Misteri i UFO-ve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri i UFO-ve

Mesazh  Luli prej 15.01.15 0:37



Vrojtues tė tjerė pretendojnė, nė bazė tė thashethemeve, se arsyeja kryesore qė Pergamenėt e Detit tė Vdekur (zbuluar nė 1947) nuk janė vėnė kurrė nė shėrbim publik ėshtė se ato pėrmbajnė referenca eksplicite lidhur me UFO-t nė kohėrat e vjetra.

Kėto referenca nuk bėheshin tė njohura nė kohėt e hershme tė Krishtėrimit, sepse binin nė kundėrshtim me konceptet e reja fetare.

Manifestimet e UFO-ve, rezultat i autosugjestionit?

Dukuria e disqeve fluturues qė u vu re pas Luftės sė Dytė Botėrore ka vazhduar edhe sot. Shumė vrojtues besojnė se edhe dukuri tė tjera, si psh gjurmė rrethore djegiesh nė parcela toke, kanė lidhje pikėrisht me UFO-t. Tė tjerė, qė merren me studime fetare dhe shkrime tė tjera tė vjetra, kanė zbuluar referenca, tė cilat ia dedikojnė UFO-ve (psh ngjarja lidhur me Ezekiel dhe rrota e ndritshme nė mes tė njė rrote tjetėr qė ngrihej lart).

Vrojtues tė tjerė pretendojnė, nė bazė tė thashethemeve, se arsyeja kryesore qė Pergamenėt e Detit tė Vdekur (zbuluar nė 1947) nuk janė vėnė kurrė nė shėrbim publik ėshtė se ato pėrmbajnė referenca eksplicite lidhur me UFO-t nė kohėrat e vjetra. Kėto referenca nuk bėheshin tė njohura nė kohėt e hershme tė Krishtėrimit, sepse binin nė kundėrshtim me konceptet e reja fetare.

Modeli bazė

Njeriu i sotėm qė duket se origjinon rreth 50.000 deri 100.000 vjet tė shkuara (agimi i periudhės sė Kromanjonit), ėshtė “krijuar” gjenetikisht nga paraardhės hominoide tokėsorė, nga grupe tė ardhur me UFO nga pjesė tė tjera tė kozmosit. Kėta grupe UFO-sh, tė referuar nganjėherė si zota nga tė lashtėt, kishin prej kohėsh perfeksionuar njė teknologji tė tillė qė pėrdor kristalet reflektive pėr pėrftimin e njė forme natyrore bazė energjie elektromagnetike (energjia eterike) qė ėshtė e pranishme gjerėsisht nė natyrė.

Vilhelm Reih, njė amerikan qė u bė mjaft i njohur pėr pajisjet e tij me “energji orgone”, pretendonte deri nė 1940, se blloqet bazė ndėrtuese tė lėndės sė ngurtė janė “pjesėza eterike” ose “etherone”. Etheronet mund tė pėrfaqėsojnė grimca shumė mė tė vogla se 48 grimcat subatomike dhe kuarket qė kanė identifikuar deri mė sot fizikantėt.

Koncepti i “eterit universal” njihej gjerėsisht nė kohėt e lashta. Tė gjithė fizikantėt klasikė, duke pėrfshirė Njutonin dhe Xheims Maksuellin, thoshin se mjedisi eterik ėshtė esencial pėr veprimin e forcave nė hapėsirė. Sidoqoftė, me daljen e teorisė sė relativitetit tė Ajnshtainit, nga viti 1920, teoria e eterit u la.

Sot, fizika teorike bazohet nė mekanikėn e vrojtuar tė grimcave dhe nė relativitetin hapėsirė/kohė te grimca kuantike (grimca foton-elektron qė transmetojnė dritė dhe elektricitet) dhe mohon ekzistencėn e eterit. Sidoqoftė ky model nuk ėshtė akoma nė gjendje tė shpjegojė gravitacionin dhe as 90% tė lėndės qė duhet tė vrojtohet nė univers.

Sipas teorisė sė eterit, natyrore ose etheronike, energjia elektromagnetike ndryshon disi nga dukuria qė njohim, elektromagnetike elektronike. Nė njė eter universal, energjia e grimcave nuk kufizohet medoemos brenda trupave tė ngurtė, por mund tė rrezatojė nga njė trup nė hapėsirė si njė aureolė energjie; duke pėrbėrė nė tė njėjtėn kohė grimcat eterike kaq imtėsisht tė rralla sa qė nuk mund tė zbulohen sot pėr sot.

Njė rezervuar i madh i kėsaj energjie eterike do tė ishte thellė brenda njė trupi masiv siē ėshtė Toka. Sipas teorisė eterike, fusha magnetike e Tokės s’do tė ishte gjė tjetėr veē aureola e energjisė eterike. Shkenca aktualisht beson se fusha magnetike e Tokės ėshtė relativisht e dobėt, por me modelin eterik, ku e gjithė materia ėshtė energji, fusha magnetike e Tokės ėshtė shumė mė e fortė, shumė mė eterike nga ē’beson sot shkenca. Vilhelm Reih pretendonte se ekzistojnė grupe me teknologji tė pėrparuar botėve tė tjera qė ndikojnė mbi energjitė e brendshme tė Tokės, duke i shmangur ato dhe duke shmangur avantazhet dhe dobitė qė do tė mund tė krijoheshin prej pėrdorimit tė tyre nė qoftė se do tė arrinin nė sipėrfaqen e Tokės.

Me teorinė eterike, rėndesa ėshtė njė shtypje mekanike e ushtruar nga eteri nga hapėsira ku kėto grimca nuk kanė energji siē kanė pranė njė planeti si Toka. Pranė njė planeti, etheronet e ngarkuara me energji konsumohen, ndėrsa kombinohen elektromagnetikisht nė grimca mė tė mėdha atomike. Etheronet nė hapėsirė ushtrojnė shtypje drejt planetit, duke u pėrpjekur tė mbushin zbrazėtitė qė krijohen nė kėtė mėnyrė, duke u pėrftuar forca qė ne i quajmė rėndesė.

Faktori kyē

Le tė kthehemi te modeli i krijimit tė njerėzimit rreth 100.000 vjet tė shkuara. Grupet e ardhura me UFO vendosėn tė krijonin nė Tokė krijesat Homosapiens. Nė teknikėn biologjike, ata kanė pėrdorur burimet e tyre tė energjisė pėr tė modifikuar gjenetikisht krijesa paranjerėzore tokėsore, krijesa tė ngjashme me majmunėt, nė njė tip tė dėshiruar njerėzor. Plani i tyre bazohej nė efektet stimulative tė fuqishme biologjike tė kėsaj energjie qė ėshtė universale, si njė forcė mbizotėruese mjedisore (pėrveē se nė sipėrfaqen e Tokės pėr shkak se ėshtė shmangur nga grupet teknologjike).

Duke qenė forca mbizotėruese natyrore, kjo formė energjie ka qenė faktori kryesor stimulues gjatė fillimit tė jetės biologjike miliarda vjet tė shkuara dhe do tė mbetet, si rrjedhojė, forca kyē e jetės edhe nė tė ardhmen. Nė qoftė se ky lloj mjedisi me energji eterike do tė largohej mė vonė nga njė vend i caktuar, si p.sh., nga sipėrfaqja e Tokės, do tė shfaqeshin proēese degjeneruese jo natyrore si p.sh., moshimi ose plakja qė do tė ndikonte mbi tė gjithė sistemet biologjike qė jetojnė aty, duke pėrfshirė edhe njerėzimin.

Kėshtu, zotėrat e hapėsirave, duke aplikuar kėtė energji teknologjikisht, ishin nė gjendje qė me teknika gjenetike tė krijonin njeriun e sotėm. Fillimisht njerėzimi u modelua sipas qenieve kozmike (potencialisht tė ngjashėm me zotin), por pa inteligjencė tė zhvilluar. Prandaj, njerėzimit i duheshin periudha kohe, nėn mbikqyrje, pėr tė asimiluar pėrparime tė tilla si gjuha dhe morali.

Disa nga emrat qė tradita ezoterike pėrdor pėr t’ju referuar racės sė parė njerėzore janė Raca e Adamit, Jima dhe Jama. Burri/gruaja origjinale e kaloi periudhėn e tė mėsuarit nė Eden, njė rajon nė brendėsi tė Tokės qė, duke qenė brenda planetit, kishte energji eterike. Kjo krijoi njė mjedis magjik dhe burimet fetare e pėrshkruajnė njeriun e kėsaj kohe si mė shpirtėror, si tė thuash, se ai ishte nė njė energji mė tė lartė ose nė njė gjendje mė pak fizike se ē’ėshtė sot. Atomet e tij mund tė kenė qenė duke vibruar nė njė nivel mė tė lartė, mė eterik, se sa sot.

Ndėrsa, Eden funksiononte si njė shkollė fillore, mjedisi i tij biologjikisht stimulues i dha Racės Adamike jetėgjatėsi shumė tė madhe (Methuselan). I dha kėsaj Race gjithashtu vibrime mendore me shumė energji si edhe aftėsi tė mėdha pėr tė rezonuar psikologjikisht me njėri-tjetrin dhe me qeniet e tjera (“nė gjendje pėr tė folur me kafshėt”).

Fillimisht, gjithēka vajti siē ishte programuar nga zotat e UFO-ve. Pastaj lindi njė problem serioz. Grupe tė veēanta u shkėputėn nga njerėzit e parė dhe filluan tė guxonin tė dilnin jashtė kufijve tė Edenit drejt rajoneve tė ndaluara e me mė pak energji.

Ekskursionet e para jashtė Edenit kishin sjellė disa ndryshime tė rėndėsishme fizike. Nė Indi, njeriu i parė tradicional, ose Jima, nuk ishte seksual, por hermafrodit; gjė qė korrespondon me atė qė shkrimtarėt e vjetėr i referoheshin si “ndarja e sekseve”. Megjithatė, Raca Adamike ishte akoma me intelekt primitiv, jo e gatshme pėr diferencimin seksual. Kėshtu, ekzistenca e dyfishtė e grupeve endacake krijonte njė problem serioz.

Duke jetuar njė pjesė tė kohės nė Eden, me stimulimin e vet biologjik dhe psikologjik, dhe njė pjesė tė kohės nė zonat jashtė Edenit, ku gėzonin fuqi tė reja seksuale, filluan tė kryejnė marrėdhėnie tė tilla me kafshėt dhe, nė saj tė stimulimit biologjik, ndodhi ndėrthurja e specieve. Marrėdhėniet ndėrmjet specieve tė ndryshme sot, janė tė pamundura pėr shkak tė ndryshimeve gjenetike, por endjet e para tej Edenit ishin jashtė mbikqyrjes sė zotave dhe situata atje, siē e kemi nėnkuptuar, ishte kaotike. Pėr shkak tė difuzionit, edhe situata nė Eden u bė e patolerueshme.

Te njeriu i parė filluan tė shfaqen orekse kafshore, jashtė natyrės sė zotave. Kėto ndryshime, pėr mė tepėr, u fiksuan nė gjenet e tij pėr shkak tė ndėrthurrjes mes specieve (koncepti i “mėkatit tė pakorrigjueshėm”). Bibla pėrmend njė pėrpjekje nga zotat pėr t’i dhėnė njeriut cilėsi qė i afroheshin zotave. Kjo u referohet “engjėjve qė zbrisnin dhe kryenin marrėdhėnie me gratė” nė Tokė nė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar racėn e ashpėr dhe disi mė kafshore tė njerėzimit.

Sidoqoftė, pėr shkak tė ndėrthurjes sė specieve, njeriu ndryshonte tashmė nga zotat dhe kėshtu qė do tė ecte nė rrugėn e tij. Njeriu, pra, do tė vazhdonte tė zhvillohej jashtė ndikimeve tė jashtme, kėshtu qė njerėzimi u dėbua (u pėrzu) nga vėllazėria kozmike dhe nga grupet e UFO-ve. Ja pse grupet e UFO-ve duket se kanė njė sjellje tė keqe, tė ēuditshme, tė shkėputur, por akoma tė interesuar drejt nesh.

Tokat oqeanike

Duke u larguar nga Edeni dhe duke u drejtuar drejt rajoneve sipėrfaqėsore nėpėrmjet sistemeve tė kavernave ose shpellave tė tokės, njerėzimi bėri, si tė thuash, shkollėn tetėvjeēare nė tokat oqeanike siē ishte Atlantida. Atje, grupe tė ndryshme etnike do tė kalonin njė tjetėr periudhė mėsimi pėrpara se tė maturoheshin pėr ekzistencė tė pavarur nė sipėrfaqe, kryesisht nė zona kontinentale. Kėsaj faze tė njerėzimit duhet t'i referohemi korrektėsisht si Kromanjon (Cro-Magnon) dhe jo Adamike.

Sipas njė libri mbi Adamin dhe Evėn, njeriu i hershėm ka kaluar nėpėr trauma tė rėnda psiqike pėr shkak tė pėrzėnies nga Edeni dhe vazhdonte tė ishte primitiv. Prandaj u vendos qė, Atlantida tė ishte mė idilike dhe mė magjike. Pėr tė bėrė kėtė, zotat e hapėsirės bėnė qė energjitė eterike brenda Tokės tė reflektoheshin me drejtim lart pėr nė sipėrfaqe me ndihmėn e kristaleve. (Nė leximet e tij mbi Atlantidėn, pėrpara 1940, Edgar Keis, pėrshkruante anije kozmike dhe stacione tė kontrollit nga larg dhe pėrmendte kristale dhe tunele nė tokė nė tė njėjtin kontekst. Shėn. im.).

Me kohė, ky aktivitet energjie krijoi depresion dhe Atlantida u zhyt. Kjo e bėri Tokėn tė pambrojtur ndaj katastrofave tė mėdha siē ishin pėrmbytjet. Kur Atlantida u zhyt, njerėzimi ishte nė zhvillimin vetiak, ku ka mbetur qysh atėhere.

Le tė kthehemi te UFO-t. Si mund tė shpjegohen zhvendosjet e tyre mahnitėse? Konceptet e trajtuara mė lart si Atlantida, civilizimet kozmike paranjerėzore, qė kanė njė teknologji tė reflektimit kristalor/energjisė dhe teorinė e aureolės sė eterit, pėrbėjnė njė bazė shkencore racionale pėr UFO-t.

Fuqia kristalore

Pėr UFO-t ėshtė mė e pėrshtatshme tė pėrdorim termin zhvendosje ose lėvizje se sa shtytje (propulsion), sepse teoria e paraqitur kėtu propozon qė lėvizjet e UFO-s nuk janė rezultat i shtytjes motorike apo ēfarėdo, por njė zhvendosje e njė mjeti special nėpėrmjet fenerėve tė pėrqendruar dhe tė fokusuar energjie. Ideja ėshtė se stacione tė telekomanduar thithin energji nga njė rezervuar gjigand energjie eterike thellė brenda planeteve, duke pėrdorur kristale, dhe pėrdorin kristale tė tjerė brenda stacionit pėr tė reflektuar fenerė tė fokusuar energjie nė hapėsirė, gjė qė bėn qė anija metalike tė zhvendoset me shpejtėsinė e energjisė; me shpejtėsi qė i afrohet shpejtėsisė sė dritės.

Disa shkrimtarė bashkėkohorė, si Ēarls Berlitz dhe tė tjerė, propozojnė qė ngjarjet e ēuditshme tė raportuara nga zona e njohur si Trekėndeshi Bermuda mund tė lidhen me kristalet e vjetra tė Atlantidės, qė ndodhen nė dyshemenė e oqeanit dhe qė vazhdojnė tė reflektojnė energji. Nė qoftė se, njė fushė energjie nga Toka do tė tėrhiqej pėrkohėsisht mbi sipėrfaqen e Tokės nga njė forcė relativisht po aq e fuqishme magnetike, konkretisht fusha e energjisė diellore, kjo energji e fuqishme nė ngjitje mund, rastėsisht, tė rezononte me dhe tė kapė aureola shumė mė tė dobta magnetike tė njė aeroplani ose anijeje qė ndodhet brenda asaj zone.

Pėr shkak tė intensitetit jashtėzakonisht mė tė madh, energjia eterike do ta mbėshtillte aureolėn e avionit ose anijes dhe do ta kapte, sepse atomet e avionit ose anijes janė nė gjendje rezonance konstante dinamike me aureolėn e vet. Nė kėtė mėnyrė, njė fushė tokėsore nė ngjitje do ta mbėshtillte njė mjet metalik, duke ia ngritur shumė nivelin e energjisė dhe duke ēuar nė dukurinė mahnitėse tė zhdukjes sė avionit ose anijes, siē ka ndodhur nė Bermuda.

Edhe zhvendosja e UFO-ve mund tė shpjegohet nė njė mėnyrė tė ngjashme me modelin e Trekėndėshit Bermuda. Njė stacion kristalor pranė sipėrfaqes mund tė marrė njė fushė tė fuqishme energjie, tė reflektuar me drejtim lart nga kristale qė ndodhen thellė brenda Tokės. Kjo fushė mund tė fokusohet dhe tė intensifikohet, duke pėrdorur metodat e reflektimit kristalor qė pastaj i kalohet njė UFO-je pranė.

Duke qenė pranė kristalit tė stacionit, UFO-ja mund tė fitojė shumė energji dhe atomet e tij do tė vibrojnė nė njė nivel shumė mė tė lartė energjie. Nė kėto kushte tejet tė energjizuara, mjeti spacial (hapėsinor) bėhet super i ndjeshėm ndaj transmetimeve tė ngjashme me intensitet tė lartė nga stacione kristalore nė hapėsirė.

Duke pėrdorur kristale brenda mjetit kozmik, fenerė tė tillė tė largėt mund tė kapeshin dhe tė pėrdoreshin pėr fluturime selektive drejt pikash tė caktuara nė hapėsirė. Aureola e UFO-s do tė ishte nė njė gjendje tė vazhdueshme rezonance me atomet e veta dhe, nė mėnyrė analoge me avionėt dhe anijet nė Bermuda, anija kozmike, sėbashku me aureolen e vet, do tė kapeshin dhe do tė tėrhiqeshin drejt burimit tė fuqishėm tė energjisė magnetike nė stacionin e telekomandimit.

UFO mund tė fluturojė me shpejtėsinė e energjisė drejt ēdo stacioni spacial qė dėshiron. Zhvendosjet anėsore mund tė bėheshin, duke fokusuar mbi dy ose mė shumė stacione nė tė njėjtėn kohė, duke lejuar kėshtu UFO-n qė tė zhvendoset me kėnde ndaj rrugės sė drejtė.

Ky model mund tė shpjegojė lėvizjet mahnitėse tė UFO-ve. Kėto ide shkencore janė tė paprovueshme me teknologjinė e sotme. Sidoqoftė meritojnė vėmendje.

Sa mė sipėr, duket mė qartė nė rastin e grumbullimit tė fakteve mbi aktivitetin e UFO-ve. Ėshtė shkruajtur mė parė se, pavarėsisht nga fakti se teknologjia moderne ka pajisur shumicėn e njerėzve me aparate tė shkėlqyera fotografike dhe regjistruese, numėri i fotografive dhe regjistrimeve aktuale tė UFO-ve ka rėnė shumė. Duket pothuaj sikur agjensia qė ndodhet prapa dukurisė sė UFO-ve e ka vėnė re faktin e mėsipėrm (tė zotėrimit tė pajisjeve moderne) dhe ka marrė masa qė tė mos fotografohet.

Pavarėsisht nga fakti se tani aktiviteti i UFO-ve duket se ėshtė nė rėnie tė vazhdueshme, ekziston njė aspekt gjithmonė nė rritje i njė dukurie jashtėtokėsore siē ėshtė abduksioni ('rrėmbimi').

Njė numėr gjithmonė e mė i madh njerėzish, veēanėrisht nė SHBA dhe Angli, dėshmojnė pėr humbje tė pashpjegueshme segmentesh kohe nga jeta e tyre, pėr kujtime tė mjegullta ngjarjesh tė tmerrshme dhe pėr fillimet e njė psikoze qė zakonisht ėshtė zbuluar se ėshtė rezultat i njė traume mendore shtypėse. Po ashtu, ekzaminimet hipnotike paraqesin modele qė tashmė janė aq tė njohura sa nuk kanė tė bėjnė mė me aspektin mistik. Njė lloj drite e zakonshme nė qiell ose nė murin e dhomės etj., njė ndjenjė ... sikur bota ndalet... njė ndjenjė e caktuar qetėsie dhe paqeje tė brendshme dhe pastaj... vet kontakti.

"Ky perceptim ndjesor, raportojnė "tė rrėmbyerit", dmth kontakti, duket se bėhet nė njė vend surealist dhe si nė ėndėrr, diku jashtė Tokės sonė". Dėshmitarėt tregojnė pastaj pėr tė huaj ose jashtėtokėsorė me lėkurė tė lėmuar dhe sy tė pjerrėt. Nė pėrgjithėsi, kėta tė huaj, janė miqėsorė, por kėrkojnė njė kampion indi njerėzor, nga femra ose nga mashkulli, gjak etj... Psikologėt janė pėrpjekur tė gjejnė simbolizmin e kėtyre dukurive, por, sidoqoftė, ata humbasin thelbin e ēėshtjes.

Qofshin tė vėrteta ose falco, nė sensin e verifikueshmėrisė, kėto eksperienca kanė ndodhur. Kjo ėshtė njė dukuri qė nuk duhet nėnvleftėsuar dhe tė pėrpiqesh ta injorosh atė me terma tė tilla si psikoza masive, iluzione tė vetinduktuara dhe transferime psiqike haluēinogjene tė lidhura me tensionin nervor do tė thotė tė humbasėsh mundėsinė pėr tė studiuar diēka e cila, nė vlerėn e saj misterioze, afrohet me madhėshtinė e vėrtetė.

Mė konkretisht, po ndodh diēka qė po perceptohet, megjithėse nga disa tė zgjedhur. Neurofiziologu, Riēard Gregori, i Universitetit tė Bristolit, jep fillimet e njė shpjegimi, duke thėnė se mendja disponon aftėsi gjeneruese tė cilat nuk i kuptojmė.

Nė jetėn e pėrditshme, kur ngasim makinėn nė njė rrugė tė lagur, natėn, sytė raportojnė dhe retina regjistron njė imazh dy-dimensional me rezolucion tė dobėt tė njė rruge qė ėshtė mundėsisht e lagur pėr shkak se ndriēon. Megjithatė, ajo qė perceptojmė ne ėshtė njė pamje jashtėzakonisht e pasur nė pėrmbajtje e njė rruge tre-dimensionale, ku mund tė rrėshqasėsh. Atėhere presupozojmė se ajo qė kemi perceptuar 'ėshtė atje' dhe as ndonjė lloj torture nuk mund tė na bėjė tė besojmė se ajo qė kemi perceptuar ėshtė njė genjeshtėr e krijuar nga truri ynė. Nė njė kontekst tė ngjashėm, analistėt sot pretendojnė se eksperienca me UFO-t dhe rritja e rasteve tė rrėmbimit nga jashtėtokėsorėt ėshtė rezultat i asaj qė fizikani Terrance MakKena e quan 'rezonanca nė fushėn morfike'. E thjeshtuar kjo do tė thotė, se po ai stimulant qė bėn njė ide tė vetmanifestohet, funksionon edhe nė mendjen e disa njerėzve nė vende tė ndryshme tė botės. Ndofta ėshtė njė lloj proēesi maturimi qė po i nėnshtrohet specia njerėzore, pra evolucionit mendor, ose mund tė jetė rezultat i drejtpėrdrejtė i njė sasie tepėr tė madhe njohurish. Njė rast pra, ku psiqika jonė po i afrohet botės sė kuanteve tė truve tona racionale.

Sidoqė tė jetė rasti, mbetet fakt se kėrkimet nė kėtė drejtim janė larg tė qenit tė pėrfunduara. Kemi akoma shumė pėr tė mėsuar dhe pjesa mė e madhe e kėsaj qėndron brenda kokave tona.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi