SHBA: Skeleti i njeriut ėshtė nė vetvete provė e evolucionit/

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SHBA: Skeleti i njeriut ėshtė nė vetvete provė e evolucionit/

Mesazh  Anon prej 15.01.15 22:12


Njerėzit janė gjitarėt mė tė suksesshėm tė planetit, por trupat tanė nuk do tė fitonin dhe aq konkurse pėr sa i pėrket mėnyrės si janė ndėrtuar. Ky ishte mendimi nė tė cilin arriti takimi vjetor i antropologėve tė organizatės amerikane pėr zhvillimin e shkencės "AAAS" (ndėr botuesit kryesorė tė materialeve shkencore nė botė).

Me anė tė objekteve dhe tė shembujve tė ndryshme nga fosilet e mbledhura, shkencėtarėt dėshmuan se si pikėrisht ato pėrshtatje anatomike qė e kanė ndihmuar njeriun tė jetė kaq i suksesshėm - si, fjala vjen, ecja nė kėmbė dhe truri i madh e i ndėrlikuar - kanė qenė rezultat i njė rimodelimi tė vazhdueshėm prej njė baze shumė mė primitive qė shfrytėzohej fillimisht pėr jetesė nėpėr pemė.

"Kjo anatomi qė kemi nuk ėshtė siē do ta kish bėrė ndokush sot po t'ia niste nga fillimi," - thotė antropologu Xheremi De-Silva, i Universitetit tė Bostonit. - "Evolucioni funksionon pjesė-pjesė e gradualisht", - vijon mė tej ai dhe pasi merr njė model kėmbe tė njeriut me 26 kocka pohon: “Kėtė p.sh. nuk ke pse e modelon me 26 pjesė tė lėvizshme."

"Kėmbėt e njeriut kanė kaq shumė kocka pasi paraardhėsit tanė, disi tė ngjashėm me majmunėt e sotėm, kishin nevojė pėr kėmbė sa mė praktike pėr t'u kapur nėpėr degėt e pemėve. Por me largimin prej pemėve dhe duke filluar tė ecin ngritur nė kėmbė, rreth 5 milionė vite mė parė, kėmbėve tė njeriut iu desh tė bėheshin mė "tė ngurta" - kėshtu dalėngadalė gishti i madh, i cili tanimė nuk pėrthyhej mė, u drejtvijua me gishtat e tjerė derisa paraardhėsit tanė zhvilluan njė hark pėrgjatė shputės, i cili filloi tė funksiononte si zbutės i goditjeve gjatė ecjes", - thotė De-Silva.


"Kėmba u modifikua kėshtu pėr tė qenė mė e papėrkulshme", shkon mė tej ai. "Kėto kocka kanė parė shumė deri sa kanė ardhur kėtu".

Dhe vėrtet kėmba e njeriut lė ende sot shumė vend pėr spėrdredhje para-mbrapa, ndėrsa harku i shputės gjithashtu pėson shembje. Janė pikėrisht kėto arsyet e ndrydhjeve, dėmtimit tė tendonave, shembjeve tė thembrės dhe thyerjeve tė kyēeve qė pėsojnė shpesh njerėzit.

Por kėto nuk janė probleme vetėm tė kohėve tona. Fosilet tregojnė pėr kyēe tė thyera, qė mė pas janė shėruar, edhe 3 milionė vite mė parė.

De-Silva vijon duke thėnė se nėse trupi i njeriut do tė modelohej me objektiv efikasitetin, atėherė skeleti i kėmbės do tė pėrngjante mė shumė me atė tė strucit, me kyēin dhe kockat e shputės tė njėsoheshin nė njė strukturė tė vetme, e cila do t'i jepte kėrcimin e nevojshėm hapit tė njeriut - ndėrsa shputa do tė kishte vetėm dy gishta pėr ndihmesė gjatė vrapimit.

"Pse tė mos kemi kėmbė tė tilla?" - pyet retorikisht De-Silva, por qė gjithsesi merr pėrgjigje nga studimet shkencore. Njė prej arsyeve pse njeriu nuk ka zhvilluar kėmbė tė tilla ėshtė fakti se strucėt e kanė nisur ecjen e tyre ngritur mbi dy kėmbė rreth 230 milionė vite mė parė, nė epokėn e dinozaurėve, ndėrsa paraardhėsit tanė kanė vetėm 5 milionė vite bagazh nė kėtė drejtim.

Nė vijim tė takimit fjalėn e mori Brus Latimeri, i Universitetit "CWR" tė Ohajos, SHBA, i cili u hodh nė analizėn e shtyllės kurrizore. Sipas Latimerit kur njerėzit nisėn tė qėndrojnė nė kėmbė, shtylla kurrizore qė kishin trashėguar asokohe ishte zhvilluar pėr tė qenė mė e ngurtė pėr efikasitet nė kacavjerrje dhe lėvizje nėpėr pemė - por njeriu tani e rrotulloi nė 90°, pra vertikalisht, njė punė qė Latimeri e krahason me mbivendosjen e 26 filxhanėve e pjatave tė tyre mbi njėri-tjetrin (rruazat dhe disqet nga pikėpamja anatomike) tė cilat mbajnė nė krye dhe njė kokė pėr drejtpeshim. Kėshtu pėr tė mos bllokuar kanalin e lindjes si dhe pėr tė drejtpeshuar kraharorin mbi dy kėmbėt, shtyllės kurrizore tė njeriut iu desh tani tė merrte formėn e njohur tė lakuar, tė ngjashme me "S".

Tėrė ky lakim, me peshėn e kokės dhe tė organeve tė tjera tė trupit, ushtrojnė trysni mbi shtyllėn kurrizore duke shkaktuar dhe problemet me mesin qė hasin njerėzit me kalimin e kohės, sidomos nė sporte si p.sh. futbolli, gjimnastika apo noti i lirė. Vetėm nė SHBA, p.sh. rreth 700 000 njerėz nė vit pėsojnė thyerje tė shtyllės kurrizore dhe probleme tė mesis, tė cilat pėrbėjnė dhe problemin nr. 6 shėndetėsor nė botė sot.

"Nėse kujdesesh pėr shtyllėn kurrizore, do tė jesh nė rregull deri nė 40-50 vjeē, por mė mbrapa je nė mėshirė tė fatit." - pėrfundon Latimeri.

Paleoantropologia e Universitetit tė Delauerit, Karen Rozenbergu, vijoi mė tej me faktin se trupit tė njeriut iu desh gjithashtu t'i pėrshtatej ecjes nė kėmbė dhe trurit mė tė madh, me gjithė kufizimet e kanalit tė lindjes, pėr t'u mundėsuar mbijetesėn bebeve si dhe vetė llojit njeri.

"Vdekja gjatė lindjes ka qenė shkaku kryesor i vdekjes sė femrave nė moshėn e pjellorisė." - thotė ajo duke vijuar mė tej me sqarimin se kjo ndodh pasi nė dallim nga gjitarėt e tjerė, njerėzit lindin bebe me trupa dhe kokė mė tė mėdha; Mesatarisht bebja e njeriut ėshtė sa 6,1% e trupit tė nėnės, ndėrsa te shimpanzetė vetėm 3,3% e te gorillat 2,7%.

Me gjithė kėto probleme strukturore tė fizikut, qė paraqisnin rrezik vdekjeje dhe lėndimesh tė ndryshme gjatė lindjes, paraardhėsit tanė, sipas Rozenbergut, i dhanė zgjidhje me anė tė ndihmės shoqėrore.

Sot njerėzit pėr tė lehtėsuar lindjen mbėshteten mbi kulturėn e tyre, tashmė nė trajtėn e mjekėsisė bashkėkohore. Njė provė e kėsaj ėshtė dhe fakti se rreth 30% e lindjeve nė SHBA, sipas antropologes, kryhen tanimė me operacion.

"Cila tė jetė vallė arsyeja qė pėrmendim gjithė kėto probleme tė anatomisė njerėzore? I pėrmendim pikėrisht, pėr tė vėnė nė dukje faktin se evolucioni nuk ka krijim", - thotė antropologu Mat Kartmill, i Universitetit tė Bostonit, pjesėmarrės nė takim. "Pėrkundrazi ai punon ngadalė mbi gjenet dhe mbi tiparet qė trashėgon, pėr tė modifikuar strukturėn e trupit tė kafshėve dhe tė njeriut sipas ndryshimeve dhe kėrkesave tė habitatit. Evolucioni nuk shkon drejt pėrsosmėrisė!", - thotė ai. "Shkon drejt funksionales".
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

472


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi