Gėnjeshtra historike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Gėnjeshtra historike

Mesazh  gjilanasi prej 16.01.15 20:07



Piramidat u ndėrtuan nga skllevėrit

Ėshtė njė prej klisheve mė tė qėndrueshme mbi Egjiptin e lashtė: turma skllevėrish qė nėn goditjet e kamxhikėve shtyjnė blloqet e rėndė tė piramidave. Por, nė fakt, varret e faraonėve janė ndėrtuar prej punėtorėve me pagesė. Konfirmimi vjen prej gėrmimeve arkeologjikė nė banesat e Gizės, qė kanė sjellė nė dritė varret e punėtorėve qė 4500 vite mė parė merrnin pjesė nė ndėrtimin e piramidave tė Keopsit dhe Shefrenit: ishin egjiptianė dhe jo skllevėr (qė nė Egjipt ishin vetėm tė burgosur tė huaj lufte).
Projektet e mėdha, me interes kombėtar, piramida, por edhe diga, i besoheshin popullsisė lokale, qė angazhohej nė njė punė tė detyruar gjatė kohės sė plotave tė Nilit, kur fushat nuk ishin tė kultivueshme. Puna pėr ndėrtimin e banesės sė fundit tė faraonit ofronte njė pagė shumė tė mirė. Familjet mė tė pasura dėrgonin pėrditė 21 viēa dhe 23 desh nė kantiere, nė kėmbim tė lehtėsive fiskale.
Megjithatė, mund tė ndodhte qė shpėrblimet apo pagat tė vinin me vonesė. Nė kėtė rast, punėtorėt egjiptianė “shtriheshin” sipas shprehjes egjiptiane apo, mė mirė, futeshin nė grevė. Sipas dėshmive qė kanė mbėrritur deri nė ditėt tona kjo gjė ndodhte disa herė: njė prej pėrshkrimeve mė tė rėndėsishėm gjendet nė njė papirus qė ruhet nė Muzeun Egjiptian tė Torinos, qė flet pėr protesta tė ndodhura nė vitin 29 tė mbretėrimit tė Ramsesit III. Bėhet fjalė pėr njė epokė pas ndėrtimit tė piramidave, gjatė tė cilės, megjithatė punėtorėt qė merreshin me varret monumentalė (pėr shembull nė Luginėn e Mbretit) kishin nė dispozicion fshatra ku tė jetonin rehatisht, me shumė shkolla.
Atėherė, si lindi besimi qė janė ndėrtuar nga skllevėr? Faji ishte i historianėve grekė, qė nuk arrinin tė imagjinonin ndėrtimin e konstruksioneve aq tė mėdha pa praninė e masave tė mėdha tė skllevėrve, por edhe i Biblės, ku thuhet qė skllavėria ishte shumė e pėrhapur nė Egjipt.


Katakombet ishin vende kulti

Ėshtė njė besim fals, ashtu si dhe ai sipas tė cilit ishin vendstrehime pėr tė krishterėt e parė gjatė persekutimeve, duke u bėrė kėshtu kishat e para. Nė tė vėrtetė ishin varreza, nekropole normale, si ato qė pėrdoreshin edhe nga paganėt. Ata tė tė krishterėve tė Romės ishin pėr mė tepėr pėrgjatė Via Appia-s dhe me zhvillimin e komunitetit u bėnė mė tė mėdhenj dhe kompleksė, duke arritur thellėsi deri 30 metra nė shtuf. Por tė vetmet rite qė kryheshin ishin ata tė varrimit tė tė vdekurve.


Qentė shėnbernard mbanin faqore me konjak

Qė qentė shėnbernard shpėtonin viktimat e ortekėve me njė gllėnjkė alkool kjo ėshtė njė shpikje e tetėqindtės: imazhi i qenit me njė faqore konjak tė varur nė qafė ka lindur nė fakt nga fantazia e piktorit natyralist anglez Edvin Landseer. Nė vitin 1831 Landseer krijoi veprėn e tij “Qentė roje tė alpeve qė rigjallėrojnė njė udhėtar nė vėshtirėsi”. Nė pikturė, njėri prej dy qenve shėnbernardė (emrin e marrin nga vendi ku kryhet stėrvitja e tyre nė Zvicėr) mban tė varur nė qafė njė faqore konjak. Ajo ikonografi bėri xhiron e botės. Nė tė vėrtetė, kėta qenė roje qė nė fillesė janė njohur si qentė e Alpeve apo qentė e Barryt dhe qė pėrdoreshin pėr transport, nuk kanė mbajtur asnjėherė me vete alkool (qė megjithatė nuk thuhet asnjėherė nė kėta raste).


Nė Mesjetė digjeshin shtrigat

Tė dhėnat e mbledhura nga historianėt flasin qartė: gjuetia e shtrigave, apo mė saktė persekutimi i grave qė dyshoheshin se kryenin hedhje falli dhe qė pėrpiqeshin tė hynin nė kontakt me djallin, filloi vetėm nė fundin e Mesjetės, rreth vitit 1430 dhe e arriti kulmin nė vitet 500-600 nė kulmin e Rilindjes, gjatė konflikteve fetarė mes katolikėve dhe protestantėve. Pikėrisht nė atė kohė u gjykuan pėr shtrigani 3 milionė persona (80% gra), nga tė cilat 40 mijė u dėnuan me vdekje.
Gjatė “shekujve tė errėsirės”, inkuizicioni ishte i pandalshėm mbi tė gjitha ndaj heretikėve, qė shpesh herė pėrfundonin nė turrėn e druve nėse nuk hiqnin dorė me betim, pa shfaqur ndonjė interes tė veēantė pėr akuzat pėr shtrigani. Dhe disa papė nė mesjetė u pėrpoqėn madje tė mbronin gratė e akuzuara se provokonin furtuna dhe sėmundje.
Nga fundi i katėrqindtės tė ashtuquajturat “shtriga” apo mė mirė gra tė cilave u visheshin fuqi mbinatyrore, pėrfunduan nė shėnjestėr. Nga momenti kur kėto fuqi i pėrkisnin vetėm Zotit, kush dinte t’i vinte nė veprim – thoshte Kisha – nuk mund t’i kish pėrftuar nga askush tjetėr pėrveē djallit. Akuza e aleancės me satanain bėri qė nė atė pikė shtrigat tė krahasoheshin me heretikėt (mes tė cilėve ata qė aderonin nė reformėn e Luterit). Malleus maleficarum, teksti i shkruar nė vitin 1486 nga dy domenikanė gjermanė e qė u bė mė vonė manual referimi pėr inkuizitorėt hapej me frazėn: “Tė thuash qė shtrigat ekzistojnė ėshtė katolike, ta mohosh ėshtė herezi”. Por nuk ishte vetėm Inkuizicioni qė u hodh kundėr grave. Pėrkundrazi, gjykatat protestante dhanė njė kontribut shumė tė madh nė kėtė kėrdi qė u bė. Nė turrėn e druve pėrfundonin gra qė akuzoheshin pėr keqbėrje me bazė praktikat e magjisė si dhe pėr adhurimin e demonit pėr ditė tė shtune. Njė thashethem ky lindur ndoshta nga rite paganė tė keqinterpretuar prej tė dėrguarve tė Papės. Gjuetia vazhdoi edhe pas Rilindjes, mes gjashtėqindtės dhe shtatėqindtės, dhe djegia e fundit e njė shtrige ndodhi nė Bavari, nė Gjermani nė vitin 1756, nė kulmin e Iluminizmit.


Nė vitin njė mijė pritej fundi i botės

Qė njerėzit nė prag tė vitit njė mijė ishin tė terrorizuar pėr shkak tė fundit tė afėrt tė botės shpallur nga Apokalipsi ėshtė njė legjendė e lindur mes pesėqindtės dhe tetėqindtės. Dhe profecia e famshme “Njė mijė dhe jo mė” atribuuar Jezu Krishtit, ėshtė njė interpretim i mėvonshėm i fjalėve enigmatike tė Apokalipsit: “Pas njė mijė vitesh Satanai do tė tretet”. Burimet e kohės nuk pėrmendin asnjė lloj psikoze mes popullit (qė duhet thėnė gjithashtu se ndiqte kalendarė tė ndryshėm).


Luftėtarėt vikingė mbanin brirė nė helmeta

Vikingėt mbanin helmeta tė pajisura me brirė, por jo nė beteja: i mbanin nėpėr ceremoni dhe nėpėr festa, dhe nė brirėt e kafshėve ata pinin hidromel. Nė fakt brirė mbi helmeta mbanin luftėtarėt keltė. Ekuivoku lindi nė tė vėrtetė nė gjashtėqindtėn, kur disa piktorė nisėn tė pikturojnė gjermanė me veshje beteje me helmetat tė dekoruara me brirė kafshėsh. Ikonografia u mor mė pas nga artistėt e romanticizmit deri kur, nė vitet njėzetė tė shekullit tetėqind, piktori suedez Gustav Malstrom dekoroi edhe helmetat e vikingėve me brirė. Suksesi i helmetave me brirė u dekretua mė pas nga cikli operistik i Richard Vagnerit “Unaza e Nibelungut” ku Valkiriet, hyjni luftėtare tė mitologjisė nordike mbanin brirė kau tė ngjitura nė helmeta. Prej kėtu lindėn librat pėr fėmijė, kartonėt dhe filmat.


Kryqi i thyer u shpik nga nazistėt

Simbologjia e kryqit tė thyer (nė sanskritishte svastika) e ka origjinėn qė nė prehistori. Si simbol i ciklit tė jetės dhe stinėve gjendet nė objekte tė Greqisė sė lashtė, tė qytetėrimit indoiranian ashtu si edhe tė atij gjermanik. Nė Kinėn e lashtė simbolizonte pikat kardinale. Nė budizėm, qė nga viti shtatėqind e kėtej u shndėrrua nė njė talisman, ndėrkohė qė nė jainizėm (njė fe indiane) katėr anėt e kryqit i korrespondojnė jetės sė njeriut, asaj tė perėndive, asaj tė kafshėve dhe tė tė vdekurve. Pėrpara nazizmit, kėtė simbol e pėrdorėn nė Gjermani lėvizjet qė pėrqafonin ideologjinė nacionaliste gjermanike. Hitleri e mori nė vitin 1920 si simbol tė partisė nacional-socialiste dhe mė pas, duke i shtuar edhe shqiponjėn e perandorisė, e shndėrroi nė simbolin e Rajhut tė Tretė.


Kryqėzimi u shpik nga romakėt

Lajmet e para pėr dėnimin nė kryq u takojnė sumerėve. Grekėt, nė shekullin V para Krishtit, kishin apotinpanismos (njė dėnim nė shtyllė me thyerje tė kockave) dhe nė Romė ky lloj dėnimi nisi tė zbatohet vetėm nė vitin 200 para Krishtit.


Xhokonda u vodh nga Napoleoni

Napoleoni grabiti shumė kryevepra italiane, por jo pikturėn e Leonardos, e cila u dėrgua nė Francė nga vetė Leonardo, kur nė vitin 1516 u transferua nė oborrin e Francesco I.


Nė Perėndimin e largėt sfidoheshin nė duele

Imazhi i dy pistolierėve qė pėrballeshin pėrpara njė saloon-i ėshtė njė legjendė kinematografike. Tė shtėnat nė kufirin amerikan ishin tė shumta, por ekziston vetėm njė rast i dokumentuar dueli: nė 21 korrik 1865 nė Springfilld, Misuri pistolieri Bill Hickok vrau rivalin e tij nė dashuri, Davis Tutt.


Kampet e pėrqendrimit ishin njė ide e nazistėve

Kampet ku mund tė mbylleshin civilė mbi bazė etnike u ideuan nga anglezėt gjatė Luftės sė Dytė Anglo-Boere (1899-1902) nė Afrikėn e Jugut dhe jo nga nazistėt. Britanikėt u vunė zjarrin tė korrave dhe fshatrave tė boerėve (kolonė me origjinė holandeze), dėbonin tė moshuarit, gratė dhe fėmijėt nė kampe ku do tė gjenin vdekjen mė shumė se 40 mijė vetė. Britanikėt, nga ana e tyre, sipas disa historianėve ishin frymėzuar prej spanjollėve, tė cilėt kishin mbyllur nė kampe indigjenėt e Kubės. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore nė Francė u ndėrtuan kampe ku u mbyllėn mijėra persona “fajtorė” se ishin gjermanė apo austriakė dhe nė vitet tridhjetė Stalini nisi nė BRSS internimet nė masė. Por do tė ishin nacionalistėt turq, nė vitet 1915-1916 qė organizuan fushatėn e parė sistematike: mė shumė se 800 mijė armenė gjetėn vdekjen nė ata kampe pėrqendrimi (shumė prej tyre nė Siri). Njė politikė gjenocidi, e cila ishte burim frymėzimi edhe pėr Hitlerin. Nazistėve u mbetet parėsia e kampeve tė shfarosjes, qėllimi i tė cilėve, pėrveē punės sė detyruar, ishte vrasja e programuar nė dhomat e gazit tė hebrenjve, romėve, homoseksualėve dhe personave me tė meta mendore.


Feudalėt gėzonin tė drejtėn e Ius Primae Noctis

“E drejta e natės sė parė” ka hyrė nė histori si e drejta e feudalit pėr tė kaluar me bashkėshortet e shėrbyesve tė tij natėn e parė tė martesės. Nė tė vėrtetė bėhej fjalė pėr njė taksė (nė para, jo nė natyrė) qė kėrkohej nga zotėria nė kėmbim tė miratimit tė tij pėr martesėn. Legjenda moderne nė lidhje me epokėn mesjetare u shfaq, duke filluar nga Iluminizmi, i cili kishte njė prirje pėr tė denigruar Mesjetėn si periudhė.


Filipidi lajmėroi fitoren e betejės sė Maratonės

Sipėrmarrjen e lajmėtarit Filipid, i cili pas fitores sė grekėve kundėr persėve nė maratonė rendi pėr tė dhėnė lajmin, duke vdekur menjėherė pas kėsaj, e rrėfeu shkrimtari grek Luciano i Samosatės, pesė shekuj pas betejės. Historiani Herodoti, bashkėkohės i ngjarjeve duke rrėfyer pėr betejėn fliste vetėm pėr njė Filipid qė rendte pėr t’u kėrkuar ndihmė spartanėve.


Virgjėresha e Nurembergut ishte njė instrument torture

Njė sirtar metalik me formė gruaje qė, kur mbyllej shponte viktimėn me thika shumė tė mprehta. Mbetjet e trupit tė copėtuar hidheshin, nė Nuremberg tė Gjermanisė, nė lumin qė rridhte poshtė ndėrtesės sė gjykatės. Ndodhte nė kulmin e Mesjetės, sipas filozofit gjerman Johann Siebenkees. Po tė dėgjosh atė, instrumenti i vdekjes ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė 14 gusht 1515 pėr tė ndėshkuar njė falsifikator. Por Virgjėresha e Nurembergut ishte vetėm njė frut i fantazisė sė tij dhe tė gjithė ekzemplarėt qė e paraqesin nė muzetė e “torturės” janė ndėrtuar nga tetėqinda e kėtej.


Spanja ishte neutrale gjatė Luftės sė Dytė Botėrore

Pasi kishte peshuar nėse duhej tė renditej nė krah tė Hitlerit, Spanja e Gjeneralit Franko nė 1940 vendosi tė mbante zyrtarisht njė pozicion jashtė luftimeve dhe qė nga viti 1943, neutraliteti. Megjithatė, Franko, pėr t’i shlyer borxhin Hitlerit pėr mbėshtetjen qė ky i kishte dhėnė gjatė luftės civile spanjolle (1936-39) i ofroi atij disa vullnetarė, tė cilėt u pėrfshinė nė Division Azul (“Divizioni blu”, nga ngjyra e kėmishės). Divizionit, qė komandohej nga Gjenerali Augustin Munoz Grandes, iu shtua mė vonė Escuadrilla Azul, pilotė spanjollė qė do tė luftonin nė drejtim tė avionėve luftarakė gjermanė. Pasi luftoi nė frontin rus, nė vitin 1944 divizioni pjesėrisht u asimilua nė trupat gjermane, ndėrsa njė pjesė u riatdhesua e mė vonė u shpėrbė krejt.


Territori i Amerikės Veriore nuk ėshtė bombarduar asnjėherė

Nuk ėshtė kėshtu: gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nė 9 shtator 1942, nė orėn 6 tė mėngjesit nga njė nėndetėse japoneze nė prani tė brigjeve tė Oregonit u ngjit njė balonė e vogėl e armatosur me dy bomba nga 30 kilogramė tė cilat njėzetė minuta mė vonė, u lėshuan pa shkaktuar shumė dėme, nė qytezėn e Brookings. Nė vitet qė pasuan japonezėt do tė provonin sėrish tė kapėrcenin mbrojtjen amerikane me 9 mijė topa tė zjarrtė. Njė prej tyre goditi nė shenjė pranė Bly, gjithmonė nė Oregon, nė 5 maj tė vitit 1945 dhe njė bombė 15-kilogramėshe shpėrtheu duke shkaktuar vdekjen e Elsie Mitchell dhe pesė fėmijėve tė saj.


Piratėt e fshihnin nėn tokė thesarin e tyre

Historitė me piratė janė tė mbushura me harta thesari, me ishuj tė humbur dhe me arka tė mbushura me sende tė ēmuar e tė fshehur nėn tokė. Por nė tė vėrtetė arkat e gjahtarėve tė deteve qė i kontrollonin kėta tė fundit nė vitet 600 dhe 700 (epoka e artė e piraterisė) shpenzoheshin nga njė bastisje nė tjetrėn dhe shumė pak thesare shiheshin. Megjithatė, ka njė pėrjashtim qė nė fakt konfirmon rregullin. Nė vitin 1699 kapiteni William Kid, njė pirat i famshėm skocez, fshehu nėn tokė frutin e grabitjeve tė tij nė Gardiners Island, pranė Nju Jorkut, atėherė njė koloni angleze. I kushtoi karrierėn: sendet e ēmuar qė u gjetėn u shndėrruan nė njė provė tė pakundėrshtueshme nė procesin gjyqėsor pėr akte piraterie qė ishte ngritur kundėr tij. Kid u dėnua me vdekje dhe u ekzekutua nė vitin 1701.


Lėkurėkuqtė i hiqnin skalpin tė bardhėve
Pėrkundrazi: ishin kolonėt evropianė, nė fundin e viteve gjashtėqind, qė pėrhapėn nė Amerikėn Veriore kėtė praktikė, gjurmėt arkeologjike tė sė cilės janė tė limituara nė prehistori. Autoritetet koloniale ofronin deri nė 100 stėrlina pėr skalpin e njė tė riu indian (gjysmėn pėr atė tė njė gruaje).


Hunda e Sfinksit u thye nga napoleonianėt

Sigurisht nuk ishte faji i tyre: Napoleoni e pushtoi Egjiptin nė vitin 1798 dhe ka pamje tė Sfinksit pa hundė qė i pėrkasin vitit 1737.


Spartanėt i flaknin tė sapolindurit me deformime

Arkeologjia ka treguar se eshtrat e gjetura nė rrėzė tė malit Taigeto, pranė Spartės, ishin eshtra tė rriturish. Bėhej fjalė ndoshta pėr tė dėnuar me hedhje nga lartėsia, njė dėnim pėr krime politike i parashikuar edhe nė Athinė nė shekullin IV para Krishtit. Nga ana tjetėr, e vėrtetė ėshtė qė spartanėt e vegjėl, ashtu si edhe fėmijėt e tjerė grekė, dėrgoheshin nė male pėr t’u forcuar.


Gijotina.

Nė Place de la Concorde, sheshi me obelisk, qė ndodhet nė qendėr tė Parisit, midis Champs-Elysées dhe kopshteve Tuileries, ndodhet sheshi i famshėm i gijotinės (guillotine) sipas emrit tė shpikėsit Guilletin. Qė nė fillim tė Revolucionit Francez, Robespieri preu kokat e 2000 personave ne gijotinė. Kėtu u ekzekutuan mbreti Luigji XVI dhe mbretėresha Marie-Antoinette, mė 1793. Kėtu iu pre koka edhe krerėve e ideologėve tė Revolucionit: Danton, Robespieri, Saint-Just etj.
Njė vit mė vonė vendoset ai qė francezėt e kanė quajtur “Reigne de la Terreur” (Mbretėria e Terrorit). Place de la Concorde bėhet sheshi i terrorit. Mė 1794, vetėm brenda njė muaji, gijotina preu kokat e 1 300 vetave. Gijotina nuk lidhet vetėm me Revolucionin. Ėshtė pėrdorur si mjet ekzekutimi pėr shumė kohė. Ėshtė hequr nga Presidenti francez F. Mitterand, mė 1981, kur u hoq dėnimi me vdekje. Ėshtė pėrdorur edhe nė vende tė tjera, p.sh. deri vonė nė Japoni. Thuhej se ishte njė mjet ekzekutimi qė nuk e mundonte viktimėn, njė kokė e prerė nuk ndjen asgjė.


“Pilula magjike” qė u jepte nazistėve fuqi mbinjerėzore

Invadimi i Gjermanisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore shkaktoi drojė dhe frikėsim tė madh tė Evropės para ushtarėve tė Rajhut tė Tretė. Mirėpo, hulumtimet mė tė reja tregojnė se ushtarėt gjermanė nuk janė inspiruar vetėm nga retorika e zjarrtė e Hitlerit, por pėrkushtimi i tyre nė luftė ishte pjesėrisht pasojė edhe e pilulave tė quajtura “Pervitin”. Nė etiketė tė kėtij ilaēi shkruante se mjeti shėrben pėr rritjen e “gatishmėrisė” dhe se duhet marrė nė mėnyrė qė tė “ruhet syēeltėsia” sot kjo substancė njihet si metamfetamin apo met i kristaltė. Nė periudhėn e viteve 1939-1945 janė shpėrndarė rreth 200 milionė pilula tė tilla, tė cilat ushtarėt i quanin “ēokollata tanke”. Shtypi anglez nė atė kohė raportonte se ushtarėt gjermanė marrin “pilula magjike”. Ėshtė e njohur qė edhe vetė Hitleri merrte dozė tė kėsaj droge, por nė mėnyrė intravenoze. Gjendja reale ishte shumė mė e keqe – ushtarėt vuanin nga varėsia e madhe. Ndonėse pilulat u lejonin tė ishin tė qėndrueshėm pėr intervale bukur tė gjata tė aktiviteteve fizike intensive, dukuritė anėsore ishin tė tmerrshme, alivanosje, djersitje, depresion dhe halucinacione. Si transmeton “Koha.net”, njė shkrim tė gazetės “D. Avaz”, disa nga ushtarėt kishin probleme fatale me zemėr, ndėrsa disa tė tjerė bėnin vetėvrasje gjatė episodeve psikotike. Pėr seriozitetin e pasojave qė “Pervitin” linte nė ushtarėt dėshmojnė edhe pėrpjekjet e Leonardo Contit, njėrin nga ekspertėt liderė shėndetėsorė tė Rajhut tė Tretė, pėr tė kufizuar pėrdorimin e kėtij narkotiku, por ato ishin tė kota.
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi