"Cell Stem Cell" : Qelizat e lėkurės shndėrrohen nė neurone

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Cell Stem Cell" : Qelizat e lėkurės shndėrrohen nė neurone

Mesazh  Anon prej 16.01.15 1:04


Nė njė studim tė botuar nė revistėn shkencore "Cell Stem Cell", dr. Shen-Din i Universitetit tė Kalifornisė, San-Francisko, SHBA, ka prezantuar disa metoda efikase dhe tė sigurta pėr shndėrrimin e qelizave tė lėkurės nė neurone me aftėsi transmetimi tė sinjaleve elektrike tė trurit, duke shėnuar kėshtu dhe njė nga eksperimentet e para tė sukseshme tė fushės.

"Kjo do tė ketė rėndėsi tė madhe pėr pacientėt dhe familjet qė vuajnė nga sėmundjet e dėmtimit tė neuroneve si alchajmeri, parkinsoni dhe hantigtoni," - thotė Lenart Maki, drejtor i kėrkimeve neurologjike i qendrės "Gladstone Institutes" pėr llogari tė sė cilės janė kryer eksperimentet.

Eksperimentet e fundit janė vijim i punės sė mėparshme tė dr. Shinia Jamanakės, nga e njėjta qendėr, i cili kishte zbuluar nė vitin 2006 njė mėnyrė pėr tė shndėrruar qelizat e lėkurės sė tė rriturve nė qeliza qė silleshin si qeliza staminale embrionale, duke i dhėnė kėshtu njė shtysė tė fuqishme zhvillimeve nė biologjinė qelizore dhe kėrkimeve tė mėtejshme rreth qelizave staminale.

Qelizat staminale embrionale (pluripotente) mund tė zhvillohen nė lloje tė ndryshme qelizash nė trupin e njeriut dhe premtojnė shumė nė mjekėsinė rigjeneruese, pėr zėvendėsimin ose riparimin e organeve dhe tė indeve tė dėmtuara. Nė komunitetin shkencor janė tė shumtė doktorėt qė mendojnė se pėrdorimi i qelizave staminale do tė jetė ēelėsi i terapive nė tė ardhmen dhe se me anėn e kėtyre do tė arrihet zhdukja e njė numri sėmundjesh, duke pėrfshirė kėtu dhe sėmundjet e zemrės me diabetin.

Nė eksperimentet e raportuara mė 28 korrik u pėrdorėn dy gjene dhe njė mikro-ARN (materiali gjenetik qė rregullon thuajse ēdo proces nė ēdo qelizė tė trupit) pėr tė shndėrruar njė kampion lėkure tė njė gruaje 55-vjeēare drejtpėrdrejt nė neurone. Qelizat e krijuara nė kėto eksperimente kėmbyen nė kushte laboratori impulset e nevojshme elektrike pėr komunikimin e mendimeve dhe tė emocioneve.

Pėrdorimi i mikro-ARN-sė pėr riprogramimin e qelizave ėshtė metodė mė e sigurt dhe mė efikase se sa metodat e deritashme e modifikimit gjenetik. Nė eksperimentet e ardhshme dr. Dini parashikon tė mbėshtet vetėm nė pėrdorimin e mikro-ARN-sė dhe tė pėrbėrjeve farmaceutike pėr procesin e shndėrrimit tė qelizave.

"Kjo do tė ndihmojė qė tė anashkalojmė tashmė ēdo lloj modifikimi gjenetik," pohon doktori. "Kėto qeliza, gjithsesi, nuk janė ende tė gatshme pėr transplantim, por puna e deritashme na ka hequr njė nga pengesat mė tė mėdha tė riprogramimit tė tyre deri nė stadin e fundit pėrpara transplantimit," - pėrfundon ai.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

404


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi