Teoria e Tokes Bosh

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njė tjetėr civilizim nė thellėsi tė Tokės …

Mesazh  Neo prej 30.04.08 1:09

Njė tjetėr civilizim nė thellėsi tė Tokės…

Ekspertėt qė studiojnė boshllėqet nė tokė janė tė bindur se planeti ka disa fusha magnetike. Ata gjithashtu thonė se agimi polar ėshtė gaz qė del prej prej kores sė tokės nga polet e planetit tonė.

Ndjekėsit e kėsaj ideje theksojnė faktin e “ēmendjes” sė busullave kur u afrohen poleve. Shumė kėrkues pohojnė se erėrat e ngrohta shpesh vijnė nga Poli i Veriut, gjė qė sipas tyre provon se boshllėqet mė tė mėdha mund tė jenė pikėrisht atje.

Qė prej kohėve tė lashta eksplorimi i Polit tė Veriut ka qenė nė qendėr tė vėmendjes sė mjaft njerėzve. Poli i Veriut ishte mjaft tėrheqės pėr aventurierėt dhe kėrkuesit, qė prisnin tė gjėnin mistere dhe vende tė paeklsploruara nė tė.

Legjendat tregojnė se hyrja pėr nė thellėsitė e Tokės ishte diku nė Veri dhe fiset e lashta mendohej se kishin jetuar nė planet shekuj mė parė sesa njerėzit e sipėrfaqes, qė nuk ishin aq tė mbrojtur sa ata.

Mistikėt besonin se hyrja pėr nė zemėr tė planetit ėshtė e fshehur diku nė veri dhe kėtė e pohojnė edhe disa nga kuptimet e miteve tė caktuara, nėse shihen me kujdes.

Po ashtu besohet sot njė version i ardhejes sė UFO-ve jo nga jashtė planetit, por nga thellėsitė e tij drejt sipėrfaqes.

Nė faqe interneti, qė sigurisht nuk merren si burime shumė tė sigurta, raportohet kjo teori, e daljes sė alienėve nga vendet e Polit tė Veriut.

Gjatė epokės sė Platonit njerėzit besonin se brenda Tokės kishte jetė. Platoni besonte se planeti ishte brenda pėrplot me tunele dhe shpella.

Kėrkuesi Edmond Hallei studjoi fushėn magnetike tė Tokės dhe vuri se ajo varion dhe nuk ėshtė rreptėsisht e pėrcaktuar, gjė qė e bėri atė tė hidhte idenė e mundėsisė sė disa fushave magnetike njėherėsh.

Studjuesit supozojnė se njė tjetėr sferė, brenda planetit ka fushėn e saj magnetike dhe ėshtė pikėrisht prezenca e kėsaj fushe tjetėr qė bėn devijimin.

Ideja e planetit me boshllėqe brenda ishte mjaft popullore pėr shkrimtarėt e librave fantastiko-shkencorė, pėr njė kohė bukur tė gjatė.

Madje pati raste kur kėrkuesit filluan tė paraqisnin prova dhe fakte qė vėrtetonin se planeti ėshtė bosh pėrbrenda.

Njė nga idetė e Tokės bosh pėrbrenda u shfaq nė antikitet. Ndėrsa 75 vjet mė parė, njė hartė e Polit tė Veriut pasqyronte njė fakt tė ēuditshėm: Njė e treta e territorit tė kėtij poli ishte ende e paeksploruar dhe kjo interpretohet sot si njė domethėnie se deri edhe para njė shekulli ideja e njė hyrjeje nga Veriu pėr nė qendėr tė planetit, nuk qe edhe aq e papranueshme, madje harta pohon se ajo ekzistonte.

Mark Sadikov, njė doktor i shkencave tė gjeologjisė dhe mineralogjisė, nga Akademia Ruse e Shkencave tė Natyrės, ėshtė i sigurt se nė Polin e Veriut nuk ka hyrje pėr brendėsi tė planetit.

Ai pohon se nė zonat poshtė fundit tė deteve tė thella tė veriut, qė i pėrkasin oqeanit Arktik, nuk bėhet fjalė pėr hyrje tė tilla.

Ndėrsa Maria Gavrilo, njė gjeografe, kėrkuese e Institutit tė Kėrkimeve pėr Arktikun dhe Antarktidėn, pohon se ajo nuk sheh hapėsira boshe nė territoret e Poliut tė Veriut, poshtė tabanit tė tyre.

Disa ekspertė pohojnė se Poli i Veriut ėshtė njė oqean i mbuluar me akull dhe ky ėshtė njė fakt absolut. Shumė kėrkues kanė punuar atje pėr tė gjetur tokė, por gjithēka ka shkuar kot, asnjė rezultat s’ka pėr praninė e tokės nė thellėsitė e polit.

Tani, nė shekullin e 21-tė po aplikohen metoda tė reja dhe po ndėrrmerren studime tė kujdesshme pėr misteret e Polit tė Veriut, por ende s’ka tė reja.

Akdamiku Mark Sadikov, nė fakt kėmbėngul se atje ka disa fusha magnetike. Ai beson se disa nga kėto fusha u pėrkasin platforma mė tė vjetra. Ndėrsa pėr erėrat e ngrohta ai mendon se varen dhe kushtėzohen nga kushtet lokale tė motit nė veri.

Maria Gavrilo thotė se janė dy fusha magnetike, Poli i Veriut dhe Poli i Jugut. Tė dy polet mundet qė spostohen shpesh. Studime tė thelluara kanė rezultuar nė konkluzione se secili prej tė dy poleve nuk ėshtė statik, por luhatet dhe madje nė mėnyrė aktive ndėrron pozicion.

Ekspertėt thonė se Agimi Polar ėshtė njė fenomen unik i prodhuar nga shkėlqimi i atomeve qė dalin nga shtresa tė sipėrme tė atmosferės dhe qė pėrqendrohen nė njė zonė ovale, pak mė larg se polet, pikėrisht aty ku ne i shohim.

Astronautėt shohin nga hapėsira se Toka ėshtė e mbėshtjellė nga njė dritė, por nga njerėzit nė tokė ajo ėshtė e mundurt tė shihet vetėm nė pole.

Agimi Polar ėshtė shumė i fortė, ai mund tė shkaktojė njė ndikim tė madh nė psikikėn njerėzore dhe mund tė shkaktojė interferencė nė frekuencat e radiove.

Kėrkuesit thonė se ėshtė normale qė busulla tė ēmendet kur u afrohet poleve. Nė fakt, fusha magnetike e Tokės ėshtė mjaft mė e fortė brenda nė pole dhe prandaj gjilpėra e busullės bėn lėvizje kaotike atje.

Shumica e supozimeve pėrqendrohet nė idenė se boshllėku i planetit nuk ėshtė diēka qė e kanė hedhur si tezė shkencėtarėt.

Dhe kjo duhet t ėjetė edhe njė nga arsyet se pse pėr kėtė hipotezė kėrkuesit flasin me kursim ose nuk flasin fare.

Poli i Veriut ėshtė eksploruar rėndshėm dhe ka pasur mesatarisht njė ekspeditė nė muaj atje pėr kėrkime. Por edhe turistėt e kanė frekuentuar mjaft Polin e Veriut, sidomos nė dhjetėvejēarėt e fundit.

Sipas kėrkuesve, mundet qė boshllėqet ekzistojnė nėn sipėrfaqen e Tokės, por nė formėn e shpellave dhe tė kanaleve boshe. Njė tjetėr teori pohon se Toka duhet tė ishte patjetėr mė e rėndė se sa rezulton tė jetė tani, nėse nuk do ta kishte bosh qendrėn.

Por Maria Gavrilo pėrgjigjet se ata qė bėjnė llogaritė e volumit tė Tokės, duhet tė dinė mė shumė pėr faktin se sa tė ndryshme janė masat nė brendėsi tė planetit dhe tė mos pretendojnė ta matin nė mėnyrė fikse, por tė kujtojnė se kjo lloj matjeje duhet tė jetė shumė variabėl.

Nėse ata do ta injoronin kėtė fakt tė strukturave tė ndryshme nė thėllėsi tė ndryshme, do tė arrinin me siguri nė njė pėrfundim tė gabuar, thotė ekspertja.

Jeta nė brendėsi tė tokės ėshtė e pamundur, para sė gjithash sepse hapėsira ėshtė mjaft e vogėl. Sė dyti, sepse presioni dhe temperatura rriten nė mėnyrė mjaft tė ndjeshme nė thellėsi.

Kur nė Afrikė filluan gėrmimet pėr njė minierė mė tė thellė se njė kilometėr, punimet mė pas u bėnė tė pamundura. Pėr punėtorėt filluan tė pėrdoreshin mjete freskuese, sepse temperaturat ishin mjaft tė larta brenda.

Kėshtu, teoria e planetit me boshllėqe qe mjaft popullore, teksa shkenca nuk kishte arritur kėto nivele qė ka tani. Misteret e sipėrfaqes janė tepėr pak pėr fantazinė humane, e cila kėrkon nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr njė vendbanim brenda nė planet.

Nė shtresat e thella tė litosferės, sigurisht qė kėrkuesit nuk kanė mbėrritur. Dhe askush nuk e di ēfarė mund tė ketė atje.

Mbase ėshtė plot me mistere e sekrete tė papritura ajo thellėsie Tokės, ēudira qė njerėzit pėr mijėvejēarė kanė pritur t’i zbulojnė.

Olimbi Velaj

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1446


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Brendėsia e Tokės ėshtė bosh

Mesazh  FM prej 17.07.08 22:46

Brendėsia e Tokės ėshtė bosh

Ēfarė fshihet nė thellėsitė e planetit tonė? Vetėm shkėmbinj me pėrbėrje tė ndryshme nga ajo qė gjendet nė sipėrfaqe dhe njėherėsh shumė solide: kėtė e thotė gjeologjia.

Por pėrgjatė shekujve ėshtė menduar se brendėsia e planetit fsheh mrekulli tė jashtėzakonshme, botė tė paimagjinueshme dhe popullsi tė mistershme. Ka nga ata qė e mbėshtesin edhe sot kėtė tezė...

Nga Agartha nė ferr

Ideja e botėve tė fshehura nėn sipėrfaqen e Tokės haset te shumė besime fetare. Legjendat e budistėve tibetianė tregonin pėr Agarthėn, njė mbretėri e populluar nga qenie tė urta e tė iluminuara, e pozicionuar diku nė Azinė Qendrore.

Asiro-babilonasit tregonin se si Gilgameshi kishte mėsuar pėr ekzistencėn e njė bote tė nėndheshme nga fantazma e njė miku tė vdekur. Homeri e Platoni imagjinuan labirinte tė panumėrt qė shtriheshin drejt qendrės sė Tokės, ku gjendej edhe Zoti, tamam nė "kėrthizėn" e Tokės.

Egjiptianėt e lashtė besonin nė njė mbretėri ferri tė nėndheshme, e mė vonė tė krishterėt e imagjinuan ferrin nė mėnyrė pak a shumė tė ngjashme. Dante e pėrshkroi nė Komedinė Hyjnore si njė hapėsirė e nėndheshme e pėrbėrė nga nėntė rrathė.

Por duhet tė vinte viti 600 qė tė bėhej edhe pėrpjekja e parė shkencore pėr pėrcaktimin e asaj qė fshihej nė brendėsi tė Tokės.

I ēuditur nga anomalitė qė tregonte busulla (shmangie nė raport me Veriun pėr shkak tė fenomeneve si magnetizmi i shkėmbinjve) astronomi britanik Edmond Hallei, i njohur mė shumė pėr kometėn qė pagėzoi me emrin e vet, hodhi idenė se Toka qe formuar nga kore me njė qendėr tė vetme, secila me njė atmosferė tė vetėn qė nga ana e tyre kishin edhe polet magnetike: anomalitė e regjistruara nga busulla shkaktoheshin nga shpejtėsitė e ndryshme tė rrotullimit tė secilės prej shtresave.

Matematikani zviceran Euleri e hodhi poshtė idenė e shtresave me tė njėjtėn qendėr, pėr ta zėvendėsuar me atė tė njė Dielli qendror nė gjendje tė ndriēonte, tė ngrohte e t‘i garantonte jetėn njė qytetėrimi tė zhvilluar nė brendėsi tė saj.

Ndėrsa kolegu i tij britanik, Sėr Xhon Lesli, qe i bindur se nė brendėsi tė Tokės ekzistonin dy diej.

Brendėsi e banueshme

Por nuk do tė ishin shkencėtarėt ata qė do ta bėnin popullore idenė e Tokės bosh pėrbrenda. Kėtė e bėri Xhon Klives Symes, tregtar qė nė rini kishte qenė ushtar, por edhe me njė pasion tė madh pėr shkencat natyrore.

Nė vitin 1818, Symes e bėri publik deklaratėn "Pėr gjithė botėn".

"Deklaroj se Toka ėshtė bosh nga brenda dhe e banueshme", shkroi ai. "Pėrbėhet nga disa sfera me tė njėjtėn qendėr dhe ėshtė e hapur te polet.

Betohem qė kjo ėshtė e vėrtetė dhe jam gati ta eksploroj kėtė hapėsirė nė rast se bota do mė mbėshtesė nė kėtė pėrpjekje".

Por bota nuk u duk shumė e tėrhequr nga tė tilla zbulime.

Me gjithė qesėnditė e shumta qė teoritė e tij ngritėn nė shtyp dhe brenda komunitetit shkencor, Symes ia doli tė krijonte njė rreth tė vogėl pasuesish, i cili mjaftoi pėr tė ngacmuar interesin e Kongresit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku u votua disa herė pėr tė vendosur nėse ekspedita e propozuar duhej mbėshtetur financiarisht apo jo.

Por duhet thėnė se nė tė gjitha votimet propozimi ra poshtė. Vetėm dhjetė vite mė pas, kur Symes vdiq, qeveria amerikane vendosi tė financonte eksplorimin nė shkallė tė gjerė tė deteve tė Jugut. Por nė Pol gjetėn veē akull dhe asnjė lloj zgavre qė shpinte nė thellėsitė e planetit.

Planet konkav

Gjithsesi, pavarėsisht kundėrshtive tė forta, ideja nuk vdiq, ndoshta edhe pėr shkak tė historive fantastike tė shkruara falė fantazisė sė Edgar Alan Poe dhe Zhyl Vernit. Amerikani Cyrus Rid Tid u bind qė jo vetėm Toka qe bosh pėrbrenda, por edhe ne vetė jetonim nė brendėsinė e saj.

Dielli gjendej nė qendėr, gjysmė i ndriēuar e gjysmė i errėt, ndėrsa yjet dhe Hėna reflektoheshin nga sipėrfaqja tokėsore. Teoria e "Tokės konkave" e Tidit u transformua nė njė sekt, Bashkimi Koreshan, i cili deri nė vdekjen e pasuesit tė fundit, nė vitin 1982, pretendonte se kishte vėrtetuar shkencėrisht konkavitetin e shtresave tė Tokės.

Ēfarė nxehtėsie nė Pol!

Ishin Uilliam Rid dhe Marshall B. Gardner studiuesit e parė qė do tė qenė tė aftė tė mbanin ndezur edhe gjatė viteve ‘900 shpresėn pėr tė vėrtetuar konkavitetin e Tokės. Qė tė dy ishin tė bindur se shumė anomali nuk mund tė shpjegoheshin ndryshe.

Pėr shembull, disa eksplorues kishin treguar se temperaturat dukeshin sikur rriteshin nė Polin e Veriut. Eksploruesi norvegjez Fridtjof Nansen deklaroi se nė Qarkun Arktik bėnte aq nxehtė sa qe e pamundur tė flije. Tė tjerė flisnin pėr akull me ngjyrė tė kuqe, tė gjelbėr, tė verdhė e tė zezė.

Dhe zbulimi i njė mamuthi tė ngrirė nė Siberi u vėrejt si prova pėrfundimtare. Pėr Ridin dhe Gardnerin tė gjithė kėta elementė bėnin tė mendohej se eksploruesit i qenė afruar, madje kishin hyrė, pa e kuptuar nė zgavrėn polare.

Bora kishte marrė ngjyra tė tilla pėr shkak tė pjalmit qė vinte nga brendėsia, ndėrsa ajo e zeza kishte marrė kėtė ngjyrė pėr shkak tė gazrave tė lėshuar nga ndonjė vullkan.

Mė tej, mamuthėt nuk qenė zhdukur, siē besohej nga tė gjithė, por se kishin gjetur nė brendėsi ambientin e pėrshtatshėm pėr tė jetuar. Sa pėr mamuthin e gjetur tė ngrirė, qė tė dy mendonin se kishte guxuar tė dilte jashtė dhe kishte ngrirė.

Njė peshkatar norvegjez, Olaf Jansen, arriti deri nė atė pikė sa tha qė bashkė me tė birin kishte arritur me barkė nė kontinentin e brendshėm dhe se kishin qėndruar aty plot dy vjet, nėn kujdesin dhe mikpritjen e popullsisė sė brendshme, e pėrbėrė nga qenie gjigande shumė tė zhvilluara qė nė ēastin e largimit i kishin mbushur me ar.

Vetėm se Janseni vdiq gjatė udhėtimit dhe i biri qė rrėfeu historinė u mbyll nė njė ēmendinė. Vetėm nė fillim tė viteve 1900, Jansen vendosi t‘ia rrėfejė historinė Uilliam Xhorxh Emersonit, i cili u bazua tek ajo pėr tė shkruar librin "Zoti prej tymi".

Streha e Hitlerit

Qė tė gjitha kėto teori dhe ide gjatė viteve ‘30 ngacmuan imagjinatėn e shumė hierarkėve nazistė madje, duket edhe atė tė vetė Hitlerit.

Tė vendosur pėr tė vėrtetuar superioritetin e racės ariane, disa syresh morėn pėr tė sakta legjenda e mitologji qė rrėfenin pėr qytetėrime tė zhvilluara nė qendėr tė Tokės.

Nuk mund tė mos ishin paraardhėsit e Raihut. Sipas disave ėshtė financuar edhe njė ekspeditė nė kėrkim tė portės hyrėse nė Polin e Veriut, ndėrkohė qė nė prill tė vitit 1942, shkencėtari Heinz Fisher drejtoi nga qielli njė aparat fotografik me rreze infra tė kuqe. Qėllimi? Tė fotografonte flotėn britanike nė murin pėrballė shtresės tokėsore.

Atdheu i UFO-ve

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, simpatizanti i nazistėve, Ernst Zėndel, arriti deri nė atė pikė sa tė deklaronte se Hitleri dhe njė grup njerėzish tė besuar ia dolėn t‘u shpėtonin forcave aleate pėrmes njė anijeje pėr tė hyrė mė pas nė brendėsi tė Tokės pėrmes zgavrės hyrėse nė Polin e Jugut.

Qė aty shkencėtarėt nazistė nisėn ideimin e njė plani pėr tė pushtuar planetin falė disa mjeteve fluturues revolucionarė, tė rrumbullakėt e pa krahė: disqet fluturuese.

Edhe sot e kėsaj dite, disa janė tė bindur se UFO-t nuk fshihen nė thellėsi tė hapėsirave qiellore, por nė zemėr tė Tokės.

Ata qė e ushqyen mė shumė kėtė ide qenė shkrimtarėt Riēard Shaver dhe botuesi i tij, Rei Palmer, bashkėthemelues i revistės amerikane "Fate", e cila i dedikohet tėrėsisht aktiviteteve paranormale.

Shaver kėmbėngulte se jo vetėm qė UFO-t qenė mjetet e transportit tė atyre qė banonin nė brendėsi tė planetit, por se edhe kishte arritur ta vizitonte personalisht atė botė, sigurisht, fshehtazi banorėve.

Sipas tij, aty banonte njė popull mizor i quajtur "deru", pasardhės tė banorėve tė Atlantidės, e humbur nėn thellėsi tė Tokės pas njė kataklizmi nukleare.

Shaver rrėfeu mė pas se banorėt e kishin kapur dhe e kishin burgosur, por se, mes shumė tė tjerash, i kishin mėsuar edhe teorinė e relativitetit.

Sipas tij, e gjitha kjo ndodhte pėrpara se Ainshtaini ta bėnte publike (mėkati i vetėm ėshtė se shkrimtari i tregoi kėto pasi Ainshtaini ia kishte treguar gjithė botės teorinė e relativitetit).

Pika mė e lartė e pretendimit tė Palmerit, nė mbėshtetje tė historisė fantastik tė Shaverit, mbėrriti nė vitin 1970, me publikimin e njė fotoje tė zgavrės nė fjalė.

Bėhej fjalė pėr njė mozaik fotografish tė bėrė nga njė satelit pėr llogari tė Administratės sė Shkencave Ambientale tė Ministrisė sė Tregtisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku vėrehej njė njollė e zezė nė Polin e Veriut.

"Edhe sa foto tė tjera duhen pėr tė mėsuar si qėndron e vėrteta", pyeti me ironi Palmer. Por nė tė vėrtetė, njolla e zezė i detyrohej faktit tė thjeshtė se fotot qenė bėrė nė mes tė dimrit, kur Poli gjendet gjatė 24 orėve tė ditės i zhytur nė errėsirėn mė tė thellė.

Me gjithė pėrgėnjeshtrimet, ideja se Toka ėshtė bosh pėrbrenda vazhdon tė gjejė mbėshtetės: pėrveē sitesh tė shumta nė internet, librash e revistash qė e mbėshtesin kėtė teori, "Fondacioni Shkencor Phonex" grumbullon fonde pėr mundėsimin e njė ekspedite pėr nė qendėr tė Tokės, e cila do tė kalojė pėrmes zgavrės sė Polit.

Zona 51

Ndėrkaq teoria ėshtė modernizuar. Tani mbėshtetėsit e teorive tė konspiracioneve kėmbėngulin se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė tėrėsisht nė dijeni tė ekzistencės sė kėsaj bote tė fshehtė, por e mbajnė tė fshehtė faktin, pasi raca njerėzore nuk ėshtė ende gati pėr t‘u pėrballur me njė tė vėrtetė kaq tronditėse.

Sipas tyre, nuk ėshtė aspak rastėsi, qė njė prej portave qė tė shpien te kjo botė gjendet tamam nė tė famshmen "Zona 51", njė bazė ushtarake sekrete nė shkretėtirėn e Nevadės, ku disa mendojnė se mbahet i fshehur njė disk fluturues dhe disa alienė tė vdekur. Por janė jashtėtokėsorė apo banorė tė brendėsisė sė Tokės?

Pėrtej shakave, siē thotė publicisti i madh italian Umberto Eko, i cili ka shkruar mbi kėtė temė te libri "Lavjerrėsi i Fykosė": "Tė meditosh sot mbi teori sharlatane qė janė marrė seriozisht pėr kohė tė gjatė, na mėson tė shohim me mosbesim edhe shumė ide qė gjejnė hapėsirė sot jo vetėm nėpėr media, por edhe nė disa ambiente shkencore".

GSh

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Neo prej 15.01.09 18:43

Teoria e Tokes Bosh ose Hollow Earth

Per vete natyren e saj kjo tematike eshte shume e gjere dhe kerkon nje kohe relativisht te gjate qe te paraqiten gjithe provat, faktet dhe teorite per ekzistencen e nje bote te nendheshme dhe vete boshllekun qe mund te kete globi yne.

Gjate gjithe historise se rregjistruar te njerezimit eshte folur per boten e nendheshme, krijesat e saj dhe ferrin qe perfaqeson kjo bote.

Qe nga mitologjia e deri tek tekstet fetare gjejme gjurme te forta te pershkrimeve te nje bote irreale te mbushur me figura hyjnore e gjysem hyjnore, qenie mistike dhe te frikshme te konsideruara pjelle e fantazise njerezore dhe e frikes se tij ndaj nje te panjohure qe ka mbetur e tille per mijera vjet dhe eshte prekur vetem nga nje grusht njerezish te zgjedhur.

Vazhdimisht nga ky realm kane ardhur mesazhe qe jane degjuar nga ata qe i kane mbajtur veshet e hapur dhe mendjet e hapura per te kuptuar ate qe nuk e kupton dhe pranon dot mendja e ndrydhur njerezore.

Them e ndrydhur pasi ne si qenie njerezore nuk jemi te ndergjegjshme per fuqine e madhe qe kemi ne trurin tone dhe kufizohemi nga frika e te panjohures duke i mohuar vetes perdorimin e dhurates me te madhe qe kemi nga natyra apo nga krijuesi (kushdo qofte).

Nder shekuj njerez te guximshem dhe endrrimtare jane perpjekur te gjejne rruget per te hasur kete te panjohur. Shume kane deshtuar deri dhe me jetet e tyre. Disa ja kane dale mbane dhe kane lene deshmine e tyre qe edhe sot e kesaj dite vazhdon te mos pranohet fale asaj mengeneje qe ka ngerthyer mendjen njerezore dhe se le ate te shpertheje me gjithe fuqine e saj.

Sot me shume se kurre njerezimi po i afrohet kufijve te dijes duke u perpjekur ti kaperceje ato. I kerkon ne avancimin e shkences, teknikes, mendimit dhe perceptimit. I kerkon ato ne trupat e sistemit tone diellor dhe pertej tij duke guxuar qe te zgjeroje hapesiren e kerkimet neper kozmos dhe gjithe universin.

Por nuk duhet harruar qe vete globi yne ende eshte i mbushur me mistere. Nuk duhet harruar sesa zbulime te rendesishme jane bere vitet e fundit kur mendohej se ska mbetur me gje per tu zbuluar.

Njohim mjaft mire siperfaqen e Henes dhe te Marsit por nuk dime ende se cfare fshihet neper thellesite e Amazones dhe te xhungles tropikale afrikane.

Njohim mire satelitet e Saturnit dhe te Jupiterit por ende nuk dime te shpjegojme zerat e forte qe na vijne nga e kaluara dhe e tashmja per ekzistencen e dickaje shume te pabesueshme nen kembet tona. Perpiqemi te hedhim ne harte sistemin tone diellor, galaksine tone dhe te tjera, perpiqemi te gjejme sesi u krijuan dhe kur do kene nje fund dhe ende nuk dime as 1 % te asaj qe perfaqeson brendesia e globit tone.

Dhe ketu eshte misteri me i madh qe ende mbetet per tu zbuluar. Gjeologjia me saktesite dhe pasaktesite e saj na ka ardhur ne ndihme per te kuptuar dhe mesuar shume mbi historine e planetit tone si trup dhe si ndertim. Por si cdo shkence ajo ka nevoje gjithmone per permiresim dhe ndryshime ne koncepte dhe nga ky rregull ajo nuk mund te beje perjashtim.

Do perqendrohem fare pak ne aspektin shkencor te saj dhe do e vazhdoj ne ate qe me gjithe gojen mund te quhet si pjese e pandare e nje realiteti paranormal dhe teresisht te mistershem per ne si qenie njerezore.

Eshte apo jo bosh Toka jone? Cfare jane faktet qe mbeshtesin kete teori? Ka apo nuk ka hapesire qe te mundesoje kushte per nje shoqeri qe te jetoje aty per qindra madje mijera vjet? A ka gjurme dhe prova qe deshmojne pro kesaj teorie? Kush jane qeniet qe mund te jetojne poshte kembeve tona dhe pse ato kane bere kete zgjedhje? Kujt kulture i perkasin dhe cfare lidhje kane ato me te kaluaren e larget te njerezimit, nje e kaluar e cila nuk ben pjese ne historine e rregjistruar dhe qe mund te shkoje mbrapa ne kohe disa dhjetra mijera vjet?

Keto jane disa nga pyetjet qe do mundohem t’i jap pergjigje ne kete teme. Materialet jane te shumta, disa prej tyre te ngulitura thelle ne mendjen time, disa ne internet e disa te tjera neper librat qe zoteroj.

Por nuk ka rendesi koha qe do te duhet per te paraqitur sa me shume prej tyre. Eshte e rendesishme qe ne fund te jepet nje panorame e pergjithshme dhe mbase te ndihmoje ne dhenien e disa pergjigjeve qe mund te barisin diku ne cepin e mendjes sone por qe skemi guximin ti themi me ze te larte.

Ne fund te fundit ky eshte dhe kalvari i vete shoqerise njerezore, jemi gjithmone ne kerkim te pergjigjeve per pyetjet tona dhe nuk do rreshtim asnjehere se perpjekuri per ti gjetur ato pergjigje.

Qellimi i temes nuk eshte aspak te kundershtoje linjen e pergjithshme te shkences dhe as te perpiqet qe te kontrastoje me idene skolaristike mbi perberjen e planetit tone. Jo pa qellim e thashe me esklamacion qe nuk do trajtoj shume anen shkencore te teorise pasi ajo me pluset dhe minuset e saj eshte dhe mbetet e pandryshueshme per mendjet e pandryshueshme.

Qellimi eshte qe te pasqyrohet ana e panjohur e brendesise se tokes, ajo ane qe peshperitet me gjysem zeri neper bisedat e shkenctareve te rinj dhe ata te mendimit alternativ, te studiuesve qe kane kaluar vite te tera duke mbledhur dhe perpjekur te provojne deshmite e ardhura nder vite, te te kontaktuareve dhe mendimtareve mendje hapur dhe sidomos te asaj shtrese qe konsiderohet si injorante dhe pa kredibilitet shkencor por qe ne shume raste ka rezultuar te jete disa here me e pasur shpirterisht dhe menderisht sesa shkenctari me i afirmuar.

Keta jane shamanet e cdo besimi, tribuje apo klani. Jane njerezit e mbrujtur nga eksperienca dhe njohuria disa mijera vjecare e transmetuar brez pas brezi dhe qe mbart ate te fshehte te natyres njerezore te cilen shkenca e sotme e injoron dhe nuk e quan aspak si te denje per tu trajtuar.

Pra jane zerat e te lashteve ne gojen e te tashmeve te cilet perpiqen qe ta na zgjojne nga gjumi letargjik dhe te na shkundin amnezine qe na ka pushtuar mendjen kolektive prej me shume se 5 mije vjet. Nese nuk kemi deshire apo vullnet ti marrim ne konsiderate, me e pakta qe mund te bejme eshte ti degjojme se ckane per te thene qofte edhe sikur te qeshim e te kthejme koken menjeane me tallje.

Sado pak do mbetet nga ato zera dhe ne rastin me te pare mund ti sjellim nder mend dhe te pranojme me turp se paskan patur te drejte. Dua te nenvizoj me force se ne teme skam aspak nder mend te replikoj mbi saktesine apo pasaktesine e teorise shkencore se Tokes Bosh. Prandaj dhe po e hap ne kete nenforum pasi me intereson subjekti mistik dhe paranormal i saj.

Darius

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1446


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Neo prej 15.01.09 18:47

Perberja e Tokes

Qe te kemi nje ide me te qarte le te fillojme me disa te dhena shkencore qe dihen nga shumica por qe mund te ndihmojne temen me me shume informacion. Si trup qiellor toka ka keto vecori:

Orbita: 149,600,000 km (1.00 AU) nga Dielli

Diametri 12,756.3 km

Masa: 5.972e24 kg

Por ne temen tone na intereson brendesia e saj. Sic dime nga shkenca e gjeologjise planeti yne eshte nje sfere solide e perbere nga disa shtresa.

Pra toka eshte e ndare ne disa shtresa te cilat emertohen ne varesi te vecorive te tyre sizmike dhe kimike (trashesia eshte ne kilometra):

Nga 0 – 40 km eshte ajo qe quhet Korja e Tokes

Nga 40 – 400 km eshte ai qe quhet Manteli i Siperm

Nga 400 – 640 km eshte ai qe quhet Rrajoni Transitor ose Pjesa e Ndermjetme

Nga 650 – 2700 km eshte Manteli i Poshtem

Nga 2700 – 2890 eshte ajo qe quhet Shtresa D’’

Nga 2890 – 5150 km eshte ajo qe quhet Berthama e Jashteme

Nga 5150 – 6378 km eshte ajo qe quhet Berthama e Brendeshme.

Shkencerisht keto shtresa te tokes kane tipare karakteristike. Ne rastin e kores ajo varion ne trashesi, eshte me e holle nen oqeane dhe me trashe poshte kontinenteve. Berthama e Brendeshme dhe Korja jane solide; Berthama e Jashteme dhe shtresat e Mantelit jane plastike ose gjysem te lengshme.

Shtresat e ndryshme jane te ndara nga njera tjetra nga boshlliqe ose mungese vazhdimesie te cilat behen me evidente ne te dhenat sizmike. Ajo qe njihet me mire nga te gjitha eshte boshlleku Mohorovicic qe ndodhet midis Kores dhe Mantelit te Siperm.

Pjesa me e madhe e mases se Tokes eshte ne Mantel dhe shumica e pjeses se mbetur eshte ne Berthame. Pjesa qe ne popullojme eshte vetem nje fraksion i vogel i teresise se saj.

Berthama ka mundesi qe te jete e perbere ne pjesen me te madhe te saj nga hekuri ose hekur nikel por ekziston mundesia qe te kete te pranishem dhe elemente te tjere. Temperaturat ne qender te Berthames mund te jene te larta deri ne 7500 K (kelvin), pra me e nxehte se siperfaqja e Diellit.

Manteli i Poshtem mendohet se eshte ne pjesen me te madhe te tij silikon, magnez dhe oksigjen i perzjere me hekur, kalcium dhe alumin.

Manteli i Siperm mendohet se eshte i perbere ne shumicen e tij nga oliveni, piroksen (silikate hekur/magnezi), kalcium dhe alumin.

Shumicen e ketyre e dime nga teknikat sizmike, mostrat qe vijne nga Manteli i Siperm nepermjet shperthimeve vullkanike por ne teresi, pjesa me e madhe e brendesise se Tokes eshte e pakalueshme ose e papershkueshme. Korja ne pjesen me te madhe te saj eshte e perbere nga kuarci (dioksid silikoni) dhe silikate te tjera.

Keto jane te dhenat qe na ofron shkenca e sotme mbi perberjen e Tokes. Per nje pamje me te qarte mund te konsultoni faqen zyrtare te USGS qe eshte United States Geological Survey dhe qe monitoron aktivitetin sizmik ne gjithe boten, perpunon te dhenat qe vijne nga shperthimet vullkanike dhe studion keto te dhena per te shtuar informacionin mbi brendesine e tokes. Pra mund te konsultoni kete faqe: USGS (http://pubs.usgs.gov/gip/dynamic/inside.html)

Darius

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1446


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teoria e Tokes Bosh

Mesazh  Neo prej 15.01.09 18:53

Tani le te shikojme anen tjeter te medaljes dhe te analizojme ate qe quhet Teoria e Tokes Bosh ose sic thuhet ne anglisht Hollow Earth theory.

Ne fakt si term i sakte ne shqip do ishte me i qarte te thuhej Toka e Zgavruar ose me Hapesira Boshe por ne pamundesi per te dhene kete shpjegim ne titull po e sqaroj ketu.

Dua te bej nje paranteze, kam bindjen time personale qe Toka nuk eshte aspak bosh nga brenda por qe permban hapesira te medha boshlliku te cilat sipas asaj qe kam lexuar dhe studiuar mund te jene ne gjendje te suportojne nje numer shume te madh banoresh dhe ndertesash.

Pra personalisht nuk mendoj dhe sjam aspak partizan i teorise se Tokes Bosh por mbeshtes idene e ekzistences se kaviteteve te nje madhesie te paimagjinueshme me kushte te pershtatshme per zhvillimin e nje ekosistemi.

Astronomi britanik Edmund Halley (i famshmi qe i dha emrin Kometes Halley) ka hedhur idene se toka mund te perbehet nga disa sfera koncentrike te vendosura brenda njera tjetres ne formen e nje mozaiku kinez. Dy shtresat e brendeshme kane diameter te krahasuar me Marsin dhe Venusin ndersa Berthama e Brendeshme solide eshte po aq e madhe se planeti Merkur.

Por ideja me e befasishme qe hodhi Halley ishte ajo qe sejcila nga keto sfera te brendeshme mund te suportoje ekzistencen e jetes. Sipas teorise se tij ato mendohet se jane te mbushura me drite te krijuar nga nje atmosfere e ndritshme. Kur shikohej pamja jo e zakonte e aurora borealis Halley hodhi postulatin se mund te jete shkaktuar nga dalja e gazit prej brendesise se tokes drejt atmosferes.

Kjo teori e Halley propozohet ne shekullin e shtatembedhjete kur njohuria shkencore mbi strukuren e tokes ishte ende primitive. Me kalimin e kohes pamundesia e ekzistencen se nje toke teresisht bosh u be mese e qarte per shkenctaret dhe studiuesit por ideja u cua me tej nga shkrimtaret e zhanrit fantastiko shkencor.

Besoj se ju kujtohet libri i famshem i Zhyl Vernit, Udhetim ne Qender te Tokes i shkruar ne vitin 1864 apo nje cikel i tere novelash me teme nga Toka Bosh e shkruar prej Edgar Rice Burroughs.

Keta te dy si dhe shume shkrimtare te tjere u frymezuan nga teorite e nje eksentriku amerikan te fillim shekullit te nentembedhjete te quajtur john Cleves Symmes. Ashtu si dhe Halley, Symmes mendonte se toka eshte e perbere nga pese sfera koncentrike.

Por ai shtoi dhe dicka tjeter. Sipas tij ne sejcilin nga polet ka hapje apo carje te cilat u quajten ‘Hapjet Symmes’. Oqeani hyn e del neper keto hapje dhe po ashtu brendesia e tokes supozohej se ishte e banuar. Symmes ishte nje kapiten i ushtrise i shquar gjate Luftes se vitit 1821 dhe mbronte me fanatizem teorine e tij.

Kreu shume udhetime neper gjithe vendin qe te siguronte fonde per te organizuar nje ekspedite ne hapjen e polit te veriut. Ai madje dergoi dhe nje peticion ne Kongres me kerkesen qe ky i fundit te financonte ekspediten.

Nje doktor i pasur ne vitin 1824 financoi nje ekspedite ne Polin e Jugut per te gjetur Hapjen Symmes. Por ekspedita nuk pati sukses dhe Symmes vdiq duke mos e pare te realizuar idene e tij. Ne vitin 1906 William Reed publikoi nje liber te quajtur Fantazma e Poleve (te cilin e kam lexuar dhe ja u sugjeroj te gjitheve pasi eshte shume interesant.

Titulli ne origjinal eshte Phantom of the Poles dhe mund te gjendet i plote dhe online) ku deklaronte, “Jam ne gjendje qe te provoj teorine time se toka jo vetem eshte bosh por e pershtatshme ne brendesine e saj qe te mundesoje ekzistencen e jetes njerezore me te njejten lehtesi si ne siperfaqen e saj.

Numri i njerezve qe mund te jene ne gjendje te jetojne aty i kalon miliardat. Teoria e Reed zgjoi pak interes ne rradhet e nje publiku mese skeptik. Por marshalli B. Gardner i cili shkroi mbi teorine e Symmes disa vite me pas terhoqi nje vemendje me te madhe.

Ai kundershtoi si absurde nocionin e pese sferave koncentrike te Symmes por ne te njejten kohe u tregua entuziast mbi idene e hapjes ne pole. Sipas Gardner brendesia e tokes ishte e ndricuar nga nje diell i vogel rreth gjashteqind milje ne diameter.

Gardner shkoi dhe me tej kur paraqiti aplikimin e zbulimit te tij ne Zyren e Patentave te Shteteve te Bashkuara. Ja cfare thote dokumenti origjinal:

UNITED STATES PATENT 1096102: THE HOLLOW EARTH THEORY.

Pra ky eshte rregjistrimi qe Gardner beri ne daten 25 Nentor 1912. 18 muaj me pas, ne 12 Maj 1914 agjencia federale i leshoi zotit Gardner patenten e Shteteve te Bashkuara me numer 1096102, dokumenti i dyte me i rendesishem shkencor qe eshte leshuar ndonjehere.

Rendesia e ketij dokumenti kalohet vetem nga ajo e zbulimit te fluturimit prej vellezerve Orville dhe Wilbur Wright ne vitin 1903.

Per arsye qe Gardner nuk mund t’i kuptonte por qe tashme ne ditet tona jane mese te qarta, zbulimi i tij u shnderrua ne sekretin ushtarak me te klasifikuar te te gjithe koherave.

(Dua te bej nje shkeputje fare te vogel nga brendesia e temes dhe te komentoj nje fakt qe eshte i rendesishem. Eshte e paimagjinueshme nga njerezit qe nuk kane njohuri se cfare pune dhe informacioni eshte bere dhe mbledhur ne lidhje me kete teori. Dokumentat dhe faktet nuk jane bere masivisht publike dhe ka shume njerez, per te mos thene pjesa me e madhe e tyre qe nuk e kane idene se cfare ka ndodhur, cfare zbulohet dhe cfare aplikimesh behen nga shkenctare e studiues te ndryshem ne te gjithe boten. Konkluzionet e Gardner si dhe te te tjereve si ai ose ndrydhen ose anashkalohen dhe kjo lloj menyre mesa duket ka rezultuar e suksesshme po te shikohet apatia dhe injoranca totale e masave. Eshte e veshtire qe ne nje teme te jepet cdo detaj por eshte e rendesishme te permendet qe nuk behet fjale per fjale e teori boshe. Ne te kunderten, behet fjale per studime voluminoze, udhetime dhe eksperienca te provuara ne person si dhe observime te mbeshtetura nga teknologjia e kohes.Darius)

Le ti kthehemi zbulimit te Gardner. Gjate viteve te tera te studimeve dhe udhetimeve te tij ne rrethin Polar mos harrojme qe ai eshte dhe zbuluesi i famshem i mamuthit te ngrire ne Siberi ne vitin 1846 dhe eshte pikerisht ky zbulim qe perforecoi idene e tij per hapjet ne pole pasi gjendja e perkryer ne te cilen ishte trupi i ngrire i mamuthit sugjeronte qe ai kishte ngordhur para pak kohesh.

Dhe e vetmja menyre qe ai mund te ishte gjendur aty ku u gjet ishte ardhja e tij nga nje afersi e cila eshte Poli i Veriut, pra nga hapja e tij. Kohe me pas observimi i Gardner rezultoi te ishte me shume vend po te kemi parasysh udhetimin e pare mbi Polin e Veriut te kryer nga Stanley ne vitin 1929 dhe qe u transmetua direkt nga radio.

Vazhdojne ende te jetojne njerez te cileve ju kujtohet komenti shqetesues qe beri Stanley kur u ndodh mbi Polin e Veriut dhe filloi te raportonte per nje pamje te pabesueshme luginash te gjelberuara, lumenj, peme te larta dhe mamuthe qe barisnin lirshem. Fill mbas ketyre fjaleve tranmsetimi u nderpre dhe me pas nuk pati asnje koment. Disa deklarata te mekura me pas e quajten si nje mirazh dhe komentet perfunduan ketu.

Ka nje fakt interesant qe Gardner nuk kishte dijeni per punen e William Reed dhe konkluzionet e arritura ishin komplet te pavarura. Por nese Reed e kufizoi studimin e tij thjesht ne eksplorimet polare, Gardner shkoi metej duke i zgjeruar ato dhe me astronomine. Dhe ketu ai e bazoi gjithe kerkimin e tij duke i dhene baza te forta shkencore.

Sipas teorise se pergjithshme te krijimit te planetit, ne fillim, pra 4-5 miliard vjet me pare kur Toka ishte ende nje sfere gjigande gazi vertites shume te nxehte, gradualisht filloi te ftohej. Ligjet e fizikes thone se gazet qe ftohen kondensohen dhe ne kete menyre sfera e gazte qe rrotullohej me shpejtesi filloi te koncentrohej ndersa vazhdonte humbja e nxehtesise.

Terheqja gravitacionale e qendersuar vazhdoi te reduktonte diametrin e sferes rrotulluese me material qe po ftohej pak nga pak... por kjo deri ne nje fare pike. Ky eshte ndryshimi i madh llogjik midis teorise se vjeter jo adeguate mbi formimin e planeteve dhe zbulimit te Gardner.

Sipas nocionit te vjeter koncentrimi gravitacional vazhdoi parreshtur deri sa Toka u shnderrua ne nje llave te nxehte nen presionin e nje shtypje te madhe gravitacionale. Nese nje skenar i tille padyshim qe ndodh ne menyre rutine ne evolucionin qiellor ne disa trupa te vecante dhe shume te medhenj, si ne rastin e yjeve, eshte padyshim jo e njejta gje me zhvillimin e disa planeteve tipike.

Faktori kryesor eshte ai i forces centrifugale. Qe te mos zgjatem shume me detajet teknike te teorise perfundimi i studimit te Gardner sugjeron se planeti yne e perfundoi fazen e tij evolutive si trup qiellor kur u ngurtesua si nje sfere e zgavert prej 8000 miljesh me nje diameter prej 1400 milje Hapje Polare. Dhe ne kete pike qendron dhe avantazhi i Gardner nga Reed.

Duke qene i bazuar shume ne astronomi, dokumentimet e saj si dhe fotografi qe lidheshin ne menyre specifike me mjegullnaja dhe kometa Gardner kuptoi gjithe te verteten. Pikerisht ne mes te kesaj sfere (tokes) eshte nje sfere proporcionalisht e vogel inkandeshente.

Midis saj dhe kores se mjegullnajes ka nje hapesire boshe, e thene me fjale te tjera mjegullnaja eshte e zgavert me perjashtim te sferes se ndritshme ne qendren e saj. Sic e thashe keto jane disa detaje te pakta per te mos u perqendruar shume ne aspektin teknik te temes dhe mos e bere te merzitshme.

Per ata qe duan te mesojne me shume ne lidhje me teorine e Gardner mund te lexojne online ose gjithe librin e tij te titulluar Udhetim ne Brendesi te Tokes ose kapituj te vecante qe flasin pikerisht me qarte per teorine e tij dhe argumentimin shkencor te saj.

Librin mund ta gjeni ketu: A Journey to the Earth's Interior (http://www.sacred-texts.com/earth/jei/index.htm) Per te vazhduar me materialet e tjera po permend 3 fakte qe Gardner zbuloi ne lidhje me Polet dhe hapjet ne to. 1- nje ndryshim dramatik klime e cila behet me e ngrohte sa me shume i afrohesh poleve. 2- vecaneria e madhe e te famshmes Drites se Veriut ose Aurora Borealis dhe 3- devijimet e cuditshme te busulles ne lartesi shume te medha.

Edhe njehere ju keshilloj qe te lexoni fragmente nga libri per te kuptuar me mire anen shkencore te temes dhe rendesine e zbulimit te Gardner.

Kjo mini histori mund te quhet dhe si fillesa e teorise se Hollow Earth (qe nga ky moment po perdor termin anglisht meqe ai ne shqip nuk i perputhet teresisht kuptimit te fjales).

Darius

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1446


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi