti qė nuk kemi parė njė njėbrirėsh nuk do tė thotė qė ata nuk ekzistojnė, sigurisht. Por sipas Jacquette, ka njė arsye shumė mė tė thellė pėr tė thėnė qė ata janė joekzistentė – dhe kjo sepse ėshtė e pamundur tė thuash edhe nėse njė njėbrirėsh qė nuk ėshtė parė, ka sy blu apo jeshilė, ka saktėsisht njė milion fije nė bishtin e vet apo njė sėrė karakteristikash tė tjera tė mundshme.

Me fjalė tė tjera – dhe nė kundėrshtim me gjėra qė ekzistojnė – lista e cilėsive tė pandara qė mendohet tė pėrcaktojnė njė njėbrirėsh ėshtė e paplotė. Dhe kjo, thotė Jacquette, mjafton pėr tė thėnė se kjo bishė mitike vėrtetė nuk ekziston nė ndonjė kuptim tė arsyeshėm tė fjalės.

I njėjti test ekzistence mund tė zbatohet pėr Zotin – dhe sipas Jacquette, rezultati ėshtė lajm i keq pėr besimtarėt. Si me njėbrirėshit, thjeshtė fakti qė Zoti nuk e ka bėrė ekzistencėn e tij tė qartė pėr ēdo ateist nuk mjafton pėr tė vėrtetuar qė ai nuk ekziston. Edhe mė serioze, thotė Jacquette, ėshtė vėshtirėsia nė qartėsimin e njė Zoti tė gjithėpushtetshėm dhe dashamirės, me ēėshtje si ekzistenca e djallit. Kjo tregon inkosistencė tė brendshme, qė sipas argumentit tė Jacquette nėnkupton jo thjeshtė qė Zoti nuk ekziston por edhe qė logjikisht nuk ekziston.


Zoti ėshtė gjithēka

Atėherė, a i ka dhėnė fund logjika moderne besimit tek Zoti? Jo domosdoshmėrisht. Argumenti i Jacquette mund tė ketė pėrjashtuar pikėpamjen standarte pėr Zotin, por pėrgjatė shekujve janė parashtruar konceptime tė tjerė – duke pėrfshirė pikėpamjen pėr Zotin jo si njė gjė, por si gjithēka.

Ndėrkohė qė njė koncept i tillė panteist pėr Zotin mund tė gjendet nė degėt e shumė feve – sidomos Judaizėm dhe Islam – ai ėshtė mbrojtur mė me bujė nga filozofi i njohur holandez i shekullit 17, Benedict de Spinoza. Qoftė edhe pėr faktin se ofron njė pėrgjigje shumė tė thjeshtė pėr pyetjen nėse Zoti ekziston – nė fund tė fundit, a mundet ndokush tė vėrė nė dyshim ekzistencėn e gjithēkaje qė ekziston?

Njė Zot i tillė ėshtė gjithashtu nė njė farė kuptimi suprem dhe i kudondodhur, dhe vepra e fundit nga Jacquette sugjeron qė Zoti-Gjithēka i Spinozės duhet tė jetė unik.

Por Jacquette dyshon qė shumė besimtarė nuk do tė jenė tė impresionuar nga avantazhet filozofikė tė kėtij koncepti shumė mė abstrakt pėr krijuesin e tyre. “Zoti panteistik i Spinozės nuk i ka tė gjithė cilėsitė e dashura qė tradicionalisht kanė shoqėruar Zotin si njė personalitet tė gjithėfuqishėm, hyjnor”, thotė ai.

Ndėrkohė qė pėrpjekjet e tjera pėr tė pėrdorur logjikėn pėr tė vėrtetuar ekzistencėn e Zotit ose janė tė mangėta ose tė ēojnė nė rezultat tė kundėrt, koncepti i Spinozės mund tė jetė mė i miri qė ofrohet – tė paktėn nga filozofia aktuale. Por, disa kanė sfiduar vetė idenė e kėrkimit pėr njė pėrgjigje po/jo ndaj njė pyetjeje kaq tė madhe. Ndėr ta ėshtė edhe fizikani britanik Stephen Unwin, i cili ka parashtruar njė tjetėr qasje ndaj pyetjes nėse Zoti ekziston duke shfrytėzuar ligjet e rastėsisė.

Ndoshta ndihmon shumė tė pėrcaktosh shanset pėr njė dorė fituese nė poker. Gjatė viteve tridhjetė, matematicienėt nisėn tė mbėshtesin idenė se teoria e probabilitetit mund tė kapė konceptet e turbullt tė besimit tė pjesshėm dhe tė pasigurisė personale, dhe treguan se si besimet duhet tė ndryshojnė nė dritėn e provave. Pėr shembull, njė agnostik mendjehapur mund t’i vendosė nė 50:50 shanset e ekzistencės sė Zotit, ndėrkohė qė ateistėt do tė jepnin raporte shumė mė tė ndryshėm.

Sipas Unwin, aftėsia pėr tė kapur hije tė tilla besimi i jep probabilitetit njė avantazh tė rėndėsishėm ndaj logjikės sė pasigurisė, e cila duhet tė pėrzgjedhė mes besimit dhe pavėrtetėsisė. “Nė kėndvėshtrimin tim, asnjė prej pjesėmarrėsve tė zėshėm nė debatin pėr Zotin nuk pėrfaqėsojnė qėndrimin mė racional ndaj kėsaj ēėshtjeje – atė tė pasigurisė”.

Mė mirė akoma, thotė Unwin, kėta nivele besimi nuk ka nevojė tė skaliten nė gur por mund tė modifikohen sipas provave tė reja pro dhe kundra duke pėrdorur njė rezultat nė teorinė e probabilitetit tė quajtur Teorema e Bajesit. Nė librin e tij “Probabiliteti i Zotit” Unwin tregon se si ēdokush mund tė pėrdorė kėtė teoremė pėr tė pėrforcuar besimin e vet personal e racional, nė dritėn e provave si shpeshtėsia e fatkeqėsive apo dėshmitė pėr mrekullira.

Mė e pakta, vazhdon ai, kjo qasje detyron si besimtarėt edhe skeptikėt qė tė ekzaminojnė mė nga afėr besimin e tyre. Megjithatė, gjatė studimit tė tij, ai zbuloi se fondamentalistėt e tė dy krahėve nuk janė tė impresionuar nga mungesa e njė pėrgjigjeje tė qartė. “Mė ka dhėnė njė vlerėsim tė mungesės sė popullaritetit qė ka pasiguria kur vjen fjala pėr ēėshtjet e Zotit”.


Provė e shenjtė

Megjithatė, nėse ka njė konkluzion qė duhet tė nxirret nga kėrkimi mijėra vjeēar pėr provėn e padiskutueshme qė Zoti ekziston, ky ėshtė se njė provė e tillė duket e paarritshme. Edhe prova nė dukje rigoroze kanė patur tė ēara qė nė ēdo rast i kanė vėnė ato nė diskutim dhe kanė ndezur edhe mė shumė debatin. Pavarėsisht shekujve tė tėrė pėrpjekje tė pandalshme, edhe argumentat mė tė sofistikuar nuk kanė qenė nė gjendje t’i shpėtojnė kėrkesės sė lashtė tė ēdo feje: besimit.



A ėshtė Zoti gjithēka?

Pėr disa, pyetja nėse Zoti ekziston ėshtė ekuivalente me pyetjen nėse “ka diēka atje tej”, qė kujdeset pėr ta. Pėrgjigja e pyetjes kėrkon pastaj tė mundohesh me pyetje tė tjera, si pėr shembull, pėrse njė Zot i dashur lejon tmerre tė tillė si Holokausti. Por pėr tė tjerė, thjeshtė nuk ka kuptim tė pyesėsh nėse Zoti ekziston – ata e shohin Zotin si tėrėsinė e Krijimit.

I njohur si Panteizėm, ky kėndvėshtrim gjithėpėrfshirės pėr Zotin mund tė gjendet nė hinduizėm si dhe nė disa degė tė Judaizmit, Islamit dhe Kristianizmit.

Megjithatė, ndėrkohė qė Panteizmi i jep pėrgjigje pyetjes nėse Zoti ekziston, fakti qė e shkrin Zotin me Krijesėn e tij ka shkaktuar kundėrshti tė ashpra nga fetė kryesore. Gjatė viteve 1650, filozofi holandez de Spinoza u dėbua nga komuniteti hebre pėr arsye se vuri nė dyshim pikėpamjen standarte tė Zotit siē pėrshkruhet nė Bibėl. Nė traktatin e tij “Etika” tė vitit 1677, Spinoza parashtroi njė pikėpamje Panteiste pėr Zotin si praktikisht gjithēka. Ai besonte se kjo ishte nė pėrputhje tė plotė me pikėpamjen standarte tė Zotit si unik, i pafundėm dhe shkak i gjithēkaje – pasi ka vetėm njė tėrėsi tė natyrės, qė ėshtė e pafundme nė shtrirje, dhe pėr definicion pėrfshin tė gjithė shkaqet e mundshėm.

Ndėrkohė qė pikėpamjet e Spinozės u denoncuan si blasfemi nga bashkėkohėsite tij, finesa dhe sofistikimi i tyre ka ndikuar qė atėherė shumė mendimtarė, pėrfshirė Johann Wolfgang von Goethe, George Santayana dhe Albert Einstein.


A ekziston? Vini bast!

Nė vitin 1656, matematicieni dhe filozofi francez Blaise Pascal filloi tė paraqesė njė qasje radikalisht tė ndryshme ndaj misterit tė ekzistencės sė Zotit. Nė vend qė tė pėrpiqej qė tė mbėrrinte nė njė provė logjike tė pakundėrshtueshme, Pascal argumentonte se ka njė arsye shumė mė themelore pėr tė besuar tek Zoti: ėshtė basti mė i mirė.

Argumenti i Pascal niste me dy pranime tėrėsisht tė arsyeshėm; ose Zoti ekziston, ose nuk ekziston. Dhe ne ose mund tė besojmė tek Ai, ose jo. Mė pas, Pascal shqyrtoi tė katėr mundėsitė qė rezultonin prej kėsaj. Nėse zgjedhim tė besojmė dhe Zot ekziston vėrtetė, atėherė do tė shkojmė nė parajsė. Nga ana tjetėr, nėse zgjedhim tė mos besojmė nė Zot dhe jemi tė gabuar, atėherė jemi nė telash tė madh. Ndėrkohė, nėse Zoti nuk ekziston atėherė tė besosh apo tė mos besosh, pak ndryshim ka.

Kėshtu qė, tė vendosėsh ēfarė tė bėsh do tė thotė tė vlerėsosh mundėsinė qė Zoti ekziston. Por Pascal argumentonte qė, ndėrkohė qė shpėrblimi pėr tė besuar nė ekzistencėn e tij ėshtė lumturia e pėrjetshme, atėherė ky opsion i lė pas gjithė tė tjerėt, pavarėsisht probabilitetit qė tė kesh tė drejtė apo jo.

Argumenti i Pascal ėshtė kritikuar sidomos pėr pėrdorimin prej tij tė pafundėsisė pėr tė eleminuar tė gjithė mundėsitė e tjera. Njė tjetėr kritikė ėshtė i ashtuquajturi problem i “Shumė Zotave” qė u ngrit 250 vjet mė parė nga enciklopedisti i famshėm francez Denis Diderot. Le tė supozojmė qė besojmė nė Zot dhe e nderojmė atė, pėr shembull, nė njė kishė tė krishterė dhe mė pas zbulojmė se duhej tė kishim shkuar nė njė xhami. Njė zgjidhje ėshtė tė argumentosh se njė Zot i vėrtetė gjithmonė do tė vlerėsojė njė besimtar, edhe nėse devocioni i tij ka qenė i keqorientuar. Por nė fund tė fundit, mbetet njė bast…

/bota.al/
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zoti, debati i pėrjetshėm pėr misterin e fundit

Mesazh  DaniEL prej 19.01.15 1:03

Te perpiqesh te provosh ekzistencen e Zotit me ane te shkences dhe logjikes eshte njelloj si te perpiqesh te futesh te gjithe oqeanin ne nje luge
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

49


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi